Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 95
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Kryeministri turk në Tiranë, opozita bojkoton fjalën e tij

    TIRANE- Edhe pse jo më shumë se para dy muajsh e ka quajtur lider i progresit dhe integrimit, kryeministri Nano nuk ka hezituar që t’i anulojë kryebashkiakut të Tiranës një takim me kryeministrin turk Taip Erdogan, i cili në kuadër të vizitës së tij në Tiranë në 16 shkurt do të takohej edhe me Ramën.
    Sipas burimeve diplomatike, takimi Rama-Erdogan në zyrën e kryebashkiakut ishte planifikuar në axhendën e vizitës, por një ndërhyrje e kryeministrit shqiptar ka bërë që ajo të hiqet nga programi.... SHEKULLI

    No Comment
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    27
    Jo se kam gje kunder Rames dhe simpati ndaj Nanos, perkundrazi, por kryetari i bashkise duhet te sillet si kryetar bashkie dhe kryeministri duhet te sillet si ekzekutuesi i vullnetit te parlamentit, i cili perfaqeson popullin.
    Nuk eshte mire te ngaterrohen detyrat me aftesite, po duhet respektuar ndarja e pushtetit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Question

    Citim Postuar më parë nga hunter
    Jo se kam gje kunder Rames dhe simpati ndaj Nanos, perkundrazi, por kryetari i bashkise duhet te sillet si kryetar bashkie dhe kryeministri duhet te sillet si ekzekutuesi i vullnetit te parlamentit, i cili perfaqeson popullin.
    Nuk eshte mire te ngaterrohen detyrat me aftesite, po duhet respektuar ndarja e pushtetit.
    A mos do te thuash qe nje takim i mundshem Rama-Erdogan eshte pertej kompetencave te nje kryetari bashkie?

    Nese nenkupton kete, them se nuk eshte e drejte. Ç'te keqe ka ketu? Nga sa kam pasur mundesi ta ndjek vizitat e Erdoganit nga shtypi kam pare se ai nuk takohet vetem me Presidente e Kryeministra...

    Nuk i di motivet e Nanos, sepse jam shume larg politikes se atjeshme, por mendoj se nje nderhyrje e tille s'eshte e logjikshme.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    27
    A priori nuk mund te them qe eshte pertej kompetencave te kryetarit te bashkise, megjithese ne nje veshtrim te pare duket keshtu, pastaj varet nga se mund te jene temat e diskutuara ne takim.
    Problemi eshte, e kupton edhe ti si shqiptar, se populli jone nuk njeh figuren istitucionale, por njeh individin qe e drejton. Kur thuhet se Rama takoi Edogan, ne mendjet e njerezve normal qe mendohet qe perfaqesuesi i Shqiperise takoi perfaqesuesin e Turqise, por ne te vertete nuk eshte keshtu. Mbi te gjitha ulet figura e kryeministrit, jo e Nanos se s'ka car t'ulet me shume, po nejse.....
    Si rrjedhim krijohet rremuje dhe aspektativa nga njerezit e gabuar cka ne te ardhmen sjell zhgenjime, sepse Edi Rama si kryetar bashkie nuk ka influence ne politikat e shtetit.
    Duke dale prej temes, a nuk ke pershtypjen se Rama asht duke pergatitur terrenin per debutim ne politike, ate te sferave te larta ta kam fjalen?
    E them kete ne lidhje me disa iniciativa qe ai ka marre si turi ne disa qytete te Shqiperise, takime me delegacione, dalje publike etj.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Nje sqarim....(?)

    Ne lajmin e percjelle nga SG thuhet: "i cili në kuadër të vizitës së tij në Tiranë në 16 shkurt do të takohej edhe me Ramën. "

    Me sa kuptoj une ketu, Rama do ishte nje nga ata qe do takoheshin. Mos te harrojme se Rama eshte kryetari i bashikse me te madhe., Tirana eshte gati-gati 1/3-ta e Shqiperise.
    Erdogan nuk do vije per te folur probleme strategjike, politika te jashtme etj. Gjera te tilla jane te zgjidhura ne mardheniet Turqi-Shqiperi. Them se takimet e Kryem. Turk do fokusohen tek çeshtjet ekonomike, projekte te ndryshme etj. Dhe po te kihet parasysh kjo, athere eshte krejt normale qe te bisedohet me Ramen, biles eshte edhe e nevojshme...

    Pershendetje!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    27
    Qe Rama ka te drejte te takohet me kete s'diskutohet, po nderhyrja e Nanos me duket nje stopim i aktivitetit te Rames per vetekandidimin e tij si nje lider i permasave kombetare, jo vetem lokale, sadoqe Tirana eshte 1/3 e Shqiperise.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush e lexon gazeten Tema po desh te na sjelle nje shkrim .. kush e ftoi Ed Ramen ne Shkoder.. a dicka e tille..

    Ne fakt edvini nuk e do Nanon por as Nano edvinin..

    Nano i ka then Edvinit ik mo.. hajdut ikonash.. e kjo nuk eshte e lehte...sepse Nano di shum per sejcilin dhe nje dit kjo do dali..
    shume thesare te Kultures Shqiptare jan shitur jasht per me ble hajduti teneqe makinash apo tesha firmato..
    neser me qen nji qeveri e rregullt ja hap defteret te gjithve..

    edvini i eshte sulur parqeve te tiranes e don ti ktheje ne qikllope betoni.. e askush nuk flet..pervec nje tos lubonje..

    pd nuk flet se ne koh te saje filloj q.ikllopizimi i parqeve te tiranes..

    ky reshat arbana nje dizaj tha dicka..
    kur do vi dita oj tiran te te mos tallin k tjeret ne emrin tend.. a dicka te tille..
    por deri tash tiransit jan fenomenal per tu korruptuar e per tu shitur tek terbaciotet e fuqishem..qe kan miliardat e kallashet e shtetit ne dore..
    ciu miu sbejn..
    dhe eshte fjala per ajrin e super qelbur qe e thithin cdo sekond.. si pleqte tironas si sorrollopi tyre i sapo lindur..
    te besh grataciel ne sfond te kulles sahatit eshte ta perdhunosh tiranen..

    por injoranca anadollake ska brina.. sa te bukura thon gratacielat..
    jan akoma me shijet e hajdutve te manhatan 1888-tes..

    te behej konkurs se kush projekton shemtimin e qendres me shemtut.. sdo kishin nevoj per gara se ja ku i ka vulos edvini ato shemtira qe do ti ndertoje.

    kulmi eshte se dora e djathte ne vjedhje e Edvinit.. Mim kodhelja eshte tani Prefekte Tiranes..
    Pra ska dreq qe ja ndal doren super hajduteve..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-02-2005 më 14:33

  8. #8
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    "Pse erdhi Rama në Shkodër...?"

    Fatlum NURJA
    Anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër

    Qyteti i Shkodrës vazhdon të tkurret dhe duket sikur
    dalëngadalë po hyn në Llampën e Aladinit duke jetuar
    me krenarinë e asaj që duket se ka qenë dikur. Në këtë
    udhë të çuditshme, me rrugë të prishura e në errësirë,
    ecën si pa e kuptuar nën zhurmën e injorancës fjalëmadhe dhe jo vetëm...
    Qytetarët struken diku mes ëndrrës me sy hapur të
    realitetit që vret dhe asaj që "Ishte Dikur".
    Pranojnë varfërinë, ecin rrugëve të prishura, ngarkuar
    me një krenari qesharake, e cila mund të tregojë
    gjithçka, por jo aftësi. Kështu shtyjnë ditët, por siç
    thotë fjala e vjetër, "vërtet shtyjnë, por barra e
    rëndë dhe e përpjeta e madhe të bëjnë të ecësh
    mbrapsht".
    Shkodrën e quajnë "djepi i kulturës", "djepi i dijes",
    vendi ku demokracia dhe "politika e re" nisën rrugën e
    tyre. Kjo s'ka shumë që ka ndodhur. Njerëzit që kanë
    përfituar prej saj mund të flasin gjithë ditën
    përçartje që u sjellin fitime, mund të bëjnë para sa
    të duan; gjithçka mund të bëjnë servilin, të diturin,
    mafiozin, por një gjë s'mund ta bëjnë dot, të
    ndërtojnë Shkodrën (paçka se e rregullojnë atë
    nëpër... kafene dhe biseda trotuaresh...).
    Në këtë turbullirë herë pas here vinë e "marrin mend",
    duartrokitje, dhe ndofta, njëfarë "pasaporte" që mund
    t`i ndihmojë të marrin liçensë për në rrugën e
    karrierës politike, ata që thjesht po i quaj si dikur,
    "të deleguar". Shkodra mund të mësoka gjithkënd, por
    për çudi në këtë "gjithkënd" s'bën pjesë ajo vetë...
    pra nuk mund të "mësojë "vedin...
    Duket se një pjesë e qytetarëve janë ende të etur të
    duartrokasin, të dëgjojnë me një vëmendje servile
    njerëz të "suksesshëm". Duket sikur këta pasardhës të
    lavdisë së dikurshme e ndjejnë veten mirë të ecin pas
    dikuj që nuk ka lidhje me ta dhe as me fatin e tyre...
    bile as me detyrat që kanë shkodranët dhe ato që i
    përfaqësojnë, për të ndryshuar "akuariumin e tyre të
    errët". Ky është një zakon i mbrapshtë. Jo se zoti
    Rama ishte një veçanësi, apo ishte ardhja e parë në
    qytetin e Shkodrës, por ajo që mbeti pas vizitës së
    tij në këtë qytet ishte e ndryshme nga herët e tjera.
    Kët herë të gjithë bënin pyetjen e thenë në titullin e
    mesiperm, - Perse erdhi Rama në Shkodër? Disa thonin
    se ka ardhur për të bërë një fushate për të testuar
    opinionin ne emer të Partisë Socialiste. Disa te tjere
    duke iu referuar një interviste te marre një jave para
    ardhejes nga një Tv lokal dhe prononcimit të tij për
    studimin urban të qendres se qytetit, mund të mendonin
    për kete aresye, Disa te tjere ia vishnin pamundësisë
    se Nanos për të kapur nivelin e mjaftueshëm të
    aksioneve lokale në Veri të politikës rozë, etj.,
    etj... Por ne fakt te gjithe hamendësitë mund te
    rikonsideroheshin kur morëm vesh të nesërmen, që zoti
    Rama kishte bërë një vizitë dhe në Myftininë e
    qytetit... A thua ta ketë organizuar dhe këtë "Pro
    Helvetia" një organizëm zviceran që organizoi takimin
    në Coloseum... Vështirë!
    Atëherë, qëllimi im s'është të marrë në analizë zotin
    Rama, sepse ai është një person qe noton në breza të
    tillë frekuence që unë e kam të vështirë ta ndjek nga
    "Provinca" e quajtur Shkodër, por për atë çfarë mbeti
    pas vizitës së tij në qytetin tim.
    Nëqoftëse do të evidentojmë të parën gjë që mbeti, në
    atë që unë po e quaj Sedër Qytetare, ishte evidentimi
    edhe njëherë i varfërisë që kemi, gjë që mendoj se ne
    nuk kemi nevojë të na e tregojë dikush sepse thjesht e
    përjetojmë përditë. Keqardhja është hipokrizi therëse
    që dikë e bën të qeshë. A mund të imagjinononi që
    Bashkiaku i Romës të bëjë një vizitë në Genova, dhe në
    krah të bashkiakut te ketij qyteti t'u tregojë
    gjenovezëve se ç'duhet dhe ç'nuk duhet të bëjnë... që
    të arrijnë rezultatet e qytetit që "ndrin"!?
    Njerëzit, që për çudi ishin një auditor që s'na qenka
    mbledhur asnjëherë më parë, në kuptimin intelektual,
    kur dolën jashtë kishin përpara fotografinë që zoti
    Rama i ftoi ta shikonin, Shkodrën e tyre. Unë shtroj
    një pyetje, vërtetë po ta shikonim këtë "foto" në
    vitin 1990 s`do t`i "binim në qafë Stalinit", siç tha
    zoti Rama, apo duhet të ngrihemi përsëri e t`i biem në
    "qafë" dikuj? Ngritja kundër Stalinit dhe asaj qe ai
    përfaqesonte (dhe pse jo perfaqeson,) e ka rrenjën tek
    memorja antikomuniste e gdhendur e këtij qyteti dhe jo
    tek relacioni urban që u përpoqën të evidentonin
    oratorët...
    Përsëri një pyetje, kemi a s`kemi përfaqësues? Zoti
    Rama na tha se kemi, por që s'duhen gjë, e, dhe nëse
    duhen e kanë mendjen në Tiranë. Dhe kjo gjë solli
    amulli, dikush e shihte veten si një nga ata
    përfaqësues, madje, ai duhet të ishte por i është bërë
    një padrejtësi e perbindshme. Dikush tjetër mendonte
    se shkodranët duhet të jenë ata që do ta nxjerrin
    qytetin e tyre nga gjendja në të cilën është. Në të
    vërtetë përfaqësuesit tanë nuk janë më të zotët,
    prandaj shkojnë aq pak ne kutitë e votimit. Por, mos
    ndoshta duhet që secili të pyesë veten sa bën për
    qytetin?!
    Se ç'bën shteti, s'ka rëndësi, madje, zoti Rama tha se
    s'ka diskriminim dhe po vetë evidentoi se këtu është
    papunësia më e madhe, aq sa deklaroi se në Shkodrën
    prej 100 000 vetësh ka aq të papunë sa në Tiranën prej
    700 000 vetësh, dhe kjo gjë s`ka emër tjetër veçse
    diskriminim.
    Politikat e punësimit janë kryesisht kombëtare, që i
    bën dhe i drejton qeveria, qeveria që solli në pushtet
    partia në të cilën aderon dhe konkurroi për kryetar
    bashkie dhe partie zoti Rama. Të gjithë e dimë ose më
    mirë ekonomistët e dinë, çfarë lidhje ka mes
    financimeve publike dhe punësimit. Sipas një studimi
    të PNUD-it Tirana është një qark që së bashku me
    Fierin janë Me Indeks të Larte të Zhvillimit Njerëzor.
    Kurse Shkodra, Lezha, Kukesi dhe Dibra. Qarqe me
    Indeks të Ulët të Zhvillimit Njerëzor.
    Po si i pergjigjet qeveria ketij disniveli te HDI me
    alokimin e fondeve qeveritare:
    shperndarja e Shpenzimeve te dhene nga QEVERIA ne
    rrethe me:
    HDI të lartë Tiranë, Fier 32 % 52% fondeve
    HDI të mesme Durres, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan,
    Berat, Korçë 44.65 % 32% =
    HDI të ulët Lezhe, Shkoder, Diber, Kukes. 23.35 %
    16% =

    shpërndarja e buxhetit kombëtar në rrethe sipas
    ministrive:

    HDI të lartë Tiranë , Fier 76 % fondeve
    HDI të mesme Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan,
    Berat, Korçë, 17 % =
    HDI të ulët Lezhë, Shkodër, Dibër, Kukës. 18 %
    =

    Besoj se cdo gje eshte e qarte...
    Më duket se tani ka ardhur koha që shkodranët jo të
    kundërshtojnë por të kërkojnë.
    A thua vërtetë zoti Rama erdhi për këto probleme?
    Sigurisht që jo. Thjeshtë ai erdhi për hesap të tij.
    Këtë e shprehën edhe disa nga folësit që e uruan të
    bëhet kryeministër.
    Eshtë e drejta e tij të luftojë, për këtë hyn njeriu
    në politikë, por diçka duhet veçuar, vërtetë mendojmë
    se kjo gjë do të rregullojë Shkodrën?
    Unë e mendoj këtë gjë, ardhjen e tij në Shkoder të
    lidhur me partinë që ai përfaqëson. Më duket miopi e
    kundërta, megjithëse "auditori i mbledhur për herë të
    parë", të paktën e duartrokiti pjesërisht këtë e ide.
    Mendoj se nuk mund të jetë dikush që ta zhvillojë
    qytetin, duhet të jetë më shumë, ose shumë më shumë se
    kaq. Askush nuk mund të zëvendësojë punën, dashurinë
    dhe respektin për qytetin e vet me aftësitë e një
    njeriu dhe të besojë se këto cilësi të shenjta mund
    t`i mbulojë dikush, mund t'i marrë mbisipër dikush.
    Shkodra më së shumti ka qenë vendi i punëve të mëdha
    dhe askush s'ka të drejtë t`i përdorë vlerësimet për
    këtë qytet si resurs për karrierën e tij me shpresën
    miope se do ta rregullojë këtë qytet.
    Gjëja e fundit që u evidentua në atë takim kishte të
    bënte me të qenit e tij në krah me Kryetarin e
    Bashkisë së Shkodrë që është dhe zv. Kryetar i
    Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive. Sigurisht, zoti
    Rama është përfaqësues i një qyteti që noton në
    miliona të taksave lokale, të granteve të kushtëzuara,
    të financimeve te donatoreve dhe përditë e më shumë
    synon të bëhet qytet më afër Europës, ndërsa Kryetari
    i Shkodrës përfaqësues i një qyteti që përditë e më
    tepër duket sikur hyn në Llambën e Aladinit.
    Duket sikur njëri thoshte se, e shihni se ç`mund të
    bëj unë, ndërsa tjetri, kaq mund të bëj unë. Dikush
    bën pyetjen më të pakuptimtë, ç`do të bënte njëri po
    të ishte në vend të tjetrit. Zoti Rama e dha
    përgjigjen e tij. Unë, tha, këtu s'kam ardhur të jap
    mend, sepse mend japin ata që s'kanë...
    Prandaj vinë në Shkodër dhe kërkojnë të marrin sipas
    nevojës, duartrokitje, përkrahje, avantazh politik
    dhe... mend...
    Unë i bëj një kërkesë zotit Rama, le ta bëjë si
    "dhuratë" përkrahjen që atij i bën qeveria. Le te
    punojë ne rolin e kryetarit te shoqates së bashkive
    për decentralizimin fiskal dhe atë administrativ. Le
    ta imagjinojë një here veten pa 11 minibashkitë, te
    cilat largojne detyrimin dhe "bezdinë" e puneve rutinë
    në shërbim të qytetarëve. Le të shohë financimet qe
    behen për fryme nga buxheti i shtetit për bashkite
    shqiptare. Le te shikoje raportin e Bankes Boterore te
    emetuar ne shkurt 2004 për Decentralizimin Fiskal te
    aplikuar deri tani nga Qeveria Rozë. Le të shohë
    statistikat mbi numrin e ndërmarrjeve aktive sa janë
    në Tiranë dhe në Shkodër.
    Kështu, zoti Rama erdhi një ditë në Shkodër, dhe u
    kthye në Tiranë, në qytetin ku, sipas tij e kanë
    mendjen shkodranët. Bëri një "bashkëbisedim" për
    qytetet kreative (krijuese) pa krijuar asgjë, sepse
    vetem për kete teme nuk u fol. Disa nga bshkëqytetarët
    e mi dolën "krenarë", me një foto natyrore të madhe të
    qytetit tonë aq sa i zënë sytë. Vërtet Shkodra mund të
    mësojë gjithkënd dhe për çudi në këtë "gjithkënd" nuk
    bën pjesë ajo vetë.
    Mendoj se në këtë qytet janë ndrydhur forcat e vërteta
    që mund dhe vetëm ato mund ta ndërtojnë këtë qytet. Sa
    më vonë ta kuptojmë dhe të ndërtojmë rrugët për këtë,
    aq më shumë do të jemi përgjegjës para vetes dhe atyre
    që do të vinë. Kjo është plotësisht e mundur. Atëherë,
    le të vijë kush të dojë e të marrë mend. Kjo gjë
    s'është utopi.
    Na ishte një here një Kryebashkiak i cili erdhi, pa
    dhe... a fitoi...? Këtë nuk e dinë as ata që e kanë
    organizuar... Po atëherë pse erdhi zoti Rama në
    Shkodër?

    "Tema"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ne takimet institucionale takohet kryeministri me kryeministrin.

    Sa per tiransit qe hane tym....epse te ankohemi? I kemi edhe makinat per te vajtur ne dajt edhe paret per dreke. Kush nuk ka mundesi mund te shkoje tek liqeni ne kembe se afer eshte.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    xhuxhumak..


    shumica e atyre femnave qe ti njef aty ne tirane e duan Edvinin se Edvini esht b k...ve.
    Rrall gjen femer nga keto te ditve te sotme qe ka simpati per tarallaket.
    per vit te ri ai u beri dhurata surprajz mantenutave qe i mban ne bashki si shefe departamentesh nga nje pako me kondoma. e di ti cfar efekti ben kjo tek klasa femerore?
    Me kte ai ka bere per vete trecerekun e frekuentuesve femerore te Pab diskotekave.. pra ka shtuar dhjetra mijra votuese vehtes.. ato neser behen Mama..e gjyshe dhe sorrolloperisht do votojne Edvinat ...
    por nuk eshte vetem kjo arsye.
    ne shqiperi simpatite politike (edvini eshte politikan) nuk varen nga universiteti qe ben nje femer.. por nga era e percit qe i ka ardhur gjyshit..
    ne se gjyshi eshte coban i ardhur si kapterr ne tiran mbas hysni kapos a myfit manushit a gramoz rucit .. athere dhe nipce mbesa voton Edvinin..pamvaresisht se thot se degjon bob marvinin ne kufje..lol.
    nje femer nga ato qe njef ti xhumak mund te thote se e do edvinin se vesh firmato, se eshte modern..se eshte piktor abstrakt ..se esht i bukur se eshte i gjate ..se ka vu neone ..se ka gusto ..se scan b per asigjo etjetj..
    mirpo po ti fusesh nji rren ti e ti thush .ho me e moret vesh..edvini u bo me salen.. ato me i her do thon.. iii shk.. ata.. psikopati m.utit..pedua etjetj..

    nejse.. ti mos u prish per politik me mikeshat.. politika jote duhet te jete..me u taku me kinget.. me dal me to e me shiju caste te bukura.. dhiz iz Jeta..

    Boku .. thx per shkrimin nga Tema..

    Ai shkodrani shum ka folur por sikurse e kan tradit shkodranet rrehen me i lug sheqer..

    edvini i ngjan RDGj-se..
    RDGJ eshte dikur Gjermania Lindore..ose Gjermania Socialiste sovietike..

    Kampi socialist me ne krye b.ythshkymin sovietik.. financonte lesht e Kokes.. per te pasur nje vitrine.. dhe ca vite e vendosen ta bejne vitrine RDGJ-ne..
    E zbukuruan e ushqyen e lan e rrujten e pastruan si ato bubat e zonjave.. qe te dukej e bukur perball Botes kapitaliste..pra ti bente karshillek Gjermanise se Kened Kolit ..pra te tregonte se sa e bukur eshte te jesh me bashkimin sovietik se sa te lumtur jetojne matan murit etjetj..

    Mirpo kjo lloj beteje ishte e kushtushme.. sepse gjermanija perendimore lulezonte aq shum sa qe Kampi socialist e humbi at beteje..

    dhe me edvinin kjo eshte..

    PS si mjeshtre e reklames nuk e piketoi kot edvinin ta kete si "vitrine"..
    Nano eshte i mencur..

    Ti japim Edvinit Para me thase (nga xhepi vet nuk dalin ato) qe ai b.ir ku.rve si cun piktoro skulptori qe eshte rritur me rrethin e Fasadaxhijve..te na beje dicka qe me kte dicka te mburremi si parti e tu bejme mendjen dhalle miletit..
    cjane Fasadaxhijte..?
    jane nje elite mjeshtrash qe dine (dinin dikur) te ambalazhojne bukur..(zakonisht antare kryesie te Lidhjes se shkrim-tar artistave) ose aty rrotull ..
    Pra nje cop m .ut dine ta fusin brenda nje kutije varaku ..ti fusin nje lidhse fjongo siper te bukur me xixilloja.. e ta ven ne Vitrine..

    kur beheshin manifestimet e festave te 1 majit e 29 Nentorit angazhonte Biroja regjisoret me te mire te teatrit .. piktor skenograf skulptoret me te mire.. e i vinte ne pune te krijonin pra Vitrinen..fasaden..

    Pra nje cfaqje stalino-kim il sungo -Mao iste fantastike.. Milet i gezuar... piktur fasada te bukura.. parulla e lajle lujle gjithandej.. dhe kjo pune bente efekt.. e per vite te tera mbante gjalle frymen revolucionare.. pra sundimin e kanibaleve mbi 3 milion kolkoziane.. te qeshur..si trendafila me vese.. ..

    Edvini kishte pra keto aftesi.. ti ngjante rrethit te Babait..pra Fasadaxhijve.. te enverit.. kishte urrejtjen per Demokratet dhe karakterin e ulet.. te te bindurit me me te fortit e shtypsit arrogant te dinjitetit te te dobteve..
    Kaq i duheshin Nanos.. nga Malli apo Vegla Edvin.. dhe e mori Hajdutin dhe e beri Minister..
    Pastaj e beri Kryetar Bashkije..

    Gjith Ps -ja u angazhua te pompoje Edvinin..

    Para me thase.. per bojra e poca e pllaka.. per pages gazetaresh e kameramanesh.. per rrushfet ambasadoresh etjetj ..

    Cdo veteran spiun lagjeje mori direktiv qe soj sorrollopshe te reklamonte edvinin..
    kuptohet ..jo te thone Sa enverist eshte ki Edua ine..por thoni o nipce duke fol si tironsa.. ..neper pabe e disko e tajvana .. o modern qeni.. o artist m.uti.. o king vallai.. se ja dh.iu Sales malokut.. cecenit etj etj..

    Mirpo edvini nuk eshte Musa ulqin.. katundar shkodre a Zadrime qe knaqet me nji autorizim Lavatricesh.. hmm ai ka nje damar labi.. dhe e ka aftesine te shikoje..dale i her..pse nen bo.let e Nanos do rri un gjithmon.. e cka ai m.ut me shume se une..hajt se sa te me vi rasti kam me ja dh.i rramaducit..
    Mirpo Nano eshte vet egoist.. dhe nuk leshon pe..qe Edua ti hipi mbi krye..

    kemi harxhuar lesht e kokes thot Nanua si Parti per kte shalgjatin e ai do na sherbeje neve se per ate pune e duam..sic e deshem dhe te jatin per ato pune..pra te na bejne fasada e jo ti kemi mbi krye..

    edvini ka ngecur mes dy b.ole mdhejve.. mes lir Metes qe gjithashtu per hesap te PS-se.. i dha edvinit Miljarda.. dhe Nanos qe gjithashtu per PS-ne e vet i dha Edvinit miljarda por me karar..se sdo i jap tere miljardat mendon ai edvinit per bojra..por me duhen dhe muan per Dubajra..

    Nikolla i Lesit pershkruan bukur kameleonin Edvin..
    Jeshem un Liri e Caci e Edvini thot ai.. e po benin muhabet kunder Nanos.. Ika une thot Edvini se kam ca pune.. kur mbas ca oresh me vjen lajmi.. Edvini kish len zyrat e Ilirit dhe aeroplanit (se per ate funksionojne si Taksi Olimpiku Grek..) e ne spital tek Nano ne Greqi duke hyre me nje buqet te madhe Lulesh..

    ishte shtangur Lir Meta kur e kish marr vesh..

    Hajduti nga Skrapari smund ta imagjinonte dhelperine e te birit te fasadaxhiut.. mir o mire..

    Ky eshte edua..

    Nje dizaj vdiq "papritur" nje arkitekt i tiranes..
    kto dite u shpallen maketet e qikllopave qe do beje Edvini mbas kulles Sahatit dhe mes Bankes dhe Muzeut historik..
    Nje shemtim i pa pare por per te zbukuruar kte m.utsihane qe do ta perdhunoje Tiranen.. perfundimisht.. jan mprehur lapsat e dhjetra arkitekteve te bindur e Servile me ne krye Maks Velon.. kurse ai i ngrati qe do ket shprehur.. mos aprovim.. fle sot ne Tufine a Sharre..
    Kush guxon te perballet me edvinin..

    PD -ja i hengri m.une me grupin e parlamentareve..qe do benin kontroll ne Bashki.. te dera i la si m.uti ne shi.. dhe i dha kohe Mim Kodheles e bandes se mantenutave qe i mban ne Bashki te bente Grirjen e Dokumentave komprometuese..

    mbasi i griu e i asgjesoi ..per 6 muaj rresht.. athere u tha.. bujrum ju cecenet e Saliut ejani kontrolloni..

    shkuan ata e kuptohet vec ndoj kondom gjeten ne koshet e plehrave..

    Nuk u ndje Trupi Diplomatik per kete cfaqje ashiqare te Pinocet izmit e Stalinizmit.. flagrant..

    Pra Shqiperia ka nje Parlament fallco.. por ka nje Trimvirat absolut.. apo nje klike hajdutesh e gjakataresh.. me Nano Edvin Ruc Cac e mu.ta Meto te tjere si keta..

    Vetem se mori ca dosje prokuror dhori.. e tha do i hedhim nje sy qorr letrave te Bashkise...e
    skaloj as dy dite.. dhe njesiti gueril Edvinist i gatshem.. veproi..

    I ngrati Genc Sina u vra nga Altin arapi..per ti thene prokuroreve sot e mot se sic ju a vrasim Shoferet ne sy te grave e femijve.. ashtu ju vrasim e do ju vrasim gjithmone ne se guxoni te krruheni me ne Kupolen..

    Aq Para kan kupola sa deri Ministreshat e Brukselit e Zvicres i blene dhe i dhane Strehim politik Orik Shyt Arapeve..

    le te guxoje kush te ndihet..

    Plumbin mbas qafe e kane.. ja ky eshte mesazhi qe jep Mafia.. dhe ky eshte realiteti yne..

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 1990-2007, 100 vrasjet më të bujshme në Shqipëri
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 17:30
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •