Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Leka Ndoja (Tixhja e Bërxullëve)

    Tixhja e Bërxullëve

    Leka NDOJA


    Kush është...
    Leka Ndoja ka lindur në Tiranë në vitin 1962. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës, dega Gjuhë-Letërsi në fillim të viteve 90. Ka punuar si gazetar dhe skenarist në TVSH në vitet 1993-2002. Nga viti 2004 drejton "Qendrën e Studimeve Ndërshqiptare". Ka botuar rreth 50 ese kulturologjike dhe "Traktatin e artit inteligjent". Ka botuar tre vëllime me poezi; "Rrezja e territ" 1993, "Zaret u hodhën" 1996, "Këngët barbare" 1999, romanin "Motel El Salvador" 2002. Ka përgatitur librin "Vox populi" të Zef Malës 2002. Nga përkthimet, ka sjellë së pari vëllimin antologjik "Pambarimi" të G. Ungarettit, (Çabej 1997), si dhe ka botuar në revistat letrare cikle poetikë nga Xhon Kits, Karduçi, Montale, Quasimodo, Marinetti, Papini, Ted Hjuz, Masters, Hini etj. Ka përkthyer nga anglishtja dhe ka botuar librat albanologjikë "Shqipëria, çelësi kryesor i Lindjes së Afërme' të Kristo Dakos 2003, 'Epiri" N.G.L. Hammond QSN 2004, "Kanuni shqiptar" Margaret Hasluck 2005. Ka përgatitur komentarin e Skartacinit mbi veprën Komedia Hyjnore të Dante Alighierit përkthyer nga i ati Mark Ndoja. Tregimi i mëposhtëm është shkëputur nga libri me tregime në proces "Pashkët katolike'.

    Fatin, kasapin e Bërxullëve, Hatixhja e paditi në gjyq. Zanatin e tij e kishin zili gjithë qyteti e sidomos vendasit. Kjo arsye e kandisi Tatën e Tixhes që ti thosh së bijës, rahat, ma rahat nuk ke ku t'zgjedhish, na kërkun gocën prej dere t'mirë oj goc. O Tixhe mishin e ke sigure, mush barkun e nuk fle me andrrat e Judit. Se Judi del ke shpija e t'vorfnit. Bërxullt jon familje me gjo, s'jon trok si ai bukroshi i Shkodrës që t'vijte rrotull e s'kish i dysh n'xhep. Kon ate kasaphonen te qoshi den babade e kon, plonca për gjith Tironën jarebi kon shit e falë. I qajn ato kukurectë, ilahi. Shkoi dorën mbi tullën e pjekme nga dielli të grricë nga gjembat e limonit të egër që e kish pru fidanin nga Elbasani, i biri Fati.
    Tixhja u prek dhe nuk vendosi menjiherë. I kërkoi tre ditë të mendohej. Dhe si vendosi do thoni ju?- U tha u bo lale, kshu qe e shkrujtme. Më tepër se kaq nuk mundi t'i thosh të jatit Tixhja, sepse mendoi Fati më doli po me emrin që dëshiron gjithë mileti, Fati? dhe qeshej para pasqyrës së komosë ku pasqyroheshin hurmat e skuqme të fund nëndorit.

    Filluen dasmën me orkestër qysh të enjten e e sosën të shtunën e të dielën e 5 majit. Vunë kunorë e shkuen e në xhaminë e Ethem beut për hajresile, si thosh Nurja, baba i Fatit dhandërrit.

    Të nesërmen Tixhen e nxorri Nurja vjehrri në oborr dhe i tregoi nji tepsi të madhe me nji kapicë zorrësh bagëtie që nxirrnin avull e qelbnin erë. Ja nuse kjo osht puna jote. Qe ku e ke gelqeren e shueme, qe, ujë ke te vija sa të duesh dhe yrja byrja jepi t'i lash, derisa të vijë Fati nga kasaphonja, t'i kesh la e ti kesh goditë. Se pasdite do t'i lidhim ti qepim e ti fusim në furrë që t'i shesim tek lokali i Qesëve, se ata kan kërkesë dyfish tashi në verë. Helbete raki sa të dush, ene venë.
    Ai, Fat (e ç?fat) e vinte të lante planca të shoqen gjithë ditën e nuk e linte të dilte prej derës as të blinte linësët e kur i vinin menstruacionet. E deshte? Me shpirt të du mi Tixhe me shpirt të du. I thosh Fati asaj. S'ka njeri nuse si ky koc. Eh, dilte vetë e ia blinte Fati të përbrendëshmet se nuk kish besim që t'i mirrte e t'i provonte ajo ato sende në merkatin me separé se kish dëgjue sende të turpshme.
    Ke mishi ti Tixhe ke mishi se ai na ma frymën i thosh Merit, shitësit se do të shkonte në teqe, pastaj në karburant si pronar që ishte pasi të mbaronte therjet e viçave në kasaphone.

    Flokët, Fati i linte të gjatë prapa ndërsa përpara i priste fare shkurt. Duhanin s'e pinte, as rakinë por lekët i binte në shtëpi. I numëronte ndërsa hidhte në grykë me gishtat në ajër ndonji copë planci. Planci si copë kadiveje gri zhdukej në atë grykë të madhe e ia nxirrte pak përpara mollën e Adamit. Fati fërkonte gjoksin, ose diku midis gjoksit e barkut, e lëshonte nji oh kënaqësie. Habitej Tixhja me atë qejf të burrit dhe e shihte pasi binin në shtrat që ryste buzët sikur desh të kapërdinte copë të tjera plancash. Kjo e neveriti Tixhen që muajin e parë të martesës.

    Të nesërmen lante zorrët Tixhja me sapllake në oborr, sepse Fati i thosh, laj zorrët e keçit oj Tixhe e mos m'u tallahitë nëpër koshi se ina derë e nershme no. Se Tixhja nisi të dilte përjashta ndër komshijtë që edhe ata kishin dëshirë të njiheshin me të. Ajo ishte nusja e vetme që kishte hy në atë rrugicë se të tjerat kishin marrë fëmijtë dhe i kishin lanë burrat qyq të vetëm.
    Atë ditë Tixhja gjithë lau zorrët e kecve, të lopve e ish bo *** krejtiskrejti, nga flokët deri ke nallat pri drrase qi i hiqte rrëshqonë rrëshqonë, siç i thosh nji fëmijë që e shihte nga dritarja e pallatit të kuq kundruall. Vinte gëlqeren në ujin e vijës në oborr dhe i lëshonte ziorret në lugun që ish apostafat për atë punë për të pastrue zorrët por edhe mushkritë e bardha e të zeza.

    Për dy vjet iu shkri rinia Tixhes si muti i bagëtisë mrenë në sapllaken me ujë në oborr ku hardhitë kishin morë ngjyrë ndryshk e vilet po ia farojshin zogu harabel dhe pulat. Se Fati, si i thosh baba, majte pula fort, n'oborr.
    Fati shkonte në punë dhe çonte nji nga çirakët e pikës së karburantit me nji bidon benzine super në shtëpi dhe me porosinë që të shihte se mos Tixhja e tij kishte dalë nga shtëpia e lapardhisej kushedi ku.
    Tixhja në fakt me të hikë Fati në punë në mëngjes lante sa lante zorrët e plancat e i linte aty në ujë të rrjedhshëm dhe dilte nëpër koshijet aty përgjatë rrugicës së Bërzullëve. Shkonte tek shtëpia e italianes që kishte hapë nji aktivitet biznesi dhe dinte pak shqip. Ajo në nji shtëpi që e kishte marrë me qira me limoj e portokalle në oborr merrej me biseda dhe i thosh Tixhes të vinte e të punonte si menaxhere në firmën e saj. Tixhes i pëlqeu propozimi po ec e fol me Fatin i thosh ajo italjanes që i falte parfume firmato siç i thosh ajo e i vinin nga italia.

    I mori erë Fati Tixhes pasi doli na dushi dhe i shkoi duhma e era e benzinës dhe ajo e zorrëve të bagëtisë.

    - Çëre ere asht kjo Tixhe livando e jashtme kush ta pru?

    -Matilda komshia?

    - Pse do me t'u vardis për të bo prostitutë ajo?

    - Çëre prostitute më zullap se unë nga kla mi ploncat e tyt eti.
    Kështu nisi dyshimi i Fatit për Tixhen e zvjerdhja e Tixhes për Fatin. Qeka rob koti tha me vete Tixhja. Medet burri

    Në gjyq Tixhja u paraqit me të atin me nji minifund të shkurtë ku i dukeshin shenjat e vulat e drunit që i kish dhanë Fati dy net ma parë pasi kish gjetë kapicën me zorrë të palame e që qelbte me erë gjithëq oborrin e deri në rrugicë. Kaq i kishte mjaftue Fatit që të merrte mashën me të cilën Tatanxirrte nga kusia në zjarr copat e mëdha të plancave të lopës dhe i hidhte në grykë nga i kullufiste me dy kapërdima poshtë në stomak.
    Trazonte zjarrin me mashë dhe pastaj trazonte kazanin në pirusti, e nxirrte fletët e pjancave ende të nxehtë edhe Fati e i hidhte në grykë. Por kur erdhi nga puna e pa që Tixhja nuk i kishte prekë me i pastrue dhe as që i kishte futë në ujë të valuem plancat mori mashën e i doli në përpara në rrugicë. sa ktheu nga italianiea fati e mori përpara me mashë ****ëve. Tixhja ulëriu sa lemerisi lagjen. Në darkë u vodh nga muri e përfundoi në shtëpinë e vetë.
    Fati hidhte copa plancash në grkë para gjykatësve që po rregullonin dosjen dhe shihte nga Tixhja. Kjo ngrinte minifundin e e shihte me përbuzje. He plas mor qen se s'je rob për gru ti. Plonci i lopës.
    Plonci o i omël oj Tixhe por kthe në shtëpi e hidhte me shpinën e dorës flokët prapa, Fati i Bërxullëve.
    Gjykata dha vendimin e ndarjes dhe e dënoi me 1 milion lekë gjobë për shpenzimet e gjyqit Fatin e Bërxullëve.

    Që nga ajo ditë çdo mëngjes gjente nji boçe me kukurecë të ngrohtë poshtë shtëpisë Tixhja, dhe përsipër napës kishte nji hurmë të pjekun mirë në vend të shenjës së pendesës së Fatit të Bërxullëve.

    Milosao.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •