Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Shėn Porfiri Kafsokalivi - 2 dhjetor

    Shkėputur nga libri "Plagosur nga Dashuria: Jeta dhe Urtėsia e At Porfirios"

    Mbi sėmundjen

    Unė e ndjej sėmundjen siē ndjej dashurinė e Krishtit


    "Krishti im, Dashuria jote nuk ka fund!"

    Falėnderoj Perėndinė qė mė ka dhėnė shumė sėmundje[1]. Shpesh i them Atij: "Krishti im, dashuria jote nuk ka fund!" Se si unė jetoj akoma ėshtė mrekulli. Krahas gjithė sėmundjeve tė tjera unė kam edhe kancer nė gjendrėn hipofizare. Mė doli njė tumor qė ėshtė rritur dhe po mė shtyp nervin optik. Kjo ėshtė arsyeja qė nuk shoh mė nga sytė. Kam dhimbje tė tmerrshme. Por lutem duke ngritur Kryqin e Krishtit me durim. E keni parė si mė ėshtė bėrė gjuha? Ėshtė ndrashur, nuk ėshtė mė siē ka qėnė. Edhe kjo si rezultat i kancerit qė kam nė kokė. Dhe me kalimin e kohės do tė pėrkeqėsohem. Gjuha do tė mė ndrashet akoma dhe do tė kem vėshtirėsi edhe pėr tė folur. Kam shumė dhimbje tė madhe por sėmundja ime ėshtė diēka shumė e bukur. E ndjej sėmundjen siē ndjej dashurinė e Krishtit. Mė sjell keqardhje dhe falėnderoj Perėndinė pėr kėtė. Ėshtė pėr faj tė mėkateve tė mia. Unė jam mėkatar i keq dhe Perėndia po pėrpiqet tė mė pastrojė.

    Kur isha 16 vjeē i kėrkova Perėndisė qė tė mė japi njė sėmundje tė keqe, njė kancer, nė mėnyrė qė unė tė vuaja pėr dashurinė e Tij dhe tė nderoja Atė me dhimbjen time. E kam bėrė kėtė lutje pėr njė kohė tė gjatė. Por Ati im shpirtėror mė tha qė kjo ishte egoizėm dhe unė po sfidoja Perėndinė. Perėndia e di se ēfarė po bėn. Kėshtu nuk vazhdova mė tej me kėtė lutje. Po shiko, Perėndia nuk e harroi lutjen time dhe Ai ma bėri kėtė tė mirė pas kaq vitesh!

    Tani nuk i kėrkoj Perėndisė qė tė mė heqi atė qė unė vetė i kėrkova Atij. Jam i gėzuar qė e kam (kancerin) pasi marr edhe unė pjesė nė vuajtjen e Tij nėpėrmjet dashurisė sime tė madhe. Unė kam ndėshkimin e Perėndisė: Sepse Perėndia i ndėshkon ata qė do[2]. Sėmundja ime ėshtė njė nder i veēantė pėr mua nga Perėndia i Cili po mė fton tė hyj nė misterin e dashurisė sė Tij dhe po pėrpiqet qė tė mė pėrgjigjet me Hirin e Tij. Por unė nuk jam i denjė. Ju do tė mė thoni, "A nuk tė bėjnė tė denjė gjithė kėto gjėra qė Perėndia tė tregon ty?" Nė fakt, kėto mė dėnojnė. Sepse kėto janė gjėra qė i pėrkasin Hirit tė Perėndisė. Asgjė nuk ėshtė e imja. Perėndia mė dha shumė dhurata por unė nuk iu pėrgjigja; e tregova veten si tė padenjė. Por nuk i kam rreshtur pėrpjekjet pėr asnjė moment. Mbase Perėndia do tė mė japi ndihmėn e Tij qė unė ti ofroj veten dashurisė sė Tij.

