Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215

    Salajdin Salihu

    LEXOJE ME KUJDES!
    Nėse ekziston ndonjė perpetum mobile, ai mund tė jetė Njeriu. Ai ka aftėsi tė prodhojė vazhdimisht Dashuri, ashtu siē ka mundėsi tė prodhojė edhe Urrejtje. Ai mund tė zgedhė: Dashuria na afron me Hyun dhe Njeriun. Urrejtja na largon edhe nga Hyu edhe nga Njeriu.


    1.
    Lexo me kujdes, o i urti lexues, kėto fjalė shpirti! Fjalė si nė testament. Tė ftojnė pėr tė dashuruar.

    2.
    Jeta ėshtė si njė stacion, ku disa vijnė e tė tjerė ikin. Njeriu ėshtė njė udhėtarė i pėrkohshėm. Pėrjeton agun dhe muzgun. Nė kėtė segment tė quajtur jetė, me dy skaje kufizuese – lindjen dhe vdekjen – kemi mė sė shumti nevojė qė tė dashurojmė njėri – tjetrin. Dhe mos frikėsohemi se do tė na harxhohet dashuria. Ajo ka aftėsi vetprodhuese. Nėse ekziston ndonjė perpetum mobile, ai mund tė jetė Njeriu. Ai ka aftėsi tė prodhojė vazhdimisht Dashuri, ashtu siē ka mundėsi tė prodhojė edhe Urrejtje. Ai mund tė zgedhė: Dashuria na afron me Hyun dhe Njeriun. Urrejtja na largon edhe nga Hyu edhe nga Njeriu.

    3.
    Nėse kjo jetė ėshtė e pėrkohėshme, e cila sillet shumė egėr me ata qė e duan, vetėm pėr t’i vėnė nė sprovė, ka edhe njė jetė tjetėr qė mbetet e pėrhershme, e gjithėkohėshme. Mbase duhet tė mjaftojė vetėm ky mendim qė tė aktivizojmė brenda qenies sonė gjithė mekanizmat qė prodhojnė Dashuri? Cili njeri i pasur dhe i fuqishėm arriti qė tė mposhte pushtetin e Vdekjes? A nuk ishte e kotė edhe pėrpjekja e Gilgameshit pėr tė mposhtur Vdekjen? Po, athua, ēdo tė bėhej me Njeriun nėse ai nuk do ta njihte Vdekjen? Mbase jeta e tij do tė ishte shkretėtirė bezdie. Njė udhėtim i pėrhershėm, i pamotivuar. Bindja se jemi tė vdekshėm, mbase, ėshtė forcė qė na mundėson qė tė njohim Jetėn, me tė gjitha pamjet mashtruese tė saj. Vet fytyra e Vdekjes, qė na shfaqet vazhdimisht, sikur na thotė se Jeta ėshtė aq e shkurtė prandaj duhet jetuar, edhe kur ajo sillet egėr, ndėrkohė qė duhet lėrė edhe tė tjerėt ta jetojnė. T’ia mbledhėsh Jetės tė gjitha grimcat e kėnaqėsisė qė t’i fal ajo, sepse jepet sall njėherė, e asnjėherė tjetėr, ndėrsa Njeriu ėshtė qenie unikate, qė nuk pėrsėritet kurrė, prandaj, si ēdo gjė unikate ka vlerėn e vet tė pallogaritshme me asnjė shumė materiale.

    4.
    “Jeta ėshtė triumfatore”, tha poeti. Dhe ajo ėshtė triumfatore vetėm kur nė qenien tonė nuk hyn Makbethi, Juda, Jagua, por hyn madhėshtorja e pėrndritshmja Nėnė Tereza …
    Tjetri shtoi: “Sa e bukur ėshtė jeta”. Dhe jeta ėshtė e bukur vetėm kur jetėn tonė e krahasojmė me jetėn e njė tjetri.
    Njė personazh i pėrvuajtur i Dostojevskit thotė: “Nuk ka nė botė tė tillė makthi e brenge, qė tė ma mposht etjen pėr tė jetuar”. Kurse tjetri shton: “Sa do tė ma kishte ėndja tė rroja pėrsėri! Ēdo minutė, ēdo ēast jete duhet tė jenė kėnaqėsi e parrėfyer pėr njeriun”.
    Dhe kur do tė fillojmė tė meditojmė thellė e mė thellė, do tė shohim se ėshtė e kotė qė, nė kėtė kohė kaq tė trazuar, tė fillojmė tė vritemi mes vete. Sa mėkatarė janė ata qė krijojnė zbrazėtira nė zemrat e nėnave, grave, fėmijėve, “qė as shekujt nuk i mbushin” (Buzzati). Mė shumė se ferr pėr shpirtrat e tyre.

    5.
    Lexo me kujdes, o i urti lexues.
    Janė fjalė shpirti qė tė ftojnė pėr tė dashuruar. Nė shpirtin tėnd ka shumė fisnikėri, vetėm mjafton qė tė ngulmosh pėr ta ēliruar pėrjetėsinė nga qenia. Tė njoh edhe ti njeriu i fisit tim. Kurrė nuk tė ka dehur era e krimit. Edhe kur vrave i shtyrė nga Kanuni, kėtė nuk e bėre me dėshirė. Ish njė ligj moral qė nuk munde ta kapėrcesh.

    Ah, Gjorg, Gjorg.

    Mos kujto se do tė jesh mbi atė qė ke vrarė. Nga secili njeri qė vritet, zbėrthehet njė hije, qė tė ndjek vazhdimisht dhe jetėn ta bėn skėterrė. Nėse vėrtet nuk ke mundėsi qė tė bėsh mos bėsh mirė, atėherė mos bėj keq. Nėse nuk gjen asnjė ishull pėr tė qetėsuar shpirtin tėnd tė mbushur me demonė, atėherė nisu drejt ishullit qė quhet Art. Vetėm pėrmes Artit do tė mund qė t’i gėnjesh demonėt dhe do tė kesh mundėsinė edhe tė krijosh diēka tė pėrjetshme. Oskar Uajlld pat thėnė se kėnaqėsinė qė njerėzve tė ngritur ua jep Arti, tė tjerėve kėtė kėnaqėsi ua jep krimi.
    Prodho pėrjetėsi nė vend tė krimit.

    6.
    Thuaje njė Fjalė tė mirė, sepse ajo ndėrton njė botė tė tėrė dhe tė hap udhėn drejt Parajsės.
    Thuaje njė Fjalė tė mirė, nė kėtė kohė kumtesh tė zeza.
    Vetėm fisnikėrimi i shpirtit na shpėton nga katandisja dhe mallkimi.

    7.
    Lexoji me kujdes kėto fjalė. Dhe nėse sheh diku urrejtje, mallkoje atė qė i shkruan kėto fjalė dhe qė beson se fjala ėshtė e shenjtė.

    8.
    Nuk janė kėto kurfarė kėshillash. Arti pėrjashtosh didaktikėn. As fėmijėt nuk kanė nevojė pėr kėshilla. Kėto janė vetėm fjalė qė njeriu ka nevojė t’ia thotė edhe vetvetes. Janė si lutje mėngjezi. Lutje pėr dashuri, paqe, mirėsi, kompromis…Janė lutje tė Njeriut pėr Njeriun.


    shkruar nga: Salajdin SALIHU

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Salajdin Salihu

    Cikli I - 1. NATA E PARĖ E PUSHTIMIT

    DHOMA E POETIT

    Mund tė ketė njė tavolinė pune ku shkruan poezi
    Sirtarė me libra qė kurrė s'i ka lexuar
    Njė filxhan me kafe tė idhtė si dita
    Njė shpuzore plot cigare tė djegura nga zhgėnjimi
    Fletė tė shkaravitura ėndrra tė zbehura
    Krrokama qė pėrplasen nė qelq mendimi
    Mund tė ketė ditė tė lodhura nga vetmia
    Tė mbėshtjella me tis kotėsie
    Shekuj tė djegur nga utopia
    Ėndrra tė ngrira pamje qė s'i zbeh harrimi
    Mund tė ketė peisazh vjeshte dhe gjethe tė vdekura
    Lumenj shprese dritė terr ferr e tmerr
    Mefistofel Hamlet Jago kolonel
    Santjago derr tė vuajtur dhe Sokrat - derr
    Mund tė ketė meteorė mendimesh qė digjen
    dhe shuhen befas nė univers qenėsie
    Diku nė zonat e errėta tė njeriut
    Nocionet lart poshtė djathtas majtas
    Mund tė humbin kuptimin
    Koha mbrapsht tė rrjedh nė klepsidėr jete
    Mundet qė aty tė mos jetė fare poeti...
    Tė ketė shkuar larg
    Me shpresėn e kthimit nė sy
    Dhe mund tė kthehet sėrish nė atė dhomė
    E ta gjejė trupin e vet - kufomė
    Gjithēka mund tė ndodhė nė atė dhomė...
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    NĖ SYTĖ TANĖ I LODHUR ISH QYTETI

    Atė natė bota kishte pamje tjetėr
    Yjet fikeshin me njė puthje
    Jeta ishte arenė e mbushur me dhimbje tė kėndshme
    Klithje klithje dhe vetėm klithje
    Klithje qė fluturonin nėpėr hapėsirė
    Tė veshur me petkun e befasive tė mėdha
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    CASUS BELI

    Njė shikim njė buzėqeshje njė prekje
    Ėshtė casus beli pėr njė luftė tė tmerrshme
    Ku shtohet njerėzimi
    Luftė e bėrė nga dashuria
    Nuk derdhet asnjė lot fėmije
    Nuk lėndohet asnjė zemėr nėne
    Luftė
    Mjerė ai qė s'e ka provuar
    Kėtė robėrim madhėshtor
    Qė nuk zgjon asnjė pakėnaqėsi
    Ti bie herėt nė gjumė
    I mbyll sytė qė t'i lakmon muzgu
    Erė e lehtė shtrihet mbi trupin tėnd fluid
    Ti po flen e dashur
    Ti bie herėt nė gjumė
    Aspak nuk ke frikė tė flesh vetėm
    Nė kėtė botė kaq tė ndjeshme
    Qė gjithēka mund tė pėlcasė
    Nga pakujdesia e fjalėve
    Ti po flen e dashur
    Nė kėtė botė tė ndjeshme
    Mes nesh ajri dhe puthjet
    Mes nesh njė roje e pėrjetshme vigjilente...
    Sonte nė kėtė dhomė je vetėm hije
    E pakapshme si ēdo hije, e tmerrshme.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    NĖ STACION

    Shkojnė e vijnė njerėzit
    Kėtu mė ke pritur
    Kėtu tė pres tani
    Mbi tela telefoni koten zogjtė
    Mesazhe dashurie
    Ankthe
    Dėnesje
    E fjalė
    U ngatėrrohen nėpėr kėmbė
    Jemi udhėtar tė pėrhershėm
    E nė kėtė botė jemi pėrkohėsisht, e dashur
    Nė kėtė botė tė madhe sa trishtimi
    Nė kėtė botė tė vogėl sa ngazėllimi
    Nėntor 1997
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    NATĖ E ĒMENDUR

    Dua tė t'i puth thimthat
    Gjithė yjet tė t'i shuaj me njė puthje
    Mbi trupin tėnd tė rėshqas si ngjalė
    Kjo natė ėshtė e ēmendur
    Dritat e mosdurimit janė ndezur
    Ēdo ndjenjė pacifiste ėshtė shuar
    Nga epshi kryengritės e rebel
    E ēmendur
    Plot epsh
    Kjo natė...
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    TĖ HESHTIM E DASHUR

    Mė janė thinjur mendimet
    Mė janė lodhur fjalėt
    Shumė kemi folur kemi gėnjyer
    Duhet tė mėsohemi tė heshtim e dashur
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ME NJĖ PUTHJE MĖ ZGJON

    Mė zgjon me njė puthje
    Mė sjell nė kėtė botė tė madhe sa trishtimi
    Ti dashuria ime
    E freskėt si mėngjesi i vesuar nga malli
    Qė mė mbėshtjell
    Mė thua se dita e re ēeli
    Ashtu qoftė e dashur!
    Ashtu qoftė e dashur!
    Amin!
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    SĖRISH SHFAQESH NĖ KĖTĖ QYTET

    Mė ngjan si numėr telefoni
    I fshehur nė skutat e kujtesės
    Si biletė udhėtimi mė ngjan
    Fshehur nė xhep harrimi
    Me tė cilėn kam udhėtuar dikur
    Pėrtej kotėsisė
    A jemi tė njėjtit e dashur, apo jo
    Apo kemi ndryshuar
    Jo...
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    NDEZ CIGARET REND SI ZHAK PREVERI

    I ndez cigaret rend si Zhak Preveri
    Ti nuk je nė dhomėn e zbrazur
    Brenda mė ngulfat vetmia
    Dritaret kaherė i kam mbyllur
    Dhe dyert ku mund tė hyjė marria
    Notoj nėpėr tymin e vjellė nė ajėr
    Nė saksi vyshken lulet...
    Ca gjethe tė vdekura nė njė peisazh vjeshte
    Era e kujtimeve i mbart
    Si nė poezitė e Zhak Preverit
    Ca gjethe tė lehta si njė puthje nė stacion
    Ku tė pėrcjell trishtimi dhe tė pret
    Siē i pret i burgosuri festat
    Puthje tė lehta si vdekja
    Ndez cigaret rend si Zhak Preveri
    Dhe nuk e rrėfej jetėn time
    Dhe nuk e rrėfej jetėn time...
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Devja e Salihut a.s
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 01:43
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •