Përshëndetje Forumi...
Dikur në fëmijërinë tonë ka qenë një këngë ku përshkruheshin zërat dhe mënyrat e të kënduarit ( pëlliturit) të kafshëve "Festivali pyllit" apo "Festivali kafshëve" nuk më kujtohet mirë titulli, por fillon (ose mbaron) pak a shumë kështu:
I pari nis këndon ky gjeli i shtëpisë
Një këngë me rikiki këndon; këndon
nga fundi spektatorët filloi që ti çudisë
Mbaroi me rikiki,
Sa mirë, sa bukur me rikiki....etj.
Nëse dikujt i kujtohen fjalët e këngës, mundësisht dhe notat e muzikës do më jepte një ndihmë të këndshme sepse më duhet për një projekt timin.
Ju parafalenderoj nga zemra për mundimin tuaj.
Me respekt
Elna.
Krijoni Kontakt