    Kjo ėshtė arsyeja pėrse nuk i lutem Perėndisė qė tė mė shėrrojė. I lutem qė tė mė bėjė tė mirė. Jam i sigurt qė Perėndia e di qė unė kam dhimbje. Por unė i lutem pėr shpirtin qė Perėndia tė mi fali paudhėsitė e mia. Nuk po marr ilaēe, as nuk shkova tė operohem, as pėr teste nuk shkova, dhe as nuk kam pėr tė pranuar tė operohem. Do tia lė Perėndisė nė dorė qė tu japi drejtim kėtyre gjėrave. E vetmia gjė qė unė bėj ėshtė pėrpjekja pėr tu bėrė i mirė. Dhe kėtė u kėrkoj edhe ju qė tė luteni pėr mua. Hiri i Perėndisė mė mban gjallė. Pėrpiqem qė ti ofroj veten Krishtit, ti afrohem Krishtit dhe tė bėhem njė me Krishtin. Kjo ėshtė ajo qė dua por nuk ia kam dalė mbanė dhe kėtė nuk e them sa pėr pėrulėsi. Por nuk e humb kurajon. Kėmbėngul me zell tė madh. I lutem Perėndisė qė tė mi fali mėkatet. Dėgjoj shumė njerėz tė thonė, "Nuk mundem tė lutem". Unė nuk kam vuajtur ndonjėherė nga kjo. Vetėm atė ditė qė u tregova i pabindur nė Malin e Shenjtė vuajta nga kjo.

    Nuk mė shqetėson aspak mendimi se sa do tė jetoj akoma apo nėse do tė mund tė jetoj. Ajo ėshtė diēka qė ia kam lėnė dashurisė sė Perėndisė. Ndodh shpesh qė nuk duam tė kujtojmė vdekjen. Kjo ndodh sepse ne duam jetėn. Kjo, nga njė kėndvėshtrim mund tė shihet si provė e pavdekshmėrisė sė shpirtit. Por nėse jetojmė apo vdesim, ne jemi tė Perėndisė.[3]. Vdekja ėshtė njė urrė qė do tė na shpier tek Krishti. Sapo ti mbyllim sytė, do ti hapim pėrsėri nė pėrjetėsi. Do tė dalim pėrpara Krishtit. Nė jetėn e ardhshme do tė pėrjetojmė Hirin e Perėndisė mė intensivisht.

    Ndjeva gėzim tė madh nga mendimi se do tė takoja Zotin

    Njėherė iu afrova shumė vdekjes. Po ndjeja gryerrje tė forta tė stomakut si rezultat i steroideve qė mė dhanė nė spital kur shkova pėr operacionin e syrit, tė cilin e humba nė fund. Nė atė kohė po jetoja nė njė kasolle tė vogėl, manastiri nuk ishte ndėrtuar akoma. Isha aq i lodhur sa nuk e dija nėse ishte ditė apo natė. Arrita deri tek pika e vdekjes por ama prapė mbijetova. Humba shumė peshė dhe nuk kisha oreks fare. Pėr tre muaj mbijetova me tre lugė qumėsht nė ditė. Mė shpėtoi njė dhi!

    Jetoja me mendimin qė tė ndahesha nga kjo botė. Ndjeva gėzim tė madh nga mendimi se do tė takoja Zotin. Kisha njė ndjesi tė fortė tė prezencės sė Perėndisė. Dhe Zot dėshironte nė atė kohė qė tė mė fuqizonte dhe ngushėllonte mua me diēka shumė tė bekuar. Herė pas here e ndjeja se shpirti ishte gati pėr tu ndarė nga trupi. Pashė nė qiell njė yll qė shkėlqente dhe lėshonte rreze tė ėmbla drite. Ishte vezullues dhe shumė i ėmbėl. Ishte shumė i bukur! Drita e tij kish njė ėmbėlsi tė madhe. Ngjyra e tij ishte blu qielli i hapur, si diamand, si gurr i ēmuar. Sa here qė e shikoja mbushesha me qetėsi dhe gėzim sepse e ndjeja se e gjithė Kisha, Pėrėndia Triune, Zonja jonė, engjėjt dhe shėnjtorėt gjendeshin nė atė yll sė bashku. Ndjeva njė ndjesi se nė atė yll gjendeshin edhe shpirtrat e tė dashurve tė mi, e etėrve tė mi. Besova se kur tė ndahesha nga kjo botė, edhe unė do tė shkoja tek ai yll falė dashurisė sė Perėndisė, jo falė virtyteve tė mia. Doja tė besoja se Perėndia, qė mė do mua, ma shfaqi mua atė yll qė tė mė thosh: "Po tė pres!"

    Nuk doja tė mendoja pėr ferrin dhe dyert e tij. [4] Nuk mė vinin ndėr mend mėkatet e mia edhe pse kisha shumė. I lashė mėnjanė. Kujtoja vetėm dashurinė e Perėndisė dhe gėzoja. Dhe bėra kėtė pėrgjėrim: "O Zoti im, pėr hir tė Dashurisė Tėnde, a mund tė jem edhe unė atje. Por nėse pėr faj tė mėkateve tė mia duhet tė shkoj nė ferr, le tė mė shpier dashuria Jote atje ku dėshiron. Mjafton pėr mua qė tė jem me Ty." Pėr kaq vite jetova nė shkretėtirė me dashurinė pėr Krishtin. I thashė vetes: "Nėse shkon nė Parajsė dhe Perėndia tė thotė "Mik, si arrite deri kėtu pa veshjen e martesės?[5] Ēfarė do ti kėtu?" Unė do t'i pėrgjigjem: "Si tė duash ti Zot im, si tė dojė dashuria jote; mė shpier kudo qė tė dojė dashuria jote. E kam lenė veten time nė dashurinė Tėnde. Nėse do tė mė dėrgosh nė ferr, mė dėrgo, vetėm mos mė ler tė humbas dashurinė Tėnde.""

    Pata njė ndjesi akute tė mėkateve tė mia tė shumta dhe prandaj vazhdova ti pėrsėris vetes vazhdimisht lutjen e Shėn Simon Theologut tė Ri:

    E di, Shpėtimtar, se asnjė njeri tjetėr
    nuk ka mėkatuar aq shumė sa kam mėkatuar unė ndaj Teje,
    dhe as nuk ka bėrė punėt qė unė kam bėrė.
    Por pėrsėri e di me siguri se:
    as madhėsia e gabimeve,
    as numri i madh i mėkateve,
    nuk mund tia kalojnė durimit tė madh tė Perėndisė
    dhe dashurisė sė tij pa kufi pėr njerinė.


    Ajo qė thotė lutja nuk janė fjalėt tona. Ne nuk jemi nė gjendje qė tė thurrim e tė themi kėto fjalė. Kėto janė shkruar nga shenjtorė. Por shpirti ynė duhet ti pėrqafojė kėto fjalė tė shkruara nga shenjtorėt dhe ti ndjejmė e pėrjetojmė ato. Mė pėlqėjnė edhe fjalėt e tjera tė lutjes:

    As lotėt e derdhura kur qaja,
    as pika mė e vogėl e lotit qė derdhet,
    O Zoti im, nuk i shpėton vėmendjes Tėnde ,
    O Krijuesi im, Shpenguesi im.

    Dhe puna ime ende e pakryer,
    ėshtė e ditur tashmė nė sytė e Tu,
    dhe tė gjitha gjėrat qė nuk i kam bėrė akoma,
    janė tė shkruara tashmė pėr Ty,
    nė librin Tėnd janė hedhur.

    Hidhi sytė poshtė mbi qėnien time tė pėrulur,
    shiko pendimin tim kaq tė madh,
    dhe falmi tė gjitha paudhėsitė,
    gjithė mėkatet e mia, O Perėndi i tė gjithave gjėrave...


    E pėrsėrit kėtė lutje vazhdimisht dhe me intensitet qė tu shpėtoj kėtyre mendimeve. Sa mė shumė e pėrsėrisja, aq mė shumė mė shfaqej lart nė qiell, nė hapėsirėn e pafund, ylli, qetėsia ime. Mė erdhi gjatė gjithė atyre ditėve qė po vuaja. Dhe kur mė shfaqej, shpirti im merrte krahė dhe i thosha vetes: "Erdhi ylli im!" E ndjeja sikur po mė tėrhiqte lart drejt vetes. Ndjeja gėzim tė madh kur e shihja. Siē u thashė, nuk doja tė mendoja pėr mėkatet e mia, sepse do tė mė pėrjashtonin nga ky mister. Vetėm njėherė, njėherė tė vetme, mu duk sikur ylli ishte bosh, nuk po shkėlqente, nuk ishte plot. E kuptova se ēfarė ishte. Ishte nga "kundėrshtari". E injorova dhe e ktheva mendjen time nė gjėra tė tjera. I fola sime motra pėr disa punė qė duhet tė bėja. Pas pak, e pashė yllin qė tė shkėlqente fort pėrsėri. Gėzimi mė erdhi pėrsėri brenda meje edhe mė intensivisht se mė parė.

    Gjatė gjithė kėsaj kohe kisha dhimbje tė tmerrshme nė gjithė trupin tim. Njerėzit e tjerė e shihnin qė unė po vdisja. Ia kisha lėnė veten plotėsisht nė dorė dashurisė sė Perėndisė. Nuk u luta qė tė mė linin dhimbjet. Dėshira ime ishte qė Perėndia tė kish mėshirė pėr mua. Isha mbėshtetur tek Ai dhe po prisja hirin e Tij qė tė vepronte. Nuk kisha frikė nga vdekja. Sepse do tė shkoja tek Krishti. Siē u thashė, vazhdova pa pushim lutjen e Shėn Simonit, Theologut tė Ri, por jo me njė shpirt egoist dhe as pėr shėrimin tim. E ndjeja ēdo fjalė tė lutjes.


    Sekreti nė sėmundje ėshtė qė tė pėrpiqesh tė marrėsh hirin e Perėndisė

    Ne pėrfitojmė shumė nga sėmundjet pėr aq kohė sa i durojmė pa u ankuar dhe lavdėrojmė Perėndinė duke kėrkuar mėshirėn e Tij. Kur sėmuremi gjėja e rėndėsishme nuk ėshtė qė tė mos marrim ilaēet apo tė shkojmė ti lutemi Shėn Nektarit. Na duhet qė tė njohim edhe sekretin tjetėr, me njė fjalė, tė pėrpiqemi qė tė marrim hirin e Perėndisė. Ky ėshtė sekreti. Hiri do tė na i mėsoji tė gjitha gjėrat e tjera, kam parasysh, si t'ia lėmė gjithė jetėn tonė nė dorė Krishtit. Qė do tė thotė se ne e injorojmė sėmundjen, nuk mendojmė fare pėr tė, mendojmė pėr Krishtin thjeshtė, nė mėnyrė tė paperceptueshme dhe vetmohuese dhe Perėndia do ta bėjė mrekullinė e Saj pėr tė mirėn e shpirtit tonė. Ashtu siē themi edhe nė Liturgjinė Hyjnore: "ia dedikojmė gjithė jetėn Krishtit, Zotit tonė".

    Por ne duhet tė dėshirojmė qė ta injorojmė sėmundjen. Nėse na mungon dėshira, ėshtė e vėshtirė. Nuk mund tė themi thjėshtė "E injoroj atė". Pavarėsisht se mendojmė se jemi duke e injoruar atė duke mos e menduar fare, faktikisht ne e kemi nė mendje tėrė kohės dhe nuk gjejmė dot paqe brenda vetes. Mė lejoni tua vėrtetoj kėtė gjė. Ne themi: "Besoj se Perėndia do tė mė shėrrojė. Nuk do marr asnjė ilaē. Do tė rri zgjuar gjithė natėn e do ti lutem Perėndisė pėr sėmundjen dhe Ai do tė mė dėgjojė." Ne lutemi gjithė natėn, bėjmė pėrgjėrime, thėrrasim dhe u lutemi Zotit dhe shenjtorėve qė tė na shėrrojnė. Shkojmė sa nga njė vend tek tjetri. Me gjithė kėto gjėra a nuk po tregojmė se nuk e kemi injoruar aspak sėmundjen? Sa mė shumė u lutemi e shtyjmė shėnjtorėt dhe Zotin qė tė na ndihmojnė, aq mė akute e ndjejmė sėmundjen. Sa mė shumė pėrpiqemi qė ta heqim qafe, as mė shumė e ndjejmė. Dhe kėshtu nuk nxjerrim asgjė nė dritė. Dhe kemi pėrshtypjen se njė mrekulli do tė ndodhi, ama, nė realitet, ne nuk e besojmė njė gjė tė tillė, dhe kėshtu nuk bėhemi mė mirė.

    Lutemi dhe nuk marrim ilaēe por nuk gjejmė paqe dhe asnjė mrekulli nuk ndodh. Por ju do tė thoni: "Ēfarė do tė thuash me atė qė unė nuk besoj? Nuk e shikon qė nuk kam marrė asnjė ilaē?" Ama, faktikisht, ne kemi dyshim dhe frikė brenda nesh dhe mendojmė me vete, "Do tė ndodhi me tė vėrtetė?" Nė kėtė pikė fjalėt e Shkrimit tė Shenjtė janė me vend: "Nėse keni besim dhe nuk dyshoni, jo vetėm do tė jeni nė gjendje tė bėni atė qė ju bė pemės sė fikut, por edhe nėse i thoni kėtij mali "ngri lart dhe hidhu nė det" do tė bėhet"[7] Kur besimi ėshtė i vėrtetė, pavarėsisht nėse merrni ilaēe apo jo, hiri i Perėndisė do tė veprojė. Dhe Perėndia vepron edhe nėpėrmjet doktorėve dhe ilaēeve. Urtėsia e Sirakut nga mėson: "Jepini doktorit nderin qė i takon, sipas nevojės qė ke pėr tė, sepse Perėndia e krijoi atė. Perėndia krijoi ilaēet nga toka dhe njė njeri me mend nuk do ti pėrēmojė ato. Dhe lėshojini vendin qė i takon mjekut, pasi Perėndia e krijoi atė, dhe mos e lini qė t"iu lėrė vetėm pasi do tė keni nevojė pėr tė."[8]

    I gjithė sekreti ėshtė besimi pa dyshime, i butė, i thjeshtė, dhe i ēiltėr: me thjeshtėsi dhe ēiltėrsi tė zemrės.[9] Nuk bėhet fjalė pėr njė "forcė vullneti". Bėhet fjalėr qė tė kesh besim se Perėndia na do me njė dashuri tė pafund dhe dėshiron qė tė na bėjė pėr vete. Kjo ėshtė arsyeja qė e lejon sėmundjen, qė ne tia dorėzojmė veten me besim Atij.

    Nėse e duam Krishtin, tė gjitha gjėrat do tė ndryshojnė nė jetėn tonė. Ne nuk e duam Atė thjeshtė pėr tė marrė njė shpėrblim siē ėshtė shėndeti i mirė. Por e duam Atė falė mirėnjohjes, pa menduar pėr asgjė tjetėr, vetėm pėr dashurinė e Perėndisė. As nuk duhet tė lutemi me ndonjė motiv tė caktuar dhe ti themi Perėndisė: "Shėrroje filanin nė mėnyrė qė ai tė afrohet mė pranė Teje." Nuk ėshtė mirė qė ti japim mend apo ofrojmė zgjidhje Perėndisė. Si na shkon ndėr mend qė ti themi Perėndisė "mė shėrro"? Ēfarė mund ti themi ne Atij qė di gjithēka? Ne mund ti lutemi nė atė mėnyrė, por Perėndia mund tė zgjedhi tė mos e dėgjojė lutjen tonė.

    Njė person mė pyeti para ca kohėsh, "Kur do tė shėrrohem?"

    "Ah", i thashė atij, "po the "Kur do tė shėrrohem?" asnjėherė nuk ke pėr tu shėrruar. Nuk ėshtė e drejtė qė ti pėrgjėrohemi Perėndisė pėr tė tilla gjėra. I pėrgjėrohesh me padurim Perėndisė qė tė ta largojė sėmundjen qė tė ka zėnė sa mė parė, por ja qė sėmundja tė mbėrthen akoma mė keq se mė parė. Nuk duhet ta kėrkojmė njė gjė tė tillė. As nuk duhet tė lutemi pėr diēka tė tillė."

    Personi u habit nga pėrgjigjia dhe mė tha "Do tė thuash qė tė mos lutem fare?"

    "Aspak," iu pėrgjigja. "Pėrkundrazi, lutu shumė por lutu qė Perėndia tė tė fali mėkatet dhe tė tė japi fuqi qė ta duash Atė dhe t'ia dorėzosh veten Atij. Sepse sa mė shumė lutesh qė tė iki sėmundja, aq mė shumė ajo depėrton brenda teje, tė mbėrthen me tentakulat e veta, tė shtrydh dhe bėhet diēka e pandarė prej teje. Nėse, sigurisht, ndjen njė dobėsi humane tė brendshme, atėherė mund ti pėrgjėrohet Perėndisė me pėrulėsi qė tė ta largojė sėmundjen."


    Le ta braktisim veten me besim tek dashuria e Perėndisė

    Kur e dorėzojmė veten tek Krishti, organizmi ynė shpirtėror gjen paqe dhe si pasojė tė gjitha organet dhe gjėndrat e trupit funksionojnė normalisht. Tė gjitha kėto ndikohen. Bėhemi mirė na lėnė dhimbjet. Edhe kur kemi kancer, nėse ia lėmė gjithēka nė dorė Perėndisė dhe shpirti ynė gjen qetėsi, atėherė hiri hyjnor do tė veprojė falė kėsaj qetėsie dhe do tė bėjė qė kanceri dhe gjithēka tjetėr tė largohen.

    Ulēerat e stomakut, siē e dini, krijohen nga stresi. Sistemi simpatik kur i nėnshtrohet presionit, kufizohet dhe dėmtohet dhe kėshtu krijohen ulēera. Falė stresit, presionit, shqetėsimit, ankthit lind kanceri dhe ulēera. Kur ka konfuzion nė shpirtin tonė, kėto fitojnė influencė mbi trupin tonė dhe shėndeti ynė vuan si pasojė.

    Mėnyra mė perfekte ėshtė qė tė mos lutemi pėr shėndetin tonė dhe as qė tė shėrrohemi, por tė lutemi qė tė bėhemi tė mirė. Kjo ėshtė lutja qė unė bėj pėr vete. Mė dėgjoni? Kur them tė bėhem i mirė mos e merrni sikur dua tė bėhem i virtytshėm, por dua qė tė fitoj zellin hyjnor, qė tė shtyn ta braktisėsh veten me besim tek dashuria e Perėndisė, dhe tė lutesh pėr shpirtin mė mirė. Dhe e kam fjalėn pėr shpirtin qė ėshtė i pėrfshirė nė Kishė, koka e sė cilės ėshtė Krishti, sė bashku me tė gjithė vėllezėrit dhe motrat nė Krisht.

    Dhe i hap krahėt dhe lutem pėr tė gjithė njerėzit. Kur jam gati pėr tė marrė Kungimin e Shenjtė, teksa jam pėrpara Kupės sė Shenjtė, e hap shpirtin tim qė tė marr Zotin, dhe e ul kokėn dhe lutem pėr ju, pėr filan person e me rradhė, dhe pėr gjithė Kishėn. Edhe ju duhet tė bėni tė njėjtėn gjė. Mė kuptoni? Mos u lusni pėr shėndetin tuaj, mos thoni "O Zot mė shėrro" Jo! Mė mirė thoni, "O Zot, Jisu Krisht, ki mėshirė pėr mua." me vetėmohim, me dashuri dhe pa pritur asgjė si shpėrblim. "Zot, le tė bėhet siē do dashuria Jote..." Vetėm nė kėtė mėnyrė duhet tė silleni qė sot e tutje, duke dashur Krishtin sė bashku me motrat dhe vėllezėrit tanė. Duajeni Krishtin. Bėhuni shėnjtorė. Dorėzoheni veten dhe bėhuni miq me Krishtin, vetėm nėpėrmjet dashurisė sė Tij, nėpėrmjet erosit hyjnor.

    A nuk ėshtė ndoshta kjo qė po mė ndodh edhe mua, duke qėnė se ndjej kėtė zell dhe adhurim? Edhe pse e ndjej qė trupi im ėshtė prishur fare, unė nuk i jepem sėmundjes sime, as kancerit tim, as nuk duhet tė flas por dashuria ime pėr ju dhe pėr gjithė botėn nuk mė lejon qė tė ri pa folur. Kur flas, mushkėritė e mia ngelen pa oksigjen dhe ajo ėshtė shumė gjė e keqe se ndikon keq zemrėn. Unė kam pėsuar diēka mė tė keqe se njė atak nė zemėr. Dhe pėrsėri jetoj. A nuk ėshtė kjo njė ndėrhyrje e Perėndisė? Po, dhe unė i bindem vullnetit tė Perėndisė nė lidhje me sėmundjen time. Vuaj pa u ankuar dhe...i mėrzitur me veten time pasi askush nuk ėshtė ēliruar nga papastėrtitė.[10] Jam nė gjendje tė keqe. Dhe shpirti im ėshtė sėmurė.

    I them njė eremiti me tė cilin mbaj lidhje, "Lutu pėr mua. Tė dua. Me duaj edhe ti dhe ki mėshirė pėr mua, lutu pėr mua dhe Perėndia do tė mė mėshirojė."

    "Ti je ai qė duhet tė lutesh," - mė thotė.

    "Kam filluar qė tė mos jem mė nė gjendje tė bėj atė qė kam bėrė pėr kaq vjet", - i them. Ēfarė na thotė himni?

    Mendja mė ėshtė plagosur keq, trupi mė ėshte dobėsuar shumė,
    shpirti im ėshtė sėmurė, e folura ime ka humbur fuqinė,
    jeta ime po i afron vdekjes; fundi ėshtė nė prag tė derės,
    Dhe kėshtu, O shpirti im i mjerė, ēfarė do tė bėsh
    kur Gjykatėsi tė del pėrpara pėr tė hetuar veprat e tua?[20]


    Ky himn reflekton gjendjen time aktuale. Mendoj se po tė mos e kisha bėrė kėtė apo atė gjė, nuk do tė kisha kaq shume dhimbje tani, por do tė isha mė pranė me Krishtin. E them kėtė pėr veten pasi jam i shkujdesur...

    Nėse doni tė keni shėndet tė mirė e tė jetoni pėr shumė vjet, vėriani veshin se ēfarė ka pėr tė thėnė Solomoni i Urtė: "Frika e Perėndisė ėshtė fillimi i urtėsisė dhe kėshillimi i shėnjtorėve ėshtė tė kuptuarit; se tė njohėsh ligjin ėshtė shenja dalluese e njė mendje tė shėndoshė, sepse kėshtu do tė jetoni gjatė dhe vite tė tėra jete do ti shtohen jetės tuaj."[21] Ky ėshtė sekreti, qė ne tė fitojmė kėtė urtėsi, kėtė dije, dhe pastaj gjithēka funksionon siē duhet, tė gjitha gjėrat rregullohen dhe ne jetojmė me gėzim dhe shėndet tė plotė.





    [1] Ati i shenjtė vuante nga sėmundjet e mėposhtme: infart miokardiak (diafragma anteriore me iskemi laterale), sėmundje kronike tė veshkave, ulēer duodenale (me shpime tė vazhdueshme), katarakt i operuar (humbja e dritės sė syrit dhe verbim), herpes zoster (li) nė fytyrė, stafilokoku i lėkurės nė duar, hernia inguinale (mbytje tė shpeshta), bronkit kronik dhe kancer tė gjendrės hipofizare. Diagnostikuar nga Dr. Jorgos Papazaku nė Sinaksin 41 periodik (Janar-Mars) 1992-1993.

    [2] Heb. 12:6.

    [3] Rom. 14:8.

    [4] Njė teori se shpirti pas vdekjes duhet tė kalojė nėpėr disa "dyer" ku merret nė pyetje pėr mėkate tė ndryshme.

    [5] Matt. 22:12.

    [6] Lutjet e Pėrgatitjes sė Kungatės sė Shenjtė, Lutja 7.

    [7] Matt. 21:21.

    [8] Sir. 38:1, 4, 12.

    [9] Wisd. 1:1.

    [10] Cf. Job 14:4.

    [11] Kanoni i Madh nga Shėn Ndreu i Kretės (troparion 1 i Odės sė 9).

    [12] Prov. 9:10–11.

    Nga libri "I Plagusur nga Dashuria: Jeta dhe Urtėsia e Atit Porfirios", faqet 224-231, material i edituar nga njė arkivė shėnimesh dhe regjistrimesh tė Murgeshave tė Marėveshjes sė Shenjtė tė Krisopigjit(Burimit Jetė-dhėnės). Publikuar me lejen e publikuesit dhe bekimin e Nėnė Theoksenit, abatesha e Manastirit tė Krisopigjit. Ky libėr i mrekullueshėm ofrohet direkt nga publikuesi nė Greqi ose nga publikimet e Malit tė Shenjtė. Versionin anglisht e gjeni kėtu.


    Pėrktheu nė shqip,
    Ilirjan Papa
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-03-2006 mė 23:54

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ja At Porfiri,







    Nje i njohuri im, para ca kohesh, me tha se ka qene arvanitas. Ne fakt, mbiemrin e ka pasur Bajraktari.
    Ky i profetizonte shume kohe me pare, Imzot Ignatit - dhe ky arvanitas - metropolitit te sotem te Beratit, te cilin e ka pasur nxenes shpirteror, se nje dite do te behej peshkopi i Valonas (Vlores), por Ignati ate kohe as qe i shkonte ndermend se per cfare e kishte fjalen...Sot, qe eshte metropolit i Beratit, qe permbledh edhe Vloren, e kupton realizimin e profecise.




    Mbi kryet e At Porfirit shihej nje aureole e dukshme.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Dosa foto te tjera te shenjtorit, marre nga facebook:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Dhe disa foto te tjera:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Te tjera ne vazhdim:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-06-2011 mė 22:12

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet nė Bllog
    1
    Jam kurioz, nese eshte shpallur shenjtor zyrtarisht.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Shen Profir Kafsokalivi - 2 dhjetor

    Shume njerez kane degjuar per At Profirin, murgun i cili sherbeu ne Polikliniken e Athines, murgun i cili asketizoi ne shkretetiren e metropolit te Athines. Me dt. 27 nentor Sinodi i Shenjte i Patriarkanes Ekumenike vendosi te perfshije ne listen e shenjtoreve te Kishes Ortodokse Shen Profir Kafsokalivin dhe vendosi si dite per nderimin e tij daten 2 dhjetor. Pra ne kalendarin e Kishes shtohet dhe nje shenjtor i ri i koheve tona. Bashke me te u shpall shenjtor edhe Shen Meleti i Lardos festa e te cilit nderohet me 12 shkurt.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Shpallen dy shenjtore te rinj te Kishes Ortodokse


    Foto e Shen Porfirit

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Shpallen dy shenjtore te rinj te Kishes Ortodokse


    Shen Meleti

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Shpallen dy shenjtore te rinj te Kishes Ortodokse

    Emri:  1.jpg

Shikime: 204

Madhėsia:  75.9 KB
    Shen Porfiri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-12-2022 mė 23:24

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shėn Spiridhoni - 12 dhjetor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-12-2024, 10:38
  2. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  3. Shen Silvestri i Romės - 31 dhjetor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2020, 07:47
  4. Shėn Naumi-23 dhjetor
    Nga Archon nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-12-2013, 14:35
  5. Shėn Evgjenia - 24 dhjetor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 02:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •