Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2005
    Postime
    127

    Bertiana Simo---Tempulli im

    Bertiana Simo eshte nje vajze e re qe e publikoi 'Tempullin Tim' ne Struge kur ishte 18 vjece. Ajo lindi ne Durres dhe vazhdoi Gjimnazin ne Struge.

    Qetesi

    Dua qetesi
    Te shkrihem ne melankoli
    Ne melankoline time te pafund
    Ne brendi te shpirtit kerkoj
    Dashuri te mirefillte jo romantike
    Sepse per te jetoj
    Dua kjo bote miresine te mos e perbije
    Bukuria dashuria kudo te oshetije
    S'duroj metabolizmi
    gjymtyret t'na i mpije
    Te na lere te gjymte
    Si mongoloid te kurdisur
    Qe doren vene tek goja vetem kur kane uri

    MBASE

    Mbase kjo dashuri
    Eshte e pafat
    Sepse vuan nga pafuqia
    E drobitur
    Nje force mangjike
    Me zvarrit
    Neper djerret e jetes
    Jo fuqia s'me eshte keputur
    As shtere
    Sepse jam e tera force
    S'jam lodhur
    Edhe pse me dhemb
    E gjithe qenia ime
    Larg shikoj nje vegim te bukur
    Ai me jep shprese te gjellij
    Me ngjall perfytyrime kujtime
    Te gjalla te bukura si rinia si bukuria
    Ai me ben te dashurohem te gezohem
    Si gezohen femijet engjujt
    Imagjinata me dhuron shprese per te jetuar
    Diku ne ndonje ishull lumturie jo e vetmuar
    Ku gjithmone eshte pranvere
    Te shetis kembezbathur anes detit
    Dallget t'mi lagin kembet e mia
    Era te vallezoj bashke me floket e mi
    Ne petkat e holla
    Te rreckosura qe mbaj ne trup
    Atje do ta ushqej shpirtin tim
    Plot dashuri te paster
    T'u iki gumezhitjeve
    Dredhive te jetes
    Sa kenaqesi atje te shohesh
    Diellin token detin Durresin
    Dua t'i mjekoj plaget
    Me rruzat a loteve te mia
    S'dua te vuaj per c'do gje
    Mua me duhet force
    Per ta zhbere padrejtesine
    Qe ka bere gati kthetrat
    Per t'ma grimcuar shpirtin tim'
    Atje per ndihme me vjen vetem uni im
    Atje forca ime me larteson

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Me pelqen poema "MBASE". Ne vecanti keto fjale:

    Citim Postuar mė parė nga Bertiana Simo
    Sepse jam e tera force
    S'jam lodhur
    Edhe pse me dhemb...

    Mua me duhet force...

    Atje forca ime me larteson
    Njeriu ka nevoj, nganjehere, te shtyj vetveten...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 06-03-2005 mė 11:59

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Dua T'ua Mesoj Dashurine

    Kembezbathur ne mes te pyllit gjendem
    Coj koken larte per te pare drite
    Kerkoj te dale nga ai pyll plote zagushi
    Jam e varfer eci hap pas hapi
    Mbi token e care te plasaritur
    Nga dielli dhe nga era
    Jetoj me ujqit dhe bishat e shpellave
    Dua t'i zbus t'ua mesoj dashurine

    Hija Ime

    Degjohen hapa kepucesh
    Neper Rruge
    Ndaloj e hedh nje veshtrim
    Mbi bulevard shoh hijen time
    Kudo me ndjek pas
    Ece bashke me hapat e mia
    Largohem nga bulevardi
    Ateher hija zhduket
    Me ne fund ndjej
    Se e kam veten ne dore

    CUDI


    Cudi si lind njeriu!
    Cudi jeten si e jeton!
    E perjeton sot nje furtune
    Duke pritur neser nje ciklon
    Cdo gje qe i sjell jeta
    Njeriu e pranon
    Por kur i vjen vdekja
    dot s'e beson

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Perbuzje

    Sot po me injoron
    Si dikur kur ma mohoje emrin
    Une ta kuptoj djallezine
    Te gjitha i ke lustra
    Ti di vetem te genjesh
    E te perbuzesh pa meshire
    Cuditem ne kete bote
    Sa e pafund sa e shfrenuar
    Eshte shizofrenia
    Ti je demon i zi qe kafshon
    Edhe para vdekjes
    Kafshon thelle i mallkuar
    Por une perseri nuk te urrej
    Vetem te meshiroj
    Qe je aq i varfer

    Perralla

    Betimet premtimet fjalet
    Te gjitha jane perralla
    Ne dore kam shkopin magjik
    Ai me kumpton dhe pike!
    S'ka me dashuri e njerezishmeri
    Perralla brockulla jane te gjitha
    Te gjitha jane marrezi
    Ti kurre nuk me fale dashuri
    Ndoshta te kane vene gure ne zemer
    O NJERI!

Tema tė Ngjashme

  1. Zbulohet nė Durrės fari 2300-vjeēar
    Nga brooklyn2007 nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 24-09-2017, 06:06
  2. 7 mrekullite e botes
    Nga Era1 nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-02-2010, 18:56
  3. SHKRIMI I SHENJTĖ: Kapitulli IV: Historia e Shpėtimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-08-2006, 22:40
  4. apollonia qytet i lashte ne territorin e Ilirise
    Nga baraliu sedat nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 09:38
  5. Shėlbuemi, si po shuhet tempulli i moēėm i Rubikut
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •