-
Jeta e Shėn Avraham Eremitit - 29 tetor
Shėn Avraham Eremiti dhe
Shėn Maria, mbesa e tij pendimtare (rreth vitit 360)
Shėn Avrahami lindi nė Kidana, nė Mesopotami, pranė qytetit Edesa. Prindėrit e tij, tė shquar si pėr dhembshurinė e tyre, ashtu edhe pėr fisnikėrinė e shtėpisė, i dhanė njė edukim tė shkėlqyer dhe i ngulitėn nė shpirt, qė nė moshė tė njomė sidomos dashurinė pėr virtytin. Kur u rrit Avrahami dhe u bė zot i vetes, prindėrit i propozuan qė tė martohej me njė vajzė me cilėsi tė rralla. Por djaloshi donte tė qėndronte i pamartuar, ndaj u kėrkoi leje pėr kėtė gjė. Por ata nuk pranuan dhe kėshtu ai, vetėm nga bindja, iu nėnshtrua njė gjendjeje pėr tė cilėn nuk ndjente veēse neveri. Por, megjithatė, sė shpejti e pati lirinė.
Pasi u festua dasma dhe mbaruan banketet qė e shoqėrojnė, Avrahami i shfaqi gruas sė tij vendimin qė kishte marrė, pėr tė jetuar nė njė pastėrti tė plotė, pastaj u largua fshehtas dhe shkoi e u mbyll nė njė qeli tė shkretė, disa kilometra nga Edesa. Nuk mund tė kihet asnjė pikė dyshimi se ky veprim ishte njė frymėzim nga qielli, sepse ai, madje, nuk kishte marrė as pėlqimin e gruas sė tij. Kjo arratisje i shkaktoi njė dhimbje tė madhe prindėrve dhe miqve, tė cilėt e kėrkuan nė ēdo vend. Dhe pas shtatėmbėdhjetė ditėsh e zbuluan vendin ku ishte tėrhequr. Bėnė ē'ishte e mundur pėr ta bindur qė tė kthehej te gruaja, por qe e kotė. Ai qėndronte i fortė dhe u tha se nuk donte tė kishte mė asnjė punė me botėn. Pasi ata u larguan tė dėshpėruar, puna e parė qė bėri Shenjti, ishte tė muroste portėn e qelisė sė tij dhe la vetėm njė vrimė tė vogėl, nga e cila merrte ēfarė i duhej pėr tė jetuar.
Avrahami iu kushtua i gjithi mendimeve pėr tė vėrtetat e Pėrjetshme. E shpenzonte tėrė kohėn duke lavdėruar Zotin, duke e adhuruar dhe duke lutur me lot mėshirėn e Tij. Ai zotėronte nė njė masė tė madhe dhuratėn e lotėve. Shkėputja e tij nga ēdo gjė e krijuar ishte e plotė. Kishte vetėm njė mantel, njė calik dhe njė enė, nė tė cilėn edhe hante, edhe pinte. Ashpėrsitė e pendimit ishin kėnaqėsia e tij mė e madhe dhe nuk i zbuti ato kurrė gjatė gjithė pesėdhjetė vjetėve qė kaloi nė vetmi. Kishin kaluar dymbėdhjetė vjet qė ai bėnte njė jetė tė tillė, kur vdekja i rrėmbeu prindėrit. Meqenėse ata kishin lėnė pasuri tė konsiderueshme dhe ngaqė ai i kishte prerė tashmė tė gjitha lidhjet, iu lut njė miku tė virtytshėm qė ta mblidhte trashėgiminė e tij dhe t'ua shpėrndante tė varfėrve dhe jetimėve. Ndėrkohė, pak nga pak, po pėrhapej fama e shenjtėrisė sė tij, saqė nga ēdo anė vinin njerėz tė pamundur, pėr ta parė dhe pėr tė pėrfituar nga fjalimet e tij, qė ishin plot dituri, shenjtėri dhe hir.
Pranė qytetit tė Edesės ishte njė qytezė mjaft e populluar, banorėt e tė cilės adhuronin ende idhujt. Tė gjithė misionarėt qė ishin dėrguar atje nuk kishin mundur tė pėrhapnin dritėn e Ungjillit, madje ishin keqtrajtuar. Episkopi i Edesės, qė e kishte fort nė zemėr kthimin e kėsaj qyteze, vendosi tė bėnte njė pėrpjekje tė re: do t'ia ngarkonte Avrahamit, qė gėzonte kaq shenjtėri. E dorėzoi prift, me gjithė kundėrshtimin e tij, dhe e dėrgoi pėr tė predikuar fenė nė kėtė pjesė tė grigjės sė tij. Duke ecur rrugės pėr nė kėtė qytezė, Avrahami i lutej Zotit pėr misionin qė po ndėrmerrte: "O Zot, thoshte ai shpesh, denjo e hidh sytė e Tu tė mėshirshėm mbi dobėsinė time, qėndromė pranė me hirin Tėnd, qė tė mund t'i jap lavdi emrit Tėnd tė shenjtė. Mos e braktis, o Zot, kėtė popull tė cilin vetė e ke krijuar."
Sapo arriti nė atė vend, pa tymin qė ngrihej nga flijimet blatuar idhujve, qau me dhimbje dhe e forcoi zjarrin e lutjeve tė tij. Kur hyri brenda nė qytezė, filloi tė predikonte Jisu Krishtin, por asnjeri nuk ia vuri veshin. Por kjo nuk e dekurajoi. Ndonėse paganėt e keqtrajtuan dhe e pėrzunė, ai u kthye prapė, duke predikuar me njė zell edhe mė tė madh. Tre vjet kaluan nė kėtė mėnyrė dhe sė fundi durimi dhe ėmbėlsia e Avrahamit i preku idhujtarėt, tė cilėt hapėn sytė tė prekur nga njė shenjtėri kaq e madhe dhe nga njė kėmbėngulje qė nuk merret me mend dhe panė qartė se ajo gjė nuk mund tė vinte veēse nga diēka hyjnore. Pastaj i mohuan bestytnitė e tyre dhe kėrkuan hirin e pagėzimit. Shenjti qėndroi akoma njė vit tė tėrė ndėrmjet tyre, pėr t'i forcuar nė fenė qė sapo kishin pėrqafuar, pastaj, pasi i pajisi me shėrbyes tė zellshėm, u kthye nė qelėzėn e tij.
Avrahami kishte njė vėlla nė botė, i cili vdiq pak pas kthimit tė tij, duke lėnė njė vajzė tė quajtur Maria, ende mjaft tė re. Shenjti deshi ta edukonte nė jetėn fetare, prandaj e mori nė njė qeli pranė sė tijės, ku e kishte mė tė lehtė ta mėsonte. Maria bėri qė nė fillim njė pėrparim tė madh nė rrugėn e pėrsosmėrisė dhe u bė njė model i virtytit dhe i pendesės, por demoni qė mendonte pėr ta humbur, gjeti mjetin pėr t'ia rėmbyer pafajėsinė asaj. Dhe u shėrbye pėr kėtė nga njė eremit, i cili vinte shpesh nė qelinė e saj, me pretekstin se gjoja vinte tė kėshillohej me Avrahamin. Ky njeri i lig, i ndezur nga njė zjarr i ndyrė, i ngriti kurthe dlirėsisė sė saj dhe e tėrhoqi nė qėllimet e tij tė turpshme.
Maria, pasi bėri fajin, e ndjeu gjithė tmerrin e tij, por nė vend qė t'i drejtohej Zotit dhe t'i kėrkonte falje, u lėshua nė krahėt e njė dhimbjeje tė tepruar dhe mendoi qė humbi. Pastaj iku nė njė qytet, shumė larg nga vendi ku banonte xhaxhai i saj dhe u lėshua nė veset mė tė turpshme. Avrahami, i cili nuk dinte gjė se ēfarė i kishte ndodhur mbesės, qante me dhimbje pėr fatkeqėsinė dhe kėrkonte me lutje tė flaktė kthimin e saj. Dy vjet pas largimit tė saj, ai e mori vesh vendin dhe se ēfarė ishte bėrė. Shpresa pėr ta gjetur pėrsėri kėtė dele tė humbur, i frymėzoi mendimin pėr tė shkuar tek ajo. Braktisi qelinė e tij, ndėrroi rrobat dhe shkoi nė shtėpinė ku ajo banonte. Kėtu ai kėrkoi tė hante darkėn vetėm pėr vetėm me tė. Kur ishin pėrballė njeri-tjetrit, ai hoqi kapuēin qė i mbulonte fytyrėn dhe me njė zė tė ndėrprerė nga rėnkimet, i tha: "Marie, Marie, bija ime, a mė njeh? Si e humbe rrobėn e virgjėrisė? Ku shkuan lotėt qė derdhje para Zotit? Ku shkuan netėt pa gjumė, ashpėrsitė, agjėrimet, lutjet qė ishin kėnaqėsia jote? Si moj, bijė e dashur, re nė kėtė humnerė tė mjerė? Pėrse nuk ma tregove mua rėnien tėnde? Unė do tė tė kisha ndihmuar tė fitojė pėrsėri hirin e Zotit."
Shenjti, duke e parė mbesėn tė mbuluar me turp dhe tė kapur nga tmerri, e kėshilloi butėsisht qė ta vinte tėrė besimin e saj tek Zoti. "Nuk duhet tė dėshpėrohesh, shtoi ai, unė do t'i marr pėrsipėr mbi vete tė gjitha mėkatet e tua, vetėm bindju kėshillave tė mia dhe kthehu me mua nė shkretėtirė. I dashuri im Efrem, nuk di tė pushojė pėr shpėtimin tėnd dhe bėn pėr ty lutje tė vazhdueshme. Nuk ėshtė pėr t'u ēuditur, nėse njėri rrėzohet nė betejė, por ėshtė e turpshme nėse ai nuk ngrihet. Largo nga vetja ēdo mosbesim, nuk ka njeri qė mund tė mbahet i sigurt se nuk bie, kjo ėshtė pasojė e natyrės tonė tė dobėt. Mendo vetėm tė kėrkosh me lutje tė zjarrta ndihmėn e hirit. Zoti nuk do vdekjen e mėkatarit, por kthimin e tij."
Maria, e prekur nga kėto fjalė, u forcua dhe i premtoi se do t'i bindej nė gjithēka. Dhe tė dy bashkė shkuan prapė nė shkretėtirė. Avrahami e vendosi Marinė nė njė qeli qė e kishte ndėrtuar posaēėrisht pėr tė. Ajo i kaloi kėtu tė pesėmbėdhjetė vitet e fundit tė jetės sė saj, nė praktikimin e tė gjitha virtyteve. Ditė e natė vajtonte humbjen e dlirėsisė sė saj dhe e ndėshkonte trupin e vet me mundimet mė tė ashpra. Zoti e pranoi pendimin e saj dhe e favorizoi edhe me dhuratėn e mrekullive tre vjet pasi u kthye. Dhe e mbaroi jetėn e saj me vdekjen e tė drejtėve. Shėn Efremi, qė e pa para se tė varrosej, thotė qė fytyra e saj dukej e shndritur nga lavdia dhe nuk dyshonte qė shpirti i saj ishte ēuar nga njė kor engjėjsh nė lumturinė e pėrjetshme.
Shėn Avrahami jetoi edhe pesė vjet pas mbesės sė tij. Kur u pėrhap lajmi i sėmundjes sė tij tė fundit, vinin njerėz nga ēdo anė pėr t'i marrė bekimin. Pas vdekjes sė tij, tė krishterėt pėrpiqeshin tė kishin ndonjė copė tė rrobave, qė veē sa t'i prekje shėronin shumė sėmundje. Kėto janė fjalėt e vetė Shėn Efremit, qė ishte dėshmitar pėr sa treguam. Emri i Shėn Marisė gjendet nė kalendarėt greke, ndėrsa emri i Shėn Avrahamit nė ato grekė, latinė e koptė.
Shėn Avrahami diti tė ndryshonte nė parajsė shkretėtirėn, sepse atje gjeti Zotin, me praninė e tė cilit lumturohet gjithė qielli. Duke gėzuar shoqėrinė e Zotit dhe atė tė engjėjve, ai ishte mė mirė se nė shoqėrinė e njerėzve. Dhe kėtu, si mund t'i mungonte atij preokupimi? Me zor i mjaftonin ditėt e netėt pėr tė medituar gjėrat qiellore. Gjatė kohės qė ushtronte trupin nė lodhje tė mundimshme, mendja dhe zemra e tij, me tė gjithė fuqinė e tyre, ishin thithur tek Zoti.
As gjumi nuk e ndante nga i Dashuri i tij, pėr shkak tė prirjes sė zakonshme tė shpirtit tė tij, shembull i fortė pėr tė krishterėt qė jetojnė nė mes tė zbutjeve humbėse qė bart vetė bota. Ata duhet tė imitojnė Shėn Avrahamin, nėse duan tė marrin zakonin e shenjtė pėr tė biseduar nė mėnyrė tė brendshme me Zotin dhe nėse vullneti i tij do tė jetė qėllimi i vazhdueshėm i veprave, mendimeve dhe dėshirave tė tyre. Nė kėtė mėnyrė, ata do tė kthehen nė njė farė mėnyre tė barabartė me serafimet, pėr tė cilėt ėshtė e gjitha njė, me jetesė dhe dashurinė e Zotit. "Engjėjt, thotė Grigori i Madh, e mbajnė gjithnjė me vete parajsėn e tyre, kudo qė Zoti i dėrgon, sepse janė gjithnjė tė bashkuar me tė dhe qėndrojnė gjithmonė nė gjirin e pafundėsisė sė Tij, kryejnė gjithnjė shėrbesat e tyre nė hieroren e hyjnisė sė Tij". Kėshtu ėshtė edhe fati i njė tė krishteri kur di qė nė mes tė zemrės sė tij tė formojė njė vetmi, ku tė bisedojė gjithmonė me Zotin e tij.
Kisha Orthodhokse e nderon Shėn Avrahamin mė 29 tetor.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt