Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: Agim Shehu

  1. #1
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    Agim Shehu

    Naganti i Isa Buletinit

    Bėnė udhė tė gjatė
    te ingilizi vinin
    Ismail Qemali
    Isa Buletini

    Hynin dy shqiptarė
    brenda nė pallat
    njeri luftėtar
    tjetri diplomat.

    Shqipėri e tyre
    kish halle e mjera
    armė zotėrinj
    regull, rinė te dera.

    U ngrys luftėtari
    sytė i shkrepėn cikė
    lėre diplomati
    i tha me qerpikė.

    Dhe ua la tek dera
    Isa Buletini
    poshtė nėn brez, tė voglės
    sytė i shkrepėtinin.

    Faqen vėnė te trupi
    veshin vėnė te gjaku
    je edhe pėr mua
    thosh ajo sė largu.

    Hapat qetė e qetė
    binin nė pallat
    njeri luftėtar
    tjetri diplomat.

    Herė-herė qerpikėt
    si gėrshėrė pėrplasnin
    thua dritė tė huaj
    sytė nuk u qasnin.

    Dhe tha lordi i madh
    gjuhėn duke zgjidhur
    me humor tė huaj
    me njė gaz tė hidhur.

    Ja dhe carmatosur
    zotėrinj shqiptarė
    si kallkan i ngrirė
    ngriu fjal e parė.

    Pa nagantit sipėr
    brezit mė si pritej
    por nėn brez e vogla
    zu tė hasharitej.

    Mblidhte xixa zjarri
    pėrmbi trup tė bukur
    priste luftėtarin
    qė ti thoshte "duku".

    Sytė e diplomatit
    zjarr tė hidhur shkrepėn
    Isa Buletini
    brrom nga brezi tjetrėn.

    Brrom aty pėrpara
    mu te lordi pranė
    "Madhėri Shqiptarin
    kurrė s'e gjen pa armė".

    Zbardhėlloi sermaja
    shkreptiu fildishi
    ...ndritėn malet tona
    andej larg, tek ishin.

    Qelqe e shandanė
    dhanė dritė tė ligė
    Ismail Qemali
    qeshi nėn qerpikė.

    Dhe naganti ulur
    rrinte sic i duhej
    dora nga i zoti
    tyta nga ti duhej.

    Nxinte tytė e vogėl
    brenda nxinin halle...
    Shqipėri e vogėl
    nė tryezė tė madhe.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Michigan2005 : 10-09-2005 mė 16:32

  2. #2
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Tungjatjeta Azem Hajdari

    Atdheu eshte krijuar
    nga hiri i martireve
    - - La Martin

    Te balli yt po shihej mali
    te zeri yt-degjohej deti
    jeta te ngriti piedestalin
    vdekja te vuri monumentin.

    Neper podiume balle flamurit
    u rrit imazh i kryetrimit
    me hapat -shpelle te Bajram Curri
    me ballin drite te Naimit.

    Te vdekja jote-vater drite
    njerezit me mall ne sy shikonin
    gjaku nga plaga jote ridhte
    qe nga kufijte e prere te Kombit.

    Martiret, vellezerit e Kosoves
    Sa te pane te shtrire, qe nga larg
    i zgjaten plaget drejt Tropojes
    Plaget e tu te ushqenin gjak.

    Po ty te vrau nje shtazeri
    te tere t'i njihje, kohe spate
    te shtine aq shume me bresheri
    se i trembeshin dhe vdekjes sate.

    Ne sy t'u rrotullua bota
    (Kreta mbi glob u ndal qefin)
    Ne Beograd u ngriten gotat
    dhe u trokiten ne Athine.

    Era mbledh zerat e balades
    nga trojet e te gjitha aneve
    Fustanella e Osman Takes
    mbi balle te hapet valle came.

    Zeri i atdheut ne shpirt te pruri
    driteza yjesh, harqe rrufeje
    cdo dite me shume ti prane flamurit
    cdo dite me shume plumba drejt teje.

    Mbete legjende me dy vdekje, -
    njera mbi plumb, nje mbi dekret
    Njeren e more poshte me vete
    tjatra rri lart, "pa imunitet".

    Burgut i the -Urdhro te pres!
    Ia njoh dhe hekurat qelise
    jane vijat e flamurit grek
    qe bredh si zot mes Shqiperise.

    Rrethuar me dy heshtje tok
    i shtrire si nje segment rrufeje
    i madherishem, degjon poshte
    heshtjen e shtetit siper teje.

    Puhi e luleve te varri
    "vrasesi u fsheh" te peshperin
    ti bisedon intim me barin:
    Kujdes, mos vrasin Shqiperine"!

    Ti ule ballin nen flamur,
    Drejt miqve zgjatur brenga jote
    plumbat qe shtine jane prape ne udhe
    u vershellejne pas kraheve shokeve.

    E shoket te kerkojne ku re
    (Asgje, vec madheshti mbi vdekje)
    atyre pasuri u le
    supet me lartesira bjeshke.

    Ne ecjen tende, me dy hapa-
    demokraci e kombi tok-
    per brezat, amanet le prapa:
    Kush svdes per Kombin, jeton kot.

    Shoku, qe ra per ty therror
    vdekjen duke e kthyer rilindje
    mbi piedestalin tend qiellor
    mbeti kuror e blerte dafine.

    Mbetet perjete ne horizont
    imazh martiri te hapesirave
    tek re "njeri" u ngrite bronx
    t'u kumbosh tinguj gjithe ilireve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Michigan2005 : 11-09-2005 mė 18:13

  3. #3
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Poeti Ne Kalvarin E Mundimeve Te Letersise

    Nga "Vallja e kalldrėmeve" nė Gjirokastėr tek "Loti Alpin" nė Zvicėr tė Agim Shehut

    Kolec Traboini
    Boston 20 Qershor 2003


    Brezi yne i viteve 70-te ėshtė rritur dhe ngrohur shpirtėrisht nė kohė tė vėshtira tiranie me poezinė sa lirike e tė dhimbėshme aq epike tronditėse tė poetit Agim Shehu.

    Poeti AGIM SHEHU dhe libri i tij LOTI ALPIN Tirane 2002

    Sa herė qė lexoja poezitė e tij, mė vinte nė pėrftyrim qyteti i gurtė dhe i hirtė i Gjirokastrės ("Vallja e Kalldrėmeve"), ku ai ishte per mjaft kohė mėsues letėrsie, me faniteshin lartėsitė e mureve tė kėshtjellės, nga bodrumet e tė cilės vinte njė zhurmė disi e mbytur si pėrplasje e hekurit mbi gurė, por me njė ritėm tė rregullt qė sa vinte e shtohej.

    Qė nga errėsira mesjetare e kėshtjellės (ne imagjinaten time), sa vinte e fuqizohej ritmi nė trajtėn e njė vallje tė quajtur historikisht bodrumēe, e lindur prej mundimeve tė njerėzeve tė burgosur nėpėr shekuj, pėr tė vetmin faj se dėshėronin lirinė.

    Poezia e Agim Shehut kishte po atė ritėm, kishte po atė dimension, kishte po atė thirrje kushtrimi pėr dritė e liri. Kam parasysh edhe gunen Selam Musait mbi telat me gjėmba, qė flakėronte nė poezinė e poetit me njė dritė qė nuk shuhet kurrė, si dhe dhjetra e dhjetra poezi tė tjera qė janė bėrė aq njohura e tė dashura pėr lexuesit tė ēdo moshe.

    Arti i madh i Agim Shehut, ashtu siē ngjallte dashurinė tek admiruesit e tij, nuk mund tė mos ngjallte cmirėn e shkrimtarėve dhe tė njerėzve tė elitės, tė cilėt nuk pranonin konkurencė tė ndershmė poetikė, por vetėm rėnditje sipas hierarkisė tė vėndosur nga klanet e monizmit.

    Poeti kurrė nuk pushoi sė shkruari, edhe atėherė kur hipokrizisht e mikluan, por edhe kur poshtėrsisht ia helmuan jetėn me luftėn e klasave (kish guxuar tė martohej me mbesen e Kudret Kokoshit, intelektualit tė persekutuar nga komunizmi, madje duke qėnė edhe vetė nga Golemi "reaksionar"), pra gjeten soj-soj pretekste pėr ta shmangur kėshtu poetin skajeve, sepse mesa duket shpirti i tij poetik ishte njė kristal i fortė, ndoshta i thyeshėm por i papėrpunueshėm.

    Agim Shehu krijoj nė kohė tė vėshtira pėr artin e letersinė e vertetė, tė cilėn njė shkrimtar i madh kombėtar si Mitrush Kuteli, pak para se tė vdiste, nė letren testament, e karakterizon: "Profesionizmi nė letėrsi nė vendin tonė, ėshtė, hė pėr hė, njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur, them, pėr atė qė s’di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letersisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjarpėrinjtė. Tė vrasin shokėt, se u bėn hije. Dhe kur nuk u bėn hije, do tė thotė se nuk je i zoti pėr letėrsi."

    Nuk mund tė gjėnden fjalė mė tė goditura se sa ato tė M. Kutelit tė vuajtur e tė persekutuar nga diktatura dhe sigurisht nga "miqtė" shkrimtarė tė elitės sė zgjedhur, pėr tė shprehur edhe jetėn plot trazime tė poetit tė mirėnjohur Agim Shehu.

    Por edhe tani, njė dekadė pas shėmbjes sė diktaturės, kur mendohet se shkrimtarėt e artistėt janė tė lirė, prapė sė prapė, letersia krijohet nga privacione tė mėdha, si nė atdhe por edhe nė mėrgim ku intelektualėt shqiptarė digjen e tretėn si tek "Fjalėt e qiririt " tė Naim Frashėrit.

    E kėto dhėmbje shpirtėrore nė mėrgim sė shumti bėhėn mė sfilitėse e tė mundimėshme se dhėmbjet fizike nė Atdhe, prej tė cilit poeti u detyrua tė largohej, jo se donte t'i shpėtonte skamjes e varfėrisė qė e ka pllakosur popullin (si bėjmė shumica e bashkatdhetarėve ikanakė), por pėr njė shkak tjetėr kardinal, siē e shpreh nė poemėn e mėrgimit "Faleminderit, Zvicėr!":

    ....Shqipėri!
    Ika se tė dua shumė;
    se desha tė jem gjallė
    dhe ca kohė pėr ty.

    Vuajtjet e poetit Agim Shehu, tashma janė tė dyfishta sepse ka lėnė pertej Adriatikut, Atdheun, (ku vazhdojnė ta pėrndjekin falangat e kuqe, tė cilat tentuan ta vrisnin mizorisht nė rrugėt e Tiranės), dhe ka marrė nė zemrėn e tij njė brengė tė madhe, qė e shpreh poetikisht:

    ...Mirupafshim, Atdhe!
    Me retė e bardha tė Alpeve
    tė dėrgoj pėrqafimet e mia.
    Aty brėnda kam fėmininė
    qė ma mban Shqipėria.

    Ky ėshtė shkaku qė nė vėllimin e tij tė fundit "Loti Alpin", albin, Tiranė 2002, nė tė cilin kėndon me admirim e lirizėm poetik pėr Zvicrėn (Princeshen e Europės), spikasin edhe vargje tronditėse hamletiane:

    "Ku bie Atdheu?!...
    Ngado mjegull gri.
    Ēdo skaj horizonti
    I flas - Shqipėri!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Michigan2005 : 11-09-2005 mė 18:25

  4. #4
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    MĖNGJES KOSOVE

    Beqir Sina
    New York, SHBA

    BENSONHURST NY: Kohėt e fundit shtėpia e botimit "albin" nė Tiranė, botoi njė duk veprash dhe krijimesh tė poetit patriot, e atdhedashės, shkrimtarit Agim Shehu. 10 vėllime poetike - 5 proza e katėr pėrkthime. Librat e Shehut; janė thesar dhe shkėndija frymėzimi tek tė gjithė lexuesit shqiptaro-amerikanė, duke ju shtuar kėshtu njė volum me libra. Libra me vlerė, nė fondin e pasur tė biblotekės dhe botimeve tė autorėve shqiptarė, nė vendlindje, e Diasporė.

    Sipas, shkrimtarit, gazetarit e publicistit tė mirėnjohur tė Diasporės, zotit Idriz Lamaj, thuhet, se: "Para 60 vjetėsh doli nė dritė "Poemi kosovar" i Dhimitėr Paskos, i cili nė Kosovė dhe nė Shqipėri filloi tė lexohet kjo lirisht, vetėm pas rėnjes sė komunizmit. Sot, kjo poemė e rendit autorin nė mesin e poetve mė tė thellė tė shpirtit kosovar. Vargu i thyer i kėsaj poeme me mallkime e pasthirrma dhe me zanore tė gjata fundore qė oshėtijnė si shungullimė ortiqesh ėshtė shpresdhėnėse pėr ardhmėrinė e Kosovės, lirinė dhe bashkimin me Shqipėrinė."

    Nė kėtė aurol shqiptarizmi e patriotizmi, pėr mendimin tim, po me tė njėjtin motiv e forcė ndjenjash, sot, na vjen furishėm edhe poeti, Agim Shehu, me banim nė Zvicer. Shehu, me kėtė vėllim poetik me titull; "Mengjes Kosove" ka arrirrė t'i kėndoi arterit kryesorė shqiptar - Kosovės sė dashur - Kosovės martire, njėsoj sikur t'i kėndonte Presheves, Bujanovcit, Medvegjes, trojeve shqiptare nė Mal tė Zi, atyre nė Maqedoni e nė lotin shqiptarė nė Ēamėri. Poeti, Shehu, nė kėtė libėr "Mengjes Kosove" shfaqet para lexuesit - me patos patriotik i frymėzuar nga tėrsia e ndjenjave, qė e pėrshkojnė veprėn letrare: idetė e larta e tė zjarrta qė e pėrshkojnė kėtė libėr tek 60 poemat e kėtij libri. "Mengjes Kosove", nė njėfarė mėnyre ėshtė ndjenja e brendėshme e njė shqiptari patriot, qė ėshtė i mbushur plot e pėrplot me ndenja tė zjarrta dhe mė frymėzim tė lartė; ndjenja tė fuqishme, qė sot mė teper se kurrė ndonjėherė e ngre peshė patritoizmin.

    "Mengjes Kosove" njėri prej kėtyre volumeve poetike tė botuara nga shtėpia botuese "albin" me autor zotin Agim Shehu, sjell tek lexuesi ynė, njė frymė tė re nė krijimtarinė shqiptare, atė tė parandjenjės, tė cilin autori i'a kushton me epos, pėrbėhet nga 150 faqe shqip tė redaktuara nga Qazim Shemaj, Recezent ėshtė Koēi Petriti. Ballina e librit ėshtė vepėr e piktorit shqiptar, Skėnder Kamberi.

    Poezitė e shkruara nė tė janė tė shkruara me njė stil tė shumė tė ėmbėl lirik, tė thjeshtė dhe mjaftė tė qartė. Libri dallohet nė kėtė aspekt se ėshtė i lidhur me vargje tė rimuara dhe me njė stil qė tė kujton paska atė tė rilindasve shqiptarė. Libri nė njė farė mėnyre pasqyron tė gjitha frymėzimet dhe brengat e autorit gjatė tė gjitha viteve tė jetės sė tij. Malli ndaj ēdo pjese tė trungut ku flitet e kėndohet shqip, ėshtė njė tjetėr leitmotiv i vjershave, eseve e tregimeve tė tij gjatė gjithe jetės. Ndjenja e atdhedashurisė pėrshkon si njė fill tė gjitha veprat e Shehut.

    Porsi nga zeri i Perendive
    u zgjua kontinenti plak
    nga cili ankth i tragjedive
    sot mbi Kosove kulloi kaq gjak.

    Ne cilen kohe jeton keshtu
    ky popull si mbi rrjedhe ujvare
    femijte kaq shekuj qiellin blu
    e shohin mbi helmetat sllave

    Dhe digjen strehet e shtepive
    nga tym i tyre u thinj Zoti
    tek syr'i nxjere i nje femije
    permbys po rokulliset globi

    ...Bota u ngjeth nga ai gjak krimi
    lideret tane pelegrine
    lotet per ty nga mallengjimi
    nxituan ti fshijne ne Athine

    E tera zi mban zi per vdekjen
    per foshnjat qe ti veshi zija
    atdheu ame nen kenget greke
    feston aheng... Miss Shqiperia.

    Por mbi fantazmen e percarjes
    fisnike dhe ne dite te zeze
    ti perterin zene e te pareve
    JEMI TE GJITHE NJE KOMB VELLEZER

    Tek arkivoli yt vigan
    qe drodhi kombin sot nga rrenja
    partite e shkrehura po zgjaten
    te mbushin baterite e rena.

    Mbi arkivolin tend te madh
    zinxhir i zgjatur-thike pas shpine
    nxin kontabande e shtetit ame
    qe lidhte Beograd-Athine.

    Heronjte e rene ne vite thelle
    kjo ore fati prane ti pruri
    Azem Galica ka nxjere ballin
    theret diku me ze Herkuli.

    Leviz nje dege, zhurmon nje flete
    e psheretin me ze te thate
    Drenice, e bukura drenushe
    ty kush guxon te vret kaq gjate.

    Zenel Gjoleka armet mori
    theret tek ecen me furi
    Kosove Laberia ime
    udhen nje hap e kam tek ti.

    Dhe At Gjergj Fishta tek kendon
    per shkjaun shkja e fisin fis
    me rapsodite e tij nen sqetull
    del nga nje mriz hyn tek nje plis.

    Ti qe ke lind Shen Kostandinin
    Ti qe ke rrit Niket Dardanin
    Ne balle me himn te Krishterimit
    Nen kembe plaget e Tiranit.


    Shumė prej artikujve, poezive dhe eseve tė tij, janė botuar nė gazetat dhe nė mediat shqiptare. Gazeta kombėtare Bota sot, ėshtė njėra prej gazetave shqiptare e cila ka pasuruar materialin me eset dhe poezitė e poetit atdhedashes e patriot Agim Shehu.



    http://www.shkoder.net/fjala/2003/bsina5.htm

  5. #5
    Ballkanase
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Postime
    19
    «Buzëqeshni, ju lutem!...»
    Agim Shehu
    Loti alpin - lirika nga Zvicra (Tirane, 2002)

    « Buzëqeshni, ju lutem !
    flet zëri në aparat, -
    pasaporta do pak buzëqeshje !... »
    Ballë butonëve tërë ngjyra
    mundohem të buzëqesh me vete.

    Lëviz muskujt në fytyrë
    ta bëj buzëqeshjen gati.
    « Ju lutem, buzëqeshni !- »
    perserit aparati.

    ...Ku ta marr buzëqeshjen, -
    u them sinjaleve karshi, -
    ma kanë lidhur, ka ngrirë
    në vëndlindjen time
    Shqipëri !

    Ka mbetur mbi pëllëmbë të lypësit
    te rrugicë e shtëpisë përdita.
    Rrudhat në ballë më nxijnë
    nga terri i Atdheut pa drita.

    Ka ngecur një varr masiv
    i vëllezërve kosovarë.
    Po bombardohet në Kumanovë
    mes grave e fëmijve të vrarë.

    I kanë rrëmbyer trojet
    në Camërinë shkrumb
    dhe ka mbetur e ngrirë
    duke pritur pa fund !...

    Përsëtreti lutja - « buzëqeshni !... »
    thirri diku pranë...
    Te butoni i kuq nxin tyta
    e vrasësit tim në Tiranë.

    Buzëqesha me zor.
    Posa doli, portreti
    hapi sytë më shihte
    si të qe i një tjetri.

  6. #6
    Ballkanase
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Postime
    19
    Shiu
    A. Shehu

    Shi i ndritshëm, i bardhë,
    letra dashurie që qielli i con
    tokës,
    pastaj një ylber që i lidh të dyja
    si një dorezë shumëngjyrëshe
    e nje shporte me lule.
    Tinguj pikash-
    akorde te qelqi i dritares
    si lotë anonimë
    që era miqësore i shtyn
    dhe atje ku harrojnë të venë.
    Alpet mjelin dëborën
    si tufa delesh të bardha.
    Ujërat rrëkera vrapojnë drejt
    detit
    të furnizojnë prapë qiellin.
    Sa resht shiu,
    një zog me xixëllime vese në
    pupla
    niset në hapësirë si një sonatë
    hëne.
    Shi zviceran - sundim asnjanës.
    Pasi bën c'ka për të bërë
    dhe e ndjen se njerëzve iu mërzitën
    pellgjet,
    e ndërpret sundimin, mënjanohet,
    duke ia lënë radhën
    Kabinetit të Diellit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BLUN : 01-11-2005 mė 23:59

  7. #7
    Ballkanase
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Postime
    19
    Liqenet
    A. Shehu

    Të bukur, të pastër,
    kristale qiellore
    ulur si ëndra
    mbi një fushë a bregore.

    Yjet mbrëmjeve
    rrinë në « dilemë » :
    të qëndrojnë lart,
    a të ulen mbi liqenë!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2009
    Postime
    26

    Ali Pashe Tepelena, figure e madhe historike e kombit tone.

    Xhemal Gora
    “Historine e Shqiperise e bejne shqiptqret, ashtu si historine e kombeve te tjere kombasit e vet.”
    Ali Pashe Tepelena, figure e madhe historike e kombit tone.
    Me dt. 16.11.2009 gazeta “Shekulli” botoi nje artikull me titull:”Ali Pasha, koha dhe miti i tij.” Shkruar nga z. Artan Puto (historian), me rastin e botimit ne shqip te librit per jeten e Aliut (perkthyer nga Ardian Klosi dhe ne mbeshtetje te tij), shkruar nga Fransua Pukvil, ish konsull i Frances ne Janine, armik i Pashait te Janines, i cili doli gjithmone i humbur ne betejat diplomatike me te, derisa ky e perzuri nga Janina. Me vone Pukvili u hakmorr me kundershtarin e tij te vdekur, duke shkruar kete liber, ne te cilin duke shprehur gjithe urrejtjen e mllefit te grumbulluar per humbjet qe ai i pati shkaktuar, e nxin figuren e Vezirit te Janines.
    Ne kohen tone eshte normale qe te lexojme edhe shenime per figurat historike, shkruar nga persona qe kane qene ne kampin kundershtar, armiq te betuar te tyre, qe padyshim ne ato shenime, qellimi i tyre ka qene denigrimi i ketyre figurave, nxirja dhe shtremberimi i realitetit. Te tilla jane shenimet e Sulltaneve per Gjergj Kastriotin (pas kthimit te tij ne Shqiperi), ose per Ismail Qemalin ( pas largimit nga kabineti i Sulltanit dhe kthimi ne Vlore per te shpallur mvehtesine), si dhe te shenimeve te Pulvillit per Aliun e Tepelenes. Kjo eshte e natyrshme dhe e pritshme, pasi armiqte gjithmone jane perpjekur (dhe perpiqen) te shtremberojne historine duke na goditur figurat tona historike (t’i mjegullojne ato duke ua hequr shkelqimin), si dhe ne prejardhjen tone historike, per te na mohuar autoktonine ne trojet tona. Per kete mjafton te permendim perpjekjet e vazhdueshme hesterike te serbeve me teorite e tyre per te reklamuar ne syte e Europes dhe botes, Kosoven si djep te Serbise, ose encilopedine e sapobotuar maqedone, te cilet u detyruan ta heqin per ta ndryshuar, nga presionet nderkombetare, per shtremberimet e te vertetave historike kryesisht te autoktonise te shqiptareve.
    Por eshte e pa konceptueshme dhe e pa pranueshme, qe ca mjerane qe e quajne veten shqiptare (ndonje dhe historian) vihen ne sherbim te tyre. Eshte per te ardhur keq, qe keta mjerane, jo vetem u bejne sherbim duke ua perkthyer dhe botuar e duke na i servirur si te vetemet te verteta historike, por i shoqerojne edhe me artikuj neper organet e shtypit te perditshem, me komente e perpjekje per ti mbeshtetur ne planin historik, kur kemi me qindra dokumanta e mijera faqe me shkrime historike te shkruara nga bashkekohes shqiptare dhe te huaj, si Barleti per Skenderbeun dhe Sherreti, Bajroni,Broinsted,Duma,Gete,Viktor Hygo, Napoleoni…etj. Per Ali Vezirin, te cilet e quajne te barazvlershem (per nga madheshtia) me Napoleonin, si dy gjeni te shekullit ne te cilin jetuan, njerez keta me personalite te padiskutueshem, e deri ne ditet tona, pa permendur amerikanen, te madhen Ekaterina Fleming, qe disa vite te jetes se saj ia ka kushtuar kerkimeve deri ne Janinen e larget, per te shkruar librin e saj per Aliun e madh, si dhe figuren poliedrike e brilante te plakut te mencur Godo, me romanin e tij “Ali Pasha “ te ripunuar dhe ribotuar. Populli yne e ka ruajtur ne kujtesen etij ne shekujt qe shkuan dhe eshte frymezuar mga ky mal i larte lavdie. Eshte e cuditeshme se nga keta “kritike” askush nuk merret me tradhetine, aktin me perbuzes te shoqerise, perfaqesuesit me te hershem te tyre si Ballaban Pasha dhe Omer Vrioni e deri te Ballabanet e rinj e Omeret e rinj te diteve tona, por kerkojne qe te perbaltin dhe majat e lavdise te kombit tonesi Gjergj Kastrioti, Ali Pasha dh Ismail Kadarene.
    Ne kete shkrim qe ne krye z.Artan Puto kerkon te na orientoje ne dy problem, duke ne i servirur sit e mireqena, qe ne fakt ne thelb permbajne anet me negative te mbrojtjes qe u ben Pukvilleve:
    E para:-Lufta e Ali Pashes, po e themi qe ne krye,-thote ai,-nuk ka te beje me kombin, me popullin…sepse ai luftonte per interest e tij…
    E dytali Pasha dhe lufta e tij nuk kane te bejne fare, nuk kane lidhje me revolucionin grek…
    Mendoj se individe qe jane perpjekur vetem per interesa te tyre, si jane lavdia personale dhe pasuria( larg interesave kombetare, interesave te masave), gjenden me mijera ne cdo periudhe historike, e si te tille larg popullit dhe kombit ata mbeten anonim, askush nuk merret me ta, ata nuk mund te hyjne ne histori. Nje perfaqesues i popullit pa dyshim qe interesi i tij eshte brenda interesave te masave, ato nuk mund te ndahen derisa ai te jete perfaqesuesi i tyre. Keshtu ka ndodhur gjithmone dhe me Pirron, dhe me Gjergj Kastriotin. A mund te themi se Gjergj Kastrioti luftoi dhe i udhehoqi masat per interest e tij? Patjeter, por interesi i tij ishte i njejte me interest e masave qe udhehoqi. Po keshtu ka ndodhur edhe ne rastin e Ali Tepelenes. Aliu si Skenderbeu sherbeu nene sundimin turk. Ai ishte nje Pasha. Gjate rruges se rritjes patjeter qe mund te kete bere dhe gabime ne jeten e tij te veshtire. Ai nuk mbaroi akademira, por zgjuaresia e tij, aftesite e tij e rreshtuan nder kapedanet me te mdhenj te kohes (dikush e ka quajtur Bonepatri musliman, e deri ne gjeni te shekullit.) Qendresa e viteve te fundit nuk mund te ishte per lavdi personale ose per pasuri, te cilat ai i kishte arritur e pasur pakufi.Ai njihte mire historine e kombi t tone, te te pareve te tij, Pirros, (qe si na thone shkrimet e bashkekohesve, e kishte shume per zemer dhe e permendete shpesh ), dhe te Gjergj Kastriotit ( figurave me te mdha te kombit tone), prej veprave te te cileve frymezohet c’do shqiptar edhe sot. Qendresa e viteve te fundit ishte konkluzion i pjekurise se tij, Vetem ndjenjat e atdhedashurise dhe lirise se kombit mund ta shpien njeriun drejt asaj madheshtie qe ai mundi te arrinte. Dashuria (per kombin dhe lirine) ishte ndjenja e brendeshme qe e ndricoi Aliiun dhe i dhuroi atij ngrohtesi dhe force, per te “tundur” malet dhe detet . Ajo eshte vetmohim qe nuk njeh kufi. Pjekuria e mendimit, se per liri ia vlen te besh c’do sacrifice, ka qene nje perfundim normal qe e beri, qe ne moshe tetedhjete e du vjec, te vdese me dy kobure ne duar, duke shtrire me pere disa turq dhe oficerin e tyre.
    E dyta:- Mendoj se eshte e kote te shtrohet pyetja ne se ka, apo nuk ka ndikuar lufta pararendese e Aliut te madh ne revolucionin grek, kur dihet qe pothua te gjithe kapedanet e tij luftuan dhe shumica rane si heronj per clirimin e Greqise.
    Vite e shekuj do te kalojne dhe helmi qe hedhin keta mjerane kurre nuk do te munde te mbuloje kete maje te larte, i cili nga lavdia qe rrezaton gjithmone, do te jete burim frymezimi per shqiptaret, poete piktoret artistet, por edhe te huajt, ata qe e cmojne lirine, qe edhe ne te ardhmen do te vazhdojne te frymezohen nga magjia e madheshtise se tij.
    Aliu i perket asaj periudhe kohe, qe ashti si shume te tjere si Vaso Pasha, Mehmet Aliu (sundimtar i Misirit), qe me zotesine e tyre u lartesuan nen pushtetin e Stambollit. Por edhe per Mehmet Aliun e Vaso Pashen, qe sunduan ne vende te tjere nuk mund te themi se ata nuk kishin ndjenja atdhedashurie. Te gjithe e dime poezine e vaso Pashes: “ O moj Shqypni, o e mjera Shqypni, kush te ka qit me krye ne hi, ti ke pas ken nji zoj’ e rande, burrat e dheut te thirrshin Nane…”
    “Conju shqyptar prej gjumit, conjy, te gjithe si vllazen n’nji bese shtrengonju…” A ka, edhe sot, kushtrim me te fuqishem e ndjenje atdhedashurie me te thelle per Atdheun tone Shqiperine? A mund te mendojme se Vaso Pasha, qe punoi e jetoi ne nje vend tjeter, nuk mendonte e donte liri per Arberine? Natyrisht qe jo! Po pse duhet ta mendojme per Aliun e madh te Janines, kur ai jo vetem u mundua per bashkimin e trojeve arbnore, por kur u ndie i forte, me te gjithe energjine qe kishte grumbulluar, iu kundervu pushtuesit osman edhe pse me forca shume here me te pakta, e cila e ben edhe me heroik? Kushtrimin qe leshoi Vaso Pasha ai e beri realitet me nje lufte e qendrese heroike, ne nje moshe te pazakonte, e cila e ben edhe me te lavdishem.Ne qofte se nuk do te ishte qendresa heroike e tij, qe e beri perandorine turke me te fuqishmen e kohes, te dergjej per dy vjet buze liqenit te Litharices, ne sot nuk do te na binte nder mend t’a permendnim fare e jo te merreshim me”veset” dhe gabimet qe paska bere nje pasha i perandorise turke, e as qe do t’ja dinim as emrin. Te tille, qe luftojne vetem per interesa personale mund te kete me mijera, por askush nuk merret me ta.Lufta e lavdishme per aspiraten shekullore te kombit tone per Liri dhe mvehtesi, ashtu si paraardhesit e tij Pirrua dhe Skenderbeu, e radhiten ate ne panteonin e lavdise se kombit, duke e murosur ne ndergjegjen tone kombetare e qe kombi do ti kete pika referimi ne perpjekjet e tij per lirine e trojeve te ARBERISE. Eshte ajo madheshti qe beri kancelerite e Europes te dergonin “syte” dhe “veshet” ne Janine,te cuditur me qendresen e tij per pavaresi, eshte ajo madheshti e qendrese heroike, qe me magjine e saj beri artiste te shkruajne per te, qe nga bashkekohes e deri ne ditet tona, qe shume kanceleri te Europes te jepnin vleresime, e personalitete duke e kahasuar per nga madheshtia me Napoleonin. Vleresimet per te nuk mund t’i presim mga armiku I tij Pukvilli (qe per disa kohe ish konsull i Frances ne Janine), e qe disa here i beri te gjitha tentativat per t’a minuar Aliun ,duke financuar e organizuar kryengritje, por gjithmone deshtoi e u largua nga Janina, duke e mbyllur karieren kokeulur, as nga ata qe e nxjerrin nga varri e na i sjellin shenimet dashakeqe te tij,(te shkruara nene mllefin e nje te munduri.) Majat kulmore te jetes se “luanit te Janines” nuk jane “veset’ qe na servirin Pukvillet, te cilet mundohen te denigrojne figuren e tij, por qendresa, perpjekjet qe ai beri gjate gjithe jetes se tij kunder fuqive te mdha, e se fundi, si nje kurore lavdie, qendresa heroike, ( lufta) kunder perandorise.Shkaku i kesaj qendrese ishte dashuria per KOMBIN dhe LIRINE, ajo ndjenje e zjarrte qe nuk njeh kufi, drita e brendeshme qe e ndricon njeriun dhe i dhuron ngrohtesi e force per te “tundur” malet dhe detet deri ne vetmohim. Me vdekjen e tij gazeta me e madhe e Parisit”Jurnals dels debats” nder te tjera shkruante:”…vdekja nuk mund t’ja erresoje LAVDINE, me te do te merret HISTORIA.” Eshte vepra e tij, qendresa e tij historike (jo veset), qe e bene historine te merret me te. U deshen treqind e pesedhjete vjet pas Gjergjit te madh, te lindte nje burre, te cilin atdhedashuria dhe liria ta “marrosnin” deri ne madheshti. Ky ishte Ali Pashe Tepelena, Veziri i madh i Janines. Ali Pasha qe kur u emerua ne fronin e pashallekut te Janines, populli e cilesoi si “Mbret te Shqiperise” shkruan Nexhip P. Epllan.(Nexhip Kaci “Shqiptaret ne perandorine Osmane F 48.) Bajroni e quan “Pirro te ri”, “Luan te Epirit”. Ai shkruan nder te tjera : “ Nuk mohohet fakti, se janina gjate sundimit te Aliut, u be qendra me e qyteteruar e Turqise perendimore. Janina qendronte me lart se Athina, persa i perket begatise, diturise dhe sterhollimit ne sjellje dhe te folur. Simpoziumet qe u parashtronte te huajve dhe intelektualeve te Janines, te kujtonin simpoziumet e Platonit. Janina dhe shkollat e saj ishin qendra te rendesishme arsimore dhe kulturore, te cilat i vijoi me shume ngulm Ali Tepelena.Drejtuesit e ketyre shkollave si Athanasi, Psalida, Valeno, i shkolles “Zosimea” Gregorius Sakallarius autor i shume punimeve te mirenjohura dhe mjek i Aliut, perbenin eliten akademike te kohes.”
    Arkeologu dhe historian danez broinsted, i cili per nevoja arkeologjike, bashke me ekipin e tij, qendroi dy vjet prane Aliut, i cili u beri nje pershtypje te pashlyeshme, ne ditarin e tij qe u botua pjeserisht ne vitin dymije e qe i qendron histories ( mbas dyqind vjetesh ) si medalion, nder te tjera shkruan:” Aliu qe i informuar deri ne detaje per ngjarjet ne oborret europiane dhe kishte nje kujtese fenomenale edhe per ceshtje te tjera. Ai ishte nje burre shteti i cili nuk eshte i interesuar vetem per intrigat e pushtetit, por edhe per ceshtjet enciklopedike, historike dhe arkeologjike. “Zeri” 18. Mars 2ooo. Getja mblodhi kenget kushtuar Aliut dhe i botoi, liber qe sollen Bajronin prane tij. Ato kenge populli i kendoi edhe mbas vdekjes se tij, ato kenge i kemi mesuar deri ne ditet tone, me shume nepermjet gojes se popullit sesa nepermjet antologjive neper shkolla:’Gjarperi qe tuned dhene…” “ moj kalaja me bedena, po lufton me padisha Ali Pashe Tepelena…”Eshte pikerisht kjo lufte ku populli shikonte aspiratat e tij shekullore, prandaj i kendon atij heroizmi. “ lena zot Ali Pashane, nje dimer dhe dy behare…”, e qindra te tjera. Keto kenge kane dyqind vjet qe udhetojne, por keta mjerane nuk i degjojne ato, mbasi inferioriteti perpara te huajve i ka perulur e shemtuar aq shume, sa te kerkojne e nxjerrin nga varri Pukvillin, duke ua perkthyer e sjelle nga Parisi per te mesuar ne shqiptareve( sit e vetemen te vertete historike) se c’ka qene Ali Pasha. Nje mision te tille keta mjerane e filluan me luften qe i shpallen personalitetit me te madh te letrave dhe kultures shqipe z, Ismail Kadare, duke dashur t’i jepnin nje kthese te shtrember talentit te tij. Ata besoj se e kane marre pergjigjen nga titujt qe ai ka fituar dhe shkelqimi letrar i tij ne rritje e vleresimi qe i kane bere dhe bejne institucionet me te larta letrare Boterore. Por kete mjerane vazhduan luften kunder Gjergj Kastriotit, heroit tone kombetar. Gjeten perkthyen nje liber te diteve tona, shkruar nga nje te huaji , (me prejardhje serbe nga origjina) dhe sollen ne Tirane per t’ju treguar shqiptareve, se Gjergj Kastrioti nuk ishte shqiptar, por serb me emrin Jan ose Ivan…se qenkej marre me intriga te pushtetit duke mashtruar vjerrin…etj. Duke dashur te perbaltin kete yll te krishterimit, lavdine e tij.Edhe per kete veper te turpeshme ata moren pergjigjen, nga reagimet e njerezve ne shtypin e perditshem, por ata nuk heqin dore kollaj. Tani i jane versulur figures tjeter madhore te kombit tone, Ali Pashes, duke zhvarrosur Pukvillin dhe shenimet e ti dashakeqe. Bej pyetjen’jane keta shqiptare??!, C’gjak u qarkullon ne dej??! Besoj kete fare, ( paraardhesit e tyre shpirterore) ka njohur nje nga personalitetet e kultures sone, Faik Konica, kur shkruajti: “Shqiperise i vjen e keqja nga vete shqiptaret.”Mungesa e gjate e nje “Aliu” ka bere qe pushtetet qe kane ardhur ne Shqiperi te mos t’a permendin “enderren” e te pareve tane. Ate enderr te madhe, me amanetet qe enden kufiprereve nen isot e tejzgjatura te dhimbjeve te pafund Came, ne dhimbjen e gjakut te derdhur nga masakrat serbe ne Kosove, ne tokat qe u rrembyen nene nje terror te papare, (ose traktatet skllaveruese te te huajve), qe nga Arta, ne gjysmen e asaj qe sot quhet Maqedoni, dhe Ulqinit me pjese te tjera te Malit te Zi. E Arberia jone ndodhet e ndare ne pese pjese edhe sot ne kohet e Europes moderrne, mbas nje shkretimi te dhimbshem, e te tejzgjatur. Mbetja e vendit bosh nga mungesa e nje Aliu, beri qe ne pushtet te vinin njerez te “veckel”, qe nga pazotesia , jo vetem qe kurre nuk e zune ne goje teresine e territoreve arbnore, por shiten edhe pjese te tjera te trungut te mbetur, per interesa te ulta te tyre, sic beri Zogu qe (me firmen e Iliaz Vrionit si perfaqesues te tij), shiti Shen Naumin, e sot dyshohet se po shesin deri edhe detin. Jam i bindur se kombi qe e ka ruajtur per dyqind vjet ne memorien e tij kete figure madhore, duke e mbrojtur nga mjegullat e perandorise turke dhe sejmenet e tyre,do te dije ta mbrojne nga pukvillet e huaj, por dhe nga ndihmesit e tyre Ballabanet dhe Omeret e rinj, si dhe te gjithe pushtetet qe kane ardhur e ikur ne Shqiperi, me heshtjen e tyre. Te gjithe duam t’a shohim ne dite te kthjellet kete mal te larte lavdie, perkrahe maleve te tjere te larte, te cilet jane shprehja e aspiratave kombetare per LIRI,shtylla lavdie te ketij kombi qe na krenojne dhe frymezojne.
    Xhemal Gora
    Kleveland SH B A
    24.11.2009

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2009
    Postime
    26

    Pershendetje

    I dashur Agim,kam lexuar poezite e tua te kesaj rubrike, me kane emocionuar. Si gjithmon brilante, ku fryjne fllade Atdheu mbushur me nje dashuri hyjnore.
    Te uroj shendet dhe gjithshka te mire per ju dhe familjen.
    Po te dergoj nje artikull rreth Aliut te Tepelenes, ne pergjigje te nje artikulli te gazetes "shekulli" te dates 16.11.2009 nga Artan Puto,i cili ndihmon "Pukvillet "ne misionin e tyre kunder Aliut dhe figurave te tjera madhore te kombit tone. Gezuar festen e flamurit.
    Tu befte i lehte malli per Atdheun dhe Laberine!
    28.11.2009

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •