Sava i Shenjtėruar - 5 dhjetor
Eshtė figurė shumė e madhe e asketizmit. Lindi nė vitin 439, nė Kapadoki tė Azisė sė Vogėl, nga Joani oficer i lartė dhe Sofia, tė cilėt, qė pesė vjeē e besuan nė tė afėrm, se u zhvendosėn nė Aleksandri pėr arsye ushtarake. U bė murg qė tetė vjeē! Rast shumė i veēantė, nė njė manastir tė afėrt. Atje u fut nė furrė tė ndezur, mori rrobat e harruara tė murgut furxhi, tė cilat i kishte vėnė pėr tu tharė dhe doli i gjallė ! Tėtėmbėdhjetėvjeēar, pa i dalė akoma mjekra, e lanė me urdhėr engjėlli dhe shkoi nė Jeruzalem, te Efthimi i Madh (20 janar), qė ndėrkohė e drejtoi tek igumeni shėn Theoktisti (3 shtator), i cili kujdesej pėr murgjėrit e rinj. Tridhjetėvjeēar dhe i fuqishėm fizikisht, filloi tė asketizojė nė vende tė vėshtira. Efthimi e mori pėr pak, deri sa vdiq, dhe madje e quante "djali jerond", d.m.th. i ri me menēuri plaku. Nė moshėn dyzet vjeē u vendos lO km nė Lindje nė Vithlehemit, nė njė shpellė qė i tregoi njė zonjė e mbinatyrshme.
Karakteri punėtor ushtrimi, dashuria, urtėsia dhe predikimi i tij tėrhoqi shumė vetė. Atėherė ndėrtoi Lavrėn (manastirin) e tij tė shkėlqimit tė pėrbotshėm, qendėr e shenjtėrisė, e arsimimit, dogmatikės dhe hymnistikės, kopjimit dhe ruajtjes tė shumė teksteve tė vyer tė lashtė. Tipikoja (Rregullorja) e Kishės bazohet nė atė tė Lavrės, igumen i sė cilės titullohet patriku i Jeruzalemit.
Sava ( d.m.th. i moshuar) kishte nė dorė mrekulli tė ēdo lloji tė habitshme. Veēse, vuante nga disa bindės tė vėshtirė dhe nga ata qė anonin nga Origjeni, tė cilin Kisha e kishte dėnuar. Kėshtu, iku dy herė nga manastiri. Mė 492 u bė prift dhe mė pas pėrgjegjės i tė gjithė asketėve tė Tokės sė Shenjtė. E bėri murgeshė dhe nėnėn e tij tė ve. Themeloi dhe pesė manastire tė tjera atje afėr, lidhej dhe me oshėnar Theodhosin (11 janar). Mė 511 udhėton si ndėrmjetės tek perandori heretik (monofizit) Anastasi i Parė (491-518). Kthehet dhe, duke udhėtuar luftoi pėr hir tė Orthodhoksisė, madje organizoi nė Sion njė protestė tė gjerė murgjėrish. Nėntėdhjetedyvjeēar ridėrgohet nė Bizant tek Justiniani i Parė (527-565), i cili e dėgjoi me shpresėtari dhe hoqi taksėn e tė krishterėve, qė kishin vuajtur nga puēistėt samaritanė. Ndėrroi jetė mė 5.12.532 (ose 533).
Mė 30.10.1965, trupi i tij, pas njė mungese prej shekujsh, u rikthye nga Venecia nė Lavrėn e tij.
At Justiani
Krijoni Kontakt