Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Mardena Kelmendi

    nje nder poezit me prekse, me te bukur qe mund te kem lexuar:

    Sazan
    Mardena Kelmendi

    Renda me shpresën se erdha tek Ty,
    ashtu sic do dëshiroje,
    me një tufë impresionesh
    e rrezatim të heshtur hënor,
    nën qiellin e hirtë të një nate dhimbje,
    për të ngjallur një buzëqeshje
    paralajmëruese të një dite me agim të lëbyrtë
    nga...
    ...përlotja e qeshur e zemrës.
    Qiellin nuk di si ta pikturoj më,
    tek shijoj puthjen e perëndimit në horizont
    Buzën e sipërme të nxjerë mbi Jon
    e tjetrën që më pëshpërit duke më dërguar valëzat në breg
    Kthehu përsëri!
    Gërvish asfaltin tek këmbët zvarris në ikje
    ke përciellë shpesh herë barkat e shpresës
    ikjes time mos i thuaj Lamtumirë
    Unë do gërmoj në thellësi të tokës përsëri
    zgjimin tjetër ta bëj tek Ti!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 18-11-2005 mė 22:26

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Rastësisht...?
    M. Kelmendi

    Jo rastësisht të dy të ardhur nga i njëjti drejtim
    dhe sot në dukje, përjetësisht të zhveshur
    të kundërt po krejt të rastësishëm
    në dukje si një sinfoni shpërthim
    Katarakt i fuqishëm krijuar nga një valë lumi
    nga liri e rrugës... ndoshta humbëm!

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Atje...
    M. Kelmendi

    Kur hidhet shpirti nga frekuencë e xixëlluar
    Fjalë merak i një yllësie të vecuar
    Mesazh i koduar
    Diku
    Dikur bashkëtrazuar
    Diku
    në vendin e takimit "atje,,
    Dikur
    Humbur... Në kërkim!

  4. #4
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Faleminderit Veshtrusja qe solle ketu ca poezi te Mardenes,poetes qe kalvari i vuajtjes dhe dhimbjes i mori notat me te bukura qe rinia ve ne pentagramin e jetes...!


    Madi, te pershendes atje ku je tani...ne ate keshtjelle prane Trevisos...ku neteve yjet ndrijne mbi bashketrazimet e shpirterave te medhenj si i yti...
    Ndoshta i lexon dikur keto pak fjale...

    whisper
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Tema tė Ngjashme

  1. Shpėtim Kelmendi
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-05-2011, 10:02
  2. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  3. Identiteti Kosovar
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 24-09-2007, 12:06
  4. Pse Migjen Kelmendi xhelozon Tiranėn?
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 18:14
  5. Personat me te dalluar te Malsise se Madhe
    Nga Gruda nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 16:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •