Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Kryqëzuar Nga Të Krishterë

    I Kryqëzuar Nga të Krishterë




    Prolog

    Ju falënderoj që erdhët për të më takuar këtu në teatër, në rrethana kaq të jozakonshme.

    Dyert e teatrit do t’i gjejmë të hapura, por si për çudi, pjesa më e madhe e aktorëve nuk janë këtu këtë natë. Do jenë vetëm dy aktorë në skenë dhe vetëm dy nga ne në sallë. Ftesa jonë është e veçantë në këtë shfaqje.

    Ja ku janë karriget tona. Siç mund ta shihni ne përbëjmë të gjithë publikun.

    Ja dhe skena. Sa e pazakontë vendosja e saj; nuk ka asnjë dekor. Një aktor qëndron pranë qendrës së skenës, por drita bie në mënyrë të tillë që pavarësisht se nga cila qoshe e shohim ne atë, nuk jemi në gjendje të shohim qartë fytyrën e tij.

    Ah, ndodhet edhe një aktor tjetër. Kam përshtypjen se dikush ndjen fort se ti dhe unë duam të jemi atje dhe se është shumë e rëndësishme të dëgjojmë se çfarë do thuhet atje.

    Një skenë e tillë do bënte dikë të qëndronte për reflektim, apo jo?

    Ah, dritat po dobësohen, aktori i parë po bëhet gati t’i drejtohet të dytit.




    Pjesa e Parë


    1

    Mirëserdhe, hyr të lutem. Po prisja me padurim ardhjen tënde.

    Faleminderit.

    Ulu të lutem në karrige.

    Kam ardhur për arsye se .....se....... Unë jam një nga ata të Krishterë që janë trajtuar keqas nga besimtarë të tjerë. Ka qenë shumë e vështirë për mua të përballoj këtë gjendje dhe akoma më e vështirë ta marr veten plotësisht. Jam këtu sepse kam nevojë për ndihmë me shpresën se mund të më drejtojë në një shërim të plotë.

    Diçka dërrmuese, apo jo? Ndoshta, një nga tronditjet më të mëdha që një i Krishterë do pësojë, është të zbulojë se miqtë e Krishterë mund të jenë të pashpirt. Megjithatë, megjithëse duket se kjo është një fakt, nuk është shumë e njohur dhe as nuk pranohet lehtë.

    Zbulimi se të Krishterët mund të jenë mizorë ndaj të Krishterëve të tjerë ka shkatërruar pjesën frymore të jetës së shumë besimtarëve. Shumë pak gjëra, akoma edhe humbja e një personi të dashur, mund të prekë jetën e dikujt kaq thellë dhe me kaq dhimbje. Dëmtimi është shpesh i paimagjinueshëm. Unë guxoj të them se një sulm i lig i bërë nga një besimtar tek një tjetër mund të lëndojë të Krishterët kaq shumë sa të mos e marrin veten plotësisht kurrë.

    Megjithatë, një shërim i plotë është i mundshëm.

    Ke bërë mirë që ke ardhur. Le të kemi besim se ti do jesh një nga ata që do e marrin veten plotësisht. Madje, më shumë se kaq.

    A ka pasur të tjerë që janë trajtuar kaq rëndë?

    Pyetje e mirë. Po, të trajtuar keq, abuzuar ndaj tyre—kaq rëndë sa që mund të krahasohet me një kryqëzim. Disa herë madje ka qene kryqëzim publik.

    Të tillë kanë qenë Gjon Huss, Latimer, Tyndale, Wycliff, Gjoni i Pragës....ah, lista është shumë e gjatë.

    Por lista është më e gjatë në ditët tona; duket se ngjarje të tilla janë të shumta në kohën tënde. Megjithatë modeli ka qenë i qëndrueshëm, duke filluar që nga kushëriri i Jezusit.

    Kam vënë re se në të gjitha këto kryqëzime secili ndjen se shumë pak të tjerë janë trajtuar kaq keq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 22-06-2005 më 14:02
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Kryqëzuar Nga të Krishterë

    2



    A ju ka ndodhur juve kjo gjë?

    Më lër t’i përgjigjem pyetjes tënde pasi të kemi mbaruar bashkë. Le të vazhdojmë më mirë të kërkojmë çështjen e dërrmimit që një i Krishterë kalon si rezultat i një trajtimi të tmerrshëm nga një besimtar tjetër.

    Siç e thashë, të kryqëzohesh nga miq të Krishterë është një nga dhimbjet më të thella që një fëmijë i Perëndisë do njohë ndonjëherë. Mund të prekë kaq thellë ty saqë mund të shënojë fundin e jetës tënde si i Krishterë. Nuk ka asnjë limit efekti që një kryqëzim mund të ketë mbi jetën tënde. Ai mund të lërë ty të çalë për të gjithë jetën tënde, duke të ndjekur ty fuqia e tij shkatërruese gjatë gjithë jetës deri në varr. Nga ana tjetër, ai kryq mund të prekë ty pozitivisht—kaq pozitivisht sa që kur të rishfaqesh do të jesh një person krejtësisht tjetër. Kam vënë re se një kryqëzim midis punëtorëve mund të shkatërrojë jo vetëm personin, por edhe punën e tij, në mënyrë të plotë. Shumë shërbëtorë të Perëndisë kanë parë reputacionin e tyre të shkatërruar, duke e ndjekur atë gjatë gjithë jetës së tyre, jo vetëm duke ndryshuar jetën e tyre, por edhe duke kufizuar punën e tyre. Fatkeqësisht për disa, kryqi shkatërron gjithçka. Sigurisht që një rrënojë e tillë nuk kufizohet vetëm ndërmjet punëtorëve të Perëndisë pasi kjo mund të jetë hisja e çdo besimtari.

    Një gjë mund të thuhet me siguri: Sido që të jetë rezultati në fund, i mirë apo i keq, shkatërrimi është i tmerrshëm. Asnjeri nuk ka qenë në mënyrë të mjaftueshme i përgatitur për provën e rëndë të kryqëzimit.

    Por çështja kryesore që ti duhet të përballohesh ka të bëjë me shërimin, apo jo? Çështja e rimëkëmbjes tënde të plotë nga një lëndim i thellë, shumë i thellë.

    Çuditërisht nuk është kryqëzimi aktual që shkakton shkatërrimin më të madh. Janë pasojat e kryqëzimit që të rrënojnë akoma më shumë. Mbaji mënd fjalët e mia, për të gjithë ata që janë kryqëzuar, ka pasur pasoja!

    Ti tani ndodhesh në këto pasoja. Ku do shkosh ti pra, për shërimin e nevojshëm? Ku do hidhet hapi i parë?

    Përgjigja që do marrësh do jetë me të vërtetë e veçantë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 22-06-2005 më 14:47
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    I dashur vella

    Te falenderoj qe po sjell te perkthyer kete liber. Une e kam lexuar ne anglisht para pak kohe dhe eshte me te vertete shume i fuqishem.


    Te pershendes...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Kryqëzuar nga të Krishterë

    3


    Cili është hapi yt i parë drejt shërimit? Është që ti të merresh me atë person që është përgjegjës për kryqëzimin tënd? A e di emrin e këtij personi? (Apo ishte një grup njerëzish?) Lëre më një anë emrin e tij. Fajtori ndodhet diku tjetër.

    Lëre atë që duket qartë. Vendose kryqëzimin tënd në botën e gjërave të padukshme, në botët e gjërave që nuk shihen. Vetëm atje do mundesh të gjesh personin që qëllimisht të ka bërë ty të kryqëzohesh. Të jesh i sigurt se ai person nuk është i kësaj bote. Vetëm në botën frymore do gjesh atë që të ka bërë të keqen. Personi që shkaktoi shkatërrimin që ra mbi ty dhe kujtimet e paharrueshme të veprave të lemerishme që tani të gjëmojnë ty, e filloi të gjithë këtë gjë në atë botën tjetër. Ti do ta zbulosh kryqëzuesin tënd jashtë emrave të njerëzve tokësorë.

    Gjeje atë. Është pikërisht atje që ti duhet të shkosh në mënyrë që të shërohesh nga këto plagë të pashërueshme.

    Cili është ky armiku yt? Kush është ai që ka dashur kaq shumë të sjellë këtë shkatërrim në jetën tënde? Ai është i tmerrshëm. Sa i tmerrshëm? Të gjithë të Krishterëve që janë kryqëzuar, u ka ardhur kjo e keqe nga ky person. Të gjithë! Nga ai dhe nga askush tjetër.

    A mund ta zbulosh këtë fajtor? Jo kur ti ndodhesh në këto dhimbje që ti po kalon. Akoma dhe më i zgjuari i të gjithë të Krishterëve e ka të vështirë të njohë atë që me të vërtetë i ka shkaktuar një kryq të pamëshirshëm.

    Një gjë është e sigurt, arkitekti i këtij kryqëzimi nuk është ai që menjëherë ju vjen në mendje.

    Unë të them se është dikush që ti mund t’i flasësh për këtë mister. Ai shumë shpejt mund të tregojë ty kush është ai që fshihet pas kryqëzimit tënd.

    Sigurisht që ti di se kujt t’i drejtohesh.

    Pyet Atë që u kryqëzua. Ai e di shumë mirë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Si thoni ju, cili është ai person që kryqëzon të Krishterët?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    I dashur vella,

    Po bej nje padrejtesi te vogel. Padrejtesia ime eshte ne faktin se une e kam lexuar kete liber me pare, por megjithate nuk po me durohet qe te jap mendimin tim.

    Autori thote:

    Vetem Ai qe u kryqezua mund te te thote se Kush eshte Kryqezuesi!

    Le ta degjojme Ate duke folur me Ate qe kishte ne dore te kryqezonte ose te mos kryqezonte:

    "Ati Im, po te duash largoje kete kupe prej Meje, por jo si dua Une, por si do Ti..."

    "Perendia Im, perse me braktise..."

    "O At, ne duart e Tua, e le frymen Time..."

    Kush ishte Kryqezuesi i vertete?
    Kush ishte Ai qe kishte ne dore te kryqezonte, apo te shpetonte prej kryqit?

    ATI!

    Askush tjeter!
    Vetem ATI!

    Keto jane fjale tronditese, por I Kryqezuari na e thote kete!


    Kryqezuesi yne eshte Ati!
    Duhet te deshperohemi, apo te gezohemi?

    Davidi pranoi me mire tre dite murtaje (ne duart e Zotit te tij) se sa tre vjet roberi ne duart e njerezve!
    Le ta imitojme.

    Kryqezuesi yne nuk jane njerezit!
    Ky eshte lajmi trondites, por dhe madheshtor njekohesisht!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 24-06-2005 më 12:47
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Amen vëlla! Ashtu është, personi i vetëm që na kryqëzon neve është Ai që kryqëzoi Zotin tonë. Ky person, ashtu si do ta shohim edhe më poshtë është Ati ynë qiellor. Mëndja njerëzore nuk mund ta perceptojë dot këtë gjë. Fetarët, të Premten e madhe vajtojnë për vdekjen e Krishtit. Ata madje akuzojnë rëndë ata persona që e kryqëzuan Krishitn. Por fetarët nuk mund të kuptojnë dot se kjo vdekje mizore erdhi nga një Atë plot dashuri.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Kryqëzuar nga të Krishterë

    4



    Eja, qëndro në vendet qiellore, pranë Zotit tënd dhe shih kryqëzimin tënd nga këndvështrimi i Tij. Ndërsa je aty, ti do kuptosh se është vetëm një person që kryqëzon dhe vetëm një person që është kryqëzuar.

    Vetëm një?

    Po, vetëm një. Kur ti kryqëzohesh nga duart e njerëzve, në realitet ti nuk ke bërë gjë tjetër veçse ke hyrë në kryqëzimin e Tij.

    Shqyrto rrethanat që e drejtuan Atë tek kryqëzimi. Kush e shkaktoi kryqin e Tij, kryqëzimin e Tij? Kush është ai që komplotoi Golgotën e Tij? Është pikërisht i njëjti person që komplotoi edhe tëndin. Faktikisht ky person dëshironte që ti të hyje në vuajtjet e Zotit tënd. Në ditët e fundit nuk ke bërë asgjë veç se ke marrë pjesë në eksperiencën e Tij të neveritshme. Mbi të gjitha, ti—besimtari—je në Të.

    Kush pra, synonte që I Kryqëzuari të kryqëzohej? (Edhe ti ashtu si Ai?) Cili është ai që bëri që Jezusi të shkojë para gjygjit? Kush ujdisi dëshmitë e rreme? Kush zgjodhi njerëzit që do fshikullonin kurrizin e Tij dhe të mbushej me gjak? Kush zgjodhi ata që do i gozhdonin duart? Kush bëri që atje të kishte kaq shumë dhimbje dhe kaq shumë poshtëri?

    Përgjigja? I njëjti person që bëri që ti të kalosh nga rrethana të ngjashme!

    Një fuqi e panjohur bëri që druri i caktuar të pritet, të bëhet kryq, të ngrihet dhe Zoti të kryqëzohet.

    Kush të kryqëzoi ty? I njëjti person që kryqëzoi Zotin tënd. Pyete Atë se kush planifikoi kryqëzimin e Tij.

    A e dëgjon Përgjigjen e Tij?

    Kush më kryqëzoi?

    Kush planifikoi kryqëzimin tim?

    Ati im.

    Ishte Ati im.

    Fjalë të rënda për t’u dëgjuar. Dhe as nuk është lehtë të pajtohesh me një absurditet të tillë.

    Megjithatë Ati dëshiroi që Biri i Tij të kryqëzohet. Dhe ty gjithashtu. Plani dhe ekzekutimi i këtij plani, ishin të Tijat. Ai gjithashtu mori masat që kryqëzimi yt të bëhet nga duart e të Krishterëve ashtu siç ishte populli i Zotit që e kryqëzoi Atë. Një dhimbje e dyfishtë!

    Pajtohu me këtë fakt, se Ati yt—dhe Ati i Zotit tënd—dëshiroi që ti të kryqëzohesh. Të pranosh këtë fakt të tmerrshëm por të patundur, është hapi yt i parë drejt shërimit. Bëje këtë hap dhe shërimi fillon. Nëse nuk e bën këtë hap asgjë tjetër nuk do të ndihmojë që ti të shërohesh plotësisht. Shërimi yt është i lidhur fort me kthimin tënd tek Zoti dhe pranimin se kjo tragjedi e tmerrshme ka ardhur nga vetë dora e Tij. Hidhërim, po. E paperceptueshme, po. Por ti duhet ta rrokësh fort këtë fakt. Është shumë e rëndësishme për ty.

    Nëse ti refuzon?

    Dëgjoi me kujdes fjalët e mia. Të refuzosh të pranosh se kryqëzimi yt ka ardhur plotësisht nga duart e Perëndisë do të thotë se ti nuk je kryqëzuar, ti thjeshtë je keqtrajtuar. Vetëm kur ti të pranosh se ai erdhi nga Perëndia....vetëm atëherë kemi të bëjmë me një kryqëzim të vërtetë. Kryqëzimi i një të Krishteri vjen vetëm nga dora e Perëndisë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    5



    Kryqëzimi i vërtetë midis besimtarëve ka vetëm një autor. Ai shkruan skenarin për gjithçka.

    Cila është pjesa e Tij në një kryqëzim? Në kryqëzimin tënd? Ai planifikon akoma edhe detajin më të vogël.

    Ai, jo vetëm që shkruan skenarin, por Ai, dhe vetëm Ai zgjedh ata që do marrin pjesë në këtë skenar. Ai koreografon çdo detaj, në çdo skenë. Ai është në krye të çdo ndriçimi. Ai zgjedh skenën. Ai zgjedh aktorët e vegjël, figurantët dhe gjërat e tjera ekstra. Ai zgjedh akoma edhe spektatorët, ata që do shohin kryqëzimin tënd.

    Ai zgjodhi ata që bënë dëshmi të rreme kundër teje; ata që do shpërndanin thashethemet gjithandej; ata që do flisnin pas shpine. Ai zgjodhi ata që në fund të thirrën në gjyq. Ai caktoi fjalët e ashpra që të tjerët t’i përplasën në fytyrë. Ai ja dha rolin atyre që përdorën këto fjalë të ashpra ndaj teje. Ai e dinte se çdo fjalë e tyre do të dërrmonte ty dhe do tingëllonte në veshët e tua për vite me radhë.

    Ato fjalë akoma djegin si zjarr në shpirtin tënd, apo jo? Akoma edhe tani ato ushtojnë në dhomat e memories tënde.

    Ati yt gjithashtu caktoi edhe rezultatet e kryqëzimit tënd. Proçesin e kryqëzimit tënd e drejtoi Ai duke zgjedhur akoma edhe ata që godisnin gozhdët në kyçet e tua dhe ngulnin shigjetën në brinjët e tua. Ai e dinte se zemra jote do thyhej dhe sa shumë mundime do vuante shpirti yt.

    Duke filluar nga ata që luajnë rolin kryesor në kryqëzimin tënd deri tek kalimtarët dhe figurantët, Zoti është shkaktari kryesor, Ai është autori i shkrimit, Ai është regjisori dhe Ai është drejtuesi i te gjitha ngjarjeve.

    Çdo kryqëzim përmban disa karakteristika që janë të përbashkëta në të gjithë kryqëzimet. Mospranim. Dhimbje. Padrejtësi. Thashetheme. Insinuatë. Më shumë dhimbje. Keqkuptime. Poshtërime. Përçmime. Humbje reputacioni. Humbje miqsh. Shpesh ndodh edhe çkishërim. Humbje e të gjitha gjërave.

    Në të gjitha këto pra, mëso këtë gjë, ishte vullneti i Atit tënd që ti të shijosh të gjitha këto gjëra!!

    Mbi të gjitha, Perëndia dhe Ati i Zotit Jezu Krisht qëllimisht, me paramendim, të studiuar mirë, zgjodhi atë që do kryqëzohej! Ai zgjodhi personat që do merrnin pjesë në këtë kryqëzim, fjalët që do thuheshin nga këta, po, të gjitha këto gjëra i zgjodhi Ai. Dhe në fund, Ai zgjodhi viktimën.

    Nga e gjithë turma, Ai të zgjodhi ty!

    Ty, që të dërrmohesh kaq brutalisht, me kaq ligësi, pazemërsisht, publikisht, poshtërsisht. Ty, që të bëhesh spektakël përpara njerëzve dhe engjëjve.
    Ka vetëm një konkluzion që ti si besimtar mund të nxjerrësh nga kjo gjendje: që ti të jesh i nderuar.

    Tashmë, a mund të gjesh një mënyrë për të mos lënë të shpëtojë një nder kaq i madh!?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    6


    Një nder? Ky është një nder?

    Kjo gjë është e pamundur apo jo? Një mendim i tillë vjen në kundërshtim me të gjithë logjikën njerëzore, apo nuk është kështu?

    Por ju nuk e keni idenë se çfarë më është thënë mua, çfarë kanë thënë për mua dhe çfarë më kanë bërë. Ka qenë shumë e keqe. Çnjerëzore….nuk mund të shprehet me fjalë. Padrejtësi. Padrejtësi e pabesueshme. Perëndia nuk mund të ketë shkaktuar një goditje kaq të pazemër si ky që kam pësuar unë. Është e mundur një gjë e tillë?

    Po, është e mundur. Në fakt Ai e ka bërë të paktën një herë këtë gjë më parë!

    Qëndro dhe mendo se dikur ka ndodhur një kryqëzim shumë më i padrejtë se i yti. Dhe në atë kryqëzim ishte Ati që kishte planifikuar çdo moment të tij. Ai madje e kishe planifikuar atë që para themelimit të botës. Nuk është tjetër veçse kryqëzimi i Birit të Tij të vetëm.

    Në fund të fundit, një mendim I tillë nuk është dhe kaq I pakonceptueshëm, apo jo? Ai lëvizi qiell dhe tokë që të sigurohej se kjo ngjarje e tmerrshme të ndodhte ashtu siç e kishte planifikuar.

    Konsidero këtë fakt të thjeshtë; ti duhet ta shohësh kryqëzimin tënd nga një këndvështrim I ri që të jep një pamje më të plotë të tij. Kryqëzimi yt përmban më shumë qëllim se sa kuptoje në fillim; a nuk është e vërtetë? Ndoshta përmban më shumë mirësi se sa ti mund të imagjinosh në këto momente.

    Por, duhet t’i nënshtrohesh autorit të kryqëzimit tënd!

    A mund ta shohësh Zotin tënd si shkaktarin kryesor të kryqëzimit tënd? Nëse po, paqja nuk ndodhet larg. Vështro kryqëzimin tënd. Ky kryqëzim nuk është aspak i yti, ai është i Zotit tënd. Agonia dhe vdekja e Tij ndodhi në një plan shumë më të lartë sesa mund të shohë syri njerëzor në atë ditë të zezë, apo në këdo ditë tjetër të historisë.

    Ajo që të ka ndodhur ty ka për qëllim një fillim madhështor të transformimit në jetën tënde. Rrethanat që lindën këtë tragjedi ishin pikërisht ajo që ti kishe nevojë. Kjo ngjarje ferri të solli pikërisht aty ku Zoti yt dëshiron që ti të ndodhesh.

    Ishte një akt dashurie. Pranoje këtë fakt; pasi ta kesh pranuar ajo ditë nuk do jetë më një ditë e keqe për ty, nuk do jetë më një ëndërr e tmerrshme, kujtesa e së cilës nuk do të të lërë kurrë të përparosh.

    Le të jetë kjo lutja jote: “Një akt sovran, o Perëndia im po zbrazet nga burimi i mëshirës tënde.”

    Shkatërrimi, një akt dashurie? Një demonstrim mëshire?

    Po! Vështroje....dhe përqafoje atë!

    Siç e kam thënë, është një nder të zgjidhesh nga Zoti yt për t'u kryqëzuar, por vetëm nëse ti e merr këtë nder nga dora e Tij.

    Zot, rrethanat që më drejtuan tek kryqëzimi, ishin të tuat. Ato nuk erdhën nga njeriu, ashtu si unë mendoja në fillim. Atë, e pranoj gjithçka që ti ke lejuar. Gjithçka.....si të ardhura prej teje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 28-07-2005 më 16:32
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtërimi në Shqipëri
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •