Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Papët Me Origjinë Iliro-shqiptare

    PAPËT ME ORIGJINË ILIRO-SHQIPTARE

    Sa papë me origjinë iliro-shqiptare janë ulur në vendin e Shën Pjetrit?

    Nëpër shkrime të ndryshme dëgjojmë se « vendi ynë i ka dhënë krishtërimit një papë », gjë që nuk është e vërtetë. Ne i kemi dhënë Selisë Apostolike të Romës pesë, ndoshta gjashtë papë. Gjithësesi ka vend për studime të tjera,pasi shumica dërmuese e ipeshkëve të Romës janë nga Italia,ku ka patur pothuajse gjithmonë një prani iliro-shqiptare.

    Cilët janë këta papë iliro-shqiptar dhe cila është jeta e gjithësecilit?



    vazhdon-->

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Papët me Origjinë iliro-shqiptare

    Shën Piu I, papa i dhjetë (140-155)


    Pontifikati i këtij pape, lindur në Aquilea, në rajonin e Istrias ilire, i është kushtuar tërësisht luftës kundër gnosticizmit deri në fund. Ai ekskomunikoi Marcionin, njërin prej përfaqësuesve të tij, gjatë një sinodi të mbajtur më 144, duke provuar kështu që Roma ishte bërë qendra më e rëndësishme e krishtere e botës perëndimore. Për nder të motrës së tij Prudentiene, ndërtoi një kishë në Romë,që e pagëzoi me emrin e saj. Ndoshta ajo ishte një e krishtere e martirizuar në kohën e perandorit Mark Aureli.


    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 24-08-2008 më 11:24

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Papët me origjinë iliro-shqiptare

    Shën Eleutherus (Lefteri) (175-189)


    Lindi në Nikopolis të Epirit. Ishte pasues i Anicetus,që e mori sekretar të vetin. U bë Papë me vdekjen e Shën Soter më 175. U interesua për përhapjen e krishtërimit. Dërgoi priftërinjtë Fugazius dhe Damian për të përhapur ungjillin në Britani, me kërkesën e mbretit Lucius. Është shejtëruar nga kasha. Festa më 26 maj. Është mbrojtës i udhëtarëve të anijeve.


    vazhdon-->

  4. #4
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Papët me origjinë iliro-shqiptare

    Shën Caius (Kaji) (283-296)


    Sipas legjendës ishte i afërt i perandorit Dioklecian. Ndoshta kjo ishte arësyea që pasi ai u bë Papë, Perandori zbuti persekutimet ndaj të krishterëve.Sipas Prokopit “ Në këtë kohë, disa të krishterë punonin në oborrin perandorak dhe nuk ishte e vështirë të mirrej leje për të ndërtuar kisha”. Vdiç më 22 prill 296. U varros në kishën e Shën Kaliksit. Shtëpia ku jetoi ai u kthye në kishë. Më 1631, eshtrat e tij u vendosën poshtë një lteri të madh. Kur më 1880 u hodhën këtu themelet e Ministrisë së Luftës së Italisë, eshtrat e tij u vendosën në një kapelë në Barberini. Festa e tij është më 22 prill.


    vazhdon-->

  5. #5
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Papët me origjinë iliro-shqiptare

    Gjoni IV (640-642 )


    Ishte ilir prej Dalmacie, djali i skolastikut venantius. Ishte prift në Romë, kur më 24 dhjetor 640 u bë Papë. Dënoi me ashpërsi Monothelitizmin në një koncil që mbajti në Romë. Bëri shumë për bashkatdhetarët e tij, skllevër të sllavëve dhe avarëve,që kishin pushtuar vendin, duke ua blerë lirinë me para. Ndërtoi një kishë me emrin e shejtorit ilir Venantius, (kështu quhej edhe i ati). Në këtë kishë edhe sot gjendet portreti i tij . Vdiç më 12 tetor 642,duke patur kështu një pontifikat të shkurtër. U varros në katedralen e Shën Pjetrit.


    vazhdon-->

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Papët me origjinë iliro-shqiptare

    Klementi XI (1700-1721)


    Gjon Françesk Albani,ose Klementi XI është me origjinë nga Shqipëria. Është Papa që njihet më mirë në opinionin e gjërë shqiptar. Gjithë karrierën e bëri në kurinë romane. U bë Papë, vetëm 46 ditë pasi u shugurua meshtar. Pati fillim të shkëlqyer të pontifikimit. Bëri shumë për atdheun e tij të origjinës dhe vendlindjen e tij, Urbinon në Itali. Vdiç në moshën 71 vjeç, pas një pontifikimi prej 21 vjetsh. Varroset në katedralen e Shën Pjetrit.


    vazhdon-->

  7. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Papët me origjinë iliro-shqiptare

    Klementi XII (1730-1740)


    Lorenzo Corsini, ose Klementi XII është me origjinë shqiptare nga nëna. Në damarët e tij rridhte gjaku i Kastriotëve. Korsinët ishin ndër familjet më fisnike të Italisë. Loreci hyri në kurinë romane, bëri karrierë si ambassador I Papës, sekretar i Thesarit, e tjerë. Emri i tij përmendet si kandidat për fronin papnor në shumë asamble kardinalësh. Më në fund u zgjodh, kur ishte 71 vjeç. Është i pari Papë,që vendoset në Quirinale.Roli tij në zhvillimin e arsimit në Shqipëri është i krahasueshëm me të Klementit XI. Ai u angazhua shumë në veprimtaritë misionare nëpër botë. Vdiç në vitin 1840.



    Copyright: Ky material duhet të përdoret vetëm duke respektuar të drejtat e autorit. Materiali u mor nga www.mirditaonline.net


    FUND

    toni77

  8. #8
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    PAPE ME ORIGJINE ILIRE - ARBERORE (renditja kronologjike)


    nga Gjin Andrea Varfi

    ° Shen Eleuteri pape, prej Nikopolit te Epirit (Preveza, ne jug te Camerise ) martir; mban fronin papnor në vitet 171-185. Festa e tij është me 26 maj. Renditet i katermbedhjeti në listën e papëve. Eshte i biri i Abondit të Nikopolit.


    Bibl. Enciclopedia italiana fondata da Giovanni Treccani, Roma 1949, vol.XXVI, p.249; vol.XIII, p.779. Zhan Klod Faveirial "Historia e Shqiperise", Plejad 2004, f.80.

    ° Shen Urbani I pape, (prej l1irie) martir, mban fronin papnor ne vitet 222-230. Festa e tij eshte me 25 maj. Renditet i tetembedhjeti ne listen e papeve.


    Bibl. Enciclopedia italiana fondata da Giovanni Treccani, Roma 1949, vol.XXVI, p.249; vol.XXXIV, p.771. Fan Stilian Noli "0 Zot, shpetoje Shqiperine"ne Saint George Cathedral, Boston (USA) 1971.

    ° Shen Kai pape, (prej Salone, Dalmaci ) martir, mban fronin papnor ne vitet 283-296. Festa e tij eshte me 22 prill. Renditet i njezet e nenti ne listen e papeve.


    Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma-l949, vol.XXVI, p.249. Zhan Klod Faveirial, Historia e Shqiperise Plejad 2004,f.90.

    ° Papa Pali IV (Karafa) mban fronin papnor ne vitet 1555-1559. Renditet i dyqind e njezet e pesti ne listen e papeve. Gjate kohes se tij, me 1555 botohet ne gjuhen shqipe "Meshari" prej klerikut shqiptar Gjon Buzuku. Sot ndeshim nje fshat arberesh te Kalabrise (ne Katanzaro) qe mban emrin Karafa.


    Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol.XXVI,p.250; 236; vol. II,p.92;vol. VIII,p.930; 927. Fjalori enciklopedik shqiptar, Tirane 1985, f.136.

    ° Papa Gjoni IV, Dalmati (prej Ilirie), mban fronin papnor ne vitet 640.642. Renditet i shtatedhjete e katerti ne listen e papeve.


    Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol. XXVI, p.250; vol. XVII, p.252.

    ° Papa Sisti V (Peretti), mban fronin papnor ne vitet 1585-1590. Renditet i dyqint e njezet e nenti ne listen e papeve. Familja Pereti emigroi ne Itali nga Krusheva (Gryka e Kotorrit).


    Bibl. Enciclopedia italiana, fondata da G. Treccani, Roma 1949, voIXXVI, p.251 ; vol.XXXI, p.923-924. Edith Durham "Brenga e Ballkanit", Tirane 1991,f.508.

    ° Papa Klementi XI (Albani), mban fronin papnor ne vitet 1700-1721. Renditet i dyqind e dyzet e pesti ne listen e papeve. Me urdherin e tij u mbajt Koncili i Arberit, me 10 korrik 1703 ne Merkinje te Lezhes; ku pervec te tjerash u muar vendimi per hapjen e shkollave shqipe dhe per botimin e teksteve ne gjuhen shqipe. Aktet e Koncilit te Arberit u botuan ne shqip me 1706. Familja Albani emigroi nga Arberia ne Urbino (Itali), me 1464. Mblemrl i tyre - Laci - nderroi ne mbiemrin Albani.


    Bibl. Enciclopedia italiana, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol. XXVJ, p. 251; vol.X, p.572; vol. II, p.95; Fjalori enciklopedik shqiptar, Tirane 1985, f.585.


    toni77

Tema të Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  3. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •