-
Gjermanoi i Konstandinopojės - 12 maj
Gjermanoi i Konstandinopojės
- 12 maj -
Ishte bir i Justinianit, i cili nė fillim ishte patric shumė i fuqishėm. Lindi nė Konstandinopojė nė vitin 634 (ose 640). Nė moshė tė re u fal nė Jerusalem.
Mė 668 Konstandini IV (668-685) e vrau patricin pėr shkak tė hakmarrjes politike, ndėrsa Gjermanoin, i cili protestonte, e shterpėzoi. Pėr mė tepėr e bėri klerik nė Kishėn e Madhe, pra tė Shėn Sofisė, qė tė mos kishte mundėsi tė merrej me politikė. Shenjtori i pranoi tė gjitha kėto qė kishte pėsuar pa dėshirėn e tij dhe tashmė i arsimuar shkėlqyeshėm, u ushtrua nė theologji dhe nė virtyt. Kėshtu u evidentua si i pari i kishės.
Mė 706 u hirotonis mitropolit i Kizikut, nė Dardanele. Ka shumė mundėsi tė kishte marrė pjesė nė sinod nė kryeqytet (712), ku pėr shkak tė dhunės mbretėrore firmos dhe ai kundėr vendimeve tė Sinodit VI Ekumenik nė Konstandinopojė (681), i cili kishte dėnuar herezinė e Monofizitizmit, kėshtu populli i Kizikut nuk e pranon pėr njė farė kohe. Por njė kryengritje e shpall Anastasin II (713 -715) perandor. Mė 715 njė tjetėr sinod e shpėrngul Gjermanoin nė fronin patriarkal megjithė kundėrshtimin e tij.
Atėherė ai mbledh njė sinod tė madh dhe konfirmon Sinodin VI Ekumenik, pra do tė lavdėrohet nga Sinodi VII Ekumenik nė Nikea (787). I shkruan njė letėr tė famshme armenėve dhe mban lidhje tė ngushta me ta saqė e kremtojnė sė bashku me ne.
I profetizon lindjen e shėn Stefanit tė ri (28 nėntor) nėnės sė tij shtatzėnė dhe mė vonė profetizon luftėn kundėr Perėndisė e mbretit tė mėvonshėm Konstandini V (741-775). Dhe vėrtet shpėrtheu ikonoklazma (lufta kundėr ikonave). Ēarmatos nė debat episkopėt e saj, tė cilėt, pavarėsisht nga kjo gjė, nuk pendohen. Gjithashtu ai qėllohet me shuplakė nga mbreti kokėfortė ikonoklast Leon III (717 -741). Omologjeti ynė, i dekurajuar, lė omoforin e tij (pjesė kryesore e stolisė kryepriftėrore) mbi Tryezėn e Shenjtė (730) dhe tėrhiqet nė shtėpinė e tij atėrore. Mė parė i dėrgon papės sė Romės, Grigorit, njė ikonė me njė letėr, e cila mbėrrin atje duke ecur mbi det! Fjeti nė moshė shekullore (11.5.740) dhe u varros nė Manastirin e famshėm, pėr hir tė mozaikėve tė tij, Moni tis koras, tani muzeu Kahrie Xhami, ku bėnte ēudira shėruese.
Ka qenė predikues tėrheqės, shkrimtar i thellė dhe himnshkrues prodhimtar i tropareve dhe kanoneve shumė lirike.
At Justini
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt