Iliupoja e Kilikisė nė Siri, nuk pati vajzė mė tė bukur se Evdhoqia nga Samaria. Por kjo bukuri e saj qe shkaku i jetės fatkeqe qė pati. Nėse ndėr vajzat e tjera shkaktonte zili, ndėr tė rinjtė e burrat provokonte epshe tė nxehta. Dhe meqenėse banorėt e Iliupojės qenė paganė tė prirė pėr epshe trupore dhe jetė tė shthurur, rreziku pėr nderin e vajzės samaritane qe shumė i madh. Qė t'u bėnte ballė aq vėshtrimeve, lavdėrimeve, propozimeve, duhej ta quante nderin shumė mė tė lartė edhe se vetė jetėn e saj.
Pėr fat tė keq, ajo ishte pagane. I pėrkiste njė feje, e cila nderin nuk e quante pėr gjė. E sakrifikonte lehtė pėr dėfrime. Dhe ashtu ndodhi. Erdhi njė ditė qė ajo bėri rrėshqitjen e parė, tė cilėn, siē ėshtė e natyrshme, e pasoi e dyta, e treta e kėshtu me radhė. Rreth Evdhoqisė u krijua njė grup admiruesish dhe kėrkuesish tė trupit tė saj, tė gatshėm tė sakrifikonin ēdo gjė, vetėm tė bėheshin qoftė edhe pėr pak kohė tė preferuarit e saj. Dhe ajo vetė, pasi ra njėherė nė kėtė mėkat, e vazhdoi pa turp. Dhe, duke shitur trupin e saj me orė, herė tek njėri e herė tek tjetri, merrte tė holla pa hesap dhe bėnte njė jetė plot qejf e luks.
Por, me kalimin e kohės, brenda nė shpirtin e saj nisi tė formohej njė lloj reaksioni. Ata burra qė e ulnin veten e tyre aq poshtė pėr t'u pranuar prej saj, nisėn t'i duken tė neveritshėm dhe tė ulėt. Dhe kėtė lloj pėrēmimi nisi ta ndjejė edhe pėr veten e saj.
Trupi i saj, pėr aq kohė sa do tė ruante bukurinė dhe freskinė e tij rinore, do tė tėrhiqte plot admirues dhe miq. Por vetė ajo, si person i pavarur nga bukuria, sa miq tė vėrtetė e tė sinqertė do tė kishte? E dinte shumė mirė: asnjė. Kur me kalimin e moshės do tė vinte pleqėria dhe do tė zhdukej bukuria e freskia, me ē'gjė tjetėr do tė tėrhiqte atėherė tė tjerėt? Me trupin e saj gėrmadhė?
Por, dhe pa ardhur pleqėria, sikur njė ditė, duke qenė nė kulmin e bukurisė, t'i binte ndonjė sėmundje qė t'ia thante bukurinė e t'ia rrėmbente elegancėn e freskinė e trupit, sa do t'i afroheshin? Sa do ta admironin?
E zgjuar siē ishte, e dinte mirė. Tė gjithė ata qė deri atėherė e admironin dhe tregoheshin si miq tė saj, do t'i kthenin krahėt dhe ata qė deri atėherė hapnin kuletat dhe i jepnin tė holla pa hesap, nuk do t'i falnin as njė sold, tė paktėn pėr lėmoshė.
Mirėpo, megjithėse i dinte kėto, vazhdonte jetėn e saj tė shthurur, me tė vetmin ndryshim, qė tani ēnderimi e shqetėsonte, gjė qė shpesh pėrbėn hapin e parė nė rrugėn e nderit.
Po, ku ta gjente? Shkrimet e filozofėve dhe moralistėve paganė nuk merreshin me ēėshtje tė tilla. Pėrkundrazi, bukuria paraqitej se qėndronte brenda qėllimit tė saj, duke tėrhequr dashnorė dhe duke u rrethuar nga admirues dhe adhurues. Kurse feja pagane, me traditat e saj imorale lidhur me perėnditė dhe me festat e po kėsaj natyre, ndihmonte nė shthurrjen e nderit dhe tė zakoneve tė mira.
E ndodhur nė njė gjendje tė tillė psikologjike, njė ditė Evdhoqia sheh nga dritarja njė burrė qė dilte nga shtėpia qė ishte karshi shtėpisė sė saj. Ajo ishte e veshur me njė nga kostumet mė tė bukura qė kishte pasur dhe qė e paraqiste akoma mė tė mrekullueshme elegancėn e saj, por dhe ajo vetė, e cila sapo e kish parė veten nė pasqyrėn e madhe, ishte e bindur se bukuria e saj u prishte mendjen edhe pleqve. Mirėpo, pėr ēudi, ai burrė, tė cilin pėr herė tė parė po e shikonte, u soll nė njė mėnyrė krejt indiferente. Sapo e pa, i ktheu sytė gjetiu dhe pas pak i ktheu dhe kurrizin, duke u larguar pa kthyer as kokėn prapa pėr ta parė. Aq indiferent u tregua. Mirėpo ky mosinteresim i la asaj njė pėrshtypje tė theksuar. Ai njeri i ēuditshėm, as pėr njė plakė nuk do tė sillej kėshtu. Pse pra u soll? Mos kishte ndodhur papritur ndonjė ndryshim tek ajo? E skuqur nė fytyrė nga inati, shkoi me vrap nė pasqyrė. Dhe atėherė shqetėsimi iu shtua edhe mė shumė. Ishte po ajo, e bukur dhe elegante, sa nuk kishte mė ku tė shkonte. Nuk kishte ndodhur asnjė ndryshim, dhe megjthatė diēka do tė ishte. Dhe u mėrzit shumė.
Ditėn tjetėr, po nė atė orė, Evdhoqia ishte pėrsėri te dritarja, e stolisur dhe e zbukuruar si jo mė mirė. Gjė e ēuditshme! Ajo ndjente shqetėsim pėr njė njeri tė panjohur, tė cilin e pa veē njė herė dhe i cili nuk deshi ta shihte. Dhe ky njeri nuk ishte kushedi se ēfarė dhe veshja nuk e tregonte se mund tė ishte ndonjė pasanik. Pėrkundrazi, tė jepte pėrshtypjen e njė njeriu mė tepėr tė varfėr, por me njė prestigj qė ajo nuk e kishte vėnė re te njerėzit e parisė sė qytetit. Kėtė njeri pra, donte ta bėnte qė ta shikonte. Dhe kush? Ajo qė lodhte edhe patricė, derisa tė denjonte t'u falte njė shikim tė saj.
Kur, pėrsėri ai doli te dera pėrballė, Evdhoqia u skuq si lulėkuqja. Dhe plot hir, gėzim e bukuri ia drejtoi sytė. Po ai, kokulur, shikonte pėrdhe dhe nuk i ngriti asnjėherė sytė. Eci pėrpara dhe u zhduk nė krye tė rrugės, duke mos e vėnė re fare atė gjė tė bukur, e cila pėr herė tė parė nė jetėn e saj, pėr atė njeri tė panjohur, e ulte aq veten, sa bėnte njė sakrificė tė tillė.
Natėn, e shqetėsuar, samaritania, pothuajse me temperaturė pėr atė ofendim tė rėndė, siē e konsideronte, qėndroi nė orėt e vona te dritarja duke vėshtruar herė pas here yjet e qiellit.
Dhe nė shpirtin e saj u kall njė gjė misterioze, e thellė, njėfarė kryengritjeje e heshtur kundėr gjendjes sė saj, njė gjyq i brendshėm, nė tė cilin edhe gjykatėse edhe e gjykuar ishte vetė. Po prapė, kthehet tek i panjohuri indiferent, tek ai filozofi ēuditshėm, i cili kishte sy vetėm pėr tokėn, me tė cilėn ndoshta ngjante dhe njė zemėr qė nuk ndjente rrahjet dhe ndjenjėn e tė bukurės.
Papritur, kishte kaluar pothuaj mesi i natės, kur dėgjoi diēka melodioze. Nga vinte? Vuri re se vinte nga shtėpia pėrballė. Dhe ajo melodi ishte e thjeshtė, e hijshme, serioze, por shumė prekėse pėr shpirtin. Dhe midis zėrave, ndėr tė cilat njė pjesė qenė zėra femrash, shquhej njė zė burri, i cili siē duket u printe. I kujt do tė ishte vallė ai zė?
Evdhoqia e pėrqendroi plotėsisht vėmendjen andej nga vinte melodia. Himni i ngjante njė lutjeje fetare. Dhe nė vesh i vinin disa fjalė. U var atėherė thuaj e tėra jashtė dritares, duke u munduar tė kapte qoftė dhe njė fjalė tė plotė. Ndofta nga ndonjė fjalė do tė mund tė kuptonte ē'ishte ai burrė. Dhe mė nė fund e kapi. Ata njerėz i kėndonin Jisuit.
Atėherė Evdhoqia e mori vesh. Ajo familje ishte e krishterė. Pra dhe ai njeri i panjohur, qė u tregua aq indiferent ndaj bukurisė sė saj, do tė ishte patjetėr i krishterė.
Ajo kishte dėgjuar deri atėherė pėr kėta njerėz gjėra tė ndryshme e tė shumta. Ia kishin paraqitur me ngjyra tė ndryshme, nga mė tė kėqijat madje. Kish dėgjuar se ishin njerėz tė orgjive trupore nga mė te padėgjuarat, se bėnin gostira gjatė tė cilave vritnin njerėz e shumė tė tjera. Por kish dėgjuar dhe tė tjerė qė i paraqitnin si njerėz tė trashė e llafazanė, qė pėrbuznin qejfet, qė rronin pėr qiellin dhe urrenin trupin dhe nuk pėrfillnin bukurinė. Ishte pra dhe ai i panjohuri nga kėta njerėz. Ishte i krishterė dhe e kishte frikė? Prandaj nuk e pėrfillte?
E preokupuar me kėto mendime, dėgjonte njėkohėsisht dhe himnin. Pas pak zėrat u shuan, por jo nga shpirti i saj. Ishte njė himn i qetė dhe melodioz, qė i la mbresa tė thella. A mos pse ndoshta e printe ai? Evdhoqia qėndroi pėr mjaft kohė akoma te dritarja, duke vėshtruar yjet dhe duke sjellė ndėrmend pėrsėri psalmin.
Pėr dy ditė rresht u pėrsėrit kjo skenė. Vajza samaritane e priste tė panjohurin qė dilte nga shtėpia gjithnjė nė tė njėjtėn orė. Por, pa u zbukuruar, duke veshur fustan tė thjeshtė dhe duke qėndruar hijshėm, si nė kohėn qė nuk kishte marrė kėtė rrugė. Por dhe i panjohuri, si herėt e tjera, i thjeshtė, serioz, me veshjen e zakonshme, doli nga shtėpia dhe u zhduk. Pėr atė nuk ekzistonte as dritarja, as sirena qė dilte aty.
Sė fundi, njė natė, kur himni dėgjohej pėrsėri lehtė e lehtė, Evdhoqia mori vendimin e saj.
E veshur me njė fustan tė thjeshtė, tė cilin e kishte bėrė qėllimisht dhe e mbuluar me njė vello tė zezė, i ra derės sė shtėpisė pėrballė. Kėnga atėherė pushoi. Dhe pyetėn kush ishte. Ajo nuk e dha emrin. Dhe kjo pati rėndėsinė e vet pėr psikologjinė e saj tė re.
Fshehja e emrit tė vėrtetė, ishte njė farė njohjeje se ajo kishte njė farė faji dhe turpi pėr veten, qė u jepte tė drejtė tė zotėve tė shtėpisė t'ia mbyllnin derėn. Tha njė emėr tjetėr dhe kokėn vazhdonte ta mbante tė mbuluar qė tė mos e njihnin se kush ishte, derisa tė hynte.
Njerėzit e mirė ia hapėn derėn dhe e priten siē duhej. E shpunė nė njė dhomė mė vete, ku u paraqitėn tė zotėt ė shtėpisė. Ajo atėherė hoqi vellon, qėndroi si me turp dhe gati duke u dridhur, priste pėrshtypjen nga zbulimi. Por bashkėshortėt e krishterė, si i hodhėn njė vėshtrim tė shpejtė njėri-tjetrit, e pritėn me zemėr tė hapur. Bėnė sikur nuk dinin gjė pėr jetėn e saj, nuk treguan asnjė lloj pėrbuzjeje dhe ftohtėsie dhe u afruan me njė takt tė hollė e fisnik. Asnjė lloj habie nuk u shpreh nė fytyrat e tyre dhe asnjė lloj lėvizjeje e pahijshme nuk u vu re. Deri nė atė ēast, ajo nuk kishte denjuar kurrė t'i pranonte kėta fqinjė dhe mendonte se ata e urrenin dhe e pėrbuznin. Por tani e shihte se ishte gėnjyer. Burrė e grua e pritėn me dashuri dhe miqėsi tė sinqertė, si dhe me shumė respekt.
Ajo, si e mori pak veten nga pėrshtypjet e para, deshi tė justifikonte ardhjen e saj nė njė orė tė tillė. U tha se prej disa ditėsh e ndjente veten tė shqetėsuar dhe ndonėse kishte marrė disa ilaēe, nuk shikonte ndonjė pėrmirėsim. Kėtė shqetėsim e ndjente mė tepėr ditėn. Ndėrsa kur vinte nata, i hynte nė zemėr njė rreze ngushėllimi dhe kėnaqėsie shpirtėrore me dėgjimin e himneve nė shtėpinė e tyre dhe se kėtė natė, kur dėshpėrimi ishte shtuar, por dhe ngushėllimi ishte shumė i efektshėm, nuk mundi ta mbante dot veten e tė mos vinte t'u shprehte mirėnjohjen e t'i njihte sė afėrmi kėta fqinjė tė mirė, tė cilėt dinin tė derdhnin prej shtėpisė sė tyre balsame tė tilla shpirtėrore. Ata iu pėrgjigjėn se u vinte keq pėr dėshpėrimin qė kishte dhe gėzoheshin pėr ngushėllimin qė ndjente dhe qė u bė shkak tė njiheshin me njėri-tjetrin, gjė qė duhej tė ishte bėrė prej kohėsh.
Dhe pastaj i zoti i shtėpisė nisi tė fliste me njė mėnyrė tė butė pėr tė mirat qė fitojmė nga dėshpėrimet dhe kėnaqėsitė shpirtėrore qė pėrftohen pėrmes lotėve.
Kjo filozofi i dukej Evdhoqisė pak si e ēuditshme, por mė tepėr e habiste dashuria me tė cilėn i dėgjonte ato fjalė e shoqja, e cila e shikonte burrin e saj me njė vėshtrim tė ėmbėl pohimi. Dhe atėherė i vuri re qė tė dy dhe ndjeu zili, pėr herė tė parė nė jetėn e saj. Ajo qė nuk kishte shembull tjetėr nė bukuri, ajo vajzė e re, e pasur, e preferuara e njerėzve tė fuqishėm, pati zili atė grua jo aq tė bukur, as aq tė re, por tė dashur, tė qetė, modeste dhe simpatike, qė kishte zėnė tashmė vend nė zemrėn e atij burri tė thjeshtė, por dhe fisnik. Por, kjo zili nuk rridhte nga ndonjė lloj ligėsie; ajo ishte mė tepėr pasojė e njė keqardhjeje pėr veten dhe e njė hidhėrimi, ngaqė e ndjente se ndonėse u pėrkiste qindra vetėve, asaj nuk i pėrkiste asnjė.
U mallėngjye mė shumė kur pas pak pa tė dy fėmijėt e tyre. Nuk kishin mbushur akoma tė dymbėdhjetat dhe nė fizionominė e tyre dallohej njė shprehje aq e gėzueshme dhe njėkohėsisht aq e mirė dhe e pastėr, saqė sytė e Evdhoqisė mbetėn tė mbėrthyer tek ata. Qenė vajzė e djalė. Por nuk ishte vetėm mosha e tyre e njomė qė i bėnte tėrheqės. Ishte diēka mė tepėr, diēka e panjohur pėr shpirtin pagan tė vajzės samaritane, e cila kishte parė fėmijė mė tė bukur, por kurrė aq qiellorė dhe tė nderuar. Hiri i krishterė qė lulėzonte nė fytyrat e tyre, qė shkėlqente nė qerpikėt e tyre, qė buronte nga vėshtrimet dhe buzėt e tyre, ishte ai qė krijonte tek e reja pagane atė pėrshtypje tė madhe, shkakun e vėrtetė tė sė cilės ajo nuk e dinte.
Kur iku nuk e zuri gjumi tėrė natėn e natės. Tė panjohurin nuk e kishte parė. Po gjė e ēuditshme tani, sikur nuk kishte dėshirė ta shihte si para disa orėve. Tani e preokuponte mė tepėr ajo familje e thjeshtė dhe e panjohur ku kishte takuar kaq thesare. Dhe, duke mos mundur tė gjente qetėsi nė atė shtrat, i cili ishte dėshmitar i njė jete tė shthurrur, mendonte me hidhėrim qetėsinė e ėmbėl qė mbretėronte nė atė shtėpi tė varfėr tė komshinjve qė kishte njohur. Ne atė ēast, e jo natėn, vajti pėrsėri vetėm aty. Dhe zemra i rrahu fort kur pa atje dhe tė panjohurin qė i kishte krijuar nė shpirt pa dijeninė e tij, njė dallgė tė madhe, dhe njė tjetėr. Ai ruajti njė gjakftohtėsi morale tė lartė dhe shembullore dhe asaj iu duk shumė i thjeshtė, por me seriozitetin qė e dallonte. Pas pak tė dy burrat u larguan dhe mbeti vetėm samaritania me tė zonjėn e shtėpisė. Kjo e fundit, njė nga tė krishterėt e pakta, por shumė tė zjarrta tė Iliupojės, nė njė bisedė tė gjatė arriti tė fitonte besimin e plotė tė Evdhoqisė.
Ky ndikim vlejti mė vonė pėr njė fitore tjetėr tė lartė qė korri emri i Jisu Krishtit. Evdhoqia i rrėfeu tėrė furtunėn e saj shpirtėrore dhe ajo grua i tregoi se vetėm doktrina e Jisuit mund t'i siguronte asaj qetėsinė shpirtėrore qė i duhej dhe qė bota nuk mund t'ia jepte kurrė. Dhe i foli me aq dashuri dhe lutje, me aq sinqeritet dhe lot, saqė e bėri tė ndjente se Jisui ishte vėrtet njė Zot qė e donte njeriun, qė erdhi nė kėtė botė pėr shpėtimin e mėkatarit.
Dhe kur mė vonė Evdhoqia u kthye nė pallatin e vet, gjeti atje nje grup miqsh tė saj, tė cilėt prej disa kohėsh kishin vėnė re njė ndryshim nė personin e saj dhe qenė habitur. Dhe qenė mbledhur atje pėr t'i njoftuar se kishin pėrgatitur pėr atė natė njė festė tė posaēme me qytetarėt mė tė shquar, me krerėt kryesorė tė qytetit dhe me gratė mė tė bukura, por ku duhej tė ishte dhe ajo vetė, mbretėresha e bukurisė.
Evdhoqia u mundua qė ta shmangte kėtė pjesėmarrje, por nuk mundi. Mirėpo ajo natė i provoi se ishte e pamundur qė njė jetė e tillė tė mund t'i siguronte qetėsinė shpirtėrore qė ajo kishte nevojė. Nė mes tė atij admirimi tė pėrgjithshėm, tė fjalėve dhe shprehjeve lavdėruese pėr bukurinė e saj, nė mes tė asaj hareje dhe ngritjes sė gotave pėr tė, gėzimi i saj qe i sforcuar dhe artificial. Dhe sillte ndėrmend herė pas here qetėsinė e shtėpisė qė kishte komshiu, gruan e krishterė, mikeshėn e saj tė dashur, ata burra tė nderuar, qė ishin krejt tė ndryshėm nga adhuruesit e trupit qė kishte pėrreth dhe i vinin ndėrmend fjalėt e Jisuit qė i fal njeriut prehjen bashkė me nderin.
Ditėn qė pasoi mbeti fare e vetme, pa u takuar as me shėrbyeset e saj. Nuk e trondiste vetėm shqetėsimi, por dhe ndyrėsia. Por cili mund tė ishte ky Jisu, ku donin ta shpinin? Edhe ky problem gjithashtu e shqetėsonte. Por pėrsėri qetėsohej vetė, duke menduar se njerėzit qė e trajtonin, qenė tė mirė.
Komshia e saj e krishterė, nė takimin qė patėn njė ditė mė vonė, e komandoi mė me sukses shpirtin e mikeshės fqinjė. Dhe kur mė nė fund u fal dhe nė kohėn qė dhe vajza samaritane kishte rėnė nė gjunjė e i falej Jisuit pėr ta shpėtuar, dielli i ndriēimit hidhte tashmė rrezet e veta mbi kryet e saj.
Nė veprėn e shpėtimit dhanė atėherė ndihmė dhe tė dy burrat e sidomos ai i krishteri i panjohur, qė ishte mik i asaj shtėpie. Me gėzim tė madh Evdhoqia dėgjonte se ai burrė i respektuar, qė qėndronte shumė mė lart se burrat e zakonshėm, qe prifti i bashkėsisė sė vogėl tė krishterė tė Iliupojės. Dhe pėr tė shlyer mė tepėr vetveten pėr mėkatin ku donte ta tėrhiqte atė, i lutej me gjithė shpirt Jisuit qė sa mė shpejt tė tregonte mėshirėn e tij e ta ndihmonte tė renditej dhe ajo me vėllezėrit e miqve e tė nxėnėsve tė tij.
Gjatė kohės sė katekizmit, Evdhoqia i mbylli dyert e shtėpisė pėr miqtė dhe tė dashurit qė e vizitonin, hoqi tė gjitha shėrbyeset e veta, duke marrė pėr nevojat e veta dhe mė tepėr pėr shoqe, njė grua tė krishterė tė varfėr. Ky ndryshim i papritur shkaktoi njė zhurmė tė madhe ndėr ata tė rinj dhe burra tė shthurur qė e vizitonin. Bėnė pėrpjekje tė mėdha pėr t'i mbushur mendjen tė vazhdonte jetėn e mėparshme, por tė gjitha shkuan kot. Mė shumė i habiste ata shkaku pėr tė cilin ajo e kish bėrė kėtė dhe qė ata nuk e dinin.
Mė nė fund, samaritania u pagėzua dhe gėzimi i tė krishterėve tė Iliupojės qe i madh pėr kėtė fitore tė Kishės, me kthimin dhe shenjtėrimin e asaj femre, e cila aq thellė qe kredhur nė mėkat. Dhe qė atė kohė nisi jetėn e saj tė re oshėnarja Evdhoqia.
Shiti shtėpinė dhe tė gjitha stolitė e ēmuara qė pati dhe tė hollat ua ndau tė varfėrve. Deshi t'i jepte edhe Kishės njė pjesė nga ato, por iu tha nė mėnyrė tė veēantė qė Kisha nuk mund tė pėrdorte njė pasuri tė fituar me rrugė tė tilla.
Me pėrulėsinė qė i kishte hyrė nė shpirt, ajo nuk e keqkuptoi atė refuzim. Pėrkundrazi, ndjeu mė shumė dashuri pėr Kishėn, e cila mėkatarėt i pranonte pa pėrjashtim, po refuzonte tė pranonte ēdo gjė tjetėr qė fitohej me rrugė jomorale, ndjeu mė tepėr detyrėn qė tė punonte me tėrė shpirtin e saj pėr Krishtin, i cili e priti me aq gėzim nė gjirin e Kishės. Dhe meqė u pa e udhės qė tė mos qėndronte mė nė Iliupojė, ku ajo ishte e njohur shumė pėr jetėn e mėparshme qė bėnte dhe nuk do ta linin tė qetė, sidomos disa nga tė dashurit maniakė, njė natė u largua nga qyteti i jetės sė saj tė shthurur, por dhe i shpėtimit tė saj.
Nė atė epokė nuk ishin formuar ende manastiret, sepse Evdhoqia ka jetuar nga fundi i shekullit tė dytė pas Krishtit, kur ende ishte e panjohur jeta monakale.
Praktikohej nė atė kohė jeta e quajtur virgjėrore brenda nė qytet ose jeta e atyre qė nuk martoheshin, duke ia kushtuar veten shėrbimit tė Krishtit dhe tė afėrmit. Njė jetė tė tillė, nė shėrbim tė Kishės, ia kushtoi dhe vetė Evdhoqia duke shkuar nė njė qytet ku nuk e njihnin as atė, as tė kaluarėn e saj.
Kėshtu ajo u shqua pėr ēiltėrsinė e pendimit tė saj, pėr ngrohtėsinė e lutjes, pėr besimin e saj tė fortė. Lexonte psalmet e Davidit dhe qante mbi vargjet e tij qė i drejtoheshin Perėndisė pėr tė mos vėnė re mėkatet e kohės sė rinisė, dhe bėnte njė jetė me tė vėrtetė asketike. E thjeshtė dhe pak si e ashpėr ishte veshja qė mbante pėr tė shlyer borxhin e veshjeve luksoze qė kishte mbajtur nė tė kaluarėn. I thjeshtė, i paktė ishte dhe ushqimi qė hante. Ajo qė deri dje e kalonte jetėn me gosti tė pasura dhe me pije, bėnte njė jetė me tė vėrtetė shumė tė shtrėnguar, por ama nė mes tė asaj varfėrie dhe thjeshtėsie e ndjente veten tė kėnaqur. Dhe bėnte punė dore ditė e natė dhe me tė ardhurat e tyre u vinte nė ndihmė jetimėve e tė varfėrve. Gjente rast pėr tė vizituar dhe tė sėmurė, tė cilėve u shėrbente dhe i ngushėllonte. Madje shpesh rrinte dhe tėrė natėn pa gjumė pėr tė shėruar dhe pėr tė forcuar ndonjė motėr nė shtratin e vdekjes.
Nė kėtė gjendje tė re, njė armik tė vetėm kishte akoma, bukurinė e saj tė jashtėzakonshme. Sado qė pėrpiqej ta fshihte, sado qė luftonte ta fishkte, ta dobėsonte, ajo mė shumė lulėzonte, e pastėr, e hijshme, por dhe gjithnjė ngacmuese pėr njerėzit e mishit. Pas disa kohėsh nisi tė bėhej objekt diskutimi pėr mjaft rrethe tė asaj natyre, gjė qė e detyroi tė dukej rrallė nėpėr rrugė e tė ndėrronte shtėpi.
Por nuk ishte e mundur tė rrinte gjithnjė e fshehur. E gjurmonin dhe e gjenin edhe nė qendrat e reja ku ajo banonte. Dhe njė ditė prej ditėsh, jetėn e saj tė qetė ia turbulloi diēka e papritur. Rastėsisht njė njeri nga Iliupoja, qė kishte ardhur pėr punė nė qytetin ku banonte Evdhoqia, e pa, e njohu dhe iu ngjit nga pas. Donte tė rikrijonte miqėsinė e vjetėr dhe tė ndyrė, po ajo ia preu ēdo shpresė. Atėherė ai, duke mos mundur t'ia arrinte qėllimit, u largua duke u betuar qė tė hakmerrej.
Disa ditė mė vonė erdhėn nga Iliupoja mjaft nga ish tė dashurit e saj, e kėrkuan dhe i ranė ndėr kėmbė dhe iu lutėn qė t'i pranonte, duke e qortuar pėr atė kthesė qė kishte bėrė, por ajo qėndroi e fortė. U shpjegoi jetėn e pastėr dhe tė ndershrne qė bėnte pas kthimit nė krishtėrim dhe se kurrė nuk do tė kthehej nė jetėn ė mėparshme. Iu lut madje dhe atyre qė tė pendoheshin dhe tė ndiqnin rrugėn e nderit.
Duke parė kėtė kėmbėngulje, ata paganė tė ulėt u tėrbuan nga zemėrimi dhe vendosėn ta zhduknin. Dhe nė atė kohė sapo qe shpallur nga perandori i Romės Trajan (98 - 117 pas Kr.), pėrndjekja kundėr tė krishterėve. E denoncuan si tė krishterė dhe e ftuan nė gjyq.
Kur e pa qeveritari pagan, u mahnit me bukurinė e saj dhe i erdhi keq pėr ta dėnuar me vdekje njė krijesė tė tillė, e cila mund tė vlente si model bukurie pėr njė piktor apo njė skulptor. Prandaj u pėrpoq qė me premtime tė ndryshme t'i mbushte mendjen t'u falej idhujve. Por Evdhoqia nuk pranoi. I tha qeveritarit se nuk i vinte aspak keq pėr rininė e saj, e cila nesėr pasnesėr do tė fishkej dhe do tė prishej si ēdo gjė nė botė dhe i deklaroi se kishte gjetur shpėtim pranė Krishtit, Atij ia kishte kushtuar tėrė shpirtin, e gatshme t'i jepte me gėzim dhe vetė jetėn.
Atėherė filluan torturat, tė cilat i duroi me kurajo tė pashembullt. Sė fundi, i prenė kokėn. Dha shpirtin me buzė nė gaz dhe me shpresė se e kaluara e saj mėkatare, megjithėse i ishte pastruar me anė tė pagėzimit dhe tė besimit, po merrte si shtesė tani dhe banjon me gjakun e saj prej dėshmoreje.
Krijoni Kontakt