Nė fillim u gradua oficer i Romės, nė tė cilėn lindi mė 540, prej prindėrve qė vinin nga familje tė lashta aristrokrate dhe shpirtėrore: Gordianit, i biri ose nipi i tė shenjtėruarit papa Feliksit III dhe Silvies. Pasi i vdiq i ati e ktheu pallatin e tij nė Manastirin e Shėn Andreas (574) ku u qeth murg i thjeshtė dhe studioi teologji. Tashmė ishte jurist. Mė pėrpara ndėrtoi gjashtė manastire nė Siēili dhe u ndau tė varfėrve gjithė pasurinė e tij tė trashėguar nga prindėrit. Gjatė gjithė jetės sė tij jepte lėmoshė pa u kursyer deri nė naivitet fenomenal, dhe njė njeri, qė ishte shpėtuar nga fundosja nė det, tė cilin e mėshiroi, mė vonė rezultoi se ishte engjėll! Dhjak qė nė vitin 577, u emėrua nė vitin 579 pėrfaqėsues i Kishės sė Romės nė Konstandinopojė. U rikthye mė 585 dhe nė vitin 590 si i drejtė dhe i shumėditur u zgjodh njėzėri nė fronin e Romės, tė cilin kur e refuzoi, e ēuan zvarrė besimtarėt! Bėri vepra tė mėdha, p.sh. ktheu nė tė krishterė paganėt e Siēilisė, Sardenjės dhe Korsikės, Longobardėt dhe sidomos Britaninė e Madhe, duke dėrguar atje si igumen tė Manastirit tė Shėn Andreas, Agustin Ndriēuesin; luftoi herezitė; i dha Evropės muzikėn kishtare omofonike qė e shpiku ai vetė, bijė tė asaj greko-bizantine, d.m.th. melodinė grigoriane, qė psalet edhe sot; hartoi tekste tė mbushura me dije tė thella, p.sh. shpjegimin moral tė Jovit, skicėn e bariut tė mirė, letrat dhe veēanėrisht Dialogjet e famshme, ndoshta plazmatike, me nxėnėsin e tij, kryedhjakonin Petro - prandaj dhe quhet Dialog - tė cilėt ekspozojnė jetė autentike oshėnarėsh italianė dhe mėsime mbi pavdekshmėrinė e shpirtit; kompozoi dhe pjesė liturgjike, por jo Liturgjinė Hyjnore tė tė Parashenjtėruarave, qė mban emrin e tij, por qė ėshtė krijuar shumė kohė para tij. Ndėrsa shkruante, njė pėllumbeshė fluturonte pėrpara gojės sė tij. Shėrbetori i shėrbėtoreve tė Perėndisė ashtu si u vetėkarakterizua i pari nga pėrulėsia si papė, ndėrroi jetė mė 12.3.604, nė moshėn 64-vjeēare. Sipas Limonarit ai i falte mė parė ata qė i shkonin pėr metani, i pėrqafonte dhe u jepte dhurata (kap.151) dhe sapo lexuan njė falje tė shkruar nga ai nė varrin e njė murgu tė dėnuar, murgu u lirua, siē i tha dikujt qė iu shfaq nė ėndėrr (kap. 192).
Krijoni Kontakt