Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,465
    Postimet në Bllog
    17

    Dita e Shën Kirillit të Aleksandrisë - 18 janar

    Mësues ekumenik. Lindi më 375 prej aleksandrianësh të njohur dhe ka mundësi që asketoi pranë të afërmit të tij oshënar, Isidhor pilusioti (4 shkurt), të cilin e respektonte gjithmonë. Më 412 zëvendësoi në patriarkanën e vendlindjes xhaxhanë e tij, Theofilin, armik i shën Joan Gojartit (13 nëntor). Por Kirilli e rivendosi emrin
    e atit të madh në diptikët (në listën) e Kishës së Aleksandrisë (416).

    I arsimuar dhe veprimtar, shpesh mjaft këmbëngulës, organizoi përkujdesjen që ushtronin infermierët, pajisi Kishën me anije, që tregtonin grurin e Egjiptit dhe sidomos luftoi kundër herezive dhe idhujtarisë. Shumë popullor, ia kaloi në prestigj qeveritarit politik dhe kur hebrenjtë vepruan dhunshëm ndaj të krishterëve, shenjti i dëboi nga
    qyteti! Më pas disa fanatikë vranë idhujtaren e famshme, filozofen, të virgjërën Ipatia, sepse besonin se nxiste qeveritarin kundër patrikut. Kirilli u akuzua, por padrejtësisht.

    Më vonë luftoi kryeheretikun Nestor. E diskretitoi duke i shkruar herë pas here drejtpërdrejt familjes perandorake, ndërsa atij vetë i dërgoi “Dymbëdhjetë anatema”-t e tij tërësisht theologjike. Kryesoi fuqishëm Sinodin III Ekumenik (431) në Efes, që çkishëroi Nestorin. Por perandori, shën Theodhosi II (29 korrik), burgosi
    Kirillin bashkë me kryetarin e herezisë, që të detyroheshin të bënin kompromis(!), por më pas mbreti u bashkua me shenjtin, mbase i ndikuar nga e motra, shën Pulkeria (17 shkurt) dhe e liroi. Ai u kthye dhe qëndroi si patrik deri në fjetjen e tij (27.6.444).

    Prej veprave të tij të shumta shpëtuan gjysmat, të cilat janë shpjeguese, apologjetike (pohuese), antiheretike (midis tyre dhe më metodikja që u shkrua ndonjëherë kundër arjanistëve), liturgjike, fjalime dhe letra, si të tri letrat “Ekumenike”. Frymëzoi shumë theologë. Kremtohet edhe i vetëm, më 9 qershor.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Albo, ku i more te dhenat per shen Cirilin? Ka disa pjese interesante.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •