Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Jeta e Shėn Trifonit - 1 shkurt

    Shėn Trifoni

    Shėn Trifoni ėshtė nga mė tė njohurit dhe mė miqėsorėt. Eshtė i dashur veēanėrisht pėr kopshtarėt dhe pėrgjithėsisht pėr bujqit, sepse ėshtė mbrojtės i kopshteve, i perimeve, i tė mbjellave dhe nė pėrgjithėsi i prodhimeve bujqėsore.
    Lindi nė qytetin Lambpsakon tė Frigjisė. Prindėrit e tij ishin shpresėtarė, por fėmija qė lindėn ishte akoma mė shumė shpresėtar. Qė nė fėmijėri ishte me tė vėrtetė fėmijė i Perėndisė. Rronte gjithnjė pėr Perėndinė dhe brenda tij banonte hiri i Shpirtit tė Shenjtė. Ishte shumė studioz dhe pėrparonte shumė nė mėsime. Kishte dėshirė dhe pasion tė madh tė njihte mirė Shkrimin e Shenjtė dhe vullnetin e Perėndisė. Trifoni, ashtu siē do tė thotė dhe emri i tij, ngulmonte nė studimin e fjalės sė Perėndisė dhe dėshironte pėrkrahjen e Perėndisė, mirėsitė qiellore. Njihte shumė mirė dhe diturinė njerėzore. Duket se studioi dhe praktikoi nė jetėn e tij dhe shkencėn e mjekėsisė. Punonte me zell pėr pėrhapjen e fesė sė krishterė midis adhuruesve tė idhujve, duke u mbyllur gojėn atyre me prova tė patundshme. I njihte nga njohuritė e thella qė kishte pėr perėnditė qė adhuronin paganėt dhe pėr fenė e idhujve.
    Por arma e tij kryesore qė kishte pėr pėrhapjen e fesė sė krishterė, ishte sundimi i tij mbi veprat e satanait. Ekzistonte frika e demonėve. Vetėm me dėgjimin e emrit tė tij, demonėt dridheshin dhe zhdukeshin nga faqja e dheut. Po pėrmendim vetėm njė nga ēuditė e tij dhe nga kjo do tė mundesh tė kuptosh fuqinė ēudibėrėse qė kishte Trifoni qė nė moshė tė vogėl.


    Ndjek satanain

    Rreth vitit 240 pas Krishtit mbretėronte nė Romė Jordani, i cili ishte adhurues i idhujve. Ai nuk ishte shumė i ashpėr, siē ishin perandorėt e tjerė romake. Ata ishin pėrndjekės tė ashpėr tė tė krishterėve, kurse ky nuk i pėrndiqte tė krishterėt.
    Perandori Jordan kishte njė vajzė tė vetme, shumė tė bukur. Ishte e studiuar, por dhe shumė e urtė dhe e pjekur. Meqė kishte kėto dhunti tė veēanta, shumė pasanike tė qytetit e donin dhe dėshironin ta merrnin pėr gruan e tyre. Pėr kėtė, i ati e mbylli nė pallat, qė tė mos e shihnin njerėzit. Tek shpirti i kėsaj vajze hyri djalli i urryer dhe e mundonte shumė. Mundohej ta hidhte brenda nė zjarr dhe nė ujė. Kėshtu, kjo krijesė e mjerė rrezikonte nga ēasti nė ēast tė vdiste dhe tė provonte njė turp dhe nėnvleftėsim nga tė gjithė.
    Edhe prindėrit e saj vuanin shumė. Po veniteshin nga vuajtja dhe mėrzitja e tyre. Vrapuan kudo qė ta shėronin. Shkuan tek tė gjithė mjekėt, bėnė gjithė kėshillat e mjekėve dhe provuan gjithė ilaēet dhe barėrat.
    Pėr fat tė keq, asnjė shėrim nuk panė. Dhe ishte kaq e madhe dhimbja dhe hidhėrimi i tyre, sa u gjakoste zemrėn. Pėlqenin mė mirė tė vdisnin, sesa tė rronin dhe tė shihnin gjendjen nė tė cilėn arriti vajza e tyre. Ishte vajza e tyre e vetme, ndaj pėr kėtė dridheshin edhe mė shumė. Por brenda nė kėtė dėshpėrim, derdhej njė rreze drite, e cila ishte njė mrekulli e Jotja Krisht. Vinte nga vetė demoni qė ishte strehuar brenda saj dhe qė thėrriste e thoshte: "Ēfarėdo qė tė bėni tė gjithė ju, mundimi dhe pėrpjekjet tuaja do tė shkojnė dėm. Nėse nuk do tė vijė Trifoni, qė ka njė pushtet mbi mua, qė tė mė dėbojė, unė nuk kam ndėrmend tė tundem fare qė kėtu brenda ku ndodhem."
    Nė ēast, mbreti, kur dėgjoi kėto nga demoni, dėrgoi njerėz tė kėrkonin nė tė gjitha qytetet dhe fshatrat qė tė gjenin kėtė, Trifonin. Premtoi ar pa numėrim dhe dhurata tė tjera mbretėrore, pėr atė qė do ta gjente e do ta sillte para tij. Shumė ushtarė, tė dėrguar tė mbretit, filluan ta kėrkonin kudo. Shėtitėn krejt lindjen e perėndimin dhe gjithė botėn. Disa nga ata arritėn nė qytetin Lambsako, nė tė cilin gjendej atėherė Shėn Trifoni. E gjetėn atje duke kullotur pata. Trifoni, me hirin e virtytit tė madh qė kishte, u ndriēua nga Shpirti i Shenjtė dhe, sapo i pa njerėzit e mbretit, pa i pyetur ata fare, u afrua dhe u tha: "Unė jam Trifoni qė kėrkoni." Ata u hutuan. Mbetėn tė mahnitur nga kjo. Atėherė, me gėzim tė madh, e ēuan tek sundimtari i krahinės, tė quajtur Fabian. Aty i bėnė nderime tė mėdha.
    E hipėn pastaj nė kuaj mbretėrore dhe shkuan shpejt pėr nė Romė. Shenjti ishte atėherė vetėm 17 vjeē. Kur po afroheshin nė Romė, nga e cila e ndanin vetėm tri ditė rrugė, demoni e nuhati ardhjen e tij dhe filloi ta mundonte vajzėn mė shumė. Pastaj tregonte dėshpėrimin dhe mėrzitjen e tij dhe duke vajtuar, katili, thoshte kėto: "Mjerė unė, nuk mė lė mė Trifoni tė rri kėtu brenda. Mė ndjek nga kjo shtėpia ime, banesa ime. Nuk do tė rri mė, vetėm tri ditė. Ja, kudo qė tė jetė, vjen Trifoni dhe, pėr fat tė keq, ka pushtet tė madh mbi ne dhe nuk na le tė vendosemi asgjėkundi."
    Me kėto fjalė ulėrinte i pangushėlluari satana dhe mundonte vajzėn, qė pėrpėlitej si peshku, e dėshpėruar. Pastaj, para se tė mbėrrinte Shenjti, satanai iku, sepse nuk mundej as ta takonte atė pėrballė. Atėherė, mbreti e priti me gėzim tė madh dhe i bėri nderime tė mėdha, sepse edhe qė nga larg, e kishte bėrė mirė tė bijėn.


    Pyet satanain

    Por, qė tė sigurohej mė mirė, mbreti e luti Shenjtin t'i tregonte demonin dhe ta shihnin sytė e tij, qė ta pyeste pse hyri tek e bija dhe pėr probleme tė tjera. Atėherė Shenjti mbajti kreshmė gjashtė ditė dhe i lutej Perėndisė qė ta ndihmonte. Ditėn e shtatė, nė mėngjes, kur u gdhi, u grumbulluan nė teatėr tė gjithė banorėt e qytetit, gjithashtu mbreti me shoqėruesit, gjithė parėsia dhe fisnikėt. Trifoni, me fuqinė e Shpirtit tė Tėrėshenjtė, me besim tė fuqishėm dhe tė patundur tek Perėndia, ftoi demonin, sikur ta shihte me sytė e shpirtit tė tij dhe i tha: "Nė emėr tė Jisu Krishtit, tė urdhėroj tė shfaqesh kėtu, para nesh, tė shohin tė gjithė shėmtimin tėnd dhe sa i dobėt dhe i pafuqishėm je ndaj Perėndisė."
    Sapo Shenjti tha kėto fjalė, u paraqit njė qen i zi, i urryer dhe i frikshėm. Sytė e tij ishin tė kuq si zjarri dhe kishte kokėn tė ulur nė tokė. Atėherė i tha Shenjti: "Na thuaj, tri herė i mallkuar, kush tė urdhėroi tė banosh tek kjo vajzė dhe si i pabesė guxove, ndėrsa je kaq i dobėt, tė poshtėrosh krijesėn e shenjtė tė Perėndisė dhe tė mundosh njerėzit, o njeriurryes?"
    Dhe demoni, sikur ta plagosnin me thikė fjalėt e Trifonit, u pėrgjigj me vėshtirėsi, duke thėnė: "Babai im mė dėrgoi qė ta mundoj". E pyeti pėrsėri Shenjti: "Ēfarė pushteti keni, kur jeni drejtues dhe shpifės tė sė keqes, mbi krijesat e Perėndisė?"
    Atėherė, demoni me pamje qeni, ndonėse nga natyra thotė gjithnjė gėnjeshtra dhe nuk do kurrė tė thotė tė vėrtetėn, por dhe pa e dashur, sepse i bėhej presion nga fuqia e Perėndisė, rrėfeu para tė gjithėve kėto fjalė: "Ne, natyrisht nuk kemi asnjė pushtet qė tė mundojmė tė krishterėt qė besojnė nė Perėndinė e Tėrėfuqishėm dhe nė Birin e Tij Jisu Krishtin, tė cilin Petri dhe Pavli predikuan nė kėtė qytet. Dhe jo vetėm nuk ngacmojmė, por duke parė kėta besimtarė nga larg, ikim dhe largohemi prej tyre. Vetėm kur gjejmė qė u pėlqejnė veprat tona, aty kemi pushtet dhe fuqi t'i mundojmė. Tė tillė janė adhuruesit e idhujve, tė mallkuarit, imoralėt, vrasėsit, ata qė merren me magji, kryelartėt dhe gjithė sa ngjajnė me kėta, qė largohen nga Perėndia dhe shkėpusin ēdo lidhje me Tė. Ata vetė largohen nga Perėndia, me mėkatet e tyre, dhe vinė nė ushtrinė tonė. Vetėm ata ngacmojmė, sepse bėjnė ato qė na pėlqejnė ne dhe pėrbuzin vullnetin e Perėndisė.
    Duke dėgjuar kėto, sa ndodheshin aty u habitėn dhe nė tė njėjtėn kohė dhe u frikėsuan. Shumė nga adhuruesit e idhujve besuan te Krishti. Po edhe besimtarėt e pėrforcuan besimin e tyre, pasi dėgjuan kėto. Demoni u qortua pastaj nga Shenjti dhe u zhduk.


    Nderime mbretėrore

    Mbreti, pasi pa dhe dėgjoi kėto gjėra tė mrekullueshme, e admiroi Trifonin dhe e nderoi shumė, ashtu siē duhej. I bėri shumė dhurata dhe urdhėroi kėshilltarin bashkė me fisnike tė tjerė, ta shoqėronin prapė nė vendin e tij. Nė kthimin e tij, Shenjti u ndau tė varfėrve qė takoi rrugės gjithė tė hollat qė i dhuroi mbreti, pa mbajtur pėr vete asgjė.
    Kur mbėrriti nė shtėpinė e tij, rronte si dhe mė parė; shėronte tė sėmurėt dhe drejtonte tė gabuarit drejt sė vėrtetės. Kjo ishte vepra kryesore e tij, tė pėrhapte besimin e Krishtit dhe tė sillte njerėzit pranė Tij qė tė shpėtonin. Kėshtu kaluan shumė vjet.


    Deci i tmerrshėm

    Pas vdekjes sė Jordanit, sundoi pėr pak kohė shpresėtari Filip dhe nė vazhdim e mori mbretėrinė Deci. Ai ishte njė njeri i padrejtė dhe i pabesė. Ishte i ashpėr, ēnjerėzor dhe i padhimbsur. Ndiente gėzim dhe lumturi si hienė, kur shikonte tė vrisnin njerėz dhe tė derdhej gjak. Ishte shumė i ngjitur pas idhujve dhe urrente pėr vdekje tė krishterėt. I pėrndiqte dhe mė tepėr se armiqtė e tij mė tė mėdhenj. E quante pėr nder dhe mburrje tė tij tė pėrndiqte tė krishterėt, pėr tė cilėt pėrgatiste rrota, thonj kruajtės metalikė dhe mjete tė tjera torture.
    Errėsirė shpirtėrore dhe luftė kundėr tė krishterėve mbretėronte kudo nėpėr botė. Shumė, duke mos duruar torturat e tmerrshme, u faleshin. Njerėzit e menēur u faleshin kuajve dhe krijesave tė pashpirt. Por, ata, qė ishin tė vendosur dhe tė patundur nė besėn e krishterė, mbetėn tė patundur deri nė fund. Duruan me burrėri tė gjitha torturat e tmerrshme, ikėn nga kjo jetė e kotė dhe shkuan nė Mbretėrinė e Perėndisė me gėzimin dhe ngazėllimin e pėrhershėm.


    Shėn Trifoni arrestohet

    Kur pėrndjekjet u shtuan, shkuan disa njerėz qė urrenin tė krishterėt tek sundimtari i lindjes Akilini dhe i kallėzuan kėto: "Nė Lampsakė, i thanė, ekziston njė njeri i studiuar. Eshtė mjek nga profesioni. Ai pėrbuz mbretėrit, qesh me perėnditė e mėdha dhe i falet Krishtit. Njėkohėsisht deklaron se Ai ėshtė i vetmi Perėndi i vėrtetė. Shumė njerėz janė mashtruar nga ai dhe nuk u falen mė idhujve.
    Nė ēast, Akilini ēoi letra kėrcėnuese. Urdhėroi tė hetonin kudo, nė tė gjitha vendet, qė ta gjenin dhe t'ia dėrgonin atje, sa mė shpejt. Nuk ishte e mundur tė fshihej Shėn Trifoni, ky kandil ndriēues i besimit, kjo miro e shtrenjtė dhe e domosdoshme. Shenjti, sapo dėgjoi se e kėrkonin pėrndjekėsit e besimit, nuk u largua, qė tė fshihej nėpėr pyje dhe shpella. Nė tė kundėrt, u armatos me fuqinė e lutjes dhe kėshtu i gėzuar u dorėzua vetė te pėrndjekėsit e tij, tė cilėt, tė kėnaqur, e sollėn tek sundimtari qė e kishte qėndrimin nė Nikea.


    Nė dhomėn e pyetjeve tė tiranit

    Kur e paraqiten Shenjtin nė hetuesi, sundimtari e pyeti tė thoshte emrin, besimin, fatin e tij (nėnkuptonte gjendjen ekonomike), profesionin dhe atdheun e tij. Shenjti iu pėgjigj: "Quhem Trifon dhe jam nga Lampsaka. Sa pėr fatin tim, kam pėr t'u pėrgjigjur se ne tė krishterėt nuk besojmė nė tė, sepse thjesht nuk ekziston. Nė tė kundėrt, ne besojmė se tė gjitha u bėnė nė rregull dhe nė harmoni nga Perėndia i Tėrėfuqishėm, i cili qeveris gjithė botėn me menēurinė e Tij. Nuk qeveriset nga fati. Jo. Besoj akoma se jam njeri i lirė dhe se nuk jam shėrbėtor i askujt, por vetėm i Krishtit, i cili pėr mua ėshtė kurora, lavdia dhe mburrja ime."
    I tha sundimtari: "Mbreti urdhėroi qė, ai qė nuk respekton Perėnditė, do tė vdesė me vdekje tė frikshme. Dėgjomė mua dhe pri ēdo lidhje me kėtė gabim qė mos tė tė hedhė brenda nė zjarr. Do tė vuash edhe tortura tė tjera tė frikshme, nėse do tė qėndrosh nė kėmbenguljen tėnde."
    "Sikur, iu pėrgjigj Shenjti, tė mė bėjė tė denjė Zoti im, Krishti, qė ėshtė i vetmi Perėndi i vėrtetė, tė torturohem pėr dashurinė e Tij dhe nėse do tė duhet, tė vdes pėr tė".
    "Tė lutem, i tha pėrsėri sundimtari, bėju fli Perėndive, sepse shoh se je njeri i zgjuar dhe i menēur. Nuk dua tė vdesėsh pa qėllim e pa lavdi."
    "Dhe, u pėrgjigj Shenjti, atėherė, do tė jem me tė vėrtetė i pėrkryer, nėse do tė ruaj mirė dhe deri nė fund pohimin pėr Zotin tim Krishtin dhe tė sakrifikohem pėr hir tė Tij, siē pėsoi dhe u sakrifikua edhe Ai pėr mua. Dhe, nėse ti mė frikėson se do tė mė hedhėsh nė zjarr dhe me tortura tė tjera, mėso se ai zjarr shpejt shuhet dhe me shpejtėsi zhduket. Por unė tė paralajmėroj se ekziston edhe zjarri i skėterrės, qė pėr fat tė keq, nuk shuhet kurrė. Te ky do tė dėnohesh, njė ditė, pėr fat tė keq dhe do tė digjesh pėrgjithnjė. Atje do tė qash dhe do tė vajtosh, por pa dobi, sepse nuk do tė ketė mė shprese qė tė shpėtosh kurrė, kurrė. Je i bllokuar. Mos humb, pra, kohėn tėnde me kėrcėnime, sepse shėrbėtorėt e Perėndisė kėtij zjarr, me tė cilėn i kėrcėnon, nuk i tremben fare. Ajo qė kanė frikė tė krishterėt, ėshtė tė mos vijnė nė kundėrshtim me vullnetin e Perėndisė dhe tė bien nė atė zjarr shekullor tė Ferrit.
    Vepro, pra, siē urdhėron. Unė nuk mohoj Perėndinė e vėrtetė dhe nėse do tė pėrdorėsh pėr mua edhe tortura mė tė frikshme."


    Frikėsime dhe martirizime

    Atėherė, urdhėroi tirani ta varnin Shenjtin nė dru dhe ta godisnin me shpata. Ai nė ēast nxori rrobat e tij dhe pranoi me dėshirė dhe durim ta godisnin me shpatė pėr tri orė. Nuk nxori Shenjti asnjė zė. Sundimtari thoshte: "Ndrysho mendje, Trifon, dhe mos ji kryelartė. Falju perėndive se ai qė vjen nė kundėrshtim me urdhrat mbretėrore vdes me vdekje tė tmerrshme. E dėgjon?"
    Shenjti, me njė guxim tė admirueshėm, iu pėrgjigj: "Dėgjo tiran. Kush nuk zbaton vullnetin e Perėndisė, do tė vdesė me vdekje tė pėrjetshme, sepse ėshtė Mbret Qiellor dhe kush e mohon, humbet jetėn e pėrjetshme qė tė dėnohet nė jetė tė jetėve.
    "Nuk ekziston tjetėr Perėndi qiellore, thotė sundimtari, vetėm Zeusi i madh, biri i Kronit dhe i Reas. Ai ėshtė ati i gjithė njerėzve dhe i perėndive tė tjera dhe kush nuk i bindet atij, ėshtė e pamundur tė rrojė. Dhe ti t'i nėnshtrohesh atij, qė tė mundesh tė kesh kurdoherė jetė tė ėmbėl."


    Martiri heroik pohon Krishtin

    Kėtyre fjalėve tė tiranit, Shenjti iu pėrgjigj: "Le t'i ngjajnė tė gjithė, sa besojnė tek ai dhe e pandehin pėr Perėndi, sepse siē thonė librat tuaj, ai ishte njė i felliqur dhe i ndyrė, qė nuk la asnjė mėkat pa bėrė. Kur vdiq, i ngritėn idhuj fioriri dhe argjendi ata qė dėshironin veprat e tij tė neveritshme dhe tė mbushura me turp. E quajtėn madje perėndi, qė tė justifikojnė me kėtė mėnyrė pandershmėrinė e paturpėsinė e tij. Tė njėjtėn gjė bėnė edhe pėr tė gjitha hyjnitė tuaja tė rreme. Nė kėtė gabim ecni edhe ju. Ju u faleni dhe u luteni druve dhe gurėve qė as dėgjojnė, as ndiejnė.
    Keni pėrbuzur, pėr fat tė keq, Perėndinė e vėrtetė Jetėdhėnės, qė pėrforcoi qiellin, themeloi tokėn dhe krijoi gjithėsinė. Ai krijoi njeriun dhe e rikrijoi pastaj nga mirėsia e Tij. Sepse, duke parė se e gaboi djalli dhe e bėri tė ikte i internuar nga parajsa, pranoi tė bėhej njeri. U kryqėzua dhe u varros me dėshirė, u ngjall nga vdekja dhe u ngjit nė qiell. Atje himnizohet dhe lavdėrohet pandėrprerė nga engjėjt e shenjtė. Por, kur tė vijė plotėsimi i kohės, qė vetėm Ai e di, atėherė, do tė vijė pėrsėri nga qiejt, jo mė i varfėr dhe i bindur, si herėn e parė, por me fuqi tė madhe dhe lavdi Perėndie qė tė gjykojė gjithė botėn. Do t'i japė, atėherė, secilit sipas veprave tė tij.
    Ky ėshtė Perėndia i vėrtetė, Mbreti i mbretėrve, Zoti i zotėrve, Gjykatėsi i drejtė i tė gjallėve dhe i tė vdekurve. Ata qė u faleni dhe respektoni pėr perėndi, janė qenie tė pashpirt, vepra tė dorės njerėzore dhe krijime tė demonėve. Ata ju drejtojnė nė shkatėrrim dhe privim." Tė gjitha kėto i thoshte Shenjti mbi drurin ku ishte i varur.
    Sundimtari, pasi i dėgjoi kėto, u zemėrua. Urdhėroi atėherė ta zbrisnin Shenjtin nga druri qė e kishte kthyer nė amvonė dhe ta tėrhiqnin tė lidhur pranė tij nė gjueti, ku do tė shkonte. Shėn Trifoni vuante shumė, sepse ecte zbathur dhe kėmbėt e tij qė ishin tė gjakosura e tė plagosura nga torturat e mėparshme, tani copėtoheshin nga drutė, gurėt dhe koha e keqe. Ishte dimėr. Shumė herė e shkelnin edhe kuajt. Provonte dhimbje tė tmerrshme, por i duronte tė gjitha, pėr lavdinė e Krishtit duke thėnė tė shkruarat: "Udhėhiq, o Zot, hapat e mia." (Psalmi 10). Thoshte edhe tė tjera tė Shkrimit tė Shenjtė, me tė cilat kėrkonte fuqi nga Zoti. Pastaj, duke imituar Martirin e parė, Stefanin, dhe vetė Krishtin, thoshte: "O Zot, fale mėkatin e tyre."
    Nė darkė i thotė sundimtari: "E, a u urtėsove tani, o i mjerė, dhe a e more vendimin t'u falesh perėndive, apo qėndron nė ēmendurinė tėnde tė mėparshme?"
    "Ti, o i marrė, iu pėrgjigj Shenjti, je gjithė padituri dhe mani dhe pėr kėtė nuk do ta kuptosh Perėndinė e vėrtetė. Unė kam njohuri pėr kėtė qė bėj, sepse kam nė anėn time tė vėrtetėn."
    Atėherė arkondi, duke mos patur fjalė qė tė pėrgjigjej kundrejt tė vėrtetės, urdhėroi tė burgosnin Shenjtin derisa tė bėheshin pėrsėri pyetje.
    Pas pak ditėsh sundimtari, duke dashur tė shkonte nė Nikea, urdhėroi tė sillnin atje edhe martirin tė lidhur. Kur po i afroheshin qytetit, tirani e pyeti: "Mos tė mėsoi, Trifon, koha qė kaloi t'u bindesh mbretėrve e t'u falesh perėndive tė tua shpėtimtare, apo vazhdon tė jesh i pabindur dhe grindavec?"
    "Zoti dhe Perėndia im, Jisu Krisht, u pėrgjigj Shenjti, tė cilin e adhuroj nga zemra ime dhe me mendje tė pastėr, mė predikoi tė pohoj dhe tė mbetem nė besimin tim, tek Ai, i qėndrueshėm dhe i palėkundur. Unė vetėm atė njoh si mbret dhe Perėndinė time. Nuk u jap rėndėsi torturave, qė vuaj nga ti dhe pėrbuz urdhrat e perandorit. Perėnditė e tua i kam vėshtirė dhe neveri, sepse janė qesharake."


    Nė dhimbjen e tmerrshme tė gozhdėve

    Kur dėgjoi kėto, u mėrzit sundimtari dhe urdhėroi dhe mbėrthyen nė kėmbėt e martirit gozhdė dhe hekura tė tjera. Pastaj, duke e rrahur, e tėrhiqnin brenda nė qytet. Martiri i Krishtit, Trifoni, vuajti shumė. Provoi dhimbje qė nuk pėrshkruhen. Rodhi gjaku nė tokė dhe e skuqi atė. Por dashuria dhe pasioni i tij i madh pėr Krishtin, e bėnin tė mos llogariste torturat dhe dhimbjet trupore. I konsideronte si freskim dhe ēlodhje tė shpirtit, ky luftėtar i pamposhtur i Krishtit. Tirani, duke admiruar durimin e Shenjtit, thoshte: "Deri kur, Trifon, nuk do tė ndjesh dhimbjen e ashpėr tė torturave?" "Dhe ti, i tha Shenjti, deri kur nuk do tė kuptosh fuqinė e pamposhtur tė Krishtit, i cili banon brenda meje, por do tė ngacmosh Shpirtin e Shenjtė?"


    Kurora e ndritshme e Perėndisė

    Atėherė, i mėrzitur, arkondi, urdhėroi ta vinin nė tortura tė reja. I tėrhiqnin duart dhe i pėrdridhnin bėrrylat. E rrihnin pa mėshirė me shkop. Pastaj filluan ta digjnin me llambadha tė ndezura. Atėherė ndodhi njė ēudi e mahnitshme, qė tė pėrforcohej Shenjti dhe tė besonin mė shumė besimtarėt. Nė atė kohė, qė xhelatėt torturonin Shenjtin me ashpėrsi tė madhe dhe me padhimbsuri, papritur u duk tė zbriste nga qielli drejt tij njė kurorė qė ndriēonte nga gurėt e ēmuar dhe diamantėt. Sapo e panė ushtarėt qė po e torturonin, ranė nė tokė tė frikėsuar dhe tė tmerruar. Atėherė, Shenjti i mbushur me guxim dhe hare nga hiri i Perėndisė, tė cilin po e shihte ta mbulonte, lavdėroi Perėndinė duke thėnė: "Tė faleminderit, Zoti im, sepse gjatė ditėve tė martirizimit, nuk mė braktise nė duart e armiqve tė mi, por mė mbulove me hirin Tėnd dhe mė ndihmove. Tė lutem, o Zot, tė mė gjendesh edhe tani. Forcomė qė tė vazhdoj deri nė fund pėrpjekjen time, qė tė bėhem edhe unė i denjė tė gėzoj kurorėn e drejtėsisė pas miqve tė Tu, qė deshėn emrin Tėnd tė Tėrėshenjtė. Sepse, vetėm Ti je i lavdėruar nė jetė tė jetėve. Amin."


    Tirani kėmbėngul

    Duke parė kėto, tirani, i zėnė ngushtė, u mundua pėrsėri me lajka ta mundte atletin e pamposhtur tė Krishtit, duke i thėnė: "Falju mė nė fund Zeusit tė madh dhe ikonės sė Qesarit dhe unė do tė tė jap shumė ndere, mirėsi e dhurata tė shumta".
    Po martiri buzėqeshi e i tha: "Nėse unė pėrbuza mbretin tėnd dhe pėrqesha urdhrat e tij, si t'i falem tani ikonės sė tij tė pashpirt? Sa pėr Zeusin dhe perėnditė e tjera tė rreme, pyet tė menēurit tuaj qė pėrpiqen me mitologjitė dhe pėrrallat e tyre tė mbulojnė poshtėrsitė dhe tekat e tyre. E quajtėn erėn - Iran, tokėn - Dhimitra, detin - Poseidon, diellin - Apollon. Gjithashtu edhe tė tjerėt i emėruan duke i quajtur nė mėnyrė alegorike, Hermesin si perėndi tė fjalės, Aresin si perėndi tė zemėrimit e tė luftės, Aferditėn si perėndi tė prostitucionit dhe shumė tė tjera. Mėso nga unė, qė u interesova dhe mėsova se perėnditė tuaja ishin kriminelė dhe mashtrues tė mėdhenj.
    Mbi tė gjitha mėso pėr Zeusin qė ishte imoral dhe i mbushur me gjėra tė jashtėligjshme. Vrau tė atin, i mallkuari. Por edhe perėnditė e tjera tuajat mbetėn prapa nė respekt dhe me vogėlsira. Veprimet e tyre imitoni edhe ju, me ligėsitė dhe veprimet e jashtėligjshme. Dhe nuk mjafton qė, ju mohuat Perėndinė e vėrtetė, por na detyroni dhe ne tė devijojmė nga rruga e Perėndisė dhe t'u ndjekim nė verbėri, si minj tė verbėr, nė njė rrugė pa krye dhe tė shtrembėr. T'ju pasojmė juve qė thoni, sipas profetit Isaia, pėr errėsirėn dritė dhe dritėn errėsirė, e hidhura e ėmbėl dhe e ėmbla e hidhur. Por kot e humbisni kohėn tuaj, sepse ne, qė njohėm tė vėrtetėn, preferojmė mė mirė tė vdesim, sesa tė mohojmė besimin e Krishtit dhe shpresėtarinė."
    Duke dėgjuar kėto, e admiroi sigurisht tirani, por edhe u zemėrua. E admiroi, sepse Shenjti njihte historitė e hyjnive joperėndi dhe u zemėrua, sepse qeshi me ironi dhe i shpartalloi. Urdhėroi ta shponin me shpata ashpėr. Por kot u lodh, sepse gjithė torturat dhe gjithė dhimbjet e tmerrshme, i lumturi Trifon i konsideronte njė luks dhe njė privilegj nga dashuria e Perėndisė, qė digjej nė zemrėn e tij.


    Fundi i Shenjtit

    Kuptoi tirani qė martiri mbeti i qėndrueshėm dhe i pamposhtur. U lodh sė luftuari me luanin dhe dha vendimin e fundit: T'i pritej koka jashtė qytetit. E morėn pastaj xhelatėt dhe e ēuan nė vendin e dėnimit. Ngriti atėherė duart dhe ktheu shikimin nga lindja e u fal me kėto fjalė:
    "Zot, Ty qė je Perėndia i perėndive, Mbreti i mbretėrve, Shenjti i shenjtėve, tė falėnderoj qė mė bėre tė denjė tė mbaroj kėtė betejė pa mėkatuar. Ndihmomė nė kėtė ēast tė fundit, tė mos mė pengojė i djallėzuari dhe djalli vetė dhe tė mė zhysin nė thellėsi tė skėterrės. Le tė marrin shpirtin tim engjėjt e ndritshėm dhe ta sjellin nė tendat e tua. Sa nuk mė kujtojnė mua, shėrbėtorin tėnd tė padenjė dhe tė sjellin flijime tė pranueshme, ruaji brenda nė kėtė brez joshpresėtar dhe tė jashtėligjshėm dhe jepu mirėsitė e Tua tė shumta dhe shpėrblejua nė jetėn tjetėr. Sepse Ti je i vetmi i virtytshėm, qė na jep me dorė tė lėshuar gjithė mirėsitė qė na duhen".
    Pasi u fal, ky atlet i madh i Krishtit, dhe vuri nė lėvizje Madhėshtinė e Shenjtė, dorėzoi tek Krijuesi i tij shpirtin e lumtur. Ishte viti 250 pas Krishtit. U martirizua nė mbretėrinė e gjakpirėsit, Decia. Shėn Trofoni dorėzoi shpirtin e tij para se xhelati t'i priste kokėn dhe kjo, qė tė mos dukej se e vdiq tirani, por qė mbaroi me vullnetin e Perėndisė. Atėherė besimtarėt qė ishin nė Nikea, e mbėshtollėn nė ēarēaf tė pastėr dhe e lyen me aromė lipsanin e tij tė shenjtė. Donin ta varrosnin atje, qė ta kishin si thesar tė paēmuar dhe si njė gjė tė shenjtė. Por nuk e donte kėtė Shenjti. U paraqit si vegim dhe u tha ta ēonin nė Lampsako. nė atdheun e tij. Bėnė siē i urdhėroi Shenjti. E dėrguan dhe e varrosėn atje, nė Lampsako. Nė atė vend u bėnė shumė ēudira.


    Tempujt

    Nė Konstandinopojė u ndėrtuan tempuj pėr nder tė Shėn Trifonit. Njėri u ndėrtua gjatė sundimit tė Justinianit (527-565) dhe tjetri gjatė sundimit tė Justinit (565-578). Ekzistonte atje qė mė parė edhe manastiri me emrin e Shenjtit. Lipsani i Shenjtit gjendej nė Konstandinopojė, nga ku e transportuan mė vonė nė tempullin e Shpirtit tė Shenjtė, nė Romė.

    Kisha e kujton martirin e Shenjtė nė 1 shkurt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-07-2005 mė 21:36

Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Mė 17 shkurt, parlamentarėt serbė nė Mitrovicė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 07:55
  4. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  5. Spektakli TE DUA me date 17 Shkurt
    Nga Piloti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •