Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,465
    Postimet nė Bllog
    18

    Jeta e Oshėnares Elesa - 1 gusht

    Oshėnarja Elesa

    Ishte e bija e njė pasaniku tė madh qė quhej Ladio. E ėma ishte e krishterė dhe quhej Evgjenia. Ishte shumė e mirė dhe besimtarė, por nuk lindte, prandaj natė e ditė i lutej ngrohtėsisht Perėndisė qė ta mėshironte dhe ta vlerėsonte tė bėnte femijė dhe nėse bėhej kjo mrekulli e madhe, ajo do t'ia kushtonte atė Perėndisė dhe do t'i mėsonte besimin e krishterė orthodhoks.
    Njė ditė, tek gjendej e vetme nė shtėpi, dėgjoi njė zė nga qielli qė i thoshte: "Tė mėshiroi Perėndia dhe ēfarė i kėrkove ta dha." Qė atė ditė u fliste tė gjithėve gėzueshėm pėr dashurinė dhe mėshirėn e Perėndisė dhe pėr mrekullinė qė i bėri. Kur lindi fėmija, kjo nėnė shpresėtarė, nga mirėnjohja pėr Perėndinė, e quajti fėminė Elesa, qė tė kujtonte gjithnjė mėshirėn e Perėndisė pėr tė (sepse nė greqisht mėshirės i thonė eleos). Si e krishterė e mirė Evgjenia e pagėzoi Elesėn e vogėl, me gjithė pengesat qė i nxirrte bashkėshorti i saj, i cili ishte idhujtar. Vajza rritej nga mosha dhe nga besimi. Shikonte si vepronte e ėma, bėnte dhe ajo tė njėjtat gjėra dhe kishte besim tė madh te Krishti dhe shpresėtari te Shėn Maria. Mėsoi nga nėna e saj gjithė besimin dhe jetėn e krishterė. U mėsua tė lutej, tė kreshmonte, tė mėshironte tė varfėrit dhe ēdo njeri qė kishte nevojė dhe nė pėrgjithėsi gjithė jeta e saj ishte sipas mėsimeve tė Ungjillit.
    Kur Elesa arriti moshėn 14-vjeēare, nėna e saj Evgjenia u bė e denjė qė t'ia zbulonte Perėndia se po i vinte fundi. Ftoi, pra, vajzėn e vogėl dhe e kėshilloi: "Fėmija ime e dashur, e ndjej se po mė vjen fundi dhe gėzohem se arriti ora qė do tė gjendem pranė Krishtit. Por mė vjen keq, sepse babai yt vazhdon tė mos i besojė Perėndisė sė vėrtetė dhe do tė tė nxisė edhe ty qė tė braktisėsh besimin e vėrtetė. Por ti, bija ime e dashur, ruaje besimin tėnd tė shenjtė, tė pastėr dhe tė plotė, deri nė fund tė jetės tėnde, ashtu siē u mėsove nga unė, shėrbėtore e pėrulur e Perėndisė dhe Zoti do tė tė respektojė dhe do tė tė vlerėsojė qė tė shohėsh Mbretėrinė e Tij". Dhe pasi e puthi me lot nė sy e i dha bekimin, dorėzoi shpirtin e saj nė duart e Perėndisė.
    Elesės i mungoi shumė dashuria dhe shoqėria e krishterė e nėnės se saj, por, duke lavdėruar Perėndinė dhe duke zbatuar tė gjitha urdhėresat e Ungjillit, ēdo ēast e mbėshteste veten e saj te Zoti ynė Jisu Krisht dhe te nėna e tij Shėn Maria dhe i lutej qė ta aftėsonte pėr ta mbyllur jetėn e saj duke mbetur besnikė e plotė tek Ai dhe tė mos lejonte qė tė rrezikonte nga idhujtaria dhe joshpresėtaria e tė atit.
    Njė vit pas vdekjes sė nėnės, babai i saj mendoi se ishte nė moshė pėr t'u martuar. E ftoi njė ditė dhe i tha: "Fėmija ime, Elesa, shoh qė perėnditė e mia tė rritėn, tė dhanė shumė hire dhe gėzohem pėr kėtė. Mendoj pra, meqė je jetime nga nėna, tė kujdesem tė tė martoj dhe meqė jam kryetari i kėtij vendi, tė premtoj tė zgjedhėsh pėr burrė cilindo dėshiron nga pasanikėt dhe bashkė me martesėn tėnde tė tė fal gjithė pasurinė time." Elesa e urtė dhe besimtarė iu pėrgjigj: "Babai im, unė nuk jam tani pėr tani pėr martesė. Lėre kėtė problem dhe Perėndia do tė kujdeset". U tėrhoq pėr atė herė, por shpesh i pėrsėriste tė njėjtat fjalė. Dhe e shenjta lutej nė fshehtėsi e thoshte: "Te Ti, o Zoti im Jisu Krisht, dorėzoj shpirtin dhe trupin tim. Dua tė ngelem pėrjetėsisht nusja jote. Mė fal durim pėr tundimin qė mė sjell babai im dhe mė ndriēo se si ta pėrballoj."
    Pas disa ditėsh, babai i saj iku pėr nė njė vend shumė tė largėt. Elesa kur pa se ai do tė vonohej pėr mjaft kohė, i tha tė vėllait: "Ja koha e pėrshtatshme qė tė punoj pėr shpėtimin e shpirtit tim". Dhe gjithnjė i lutej Zotit, duke thėnė: "Ti, o Zot shumėmėshirues, me ndėrmjetimet e nėnės Tėnde tė Tėrėshenjtė dhe tė tė gjithė shenjtorėve dhe me lutjet e nėnės time tė mirė, mė drejto dhe mua tė varfėrėn nė rrugėn e shpėtimit, mė shpėto nga duart e atit tim idhujtar dhe mbamė nė mbrojtjen tėnde". Menjėherė pas kėsaj u ndau tė varfėrve dhe nėpėr kisha gjithė pasuritė, pastaj dėrgoi njė nga gratė qė punonin nė shėrbim tė saj dhe ftoi njė kapiten anijeje, tė cilit i tha: "Dua tė mė kalosh andej nga ishulli Qithira dhe unė do tė tė paguaj mirė pėr mundimin tėnd".
    Ai pranoi dhe kur po errej, Elesa ishte gati pėr tė ikur. Gratė qė ishin nė shėrbim tė shtėpisė, se shtėpia ishte e pasur, kur kuptuan qėllimin e saj, iu lutėn qė t'i merrte me vete. Ajo i pranoi, kur pa dėshirėn e tyre. Nė kohėn qė po dilte nga shtėpia, ngriti sytė nga qielli dhe u lut me lot nė sy e tha: "Ti, o Zot, qė je i Plotfuqishmi i vetėm, Ti qė i the Avrahamit "Lėre vendin tėnd dhe njerėzit e tu dhe shko nė vendin qė do tė tregoj unė", mė shih dhe mua tani qė po lė atdheun dhe njerėzit e mi, pasurinė dhe lavdinė kalimtare, pėr dashurinė tėnde. Tė lutem, mė drejto, qė tė mbaj besimin tim te Ti, deri nė fund tė jetės". Pasi tha kėto fjalė, u fut me gratė nė anije dhe kaloi nė ishullin Qithira, qė atėherė ishte njė vend i shkretė dhe i pabanuar nga njerėzit dhe prandaj ishte i pėrshtatshėm pėr jetėn monakale. Kur arritėn atje, njė nga marinarėt qė po sorollatej dhe po sodiste vendin, u kafshua nga njė gjarpėr i helmuar dhe mes dhimbjesh tė forta vdiq. Miqtė e tij u hidhėruan shumė dhe e Shenjta kur e mėsoi u tha: "Mos qani se unė besoj te Zoti ynė Jisu Krisht, Perėndia i vėrtetė, qė ėshtė jeta dhe ngjallja, se do ta ngjallė me hirin e tij tė plotfuqishėm."
    Pasi bėri lutje tė ngrohtė te Perėndia, tha: "Zoti Jisu Krisht qė ėshtė jeta dhe ngjallja e tė vdekurve, si Perėndi i plotfuqishėm tė ngjalltė, qė tė lavdėrohet dėshira e tij e shenjtė". Atėherė, menjėherė i vdekuri u ngrit dhe ndenji, ndėrsa shokėt e tij tė mahnitur lavdėronin Perėndinė dhe falenderonin Shenjtoren. Pastaj ikėn nė vendin e tyre, ku treguan atė qė ndodhi nė ishullin Qithira.
    Koha kaloi dhe babai i Shenjtores u kthye pėrsėri nė shtėpi, mėsoi se ēfarė kishte ngjarė me vajzėn e tij, u hidhėrua shumė dhe pasi kontrolloi gjithė vendin, mėsoi se vajza e tij gjendej nė ishullin Qithira dhe bėnte mrekulli nė emėr tė Krishtit. Kur i ati mėsoi qė e bija iu bė e krishterė e vajti tė ndjekė rrugėn monakale, u nevrikos shumė dhe u betua se do ta gjente sa mė shpejt dhe do ta vriste. Me tė njėjtėn mėnyrė arriti nė ishull, kontrolloi dhe e gjeti shpejt dhe me lot nė sy i tha:
    "Elesa, bija ime e dashur, ē'ishte ajo qė mė bėre mua, babait tėnd tė vuajtur dhe tė mjerė dhe ike nga shtėpia jonė dhe ujite me kaq hidhėrim mua dhe njerėzit tanė. Mos nuk tė pėlqente vendi ynė? Nuk tė mjaftonin pasuritė dhe nderet qė kishe dhe erdhe nė kėtė vend tė shkretė dhe tė egėr, qė tė jetosh bashkė me bishat? Si duron dhe jeton kėtu me kaq mungesa? Ishe e bukur dhe tani nuk njihesh nga vuajtja dhe mundimi. Por, fėmija im, qofshin tė falura marrėzitė qė bėre, sepse ishe e vogėl dhe e papjekur nė mendje. Por tani mė dėgjo: Do tė kthehemi bashkė nė atdheun tonė dhe do tė jesh zonjė nė shtėpinė tėnde, tė komandosh pasurinė dhe shėrbyeset ashtu siē mendon vetė, sepse ti je shpresa ime, drita e syve tė mi, thesari i jetės sime".
    Shenjtorja, kur dėgjoi fjalėt e tė atit, iu pėrgjigj: "Babai im, mirė bėre qė erdhe deri kėtu, qė tė marr faljen dhe uratėn tėnde, por qė tė vij me ty, kjo s'ka pėr tė ndodhur kurrė."
    I ati me inat i thotė: "Mos fol kėshtu. Nėse nuk do tė tė kisha gjetur, do tė mbeteshe kėtu dhe do tė tė ēanin bishat. Por perėndive u erdhi keq dhe mė ndihmuan tė tė gjej. Hajde, pra, me tė mirė, qė tė mos tė tė marr me zor. Por mė thuaj, pse ike nga shtėpia me kaq qejf dhe nuk do tė kthehesh fare?"
    Shėn Elesa iu pėrgjigj: "Unė baba, tė thashė tė vėrtetėn dhe mos tė tė vijė keq meqė ti beson nė fe tjetėr dhe unė jam e krishterė, sepse jam pagėzuar qė e vogėl nė emėr tė Shėn Trinisė e nuk ėshtė e drejtė tė banoj me ty dhe paganė tė tjerė, prandaj erdha nė kėtė vend. Pėlqej tė jetoj mė mirė me bishat, sesa me njerėzit qė kanė mė pak tru se bishat dhe adhurojnė pėr perėndi idhujt pa shpirt. Unė lutem dhe besoj te Perėndia i vetėm, Krijuesi i qiellit dhe i tokės dhe i tė gjitha tė dukurave dhe tė padukurave dhe te Biri i Tij i Vetėmlindur, Zoti ynė Jisu Krisht dhe nė Shpirtin e Shenjtė, te Shėn Trinia nė emėr tė sė cilės unė u pagėzova. Adhuroj Perėndinė e vetėm tė vėrtetė dhe nuk vė asgjė mbi dashurinė e Tij, as dhe vetė jetėn time. Ja pra, tė thashė gjithė tė vėrtetėn, mė fal dhe shko nė vendin tėnd".
    Por ai, i inatosur, iu pėrgjigj: "Lėri marrėzitė, eja tė ikim, qė mos tė tė dėnoj dhe nė fund tė tė vras". Por Elesa e lumtur iu pėrgjigj: "Pėlqej mė mirė kėto, sesa tė vij me ty nė errėsirėn e idhujve." Atėherė ai, i tėrbuar, e kapi nga flokėt, e zvarriti pėrtokė dhe e goditi me shqelma, derisa u mbush me plagė trupi i saj. Por ajo psalte gėzueshėm dhe nė paqe, duke lavdėruar Perėndinė.
    Kur i ati e kuptoi qė s'mund t'i ndryshonte mendjen, si bishė e tėrbuar nga inati ia lidhi duart prapa, e vari prej flokėsh nė njė pemė dhe e goditi me tela me gjemba, derisa Shenjtorja dorėzoi shpirtin e saj tė lumtur nė duart e Perėndisė. Atėherė ai e zgjidhi trupin e saj dhe e hodhi pėrtokė. Por hiri i Perėndisė mbuloi Shenjtoren dhe ajo u ngjall, u ngrit dhe falėnderoi Perėndinė, duke thėnė: "Tė faleminderit, o Zot, qė mė bėre tė denjė dhe durova kaq tortura pėr dashurinė tėnde. Tė lutem, mė ndihmo qė tė duroj deri nė fund dhe tė bėhem e denjė pėr Mbretėrinė Tėnde Qiellore. Dhe ēdo i krishterė qė do tė tė kėrkojė diēka me ndėrmjetimet e mia, t'ia japėsh".
    Kur e dėgjoi i ati, mori gurė pėr ta gjuajtur. Shenjtorja vraponte dhe lutej. Ndėrkaq u nda njė gur i madh dhe Shenjtorja kaloi nė anėn tjetėr (ky gur duket akoma dhe sot), ku u gjunjėzua dhe vazhdoi tė lutej. Atje e arriti i ati dhe filloi t'i binte nė kokė me gurė. Pastaj rrėmbeu shpatėn dhe i preu kokėn, mė 1 gusht tė vitit 375 pas Krishtit. Dhe kėshtu e Shenjta mori kurorėn e martirizimit.
    Njė nga shėrbyeset e Shenjtores ishte e fshehur prapa pemėve dhe e pa kėtė gjė tė frikshme dhe kur i ati iku pėr nė vendin e tij, ajo me lot nė sy dhe psalme varrosi lipsanin e Shenjtores nė njė vend malor. Ky mal quhet edhe sot Mali i Shėn Elesės. Nė atė vend, shėrbyesja pėr njė kohė tė gjatė shihte dritė qiellore mbi varrin e Shenjtores dhe dėgjonte psalmodi engjėllore. Mė vonė, kur tė krishterėt dėgjuan dhe mėsuan gjithė ēfarė kishte ndodhur, filluan tė vinė nė ishull qė tė faleshin nė vendin e martirizimit tė saj dhe ndėrtuan njė kishė tė vogėl nė vendin ku gjendej varri me lipsanin e shenjtė. Kjo kishė u bė mė vonė burim mrekullish pėr ata qė faleshin me besim dhe nga tė gjitha ato qė ndodhnin atje, pak nga pak tė krishterėt banuan ishullin dhe deri mė sot ėshtė vend i bekuar dhe mrekullibėrės, tė cilat kryhen me ndėrmjetimet e Shenjtores.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •