Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Abdurrahman Dibra

    Historia e Abdurrahman Dibrės nga Dibra e Madhe i diplomuar nė Shkencat Politike nė Stamboll, qė pėr 20-vjet me radhė ishte deputet e ministėr nė Shqipėri. Rrėfen i biri Urhani

    Ministri Dibra, nėnprefekti i Stambollit qė u burgos nė Tiranė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Ndonėse babai im Abdurrahman Dibra i cili kishte qenė nėprefekt i Stambollit dhe kishte shėrbyer pėr afro 19-vjet si ministėr e deputet gjatė periudhės sė Monarkisė sė Zogut, me ardhjen e komunistėve nė pushtet nė fundin e vitit 1944, ai nuk pati asnjė problem prej tyre. Peripecitė e familjes sonė filluan pas arrestimit tė vėllait tonė tė madh, Qenanit, i cili ishte diplomuar pėr Drejtėsi nė Paris dhe nė njė nga akademitė ushtarake tė Italisė. Pas arrestimit tė Qenanit, ne na nxorrėn nga shtėpia jonė aty nė rrugėn e Saraēėve dhe pasi na sekuestruan tė gjitha plaēkat qė kishim, na lanė nė mes tė katėr rrugėve duke na thėnė tė shkonim ku tė donim. Mė 17 qershor tė vitit 1946 Qenanin e nxorrėn para Gjyqit Ushtarak nė Tiranė sė bashku me 37 tė pandehur tė tjerė dhe ai u dėnua me vdekje i akuzuar si kryetar i grupit "Monarkist" i cili sė bashku me grupimin "Social-demokrat" tė kryesuar prej Musine Kokalarit dhe atė tė "Rezistencės" tė kryesuar prej Sami Qeribashit, ishin bashkuar dhe kishin formuar grupimin opozitar antikomunist tė quajtur "Bashkimi Demokrat" qė udhėhiqej prej Sami Qeribashit".

    Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr Gazetėn, ėshtė 67-vjeēari Urhan Dibra, i cili rrėfen tė gjithė historinė e babait tė tij Abdurrahman Dibrės, ish-nėnprefektit tė Stambollit qė pasi shėrbeu pėr 19-vjet me rradhė si deputet e Ministėr i Brendshėm, i Finanacave dhe i Kulturės nė periudhėn e Monarkisė sė Zogut, u burgos dhjetė vjet prej komunistėve. Po kėshtu nė dėshminė e tij Urhan Dibra rrėfen edhe pėr historinė tragjike tė vėllait tij tė madh Qenan Dibrės, tė diplomuar nė Paris e Romė, i cili u dėnua me vdekje nga komunistėt nė vitin 1946, pasi u akuzua si kryetar i njė grupimi opozitar antikomunist tė quajtur "Grupi Monarkist". Po cili ishte Abadurrahman Dibra nga ē'familje rridhte ai, ku ishte shkolluar dhe si hyri nė jetėn politike shqiptare nė vitin 1920-tė? Cilat ishin marrdhėniet e tija me Ahmet Zogun dhe pse i qėndroi atij besnik pėr 19-vjet me rradhė duke shėrbyer si deputet e Ministėr? Pse u internua Abdurrahmani nga italianėt nė vitin 1939, si iu sekuestrua pasuria me dekret tė Mėkėmbėsit tė Mbretit Viktor Emanueli dhe pėrse komunistėt qė erdhėn nė pushtet nė vitin 1944 nuk e trazuan fare atė? Cila ishte e kaluara e tė birit tė Abdurrahmanit, Qenanit, ēfarė qėndrimi politik kishte mbajtur ai gjatė periudhės sė Luftės? Cili ishte grupimi Monarkist qė kryesonte Qenan Dibra, ēfarė aktiviteti kishte kryer ai dhe cilat ishin lidhjet qė ata kishin krijuar me grupimin social-demokrat tė Musine Kokalarit dhe atė tė Rezistencės tė kryesuar prej Sami Qeribashit? Ēfarė ndodhi me familjen e Qenan Dibrės, pas ekzekutimit tė tij nė tre korrikun e vitit 1946 dhe cilat ishin pretekstet qė pėrdorėn komunistėt pėr arrestimin e babait tė tij Abdurrahmanit nė vitin 1951?

    Abdurrahmani, nėnprefekt nė Stamboll

    Abdurrahman Dibra u lind nė vitin 1885 nė qytetin e Dibrės sė Madhe ku tre tė katėrtat e atij qyteti ishin pronė e babait tė tij Elmaz Dibrės qė asokohe shėrbente si arkėtar i Bashkisė. Nga tre djemtė e Elmaz Dibrės, vetėm i madhi Abdurrahmani u bė tepėr i njohur pėr shkak tė aktivitetit tė tij politik, ndėrsa dy tė tjerėt Xhevdeti dhe Rahimi patėn njė jetė krejt ndryshe nga ajo e vėllait tė tyre. Rahimi pasi mbaroi shkollėn e mesme nė qytetin e Manastirit mė pas shkoi nė Stamboll ku ndoqi universitetin nė degėn e Shkencave Politike. Pas diplomimit, Rahimi pėr vite me rradhė punoi aty nė Stamboll si gazetar dhe nuk u kthye mė nė Shqipėri. Ndryshe nga dy vėllezėrit e tjerė qė ndoqėn studimet e larta, Xhevdeti nuk ishte i shkolluar dhe gjatė viteve tė Monarkisė ai punoi si xhandar i ndihmuar nga i vėllai Abdurrahimi qė kishte funksione tė larta shtetėrore nė atė kohė. Ndėrsa lidhur me shkollimin e Abdurrahmanit dhe fillimin e karrierės sė tij administrative e politike, i biri i tij 67- vjeēari Urhan Dibra dėshmon: "Pasi mbaroi shkollėn fillore nė vėndlindjen e tij Dibėr, babai Abdurrahmani vazhdoi tė mesmen nė qytetin e Manastirit dhe mė pas shkoi nė kryeqėndrėn e perandorisė osmane pėr tė ndjekur studimet e larta. Ai u regjistrua nė degėn e Shkencave Politike nė Universitetin e Stambollit tė cilin e mbaroi me rezultate tė larta nė vitin 1908, duke marrė dhe Medalje Ari si njė nga studentėt mė tė mirė tė asaj dege. Duke parė rezultatet e tij tė larta, Porta e Lartė e emėroi atė menjėherė nė administratėn vendore osmane dhe pas pak kohėsh me dekret tė Sulltanit ai u emėrua nė postin e nėnprefektit tė Stambollit. Gjatė viteve qė babai im Abdurrahmani ndoqi studimet e larta nė Stamboll, ai ka qėndruar nė njė dhomė me djaloshin nga Mati, Ahmet Zogun i cili ishte afro dhjetė vjet mė i vogėl se ai. Qė nga ajo kohė babi lidhi njė miqėsi tė ngushtė me Zogun i cili nė vitin 1920-tė kur u emėrua nė postin e Ministrit tė Brendshėm, i bėri thirrje Abdurrahmanit qė tė linte Stambollin dhe tė kthehej nė Shqipėri. Babai iu pėrgjigj pozitivisht ftesės sė tij dhe aty nga pranvera e vitit 1920 ai erdhi nė Shqipėri e mori takim menjėherė me Zogun nė Tiranė", dėshmon i biri i Abdurrahmanit, Urhani, lidhur me shkollimin e tė jatit dhe fillimin e karrierės adminitrative e politike tė tij si nėnprefekt i Stambollit.

    19-vjet deputet e Ministėr i Zogut

    Lidhur me kthimin e Abdurrahman Dibrės nė Shqipėri dhe fillimin e karrierės sė tij politike, i biri Urhani dėshmon: "Pas kthimit nė Shqipėri dhe bisedimeve me Zogun, babai pranoi tė integrohej nė jetėn politike tė vėndit dhe nė fillimin e vitit 1921 ai hodhi kandidaturėn pėr deputet nė Prefekturėn e Dibrės sė Madhe ku bashkė me Ahmet Zogun fitoi tė drejtėn tė ishte njė nga pėrfaqėsuesit e asaj Prefekture nė Parlamentin e Parė shqiptar qė i filloi punimet nė 21 prill tė atij viti. Nė atė kohė pėrveē Ahmet Zogut, nga politikanėt mė tė njohur babai kishte miqėsi tė ngushtė edhe me Myfid Libohovėn, Ekrem Bej Vlorėn, Koēo Kotėn e Iljaz Vrionin. Mė 27 maj tė vitit 1924 Kryeministri Iljaz Vrioni e thėrriti babanė dhe i kėrkoi qė nė kabinetin e kryesuar prej tij ai tė mbante portofolin e Ministrit tė Brendshėm. Babai e pranoi atė post ministror dhe nė atė kabinet pėrveē tij merrin pjesė dhe Koēo Kota si Ministėr i Punėve Botore e Sulejman Delvina si Ministėr i Financave. Nė atė post ministror babai nuk qėndroi mė shumė se dy javė pasi nė dhjetė qershor 1924 forcat opozitare qė ishin grpuar rreth Fan Nolit e Luigj Gurakuqit, organizuan kryengritjen e armatosur dhe me forcėn e armėve e rrėzuan qeverinė e Iljaz Vrionit ku babai mbante postin e Ministrit tė Brendshėm. Me hyrjen e forcave rebele fanoliste nė Tiranė, babai u detyrua dhe u largua nga kryeqyteti pasi ai kėrkohej prej tyre me ēdo kusht pėr t'u eleminuar fizikisht, pėr vetė funksionin tepėr delikat tė Ministrit tė Brendshėm qė kishte mbajtur. Nė atė kohė pas largimit nga Tirana, babai shkoi dhe u strehua nė Dibėr tė Madhe tek njerzit tanė. Gjatė asaj kohe qė babai strehoej aty, Krajli i Serbisė duke pasur parasysh pozicionin qė kishte Abdurrahmani nė Qeverinė e Tiranės, i dėrgoi atij njerėz dhe i kėrkoi qė tė bashkėpunonte me tė duke i ofruar edhe shuma tė mėdha me para. Babai Abdurrahmani e refuzoi nė mėnyrė kategorike bashkėpunimin me Krajlin e Serbisė dhe pėr disa muaj qėndroi i fshehur pasi e nuhati se kėrkohej pėr t'u zhdukur nga shėrbimet sekrete tė Beogradit. Me rikthimin e Ahmet Zogut nė pushtet nė fundin e vitit 1924, babai u rikthye nė Tiranė dhe u zgjodh pėrsėri si deputet i Dibrės sė Madhe nė zgjedhjet parlamentare qė u zhvilluan nė 27 maj tė atij viti. Pas afro njė viti e gjysėm mė 12 shkurt tė vitit 1927, Kryeministri Ahmet Zogu i besoi babait postin e Ministrit tė Brendshėm tė cilin ai e ushtroi deri nė 10 maj tė vitit 1928. Nė atė kohė qė babai u emėrua nė postin e Ministrit tė Brendshėm, ashtu si tė gjithė funksionarėt e lartė tė kabinetit qeveritar dhe deputetėt e parlamentit, ai pėrfitoi nga ligji qė u bė dhe pėrfitoi njė trullall nė tė cilin ndėrtoi shtėpinė aty nė rrugėn e Saraēėve. Pas vitit 1928 babai Abdurrahman Dibra u emėrua nė funksionin e Ministrit tė Financave, post tė cilin ai e mbajti deri nė vitin 1936. Pas atij viti babait iu ngarkua edhe posti i Ministrit tė Arsimit tė cilin ai e mbajti deri nė prillin e vitit 1939-tė. Gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė, babai pati marėdhėnie shumė tė mira dhe korrekte me Ahmet Zogun, i cili e thėrriste atė nė tė gjitha ceremonitė e darkat e rrethit tė ngushtė familjar. Po kėshtu njė nga miqtė mė tė ngushtė tė babait, ishte dhe Profesor Aleksandėr Xhuvani, tė cilin ai e mori dhe e emėroi nė funksionin e zv / ministrit tė Arsimit gjatė viteve qė ai ishte nė krye tė atij dikasteri. Ndėrsa nga kundėrshtarėt mė tė mėdhej qė kishte babai, ishte Shefqet Vėrlaci me tė cilin ai nuk e gjeti asnjėherė gjuhėn e mirkuptimit. Gjatė karrierės sė gjatė afro njėzet-vjeēare qė babai pati si deputet dhe tre herė Ministėr, pėrveē orarit zyrtar qė ai e kalonte duke punuar nė zyrė, pjesėn mė tė madhe tė kohės ai e kalonte nė shtėpi duke lexuar dhe studjuar mbi libra. Abdurrahmani kishte njė memorje tepėr tė habitshme dhe falė asaj ai kishte mėsuar rrjedhshėm disa gjuhė tė huaja si tuqishten, anglishten, italishten dhe frengjishten", kujton Urhan Dibra lidhur me karierėn e gjatė politike tė babait tė tij i cili pėrveē funksionit tė deputetit tė Dibrės sė Madhe, mbajti dhe tre herė postet ministrore tė Financave, Arsimit dhe atė tė Ministrisė sė Brendshme.

    Internohet nga Shefqet Vėrlaci

    Karriera e gjatė politike e Abdurrahman Dibrės qė ishte diplomuar pėr Shkenca Politike nė Universitetin e Stambollit, pėrfundoi mė 7 prill tė vitit 1939 ditėn qė Italia fashiste kreu agresionin ushtarak ndaj Shqipėrisė. Ndėrsa nė mėngjezin e shtatė prillit Abdurrahmani nuk pranoi qė tė largohej nga Shqipėria sė bashku me Mbretin Zog dhe njė pjesė tė Oborrit Mbretėror, gjithashtu ai nuk pranoi qė tė merrte pjesė as nė Qeverinė Shqiptare qė u krijua ato ditė nėn presionin e dhunėn e italianėve. Ato ditė tė para tė prillit 1939, Abdurrahmani refuzoi kerkesėn qė iu bė pėr tė shkuar nė Romė me delegacion e lartė shqiptar qė do t'i ēonte Kurorėn e Skėnderbeut, Mbretit tė Italisė Viktor Emanuelit. Lidhur me kėtė, i biri Urhani dėshmon: "Nisur nga bindjet politike antifashiste qė kishte babai si dhe refuzimi qė i bėri ai kėrkesės pėr tė shkuar nė Romė me delegacionin qė ēoi Kurorėn e Skėnderbeut tek Mbreti Viktor Emanueli, nė fillimin e vitit 1940-tė, ai u internua nga autoritetet italiane nė Itali. Pak kohė pas internimit tė tij, me propozimin e Kryeministrit Shefqet Vėrlaci me tė cilin babai kishte pasur gjithmonė probleme, ne na u sekuestrua e gjithė pasuria jonė e luajtėshme dhe e paluajtėshme. Nė vendimin e sekuestrimit tė kėsaj pasurie thuhet: "Kėshilli Ministruer. Vendim. Nr.306 me 1-III-940. Kėshilli Ministruer nė mbledhjen e Tij tė sotshme tė mbajtur nėn Kryesinė e z. Shefqet Vėrlaci, Kryeministėr e Zav. Ministėr Sekretar Shteti pėr P. Botore, me antar ZZ Tefik Mborja, Ministėr Sekretar i Partisė Fashiste Shqiptare, Xhafer Ypi, Ministėr Sekretar Shteti pėr Drejtėsin, Maliq Bushati, Ministėr Sekretar Shteti pėr M. Mbrendshme, Fejzi Alizoti, Ministėr Sekretar Shteti pėr Financat, Ernest Koliqi, Ministėr Sekretar Shteti pėr Arsimin, Anton Beēa, Ministėr Sekretar Sheti pėr Ekonominė Kombėtare, nė bazė tė nenit 9 tė Dekretit Mėkambėsuer datė 2 qershor 1939-XVII, shpallun nė Flteroren Zyrtare Nr.39 data 9 Qershuer 1939-XVII. Vendosi konfiskimin e pasunivet tė lujtėshme dhe tė pa-lujtėshm, tė sekuestrueme me Dekret tė ndryeshėm tė Ministrit Sekretar Shteti pėr Drejtėsinė, nė bazė tė nenit 2 tė Dekretit sipėrthanun, personave tė treguem nė listėn e bashkėngjitun kėtij vendimi, me pėrjashtim tė shtėpis qi zotnon nė lagjen "Abdullah Bej" tė Tiranės, Abdurrahman Dibra, e cila i asht falė pėr banim familjarė familjes sė tė ndjerėve Et-hem, Ismet dhe Tahsim Toto, familje e cila pėrbahet prej tė vejave, fėmijve tė mitun, atit dhe vėllait student. Asht nji me origjinalin. Sekretar i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Ministravet. (Yzedin Beshiri) firma". (AQSH. F. 249 v 1940 D.III 263 f.120). Ndėrsa shtėpinė tonė ia dhanė familjes sė vėllezėrve Ismet e Et'hem Toto, ne na lanė tė banonim nė bodrumin e saj, kurse nė katin e tretė sollėn familjen e njė mjeku italian. Ne do tė na kishin hequr fare nga shtėpia, por na lanė tė banonim nė bodrumin e saj vetėm nė sajė tė ndėrhyrjes sė Xhaferr Ypit. Kurse nė pasurinė e paluajtshme qė na u sekuestrua bėnin pjesė 60 dynym tokė pjesa mė e madhe e sė cilės ishte nė aeroportin e Laprakės. Njė pjesė tė madhe tė parave qė u mblodhėn nga shitja e tokave tona, iu dhurua Kryqit tė Kuq Shqiptar. Pas njė qėndrimi prej katėr vjetėsh nė internim nė Itali, ku babai Abdurrahmani ishte sė bashku me miqtė e ngushtė Hiqmet Delvinėn e Suat Asllanin, ai u kthye nė Shqipėri nė shtatorin e vitit 1943 kur kapitulloi Italia. Me ardhjen e tij nė Tiranė gjatė periudhės sė pushtimit gjerman, babai kėrkoi dhe rimori njė pjesė tė madhe tė pronave qė na kishin sekuestruar italianėt me pa tė drejtė. Deri nė mbarimin e Luftės babai qėndroi nė shtėpi dhe nuk u pėrzie fare me politikė. Edhe pas mbarimit tė Luftės nė fundin e vitit 1944, ndonėse Abdurrahmani kishte shėrbyer pėr gati 19-vjet si deputet dhe Ministėr i Monarkisė sė Zogut, komunistėt qė erdhėn nė pushtet nuk e trazuan fare atė. Por peripecitė e mėdha pėr familjen tonė filluan nė pranverėn e vitit 1946 kur komunistėt arrestuan vėllanė e madh, Qenanin, i cili kishte mbaruar studimet e larta dhe ishte diplomuar pėr Jurisprudencė nė Paris dhe nė Akademinė Ushtarake tė Romės. Vėllai Qenani u akuzua si kryetar i njė grupimi Monarkist i cili ishte bashkuar me dy grupime tė tjera: Social-demokrat dhe tė Rezistencės tė kryesuara nga Musine Kokalari dhe Sami Qeribashi", kujton Urhan Dibra pėr vėllanė e tij.

    (vijon nesėr)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Albo, po postoj ketu vazhdimin e shkrimit me lart.

    -----

    nga gazeta.shqiptare
    -----------
    DOSSIER II

    Historia tragjike e djalit tė Abdurrahman Dibrės, Qenanit, i cili ishte diplomuar pėr Jurisprudencė nė Paris dhe u ekzekutua nė korrikun e 1946-ės si Kryetar i Grupit Monarkist

    "Si e ekzekutuan vėllanė tim Qenan Dibra, nė 1946-ėn"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė Abdurrahman Dibrės, i cili u lind nė vitin 1885 nė Dibėr tė Madhe ku tre tė katėrtat e atij qyteti ishin pronė e babait tė tij Elmazit qė asokohe punonte si arkėtar i Bashkisė. Abdurrahmani u diplomua nė Shkencat Politike nė Stamboll ku dhe shėrbeu pėr disa vjet nė funksionin e nėnprefketit tė kryeqytetit turk. Nė vitin 1921 ai u kthye nė Shqipėri dhe u zgjodh deputet i Parlamentit tė Parė shqiptar nė zgjedhjet qė u zhvilluan nė 21 prill tė atij viti. Qė nga ajo kohė dhe deri nė shtatė prillin e vitit 1939, Abdurrahman Dibra shėrbeu si deputet dhe tre herė Ministėr nė qeveritė e Monarkisė sė Zogut. Mė pas ai u internua nga italianėt nė Itali, pasi nuk pranoi tė merrte pjesė nė Qeverinė Shqiptare qė u krijua nė mesin e muajit prill 1939 dhe pas refuzimit qė kishte bėrė pėr tė shkuar nė Itali me delegacionin shqiptar qė i dėrgoi Kurorėn e Skėnderbeut, Mbretit Viktor Emanueli.

    Po cila ishte e kaluara e Qenan Dibrės, ku kishte studjuar ai dhe ēfarė qėndrimi kishte mbajtur gjatė periudhės sė pushtimit fashist tė vėndit? Lidhur me kėtė, i vėllai i tij Urhani, dėshmon: "Qenani ishte vėllai ynė i madh dhe ai kishte lindur nė vitin 1912-tė nė Stamboll. Qenanin ne e kishim vėlla nga babai dhe nėna e tij qė ishte gruaja e parė e babait tonė Abdurrahmanit, kishte vdekur nė Stamboll. Po nėna jonė Naile Kulla e konsideronte Qenanin tamam si djalin e saj dhe nuk e ndante pėr asgjė nga ne shtatė fėmijėt e tjerė: Adnani, Irfani, Emineja, Melihaja, Ferihaja, Sabihaja dhe unė. Gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, Qenani u diplomua nė Liceun Francez tė qytetit tė Korēės. Pas diplomimit nė atė Lice nė vitin 1934, ai fitoi njė tė drejtė studimi dhe shkoi nė Francė ku u diplomua me rezultate tė shkėlqyera nė Fakultetin e Drejtėsisė tė Universitetit tė Parisit. Pas diplomimit nė vitin 1938, Qenani u kthye nė Shqipėri dhe deri nė prillin e vitit 1939 kur u krye agresioni fashist ndaj vėndit tonė, ai punoi nė Ministrinė e Punėve tė Jashtėme nė Tiranė. Pas internimit tė babait nė Itali, Qenani shkoi nė Romė dhe ndoqi studimet e u diplomua nė Akademinė Ushtarake tė atij qyteti. Nė vitin 1942 ai u kthye nė Tiranė dhe hapi njė zyrė avokatore tek "Rruga Mbretnore", ku mbante si asistent Reis Hashon nga Gjirokastra. Aty nga fillimi i vitit 1943, vėllai ynė Qenani u fejua me njė vajzė shumė tė mirė nga qyteti i Elbasanit, e cila quhej Muhazez Skikuli. (Narazani). Gjatė periudhės sė Luftės Qenani nuk u pėrzie fare me punėt e politikės nga qė nuk donte t'ia prishte babait Abdurrahamanit, i cili i thoshte shpesh qė tė mos ngatėrrohej nė atė punė. Aty nga vjeshta e vitit 1944 pak kohė para mbarimit tė Luftės, Qenani donte tė largohej nga Shqipėria edhe pse nuk ishte pėrzier fare me politikė. Por ai nuk iku pasi e ndaloi babai duke i thėnė se ata tė dy e ndjenin veten krejt tė pastėr dhe se komunistėt nuk kishin asnjė arsye qė t'i trazonin", kujton Urhan Dibra lidhur me tė kaluarėn e vėllait tė tij tė madh Qenanit, i cili u arrestua nga komunistėt nė 13 janarin e vitit 1946-tė.

    Qenani, kryetar i Grupit Monarkist
    Ndonėse Qenan Dibra gjatė periudhės sė pushtimit fashist tė vėndit kishte punuar si avokat dhe nuk ishte pėrzier fare me punėt e politikės, ai ishte i formuar me njė kulturė perendimore dhe ishte njė antikomunist i flaktė me bindje tė thella. Pėr atė arsye edhe regjimi komunist qė erdhi nė fuqi nuk ia dha Qenanit tė drejtėn qė tė ushtronte profesionin e tij tė avokatit. Tė gjitha kėto e bėnė Qenan Dibrėn qė ai tė mos pajtohej me politikėn e terrorit qė filloi tė ndiqte regjimi komunist i Enver Hoxhės, e cila kishte filluar qė nga periudha e luftės me krijimin e Partisė Komuniste Shqiptare. Nė atė kohė Qenan Dibra u lidh dhe bashkėpunoi ngushtė me njė grup intelektualėsh tiranas tė cilėt ishin diplomuar nė perėndim dhe kishin bindje tė thella antikomuniste. Ky grupim antikomunist qė pėrbėhej nga intelektualė tė njohur tė fushave tė ndryshme, u quajt Grupi i Monarkistėve dhe si kryetar tė tij zgjodhi Qenanin. Synimi kryesor i atij grupimi antikomunist ishte qė tė krijonin njė opozitė tė vėrtetė kundėr Qeverisė Komuniste tė Tiranės dhe pėr kėtė ata kishte hartuar njė program tė qartė pėr tė gjithė aktivitetin qė do tė kryenin. Grupimi "Monarkist" i drejtuar nga Qenan Dibra u bashkua me dy grupimet e tjera antikomuniste qė ishin krijuar nė atė kohė, si ai "Social-Demokrat" i kryesuar prej Musine Kokalarit dhe atė tė "Rezistencės" tė kryesuar prej Sami Qeribashit. Mbledhja pėr bashkimin e kėtyre tre grupimeve u zhvillua nė shtėpinė e Ali Kavajės nė Tiranė dhe aty pėrfaqėsuesit e tė tre kėtyre grupeve ranė dakort dhe formuan grupimin e vetėm i cili u quajt "Bashkimi Demokrat" dhe kryetar i tij u zgjodh Sami Qeribashi. Ndėr pikat mė kryesore qė ata do t'i kėrkonin Qeverisė sė Enver Hoxhės, ishte respektimi i tė drejtave dhe lirive tė individit, t'u sigurohej tė gjithė shtetasve liria e fjalės, ndėrgjegjies, shtypit, fesė, tregėtisė sė lirė private dhe krijimin e shoqėrive e mbledhjeve tė lira. Po kėshtu njė nga kėrkesat kryesore tė "Bashkimit-Demokrat" ishte dhe shtyrja e zgjedhjeve tė 2 dhjetorit 1945 deri sa Qeveria e Enver Hoxhės tė legalizonte opozitėn e vėrtetė demokratike. Ndėr veprimet kryesore qė do tė bėnte "Bashkimi-Demokrat" pėr realizimin e atyre kėrkesave, ishte takimi me pėrfaqėsitė e huaja anglo-amerikane dhe franceze qė ishin nė Tiranė, tė cilėve do t'u kėrkohej qė tė bėnin presion pranė Qeverisė sė Enver Hoxhės qė tė zbatoheshin ato kėrkesa dhe tė lejohej legalizimi i opozitės sė vėrtetė demokratike. Ato kėrkesa u konkretizuan nė njė notė proteste tė firmosur nga 75 antarė tė "Bashkimit-Demokrat" (nga 25 pėr ēdo grup) dhe njė nga pikat e asaj note ishte qė Qeveria e Enver Hoxhės tė merrte nėn mbrojtje pjestarėt e opozitės qė do tė dilte gjatė fushatės sė zgjedhje tė 2 dhjetorit 1945. Nė atė kohė tė gjithė pjestarėt e "Bashkimit-Demokrat" i ngrohu disi edhe fakti se pak a shumė ato kėrkesa qė kishin hartuar ata, ishin kėrkuar edhe prej Gjergj Kokoshit i cili ishte nė kryesinė e "Frontit Demokratik" tė kryesuar prej Enver Hoxhės. Pėr tė marrė takim me kolonelin britanik Palemer qė kryesonte misionin anglez nė Tiranė, "Bashkimi-Demokrat" udhėzoi Qenan Dibrėn, Shaban Ballėn dhe Reis Hashon tė cilėt ia paraqitėn atij tė gjitha kėrkesat e hartuara. Ato kėrkesa misioni anglo-amerikan i kryesuar nga koloneli Hodgson dhe Harry Fultz, ia paraqiti Enver Hoxhės nė takimin qė zhvilluan me tė, por Enver Hoxha jo vetėm qė nuk i mori ato parasysh, por i quajti ndėrhyrje nė punėt e brendshme. Duke parė qėndrimin e Enver Hoxhės i cili nuk mori parasysh asnjė nga kėrkesat qė iu parashtruan nga ana e misionit anglo-amerikan, grupimi "Bashkimi-Demokrat nuk doli nė opozitė tė hapur, por punoi nė ilegalitet dhe ditėn e zgjedhje nė dy dhjetor 1945, shpėrndau njė trakt nė tė cilin kėrkohej sabotimi dhe bojkotimi i zgjedhjeve, duke i quajtur ato antidemokratike.

    Dėnimi i Qenanit me vdekje
    Si rezultat i asaj veprimtarie tė kryer si para zgjedhjeve nė ditėt e fushatės elektorale ashtu dhe pas saj, grupimi "Bashkimi-Demokrat" ra nė sy tė Sigurimit tė Shtetit i cili pa kaluar mė shumė se njė muaj e ca ditė nga zhvillimi i zgjedhjeve tė 2 dhjetorit, nė 10 janar tė vitit 1946, ndėrsa pėrgatitej tė mbahej mbledhja e Asamblesė Kushtetuese qė do shpallte Republikėn Popullore tė Shqipėrisė, filloi arrestimet ndaj tė gjithė antarėve tė asaj organizate nė Tiranė dhe nė rrethe tė tjera. Pas disa muajsh, mė 17 qershor tė vitit 1946 ata u nxorrėn para Gjyqit Ushtarak i cili i zhvilloi seancat nė Kinemanė "Nacional" (sot "17 Nėntori"), nėn kryesinė e major Frederik Nosit, Kryetar Gjyqi dhe dy antarėve: Kapiten i Parė Nexhat Hyseni e Veledin Zeneli. Prokuror i atij gjyqi ishte Kapiten i Parė Nevzat Haznedari. Grupi i tė akuzuarėve si antarė tė "Bashkimit-Demokrat" qė do tė gjykoheshin nė atė gjyq dhe ishin si tė pandehur aty, pėrbėhej ngajergj Kokoshi, Sami Qeribashi, Suat Asllani, Ali Kavaja, Shaban Balla, Reis Hasho, Profesor Ēoka, Xhahit Koka, Enver Hasa, Hivzi Golja, Qemal Biēaku, Llazar Papapostoli, Mehmet Ali Beshiri, Semiras Vėrlaci, Mahmut Mėniku, Anton Dukagjini, Musine Kokalari, Haki Gjinishi, Kolė Rodhe, Lluka Bibi, Myrteza Beli, Haki Karahoxhaj, Talat Drini, Niko Beēa, Vahit Vėrdova, Pali Terova, Nefail Skikupi, Musa Dizdari, Hasan Kalaja, Taqi Ruso, Xhevat Miluka, Stefan Bumēi, Nesti Orollogaj dhe Pjerin Shala. Gjatė zhvillimit tė senacave tė gjyqit nė sallėn e madhe e cila ishte mbushur me njerėz tė Sigurimit, vazhdimisht dėgjoheshin britma histerike: "Nė litar, nė litar". Gjyqi ndaj kėtyre tė akuzuarėve vazhdoi deri mė datėn 2 korrik, ditė nė tė cilėn Kryetari i Gjyqit Frederik Nosi dha dhe vendimin pėr dėnimin e tyre. Nga tė 37 tė pandehurit qė u gjykuan, u dhanė dėnimet me vdekje pėr nėntė prej tyre tė cilėt ishin: Sami Qeribashi, Qenan Dibra, Shaban Balla, Xhahit Koka, Hivzi Golja, Ali Kavaja, Mehmet Ali Beshiri, Talat Ndrini dhe Mahmut Mėniku. Ndėrsa tė tjetėr u dėnuan me dėnime tė ndryshme tė cilat varionin nga 20 deri 30 vjet dhe burgime tė pėrjetėshme. Ekzekutimet e nėntė pjestarėve kryesorė tė grupimit "Bashkimi-Demokrat" i cili pėrbėnte dhe opozitėn e parė demokratike tė organizuar qė nga ardhja e regjimit komunist nė Shqipėri, u bėnė nė Bregun e Lumit dhe trupat e tė pushkatuarėve u hodhėn nėpėr gropa tė cekta me qėllim qė t'i merrte lumi dhe tė humbnin pa asnjė gjurmė.

    Abdurrahmani dėnohet 10 vjet
    Po ē'ndodhi mė pas me familjen e Qenan Dibrės pas ekzekutimit tė tij? Lidhur me kėtė, i vėllai, Urhani dėshmon: "Pas pushkatimit tė vėllait Qenanit, ne na nxorrėn nga shtėpia qė kishim aty tek Rruga e Saraēėve dhe ato i kthyen nė zyra tė njė komande ushtarake. Pasi na nxorrėn pėrdhunisht nga shtėpia, ne na lanė nė mes tė katėr rrugėve duke na thėnė qė tė shkonim ku tė donim. Pas daljes nga shtėpia ne u detyruam dhe nė fillim shkuam dhe u strehuam tek halla jonė e cila banonte jo shumė larg shtėpisė sonė. Por kur komunistėt e morėn vesh qė ne ishim futur aty, ata erdhėn dhe na sekuestruan tė gjitha plaēkat e na nxorrėn me detyrim nė mes tė katėr rrugėve. Aty nga fillimi i vitit 1947 ne na dėbuan nga Tirana dhe bashkė me shumė familje tė tjera tė goditura nga regjimi komunist shkuam dhe u vendosėm nė qytetin e Durrėsit. Nė atė qytet ne na strehoi nė shtėpinė e tij miku i ngushtė i babait Mahmut Haznedari, i cili iu gjet babait mė shumė se njė vėlla. Nė atė kohė kur shkuam aty babai i tha Mahmutit se nuk donte ta rėndonte, pasi ai i kishte fėmijėt partizanė dhe komunistė e ardhja jonė aty do t'ju prishte punė. Por Mahmut Haznedari i tha babait se aty ishte ai zot shtėpie. Unė me babanė, nėnėn, vėllezėrit dhe motrat jetuam pėr afro katėr vjet nė shtėpinė e Mahmut Haznedarit dhe tė gjithė fėmijėt e tij megjithse ishin komunistė, na trajtonin me respektin mė tė madh edhe pse ne quheshim familje reaksionare. Nė vitin 1951 ne na hoqėn qė andej dhe na dėrguan nė Elbasan ku qėndruam pėr tre muaj. Gjatė asaj kohe u arrestua dhe babai ynė Abdurrahmani dhe arsyeja kryesore e arrestimit tė tij, ishte frika qė kishin komunistėt nga respekti i madh qė i bėhej Abdurrahmanit nga qytetarėt durrsakė tė cilėt i hiqnin kapelen sa herė shkėmbeheshin me tė nė rrugė. Pas arrestimit babanė e mbajtėn gjashtė muaj nė hetuesi dhe e nxorrėn nė gjyq duke e akuzuar se ai paraqiste rrezikshmėri tė lartė shoqėrore nga qė e nderonte i gjithė populli. Kjo ishte dhe arsyeja e vėrtetė e arrestimit tė babait, ndėrsa nė akuzė i shėnua "agjitacion e propagandė". Gjyqi e dėnoi babanė me dhjetė vjet burg, nga tė cilat ai vuajti tetė vjet e gjysėm nė burgun e Burrelit dhe nė atė tė Tiranėės ku e ēuan vitet e fundit pėr tė bėrė historikun e Parlamentit Shqiptar. Babai nuk e vuajti tė gjithė dėnimin, pėr arsye se e kapi amnistia qė i falte tė gjithė ata tė dėnuar qė ishin mbi shtatėdhjetė vjeē. Pasi doli nga burgu babai qėndroi nė Tiranė bashkė me ne pjestarėt e tjerė tė familjes qė banonim nė njė barake tė vjetėr e cila ishte me dysheme e mure prej dheu e balte. Qė ditėt e para qė babai doli nga burgu dhe erdhi aty nė atė barakė, atij i vinin pėr ta takuar me dhjetra miq e shokė, sa qė ai nuk kishte mundėsi t'i priste tė gjithė. Babai vdiq nga njė hemoragji cerebrale nė shkurtin e vitit 1961 dhe nė varrimin e tij nuk ishim mė shumė se gjashtė-shtatė vetė tė familjes", e pėrfundon rrėfimin e tij Urhan Dibra, mbi histrinė tragjike tė babait Abdurrahmanit, ish-deputetit dhe Ministrit tė Monarkisė sė Zogut qė u dėnua me dhjetė vjet burg nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, pasi mė parė i kishin pushkatuiar dhe djalin, Qenanin, i cili ishte diplomuar pėr Drejtėsi nė Paris.

    --------------------

    E tmerrshme..

    Goxha njerez te arsimuar...ne universitete te njohura..qe bota do i kish zili..
    Sa kollaj ti futesh plumbin ketyre intelektualve dhe te pretendosh se ke zhvilluar arsimin dhe kulturen..

    Kanibalizem ka qene komunizmi shqiptar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •