Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Nr. 1 Maska e marius
    Anėtarėsuar
    21-08-2005
    Vendndodhja
    Diku afer ferrit...
    Postime
    43

    Irini Qirjako

    Irini Qirjako,kjo figure e paharruar e muzikes se lehte shqiptare me ka bere te degjoj per here te pare potpuri te ndryshme.Kenget e saja mund t'i degjoni tek www.albasoul.com. Githashtu mund te jepni edhe ndonje opininion per te ose cfardolloj informacioni tjeter.Jeni te mirepritur!!!!!!!!!!!!!!!!!
    ja albumet e saja:

    Volumi i I- Dy shelege ne nje porte- http://muzika.albasoul.com/album.php?&id=255

    1.Dy shelege ne nje porte
    2.Dallendyshe e vogel o (potpuri)
    3.Neme uje se plasa (potpuri)
    4.Ik andej se te merr lumi (potpuri)
    5.Moj unaza gure-jeshile
    6.Permbi Tepelene
    7.Dy lule te bardha
    8.Me dergoi babai me shqerra
    9.Selam salaria

    Volumi i II- Kenget e Atdheut-http://muzika.albasoul.com/album.php?&id=307

    1.Fryn veriu dhe kallojeri
    2.Kenga e nenes
    3.Potpuri Gjirokastrite
    4.Dola ne gerxhe ne maje
    5.Mbece more shoke mbece
    6.Kenget e Atdheut
    7.Qe diten qe vdiqe moj
    8.Vito pellumbesha
    9.Thelleza qe shkel mbi vese

    Shpresoj qe t'ju pelqejne.

    ____________________
    R3$P3KT3

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    te lumte marius per hapjen e kesaj teme! Irini Qirjako duhet te jete nje nder kengetaret me te mirat te Shqiperise sot. Me pelqen shume. flm

  3. #3
    ~SmiLe~ Maska e BaBy_BiRbA
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Melbourne, Land Down Under
    Postime
    582
    Irini E ka zerin shume te mire.Une kam patur shoqe te bijen dhe sa here te shkoje te shpia saj,ajo vetem duke kenduar ishte,LoL. Her voice is just awesome.
    Shmile Pweet Face..Me Wubz U :D

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Goc_Labe
    Anėtarėsuar
    13-10-2006
    Postime
    64
    kengetare e mrekullushme dhe s plaket kurr

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Mjeshtrja e madhe Irini Qiriako sė shpejti me njė album tė ri

    Mjeshtrja e madhe Irini Qiriako sė shpejti me njė album tė ri

    Do kemi mundėinė qė sė shpejti tė dėgjojmė njė album tė ri tė kėngėtares sė mirėnjohur tė muzikės popullore Irini Qiriako. Njė album me kėngė tė reja dhe plot gjallėri dhe emocion. Kėngė polifonike dhe kėngė ku qetėsia do tė dominojė. Njė kėngėtare qė vitet e punės i kanė dhėnė jo vetėm esperiencė por edhe mund tė kritikojė dhe kėshillojė brezin e ri tė kėngėtarėve qė tė nxjerrin nė pah vlerat e kėngės popullore, vlera qė janė pėrcjellė nga brezi i saj. “Pėrse duhe tė kėndojmė kėngėn e huaj tė pėrkthyer kur kėngėt tona janė ēudibėrėse jashtė, janė aq tė bukura dhe tė fuqishme sa mund tė mjaftohemi me faktin se kėnga “Mbeēė more shokė mbeēė” e kėnduar jashtė vendit ka arritur tė pėrlotė jo vetėm spektatorin tonė qė jeton atje por edhe spektatorin e huaj?” Kjo ėshtė pyetja qė shtron Irini gjatė kėsaj interviste. Pra polifonia jonė dhuron aq emocion, e pėrse tė prezantohemi me kėngė tė huaj apo aq mė keq ti prezantojmė ato si tonat kur ne jemi njė popull me aq shumė vlera sa vetėm ne i di dimė, pėrse tė mos i evidentojmė kėto por i lėmė nė heshtje dhe harrojmė traditėn tonė?

    Albumi i ri

    Irini shprehet se akoma nuk e ka vendosur se ēfarė titulli do t’i vėrė, sepse ėshtė nė pėrfundim tė punės, duke qenė se nėntė kėngė i ka pėrfunduar. Shumicėn e tyre i ka orkestruar Edmond Zhulali qė ka njė krijimtari mjaft tė mirė. “Ashtu siē bėra me albumin e kaluar, ky album ka njė krijimtari muzikore si baladė, njė muzikė e lehtė dhe e qetė, dhe ka mbetur vetėm njė kėngė pa u mbaruar akoma . Tė tjerat jane mė motive popullore dhe nė kėtė zhanėr Edmond Zhulali ka mjaft krijimtari dhe ėshtė mbėshtetur tek burimi popullor. Tekstet i kam bėrė vetė me Edmondin “, - thotė ajo. Ato janė kėngė shumė tė bukura popullore dhe kanė brenda ritėm, kėngė polifonike por tė sjella nė njė tjetėr mėnyrė qė kanė edhe pak ndryshim. Ka futur edhe grupin polifonik dhe ison pėrveē pėrbėrėsve tė tjerė. Albumi i ri do tė ketė si kėngė kryesore njė kėngė qė i kushtohet njė vajze tė dashuruar qė ka frikė tė takojė tė dashurin. Ka frikė mos e shohin prindėrit dhe kjo ėshtė kėnga “Mė kėrkon portė mė portė”. Djali e kėrkon vajzėn portė mė portė pėr ta gjetur por atė nuk e lė vėllai nuk e lėnė pridėrit, vijon me frikė se mos e vrasin. Njė gjė mjaft thelbėsore ėshtė lidhja e jugut me veriun sepse ne jemi njė , se ne jemi shqipėtar dhe nuk asnjė botė tė na ndajė. Kjo ėshtė sa atdhetare aq edhe njerėzore... etj. “Ėshtė njė kėngė shumė e bukur por pėr mė shumė do tė ta lė surprizė pėr mė vonė kur tė dalė albumi.”, - shprehet Irini. (Ajo vijon tė kėndojė disa vargje dhe biseda merr njė tjetėt rrugė, ajo bėhet mė e shpengur dhe mė e lirshme, sepse kur njeriu flet pėr pasionin e vet qė ia kushtuar jetėn dhe profesionin ėshtė e vėshtirė tė flasėsh ndryshe.) Ka njė risi tek videoklipet e kėtij albumi, por edhe kjo ėshtė surprizė.

    Pengjet qė nuk janė realizuar

    Ēdo artist sa do tė arrijė nė jetė ka edhe pengje, ose mbase nuk janė pengje por mund tė themi se dėshiron tė arrijė akoma mė shumė, se ka ėndrra pėr tė realizuar dhe dėshira pėr tė arritur nė jetė. “Unė nė krahasim me tė tjerė artistė nuk kam shumė pengje sepse kam mundur tė sjell nė jetė shumė plane dhe projekte qė unė kam pasur si synim nė karrierėn time profesionale. Jam akoma mjaft e kėrkuar nė koncerte dhe kėnga ime ėshtė mjaft e pėlqyer por artisti nuk kėnaqet asnjėherė sepse kėrkon shumė nga vetja. Unė asnjėherė nuk do tė ndaloj sė kėnduari dhe sė nxjerri albume sė paku pėr aq kohė sa unė do tė kem zė. Duhet tė jemi ne artistėt e vėrtetė qė bėjmė pėrpjekje dhe tė punojmė aq sa mundemi tė lėmė nė art e tė investojmė pėr artin shqiptar se nėse nuk e bėjmė ne kush do ta bėjė?” , - pyet Qiriako.

    Kėngėtarėt e rinj

    Duke folur pėr kėnėgėtarėt e rinj qė sė fundmi kanė pushtuar tregun muzikor kėngėtarja e mirėnjohur ka mjaft pakėnaqėsi kundrejt tyre, por jo pėr ė gjithė , pėr njė pjesė prej tyre. “Ka kėngėtarė dhe pseudokėngėtarė qė mund tė cilėsohen si tė rinj pėr nga koha qė i kanė kushtuar kėngės ose duke pasur parasysh se sa kohė kanė qė ia janė futur botės sė muzikės. Ka shumė prej tyre qė nuk i kemi dėgjuar asnjėherė tė kėndojnė live e nė tė tilla kushte nuk e dimė se si ėshtė vokali i tyre real dhe se sa janė vėrtetė kėngėtarė”, - tregon ajo. Sipas saj duke qenė se nuk i kemi dėgjuar tė kėndojnė drejtpėrdrejt por nėpėrmjet cd-ve apo albumeve muzikore ata mund tė kenė njė zė tė ēakorduar qė aparaturat jua akordojnė, mund tė stonojnė dhe i intonojnė, mund tė mos kenė vokal por iu jepet vokali nga cd-tė. Qiriako thotė se duhet tė marrin guximin tė kėndojnė live qė tė tregojnė vokalin dhe talentin e tyre nė muzikė. Nė fakt, kėto janė periudha qė ēdo vend i ka kaluar pėrsa i pėrket muzikės por “ai qė ėshtė kėngėtar i mirė ėshtė i tillė edhe me zė tė regjistruar edhe kur kėndon direkt nė tė kundėrt nuk mund tė thuash tė njėjtėn gjė, thotė Irini.

    Kritikė

    Njė kritikė ajo ka edhe pėr mediat vizive qė nėpėrmjet reklamės qė bėjnė kėngėtarėve gabpjnė. “Njė kritikė tė madhe pėr kėtė do i jepja medias vizive sepse reklamon pseudokėngėtarė reklama qė pėr mua janė nė fakt antireklama duk pasur parasysh se kujt i bėhet ky publicitet. Unė jam e mendimit se mediat tona nuk duhet ti bėjnė kaq pompozė kėta kėngėtarė”, - shprehet ajo. Sipas Qiriakos, kjo ėshtė njė temė qė ajo dhe tė tjerė kėngėtarė e diskutojnė edhe me profesorėt e tyre tė nderuar dhe kėngėtarė tė tjerė tė brezit tė saj, siē janė Afėrdita Zonja, Irma Libohova, Liljana Kondakēi etj dhe ėshtė pėr tė ardhur keq qė ne kemi arritur deri nė kėtė pikė. Mė keq akoma ėshtė kur kėndohen si kėngė shqiptare kėngė tė huaja.

    Kėshilla pėr kėta kėngėtarė.

    “Nuk duhet tė jenė kaq megalomanė sa janė sepse, nuk ka asgjė mė tė mirė pėr njė njeri se sa modestia dhe thjeshtėsia qė janė dy ndėr mėnyrat mė tė mira pėr tė pėr tė ecur pėrpara. Edhe kėngėtarėt mė profesionistė kėrkojnė kėshilla dhe mendime nga njėri-tjetri. Sa mė shumė tė mėsosh aq mė mirė ėshtė sepse mėsimi ėshtė gjithmonė nė tė mirė tė dikujt e aq mė tepėr pėr tu bėrė profesionist”,- shprehet ajo me keqardhje. Dija dhe mėsimi nuk kanė as fund dhe as moshė. Edhe njė njeri qė ėshtė i vjetėr kėrkon tė mėsojė edhe nga tė rinjtė edhe nga tė vjetrit sepse njeriu kurrė nuk resht sė dashuri pėr tė ditur. Tė dish shumė nuk ėshtė e keqe e njeriut, ėshtė njė e mirė qė nuk tė bėn dėm.

    Bashkėpunimet

    Njė ndėr bashkėpunimet e saj mė tė suksesshme ėshtė ai qė ka pasur me Ervin Bushatin. Ajo shprehet se ėshtė ndjerė shumė mirė nė atė bahkėpunim. Tek kėnga “Lidhe qenin moj qėne”, ka qenė njė bashėkėpunim shumė i mirė. “Unė me ritmet e kėngės popullore ndėrsa Ervini me ritmet e tij pak mė moderne, pjesėmarrja e dy aktorėve tė humorit Rita Lati dhe Behar Mera dhe sigurisht edhe dora e Edmod Zhulalit qė arriti tė bėjė njė kombinim mjaft tė mirė”, -thotė ajo. Sipas saj Zhulali ėshtė njė kompozitor me mprehtėsi, intuitė dhe inteligjencė muzikore. Ajo shprehet se nuk ka pasur kritika pėr kėtė sepse artisėt si ajo qė kanė punuar kanė shumė eksperiencė dhe punė dhe ndjejnė pėrgjegjėsi kur paraqesin njė kėngė nė treg dhe ajo doli me sukses duke e pėlqyer jugu i Shqipėrisė dhe kjo e ka gėzuar jashtėzakonisht shumė. Ajo ka bashkėpunuar edhe me kompozitorin Aleksandėr Peēi, nė kohėn e tragjedisė sė Otrantos, me njė kėngė qė ka njė vokal tė jashtėzakonshėm si edhe njė operė ku Irini kėndonte oi-tė dhe pėr kėtė ishte mendja e Sandrit dhe puna e saj qė bėri tė dilte mirė. “Ideja pėr tė futur nė atė videoklip edhe dy aktorėt e mirėnjohur tė humorit shqiptar, Behar Mera dhe Rita Lati ka qenė e Edmond Zhulalit qė ėshtė njė kompozitor mjaft i mirė si edhe me mjaft inteligjencė muzikore gjė qė ka bėrė tė ketė mjaft sukses nė punėn e tij. Sigurisht edhe unė kam dhėnė mendimet e mia ku isha dakord e ku mė pėlqente dhe me atė kam bashkėpunuar pėr nxjerrjen edhe tė tre albumeve tė mia tė para. Ka njė eksperiencė tė gjatė pune tė frytshme me kompozotorin Zhulali. Bashkė ata kanė festuar mjaft kurorėzime tė suksesshme qė kanė qenė pėr tė dy, pikė mė shumė nė civitė e tyre, urime tė pėrzemėrta tė kolegėve dhe miqve. Por pėrveē Zhulalit, ajo ka bashkėpunuar edhe me Aleksandėr Peēin qė ėshtė njė tjetėr kompozitor me tė cilin ka punuar shumė dhe ka pasur sukses. Me tė ajo ka punuar edhe me muzikėn e filmave “Avni Rustemi” dhe “Dasma e Sakos”sepse vokali im qėndronte nė kohėn e duhur dhe me njė harmoni tė madhe . Ajo thotė se institucionet duhet tė krijojnė festivale tė tilla siē ėshtė pėrshembull nisma qė ka marrė Zhani Ciko, nismė kjo qė duhet pėrshėdetur nga tė gjithė. Organizimi i festivalit “Mimozat e Tiranės” ku marrin pjesė kėngėtarė tė ndryshėm arrin tė risjellė vlerat e mirėfillta tė muzikės popullore. Kėto vlera transmetohen duke pėrcjellė nga njėri brez nė tjetrin traditėn popullore qė ėshtė nė tė mirė tė shoqėrisė. Zhani Ciko ėshtė njė njeri me kapacitet qė ka arritur nėpėrmjet “Mimozave tė Tiranės”, tė ripromovojė pėr njė brez dhe tė prezantojė para brezit tė ri kėngėt e bukura popullore nė mėnyrė qė kėto vlera tė traditės sonė tė vyer tė transmetohen dhe tė mbeten nė arkiva..

    Kopjimi i kėngėve tė huaj fakti qė prentohen jashtė duke i cilėsuar kėto kėngė si shqiptare ėshtė njė defekt i atyre qė bėjnė kėtė kopjim e poashtu edhe ē’edukim i brezit tė ri . Po dėrgohen nė tregun e huaj si tė tilla dhe shqiptarėt e diasporės po keqinformohen.

    Kėngėt tona janė ēudibėrėse jashtė, janė aq tė bukura dhe tė fuqishme sa mund tė mjaftohemi me faktin se kėnga “Mbeēė more shokė mbeēė” e kėnduar jashtė vendit ka arritur tė pėrlotė jo vetėm spektatorin tonė qė jeton atje por edhe spektatorin e huaj. Pra polifonia jonė dhuron aq emocion, e pėrse tė prezantohemi me kėngė tė huaj apo aq mė keq ti prezantojmė ato si tonat kur ne jemi njė popuul me aq shumė vlera sa vetėm ne i di dimė, pėrse tė mos i evidentojmė kėto por i lėmė nė heshtje dhe harrojmė traditėn tonė?

    Ne na vjen keq se kemi sakrifikuar shumė pėr kėtė kėngė dhe rrtitjen e saj si edhe arritjen e saj deri ketu dhe nė kėto parametra artistikė. Kėtė e kemi bėrė qė ta mbajmė gjallė atė dhe jo qė ajo tė denigrohet. Kjo ka ndodhur edhe jashtė po atje ka ligje dhe ėshtė nė njė tjetėr mėnyrė

    Gazeta 55
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    _-bluesman-_ Maska e Jimi_Hendrix
    Anėtarėsuar
    22-12-2006
    Vendndodhja
    Arkivol
    Postime
    116
    Po ti doni keto kenget, me pak kontribut (para) i marr une dhe jua jap!

  7. #7
    shane_Cl
    Anėtarėsuar
    04-07-2005
    Vendndodhja
    UK, Angli, Liverpool
    Postime
    24
    e ka nxjere irini cd-ne te re?
    e ku mund ta blejme jashte shqiperise ppl ?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Eshte kengetare shume e madhe.Te bene ti harrosh brengat menjehere kur degjon zerin e saj karakteristik.Veshjen qe ajo mbane gjithmone(me duket se eshte veshje Lungjerie),eshte gjithashtu fantastike.

    E degjoj dhe njekohesisht e perjetoj kengen e saje.

  9. #9
    Kur e kam degjuar per her te par, por edhe tash per her te fundit, jam i bindur, qe eshte nr 1.
    po cfar Nexhmije cfar bakrraqi...!!!???

  10. #10
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Irini Qirjako - Oj zogo

    Oj zogo, oj zogo jelek me vija
    A i ke pa? A i ke pa shoqet e mia?

    I kam pa, i kam pa o nen nje hije
    Tuj u ba gati pėr nusėrie

    Oj thėllėnxė, oj thėllėnxė, thėllėnxė e malit
    A i ke ba? A i ke ba ēorape djalit?

    I kam ba, i kam ban e i kam qėndise
    lule-lule i kam ujdise

    Hajde nuse, hajde nuse dalėngadale
    Ka shumė ditė, ka shumė ditė qė tė pres me ardhe

    Plasi vallja, plasi vallja ore-ore
    nusja jonė si lule bore


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-10-2013 mė 12:58
    Edi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano drekon me ministrin e jashtem Lulzim Bashen
    Nga Apolloni31 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 12:19
  2. Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Vazhdojnė punimet e rrugės Durrės-Morinė
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  5. Edi Rama, rikandidat pėr kryetar Bashkie nė Tiranė!
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 17:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •