Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Dita e Shën Grigorit të Nisës - 10 janar

    Atë i madh, pionier i misticizmit, si edhe theolog e filozof, kërkues shumë i thellë, ishte bir i Vasilit dhe Emelisë dhe vëlla i Vasilit të Madh (1 janar) dhe oshënare Makrinës (19 korrik). Lindi më 335, në Neoqesari të Pondit. Studioi Shkrimin e Shenjtë, oratori etj. Martohet me Theosevinë (greqisht = perëndibesimtare), me të vërtetë shpresëtare, të cilën më pas e dorëzoi në dhjakoneshë, dhe kremtohet sot bashkë me të, por i trishtuar rrëfen dhe lavdëron lartësinë e virgjërisë!

    Jeton në mënyrë asketike i udhëhequr nga Vasili i Madh. Vasili, vëllanë e tij të mbyllur në vetvete e detyron dhe e bën episkop në një qytezë të arqiepiskopatës së tij, në Nisë. Meqë Grigori lufton arianitët, ata shpifin për të si abuzues me paratë e Kishës dhe më 375 arrestohet, por arratiset. Një vit më vonë e çkishërojnë. Por, mbas vdekjes (378) së perandorit arianit Valentit (364 - 378), kthehet në mënyrë triumfale tek populli i tij. Gjithashtu, kthehet shpejt edhe nga qyteti i Sevastisë, ku orthodhoksët e kishin transferuar më 380, me gjithë kundërshtimet e tij.

    Merrte pjesë në sinode dhe sidomos në Sinodin II Ekumenik në Konstandinopojë (381), ku doktrina e tij përbën artikullin për Shpirtin e Shenjtë në Simbolin e Besimit. Fjeti me sa duket më 394. Zotërues i theologjisë dhe i arsimit “të jashtëm” ose “jashtë dyerve” [të theologjisë] dhe sidomos i Platonit, sistemoi dogmat, duke u përpjekur t’i shpjegojë disi me logjikë, për hir të popullit të thjeshtë që atëherë e theologjizonte gjerësisht.
    Në morinë e shkrimeve të shkëlqyera të tij përfshihen vepra shpjeguese (si “Rreth jetës së Moisiut” dhe shpjegime të “Këngës së Këngëve”), dogmatike (si “Fjalimi i madh i katekizmit” e kundërshtuese kundër herezive të ndryshme),
    praktike - shpirtndërtuese (si “Rreth virgjërisë” dhe Jeta e Makrinës), fjalime dhe letra.

    Me Vasilin e Madh e Grigor Theologun (25 janar) përbën treshen e Etërve të mëdhenj të Kapadokisë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Grigori i Nazianzit (10 janar)

    Ishte kryetar i një familjeje shenjtorësh! Lindi rreth vitit 280 (ose më parë), në fshatin Arianzi, në rrethinat e qytetit të vogël Nazianz, në Kapadoki (Azia e Vogël). Ishte pronar i madh tokash dhe pasues i një feje të përzier, midis idhulltarisë dhe hebraizmit. U martua me shën Nonën (5 gusht), tezen e shën Amfilohit, episkopit të Ikoniut (23 nëntor).Ishte ajo që më pas arriti dhe e ktheu burrin e saj nga feja e mëparshme. Ky kthim u konsiderua kaq i rëndësishëm, sa pagëzimi i tij (viti 325), u bë nga episkopët që po shkonin në Sinodin e Parë Ekumenik të Nikeas. Ndoshta atëherë mori edhe emrin Grigor, për nder të shenjtit shumë të dashur të zonës, shën Grigor Çudibërësit (17 nëntor). Më vonë u hirotonis episkop i Nazianzit dhe e kulloti grigjën e tij me zell për 45 vjet.

    Çifti ishte pa fëmijë për shumë vjet, por falë lutjeve të bashkëshortes u lind shën Gorgonia (23 shkurt), Grigor Theologu (25 janar) dhe shën Qesari (9 mars). Madje, Grigor Theologu, do të ishte ai që do ta sillte në vete të atin e moshuar, që kishte rrëshqitur në filoarianizëm dhe ai pastaj do ta hirotoniste të birin në prift (viti 361 ose 362).

    Gorgonia ishte mjaft e zgjuar dhe preferonte dhënien e lëmoshës, vëtëpërmbajtjen, lutjen dhe studimin. Atë e martuan me një burrë, të cilin e udhëhoqi në shpresëtari të plotë, sipas shembullit të së ëmës, siç bëri edhe me të pesë fëmijët e saj. U hidhërua jashtë mase, si edhe Theologu, kur menduan se Qesari ishte joshur nga Julian Shkelësi (361-363). Njëherë ndodhi që në një aksident pati thyerje eshtrash, por e ndrojtur siç ishte, nuk pranoi doktor, pra e shëroi Perëndia. Një herë tjetër, me një sëmundje të pashërueshme, ra para Tryezës së Shenjtë dhe atje u shërua sapo u lag me lotët e saj. Më në fund, u informua për vdekjen e vet nëpërmjet një vegimi. Ndërroi jetë duke pëshpëritur “Në paqe do të fle…” (Psalmi 4.9). Ajo dhe Qesari fjetën para kohe (vitet 368 ose 369) dhe fjalët e përmortshme i mbajti Theologu.

    Në vitin 374 vdiqën shumë të moshuar babai dhe pas disa muajsh edhe nëna. Ruhet gjithshtu një fjalë e përmortshme e shkëlqyer e Grigor Theologut, të cilën ai e mbajti para lipsanit të të atit, në prani edhe të Shën Vasilit (1 janar). Hierarku i Nazianzit kishte luftuar me urtësi për zgjedhjen e Vasilit si kryepiskop të Qesarisë.

Tema të Ngjashme

  1. Shën Grigori Palamas - Kryepeshkop i Selanikut dhe Çudibërës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-03-2022, 19:46
  2. Gjika, dinastia shqiptare që shkëlqeu në Rumani
    Nga RaPSouL në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-07-2009, 15:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •