U lind nga prindėr besėmirė dhe aristokratė, afėr bregdetit verior tė Adriatikut, nė Ravenė, qytet me famė pėr shkak tė monumenteve tė krishtera tė lashta. Falė virtytit tė tij e hirotonisin episkopin e Katanias nė bregedetin lindor tė Siēilisė. Punoi me tė gjitha mėnyrat pėr hir tė grigjės sė tij, bėnte bamirėsi dhe mrekulli, luftonte kundėr idhujtarėve dhe heretikėve. Me materialet e njė tempulli idhujsh ndėrtoi kishėn e shkėlqyer tė shėn Lukisė (13 dhjetor), e cila ishte martirizuar nė Katania. Nė ishull ushtronte veprimtari njėfarė Hilidhori, qė kishte bėrė marrėveshje me djallin qė tė mohonte Krishtin dhe si shpėrblim ti plotėsonte ēdo dėshirė. Pra magjistari me magjitė e tij shkaktonte trazira dhe shqetėsime, kėshtu qė u dėnua me vdekje. Por nuk e kapnin dot pasi u shmangej. Mė kot Hierarku pėrpiqej qė ai tė vinte mend. Mė nė fund Hilidhori u fut nė kishė, kėtė gjė e kishte bėrė dhe herė tė tjera, dhe gjatė shėrbesės nisi tė kėrcejė dhe tė bėjė gjėra tė pahijshme. Episkopit i erdhi nė majė tė hundės, e lidhi me petrahilin e tij, e nxori jashtė, qortoi shpirtin e papastėr, kėshtu humbi ēdo fuqi dhe tėrhoqi brenda nė zjarr tė dėnuarin duke u futur edhe ai vetė. Ai qė ishte i keq si satanai u bė shkrumb, ndėrsa ai qė ishte i shenjtėruar si engjėll mbeti i paprekur! Ngjarja pati jehonė, saqė perandori Leon VI (886 - 912) dhe biri i tij, Konstandini VII (913 - 959) e thirrėn nė Konstandinopojė ku e nderuan me shpresėtari. I temjanisi me temjan mbi qymyr tė ndezur qė e kishte mbi rason e tij - tė tjerė pretendojnė se bėhet fjalė pėr perandorėt Leon IV (775 - 780) dhe birin e tij, Konstandin VI (790 - 797) dhe pėrcaktojnė fjetjen e tij rreth vitit 785. Ēudirat vazhduan dhe pas vdekjes sė tij. Gjakrrjedhura aristokrate e Sirakuzės, e dėshpėruar nga mjekėt (si gjakrrjedhura e Ungjillit (Mark. 5.25 26) nga sėmundja e pashėrueshme mbėrriti kur bėhej varrimi i tij. U hodh mbi tė e mbytur nė lot dhe menjėherė u shėrua. Lipsanin e shenjtė e mbyllėn nė kishėn e shėn Lukisė ku buronte miro shėruese.
Krijoni Kontakt