Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    Palok Kurti (1860 – 1920) krijoi “Marshin e Bashkimit Shqiptar” ne 1878. Kjo ishte ne nje kohe kur muzika klasike shqiptare kishte akoma nje rruge te gjate perpara. Kurti ishte nje muzikant amator, kengetar, instrumentist dhe kompozitor i mbrujtur me muziken popullore te qytetit te tij, Shkodren. Muzika klasike shqiptare nisi hapat e para te saj drejt profesionalizmit, gjate dekades se dyte te shek te 20.

    Iniciatori kryesor i saj ishte prifti franceskan Martin Gjoka (1890 – 1940). Ai ishte i pari qe kompozoi muzike klasike ne Shqiperi ne zhanre te ndryshme. Duke ndjekur traditen e kompozitoreve si Bach dhe Handel, Gjoka kompozoi muzike polifonike dhe korale, si dhe la te paperfunduar nje sinfoni. Per shkak te mungeses se institucioneve muzikore apo nje sistemi professional per muziken klasike, veprat e tij mbeten te izoluara. Ato u luajten vetem nga instrumentist amator dhe u degjuan ne rrethe te ngushta shoqerore.

    Megjithate fale punes se Gjokes dhe muzikanteve te tjere te asaj kohe, Shkodra u be qendra me e rendesishme e jetes muzikore ne Shqiperi, gjate periudhes midis dy lufterave boterore e sidomos pas luftes se dyte. Aty u formua orkestra e pare dhe grupet korale. Keto veprimtari me vone u perhapen dhe ne qytete te tjera si Korca. Si rrjedhim, Shkodra u be qendra e edukimit te disa prej perfaqsuesve me te shquar te gjenerates se pare te kompozitoreve per periudhen e dyte te 1900.

    Preng Jakova (1917-1969) studioi per clarinet ne Konservatorin "Santa Cecilia" te Romes, kryesisht shkruajti muzike vokale. Me operat e tij "Mrika" (1958) dhe me pas "Skenderbeu" (1968), ai eshte bere i njohur si themeluesi i operes ne Shqiperi. Si kompozitor me nje shpirt lirik, ai kompozoi nen influencen e tradites se operes italiane te shekullit te 19. Ai perdori stilin belcanto, te nderthurur me intonacione te muzikes se kengeve dhe valleve shqiptare.

    Nuk ka asnje dyshim qe kompozitori me i njohur ne Shqiperi eshte Ēesk Zadeja (1927-1997), gjithashtu i lindur dhe rritur ne Shkoder, i cilesuar gjithashtu si ‘babai i muzikes klasike shqiptare’. Zadeja mbaroi shkollen per kompozim ne Konservatorin "P.I. Tchaikovsky" ne Moske dhe qe prej 1956 deri ne fund te jetes se tij, ai e zhvilloi aktivitetin e tij artistik ne Tirane. Ai ishte nje prej themeluesve te Konservatorit te Muzikes, Teatrit te Operas dhe Baletit, dhe Ansamblit te Kengeve dhe Valleve. Gjithashtu i rendesishem eshte kontributi i tij ne themelimin e Institutit te Larte te Arteve ne Tirane dhe mesimdhenia e tij ne kete institut per 30 vjet. Nen drejtimin e tij perfunduan me sukses studimet ne kete institut figura te njohura te muzikes klasike shqiptare. Zadeja me repertorin e tij te muzikes zgjeroi kufijte e muzikes klasike shqiptare, pasi ai kompozoi sinfonine e tij te pare ne 1956. Ai gjithashtu kompozoi dy balete, disa pjese per koncerte instrumentale dhe orkester, disa sinfoni, disa sonata, muzike per trio dhe kuartet etj. Kompozimet e Zadese dallohen per nje teknike te larte dhe per nje integrim ne te, te strukturave intonuese te ritmit dhe timbrit te muzikes me te njohur popullore shqiptare.

    .......vazhdon........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 07-07-2004 mė 11:52
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Gjate gjysmes se dyte te shekullit te 20, muzika shqiptare pati veshtiresi te medha per te kaluar, per shkak te mungeses se profesionisteve tradicional te vertete. Kjo eshte arsyeja pse zhvillimi i saj u perqendrua kryesisht ne stilet klasike – romantike.

    Muzika klasike shqiptare u plotesua gjate viteve 1950 - 1990 me emra te tille te njohur si Tish Daia (1926 – 2003), kompozitori i baletit te pare shqiptar “Halili dhe Hajria”, Nikolla Zoraqi (1928-1991), nje kompozitor me nje spekter te gjere dhe aktivitet kompleks qe perfshinte disa pjese te shkurtra instrumentale dhe pjese vokale per opera dhe balet; Tonin Harapi (1925 – 1991), i cili ishte nje nga mesuesit e pare te pianos ne nivel nacional; Feim Ibrahimi (1935 – 1997), qe me dy koncerte per piano gjate viteve 1970 – 1980, luajti nje rol te rendesishem ne emancipimin e muzikes shqiptare te teatrit; Shpetim Kushta (1943), Thoma Gaqi (1949) dhe te tjere.

    Ne vitet 1990, muzika shqiptare duhet te perballej me veshtiresi te reja. Ēlirimi nga ideologjia e diktatures rezultoi ne krijimin e strukturave te reja muzikore. Dy grupe te rendesishme muzikore u krijuan gjate viteve 1991 - 1992 – ”Shoqeria e Muzikanteve Profesionist” dhe ”Shoqeria e Muzikes se Re Shqiptare”, dhe qe te dyja u bene antare te organizatave te njohura muzikore europiane dhe boterore. Duke perfshire talentet me te mira te vendit ne keto shoqata, ato krijuan nje tjeter mjedis per muziken shqiptare dhe nje perfshirje me te shpejte te muziken bashkekohore ne skenes boterore. Qe nga 1992, ”Shoqeria e Muzikes se Re Shqiptare” ka organizuar Festivalet e Muzikes se Re, ndersa ”Shoqeria e Muzikanteve Profesionist” drejton koncertet e Dhomes se Muzikes Nderkombetare. Nder kompozitoret, me aktiv ne Shqiperi sot, jane Aleksander Peēi (1951), Sokol Shupo (1954), Vasil Tole (1963) dhe Endri Sina (1968).


    Informacioni me lart eshte marr ne anglisht nga faqja e Fondacionit Frosina. Pergatitur nga Sotiraq Hroni
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Tralala Maska e Rajli
    Anėtarėsuar
    23-02-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    10
    o shigjeta,
    po per partitura te kompozitorve shqiptare di gje ku mund te gjesh? A ka pjese te botuara e ne shitje, apo vetem nepermjet konservatorit? isha i interesuar me shume per pjese violonceli. e di qe Thoma Gaqi ka nja dy koncerte me duket. Po pjese per kuartet? po dite gje, aman shkruaj.

  4. #4
    O Shigjeta no qoftese do qe te nisje nje histori te musikes klasike shipetare, nuk do te mjaftonte nje liber i tere, po ti ke haruar po permendur te pa Vdekshim Kujtim Laro, si ke mundur ta harosh Morikonen shqiptar,
    Me pelqen qe ke hapur nje teme te tille, po me mire do te ishte pse shqiptaren nuk e pelqejn muziken klasike, si eshte e mundur?
    Sa per pyetjen tende rajli nuk ka pjes muzikore klasike ne tregun shqipetar sepse jemi akoma shume mbrapa me kulturen e muzikes klasike, por mund te them kete qe mund te gjesh te gjithe partet qe do ne akdemin e arteve.
    hajt tung.

  5. #5
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Sa teme e bukur. Me pelqen shume muzika klasike por nuk kam pasur rastin te degjoj klasike Shqiptare. Nese ka ndonje website qe ofron degjimin e muzikes klasike tone ju lutem me thoni. FLM

  6. #6
    Rajli sugjerimi me i mire eshte ai qe ka dhene Il_principe86. Une vete kam pare se mos gjej ne internet ndonje partiture, por nuk kam hasur. Mbase dikush qe e lexon kerkesen tende, mund t'i postoj.

    Il_principe86 eshte e veshtire qe krijuesit e muzikes klasike shqiptare te permblidhen ne nje shkrim. Une vetem e perktheva dhe solla kete shkrim per te hapur nje teme ku te diskutohej me gjere dhe te sillej me shume informacion per krijuesit, interpretuesit dhe muziken klasike shqiptare. Nuk besoj se shqiptaret nuk e pelqejne muziken klasike. Ndoshta nuk ze nje perqindje te madhe, por nuk mendoj se ka shume ndryshime ne proporcion me shume vende te tjera te botes.

    s0ni edhe une kam kerkuar, por nuk kam gjetur. Me vjen keq pasi ka disa pjese vertete te bukura, por qe ende nuk po gjejne 'rrugen e tregut'. Shpresoj ne nje te ardhme te afert.

    Faleminderit per komentet ne kete teme
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Bashkim Paēuku-Tenor

    Hapa nje teme me heret per Bashkim Paēukun,dhe pak si vone e verejta se
    kjo teme qenka dedikuar vetem per muziken klasike/shqiptare,apo prej shqiptareve.




    Bashkim Paēuku ... as he sang yesterday in his U.S. debut during Opera Worcester's anniversary celebrations at Assumption College.
    "His tenor voice moved the audience to tears."

    -- Richard Duckett, Worcester Telegram & Gazette
    Worcester, Massachusetts





    EDITOR'S NOTE: All of the recordings featured in this album are taken from the live performances of tenor Bashkim Paēuku. A vast number of the original recordings were destroyed by those in the Balkans who wanted to silence this great voice forever, so attempting to erase his impact on the singing art achievements. It has been a long and hard struggle to recover them again. Nevertheless, thank God for some friendly journalists attending his various performances who, using simple recording equipment, rescued these great pieces written by the world's most celebrated composers where Bashkim's voice is shining indeed.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ooo thanx RTP qe na solle zerin e bukur te Bashkimit Pacuk..
    tash po e degjoj Kavaradosin e Toskes nga Pacuku jone..

    mrekulli..

  9. #9
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Vertet eshte nje nga tenoret shqipetar qe ka kenduar dhe jetuar ne gjithe boten.



    Meqenese mos e lavdoj shume sepse e kam pas fqi shtepine e kemi pas te ngjitur dhe kur isha me i vogel ne mengjes degjoja Bashkimin nga dritarja qe ushtronte me zerin e tij.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528

    Thumbs up Veē pėrpara , Bashkim ! Suksese !

    Woowww , u emocionova shum kur ndėgjova kėngėt e Bashkimit .
    Mė ktheu prap nė kohė pėr shum vite -nė fėmijrinė dhe rininė tonė .

    Pėr zėrin e Bashkim Paēukut mė vjen shum mirė qė depėrtoi edhe nė Amerikė,se na lodhėn me disa spanjollė e breshkaxhinj .

    Meqė Bashkimin e kam pasur shokė klase pėr plot nėndė vite ( nga klasa e katėrt fillore deri sa mbaruam gjimnazin ) gati jemi ritur sėbashku dhe vizitonim njeri tjetrin bukur shum nė familje .
    Bashkimi rejedh nga njė Familje e urtė , e edukuar ,shihnin punėn e vetė dhe ndihmon mjaft me aq sa kishin mundėsi .Edhe pėrse nė ate sitem ,familja e Bashkimit mund tė them lirisht se ka pasur njė trend aristokrat .

    Bashkimi ėshtė i lindur pėr muzikė ,megjithėse edhe nė lėndėt e tjera ka qenur plotėsisht i shkėlqyer ,pra nė dėftesėn e tij ( deri nė klasėn e dytė tė gjimnazit ) nuk figuronte notė tjetėr pėrveē asaj pesė ( 5 ) .

    Mbasi tek ne atė kohė mėsohej si gjuė e huaj rusishtja , Bashkimi aq shum e pėvetėsoi atė gjuhė ( qė nė orėn e parė gati tė thuash ) sa edhe arsimtari ia kishte lakmi dhe Bashkimin mandej e thirnim '' tovarishē '' pėr nja dy tre vite ,hahahaha ( fėmij hesapi ) .
    Kur ishte fėmij Bashkimi ka qenur shum shėndet lig -i dobėt ( jo kėshtu i sėmurė ) sikur baba i tij ( ndjesė pastė ).
    Ne ēuditeshim se nga i dilte gjith ai zė i madh .

    Ishim nė klasėn e shtatė fillore ,kur babai i tij i bleu fizarmonikėn e parė ,ishte e bardhė si diēka e fildishtė .Woooowwwwwww Bashkimi ishte nė kulmin e gėzimit .
    Por ,edhe ne shokėt e tij ishim edhe mė shum se Bashkimi se nuk do kėndonim mė ,ashtu nė tė thatė .

    Si sot mė kujtohet kur nė pushime mes orėve tė mėsimit por edhe mbas mėsimit bukur shpesh mblidheshim tek ndonjė shok dhe kėndonim kėngėt :-
    '' A kanė ujė o ,ata burime '' ,
    '' ABC-nė e Shqipės ne nuk do ta harojmė ''( teksti dhe muzika e mėsuesit tė muzikės Atli Kadriu /Qormemeti - Dibran ,
    '' Bishatlecat palė - palė '' ,
    '' Kurė mė vjen buri nga stani -kur mė vjen '',
    mandej Bashkimi i qante fare serenatat Korēare , e tjera e tjera .


    Bashkimi kishte talentin e lindur pėr muzikė dhe me ndihmėn e mjeshtrit tė fizarmonikės Eshtref Ēutra pėr njė vitė punė tė pa lodhshme ,Bashkimi iu bė Eshtrefit krahu i djathtė nė shoqėrinė kulturore artistike tė Dibrės '' Liman Kaba '' ,dhe se koncertin e parė si gati prefiosinist fizarmonike e dha nė Dibėr ( qė ishte edhe si provė gjenerale ) pėr turneun e shoqėrisė '' Liman Kaba '' qė e kishte pėr nė Shqipėri , gati nė tė gjitha qytetet e mėdha .

    Mė kujtohet kur Bashkimi na folte pėr mbresat qė i kishin lėnė Avni Mula , Ibrahim Tukiqi e tė tjerė , por edhe pėr mjeshtrin e fizarmonikės dhe pianos Krakja .

    Kur Bashkimi ishte nė shkollėn e mesme (qė vitin e parė ,nėse nuk gaboj - fare fėmij ) veē debutoi si solist nė Kosovė gjegjėsisht Prishtinė falė kompzitorit Dibran - Musa Piperku .
    Dhe si gjimnazit vitin e tretė ( nėse nuk gaboj ) Bashkimi ka pasė marė pjesė dhe kėnduar edhe nė Salėn e Operas '' Scala '' tė Milanos .
    Sa pėr koncertet e tij tė mbajtura nė Zagreb e Lubljanė as tė mos flas .
    Dhe prej atij momenti mė Bashkimi gati thuaj qė plotėsisht i la mėsimet dhe iu kushtua vetėm muzikės .
    Muzika u bė jetė e Bashkimit dhe Bashkimi i shkri po vetė nė muzikė.
    Bashkimi jeton vetėm nė muzikė dhe pėr muzik .

    I Uroj suksese Bashkimit edhe nė publikun amerikan .

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •