Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69

Tema: Tėrmetet...

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Tėrmetet...

    Me shume mbi historine apo kuriozitete per terrmetet do shkruaj ne ditet qe vijne ... jam me shume kurioze te lexoj nga vizitoret informacione mbi keto dukuri tokesore...

    Terrmeti me i afert me Shqiperine, sot ka tronditur Turqine.

    Dita dhe koha 2002 08 18 11:52:27 UTC
    Zona : 40.72N 42.49E
    Thellesia 10.0 kilometers
    Fuqia : 4.2 Magnitude
    Vendodhja : Turqi
    510 milje (825 km) ne lindje te Ankarase, Turqi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Tironce_Moderne
    Anėtarėsuar
    25-07-2002
    Vendndodhja
    Nga "Ha mer dhe ika"
    Postime
    109

    fiori tem e bukur kjo

    aman mi zemer aman se nga termetet na vene 8 me 2
    Une si kam qejf termetet dhe me mbahen mend nja 2 te lehta kur isha e vogel, tundej dollapi. S'jam shkenctare kur te lexoj ndonje artikull do ta shkruaj

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e KinG_MousE
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Te semafori i pare kthehesh majtas
    Postime
    60
    Ceshte e verteta mua me ka ikur pak frika nga termetet, ngaqe kam me ka rastisur te jem ne nje vend qe kane rene 2 termete te fuqishem 5.4 njeri dhe 5.9 tjetri. Nga ky i dyti kam shpetuar per qime ngaqe me ra nje cope xhami ne kembe por nuk pesova gje ngaqe nuk me ra me cep por me ra si pllake. Neser do ju them se si ndodhin dhe pse ndodhin termetet se tani qe po e shkruaj une kete eshte ore 1:48 e nates dhe vdiqa per gjume.
    Firma juaj u pezullua pasi perben shkelje te rregullave te ketij forumi

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pak histori mbi Termetet

    Nje nga fenomenet me te frikshme dhe me shkaterruese ne natyre, eshte nje termet i forte dhe efektet e tij. Termeti eshte nje levizje e papritur e Tokes, shkaktuar nga levizja e pllakave te demtuara, te cilat duket sikur kane zene vend gjate kohes. Per miliona vjet, forcat e pllakave tektonike i kane dhene forme Tokes. Kjo ndodh atehere kur pllakat te cilat ndodhen ne brendesi te Tokes levizin ne siperfaqe apo mundohen ti zene vendin njera tjetres. Shpesh kjo levizje eshte graduale dhe nuk shkakton shkarkime te energjise se tyre, por kur energjia eshte e madhe gjate ketyre levizjeve shkaktohen termete.

    Sot studiuesit jo vetem jane en gjendje te parashikojne termetet por dhe ne te njejten kohe jane marre masa qe nq se ndodh qe keto terrmete te ndodhin ne zona te banuara, ndertesat te mund te perballojne tronditjet.

    Gjithsesi, te paret tane kane besuar se terrmetet shkaktoheshin nga levizja e zvarranikeve apo merimangave te medha nen Toke. Aristoteli ishte nder te paret i cili u mundua te shpjegonte termetet duke u bazuar ne fenomenet natyrale. Nje nga shpjegimet e tij kishte te bente me shpejtesine e ererave dhe menyren si ato godisnin Token. Pas vdekjes se tij, njerzit thjesht u bazuan ne keto studime te paperfunduara dhe asnjehere nuk vazhduan te kerkonin me shume. Kjo deri ne vitin 1750 kur Anglia u trondit nga 5 terrmete te forta. Keto terrmete u pasuan me terrmetin e te dieles ne 1 Nentor, 1755 ne Lisbone, Portugali, terrmet i cili vrau 70000 njerez. Kjo ndodhi shkaktoi fillimin e nje periudhe te re ne boten e "sismiologjise" dhe kerkimeve mbi te.

    Studimet e para u drejtuan nga John Michell ne Angli dhe Elie Bertrand ne Zvicer. Keto studime u bene akoma me intensive pas termetit te vitit 1783 ne Kalabri te Italise, termet i cili vrau 35,000 njerez.

    Gjate zhvillimit te komunikimit midis pjeseve te ndryshme te botes, dhe studimet e termeteve u bene me te sakta, pasi ne kete menyre studiuesit kishin mundesi te ndanin me njeri tjetrin ecurite e zbulimeve te tyre. Keshtu gjate termetit te madh te vitit 1822 ne Kili, Maria Graham raportoi ndryshime te medha sismike te cilat shkaktuan ngritjen e vijez bregdetare te Kilit. Ky studim u mbeshtet me vone gjate termetit te vitit 1835 ne Kili, nga Robert FitzRoy. Gjate kesaj kohe Charles Darwin ishte duke studiuar gjeologjine e Andeve.

    Gjate viteve 1850, 60' dhe 70', tre studiues Europiane krijuan disi bazat e studimeve sismologjike. Robert Mallet, inxhinier i lindur ne Dublin, projektoi urrat e Londres duke matur shpejtesine e valeve sismike ne Toke me ndihmen e shperthimeve eksplozive. Kjo menyre studimi perdoret akoma dhe sot ne rast minimesh ne tokat me vaj. Robert Mallet ishte gjithashtu i pari i cili perafersoi thellesine e termeteve nen toke. Ne te njejten kohe kur Mallet shperthente tokat e Anglise me eksplozive, Alexis Perrey, ne France po krijonte analiza kuantitive per termetet. Ai i dha me shume rendesi periudhave te termeteve te lidhura keto me stinet dhe rrotullimet e Henes. Ne Itali, Luigi Palmieri krijoi sismografin elektromagnetik, nje prej te cileve u instalua prane Malit te Vesuvit dhe nje tjeter ne Universitetin e Napolit. Keta sismografe ishin instrumentet e para te cilat mund te dallonin levizjet sismike te cilat nuk dalloheshin nga njeriu.

    Ne fund te viteve 1800 dhe fillimin e 1900, tre profesore angleze te cilet punonin ne Universitetin Mbreteror ne Tokyo, Japoni; John Milne, James Ewing dhe Thomas Gray krijuan instrumentet e para sismike te cilat mund te perdoreshin per studimet shkencore te termeteve.

    Ne SHBA, Grove Karl Gilber, pasi studioi shkaqet e termeteve te cilat tronditen Fushen e Owens ne Californi, 1872 doli ne perfundimin se tronditjet nuk shkaktoheshin nga shperthimet nen toke por ato ishin tipar i levizjeve sizmike.

    Seikei Sekiya, shkencetar Japonez ishte njeriu i pare i cili u quajt profesor i sismologjise. Nje tjeter Japonez i njohur gjate fillimit te viteve 1900 ishte Fusakichi Omori, i cili midis studimeve te tjera, zgjidhi zvogelimin e shpejtesise se aktiviteteve sizmike pas tronditjeve. Ekuacionet e tij perdoren akoma edhe sot.

    Pjesa me e madhe e ketij artikulli eshte marre nga studimi i Chalres Davison titulluar Krijuesit e Sismologjise.


    Harta e pllakave tektonike
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Termeti i fundit me epiqender ne Shqiperi ka ndodhur ne 15 gusht, ky termet u ndje vetem ne zonene e epiqendres (Tropoje)

    Data: 15 Gusht 2003
    Ora: 22.34.21, ora e Shqiperise
    Thellesia: 16.3 Km
    Kordinatat: 41° 9' V, 20°.6' L
    Fuqia: 3.5 M






    p.s. Kur te kem kohe do te postoj historine e termeteve te Vlores dhe te pllakes se Dhermiut
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 27-08-2003 mė 12:59
    Reality is wrong, dream is for real

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Kam rastisur zgjuar dhe i ulur kur ra nje termet i fuqishem ne Tirane. Pervec faktit qe u zhvendosa nga divani ku isha ulur sikur te me kishte shtyre njeri, nuk do ta harroj kurre zhurmen e vecante qe u krijua nga levizja e mureve te shtepise. Muret levizen dhe shkuan ne vend njelloj sikur te ishin prej kartoni.

    Qe atehere fle ne natyre ......

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-06-2004
    Postime
    82

    Cilat jane zonat me pak sizmike ne bote?

    Cilat jane zonat me pak sizmike ne bote dhe pse??

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Megjithse nuk jam specialist i sizmikes, jam 100% i sigurt se askush ne bot nuk ka arritur te parashikoj termete. Esht krejtesisht e pamundshme te parashikosh diten dhe vendin se ku do te bjer termeti. Megjithate sizmiologet kan arritur te ndertojn nje hart qe tregon nje linj ne te cilen bien 99% e termeteve te fuqishem ne toke. Kjo linj ka nje emer qe po me shpeton ne moment, por di se shtrihet nga japonia ne kore, ne indi ne azin e vogel, ne turqi, e me tej. Sigurisht shqiperia esht nje zon sizmike sepse ndodhet ne kete linj termetesh.

  9. #9
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga mary-anne
    Cilat jane zonat me pak sizmike ne bote dhe pse??
    Nuk e di kete po ku jetoj une ka disa termete.

    Disa fakte interesante per kete teme:
    -----------------
    aparatin e pare sizmologjik qe mat termetet ne ne Richter Scale u krijuan nga Nikola Tesla ne vitin 1899. Richter Scale u vendos me mbrapa si njesi.

    Termetet mund te krijohen artificialisht. Termetin e pare <> te trondise cerekun e New Yorkut u be nga Nikola Tesla me duket ne 1899 ne mos gaboj, me medyshje e kam kete date.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alket123 : 18-06-2004 mė 22:39

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Te besh termet artificial per New Yorkun qe eshte Shkemb Graniti me duket pak e cuditshme. nesje
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Pse ndodhin fatkeqėsitė natyrore?
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 27-11-2005, 22:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •