Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Shėn Anastas Persiani - 22 janar

    Shėn Anastas Persiani

    Parathėnie

    Shėn Anastas Persiani i takon grupit tė oshėnarėve martirė, d.m.th. tė martirėve qė kanė qenė mė parė nė grupin e murgjve.

    Para se tė ndriēohej nga hiri i Kryqit, Anastasi mėsonte zanatin e magjistarit nga babai i tij. Por kur u hapėn sytė e shpirtit tė tij nė dritėn e Ungjillit, i braktisi tė gjitha dhe u bė murg. Zoti ia zbuloi me vegim se do tė martirizohej pėr dashurinė e Krishtit. Dhe vėrtet, pas ca kohėsh kapet, dhe pas shumė lajkash, kėrcėnimesh e torturash, armėt e zakonshme tė armiqve tė besimit, e mbysin nė njė lumė sė bashku me tė krishterė tė tjerė.

    Vyrtyti i tij dhe gatishmėria pėr martirizim bėnė shumė pėrshtypje tek ata qė e njihnin dhe guximi i tij nė tė gjitha torturat, qė i duronte me qetėsi dhe trimėri, ishte i pamatshėm. Kėta janė shembujt konkretė heroikė, i dashur lexues, qė edhe sot duhet tė na frymėzojnė me shembullin e tyre. Kėtė mesazh tė sjell edhe ky libėr i vogėl. Vetėm Krishti krijon shembuj heroikė dhe tė fortė, qė e bėjnė aq tė denjė personalitetin njerėzor.


    Kryqi ndriēon Anastasin

    Martiri Anastas, me origjinė ishte persian. Jetoi nė kohėn e mbretit tė persėve dhe perandorit tė Bizantit, Iraklitit (fillimet e shek. Vll).
    Emri i tij i parė ka qenė Margundhat. I ati i tij quhej Nav, i urtė dhe shumė i mirė nė zanatin e magjisė. Kishte shumė nxėnės dhe bashkė me ta i mėsonte magjinė dhe Anastasit.
    Kur arriti moshėn e ligjshme, u regjistrua nė ēetėn e Tironėve (ēetė e tė rinjve qė do tė vazhdojnė ushtrinė). Nė atė periudhė (viti 614) persianėt, si pushtuan Jerusalemin, morėn tė gjitha gjėrat e shenjta dhe tė ēmuara, duke pėrfshirė dhe Kryqin e Nderuar tė Zotit tonė. Kryqi jetėdhėnės i vjedhur nga persėt, tani vodhi besimin e keq tė tyre. Me Hirin e Shenjtė robėronte fiset dhe ndriēonte shumė persianė me dėshirė tė mirė, midis tė cilėve ishte dhe Anastasi.
    Nė shpirtin e tė riut u ndez njė pasion i shenjtė pėr tė mėsuar tė vėrtetėn e krishterė, d.m.th. si u bė Perėndia njeri, si u kryqėzua dhe tė gjitha tė tjerat.
    Pyeste pra patriotėt e tij shpresėtarė pėr tė mėsuar, dhe vazhdimisht shpirti i tij mbushej me gėzim.
    Embrionet e para tė shpresėtarisė, me kalimin e kohės jepnin fryte dhe pasioni pėr Krishtin rritej nė zemrėn e tij.
    La pas atdheun e tij, prindėrit, pasuritė dhe vajti nė Ierapoli. Atje ndenji tek njė pers i krishterė arpunues dhe iu lut ta pagėzonte pėr t'u bėrė skllav i Krishtit me vulėn e kryqit. Por arpunuesi kishte frikė rrezikun e persėve dhe e shtynte kohėn e pagėzimit. Vetėm se i riu digjej nga pasioni pėr t'u pagėzuar. Ēdo ditė shkonte nė kishė, lutej dhe duke parė atje shenjtorė tė ndryshėm tė pikturuar nė mure, pyeste pėr ata. Duke dėgjuar pėr pėrpjekjet dhe luftėn e tyre, dėshironte t'u ngjasonte. Atje, nė kishė, u njoh me njė tė krishterė dhe i shfaqi problemin e tij. Ai e ēoi tek oshėnar Ilia, prifti i Anastasisė sė Shenjtė. Oshėnari e solli tek Patriku Modest, i cili e pagėzoi dhe i vuri emrin Anastas. Bashkė me tė u pagėzua dhe patrioti i vet, i cili dhe ai mė vonė u martirizua pėr Krishtin nė Edhesė.


    Bėhet murg

    Pas pagėzimit tė tij Anastasi ndenji tetė ditė tek shtėpia e priftit sipas regullit tė ndriēuesve tė rinj. Para se tė largohej, oshėnari Ilia e pyeti se ku kishte ndėrmend tė shkonte dhe ai iu lut ta bėnte murg. Prifti pranoi, sepse pa vyrtytin dhe bujarinė e shpirtit tė Anastasit. Vajtėn bashkė nė manastirin e Shėn Anastasit.
    Aty ishte igumen njė njeri me virtyte tė dukshme, me emrin Justin. E pranuan me gėzim Anastasin, - atėherė ishte viti i dhjetė i mbretėrisė sė Iraklit, - dhe e dorėzoi te njė murg pėr ta pėrgatitur. Meqenėse i shenjti tregoi njė sjellje tė shkėlqyer dhe njė dėshirė tė madhe, veshi shpejt rrobėn e murgut. Me shumė pėrulje i bėnte tė dy shėrbimet qė i dhanė, kopshtin dhe gatimin.
    Asnjėherė nuk mungoi nė shėrbesat e shenjta, bile shkonte i pari nga tė gjithė. Me njė kujdes tė madh dėgjonte tregime pėr jetėn e shenjtorėve dhe digjej nga dėshira pėr t'u ngjarė.
    Nė kėtė manastir shenjti ndenji shtatė vjet. Djalli, i cili nuk mund ta duronte dėshirėn kaq tė madhe tė shenjtit, deshi qė ta pengonte nė veprėn e tij tė shenjtė.
    E ngacmonte pra duke i kujtuar ēlodhjen qė kishte nė Persi, dashurinė prindėrore, shijimet dhe tė gjitha gjėrat e kota tė botės. Anastasi e kuptoi ndėrhyrjen e armikut dhe lutej duke kėrkuar ndihmėn e Zotit. I tregonte pėr ngacmimin e tij e atit tė tij i kėrkonte qė tė predikonte. Ai ftoi gjithė vėllazėrinė dhe bėnė lutje tė pėrbashkėt. Kėshtu. Anastasi shpėtoi nga gracka e djallit.


    Me vegim merr vesh se do tė martirizohet

    Njė ditė pa kėtė vegim: shikonte sikur ngjitej nė njė mal tė lartė dhe atje i dha njė njeri njė gotė tė stolisur me gurė tė ēmuar, tė mbushur me verė dhe i tha: "Merre dhe pije kėtė gotė". Anastasi e piu verėn qė iu duk shumė e mirė dhe e ėmbėl.
    Sa u zgjua, Anastasi e kuptoi se ai vegim paralajmėronte martirizimin e tij. Vajti pra nė kishė ku pa tė mbledhur etėrit, sepse ishte dita e Ngjalljes.
    Ra tek kėmbėt e atit tė tij dhe me lot i lutej qė ai tė falej pėr tė, sepse pėr pak ditė do t'i vinte fundi.
    Dhe e falėnderoi duke i thėnė: "I di, Atė i shenjtė, pėrkujdesjet e shumta pėr mua, lodhjet dhe kėmbėnguljet pėr tė mė ndriēuar me dritėn e Krishtit. Tė lutem mos u ndal sė luturi pėr mua". "Si e di, biri im, qė do tė shkosh te Zoti?" Atėherė, Anastasi, i tregoi vegimin. Gota pėrfaqėsonte vdekjen qė e priste, vdekjen e pėrbashkėt pėr tė gjithė, apo njė lloj tjetėr mė tė frytshme.


    Nisja nga manastiri

    Pas Liturgjise Hyjnore, si u kungua sė bashku me tė tjerėt me misteret e shenjta dhe hėngri nė tavolinėn e pėrbashkėt, iku fshehurazi nga manastiri, pa marrė me vete as para, as ushqime.
    Arriti nė Qesari tė Palestinės nė kishėn e Shėn Marisė ku dhe ndenji dy ditė duke iu lutur Zotit ta drejtonte atje ku ishte mė e mira pėr shpirtin e tij. Mė vonė, vajti tek kisha e Shėn Efimisė. Atje pa ca magjistarė qė bėnin magjira. Pėrderisa e dinte se sa tė pamenduara ishin kėto veprime, i kritikoi ashpėr. Ata u habitėn me guximin e tij dhe e pyetėn se kush ishte. Shenjti i sqaroi se dhe ai ishte gėnjyer dikur nė kėto veprime tė mėkatshme, por pastaj, si njohu besimin e vėrtetė nė Krishtin, u pastrua me pagėzimin e shenjtė dhe i pėrbuzi veprat e djallit. Me tė tilla fjalė mundohej t'u sillte tė vėrtetėn.
    Por qėlloi qė tė ndodheshin aty dhe persianė tė tjerė tė njohur tė tij. Si ujqėr tė egėrsuar, e mbėrthyen dhe e kapėn, e burgosėn deri sa tė vinte udhėheqėsi i tyre, arhondi Marsavana.


    Nė burg. Injorimet

    Shenjti ndenji tri ditė i burgosur dhe i pangrėnė. Ushqehej vetėm me shpresėn e martirizimit qė do tė pėsonte pėr Krishtin. Kur erdhi tirani, sollėn para tij Anastasin, i cili nuk u gjunjėzua sipas traditės persiane, por qėndroi nė kėmbė pa frikė. Atėherė Marsavanai e pyeti se kush ishte. Shenjti i tregoi gjithė tė vėrtetėn, se ishte persian dhe u bė i krishterė.
    Tirani provoi me lajka ta bėnte tė ndėrronte mendje. Por Anastasi duke parė nga qielli thoshte: "Kurrė mos u bėftė, o Krisht, qė tė mohoj rrėfimin tėnd." Atėherė tirani urdhėroi qė t'i vinin zinxhirė tė hekurt njė nė kėmbė dhe njė nė grykė dhe tė ngrinte gurrė duke i ngjitur deri nė murin e kėshtjellės.
    Patriotėt dhe tė njohurit e tij e tallnin dhe e shanin duke i thėnė: "Si turpėrove fisnikėrinė e familjes tėnde dhe u bėre i krishterė i pėrbuzur, tė tė lidhin si rob keqbėrės dhe tė tallen tė gjithė me ty, o i pamend?" Dhe ndėrsa i thoshin kėto, i gjuanin e njėkohėsisht i shkulnin mjekrėn. Por ai i duronte tė gjitha me durim pėr hir tė Krishtit.


    Rrahjet

    Nė vazhdim, Marsavanai e kėrcėnoi se do ta dėrgonte te mbreti pėr t'u dėnuar me tortura tė forta. Por shenjti qėndronte i patundur. Atėherė udhėheqėsi dha urdhėr qė ta lidhnin nė tokė dhe ta godisnin pa mėshirė.
    Shenjti nuk pranoi ta lidhnin. U tha xhelatėve: "Unė vetė do tė qėndroja me guxim duke pritur rrahjen. Sepse siē dėshiron i eturi nė verė ujin e ftohtė qė tė freskohet, kėshtu edhe unė i padenji, madje akoma mė shumė, dėshiroj torturat dhe vdekjen pėr Krishtin tim".
    Ra pėrtokė vetė dhe pranoi goditjet me durim tė habitshėm. Rrinte pa lėvizur, pa e mbajtur njeri, i ngushėlluar dhe i ēlodhur nga shpresa e lumturisė sė ardhshme. Tirani i tha pėrsėri se do ta dėrgonte tek mbreti. Atėherė shenjti iu pėrgjigj: "Mbreti yt ėshtė njeri i vdekshėm, si edhe ne, dhe do tė vdesė sot a nesėr. Prandaj s'duhet qė ta kemi frikė. Vetėm Njė duhet tė kemi frikė: Mbretin e Pėrjetshėm dhe tė Pavdekshėm, Krijuesin e gjithėsisė".
    Marsavanai e burgosi pėrsėri qė tė mendonte mė mirė. Pas ca ditėsh e nxori pėrsėri dhe i thoshte tė flijonte.
    Shenjti iu pėrgjigj: "Nė cilat Perėndi mė urdhėron tė flijoj?"
    "Tek zjarri, tek dielli, tek hėna, tek yjet."
    "Ē'padituri e madhe! Si nuk mė urdhėron t'i falem dhe maleve dhe kafshėve dhe krijesave tė tjera tė ngjashme, o i mjerė! Perėndia e bėri njeriun mbret nė tė gjithė krijesat, qė t'i ketė si shėrbėtorė dhe vetėm atė tė respektojnė si mbretin e tyre."
    Tirani i mundur nga fjalėt e urta tė shenjtit, e rifuti nė burg.
    Ati i tij shpirtėror mėsoi se Anastasi po vuante tortura tė tmerrshme. Ftoi pra gjithė vėllazėrinė e manastirit dhe bėri njė lutje tė pėrbashkėt, qė Zoti ta forconte pėr tė fituar dhe pėr tė marrė kurorėn e fitores. Mė vonė i dėrgoi njė letėr me dy murgj duke e kėshilluar tė mos kishte frikė asgjė, por tė mbaronte me burrėri, siē e nisi.


    Vegimi paradoksal i ēifutėve

    Pėr sa ditė rrinte i lidhur nė burg, Shenjti nuk e linte rregullin pėr asnjė natė. Lutej sa tė mundte, sepse e kishin lidhur bashkė me njė tė dėnuar dhe qė tė mos e shqetėsonte nuk ngrihej nė kėmbė, por ulte kokėn dhe lexonte shėrbesat me mundim. Njė natė, duke psalur, e dėgjoi njė xhelat ēifut, po qė ishte njė njeri i mirė. Ēuditej qė ndėrsa gjithė ditėn lodhej duke transportuar gurė, natėn nuk ēlodhej fare.
    Shkoi pra tek dera dhe vuri syrin e tij tek njė e ēarė, pėr ta parė. Dhe sheh atje disa tė veshur me tė bardha rreth shenjtit, qė kishin veshur rrobat arkieratike dhe vetė Anastasin tė veshur njėsoj. Para tij qėndronte njė ierodhiak qė e temjaniste. Ēifuti mbeti i mrekulluar dhe deshi tė zgjonte njė shokun e tij, qė ishte i krishterė pėr t'i treguar pamjen. Veēse nuk mund tė lėvizte nga vendi i vet. Me mundim iu afrua shokut dhe i tregoi mrekullinė qė pa. Ai u afrua pėr tė parė, por tashmė nuk dukej asgjė.


    Festa e ngritjes sė kryqit tė nderuar

    Ditėn tjetėr Marsavanai porositi martirin se i foli mbretit pėr ēėshtjen dhe ai urdhėroi tė mohonte Krishtin qoftė dhe me fjalė pėrpara dy njerėzve, nėse kishte turp ta thoshte publikisht, dhe ai do ta linte tė lirė. Pėrndryshe do ta ēonte nė Persi pėr tė vdekur me njė vdekje tė tmerrshme.
    Shenjti iu pėrgjigj: "Kurrė mos u bėftė, Krishti im, tė tė mohoj qoftė dhe nė ėndrrėn time!"
    Atėherė tirani e lidhi me dy tė krishterė tė tjerė dhe e vuri nė burg publik pėr tri ditė, deri sa tė iknin pėr tek mbreti.
    Ishte atėherė dita pararendėse e Lartėsimit tė Kryqit tė Nderuar.
    Shenjti bashkė me dy tė krishterė tė tjerė si dhe tė krishterė tė tjerė qė erdhėn, nuk fjetėn gjithė natėn duke gėzuar kėshtu gjithė tė burgosurit.
    Nė mėngjes pėrgjegjėsi i burgut vajti tek tirani dhe iu lut t'i jepte Anastasin qė tė festonin sė bashku Lartėsimin. Dhe kėshtu u bė. Sa e panė tė krishterėt shenjtin nė kishė, u gėzuan shumė dhe gjetėn mbėshtetje. Burra e gra i puthnin plagėt dhe mermin bekimin e tij. Ditėn tjetėr iku shenjti me tė dy tė krishterėt nga Qesaria.
    Shenjtin e shoqėronte njė nga vėllezėrit murgj qė kishte dėrguar ati i tij, pėr t'i shėrbyer nė ēfarė do tė duhej dhe pėr tė parė vuajtjet e tij e pėr t'ia treguar pastaj vėllazėrisė. Nga qytetet qė kalonin, dilnin banorėt dhe i faleshin shenjtit dhe i ēonin nderimet e tyre.
    Shenjti i shkroi dy letra klerit tė Ierapolisit dhe i lutej tė bėnin lutje tek Zoti, qė ta bėnte tė denjė tė mbaronte rrugėn e kobshme dhe mos ta gjykonin pėr nderimet qė i bėnė njerėzit.
    Sa arritėn nė Persi, shenjti u burgos; vėllai i tij qė e ndiqte qėndroi nė shtėpinė e njė tė krishteri, qė ishte i biri i njė jesdhini.


    Pėrballė mbretit. Torturat

    Pas ca ditėsh sollėn shenjtin para perandorit. Mbreti e pyeti pėrse e mohoi fenė e atdheut tė tij. Shenjti iu pėrgjigj: "Sepse feja juaj ėshtė gėnjeshtėr. Nė kėtė gėnjeshtėr isha dhe unė, por e lashė errėsirėn dhe erdha nė dritė. Tani i falem Perėndisė sė vėrtetė".
    "Vetėm se Perėndinė tuaj e kryqėzuan judejtė. Pse pra ti zgjedh Atė nė vend tė fesė sonė?"
    "Me dashje u kryqėzua, qė tė na shpėtojė nga mėkati."
    "Lėri fjalėt e kota dhe hajde nė fenė e tė parėve, tė shijosh nderime dhe dhurata."
    "Ka kohė qė ato i kam pėrbuzur. Siē e shikon, zgjodha kėtė rrobė murgu me shpresėn pėr tė trashėguar mbretėrinė qiellore. Si pra, do mohoj dhuratat qiellore pėr dhuratat e vdekshme, o mbret?"
    Atėherė mbreti urdhėroi ta godisnin, ta rrihnin. Tek i binte edhe vetė, i tboshte:
    "Nėse nuk do t'i falesh diellit, ēdo ditė do tė tė rrah nė kėtė mėnyrė si sot, derisa tė treten mishrat e tua."
    "Mė bėj ē'tė duash. Unė nuk e mohoj Shpėtimtarin tim."
    Atėherė tirani urdhėroi t'i vinin shkopinj te kėmbėt dhe ta vinin shtrirė duke i shtrėnguar shkopinjtė sa tė mundnin. Kėshtu Shenjti torturohej tmerrėsisht. Pastaj e vunė pėrsėri nė burg. Ai qė ruante tė lidhurit ishte i krishterė dhe e linte murgun tė hynte tek tė lidhurit qė t'i shėrbente shenjtit.
    Dhe shumė tė krishterė tė tjerė shkonin dhe puthnin prangat duke kėrkuar bekimin e shenjtė.
    Shenjtit, si i pėrulur, i vinte keq dhe i ndalonte se nuk donte mburrjen njerėzore. E nxorėn pėrsėri nga burgu dhe si e goditėn pa mėshirė, i lidhėn njė gur tė madh nė njėrėn kėmbė dhe e varėn nga dora tjetėr pėr dy orė qė t'i thyenin pjesėt e saj, por me ndihmėn hyjnore qėndroi me trimėri.


    Fund martirik me mbytje nė lumė

    Mbreti, duke parė se me asnjė mjet nuk mund tė mposhte shenjtin, urdhėroi ta vrisnin bashkė me tė krishterėt e tjerė. Ishin gjithsej shtatėdhjetė. Kėta tė gjithė u ēuan nė njė lumė dhe i mbytėn para martirit.
    Shumė nga tė ardhurit atje i thoshin Shenjtit: "Pse nuk bėn dėshirėn e mbretit? Dėshiron tė vdesėsh me njė vdekje tė tillė?" "Unė do tė dėshiroja tė mė prisnin pjesėt e mia nė copa tė vogla pėr Zotin tim. Tani siē tė mė vdesin do tė mė japin njė vdekje tė padenjė."
    Xhelatėt, pasi e mbytėn, i prenė kokėn qė t'ia ēonin mbretit si fakt pėr vrasjen e tij. Shelari (ai qė ruante) deshi tė merrte trupin e shenjtit pėr ta varrosur, por xhelatėt nuk ia dhanė. Fėmijėt e Esdhinit u dhanė shumė pare atyre dhe ata i lejuan ta merrnin natėn vonė, nė fshehtėsi.
    Sapo e morėn trupin e shenjtė, tė krishterėt e varrosėn nė manastirin e Shėn Gjergjit rreth vitit tė 17-tė tė mbretėrisė sė Iraklit, mė 22 janar.
    Ditėn tjetėr bashkėbisedonin nė burg dy ushtarė dhe thoshin: "E pe dje si i hanin qentė trupat e tjerė, ndėrsa trupin e Shenjtit nuk e prekėn fare?"
    "Unė pashė diēka mė interesante, njė yll tė ndritshėm qė nuk ishte larg si yjet e tjerė, por poshtė afer tokės. Vajta pra afėr, pėr tė parė mė mirė dhe pashė se nuk ishte yll, por dritė qė qėndronte sipėr trupit tė shenjtit,"
    Kėto qė tregonin ushtarėt, i dėgjuan dy tė krishterė tė burgosur qė e dinin gjuhėn persiane dhe 'kur u liruan si u vra Harroi, i treguan kėto nė Jeruzalem.
    Thanė gjithashtu se Shenjti kur ishte nė burg kishte profetizuar. U kishte thėnė: "Ta dini, vėllezėrit e mi, se unė nesėr mbaroj. Ju tė gjithė pas ca ditėsh do tė shpėtoni me ndihmėn hyjnore. Mbreti do tė vritet. Atėherė tė kujtoheni tė shkoni nė qytetin e shenjtė dhe nė manastirin e Avva Anastasit t'i thoni atit tim tė gjitha sa patė."


    Mrekullia me jelekun e tė Shenjtit

    Murgu qė i shėrbente Shenjtit, pas varrimit tė trupit tė tij, priste tė gjente kohėn mė tė pėrshtatshme pėr tė udhėtuar.
    Pas dhjetė ditėsh u vu njė tjetėr mbret dhe gjendja u bė mė e qetė. Murgu njihte disa ushtarė qė dinin greqisht dhe e ndihmuan tė arrinte nė Armeni. Atje gjeti dhe shumė tė tjerė qė shkonin nė Jerusalem. Pas dy vjetėsh arriti nė manastirin e tij duke mbajtur jelekun e murgut tė shenjtit. U tregoi pėr martirizimin e shenjtit dhe vdekjen e tij. U tregoi gjithashtu dhe njė mrekulli qė u bė nga jeleku i martirit.
    Nė manastirin ku varrosėn shenjtin, ndodhej njė murg i ri, qė kishte njė demon dinak. Igumeni i manastirit mori jelekun e Shėn Anastasit, ia veshi murgut dhe i sėmuri u shėrua.
    Kjo ėshtė jeta dhe fundi martirik i Shėn Anastasit, kujtimin e tė cilit Kisha jonė e kremton mė 22 janar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-06-2005 mė 14:16

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 01:22
  3. Kontributi i Kryepiskopit +Anastas ne ushqimin e tolerances fetare
    Nga ilia spiro nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 07-05-2011, 07:18
  4. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  5. Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-08-2007, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •