Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Jezusi për fëmijë

    Tregime për fëmijë
    mbi Jezusin nga Nazareti




    Të dashur fëmijë


    Në këtë temë janë të treguara ngjarjet që kanë ndodhur para dymijë viteve. Njerëzit që kanë jetuar në atë kohë, që i kanë përjetuar këto ngjarje, kanë dashur që të mos harrohen kurrë. Ata kanë folur për to, por edhe i kanë shënuar. Këta njerëz quhen: Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni. Këta janë katër Ungjilltarët që kanë shkruar për Jezusin. Fjala “Ungjill” në gjuhën shqipe do të thotë: lajm i gëzueshëm apo lajm i mirë. Në këtë temë flitet për dashurinë e Hyjit që ka treguar për ne. I shtyrë nga kjo dashuri, ai e ka dërguar birin e vet, Jezu Krishtin. Jezusi ka jetuar sikurse të gjithë njerëzit, por nuk ka mëkatuar kurrë. Ka vdekur në kryq dhe pas tri ditësh është ngjallur. Në këtë temë do të flitet për dashurinë e Jezusit, për jetën dhe veprat e tij, për fjalët dhe mësimet e tij.

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Elizabeta dhe Zakaria


    Para dymijë viteve, në Jude dhe në rrethinën e lumit Jordan, qeveriste mbreti Herod. Në atë rrethinë dhe në atë kohë jetonte edhe një prift i moshuar. Emrin e kishte Zakari, ndërsa gruaja e tij quhej Elizabetë. Të dy ishin të drejtë, të mirë dhe të lumtur. Përherë i mbanin të gjitha urdhërimet dhe porositë e Hyjit. Ata ishin të shtyrë në moshë. Edhe pse ishin të lumtur, vuanin shpirtërisht, ishin të brengosur dhe të pikëlluar, sepse ata nuk kishin fëmijë. Për çdo ditë e lutnin Hyjin kështu: „I dashuri Hyj, na dhuro edhe ne një fëmijë!“
    Një ditë Zakaria po kryente shërbesën priftërore në tempull të Jerusalemit. Aty, iu paraqit një engjëll. Zakaria, kur e pa, u tremb dhe e kapi frika. Por engjëlli i tha: „Mos u tremb, Zakari! Urata jote u pranua para Hyjit dhe së shpejti do ta keni një djalë. Duhet t’ia jepni emrin Gjon. Ai do të jetë i madh dhe do t’ia përgatisë rrugën Zotit.

    Zakaria nuk iu besoi fjalëve të engjëllit. Për këtë arsye ai e humbi të folurit dhe kështu më nuk mund të fliste.

    Pas një kohe u vërente se Elizabeta do të lind një foshnjë. Për këtë arsye ishin shumë të lumtur.

    Engjëlli është një lajmëtar i padukshëm, përmes të cilit Hyji u flet njerëzve.


    (vazhdon)

  3. #3
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Lajmërimi i lindjes së Jezusit

    Gjashtë muaj më vonë, Hyji e dërgoi engjëllin Gabriel tek Maria. Maria ishte virgjër dhe ishte e fejuar. I fejuari i saj quhej Jozef. Një ditë erdhi engjëlli tek Maria dhe e përshëndeti: “Të falem, të përshëndes o Mari. Zoti është me ty!” Maria u frikësua shumë, por engjëlli i tha: “Mos ke frikë! Ti do ta kesh një foshnje dhe ngjitja emrin Jezus.”

    Maria u shqetësua shumë nga lajmërimi i engjëllit, filloi të mendoj çfarë do të thotë kjo përshëndetje? Pastaj e pyeti engjëllin: “Si mund të ndodhë kjo, kur unë ende jam virgjër?”

    Engjëlli iu përgjigj: “Shpirti Shenjt do të zbresë mbi ty dhe ky fëmijë do të jetë i shenjtë. Dhe ja, edhe Elizabeta, kushërira jote, po ashtu është duke e pritur një foshnje. Për të, të gjithë mendonin se nuk mund të ketë fëmijë. Por për Hyjin asgjë nuk është e pamundshme!” Atëherë Maria tha: “Unë jam e gatshme të bëjë gjithçka, çka thotë Zoti. Më ndodhtë, ashtu siç po më thua ti.”

  4. #4
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    NoName te pergezoj nga zemra per kete teme qe ke hapur. Tek e lexoja me renqethej mishi kur kujtoja keto histori se sa me pasion i kam lexuar ne moshe te vogel. Pergezime edhe njehere dhe bekuar qofsh se je njeri shume i mire.

  5. #5
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Maria viziton Elizabetën

    Maria, pas bisedës që pati me engjëllin Gabriel, u nis në rrugë për të shkuar tek kushërirën e saj, Elizabeta. Kur arriti në krahinën e Judesë, Elizabeta e përshëndeti Marinë dhe i tha: “Zoti të ka bekuar, o Mari! Po ashtu dhe fëmija yt do të jetë i bekuar!”
    Për këtë gjë Maria tha: “Jam e lumtur për Zotin! Sepse ai më do shumë. Ai është i fuqishëm dhe të varfëritë i dhuron me të mirat e veta. Tani të gjithë do të thonë: Hyji e bëri të lumtur Marinë me dhurata të mëdha!”
    Maria qëndroi tek Elizabeta rreth tre muaj. Dhe pastaj u kthye përsëri në shtëpinë e vet.







    Zemrushja Faleminderit per Urimet !

  6. #6
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Lindja e Gjon Pagëzuesit


    Elizabeta e solli në botë një foshnjë. Fqinjët dhe farefisi i saj dëshironin t’ia jepnin emrin Zakari, sepse ashtu e kishte emrin edhe i ati i tij. Por Elizabeta tha: “Ne atij do t’ia vëmë emrin Gjon!” Ky emër nuk i pëlqente askujt, sepse askush në familjen e tyre nuk quhej me këtë emër. Atëherë, me shenja e pyetën Zakarinë: “si do t’ia vëmë emrin djalit tënd?” Pasi Zakaria nuk mund të fliste, sepse ju ishte marrë të folurit, ai kërkoi rrasëzën e shkrimit. Dhe në të shkroi: emri i tij është Gjon. Po në atë moment i erdhi të folurit dhe përsëri filloi të flas. Dhe filloi që ta lavdëronte Hyjin.
    Të gjithë u çuditën, sepse kishin ndodhur gjëra të mrekullueshme. Zakaria ishte i mbushur me Shpirtin e Hyjit dhe lutej: “I bekuar është Hyji. Sepse ai na dhuroi një Shëlbues, cili na sjell paqen. Dhe ti, i dashuri fëmijë, a do të dalësh para tij, për t’ia përgatitur rrugët.”

  7. #7
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Lindja e Jezusit

    Një ditë, mbreti kishte vendosur të dijë, se sa njerëz jetojnë në mbretërinë e tij. Ai kishte urdhëruar: “të shkojnë të gjithë në qytetet e tyre, ku kanë lindur, për tu regjistruar.
    Po ashtu dhe Jozefi u nis për në rrugë. Ai u nis prej Nazaretit për në Betlehem, në qytetin e mbretit David. Me vete mori edhe Marinë.
    Kur arritën në Betlehem, Marisë i erdhi koha që të lindë. Ata kërkuan vend për tu strehuar, por nuk gjetën vend në bujtinë. Në fundi gjetën një shpellë. Aty Maria lindi djalin e saj. Foshnjën e saj e mbështolli me pelena (lecka) dhe e vuri në një grazhd.

  8. #8
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Barinjtë dhe engjëjt e adhurojnë Jezusin


    Në afërsi të shpellës qëndronin disa barinj. Ata kalonin natën duke ruajtur grigjën! Në mesin e tyre u afrua engjëlli i Zotit dhe u tha: “Ja, unë po u sjell një lajm të mirë, për të cilin do të gëzohen gjithë popujt! Sot, në qytet të Davidit, ka lindur Shëlbuesi. Do ta gjeni në një shpellë, të vënë në një grazhd i mbështjell me pelena!”

    Engjëllit iu bashkëngjiten edhe shumë engjëj tjerë. Ata lavdëronin Hyjin duke kënduar: “ Lavdi i qoftë Hyjit në qiell, e në tokë paqe në mes njerëzve!”
    Barinjtë menjëherë vendosën të shkojnë në Betlehem, për të parë se çka ka ndodhë atje! Ata shkuan me shumë nxitim. Në Betlehem gjetën Marinë, Jozefin dhe foshnjën e cila gjendej në një grazhd me kashtë! Barinjtë iu treguan atyre çka u kishin thënë engjëjt. Maria mrekullohej prej fjalëve të tyre dhe mendonte në zemrën e vet, çfarë do të thotë kjo ngjarje.

  9. #9
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Vizita e dijetarëve

    Pas lindjes së Jezusit, erdhën disa Dijetarë në Jerusalem. Ata i kishte udhëhequr një yll i shndritshëm. I pyetën njerëzit në Jerusalem: “Ku është foshnja e porsalindur, që do të bëhet mbreti i judenjëve? Ne kemi parë një yll dhe kemi ardhur për ta adhuruar.”

    Kur i dëgjuan këto fjalë, njerëzit u frikësuan. Posaçërisht u frikësua mbreti Herod. Ai i thirri dijetarët dhe njohësit e Shkrimit të Shenjtë dhe i pyeti: “Në cilin qytet duhet të lind Mesia? Ata i përgjigjën: “Në Betlehem.” Pastaj mbreti Herod i dërgoi dijetarët në Betlehem. Ai u tha: “Shkoni dhe kërkoni fëmijën. Kur ta gjeni, kthehuni përsëri tek unë. Më lajmëroni ku gjendet. Mandej do të shkoj dhe unë që t’ia shprehi nderimet e mia. Dijetarët u nisë për në Betlehem. Në rrugë gjetën përsëri yllin. Ata u gëzuan për së tepërmi, sepse ylli iu tregonte rrugën. Aty ku ishte fëmija, ylli nuk lëvizte më.

    Dijetarët hynë në shpellë. Aty gjetën fëmijën dhe të ëmën e tij, ranë përmbys duke u lutur dhe i shprehën nderimet e tyre. Ata me vete kishin sjell dhe dhurata: ar, kem dhe mirrnë.

    Më vonë Hyji iu kishte lajmëruar dijetarëve në ëndërr që mos të kthehen më te Herodi. Kështu ata u kthyen një rruge tjetër, në vendin e tyre.

  10. #10
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Ikja në Egjipt


    Pas nisjes së dijetarëve, Jozefi pa një ëndërr! Një engjëll i Zotit i tha: “Jozef, çohu shpejt! Merre fëmijën dhe të ëmën e tij dhe ik në Egjipt; sepse Herodi do që ta vrasë fëmijën! Unë do të tregoj kur do të kthehesh përsëri!” Jozefi u çua, mori me vete Marinë dhe Jezusin e vogël dhe iku në Egjipt. Kur pa Herodi se dijetarët e kanë mashtruar, u zemërua shumë! Ai urdhëroi që të vriten të gjithë fëmijët dy vjeç e teposhtë, që ishin në Betlehem e rrethinë duke menduar se në mesin e tyre do të gjendet edhe Jazusi fëmijë.

    Pas vdekjes së Herodit, Jozefi dhe Maria nuk kishin më frikë. Ata u kthyen përsëri prej Egjiptit në Nazaret. Aty jetonin së bashku të lumtur.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. A u Kryqezua dhe a u ringjall Jezusi?
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-08-2014, 03:59
  3. Njerëzorja e Jezu Krishtit (Isau a.s.)
    Nga Senadi_ul në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 17:06
  4. Gjithçka mbi Jezu Krishtin Zot
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 06:31
  5. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •