Ramiz Kovaēi lindi me 22 mars 1929 ne qytetin e Krujes ne nje familje patriotike dhe itelektuale nga te te hereshmet e Krujes. Ka mbaruar liceun artistik Jordan Misja me petagog Mihal Cikon. Me vone vazhdoi konservatorin e Sofies me profesoret e medhenj bullgar Brembarov, Josifov ku shkelqeu ne studimet e tij duke u diplomuar me medalje te arte. Me pas specializohet ne Akademine Santa Cecilia ne Rome ku vleresohet maksimalisht. Solist i pare i Teatrit te Operas dhe Baletit me nje kariere brilante. Siē thote edhe kompozitori Ēesk Zadeja Do ta kishte zili edhe nje bariton boteror per nivelin e larte baritonal per repertorin e tij dhe zerin brilant. Ka luajtur me nivel te larte te gjiitha rolet e baritonit te repertorit shqiptar dhe atij boteror nga Zadeja, Gaci, Harapi, Kono, Verdi, Rossini, Leoncavallo, Puccini, etj. Fitues i shume ēmimeve te medha si brenda ashtu dhe jashte vendit. I jane akorduar medalje dhe tituj si Artist I Popullit, Qytetar nderi i Krujes, etj. Eshte nje nga kengetaret e muzikes operistike me mė shume role ne Teatrin e Operas dhe Baletit. Gjithashtu eshte edhe nje nga themeluesit e Institutit te Larte te Arteve. Ka vdekur ne vitin 1994.
Krijoni Kontakt