Panorama
--
admiralja e shba-se
lirika josifi
Nė kujtim tė vajzės nga Korēa, doktoreshės sė shkencave nė Amerikė
Josifi, shqiptarja qė bėri karrierė nė SHBA
U gradua admirale pak kohė para se tė ndahej nga jeta
Rozi Theohari
Nuk po vendosja dot tė merrja nė telefon zonjėn Marta Josifi nė qytetin e Detroitit. Pas njė ngurrimi, ngrita receptorin dhe formova numrin. Nė anėn tjetėr tė telefonit u dėgjua njė zė i dridhur nėne.
Iu prezantova dhe i thashė se i flisja nga Bostoni dhe pasi i dhashė ngushėllimet pėr humbjen e Lirikės, vajzės sė saj tė vetme, iu luta tė pranonte tė shkruaja e tė botoja disa nga kujtimet e sė bijės . Pas njė heshtjeje, sikur e mblodhi veten dhe u tregua e gatshme tė fillonim komunikimin. Kur flas pėr Lirikėn time, tha ajo, e ndiej veten mė mirė.
Pėr familjen Josifi kisha dėgjuar nga kushėrinjtė e mi nė Detroid. Ilia e Marta Josifi tė ardhur nga Shqipėria, ishin martuar nė 1940-ėn. Ilia kishte ardhur mė parė nga Kamenica e Korēės, ndėrsa Marta ishte nisur nga Korēa si turiste mė 1939, pėr tė ndenjur disa kohė te tė afėrmit e saj. Por fati e solli qė dy tė rinjtė tė njiheshin, tė pėlqeheshin dhe tė krijonin njė ēerdhe tė re. Ata hapėn njė restorant-pijetore dhe punonin tė dy. Biznesi shkonte mirė. Pak kohė mė pas ēifti Josifi solli nė jetė dy fėmijė, njė vajzė e njė djalė. E para erdhi vajza, lindur 1942, sė cilės prindėrit ia vunė emrin Liri, ashtu siē e ēmonin dhe e donin lirinė. Ajo u quajt Lirika, pasi kėshtu thėrriten nė Korēė vajzat me emrin Liri. Djali qė u lind mė 1945 e quajnė Andrea.
Lirika, - thotė Marta, - ishte njė vajzė e shkathėt, tepėr kurioze dhe mike e pandarė e librave. Rezultatet e saj tė shkėlqyera u dukėn qė kur ishte nė shkollėn fillore e vazhduan mė tej. Ajo gjithashtu nuk harronte tė ndihmonte edhe prindėrit nė restorant, sidomos nė ditėt e festave, kur shtoheshin klientėt. Gruaja e njė kushėriri tonė, qė ishte dentiste, mė thoshte kur Lirika 11-vjeēare shkonte shpesh nė klinikėn e saj dhe i prekte me rradhė veglat. Dentistja i pati thėnė njė herė se goja dhe dhėmbėt janė njė organ i rėndėsishėm i trupit, e se pa dhėmbė organizmi nuk ia del dot. Pas kėsaj vajza e vogėl i tha tė ėmės se kishte marrė vendimin qė kur tė rritej tė bėhej patjetėr dentiste. Me kėtė ėndėrr ajo u rrit e u regjistrua nė Universitetin e Miēiganit, nė kolegjin e stomatologjisė. Pas mbarimit tė universitetit ajo u bė njė dentist-higjieniste dhe u praktikua nė kėtė profesion dy vjet me radhė. Mė vonė u regjistrua pėrsėri nė universitet pėr studime tė avancuara, qė tė merrte titullin doktor i shkencave stomatologjike, synim qė e realizoi nė 1972. Njė vit mė vonė (1973), Lirika u emėrua profesoreshė nė Universitetin e Portlandit, nė shtetin e Oregonit. Vija pėrherė dhe e vizitoja nė Portland, - thotė Marta,- se mė merrte malli. Lirika vinte nė Detroid vetėm pėr festėn e Krishtlindjes. U pėrvishej punėve tė shtėpisė, bėnte zbukurimin e dekorimin pėr festėn, gatuante nė kuzhinė. Si tani e kam parasysh se si vėrtitej nėpėr shtėpi, sa e lehtė dhe e gjallė ishte, na e ndriste shtėpinė e shpirtin .
Transferimi nė kryeqytetin amerikan
Por ngjarja mė e madhe nė jetėn e Lirikės dhe pėr familjen Josifi ishte transferimi i vajzės nė vitin 1979, nė kryeqytetin e Amerikės, nė Uashington DC dhe emėrimi i saj nė detyrėn e drejtoreshės nė administratėn e ushqimit e tė barnave nė qendrėn nacionale mjekėsore tė marinės amerikane. Doktoresha nga Detroidi filloi menjėherė karrierėn e re dhe rrugėn drejt sukseseve. Ta shihje sa lezet i kishin rrobat blu ose tė bardha, tė uniformės sė marinės, - thotė Marta, - kur vinim e vizitonim nė Uashington me tim shoq, na mbeteshin sytė te shtati i saj dhe kostumet e marinės qė i rrinin aq mirė.
Lirika e kishte blerė tashmė shtėpinė e saj nė Uashington dhe vinte mė rrallė nė Detroid. Kur vinim dhe e vizitonim vishte rroba tė thjeshta e tė lirshme si pėr shtėpi, pastronte e gatuante gjellė tė mira pėr tė na gostitur dhe mua mė dukej, -thotė Marta, - se ishte po ajo vajza e vogėl qė na e mbushte me cicėrima gjithė shtėpinė.
Zyra e doktoreshė Lirikės nė Uashington ndodhej nė korpusin qendror tė marinės, ku ajo drejtonte zyrėn e programeve tė shėndetit, tė ushqimit e tė barnave. Ajo, gjithashtu, drejtonte edhe qendrėn radiologjike e atė tė mjeteve e veglave mjekėsore nė ndihmė tė pacientėve. Gjatė praktikės mjekėsore e mėsimdhėnėse nė universitet, doktoresha shqiptare ishte aftėsuar e profesionalizuar dhe nė fushėn e radiologjisė. Kėshtu, ajo drejtonte njė grup profesionistėsh e specialistėsh prej 130 vetėsh dhe ishte pėrgjegjėse pėr administrimin e aktit ligjor tė vitit 1992, nė lidhje me cilėsinė e standardeve tė mamografisė, i cili vėrteton dhe inspekton 10 mijė mamografi nė USA, nėpėrmjet njė programi bashkėveprues midis shteteve. Ajo mbikėqyrte zbatimin e rregullave nė qendrėn radiologjike dhe siguronte qė procesi nė vazhdimėsi tė jepte rezultatet e dėshiruara. Lirika drejtonte njė staf, i cili jepte asistencė mjekėsore nė pėrdorimin e mjeteve ndihmėse pėr pacientėt brenda e jashtė Amerikės. Ky shėrbim arrinte nė njė mesatare prej 50 000 telefonatash dhe 9000 web kėrkimeve nė vit. Unė krenohem, - tregon Marta, - kur dėgjoja nga ime bijė se si i ndihmonte dhe asistonte tė sėmurėt direkt nga zyra e saj. Por nuk numėrohen rastet kur Lirika shkon me shėrbim si brenda Amerikės, ashtu edhe jashtė saj, nė Rusi, Gjermani, Itali, Greqi e gjetkė .
Gjatė karrierės sė saj nė shėrbim tė shėndetit publik, doktoreshė Josifi dha njė kontribut nė dy fusha tė kirurgjisė: si mjeke dentiste dhe si kirurge e profesionalizuar. Ajo studioi dhe kontrolloi deri nė detaje efektet e mospirjes sė duhanit nė mbrojtjen e shėndetit tė gojės nga sėmundje tė ndryshme. Kohėt e fundit shėrbeu nė komitetin qeveritar tė koordinimit qė udhėhiqte zhvillimin e rezultateve kirurgjike tė shėndetit tė gojės. Nė kėtė komitet, qė funksionon ne nivelin e departamentit, Lirika Josifi mori pjesė nė programet qė fokusonin rreziqet dhe pėrfitimin e pėrdorimit tė amalgamit tė dhėmbėve. Aktet zyrtare nė formėn e ligjshmėrisė, tė firmosura nė kėtė departament, janė nė fuqi akoma edhe sot. Ajo shėrbeu nė grupin trevjeēar nė zyrėn e komisionerit dhe nė zyrėn operative tė aprovimit tė akteve zyrtare, ku ajo mbante titullin Senior Advisor for science and policy. Zyra qė ajo drejtonte kontrollonte pesė qendra tė forcave ushtarake.
Prej tetorit tė vitit 2000, doktoreshė Josifi shėrbeu si shefe oficere profesionale (CPO) pėr kategorinė shkencore tė shėndetit publik shėndetėsor tė korpuseve tė marinės nė USA. E ngarkuar me kėtė detyrė ajo drejtoi shkencėtarėt oficerė tė korpuseve, si dhe kontribuoi me pėrvojėn dhe kėshillat e saj nė fushėn e kirurgjisė. Studimet e saj shkencore i botoi nė mbi dhjetė libra.
Njė karrierė e mbushur plot me medalje
Lirika Josifi ishte graduar shumė herė gjatė karrierės sė saj, duke u ngjitur lart, shkallė pas shkalle. Ajo kishte arritur tė gradohej me medaljen Kirurgu General, njė ēmim i dhėnė pėr shėrbimin e veēantė, me medaljen Shėrbim i merituar, gradim qė jepet pėr merita tė veēanta, dy medalje Shėrbim i Dalluar, si dhe PHS Citation, Two Outstanding Unit Citations dhe dhjetė Unit Comandations.
Gjatė 25 vjetėve nė shėrbimin e shėndetit publik, ajo u dha mėsim studentėve nė universitete dhe administroi programet nė lėndėn e epidemiologjisė dentare dhe higjienės dentare. Ajo fitoi disa grada tė dhėna nga Universiteti i Miēigamit. Kemi kaq medalje, fletė lavdėrime e fletė nderi nė shtėpi, - thotė Marta, - tė cilat na bėjnė tė krenohemi pėr vajzėn tonė e tė mbajmė gjallė kujtimin pėr tė. Ajo nuk e gėzoi jetėn si shoqet e saj, nuk u martua, sepse mbi tė gjitha vlerėsonte punėn qė e donte me shpirt. Sakrifikoi rininė e saj pėr karrierėn.
Nėnė Marta i propozoi Lirikės ta shoqėronte nė Shqipėri. Si do tė shkoj nė njė vend tė panjohur?! Pastaj unė nuk e zotėroj aq mirė gjuhėn shqipe, - i ishte pėrgjigjur e bija me mėdyshje. Por Marta i ishte kthyer me autoritet: Epo unė nuk kam ardhur kėtu nė Amerikė as nga malet e as nga pyjet, kam ardhur nga njerėzia, prandaj do tė vish ti njohėsh kėta njerėz ! Lirika vendosi dhe nė njė nga ditėt e verės tė vitit 1991, ato udhėtuan pėr nė Shqipėri. Tė dyja gratė u pritėn me dashuri dhe ngrohtėsi nga tė afėrmit nė Tiranė, tė cilėt u krijuan tė gjitha kushtet pėr tė vizituar vendin e pėr tu takuar me kushėrinjtė. Marta kujton mikpritjen korēare, e cila i bėri shumė pėrshtypje Lirikės. Njė ditė, ajo i thotė zonjės sė shtėpisė se tani e kuptonte mjaft mirė pėrse gatuante aq mirė nėnė Marta, sepse ajo kishte sjellė me vete edhe mjeshtėrinė e kuzhinės korēare. Lirikės i pėlqenin shumė piperkat e mbushura me gjizė e tė skuqura nė tigan dhe shija e veēantė joshėse e kosit, qė nuk e gjente kurrė nė Amerikė. Nėna vėrente se nė ēdo hap qė bėnte e bija nė Shqipėri, lidhej mė shumė me traditat e zakonet e vendit. Asaj i pėlqente mėnyra e jetesės e sjellja e njerėzve, entuziazmohej nga shėtitjet e bisedat me miqtė e kushėrinjtė, tė cilėt ia plotėsonin dėshirat kur ajo i shfaqte. Kur vajtėm tek gjoli i Pogradecit, - tregon Marta, - dhe kur pa atė ujė aq tė pastėr, Lirika zbathi ēorapet dhe i futi kėmbėt brenda e mahnitur nga bukuria shumėngjyrėshe e ficorėve. Ajo mblodhi disa gurė e i mori me vete nė Amerikė.
Lirika i pėlqeu rrugėt me kalldrėm dhe shtėpitė karakteristike tė Korēės. I pėlqente gjithashtu tė pinte birrė nė bar Panda, kėnaqej kur dilte e shėtiste nė bulevard, duke soditur me vėmendje rrymėn e njerėzve qė afroheshin e largoheshin e qė i takonin racės sė saj. Nėnė Marta shpjegoi se kur ishte e re kjo shėtitje quhej peripato dhe vajzat lejoheshin tė dilnin vetėm nė shoqėri tė familjeve tė tyre. Kushėrinjtė korēarė i propozuan Lirikės tė shkonin njė ditė nė Dardhė tek krushqit e familjes dhe ajo pranoi menjėherė. Kur u kthye nga fshati ishte shend e verė e i kishte treguar tė ėmės se kishte ngrėnė pėr herė tė parė byrek tė pjekur nė saē. Por ajo mė bėri tė qeshja, tregon Marta, sepse kur ishin kthyer rrugės kishin dalė nė Boboshticė e kishin ngrėnė mana tė kuq e tė zinj e ishte llangosur nė fytyrė e rroba me ngjyrė tė kuqe. Kur i kujtoj tė gjitha kėto, vazhdon ajo, mė duket sikur e kam ende ēupėn gjallė. Mė pas e shpura ēupėn edhe nė Lushnjė te kushėrinjtė e parė tė babait. I pa tė tėrė dhe u pėrshėndet me ta. Ditėn qė u largua Lirika u tha tė gjithė kushėrinjve: Unė nė Amerikė kam vetėm njė vėlla, po tani kam plot vėllezėr dhe motra nė Shqipėri. E kemi vendin e lindjes si me magji, - pėrfundon Marta, - i ngjit njerėzit.
Dėnimi fatal nga sėmundja e kancerit
Pat qėlluar jo jetėgjatė kjo vajzė e largėt e Korēės, Lirika Josifi, e nderuar dhe e respektuar gjatė gjithė karrierės sė saj civile e ushtarake. Natyra e dėnoi me sėmundjen e pashėrueshme tė kancerit, e cila kishte hedhur rrėnjė nė trupin e saj prej kohėsh dhe nė verėn e 2003-it, doktorėt nuk i dhanė shpresė shpėtimi. Ajo nuk e dha veten, nuk u u mposht nga sėmundja, pėrkundrazi vazhdoi tė punonte nė zyrėn e dikasterit tė saj me tė njėjtėn intensitet. Lirika tregohej e qeshur e dashur e gėzuar me kolegėt dhe studentėt. Kur vizitonte familjen nė Detroit, pa rėnė nė sy tė sė ėmės u tregoi tė afėrmve pėr rrezikun qė i kanosej jetės sė saj, megjithatė, si gjithnjė, ajo merrte pjesė nė drekėn e kishės shqiptare tė Shėn Thomait, futej nė kuzhinė e gatuante, lante enėt, bėnte shaka me shqiptarėt dhe amerikanėt. Ditėn e Krishtlindjes, kur erdhi pėr herė tė fundit nė Detroit, sduroi dhe ia tregoi tė gjitha sė ėmės. Tu bėftė nėna, je nė mes tė ilaēeve, do tė bėhesh mė mirė, - i kishte thėnė nėnė Marta. Por Lirika spo bėhej mė mirė, sėmundja pėrparonte, ndėrsa ajo qėndronte e fortė. Kolegėt e saj tregojnė se ajo punoi rregullisht deri tė premten, mė 6 shkurt 2004. Tė hėnėn mė 8 shkurt, shoqja e saj e ngushtė nuk e lejoi tė shkonte nė zyrė, por e detyroi tė shtrohej nė spital ku qėndroi jo shumė ditė. Gjatė javės i qėndruan pranė nėna, vėllai, kunata e nipėrit, tė afėrmit e kolegėt. E po gjatė javės sė fundit u krye edhe ceremonia e nderimit tė saj me gradėn e lartė tė Admiralit. Kėtė gradė Lirika Josifit ia kishin dhėnė qė nė tetor 2003-it, por tani duhet tė bėnte betimin.
Njė ceremoni nė ēastet e fundit tė jetės
Ishte prekės e mallėngjyes zhvillimi i ceremonisė dy ditė rresht nė mjediset e spitalit. Lirika u ngrit nga shtrati, mbi kėmishėn e bardhė asaj i varėn nė qafė medaljen, i vendosėn spaletat nė supe dhe shenjat karakteristike nė tė dy mėngėt.
Pasi bėri betimin, shefi i lartė i marinės mbajti fjalimin e rastit ku vuri nė dukje punėn, arritjet dhe meritat e admirales Josifi dhe nė fund e nderoi atė duke i dhuruar flamurin e bardhė tė marinės, ndėr tė cilėn e kanė gėzuar deri tani vetėm pesėdhjetė persona nė tė gjithė Amerikėn. Njė ndėr kėta 50-tė ėshtė edhe njė grua shqiptare! Admiralja Josifi, megjithėse e dėrrmuar nga sėmundja, kur si kishte mbetur as 2 ditė jetė, mbajti fjalimin e falenderimit pėr nderin qė iu bė, i cili ishte njėkohėsisht edhe fjalimi i lamtumirės. Tė nesėrmen shoqja e ngushtė e Lirikės shtroi njė darkė pėr nder tė gradimit tė saj, ku ftoi familjarė e kolegė dhe ndodhi e pabesueshmja, kur Lirika kėrkoi tė merrte pjesė nė darkė. Pas darkės ajo u kthye pėrsėri nė spital duke pritur qetė fundin. Nė ato orė tė shpejtuara ajo jetonte gjallėrisht, e qeshur e duke pėrqafuar vazhdimisht tė ėmėn e tė afėrmit. Ishte ajo qė u jepte zemėr tė tjerėve. Njė rast i rrallė ky qė u bėri pėrshtypje mjekėve e stafit tė spitalit. Ajo qė po ndodhte aty dukej vetėm si njė ėndėrr, Lirika e ėmbėl i la lamtumirėn jetės sė rrethuar nga dashuria e njerėzve, gjithashtu ajo mbolli dashuri nė shpirtrat e tyre. Lirika la mesazhin e dashurisė pėr jetėn dhe mesazhin e kujdesit pėr njeriun: Njerėz, mbroni njerėzit!
Njė fondacion nė kujtim tė Lirikės
Nė mėnyrė domethėnėse, fill pas vdekjes sė saj, u hap fondacioni pėr nder tė saj RADM Josef, pėr tė kontribuar me ndihma shoqatėn amerikane tė luftės kundėr kancerit me qendėr nė qytetin e Baltimorės. Ja ēfarė i shkruante ndėr tė tjera zonjės Marta Josifi shefi i komitetit qeveritar tė kirurgjisė pėr SHBA-nė dr. i shkencave, Riēhard Karmona: E dashur zonja Josifi, nė emėr tė oficerėve tė shėrbimit shėndetėsor publik, ju dėrgojmė ngushėllimet tona pėr admiralen e nderuar Lirika Josifi. Nuk kam dyshim se admiralja Josifi do tė na mungojė tė gjithėve. Ajo ka lėnė njė boshllėk mes nesh. Shumė oficerė patėn fatin tė punonin dhe tė aktivizoheshin me tė, ne do ti ruajmė kujtimet e koleges sonė tė dashur nė zemrat tona. Ne e quajmė veten me fat qė e kemi njohur atė, ju lutem merrini nė konsideratė ndjenjat e mia tė pėrzemėrta qė janė me ju gjatė kėtyre ēasteve tė vėshtira.
Marrė me shkurtime nga gazeta Illyria
----------
Krijoni Kontakt