U ushtrua (martirizua) më 12. 2. 1748. Ishte shqiptar. Në moshën 40 - vjeçare shkoi refugjat në Konstandinopojë ku u bë kopshtar. Një ditë kishte dalë për të shitur mollë në pazar. Me një blerës turk nuk ra dakord për pazarin dhe filluan të grindeshin. Turku, që të hakmerrej kundër tij, shpifi se gjoja i kishte thënë që të ndryshonte besimin e tij. Menjëherë e çoi te gjykatësi dhe sajoi dëshmitarë të rremë, që vërtetonin fjalët e tij. Kristoja me guxim deklaroi se ishte i krishterë, se nuk kishte premtuar asgjë të tillë dhe se nuk e ndryshonte fenë e tij pavarësisht nga mijëra e mijëra dënime që mund të merrte. Kadiu urdhëroi dhe e goditën me shkop pa mëshirë në kokë sa u gjakos. Pastaj e futën në burg, ku rrinte me këmbët e fiksuara në “drurin”, ku nuk mund t’i lëvizte dot - ishte një torturë e tmerrshme. Në burg ishte dhe dijetari i dëgjuar Konstandin Dhapontes, që më vonë u bë murg me emrin Qesar. Ky, më vonë shkroi martirizimin e shenjtorit. Me ndërhyrjen e tij këmbët iu liruan. Gjithashtu i solli ushqim që të forcohej, por dëshmorit të ri nuk i mjaftonte flijimi i jetës së tij që po afrohej, por deshi të ofronte një sakrificë të vogël më tepër: të rrinte pa ngrënë e pa pirë për Jisuin! I dha Dhapontes një mprehës prej çeliku me vlerë që kishte në ripin e tij, që ta shiste për të kryer Liturgjitë për shpirtin e tij. Më në fund i prenë kokën dhe kështu fitoi kurorën e shumëdëshiruar në Mbtretërinë e Qiejve dhe një vend nderi në Agjiologjin e Kishës. “Kristoja, duke u prerë për dashurinë e Zotit, u bë kopshtar i vendit të Edenit [Parajsës]”.
Krijoni Kontakt