Timotheu dhe Mavra, martirė

Ishin bashkėshortė nė Tebė tė Egjiptit dhe u martiriziuan nė vitin 286.

Timotheun, qė ishte anagnost (lexues) nė kishė dhe predikues i besimit, pa mbushur 20 ditė nga martesa e tyre, e kapėn dhe e urdhėruan tė dorėzonte librat e shenjtė. Kur ai refuzoi, sovrani i nguli hekura tė skuqur nė veshė sa i dolėn sytė nga vendi. Pastaj e torturuan me “rrotėn” dhe sa herė ajo rrokullisej, thikat poshtė saj shponin trupin e tij. U shėrua nga Krishti, por arkondi u inatos: i bukosėn gojėn me copa lecke si fre, i lidhėn nė qafė njė gur tė rėndė dhe e sillnin vėrdallė pėr ta poshtėruar, e varėn kokėposhtė. Pastaj e burgosėn.

Atėherė tirani solli Mavrėn. I bėri lajka, i kujtoi rininė e saj tė njomė, martesėn e parapakkohshme dhe e kėshilloi tė zbukurohej e tė shkonte ta konvertonte burrin e saj pėr ta shpėtuar.

E reja shkoi, por u kthye ajo nga ai! Kėshtu i rruan kokėn pėr ta poshtėruar, i prenė gishtėrinjtė, e hodhėn nė ujė tė pėrvėluar. Meqenėse mbetej e paprekur, arkondi, pėr tė verifikuar nėse uji ishte i nxehtė ose jo, i kėrkoi ta sparkatte. Vėrtet, uji qė e spėrkati i dogji lėkurėn! I zemėruar urdhėroi ta djegin me llambadha.

Mė nė fund i kryqėzoi qė tė dy pėrballė njėri-tjetrit. Duke inkurajuar njėri-tjetrin dhanė shpirt pas dhjetė ditėsh. Djalli i paraqiti me fantazi tė kryqėzuarės qė digjej nga etja, njė gotė me mjaltė dhe qumėsht dhe pastaj njė lumė tė tėrė me tė njėjtin lėng duke e nxitur tė pinte.

Por trimėresha e zmbrapsi. Atėherė njė engjėll e ngjiti shpirtėrisht nė Qiell. I tregoi atje njė fron tė shndritshėm dhe njė kurorė tė pėrgatitur enkas pėr tė, dhe tė njėjtat gjėra, por mė tė shndritshme, pėr burrin e saj, shkaktarin e shpėtimit tė saj…

Nė njė fshat tė Zakinthit, ishull nė detin Jon, ndodhet njė ikonė e saj. Pėr tė flitet pėr shėrime tė demonizuarish dhe shmangie katastrofe tė kishės si edhe tė besimtarėve brenda saj, kur nė ditėn e festės sė shenjtorėve nė vitin 1801 brenda nė kishė shpėrtheu njė baulle me barut.