Njė amerikan nė shtėpinė time

Ilir KADIA

Dash Feruku mė telefonoi aty nga ora tre e pasdites dhe mė tha nėse mund tė gjeja gjysmė ore kohė pėr ta pirė njė kafe me njė mikun e tij nga Amerika.
-Ėshtė tamam amerikan, apo ndonjė nga rrėmbythjet tona? - e pyeta duke pasur parasysh ata "amerikanėt" tanė qė qoftė edhe dy vjet larguar nga Shqipėria me loto, vinin kėtu gjithė tangėrllėk dhe bėnin sikur kishin vėshtirėsi nė shqipe.
-Amerikan 24 karatsh. Bile antiglobalist. Nuk tė rrej pėr besė!
Unė e di qė "besa" nuk ėshtė pika mė e fortė e Dash Ferukut por mu duk kaq i gjetur kombinimi "amerikan-antiglobalist" sa pranova pa e zgjatur shumė. I pari dhe i fundit amerikan qė kisha parė nga afėr ishte Xhorxh Beker kur erdhi nė Tiranė nė 91-shin. Nė sheshin "Skėnderbej" unė u ndodha fare afėr tribunės dhe, duke u shtypur sa djathtas-majtas, me njė flamur amerikan nė dorė, thuajse i dėgjoja pa ndihmėn e altoparlantėve fjalėt e tij "magjike": "Liria punon pėr tė gjithė!"
Nė shesh mund tė ishte gati i gjithė populli i kryeqytetit dhe madje mjaft tė ardhur nga rrethet. Shumė mė tepėr se ditėn kur pėrcollėm duke qarė Enver Hoxhėn pėr nė varrezat e dėshmorėve nė prillin e 85-ės dhe bile edhe mė shumė se kur i rrėzuam monumentin dhe e tėrhoqėm zvarrė nė shkurtin e 1991. Unė i shihja Xhorxh Bekerit edhe atė dhėmbin e florinjtė, nė tė majtė tė gojės, por nuk jam i sigurt nėse ai m'i shihte mua dhėmbėt e krimbur tek ulėrija pėr lirinė e demokracinė. Ndaj oferta e Dash Ferukut pėr t'u parė sy mė sy me njė amerikan tė vėrtetė ia vlente.
E lamė tė takohemi te kafe "Amerika", njė kioskė goxha e madhe qė kishte zėnė gati gjithė sipėrfaqen e lulishtes mė tė mirė, anės bulevardit kryesor tė qytetit.
- Po lėviz prej njė muaji nėpėr shtete tė ndryshme tė botės pėr tė mbajtur gjallė lėvizjen antiglobaliste, - i shoqėroi fjalėt e tij tė prezantimit, Dash Feruku me Xhon Li, kėshtu e quanin amerikanin.
Xhon Li s'ma mbushi syrin pėr amerikan safi me tė parėn. Ishte njė burrė-djalė tek tė tridhjetat, jo mė shumė. Po ti afroheshe shumė seē mbante njė erė midis djersės sė vjetėr dhe njė parfumi tė fortė. Flokėt i kishte ngjyrė kashte po tė mos e dije kėtė, ngjante mė shumė si ēun i pamartum prej Dumreje se sa si profesor i Ohajos.
- Sorry, for my English!. - i thashė pasi u pėrpoqa ta prezantoja me biznesin tim tė vogėl. Kisha hapur para pak kohe njė pikė shitjeje shumice, mallrash ushqimore dhe nuk dilja keq.
- Oh, jo! Shqipja ime ėshtė mė e keqe se anglishtja juaj, - tha anglisht miku prej Amerike, duke shtuar nė fund nė shqip fjalėn "gėzuar". Tė tre filluam tė qeshim.
- Edhe tre dopio raki, - i bėrtita unė kamerierit i kėnaqur nga komplimenti i amerikanit pėr anglishten time.
- Mos u hap shumė bythėsh se do t'i pagush vete, - mė tha nė vesh Dash Feruku.
- Pse ky s'ka "jeshile" me vete? - e pyeta duke mos e pėrmendur fjalėn dollar qė tė mos e merrte vesh miku prej amerike se pėr ēfarė po flisnim.
- Dyzet mijė lekė tė vjetra pėr njė jave Shqipėrie ka, laj- thaj. Ndaj, - tha Dash Feruku duke u drejtuar pėrballė antiglobalistit prej Amerike. Ai na shihte herė mua, herė Dash Ferukun, duke na buzėqeshur.
- Nuk duket sikur qesh si ēunat e tezes? - e pyeta unė me shqipe tė kulluar Dash Ferukun.
- As qė ngjan fare me ta. Ja fute kot plako, - tha Dash Feruku, duke i zgjatur gotėn e rakisė pėr "gėzuar" mikut prej Amerike.
Nė kohėn e komunizmit, pėr nja 25 vjet me radhė, Kinėn ne, domethėnė Partia jonė, e kishte "motėr" dhe kinezėve me humor u thoshin "ēunat e tezes". Me njė "ēun tezeje", unė kisha punuar nė Fierzė. E quanin Li Jang. Liu kinez ishte burrė i urtė. Ai mbante shėnim vetėm tė dhėnat e kampionėve qė merrnim kur ngjeshnim argjilėn nė digėn e hidrocentralit dhe na shkrinte sė qeshuri kur pėr ēdo dy fjalė nė shqip, tė parėn e kishte "faleminderit". Prej mėngjesi nė mbrėmje Liu i Kinės vetėm "faleminderit" dinte, tė thoshte.
"Ēfarė nderi i kemi bėrė ne kėtij qė na falet orė pa orė? Ky, me paret e veta po rri kėtu mes malesh?" - pyesnim dhe pėrgjigjeshim njėkohėsisht sa herė qė hapej muhabeti i Liut dhe i 700 milionė kinezėve tė tjerė qė na mbanin me kredi qėkur ishim prishur me rusin.
- A ta ftoj nė shtėpi pėr darkė, Xhon Liun sot? I mbetet hatri? Vjen? Si thu?- e pyeta si me breshėri automatiku Dash Ferukun.
- A vjen thu? Me njė kėmbė ore, me njė kėmbė, - tha Dash Feruku duke e kthyer me fund gotėn e rakisė.
Si shqiptar i "ndershėm" qė jam, mė shkoi nėpėr mend njė plan me shumė interes. Po e bėj mik, me mikpritjen tonė tė famshme Xhon Liun dhe pastaj, kur ai tė kthehet nė Amerikė, si shpėrblim po i kėrkoj tė mė ēojė njė ftesė dyshe. Pėr mua dhe pėr Lidian time. Andej pastaj i rregulloj vetė punėt. Vetėm kur tė bėhej realitet ftesa do ti tregoj Lidias. Ajo nė ndėrkohė le ta mbante gjallė ėndrrėn amerikane pėr njė "PO!" prej lotarisė sė atij vendi. Formularėt e lotarisė i mbushte vit pėr vit qė prej 90-ės e kėtej.
Po Lidia ime ia bėri tė gjitha nderet Xhon Liut jo pse ai ishte amerikan. Po tė vinte miku nė shtėpi, ai ishte, pėr aq kohė sa rrinte, perėndia i shtėpisė sonė. Ishte e sojme Lidia ime dhe unė bėja sikur mė mbetej hatri, por nė fakt mė bėhej qejfi kur miqtė e shokėt mė thoshin si me shaka se nėse kisha njė vlerė si njeri, ajo ishte te fakti qė isha martuar me njė grua si Lidia. Edhe jevgjit Indie tė kish qenė Xhon Liu ajo njėlloj nė mikpritjen e vet.
- Oau sa u kėnaqa. Kisha kaq ditė pa bėrė njė dush kaq tė bukur, - tha Xhon Liu, duke dalė nga banja, mbėshtjellė me peshqirin tim me mėngė.
- Ee, e shikon sa pėrpara ka ecur Shqipėria? Para demokracisė e kishim dushin me vajguri, - i thashė unė duke i shpjeguar se si pėr vatėr tė zjarrit tė dushit shqiptar tė asaj kohe pėrdornim njė gėzhojė predhe artilerie kineze dhe nė banjė Lidia kishte edhe furnelėn, po me vajguri, ku gatuante. Treēerekun e banjės e zinte njė fuēi plastike ku mbanim ujė rezervė. Pastaj kėpucėt, nė njė anė, arka e perimeve po aty, si tė ta them, si ta shpjegoj...Mė kupton?
Xhon Liu tundi kokėn nė atė mėnyrė me tė cilėn ne shqiptarėt mohojmė.
- Eh ēdo mė ēmendi ky mua sot - i thashė Lidias, ndėrsa Xhonit i drejtova gotėn plot me raki tė Skraparit.
- Lėre o burrė, mos e lodh me varfėrinė e asaj kohe. Iku ajo tani, tha Lidia duke nxjerrė nga furra e sobės byrekun me domate dhe qepė tė cilin, me tė vėrtet e qante.
- Gėzuar, - tha Xhon Liu nė shqip, me njė pozė teatrale.
- Gėzuar!- thashė unė duke marrė tė njėjtėn pozė.
- Kisha dėgjuar fjalė tė mira pėr rakinė tuaj, por kjo qėnka e shkėlqyer, - tha Xhon Liu duke zėnė vend rreth tryezės.
- E di ti Xhon Liu nga bėhet rakia? - e pyeta unė anglisht duke e dredhur zėrin si nė njė skeē ku tallej Enver Hoxha.
- Jo, - u pėrgjigj amerikani pa tė keq.
-Prej rrushi, - i thashė unė po anglisht, ndėrsa duke iu drejtuar Lidias vazhdova nė shqip me zėrin si tė aktorit qė imitonte Enver Hoxhėn. E marrim qė e marrim rrushin…
Lidia po kthente mbrapsht byrekun kurse mezet e tjera i kish vėnė qė tė gjitha mbi tavoline. Xhon Liu mori njė japrak dhe e rrasi tė gjithin nė gojė.
- Ee, kryevepėr! Ēfarė ėshtė? - tha ndėrsa mbllaēitej Xhon Liu.
- Japrak. S'e di si i thone anglisht! Lidias ia ka mėsuar e ėma.
- Oriz i zier, me copėza mishi, me erėza, gjalpė, i mbėshtjellė me gjethe tė sapodala tė rrushit, - po spjegonte Lidia duke shtuar mbi tavolinė byrekun.
- Rrushi prapė! E keni tuajin rrushin? - pyeti serioz antiglobalisti prej Amerike Xhon Li.
- Tonin e kemi denbabaden. Mos na qaj hallin e rrushit tani, - i thashė unė duke e kthyer sėrish me fund gotėn e rakisė.
- Duhet ta ruani rrushin shqiptar…
- Do ta rruajmė, do ta rruajmė. Tė betohemi, - u gjegja, sėrish, solemn, nė shqip. Lidia ia shkrepi tė qeshurit. Dhe pėr tė humbur gjurmėt qė u talla, i thashė anglisht Xhon Liut.
- Njė djalė i hallės i Lidias ėshtė komando nė Mosul.
Xhon Liu nuk reagoi fare, por mori njė kokėrr fasuleje pllaqi dhe e mbėshtolli me njė spec tė kuq, tė zier nė uthull dhe tė zhytur nė vaj ulliri.
- Nė Irak. Ėshtė me 75 trupat komando nga Shqipėria qė luftojnė terrorizmin. Ju na ndihmuat pėr Kosovėn ne ju ndihmojmė nė Irak.
- Unė jam kundėr luftės nė Irak. Xhorxh Bushi do ta pėsojė keq, shumė shpejt, - tha Xhon Liu duke e kapėrdirė fare qetė fasulen pllaqi dhe duke na lėnė gojėhapur mua dhe Lidian.
Nuk ishte nevoja tė merrja kėshillėn e Lidias kėtė herė pėr tė mos e vazhduar mė atė muhabet.
Amerikani Li po mė ngjante atė ēast me njė enverist tė vogėl dhe po qe fjala pėr enverizėm unė edhe pa pirė mund tė shpėrtheja nė ligjėrime pa mbarim. Mirėpo kisha frike se mos ai, miku, kur tė kthehej nė Amerikė e dridhte dhe enverizmi im mund tė mos i dukej fare si antiglobalizėm. Mandej vate ftesa dyshe me Lidian.
- Merre njė kukurec Xhon Li, provoje njė cikė ! - i thashė duke i treguar pjatėn me kukurecė.
Xhoni i nguli pirunin njė pjese. E futi nė gojė dhe duket se i shijoi shumė.
- Ēfarė ėshtė kjo gėrshetė mishi kaq e mrekullueshme? - pyeti Xhon Li.
- Zorrė keci tė thurura. Lidia i lan me merak tė madh qė tė mos ngelet asnjė kakėrdhi brenda. Pastaj u jep njė valė. Pastaj i lyen me gjalpė. Pastaj i fut nė furrė. Pastaj i pjek…Dhe ja, - i thashė unė gjithė qejf qė ia dola tė tregoja njė formulė gatimi nga fillimi nė fund, pa ndihmėn e Lidias.
- Edhe zorrėt e kecit duhet t'i ruani ju shqiptarėt! - kėshilloi sėrish amerikani antiglobalist.
- Xhon Li, ato nuk kanė qime, - thashė unė me sytė nga Lidia, si pėr t'i marrė leje nėse duhet tė qeshja me tė madhe, apo jo.
- Kėto tuajat nuk kanė, por zorrėt e kecit me OMGJ qė prodhohen nė Amerikė kanė. End of story.
- Dakord. I vemė kapak, - i thashė duke i bėrė gėzuar sėrish.
Por s' mė rrihej pa u kruajtur. Kėputa njė copė byrek dhe e bėra gėzuar me tė. Ai i dha fund para meje copės sė tij dhe ende duke u pėrtypur tha: - Ne amerikanėt mbahemi se kemi shpikur byrekun, por ky byrek shqiptar ėshtė njė mrekulli. Njė hata. Njė, njė…
- Garip byrek, - i thashė unė.
- Ē'do tė thotė garip? - pyeti Xhon Liu i vėmendshėm.
- Mė i miri nė botė. I vetmi. S'ka si ky. Do ta ruajmė se s'bėn. Ē' ke ore ti? Gėzuar! - dėrdėllita duke ja bėrė mendjen dhallė Xhon Liut dhe duke e ftuar sėrish nė njė ēakėrritje gotash rakie. Xhon Liu nuk e preku gotėn e rakisė. Diēka po mendonte se pėr njė ēast u zhyt nė heshtje. Mos e kuptoi qė po tallesha dhe i ngeli hatri? Kisha merak se e mos e kisha dhjerė punėn e ftesės.
Pastaj befas ai pyeti :
- Ke ndonjė hartė tė Shqipėrisė sė madhe?
Unė dhierqelbur e pashė paksa i ēuditur por e mblodha veten menjėherė.
- Kam hartė tė madhe tė Shqipėrisė sė vogėl dhe hartė tė vogėl tė Shqipėrise sė madhe. Cilėn nga tė dyja do?
- Njė hartė tė madhe qė tė shoh rrugėt nėpėr male.
E kuptova se ē'desh Xhon Li dhe vrapova tek dhoma e fėmijėve. E hoqa hartėn nga muri, njė hartė dy metra tė gjatė dhe njė metėr tė gjerė tė Shqipėrisė sonė tė dashur.
E shtriva Shqipėrinė pėr Xhon Liun mbi dysheme.
- Ja ku e ke Xhon Li. Ėshtė e gjitha e jotja. Shiko ēfarė beli tė ka. Bėj ē'tė duash me tė !
Xhon Li u pėrkul mbi hartė dhe pa vėshtirėsi fare gjeti ku ishte Tirana.
- Jemi kėtu, - dhe mbuloi me gisht Tiranėn. - Kam qejf qė nesėr, me autostop tė nisem drejt Sarandės. Kėtu, - dhe vuri gishtin mbi Sarandė, - nė jug tė vendit. - Mė pėlqejnė malet dhe dua ti bie… kėtej… dhe filloi tė lexojė emrat anės njė prej vijave tė kuqe tė hartės qė tregon rrugė automobilistike dhe qė pėrfundonte nė Sarandė.
- Tiranė -Lushnjė - Berat - M. i Tėrpan - M. i Tomorr - M. i Zhitom…
- M. i Satom..- i thashė unė duke bėrė sikur i ndiqja itenerarin, pėrkulur mbi hartė.
- M. i Satom? Ku M. i Satom, se shoh? - tha serioz Xhon Li.
Unė iu ktheva gjysmė i dehur siē isha.
- O Xhon Li! O ****! Shiko sa e hollė ėshtė vija e kuqe nė hartė. E shikon? Kjo do tė thotė se rruga ėshtė rrugė koti. S'ka autostop nė Shqipėri, mblidhe mendjen. Tė vjedhin, tė rruajnė nė sheshin "Skėnderbej", nė mes tė ditės, jo mė nė skėrkat e Zhapokikės dhe tė Maricajt ku edhe dhija ecėn me frena dore. Do tė hip unė nesėr nė mėngjes nė autobusin e linjės Tiranė - Sarandė e do t'i them Ēim Hajnos tė tė presė e tė tė sajdisė. Sa do rrish nė Sarandė?
- Tre ditė, - tha Xhon Li, - pastaj, i pėrkulur prap mbi hartė, tregoi rrugėn tjetėr.
- Sarandė - Mesopotam - Muzinė - Vrisera - Kakavijė…
- E mirė, ja, dole nė Greqi. Ia hodhe. Ē' ke tani? Hajt tė flesh, - i thashė unė dhe i futa krahun mė shumė pėr tu mbėshtetur vetė se sa pėr ta ndihmuar amerikanin.
E futa nė dhomėn e miqve. Lidia i kishte shtruar ēarfēafėt akull tė pastėr. Era e shkumės mė shpoi hundėt. Mbi tavolinė, anės njė llampė kineze qė ndizet me prekje, kishte lėnė njė brokė tė vogėl me ujė dhe njė gotė boshe me njė shami tė bardhė, qėndisur anash, njė manushaqe tė vogėl. Se ē'mė lindi njė dėshirė idiote: tė isha vetėm njė natė mik nė shtėpine time dhe tė ndjeja kujdesin qė tregonte Lidia pėr miqtė.
- Banjėn e mban mend ku ėshtė, Xhon Li? - e pyeta unė para se tė mbyllja dritėn kryesore, ndėrsa ai ishte futur nė krevat dhe terhoqi mbi vete ēarēafin.
- Atė tė hidroēentralit afėr Gramshit qė lanė pėrgjysėm kinezėt dhe qė as francezėt nuk po i bėjnė derman tani? Apo atė qė ėshtė nė korridor nė tė djathtė, kur del nga kuzhina me ca pllaka tė vogla spanjolle qė e qarkojnė gjithė banjėn? - pyeti me njė anglishte perfekte Xhon Li, profesori i universitetit tė Ohajos qė do tė gdhinte atė natė mik nė shtėpine time. Unė e mbylla dritėn lehtė - lehtė, pa guxuar t'i thosha natėn e mirė. Nė krevat, njė copė herė tė gjatė avujt e rakisė i nxirrja si tubi i skaldabanjės sė dikurshme, shoqėruar herėpashere me fjalėt: Cili jeni ju, zoti Li?
Ndėrsa nė ėndėrr mu bė sikur nė provimin e marksizmit qė jepja me profesor Xhon Li nuk dija t'i pėrgjigjesha asnjė fjalė tezės: "Antiglobalizmi si praktikė e shtruar pėr zgjidhje e imperializmit dhe terrorizmit."- E mor ****, prapė ke ardhur tape" - mė zgėrdhihej Xhon Li duke mė tundur para fytyrės pasaportėn e Lidias, zbukuruar nga njė vizė amerikane, pėr librezėn time tė notave.

Nė mėngjes, kur po rruhesha, dėgjoja nga kuzhina Lidian tek i shėrbente mėngjesin Xhon Liut dhe tek e pyeste me dėshirėn pėr praktikė, anglishten:
- A fjetėt mirė zotėri Xhon Li?
- O shumė mirė! Shumė mirė!
- A ju pėlqen kafja shqiptare ?
- O shumė, shumė!
- Po qumėshti shqiptar?
- I mrekullueshėm! I mrekullueshėm!
- Ēfare mund tė thoni pėr vezėt tona?
- Garipe! Garipe fare!

E ēova Xhon Liun tek stacioni i autobusėve, pak mė poshtė "21 dhjetorit", atje ku dikur ishte nisur tė ndėrtohej njė pallat sporti, i cili mė pas, ashtu i pambaruar, si hangar avionėsh, ishte kthyer nė njė qendėr tregtare tė shitjes sė mallrave me shumicė dhe prej ku tani niseshin autobusėt drejt jugut. I thashė shoferit tė ma kishte kujdes mikun se e kemi prej Amerike.
- Nė prehėr e mbaj unė po tė paguaj si amerikan, - tha shoferi, njė lab tepelene, zeshkan dhe i dobėt si dhi Progonati. Nxora dhe i dhashė nga tė miat dhjetėmijėlekėshin e fundit qė kisha nė xhep prej ditės sė djeshme.
- Do t'i tregoj pėrrallat me lord Bajronin gjithė rrugės. Di shqip? - pyeti dhija e Progonatit duke kėrcyer mbi timon.
- Shqip di, por shqip nuk flet, - i thashė unė duke pėrshėndetur me dorė Xhon Liun e kapardisur nė vendin e parė, bri shoferit.
- As mos e ēaj kokėn hiē. Do ta kėnaq gjithė rrugės. Ik pa merak. Ēim Hajnos ēoji haber qė e pėrcolla me Met Labin.

Tek kthehesha nė shtėpi gjithė rrugės majė biēikletės mendoja:"T'i them, mos t'i them Lidias pėr ftesėn qė do t'i kėrkoja tė na bėnte Xhon Li kur tė kthehej nė Amerikė?"
Por kur u ulėm nė ballkon dhe po shijonim kafen qė kishim bėrė zakon ta pinim sapo pėrcillnim mikun e radhės, e pyes Lidian me filxhan afėr buzėve:
- Grua, ēfarė tė bėri mė shumė pėrshtypje nga amerikani ynė?
Ajo para se ta gjerbte edhe atė pak kafe qė i kishte mbetur nė filxhan tha:
- Si s'e shqepi atė gojė, tė thosh njėherė, makar edhe njėherė tė vetme: faleminderit!?
E pra, unė s'e kisha vėnė re.

Tirana-Observer.