Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Na ndihmoni me informacion mbi homorroidet(majesellin).

    Pershendetje,

    te nderuar doktore dhe doktoresha te forumit!!!

    Ju lutem kush ka mundesi te na thote dicka per homorroidet, ose majasellin sic quhet ne gjuhen popullore.

    Do te deshiroja te di c'tip semundje eshte?

    Kush jane shkaqet qe shfaqet?
    Si luftohet? c'ilace kane efekt? A eshte e eshte e perseritshme?

    Kur duhet te shkosh per operacion?(kjo pyetje pasi ketu ne Shqiperi dhe ne spitalin "Nene Tereza" doktoret nje e dy operim kane ne goje).

    C'ushqime duhen ngrene? A ka nevoje per te mbajtur diete?

    Ju falenderoj per ndihmen qe do te jepni

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    maraton (24-05-2017)

  3. #2
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    po mundohem tet sqaroj dicka.
    hemoroidet jane inflamacion i eneve te gjakut rreth anusit dhe pjeses se poshtme te rectumit(pjesa fundit e zorres se trashe),te cilat jane te zgjeruara nen presion njelloj si varicet e kembeve.eshte semundje e shpeshte tek te dy gjinite.Ne disa shtete i thone semundja e gjysmes sepse pothuajse gjysma e popullsise ne moshe mbi 50 vjec eshte e prekur,jane te shpeshta tek grate me barre.
    shkaqet jane shtatezania,trashegimia,mosha,qendrimi gjate ulur,infeksionet anale etj.

    ka te jashtme dhe te brendshme.te brendshmet fillojne afer fillimit te kanalit te brendshem,ndersa te jashtmet ne vrimen anale.
    normalisht nuk jane te rrezikshme dhe nuk rrezikojne jeten e njeriut.zakonisht simptomat zhduken pas ca ditesh,normalisht ka njerez qe vuajn nga smundja dhe skane simptoma.
    shenjat e atyre me hemoroide te brendshme jane gjak gjate defekimit,mund te dali dhe jasht anusit dhe behet edhe e dhimbshme.simptomat e hemorroideve te jashtme jane te ngjashme pervec dhimbje rreth anusit ngjeshmeri me e madhe rret saj etj.
    kontrolli digitorektal nga mjeku e verteton duke pare inflamacionin e eneve per rreth.sepse hemorragjite mund te jene nga shume shkaqe sic mund ta marrim me mend.
    mjekimi-rastet me te lehta mund te mjekohen duke konsum,uar sasi me te madhe lengjesh,suprash,ushqim te pasur me fibra.dhe ushqimi i rregullt ne kohe.mjekimi me kremra antihemoroidal dhe suposte te tilla eshte per te qetesuar dhimbjen dhe ulur enjtjen ose inflamacionin.Ndihmon shume larja me uje te ngrohte dhe te pastert duke qendruar ulur disa here ne dite.Ndonjehere e tille behet situata qe kerkon edhe nderhyrjen kirurgjikale,poashtu ka nje metode koagulimi me rreze lazer i hemoroideve .
    mund te ndodhin komplikime sic eshte anemia ,nga eliminimi i hekurit nga organizmi nga hemorragjia.
    Parandalimi-mund te parandalohet duke bere nje jete te rregullt ,ushqim te rregullt dhe te pasur me minerale,vitamina duke konsumuar me teper fruta.dhe duke iu larguar ushqimeve tip mc donalds.ose edhe konservuarave.mos perdorimi i alkoholit etj.
    Besoj se do te jene te dobishme keto informacione.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    miki_al2001,

    Shume faleminderit per informacionin,

    Degjova qe 30 % e shqiptareve vuajne nga kjo gje.

  5. #4
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    je i mirpritur ne cdo kohe.Per perqindjen smund tet them me saktesi por 30% eshte i sigurt biles mos eshte me teper se aq duke dit qe si jetojme ne.Ndersa po te marrim moshen mbi 50 vjec kjo perqindje eshte shume me e larte.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  6. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Me leje do kisha shtuar nje artikull per nje bime qe ndihmon ne luften kunder hemoroideve, aloe vera.

    Aloa Vera ( Aloe Barbadensis Miller)

    Veprimi mrekullibėrės i bimes Aloa Vera
    ALOA AMERIKANE

    Aloa Vera, emri shkencor i tė cilit ėshtė Aloe Barbadensis Miller, ėshtė bimė tropike me gjethe tė gjata tė ngushta ngjyrė tė blertė dhe me gjilpėra nėpėr buzė tė tyre, ndėrsa lulet i ka tė verdha. Shumė i pėrngjanė kaktuseve. Kjo bimė nė vete pėrmbanė rreth 200 pėrbėrės aktiv nė formė tė lėngu apo zheleje.
    Geli (zheleja) pėrfitohet nga pjesa e brendshme e gjethes dhe i pėrngjanė njė pėrzierjeje tė dendur zhelatinore. Pėrbėrės tjetėr i bimės ėshtė lėngu i idhėt i verdhė qė ndodhet nė lėvoret e gjetheve tė aloės dhe ka efekt laksativ.

    Hulumtimet shkencore kanė treguar se kjo bimė poashtu nė vete pėrmbanė edhe shumė lloje tė vitamineve si: kompleksin e vitamins B, A, C dhe E. Nga mineralet kėtu bėjnė pjesė: zinku, magneziumi, bakri, kalciumi, hekuri etj. Ėshtė e pasur edhe me aminoacide dhe karbohidrate. Prandaj kjo bimė logaritet si produkt dietetik-ushqimor. Janė tė njohura mė se 300 lloje tė kultivuara tė kėsaj bime nė Afrikė. Llojet e ndryshme tė bimės Aloa, kanė koncentrim tė ndryshėm tė materieve mjekuese.
    Emri i kėsaj bime vje nga fjala arabe e cila fjalė e pėrshkruan materien e lėngėt tė idhėt ngjyrė tė ēeltė tė trendafiltė. Pėr kėtė bimė janė gjetur shkrime tė ndryshme edhe nėpėr papiruse, pėr tė cilėn thuhet se ėshtė bimė shumė e dobishme dhe nga ajo janė prodhuar tableta tė vogla kundėr infeksionevet tė ndryshme. Pėrdorimi i bimės Aloa Vera nė kohėra antike me sukses ka zgjidhur problemet e ndryshme tė sėmundjes sė lėkurės si dhe ka qenė shumė e dobishme si laksativ. Spanjolėt e kanė bartur njohurinė pėr kėtė bimė nė perėndim. Madje njė legjendė thotė se Aleksandri i Madh e ka pushtuar njė ishull nė Oqeanin Indian, ishullin Sokotra, pėr shkak se aty ndodhej plantazhi mė i madh i bimės Aloa, e cila nė mėnyrė mrekullibėrėse kishte mjekuar plagėt e ushtarėve tė tij. Vend tė rėndėsishėm kjo bimė kishte zėnė edhe nė Mjekėsinė kineze. Mjekėsia tradicionale indiane kėtė po ashtu e ka pėrdorur si laksativ, anihelmintik, kundėr hemorroideve dhe pėr qetėsim tė mestruacioneve me dhimbje etj. Me gelin e kėsaj bime Arapėt kanė mjekuar kokėdhimbjen, plagėt ethet ...
    Kulminacionin e popullaritetit nė SHBA, Aloa e ariti nė vitet e tridhjeta tė shekullit tė kaluar. Banuesit e atjeshėm e vėrejtėn efektin mrekullibėrės tė saj dhe mundėsinė e gjerė tė pėrdorimit. Sot biologjikisht Aloa kultivohet nė Afrikėn jugore dhe nė Amerikė. Ajo po ashtu kultivohet nė masė tė vogėl gjithkund nė botė pėrveq nė shkretėtira. Janė tė njohura disa plantazhe tė Aloas nė Teksas. Pėr ta arritur pjekurinė e vet, bimės Aloa Vera i duhen 4 vite, ndėrsa gjatėsia e jetės sė kėsaj bime ėshtė 12 vjetė. Pesha e gjethes sė pjekur ėshtė 1.5 kg. Gjethet e saj duhet mbledhur me dorė.
    . Janė tė njohura dy lloje tė aplikimit tė kėsaj bime nė shėndetėsi: pėr pėrdorim lokal dhe pėr pėrdorim peroral. Lėngjet dhe gelli i kėsaj bime janė pjesė pėrbėrėse tė kremave dhe losioneve pėr lėkurė qė veprojnė kundėr kallove, e sidomos ēregullimeve tė lėkurės tė shkaktuara nga rrezatimet, e cila i regjeneron pjesėt e lėkurės sė dėmtuar dhe qetėson dhimbjet, vepron si qetėsues dhe ftohė lėkurėn. Gelli i fituar nga kjo bime ka veprim kundėr rrudhave ngjashėm sikurse edhe derivatet e vitaminės A. Si prodhim natyror, Gelli nga kjo bimė e arinė pastėrtinė 90%, dhe ėshtė shumė i efektshėm nė puqėrza etj. Lėkura e thatė dhe e dehidruar e pėlcitur thjeshtė "e adhuronė" kėtė gel. Pėrparėsia e saj ėshtė se nuk ėshtė i yndyrshėm dhe nuk pėrlyen robet. Nė kozmetikė ky gel pėrdoret edhe pėr mirėmbajtje tė lėkurės normale. Pėr pėrdorim peroral pėrdoret nė formė lėngjesh, tabletash dhe po ashtu nė formė gelli. Nga disa produkte tė aloės largohet aloina e cila ėshtė laksativ dhe nuk preferohet t'i jepet fėmijėve mė tė rinjė se 12 vjetė, shtatzėnave, dhe lehonave.
    Prodhimet nga aloa, nuk logariten si barėra po si produkte ushqyese - dietetike, mirėpo megjithkėtė ato rregullojnė gjendjen e ērreguluar tė organizmit.
    Si burim natyral i vitamineve, karbohidrateve dhe enzimeve preferohet pėr gjithė ata qė mjekohen pas operacioneve tė ndryshme, pastaj te lodhjet pranverore, ērregullimet e jashtėqitjes etj. Para se tė vendosim qė t'i hjekim qafe hemoroidet me skalpel, mund ta aplikojmė aloėn nė mėnyrė lokale pėr mjekimin e tyre. Edhe veprimi i saj baktericid, fungicid apo virusal nuk ėshtė i dyshimtė. Me kėtė bimė me sukses mund tė rritet imuniteti i organizmit dhe tė forcohen mekanizmat e saj mbrojtės. .
    Ėshtė interesante edhe studimi mbi aloėn dhe ndikimi i daj nėpakėsimin e nivelin tė sheqerit nė g jak. Mirėpo te ata qė tashmė pėrdorin barėra kundėr sheqerit nė gjak, nuk preferohet pėrdorimi i kėsaj bime ngase menjėherė mund ta pakėsoj krejt sheqerin nė gjak! Prandaj nėse tashmė pėrdoret kjo bimė pėr qėllime tė pakėsimit tė sheqerit, duhet njoftuar mjekun qė ta kontrolloj sasinė e sheqerit nė gjak sa mė shpesh. .
    Pėrveq tjerash aloa ėshtė edhe bimė dekorative e shumė shtėpive. Kultivohet edhe te ne si bimė e dhomės, ndėrsa tė dashuruarit aloan e shohin si pastrues tė energjisė sė keq. .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #6
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Se pari ne nuk jemi as doktore e as doktoresha por percjellim njohurite tona duke ndihmuar njeri tjetrin.
    Se dyti do te thoja se duhet te besh shume kujdes me ushqimin. Mos perdor ushqime te skuqura por vetem te ziera ne uje te vale ose ne avull. Evito kosin dhe fasulet sepse te krijojne probleme. Bej shplarje lokale me kamomil.
    Se treti: sherim te shpejte.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #7
    Xhuxhumaku,

    Une po te dergoj te perkthyer ate qe ka nje liber mjekesor ketu.Eshte botim i vitit 2004.

    Homorroidet (Majaselli)

    Shenjat: Tension dhe kruarje ne anus,kohe pas kohe njolla gjaku ne jashteqitje.Ne rastin e nje tromboze shoqerohet me dhimbje te forta dhe nje ndjenje presioni ne zonen perreth anusit.

    Grupet me te prekshme:

    Majaselli vjen per disa aresye por me te rendesishmet jane:


    * trashegimia,
    * kapslleku,
    * diarreja kronike,
    * shtatezania,
    * nje jete e ulur,
    * disa sporte si:kalerimi,ciklizmi,
    * ushqimet pikante (djegese);

    Cfare duhet te besh?

    Merr takim menjehere me mjekun.Shume njerez e lidhin njollat e gjakut ne jashteqitje me majasellin mirepo kjo i duhet nenshtruar ekzaminimeve mjekesore.Njollat e gjakut te shpeshta jane nder te tjera dhe shenja te kancerit ne anus ose te zorres se trashe.

    *Mund ta zbutesh dhimbjen duke bere nje banjo ne vaske me uje te vaket.
    *Keshillohet dhe nje pushim ne krevat.
    *Ngrenja e ushqimit me fibra con ne prodhimin e nje jashteqitje me te holle.Ketu sugjerohet dhe marrja nje vaji parafine.
    *Mundesh qe per te lehtesuar dhimbjet te marresh D6 me kokrra 3xne dite nga 5 kokkra per 2 deri 4 dite.

    *Ilace te tjera: Aesculus - per majasell qe shoqerohet me dhimbje e therje si gjilpera i cili zbutet nga larja ne uje te vaket e acarohet nga larja ne uje te ngrohte.
    Aloe - majasell qe shfaqet tek njerezit qe hane shume e qe shoqerohet me kruarje.
    Arnica - majasell i cili kur preket eshte shume i acaruar (shume dhimbje)
    Collinsonia - majasell theres e djeges i cili shoqerohet me gjakderdhje
    Graphites - majasell me kapsllek e carje poshte
    Hamamelis - majasell me ngjyre te zeze e qe acarohet me shume nga larja me uje te nxehte (duket se enet e gjakut po hapen)
    Karbonat kaliumi - qendrimi mbi nje ulese te forte e zbut dhimbjen
    Lachesis - majasell ngjyre mavi.
    Melilotus - shfaqet tek femrat
    Muriaticum acidum - majasell shume i acaruar
    Paeonia - majasell i madh dhe i skuqur e cili shoqerohet me dhimbje kur rri ulur
    Ratanhia - majasell me dhimbje,i shoqeruar me carje e me kruarje.

    Cfare trajtimesh i behen ne pergjithesi:

    Nje trajtim me krem qetesues dhe frenues te perskuqjes (inflamacionit) eshte ne me te shumten e rasteve i mjaftueshem.
    Mirepo shkaku ne te vertete nuk eshte menjanuar por vetem sa eshte zbutur dhimbja.
    Shpesh rekomandon mjeku antihistaminicum ose qetesues dhimbjesh oral dhe frenues te perskuqjes.
    Preparatet me corticosteroide(hidrokortizon) japin nje lehtesim por duhet te perdoren jo me shume se tri jave.
    Nese eshte formuar nje pucerr athere permes nje nderhyrje te vogel behet heqja e saj.Me pas jipen ilace te tjera.
    Nese majaselli eleminohet atehere aty mbetet nje pjese e lekures e rrudhosur e cila nuk paraqet asnje problem.

    Nderhyrja operative

    Nese ankesat dhe shqetesimet persertiten here pas here atehere parashihet nje nderhyrje lokale.Shumica e tyre behen ne menyre poliklinike (nje injeksion qe te mpikse enet e gjakut,ngrirje,koagulim me rreze infra te kuqe) per raste te tjera me te acaruara athere duhet bere shtrimi ne spital permes te cilit behet heqja operative e majasellit.


    Te pergjithshme:

    *Kujdesu per nje higjiene vetjake te mire.Perdor ne vend te letres se tualetit me mire beje larjen me uje te vaket e me sapun jo te aromatizuar.
    *Merr shpesh nje banje ne vaske me uje te vaket
    *Menjano kapsllekun duke shkuar rregullisht ne tualet e ne nje moment te favorshem (pas ushqimit).Te pihet shume uje dhe lengje gjate dites.Ha rregullisht,mos ha shume ne nje kohe te caktuar,perdor ushqime me shume fibra ushqimore.Ha sa me pak ushqime pikante dhe gjysem te gatshme.
    *Bej nje jete dinamike e shmang sportet qe te shkkatojne majasellin.

    Sa per njohuri po te tregoj se qe nga viti 2001 ne SHBA perdoret nje metode moderne per trajtimin e majasellit ose e ashtuquajtura teknika PPH (procedure for prolapse and homorrhoidis).Kjo metode perdoret dhe ne Evrope dhe eshte shume efektive per eleminimin e tij.Me kete metode pas eleminimit te tyre behet rikthimi ne pune per 6 dite e se pas operimit nevojiten vetem 2 dite qetesues.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 21-04-2005 mė 09:06

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Mina,

    Shume faleminderit per keshillat, vleresoj shume sensin tend per te ndihmuar kudo.

    Qazim Rudi,

    Nje falenderim shume te madh per ty,

    Perkthimi yt ishte shume i hollesishem dhe shume i vlefshem. Nderkohe qe pasi u vizitua dhe po merr mjekim, i afermi im po sherohet dhe tani eshte me mire.

    Faleminderit

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Ketij i them hall une....mjere "i afermi" i Xhuxhos c'po heq

    Thuaj te afermit ta lyeje me domate, e gjithashtu thuaji te afermit qe do i ngelet damke gjithe jeten....Sherim te shpejte te afermit.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Pinkie
    Ketij i them hall une....mjere "i afermi" i Xhuxhos c'po heq

    Thuaj te afermit ta lyeje me domate, e gjithashtu thuaji te afermit qe do i ngelet damke gjithe jeten....Sherim te shpejte te afermit.
    Pinkie,

    me te madhen e hoqi, nuk levizte dot fare. per punen e damkes, shyqyr qe eshte ne vend te fshehte dhe vetem po ta kontrollojne ne dogane per narkotike mund t'ia shohim...lol

    Anyway thanks per urimin dhe keshillen, por ketu domatet jane shtrenjt akoma dhe nuk mund ti perdorim per leng, megjithese edhe ilacet marshallah kushtonin plot dhe vetem per veteranet e luftes kishte ulje.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. ju lutem me ndihmoni ta gjeje kengen e rifat berishes
    Nga Riona nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 15:02
  2. Ju lutem me ndihmoni rreth ushqimit me sonde.
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 21:55
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •