Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Egoizmi - Fulton J. SHEEN

    Egoizmi

    Fulton J. SHEEN



    Bota do t’i shprehte mirėnjohje cilitdo psikiatėr qė do tė bėnte njė studim statistikor ku do tė krahasoheshin shqetėsimet psikike dhe egoizmi. Kėtu supozohet se hetimet nuk do tė merreshin me shkaktarėt organik apo psikologjik tė shqetėsimeve psikike, por vetėm e vetėm me egoizėm (egoizmi – kulti i vetvetes). Ėshtė interesant qė nė gjuhėn angleze fjalėt “vetjak” dhe “vetjakėria” s’kanė qenė tė njohura/ditura deri para pėrafėrsisht 300 vjetėsh. Shakespeare-i me siguri se nuk jeton nė kėtė ide. A mund tė jetė qė pėrdorimi i vonshėm i fjalės nė histori ka tė bėjė me rritjen e asaj qė kjo fjalė pėrmban nė vete? Vetjakėria si mėkat ėshtė e vjetėr po aq sa edhe njerėzimi, dhe gjithmonė ka qenė e identifikuar si dashuria e tepruar pėr vetveten. Njė autor i panjohur ka pėrshkruar vetjakėrinė nė poezinė qė vijon:

    Pata njė aheng ēaji sot pasdite nė ora tre.
    Ishte aheng i vogėl – vetėm 3 mysafirė – vetėm unė, unė vetė dhe vetja ime.
    Unė vetė hėngri tė gjithė senduiqėt, derisa unė e piva krejt ēajin.
    Ndėrsa vetja ime e hėngri lakrorin e mė dha tortėn mua.

    Vetjakėria nuk do tė thotė qė nuk duhet tė kėtė dashuri tė mirėfilltė pėr vetveten. Zoti ynė i Bekuar na ka thėnė, „Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten“ (Mt 19, 19). Zoti e ka bėrė „vetveten“ standard me tė cilin i afėrmi duhet tė dashurohet. Kjo s’do mund tė ndodhte po sikur dashuria pėr vetveten nuk do tė kishte bazė ligjore. Vetjakėria ėshtė dashuri pėr pjesėn e keqe tė vetvetes; kjo ndodh kur vetvetja ėshtė indiferente ndaj interesave dhe sigurisė se tė tjerėve. Njerėzit nuk janė vetjak pėr arsyen se ata dėshirojnė tė fitojnė pėr tė krijuar familje, por janė vetjak nėse ata i referohen vetėm dobive tė tyre pa marrė parasysh humbjet qė ata mund tė shkaktojnė tė tjerėve.

    Richard Chenevix Trench tregon pėr njė arkitekt tė cilit i kishte urdhėruar mbreti i Egjiptit tė ndėrtojė njė kullė tė madhe qė do t’i paralajmėronte marinarėt pėr shkėmbinjtė e rrezikshėm nė det. Arkitekti gdhendi me shkronja tė mėdha emrin e tij nė njė gur tė kullės. Ai pastaj ngjyrosi prerjet e shkronjave, dhe mbi shkronja nė njė fletė tė artė e shkroi emrin e mbretit, tė dukej sikur i bėnte nder atij. Nuk kaloi kohė e gjatė derisa valėt e pastruan ngjyrėn, dhe i vetmi emėr qė dukej ishte i arkitektit.

    Prandaj, nuk ėshtė e jashtėzakonshme tė zbulojmė se ka shumė njerėz tė cilėt nė dukje lavdėrojnė tė tjerėt, madje edhe Mbretin e Mbretėrve, por nė mėnyrėn e tyre vetjake ata e lavdėrojnė vetveten.

    E gjithė vetjakėria ėshtė patjetėr e mjerė. Vetvetja ėshtė njė burg shumė i vogėl pėr tu relaksuar. Kujdesi vetėm pėr vetveten ėshtė shumė i pėrafėrt me gjarprin qė pangopur e ha bishtin e vet. Ėshtė njė alegori e treguar nė Indi se si vetjakėria pėson disfatė nga vetvetja. Njė budalla vetjak kishte trashėguar njė fushė orizi. Nė sezonin e parė, uji pėr vaditje rrodhi nėpėr fushė tė tij dhe e bėri atė shumė tė frytshme, e pastaj uji rrodhi edhe nėpėr fushėn e fqinjit dhe i dha atij bekim. Por sezonin e ardhshėm, budallai vetjak i tha vetvetes: “Pse tė lejoj unė qė gjithė ky ujė tė kaloj nėpėrmes fushės sime nė fushėn e tij? Uji ėshtė pasuri, dhe unė do tė duhej ta mbaja vetėm pėr vete”. Ai atėherė ndėrtoi njė pellg qė e ndalonte ujin tė shkonte nė fushėn e fqinjit; por mė vonė zbuloi qė nuk kishte asnjė kokėrr orizi. Uji i vaditjes i sjelli bekim vetėm pėrderisa ai rrjedhke, por kur uji u bė i ndenjur ai krijoi vetėm njė moēal.

    Shėrimi i vetjakėrise ėshtė kur njeriu lejon tė rrjedh e gjithė ajo qė posedon, tek fqinji apo tek Zoti. Njerėzit e pasur humbin aq shumė lumturi duke mbledhur sa me shumė pasuri. Ata me parė mbledhin pasuri sesa vizitojnė tokat e tė varfėrve dhe individualisht s’i ndihmojnė zorrėtharėt dhe tė sėmurėt. I afėrmi duhet tė ndihmohet sepse ai/ajo ėshtė njė “vete” tjetėr …




    (vazhdon)

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Njėherė e kam pyetur njė misionar nga njė ujdhesė e Pacifikut se, cili ishte virtyti mė i madh i njerėzve tė cilėve ai u kishte ndihmuar. Ai u pėrgjigj „Unė mund t’ju tregoi juve virtytin mė tė madh nė konceptin se ēka ata konsiderojnė si vesin e tyre me tė madh, tė quajtur „Kai-Po“, qė do tė thotė ėshtė mėkat tė hash vetėm“. Disa prej tyre do tė kalonin dy tri ditė pa ngrėnė derisa nuk do ta gjenin dikė me tė cilin do tė ndanin bekimet e tyre.

    Nė krahasim me kėtė, afėr njė kishe nė Warwickshire, Angli, ėshtė njė gur nė tė cilin gjendet mbishkrimi nė vijim:

    "Kėtu pushon njė koprrac qė jetoi pėr vetveten.
    Dhe nuk u kujdes pėr asgjė tjetėr pėrpos pasurisė sė tij,
    Tash ku ėshtė ai apo si udhėton
    Askush nuk e din dhe askujt nuk i intereson."


    Njėherė nė televizion ishte njė intervistė me njė njeri shumė tė pasur. Pa asnjė turp, ai tha se kurrė nuk i ka dhuruar asgjė njerėzve tė varfėr, se qėndronte pėr gjysmė ore nė trotuar duke shpresuar se dikush do tė kalonte dhe do tė merrte atė nė mėnyrė qė ky tė mos merrte njė taxi, dhe se nė shtėpinė e tij madhėshtore ai kishte instaluar njė telefon me pagesė, nė mėnyrė qė „miqtė e mi tė mos turpėrohen nėse atyre u nevojitet tė bėjnė njė thirrje telefonike“.

    Tolstoy e ka rrėfyer njė tregim shumė tė bukur pėr njė kėpucėtar, i cili nė rrugė pėr nė shtėpi njė natė ka parė njė njeri tė varfėr nė rroba tė copėtuara duke u dridhur. I prekur nga keqardhja, e mori dhe e dėrgoi nė shtėpi. Gruaja e tij filloi tė ankohet pėr sjelljen e kėtij tė huajit nė shtėpi dhe pėr harxhimet qė do t’i kishin duke e ushqyer edhe njė shpirt. Gjersa ajo vazhdonte tė ankohej, i huaji zvogėlohej e zvogėlohej, kruspullohej e rrudhej nga secila fjale e ashpėr. Por kur ajo i foli kėndshėm tė huajit dhe i dha ushqim, ai u rrit dhe u bė mė i bukur. Arsyeja ėshtė se i huaji ishte engjėlli i dėrguar nga qielli nė formė tė njeriut dhe mund tė jetonte vetėm nė njė atmosferė ku mbizotėronte dashuria dhe dashamirėsia.

    Shpirti zemėrngushtė ka harruar se gjithēka qė ai shpirt ka, e ka dhunti prej Zoti dhe se duke kryer detyrėn e administruesit tė besuar e jo tė pronarit, ai njė ditė duhet tė jap llogari tek kujdestari. Veē kėsaj, sa mė shumė qė ne jemi bujar dhe zemėrgjerė pėr tė tjerėt, mė i mėshirshėm do tė jetė gjykimi ndaj nesh. Duke e marrė kėtė mėsim nė shtėpi, Zoti ynė i Bekuar rrėfeu tregimin e deles sė humbur (shih. Lk 15, 1-7), tė drahmės sė humbur (shih. Lk 15, 8-10) dhe tė dy djemve – njėri prej tė cilėve ishte i pakursyer/shkapėrderdhės (Lk 15, 11-32). Njėra nga njėqind delet ishte humbur. Pas gjetjes sė deles sė humbur, bariu e vuri mbi supe dhe e sjelli nė shtėpi; 99 delet tjera kishin mbetur nė fushė. Gruaja e cila i kishte dhjetė copė drahma/para, iu gėzua me shumė kur gjeti tė humburėn sesa i gėzohej 9 tė tjerave qė i kishte nė tė sigurt. Babai ishte aq i gėzuar kur iu kthye djali i humbur qė kishte shkapėrderdhur pasurinė e pėr tė e theri njė viē tė majmė. Kėto janė figurat e mėshirės, mirėsisė dhe faljes sė Zotit ndaj atyre tė cilėt, nė tė mirėn e tyre, janė zemėrbutė, dashamirės dhe tė mėshirshėm.

    Kur vetjakėria dhe lakmia kthehen nė kujdes ndaj tė tjerėve? Atėherė kur ne vetėdijesohemi se tė gjithė jemi motra dhe vėllezėr. Nė njė mėnyrė tjetėr me madhėshtore, duke kuptuar se kur ne na falėn mėkatet, ne kėrkojmė tė lirohemi nga mėkatet e tė tjerėve. Kėsisoj ka qenė inspirimi i Zakeut, njė tagrambledhėsi tė pandershėm, i cili u ngjit nė njė panje druri qė tė shoh Zotin tonė Hyjnor. Zoti ynė i tha atij qė dėshiron ta vizitoj shtėpinė e tij. Hyjnori detyrohet nė Vetvete (tė pėrkrah, ta mbėshtes, vėr. e A. G.) pėr ēdo njeri; Zoti e ndalon Vetveten (tė mos ndėrhyjė, mos ta cenojė lirinė e personit vėr. A. G.) para ēdonjėrit. Zoti e respekton atė privilegj tė tmerrshėm qė secili ėshtė arkitekt i tė mirės dhe tė keqes sė vet, me njė zgjedhje tė lirė dhe tė papėrmbajtur. Menjėherė pas vizitės, Zakeu, duke e kujtuar gjithė pandershmėrinė e tij, premtoi se do tė shpaguaj tė gjitha ato qė i kishte vjedhur dhe, si shtojcė, do tė jetė dorėdhėnės ndaj tė varfėrve.

    Njė gjė qė krijon revolucion tė madh nė shpirtin e njeriut, qė e ndėrron vetjakėsinė nė zemėrgjerėsi (bujari), qė e ērregullon vlerėn e dikujt pėr njė dollar dhe e bėnė njė grua apo burrė tė ri, ėshtė njė manifestim i njė dashurie supreme qė manifestohet nė Zotin, i cili erdhi nė kėtė tokė tė shlyej mėkatet tona dhe tė na shpėtoj nga fundosja nė moēalin e vetjakėrisė e cila na bėnė aq tė mjerė dhe tė dėshtuar.



    (vazhdon)

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Sot bamirėsia ėshtė e organizuar, qė do tė thotė se shumė janė tė rrudhur dhe duhet t'u afrohemi dhe t’i lajkatojmė derisa ata tė japin diēka. Metodat e presionit mund tė zmadhohen nė filantropinė moderne, por nuk ka pėrmirėsim mė tė madh sesa kur ai qė jep apo ai qė merr ėshtė kur ai qė jep ėshtė ai i cili ėshtė falur; ne dashurojmė nė mėnyrė qė tė rrisim pėrqindjen e dashurisė nė botė.





    (fund)
    [ Fuqia e dashurisė! ]

Tema tė Ngjashme

  1. Cdo gje qe ben e ben nga egoizmi...
    Nga Arcimedes nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-10-2006, 11:21
  2. Drita e mendjes-!?
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 12:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •