I interesuar pas historisë, e sidomos pas historisë së Lumës, të kësaj krahine shqiptare që s`ka ndodhur kurrë të mos jetë e para ndër të gjitha krahinat shqiptare për qëndresë, për luftë e shqiptari, rasti e solli të bie në gjurmë të një dokumenti të rëndësishëm. Po interesohesha për patriotin Rexhep Hamz Bilalin. Dhe më 28 tetor 2005, takohem me Eshtref Mamusha . Ai ishte arkiv i gjallë i historisë së Lumës. Ishte regjistrues e dokumentues i çdo ngjarje apo ndodhie. Ishte studiues i pazakontë.Dhe ndërsa shfletoi në dokumentet e tij e më dha shumë dëshmi për atë që interesohesha, u befasova kur nxori një dokument, që, në formë procesverbali mbante të regjistruar njerëzit që kishin marrë pjesë në ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në Bicaj të Lumës më 18 tetor 1913. Kjo ngjarje është quajtur si «Krijimi i Shqipërisë» në Bicaj të Lumës, si «shpallja e qeverisë së parë» këtu në Lumë.Mendova që këtë dokument të kohës të Eshtref Mamusha, t`ia jap për botim Gazetës « FAKTI ». Edhe për faktin se në aktin e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Bicaj të Lumës kanë marrë pjesë 14 burra të Kosovës.

Nga Luma Nga Kosova :
Rexhep Hamz Bilali (Nacionalsti Shqiptar&#235
Islam Spahiu Hasan Prishtina
Mulla Xhema Sadik Gostivari
Shahin Dema Mehmet Kojuhi
Ramadan Çiku Ajet Dervina
Dervish Bajraktari Mustaf Mamusha
Hoxhë Mehmeti Sheh Hasan Rufai
Nexhip Ahmeti Një burrë prej Tetove
Maliq Nërguti Keri i Sadik Bardhit
Sul Imeri Mehmet Delia
Sul Myftari Isuf Mehaniqi
Hasan Osmani Rexh Delia i Prizrenit
Jemin Gjana Selim Dervina
Rexh Imeri Hasan Bej Kizolli
Idriz Arifi Rexhep HadriFetah
EleziAli Bakalli Miftar Nika Xhafer Bislimi

Hulumtues&Publicist Zudi Hamiti Sanakos Gostivarë

Marre nga http://www.dydrina.com/ShkruajShkrim.pl?numer=124