Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    A duhet të votojë diaspora?

    Historia jonë e emigrimit me siguri është e njohur nga të gjithë dhe janë të pakta ato familje që nuk janë prekur nga ky fenomen, qoftë edhe në mënyrë indirekte. Pas viteve ’90 janë të ekspozuara dy llojet e emigrimit: e para, emigrimi jashtë Shqipërisë, që për nga mënyra dhe përmasat e emigrimit qe shumë më i veçantë se tri emigrimet e mëparshme E dyta, emigrimi i brendshëm ishte një tjetër lloj emigrimi, që ndryshe nga ai i pari qe edhe më spontan dhe pa asnjë rregullator administrativ apo ndonjë veprimi (treg pune) pasojat e të cilit ndihen edhe sot në organizimin e administratës aktuale. Në këtë lëvizje të popullsisë brenda kufijve shtetërorë problemet janë edhe më të komplikuara sesa duken. Debatet për regjistrimin e popullsisë dhe të votuesve, në veçanti, janë kthyer në një debat politik spektakolar, ndërsa komentet rreth tyre arrijnë deri aty sa procesin e regjistrimit të popullatës e quajnë edhe “ekspedita e regjistrimit të yjeve”. Pa dashur të merremi me të dytën, po ndalemi në një problem që duhet të merret në konsideratë; vota si një e drejtë politike e sanksionuar edhe në Kushtetutë, është e shenjtë për çdo shtetas. Bambi dhe Marlini janë dy kolege të mia që vijnë nga SHBA-ja. E para nga Kalifornia, ndërsa e dyta nga Filadelfia. Janë shtetase amerikane dhe që të dyja votuan nëpërmjet postës për presidentin e vendit të tyre. Çdo shtetas amerikan ka të drejtën e votës dhe shteti obligohet të gjejë rrugët për të gjithë shtetasit e vet që të votojnë, thotë Bambi. E solla këtë fakt për t’u rikthyer edhe një herë tek ajo pse hesht sot shteti, partitë politike, Parlamenti, qeveria e presidenti kur ne kemi gati 25% të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve, të cilët nuk kanë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore politike; të drejtën e votës. Mendoni se çfarë mund të bënte qeveria amerikane, nëse rreth 25% të popullsisë, që do të thotë rreth 75 milionë banorë, nuk do të kishte mundësi të votonte, kur shteti amerikan tregon kujdes edhe për një qytetar të vetëm të tij. Në qarqe të caktuara flitet se dy të mëdhenjtë e politikës shqiptare nuk kanë dëshirën dhe vullnetin e mirë që këta qytetarë me shtetësi shqiptare, që banojnë aktualisht në Itali, Greqi, Angli etj. të ushtrojnë të drejtën e votës. Për një qytetar të rëndomtë pyetja mund të ishte e thjeshtë: Kë trëmb vota e diasporës? Berishën, Nanon, apo të dy së bashku?

    Heshtja dhe anashkalimi qëllimshëm i këtij fakti tregon qartë se të dyja forcat e mëdha politike dhe liderët e tyre kanë frikë nga vota e qytetarëve të tyre jashtë kufijve të Shqipërisë. Kjo ngaqë ata e dinë mirë se këta qytetarë kurrë nuk do t’i votonin këta politikanë apo këtë klasë politike që lë shumë për të dëshiruar. Jo thjesht se këta politikanë kanë shëtitur rrugëve të Greqisë, Italisë, Gjermanisë apo Anglisë dhe askush prej tyre nuk e ngriti zërin, qoftë edhe një herë për të drejtat më elementare që u takojnë emigrantëve dhe, në veçanti, për të drejtën e shkollimit të fëmijëve të tyre në gjuhën amtare. Por qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë nuk do të pranonin kurrsesi t’i votonin as politikanët konfliktualë dhe as politikanët e monopoleve, pa marrë parasysh në janë të majtë apo të djathtë. Kjo është ndoshta arsyeja që si Berisha, po ashtu edhe Nano e shohin diasporën si një rrezik që do t’i përjashtonte nga rotacioni politik, pse jo që do të sillte nëpërmjet votës edhe raporte të reja politike, në dëm të dy forcave të mëdha (PD - PS). Koha e ndryshimeve të shpejta demokratike dikton që diaspora të mos shihet vetëm si burim financiar, së cilës mund t’i lejohet të dërgojë në vendlindje vetëm eshtrat dhe paratë, por, në radhë të parë, diaspora shqiptare duhet të ushtrojë të drejtën e votës, pavarësisht se fizikisht nuk jeton brenda kufijve të shtetit shqiptar. Por realizimi i kësaj gjëje kërkon dërshirën e mirë dhe përkushtimin e të gjithë faktorëve politikë, duke filluar qysh nga partitë politike e deri te qeveria, Parlamenti apo presidenti. Ajo çka Moisiu kërkoi pak kohë pas ardhjes në pushtet, Ministria e Diasporës, duket se u harrua apo u hodh në koshin e plehrave nga kryeministri Nano. Megjithëse ideja e Moisiut ishte i mirë, nuk u pëlqye nga lideri socialist Nano dhe u kalua qëllimisht në heshtje nga lideri demokrat Berisha. Me siguri diaspora ka edhe rrugën e protestës përpara kancelarive perëndimore për të drejtën e votës si rrugën e saj të fundit, por do të ishte në interes të të gjithëve që kjo e drejtë të marrë rrugën e zgjidhjes pa arritur deri këtu. Madje, fare mirë mund të organizohen edhe aksione proteste kundër lidershipit shqiptar sa herë që shfaqet në aeroportet perëndimore apo drekon në hotelet luksoze të Evropës. Ndoshta këtë problem duhet ta shohë edhe Salzmani në Tiranë apo eurodeputetja gjermane Doris Pak, sepse nuk mund të kërkohet të hysh në Evropë pa përmbushur kërkesën më elementare, siç është e drejta e votës, si një e drejtë kushtetuse për qytetarin e një vendi demokratik, pa marrë parasysh se ku jeton ai, në vendlindje apo jashtë saj. Së fundi, politika duhet t’i japë përgjigje pyetjes: A duhet të votojë diaspora?


    Shenim: marre nga gazeta Panorama

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ju lumt dora qe e keni postuar k'te artikull ketu.

    Kjo eshte nje ceshtje tmerresisht e rendesishme!

    Shqiptaret ne diaspore duhet ta ken te drejten e votes!

    Kë trëmb vota e diasporës? Berishën, Nanon, apo të dy së bashku?
    Sigurisht qe me teper do trembi ate qe e ka pushtetin aktualisht !

    Dhe nje nga gjerat me te cilat duhet te merrej PD-ja duhet te ishte pikerisht kjo ceshtje. Nese PD-ja do te vij ne fuqi, duhet te jete e pregatitur ta ballafaqoj kete deshire te popullit dhe ta realizoj! (Sepse PS-n e dime qe ska ndermend te bej gje per te drejtat e atyre qe jetojn ne Shqiperi e jo me atyre qe jan jashte!)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga rudo
    A duhet të votojë diaspora?

    Them se Poooo... !



    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  4. #4
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Po japim shembull Ameriken dhe po e krahasojme me Shqiperine ...................... disa e kane shume te zhvilluar genin idealo-romantik . Ata qe votojne nga jashte Amerikes jane njerez qe ndodhen perkohesisht jashte vendi dhe paguajne taksa akoma ke shteti amerikan nqs bejne me shume se $80K ne vit ( shumica e te cileve e kalojne kete shume ) .
    Puna me Shqiptaret eshte pak me ndryshe , se shumica kane ikur me familje dhe per gjithmone . Keshtu si thoni ju une paskam te drejte te votoj ne dy vende ?????
    Une nuk kam pashaporte SHqiptare pasi nuk kam kryer ushtrine , a kam te drejte te votoj ?
    Prinderit e mi kane dy-nenshtetesi , dhe votojne ne US , a kane te drejte te votojne ?
    Po dikush qe ka lindur ketu ne perendim , me prinder Shqiptare ?
    Po ata qe kane ikur ilegalisht ?

    Kemi nje zakon te keq hedh dikush nje gurre ne lume dhe hajde hidhemi te gjithe , mjafton te bejme dike me faj .

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga Taulant _NYC
    Kemi nje zakon te keq hedh dikush nje gurre ne lume dhe hajde hidhemi te gjithe , mjafton te bejme dike me faj .
    Taulant, ashtu si cdo gje tjeter, duhet te ket dhe perkufizime, por kjo sdo te thot se nuk eshte dicka qe duhet*.

    gjithe te mirat

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Politikanet shqiptar popullit "te dehur" i duken si imazhe te shumfishuara te te njejtit person. As ata qe jane ne Shqiperi nuk e dine kujt t'ia japin voten.
    Le me ata qe jane larg Shqiperise, qe nuk ua dine haberin fare. Une jo se jam kundra diaspores por mendoj se nuk do te ndryshoje gje.

    Pastaj eshte edhe nje problem tjeter. Ata qe kane arritur te fitojne njefare statusi ne vendet ku ndodhen nuk para kane shume interes per Shqiperine dhe nuk e shohin te ardhmen te lidhur me Shqiperine. Ata qe nuk kane asnjefare statusi nuk kane asnje shans te votojne se jane te paligjshem. E athere?...

  7. #7
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Une nuk thashe qe nuk duhet , une thashe qe nuk mund te aplikohet ne rastin e SHqiperise dhe eshte budallik qe krahasohet me rastin e Amerikes . Autori nuk e ka idene se kush voton ne Amerike dhe redaktori gazetes ka treguar profesionalizem shume te ulet qe ka botuar nje artikull te tille nisur nga fjalet e "BAMBIT " . Po hajd kam dy kolege amerikane , shaj dhe dy politkane kot dhe shitet gazeta. .
    Shumica e Amerikaneve dhe ata qe kane te drejten e votes ndodhen jashte shtetit perkohesisht dhe paguajne taksa tek shteti Amerikan , bejne "tax returns " etj .
    Ndersa 99% e shqiptareve qe ndodhen ne emigrim ne menyre legale , jane aty me banim "permanent " dhe nuk kane asnje lidhje legale me shteti Shqiptar pra nuk kane as te drejten e votes . Pra kjo gje qe ne na duhet kaq shume dhe qe me sa di une ekziston ne ligjin e zgjedhjeve per ata me banim te PERKOHESHEM jashte shtetit eshte per nje numer shume te pakonsiderueshem njerezish .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Taulant _NYC : 22-12-2004 më 12:27

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Diaspora ne fakt voton..

    Shkoni ne nje zon votimi e shikoni listat e do ta kuptoni qe diaspora voton..

    ja psh si figuron nje list votimi ne nje zon x te Shqiperise..

    Pallati 247.. shkalla pare..

    Remzi Ismaili..
    Nafije Ismaili
    Bexhet Ismaili
    Zejnep ismaili
    Petrit Ismaili
    elidon Ismaili
    burbuqe Ismaili
    gentian Ismaili
    eugert Ismaili
    paloma ismaili
    Ronaldo Ismaili
    Halim Tufina
    adela Tufina
    Zija myrtollari
    Makbule Myrtollari
    agim Myrtollari
    lavdosh Myrtollari
    Vladimir Myrtollari
    Shpresa myrtollari
    liljana myrtollari
    Flamur Myrtollari
    roland myrtollari
    nertila myrtollari
    ogerta Myrtollari
    beqir osmani
    rukie osmani
    Nafiz Maliqi
    bedrie Maliqi
    ruzhdi maliqi
    Zamira Maliqi
    sanije Maliqi
    brunilda Maliqi
    jenifer Maliqi
    Kevin Maliqi
    lulzime Maliqi.
    Sokrat vrioni
    merushe Vrioni
    Thoma roshniku
    Dhori roshniku
    Mihal roshniku
    Sevasti Roshniku
    Anastasi roshniku
    Vasil roshniku
    grigor roshniku
    Kristaq Roshniku
    elvis Roshniku
    natasha roshniku


    ...

    etj etj..

    Po te pyesesh ndonje kalimtar te lagjes e ti thuash..more kush jan keta soji i ismailave..
    ai do thote.. e mo ai qe ka qen komisar ne divizion ..eshte socialist i terbuar..

    Po ky vrioni kush jane..
    e mo ata qe kan qen me biografi te keqe..

    po keta myrtollaret cjane..
    uë nuk i njeh o..jan ata cunat e policit te trafikut.. ter hajduta kan qene.. po jan socialiste te gjithe..
    po keta Osmani cjane .. e mo ai plaku qe lavderon Salen te klubi..

    po keta Maliqi cjan..
    uee ata jan miqt e Finos..ste falin per PS-ne..

    po keta tufinat..
    ca tirons te urt ., demokrat jan.. me vilin..

    po keta roshniket..

    apapa jan ca jevgj berati te tmerrshem.. hajduta po ama me Ps-ne jan te betuar..

    Ne fakt po te pyesesh mire del se pervec pleqve kusuri i roshnikve ismailave e maliqve jan o ne Itali o ne Greqi..por.. Ps ne lagje eshte kujdesur qe nga soji tyre asnjerit te mos i mungoje emri ne liste e dy dit para votimeve i ke te tere ne Shtepi me kuc e mac..

    Kurse nga soji vrionit.. osmanit e tufines .. mezi kan regjistruar nga dy persona per fis..

    bile dhe atyre u thone diten e votimit.. ik mo se nuku e ke ketu emrin ..

    Pra diaspora socialiste vjen voton me roc e poc..

    Si ka mundesi do thoni juve..
    e po pse i thon Ps asaj se asht p..th same.. kur thone kosovaret..pra k ara k.urv e vjeter qe sja ha qeni shkopin..
    Behen Votimet.. 130 vota Ps -ja 7 Pd-ja..

    ham ham ben Berisha pas votimeve..
    Deri diten e Votimit asnji i Pd s ska ca kryet me pa listat..

    qashtu..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Si ju dhenka e drajta e votimit dikujt qe nuk eshte resident ne ate vend? Si do votosh ti per te ardhmen e atj vendi pa qene aty. Nga i njohe kandidatet? Sala dhe Berisha nuk jane te vetmit kandidate, apo varja se votojme per Partine qe duan pa pare kandidatin. Ashtu voton nje njeri me vello politike. Votohet kandidati e jo Partia.
    C'te drejte ke ti te vendosesh te ardhmen e nje vendi, kur nuk paguan taksa ne ate vend, veprimet e tua nuk ndikojne aspak ne ate vend? C'te drejta kerkon ti nga ky shtet, shtetesine e te cilit rrefuzon ta mbash? Sepse te jeme te qarte kur aplikon per azil, kerkon shtetesi tjeter apo mer Karten Jeshile ne nje fare menyre refuzon shtetesine tende. Pra njekohesisht dashke dhe mos jesh Shqiptar, por dhe te kesh te drejten e merjes se vendimeve ne Shqiperi. Me dy duar nuk haet i nderuar zotri.
    - Si do krijohen listat e ketyre votuesve, apo kush shkon ne ambasade dhe kerkon i jepet e drejta e votimit? Si do mirembahen keto lista vit pas viti e do sigurohen qe votuesit nuk kane vdekur, jane martuar, jane shperngulur, kur shteti Shqiptar nuk kontrollon certifikatat e ketyre vendeve? Votat e emigranteve kush do i numeroje? Ambasadori qe e ka vendosur qeveria?

    Per arsye morale dhe teknike, nuk me duket aspak e drejte te votoje kush nuk eshte brenda kufirit Shqiptar
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  10. #10
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Taulant _NYC
    Po japim shembull Ameriken dhe po e krahasojme me Shqiperine ...................... disa e kane shume te zhvilluar genin idealo-romantik . Ata qe votojne nga jashte Amerikes jane njerez qe ndodhen perkohesisht jashte vendi dhe paguajne taksa akoma ke shteti amerikan nqs bejne me shume se $80K ne vit ( shumica e te cileve e kalojne kete shume ) .
    Puna me Shqiptaret eshte pak me ndryshe , se shumica kane ikur me familje dhe per gjithmone . Keshtu si thoni ju une paskam te drejte te votoj ne dy vende ?????
    Une nuk kam pashaporte SHqiptare pasi nuk kam kryer ushtrine , a kam te drejte te votoj ?
    Prinderit e mi kane dy-nenshtetesi , dhe votojne ne US , a kane te drejte te votojne ?
    Po dikush qe ka lindur ketu ne perendim , me prinder Shqiptare ?
    Po ata qe kane ikur ilegalisht ?

    Kemi nje zakon te keq hedh dikush nje gurre ne lume dhe hajde hidhemi te gjithe , mjafton te bejme dike me faj .

    ne fakt eshte e veshtire te realizohet per faktin qe shteti Shqiptar se din se ku ndodhen bijne e tij. Fatkeqesisht ti ke marre shembullin tend e ke pergjithesuar me gjithe shqiptaret qe ndodhen jashte atdheut. Ne fakt edhe ti ke te drejte te votosh sepse je shtetas shqiptar. ne fakt gjithkush qe ka nenshtesi shqiptare qofte ky me kombesi serbe ka te drejte te votoje. kete te drejte ta jep kushtetuta. Eshte e vertete qe shumica qe ndodhen ne amerike ndodhen per pergjithmone atje por seshte e vertete qe e kane harruar kombin e tyre. ne fakt shumica mbajne lidhje me te.

    Por mos te harrojme qe shumica e atyre qe jetojne ne europe sidomos ne itali dhe greqi jane atje perkohesisht dhe shumica e tyre tashme jane legalizuar dhe kane nje leje pune. Vizitojne shpesh te afermit dhe japin kuntributin me te madh financiar ne shqiperi. Nuk mendoj qe ketyre mund tu mohohet e drejta per te votuar.
    Gjithashtu dhe studentet qe ndodhen jashte atdheut duhet te votojne.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Diaspora shqiptare dhe roli i saj
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 21-08-2007, 17:24
  4. A duhet të votojë diaspora shqiptare në zgjedhje?
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 08-07-2005, 09:17
  5. Diaspora, nderi dhe shpresa e kombit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 14:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •