Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Mësime fetare për fëmijët orthodhoksë

    1. Ati ynë i Madh

    Ne të gjithë kemi një Atë të përbashkët; një Atë të Madh. Ky atë është Perëndia, Zoti ynë. Perëndia e bëri të bukur këtë botë që shohim. Ajo bëri qiellin me diellin, me hënën dhe me tërë yjet që ndritin natën. Ajo bëri dheun me lulet e bukura, me malet, me fushat, me lumenjtë, me burimet dhe me detet. Bëri tërë kafshët që ndodhen në tokë. Tërë shpendët që fluturojnë në qiell dhe tërë llojet e peshqve që ndodhen në ujë. Perëndia na bëri dhe ne njerëzit që të na ketë bij të saj. Zoti na dha këshilla të bukura e të dobishme si lipset të sillemi ne me njëri-tjetrin. Edhe të tëra të mirat që kemi, të gjitha Ai na i ka falë.

    Pra, meqenëse Zoti na i ka falur tërë këto të mira, a nuk duhet që edhe ne ta duam atë me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt? Sigurisht, po. Veçanërisht të vegjëlit Zoti i do shumë. Por jo të gjithë. Zoti do vetëm ata që sillen urtë e mirë dhe që plotësojnë këshillat dhe porositë e Tij. Këto këshilla do t'i mësojmë më poshtë.



    Pyetje:

    Cili është Ati ynë i përbashkët?
    Ç'bëri Perëndia?
    Përse duhet ta duam ne Perëndinë?
    Cilët nga fëmijët do Zoti më tepër?

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Vendi, koha dhe mënyra e të thënit të lutjeve tona të përditshme

    a) Perëndia ndodhet kudo. Ajo na sheh e na dëgjon në çdo vend që mund të jemi. Prandaj, kudo mund t'i falemi Zotit. Mirëpo, është zakon që ne të krishterët orthodhoksë nëpër shtëpitë tona, të kemi një vend të posaçëm të solisur me ikona të shenjta, ku edhe drejtohemi kur duam që të falemi.
    Por do të më thoni: ç'domethënë ikonë? Ikonë domethënë shembëlltyrë. Ikona quhen vetëm ato që paraqesin të pikturuar: Zotin tonë Jisu-Krisht, Zonjën Shën-Mëri, engjëjt ose shenjtorët.
    Ikonat e shenjta na shërbejnë për të na sjellë ndërmend Perëndinë dhe shenjtorët dhe për të na përmbledhur në mendje kur falemi. Përpara këtyre ne ndezim kandile me vaj të mirë dhe shpeshherë edhe qirinj prej dylli. Këto shembëllejnë dritën e besimit tonë dhe nxehtësinë e dashurisë sonë.

    b) Zoti, si një Atë i mirë, na jep gjithçka që kemi nevojë për të jetuar. Prandaj ne e kemi për detyrë që t'i falemi, ta lavdërojmë e ta falenderojmë gjithnjë.
    Mirëpo, me që kemi dhe punë të tjera për nevojat tona të përditshme, Kisha jonë e shenjtë na ka caktuar kohë kur duhet të falemi. Dhe koha është kjo:

    1. Në mëngjes kur ngrihemi nga gjumi.
    2. Në fillim dhe në mbarim të mësimit.
    3. Në fillim dhe në mbarim të ngrënies.
    4. Në mbrëmje para se të flemë.

    c) Lutjet duhet t'i themi me rregull, ashtu siç janë shkruar në këtë libër të vogël. Para se të nisim lutjen lypset të kthehemi nga vendi ku janë ikonat e shenjta, të bëjmë shenjën e kryqit dhe duke qëndruar drejt ose në gjunjë, pa u ngutur dhe me vëmendje të madhe të themi lutjen e duhur.



    Pyetje:

    Ku mund t'i falemi Perëndisë?
    Përse mund t'i falemi kudo?
    Ç'zakon kemi ne të krishterët ortodoksë?
    Ç'domethënë fjala ikonë?
    Ç'quhen ikona?
    Përse i përdorim ikonat?
    Ç'ndezim para ikonave dhe ç'shembëllejnë ato?
    Pse duhet të falemi?
    Si duhet të falemi?
    Kur duhet të falemi?

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    LUTJET

    1. Lutja kur ngrihemi në mëngjes dhe kur fillon mësimi:

    0 Ati ynë Qiellor
    Burim i së vërtetës
    I dritës dhe i jetës
    Ndriçojë mendjen tonë
    Vendin tonë të dashur
    Atdheun tonë të shtrenjtë
    Prindërit dhe mësuesit
    Ruaji për shumë vjet.


    2. Lutje kur mbaron mësimi:

    O Zot i Shenjtëruar
    Emrin tënd po lavdërojmë
    Për sa kemi mësuar
    Ne të gjithë të falenderojmë

    * * *

    O Zot i Madh ndihmona
    Mendjen të ndriçojmë
    Dhe punë të mira
    Përherë të mësojmë


    3. Lutje para ngrënies:

    Ati ynë që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell e mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot, dhe falna fajet tona, sikundër edhe neve ua falim fajtorëve tanë dhe mos na shtjer në ngasje, por shpëtona nga i ligu, Amin.


    4. Lutje pas ngrënies:

    Të falenderojmë o Zot i gjithëmirë se na nginje me tërë të mirat. Ndriçona përherë që të bëjmë punë të mira dhe të pëlqyera prej Teje, se Ti o Zot je ndihmësi dhe ndriçuesi. Amin.


    5. Lutje para se të flemë:

    O Zot, dita u mbarua
    Edhe nata u afrua
    Ditën Ti na ke ndihmuar
    Mësimet për të mësuar
    Ti dhe natën kujdesohe
    Dhe nga ne nuk largohe
    Ji dhe pranë meje o Zot
    Që pa Ty nuk rroj dot.
    Vendin tonë edhe Atdhenë
    Ruaji për shumë vjet
    Edhe prindërve të shtrenjtë
    Falu jetë dhe shëndet.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Prindërit tanë

    Thamë në mësimin e parë se, me që Zoti na i ka falur tërë të mirat që kemi, duhet ta duam atë dhe të jemi mirënjohës. E, pra, atëherë e duam Zotin dhe e shfaqim mirënjohjen tonë kundrejt tij kur plotësojmë këshillat dhe porositë që na ka dhënë. Edhe duhet që t'i plotësojmë se janë për të mirën tonë dhe për dobinë tonë.
    Një nga këto këshilla që na dha Zoti është: të duam prindërit tanë: babanë dhe nënën. Se prindërit tanë përkujdesen për ne më tepër se çdo njeri tjetër në botë. Ata na duan sa asnjë tjetër në boë. Ata na duan më tepër ne se sa veten e tyre. Prandaj babai ynë i ngratë shkon edhe punon jashtë që në mëngjes gjer pasdite. Mundohet dhe vuan që të na sjellë në shtëpi ç'ka na duhet. Na sjell ushqim. Na sjell rroba të mira. Na çon në shkollë që të mësojmë. Na bie libra dhe fletore. Kujdeset për shëndetin tonë. Edhe në rast se ndonjëherë sëmuremi, thërret doktorin dhe blenë ilaçe që të bëhemi mirë.
    Po nëna? Edhe nëna ç'nuk bën për ne! Ajo ditë e natë rri në këmbë që të na shërbejë. Na shikon me zemër të njomë dhe na gëzon. Ajo na ndihmon që të vishemi. Ajo na lan. Ajo na përgatit gjellën. Ajo kujdeset çdo minutë për ne që të mos na ndodhë ndonjë e keqe. Edhe kur jemi të sëmurë ajo rri pranë nesh dhe na shërben ditë e natë.
    Ç'tregojnë pra këto të gjitha? Se me të vërtetë babai dhe nëna na duan më tepër se çdo njeri tjetër në botë. Tregojnë se sa e drejtë është këshilla që na jep Zoti, që të duam prindërit tanë.
    Edhe ne, pra, duhet t'i duam dhe t'i nderojmë. Çdo këshillë që na japin lipset ta dëgjojmë dhe çdo porosi që na thonë duhet ta plotësojmë. Kurrë nuk duhet t'i hidhërojmë me sjelljet tona, se jo vetëm që bëhemi fëmijë të këqinj por edhe Zotin e dëshpërojmë.

    Në lutjet tona duhet t'i lutemi përherë Zotit që të na ruajë nga çdo e keqe, dhe të na ndriçojë që kurrë të mos i dëshpërojmë.


    Pyetje:

    Kur e duam ne Zotin?
    Cila është këshilla e parë që na jep Zoti?
    Pse duhet t'i duam prindërit?
    Si i duam prindërit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-12-2005 më 15:46

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kisha

    Kisha është shtëpia e Zotit. Në kishë shkojmë çdo të dielë dhe të kremte të madhe t'i falemi Perëndisë. Perëndia brenda në kishë nuk duket; por është kudo dhe na sheh. Në kishë qëndrojmë me duart të kryqëzuara. Dëgjojmë me vëmendje priftërinjtë dhe psaltët.
    Në kishë shohim ikona, llambadhe, frone dhe amvonin. Prapa vendit ku janë ikonat është shenjtërorja. Në shenjtërore ndodhet tryeza e shenjtë. Atje, para tryezës së shenjtë, falet prifti.
    Prifti është meshtar i Zotit. Ai na mëson punët e Zotit. Ai i falet Zotit për ne. Ai na këshillon përherë për të mirën tonë. Prandaj duhet ta duam e ta nderojmë. Kudo që ta shohim t'i puthini dorën. Ka shumë fëmijë që nuk sillen ashtu siç duhet kundrejt priftit. Ata janë fëmijë të edukuar keq. Ne nuk duhet të sillemi si ata. Ne duhet të jemi të mirë dhe duhet ta respektojmë priftin dhe të këshillojmë dhe shokët tanë që të bëjnë kështu.
    Në kishë të shkojmë rregullisht për çdo të dielë dhe të kremte të madhe, se atje mësojmë shumë gjëra të mira. Kështu na këshillon Zoti dhe kështu duhet të bëjmë. Në kishë të rrimë urtë e mirë se është mëkat i madh që të bëjmë zhurmë te shtëpia e Zotit.
    Po të sillemi kështu atëhere Zoti do të na dojë dhe do të na ndihmojë.


    Pyetje:

    Ç'është kisha dhe kur shkojmë atje?
    Ç'shohim brenda në kishë?
    Ç'është prifti dhe ç'na mëson?
    Si duhet të sillemi karshi priftit?
    Si duhet të qëndrojmë në kishë?

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Shkolla

    Pas kishës vendi më i shenjtë është shkolla. Në shkollë mësuesi ose mësuesja na mësojnë të shkruajmë dhe të lexojmë. Njeriu që s'di të shkruajë e të lexojë është i verbër. Atje ata na mësojnë se si lipset të sillemi me njëri-tjetrin. Si lipset të sillemi kundrejt më të mëdhenjve. Si lipset të sillemi kundrejt Atdheut dhe shumë gjëra të tjera të mira na mësojnë.
    Prandaj në shkollë duhet të vijmë rregullisht. Të qëndrojmë urtë e mirë. Mësuesin ose mësuesen që na mësojnë gjithë ato gjëra të mira t'i duam, t'i nderojmë dhe t'i dëgjojmë. Mësimet t'i mësojmë ashtu siç duhet dhe me kujdes; jo shkel e shko, siç thotë një fjalë e popullit. Të mos e shkojmë kohën vetëm në lodra dhe në shëtitje. Më parë duhet të mësojmë mësimet dhe pastaj lodrat dhe shëtitjet. Atë fëmijë që mëson, Zoti e do dhe e ndihmon, që kur të rritet të bëhet njeri i mirë dhe i dobishëm si për vete, si për prindërit e tij ashtu dhe për Shqipërinë. Shqipëria jonë ka nevojë për njerëz me shkollë. Ajo e di që njeriu pa shkollë është fatkeq. Prandaj janë çelur shkolla kudo. Kjo është dhe dëshira e kombit tonë. Ne që e duam kaq tepër popullin tonë lipset t'ia plotësojmë dëshirën dhe të mësojmë që të bëhemi shqiptarë të mirë e të kulluar.


    Pyetje:

    Cili është vendi më i shenjtë mbas kishës?
    Ç'na mësojnë mësuesi ose mësuesja në shkollë?
    Si lipset të sillemi ne dhe ç'duhet të bëjmë?

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Lindja, e Zotit tonë Jisu Krisht

    Ne quhemi të krishterë se i besojmë Zotit tonë Jisu Krishtit dhe rrojmë pas mësimeve të tij të shenjta.
    Zoti ynë Jisu Krisht lindi prej Zonjës sonë Shën Mari dhe prej Shpirtit të Shenjtë. Edhe ja se si: Në një qytet të vogël që quhej Nazaret rronte para shumë kohësh një vajzë e urtë dhe shpresëtare e quajtur Maria. Kjo vajzë është Zonja jonë Shën Maria. Një ditë pra, kur Shën Maria ishte duke u falur në dhomën e saj iu shfaq një engjëll dhe i tha se Perëndia e ka zgjedhur të lindë Zotin tonë Jisu Krishtin.
    Kur u afrua koha e të lindurit, Shën Maria bashkë me Shën Josifin, një plak të ndershëm dhe shpresëtar që kujdesej për të, duhej të shkonin për një punë në një tjetër qytet që quhej Betlehem. Mirëpo atje arritën natën dhe kështu nuk gjetën vend për të fjetur. Atëherë u detyruan të shkojnë e të flenë në një shpellë ku flinin bagëtitë, shpellë e cila ishte jashtë qytetit.
    Atë natë Perëndia i fali Shën Marisë Zotin tonë Jisu Krishtin. Ajo e mbështolli në shpërgenj dhe e vuri në një grazhd të vogël. Një dritë e madhe ndriti tërë shpellën dhe engjëjt këndonin këngë të shenjta. Disa barinj që ishin aty afër duke kullotur bagëtitë, erdhën dhe iu falën Zotit Krisht.
    Lindjen e Zotit tonë Jisu Krishtit e kremtojmë për çdo vit më 25 të dhjetorit
    Një ditë para Krishtlindjes dalin fëmijët nëpër shtëpitë dhe këndojnë kolindet.


    Pyetje:

    Si quhej qyteti ku banonte Shën Maria?
    Ç'i tha engjëlli Shën Marisë?
    Cili kujdesej për Shën Marinë?
    Si quhej qyteti ku shkoi Shën Maria?
    Ku lindi Zoti Krisht?
    Ç'ngjau atëhere kur lindi Zoti?
    Kur e kremtojmë ne lindjen s Zotit Krisht?

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Pagëzimi i Zotit Krisht

    Anës së lumit Jordan mësonte dhe pagëzonte njerëzit Shën Joan Pagëzori.
    Kur Zoti ynë Jisu Krisht u bë tridhjetë vjeç erdhi dhe ai te Shën Joan Pagëzori dhe u pagëzua prej tij.
    Atëherë u hap qielli dhe zbriti Shpirti i Shenjtë si një pëllumb mbi Zotin Krisht.
    Gjithashtu u dëgjua dhe zëri i Atit qiellor që thoshte për Zotin tonë: ky është Biri im i dashur. Këtë të dëgjoni.
    Pagëzimin e Zotit Krisht e kremtojmë më 6 janar, ditën e Ujit të bekuar. Atë ditë, pas mbarimit të meshës, prifti së bashku me popullin shkojnë në ndonjë lumë të afërt, ose në vendin e përgatitur dhe bekon ujin. Pastaj tërë orthodhoksët vijnë dhe marrin nga ai ujë që quhet ajazmë dhe e mbajnë në shtëpi për shëndet.


    Pyetje:

    Kush e pagëzoi Zotin Krisht?
    Sa vjeç qe Zoti Krisht kur u pagëzua?
    Ç'u bë kur u pagëzua Zoti Krisht?
    Kur e kremtojmë pagëzimin e Zotit Krisht?
    Ç'bën prifti ditën e Ujit të bekuar?

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Hyrja e Zotit Krisht në Jeruzalem

    Zoti Krisht i mësonte njerëzit si të falen te Perëndia e si të sillen njeri me tjetrin.
    Si ndihmës në këtë Zoti ka pasur dhe dymbëdhjetë nxënës ose apostuj.
    Pasi leçiti për tri vjet rrjesht dhe bëri shumë mrekullira nëpër fshatrat e qytetetet, Zoti Krisht vajti dhe në Jeruzalem.
    Atje populli e priti me nderime të mëdha si një mbret. Disa mbanin degë palmash në dorë, të tjerë shtronin rrobet e tyre përdhe që të kalonte Zoti. Të gjithë thërisnin: Hosana Bir i Davidit. I bekuar është ai që vjen me emrin e Zotit!
    Këtë ngjarje ne e kremtojmë të dielën para Pashkës së Madhe, që quhet e e Diela e Palmës (Dafinës).
    Atë ditë prifti ndan në kishë degë dafine për kujtim të atyre degëve që mbajti populli i Jeruzalemit kur priti Zotin Krisht.


    Pyetje:
    Ç'i mësonte Zoti Krisht njerëzve?
    Sa nxënës ka patur Zoti Krisht?
    Si e pritën Zotin Krisht në Jerusalem?
    Kur e kremtojmë ne këtë ngjarje?
    Ç'bën prifti atë ditë dhe pse?

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Pësimet e Zotit Krisht

    Të parët e judejve e urrenin Zotin Krisht, mbasi populli e donte tepër dhe dëgjonte më tepër atë. Dhe që të mundnin ta zinin e ta zhduknin, blenë me të holla një nga nxënësit e Zotit që quhej. Juda Iskariot, i cili u premtoi atyre se do t'ua dorëzonte.
    Ky, pra, natën e së Enjtes së Madhe, mori me vete shumë ushtarë dhe njerëz të tjerë dhe vajti në kopshtin Gjethsimani ku shkonte përherë Zoti Krisht dhe falej. Atje e kapi, i lidhi duart dhe e solli në gjykatë.
    Në gjykate qenë mbledhur të parët e judejve, të cilët pasi e rrahën me kamxhik, e tallën dhe e pështynë duke i vënë në krye një kurorë prej gjembash, e dënuan pa i gjetur ndonjë faj.
    Të premten në mëngjes, që ta turpëronin edhe më tepër e mbërthyen në kryq në mes dy kusarësh. Në kryq Zoti Krisht nuk duroi shumë. Pas pak orësh dha shpirt. Atë kohë, një errësirë e madhe u bë në të gjithë botën dhe kurtina e kishës së Jeruzalemit u ca më dysh.
    Ata që ishin atje afër kur panë këto që ndodhën, thanë: Me të vërtet ky është Biri i Perëndisë. Pësimet e Zotit i kremtojmë të Enjten e madhe kur në kishë këndohen të dymbëdhjetë ungjijtë që tregojnë ato që vuajti Zoti.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  2. Ka ardhur koha qe shteti te marre ne dore institucionet fetare!
    Nga NoName në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 16:36
  3. Kërkohet xhihad në rrugët e Shkupit dhe Tetovës
    Nga Shkupi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 18:05
  4. Rexhep Qosja: Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  5. Toleranca fetare apo papergjegjshmeri?-nga Pirro Misha
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-01-2003, 07:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •