VESHTRIME MBI ZOTIN TRINITAR

Vėshtrim biblik-teologjik-letrar-artistik




Me rastin e vitit jubilar 2000, Universiteti L'Aquila ka publikuar librin La Trinitą: Approccio biblico teologico leterario artistico, a cura di: P. BERTONE GIUSEPPE S.J. Issra L'Aquila 2000. (Trinia, vėshtrim biblik - teologjik - letrar - artistik)

Kėto studime meritojnė njė konsideratė tė veēantė, sepse vėnė nė dukje se Trinia Shenjte nuk ėshtė njė realitet abstrakt, larg nga e pėrditshmja, por ka ekzistuar para krijimit tė botės dhe se e udhėheq njeriun drejt njė dashurie tė pakufi qė vetėdhurohet brenda jetės Trinitare e jashta saj, nė hapėsirė e nė kohė.

Kohėt e fundit janė bėrė dhe po bėhen kėrkime dhe studime tė rėndėsishme rreth misterit tė Trinisė Shenjte si qendėr tė jetės dhe fesė krishterė.

Autorėt (MONDI dhe BERTONE) nė fushėn e studimeve kanė si qėllim tė vėnė nė dukje imanencėn dhe nė tė njėjtėn kohė trashendencėn e Trinisė Shenjte nė jetėn e tė krishterėve, dhe se tė krishterėt besojnė nė njė Zot tė vetėm dhe Trinitar sikurse thotė edhe G.B. Mondin: «Misteri i Trinisė, d.m.th., misteri i Atit, i Birit dhe i Shpirtit Shenjt, pėrbėn sė bashku me misterin e Mishėrimit zemrėn e fesė sė Krishterė». (MONDIN G.B., “Centralitą del mistero Trinitario nella fede e nella vita cristiana”(Centraniteti i misterit Trinitar nė fe dhe nė jetėn e krishterė). Duke lexuar librin e lartpėrmendur, shohim qartė se autorėt vėnė nė pah origjinėn e Trinisė qė nė Besėlidhjen e Vjetėr, aty gjejmė Hyjin si krijues, pra si Atė, Dijen e Hyjit d.m.th, Birin e Tij dhe Shpirtin e Hyjit si rigjallėrues. Janė me rėndėsi shumė tė madhe edhe disa studime nė Besėlidhjen e Re parė nga kėndvėshtrimi Trinitar. Nė Besėlidhjen e Re gjejmė formulimet e para tė Trinisė Shenjte, nė disa pjesė tė veēanta tė Ungjinjve e nė letrat e Shėn Palit. Nė kėto tekste ( Mt 28,18-20; 1 Kor 12, 4- 6; 2 Kor 1, 21-22; Ef 4, 3-6) shohim se tė krishterėt nuk pajtohen me monoteizmin hebraik, pėr tė vetmen arsye, se ata kanė pasur pėrvojėn e Hyjit Trinitar.

Shėn Pali flet pėr Trininė Shenjte duke u bazuar nė jetėn e pėrditshme dhe jo nga pėrcaktimi i dogmave siē bėnin koncilet. Si pėrfundim, kėto studime, qoftė nė Besėlidhjen e Vjetėr, qoftė nė Besėlidhjen e Re, vėnė nė dukje praninė e Trinisė si dashuri qė shpreh dhe tregon kuptimin e jetės sė njeriut, por jo tė shprehur nė dogma siē do tė ndodhte nė koncilin e Nicesė e mė pas gjatė historisė sė Kishės.

Si vijim ia vlen tė theksojmė dy studimet mjaft cilėsore tė poetėve italianė dhe botėrorė Dante dhe Leopardi.

Leopardi njihet si poet dhe prozator pesimist dhe kėtė e vėrejmė veēanėrisht nė “Veprat morale” tė shkruara rreth viteve 1824-1832. Njė nga tematikat qė Prof. G. Bertone vė nė dukje ėshtė ajo e lumturisė qė pėr poetin ėshtė e paarritshme e qė bie nė kundėrshtim me krishterimin. Po i njėjti studiues vė nė dukje aspektin Trinitar qė ėshtė njė nga aspektet mė kryesore nė Komendinė Hyjnore tė Dantes:



«Edhe besoj n'tri vehtjet e amshueme,

besoj n'njė qenje t'treshit e t'njėsisė,

tue ēmue 'janė' edhe 'asht' si tė bashkueme »

(Parajsa XXIV, 139-41), Dante Alighieri, Komedia Hyjnore, (pėrkthim) Rilindja, Prishtinė 1981)

Raporti mes tre Personave (vehtjeve) Hyjnorė ėshtė i karakterizuar nga njė Dashuri qė nuk ka kufi, njė Dashuri e amshuar.



Teologjia lindore mbi Trininė sipas T. Šplidlķk

T. Šplidlķk nė librin e pėrgaditur nga P. BERTONE, nė temėn Trinia nė teologjinė lindore, fillon studimin e tij duke u nisur nga “Besoj” qė shpall Kisha Katolike dhe Kisha lindore duke vėnė theksin nė presje qė vihet nė Kishėn Katolike mbas: “Besoj nė njė Hyj”, dhe mbas njė pushimi tė vogėl “Atin e gjithpushtetshėm”, gjė qė sipas autorit lėnė pak nė hije aspektin Trinitar. Ndėrsa nė “Besoj” tė shpallur nga Bizantinėt, presja vihet mbas “Besoj nė njė Hyj Atin e gjithpushtetshėm”.

Pastaj autori kėrkon tė bėjė lidhje mes fesė nė Trininė Shenjte dhe kontekstit historik tė kulturės evropiane. Ky qėllim ėshtė mjaft i dobishėm, sepse qoftė materialismi primitiv dhe ai shkencor, qoftė idealizmi dhe racionalizmi, nuk kanė arritur tė japin zgjedhje konkrete pėr njeriun. Nė kėtė realitet vjen shpallja e Ungjillit.

Realiteti i ri qė sjell Ungjilli ėshtė ky: “Na zbulohet qė Hyji ėshtė Atė, person i gjallė, person krejtėsisht i lirė e qė jeton njė relacion dashurie me Birin e tij dhe me Shpirtin Shenjt, por raportet e tyre zhvillohen nė njėsinė e njė tė vetmit Hyj absolut[...] Nė atė gjejmė harmoni nė dashuri dhe nė ligje, zellin krijues e nevojėn e ideve tė pėrhershme, vlerėn e personit tė gjallė dhe bashkimin e pėrkryer me tė tjerėt”.

Autori vazhdon me studimin e tij duke trajtuar zbulimin e Trinisė Shenjte nė Besėlidhjen e Re, por ky zbulim ėshtė i pranishėm qė nė Besėlidhjen e Vjeter: dashuria e Hyjit pėr Izraelin ėshtė si e njė Ati dhe e konsideron popullin e zgjedhur si Birin e tij. Nėpėrmjet Fjalės Hyji na jep vetveten; e nėpėrmjet Dijes qė na dėftohet si Person, sikurse Fjala, ne i afrohemi Hyjit. Si Fjala dhe Dija i pėrshtaten Krishtit. Edhe Shpirti i Hyjit na shfaqet si dhėnės i jetės.

Jo vetėm nė Shkrimin e Shenjtė na zbulohet misteri i Trinisė, por edhe nė Kishėn e shenjtė qė ėshtė konsideruar ikonė e tė Shejtėrueshmes Trini, pra vepėr e pėrbashkėt e tre Personave Hyjnorė. Etėrit e Kishės e kanė parė atė si njė vreshtė tė mbjellur prej Atit dhe pėrcjellėse e Krishti gjatė shekujve. Mos tė harrojmė aspektin pneumatologjik qė ripėrtrin dhe gjallėron Korpin e Krishtit. Jo vetėm kaq! Misterin e Trinisė e shohim tė zbuluar dhe tė realizuar edhe tek sakramentet. Autori ynė ndalet nė njė trajtim tė veēantė tė sakramentit tė martesės nė raport me Trininė Shenjte dhe bėn kėtė pėrfundim: “ati i familjes ėshtė pėrngjasimi i Hyjit Atė, gruaja pėrngjasimi i Birit dhe fėmijėt pėrngjasimi i Shpirtit Shenjt. Ky pėrngjasim bėhet sepse brenda dashurisė sė Atit dhe Birit rrjedh Shpirti Shenjt” thekson ndėr tė tjera Prof. T. Šplidlķk.



Trinia Shenjte sipas mėsimeve tė islamit

Edhe studiuesi tjetėr Prof. G. Gharib, nė tė njėjtin libėr tė pėrgatitur nga P. BERTONE paraqet temėn: Trinia Shenjte e parė sipas islamizmit

Islamizmi, feja e tretė monoteiste nė botė dhe e dyta pėr nga numri i besimtarve, ėshtė bėrė padyshim subjekt i dėshirueshėm studimesh i shumė studiuesve qė kanė pasur si qėllim njohjen e saj dhe sesi ajo trajton misteret qendrore tė fesė sė krishterė. Autori vė nė dukje sesi feja Islame e sheh Trininė Shenjte nė raport me pėrceptimin e tyre qė kanė mbi Zotin. Sigurisht problemet nuk mungojnė. Misioni i Muhamedit filluar nė Mekė nė v. 612 e qė pėrfundoi nė Medinė nė v.632, qė prej fillimit deri nė fund, njė luftė kundėr paganizmit. Shumė prej arabėve nė kohėn e Muhamedit besonin nė shumė zota. Kėshtu Muhamedi e ka tė vėshtirė tė predikojė njė Zot tė vetėm.

Nė Suren 112 tė Kur'an-it, nė mėnyrė tė qartė shpreh se Allahu (Zoti) ėshtė Njė (Ahad), nuk ka lindur dhe nuk ėshtė i lindur (lam yaled ėa lam yulad). Kjo frazė: “nuk ka lindur dhe nuk ėshtė i lindur”, i referohet mė parė pantheonit tė ndėrtuar nė Mekė, dhe mandej u ėshtė referuar edhe tė krishterėve duke iu kundėrvėnė Trinisė Shenjte. Eshtė e veēantė Sura 53 e Yllit, ku gjenden nė tė “fjalėt satanike” tė cilat Muhamedi i pat shkruar pas njė diskutimi tė gjatė me kundėrshtarėt e tij paganė. Nė kėtė Sure gjejmė tė pėrshkruara “tre hyjneshat e bukura” (Gharaniq) qė duhen lutur si ndėrmjetėse, por, thekson autori, porositė e tyre nuk kanė tė bėjnė fare me fenė myslimane. Sipas traditės janė quajtur “fjalėt satanike”.

Ky episod ka ndikuar shumė edhe nė marrėdhėniet me tė krishterėt qė quhen nga Muhamedi “njerėz tė librit” dhe qė i akuzon se adhurojnė njė Trini tė pėrbėrė sipas tij nga Allahu i cili nėpėrmjet Maryam (Marisė) ka njė fėmijė (Issa) Jezusin: pėr kėtė arsye janė mė tė kėqinj e duhen luftuar. Ky ėshtė njė gabim i Muhamedit nė konceptimin e Trinisė Shenjte sepse pėr tė krishterėt Maria nuk ėshtė hyjneshė dhe se Trinia Shenjte ėshtė e pėrbėrė nga tre Persona: Ati, Biri e Shpirti Shenjt nė njė Zot tė vetėm.

Kur'ani nga njėra anė i vė tė krishterėt pėrkrah Monoteistave dhe nga ana tjetėr i konsideronte triteista, d.mth. se besojnė nė tre Zota. Kur'ani flet shumė edhe pėr Jezusin nė Suret 5; 9; 19; duke e shikuar atė si njė shėrbėtor tė Zotit e profet tė madh, tė dėrguar prej Zotit, por jo si Birin e Hyjit, sepse pėr myslimanėt Hyji nuk ėshtė Atė “Abb” por ėshtė “Rabb” Pronar dhe Krishti nuk ėshtė Biri por shėrbėtori “Abd”. Edhe pėr Marinė Kur'ani ka shumė respekt dhe e konsideron si model pėr besimtarėt. E ngre lart edhe amėsinė e virgjėrinė e Marisė, por nuk e konsideron atė si Hyjlindėse.

Pas Muhamedit shumė teologė dhe myslimanė tė thjeshtė sipas mendimit tė autorit - duke pėrvetėsuar mėsimet e Kur'anit kanė arritur nė tė njėjtat pėrfundime duke i konsideruar tė krishterėt si triteista dhe se i kanė afruar Zotit tė vetėm hyjni tė tjera.

Duke parė kėtė keqinterpretim tė Trinisė Shenjte nga ana e Kur'anit, tė krishterėt mbrohen dhe pėrgjigjen, duke treguar se e Shenjtėrueshmja Trini ėshtė zbuluar nė Shkrimin e Shenjtė dhe pohuar nė traditėn e Kishės dhe se tjetėr ėshtė misteri i Trinisė nė fenė e krishterė e tjetėr ėshtė koncepti i Trinisė i paraqitur prej Muhamedit. Kėtė gjė e bėjnė mė sė pari tė krishterėt lindorė duke u mbrojtur nga akuzat ndaj teologjisė sė tyre e duke krijuar njė teologji arabe tė krishterė qė prej shek. VIII e deri nė kulmin e saj nė shek. XIV, e cila ka ndikuar shumė dhe do tė ndikonte edhe tani pėr dialogė me Islamizmin.

Tė njėjtėn gjė bėn edhe Kisha perėndimore me teologėt e saj tė shquar nė fushėn e studimeve filozofike e teologjike duke e argumentuar Trininė Shenjte si qendėr tė fesė sė krishterė. Kalojnė shekujt nė mbrojtje dhe akuza pa arritur asgjė. I duhej Koncilit II tė Vatikanit tė bėnte revolucionin kopernikan, duke vlesuar tė gjitha religjonet, pa e mohuar identitetin e vet, nė kėndvėshtrimin e gjėrave qė na bashkojnė e jo tė atyre qė na ndajnė.

Duke e pėrfunduar kėtė vėzhgim tė shkurtėr tė kėtij libri, mendojmė se ėshtė shumė e vlefshme edhe pėr ne sot qė jetojmė nė kėtė realitet tė njohim misterin kryesor tė fesė sonė tė parė nga botėkuptimi i krishterė dhe nga ai jo i krishterė pėr t'u rritur siē duhet nė tė vėrtetėn e zbuluar.