Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24

Tema: Trahana

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Trahana

    (nje lloj trahanaje, recete e kopjuar nga forumi i vjeter)

    Per 1 kg miell duhen:
    2 gota qumėsht, gjalpė 2 lugė gjelle, 1 lugė gjelle kripė.

    Sitet mielli, hapet njė gropė nė mes dhe hidhet gjalpė i shkrirė pak por jo i djegur, qumėsht dhe kripė. Duke filluar nga mesi e perziejmė brumin duke mos e gatuar shumė por tė pėrzihet aq sa tė mos pijė krejt miellin, brumė i fortė dhe i shkriftė. Sipėr e spėrkatim me miell, e mbulojmė dhe e lemė tė vijė pėr 2-3 ditė. Pastaj e kapim copa dhe e lemė tė thahet pak dhe e shkoqim me dorė, e kalojmė nė sitė tė rrallė e thajmė pėrsėri. Ruhet nė vende tė thata pa lagėshti e te freskėta. Nė tenxhere shkrijmė gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtė, hedhim ujin e nxehtė, e perziejmė qė tė mos bėhet kokrra, shtojmė djathė tė thėrmuar ose shėllirė dhe e lėmė tė ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtė.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069

    Terhana e holle (tharėt)

    Na jepni ca recetat tuaja ju lutna

    Une e bera nje dje me gjalpe dhe me salce domateje (meqe s'kisha piper si ne Shqiperi qemoti) ...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga diikush
    Na jepni ca recetat tuaja ju lutna

    Une e bera nje dje me gjalpe dhe me salce domateje (meqe s'kisha piper si ne Shqiperi qemoti) ...
    Nuk je shpjeguar mire se cfar ke bere apo do te besh megjithate po mundohem ta sqaroj pak une .


    Cfar eshte terhanaja :

    ajo esht nje ushqim me baze brumi qe pergatitej neper fshatrat malore gjat veres per tu konsumuar ne dimer kur ben ftoht dhe ka debore per te evituar daljen ne kohe te keqia , dhe bashk me groshin mishin e thate qepet e varura ne tavan rakia e ndonje tjeter qe sme kujtohet quheshin ZAIRET e dimrit pa keto ishte veshtir ta kolje dimrin ne fshat.

    Si pregatitet terhana :

    merret mielli zihet brume me veze dhe me kos por ndonjeher edhe me veze dhe leng mishi per terhane te embel behet me kos te embel ose te ri kurse per ate te athtin brumi zihet me kos te thartuar pakez i hidhet gjithashtu edhe shum pak uje, pastaj behen petet me Okllai ose PEC si i thon dhe lihen te thahen ne diell per disa dite pestaj thyhen petet dhe ferkohen ne mes te duarve per ta kthyer brumin e thare ne kokra te vogla orizi dhe pastaj lihet perseri ne diell derisa te thahet plotesisht., pastaj mblidhet dhe futet neperqeska ose napa pelhure ku ka ajrim te bollshem per tu ruajtur nga prishja gjat konservimit per konsumim.


    SI gatuhet :

    merren terhana pra ato kokrat qe pregatitem ne vere dhe skuqen me pak qepe nga ato qe varem ne tavan me pak gjalp edhe ky i konservuar me kripe neper kavanoza dhe ne fund i hedhim edhe pak mish te thate nga ato rripat qe lam siper trarit duke i perzier dhe skuqur te gjitha bashk derisa te marre ngjyre te verdhe si te kuqerremte , ne kete moment shpia ka nje ere te mir gatimi qe te hap oreksin , dhe mbasi jan skuqur mir se bashku i hidhet uje i ftohte dhe perzihet ngadale derisa te marre vale, pastaj lihet te zieje perseri derisa krijohet nje leng i trashe dhe mishi i thate fryhet dhe merr formen e tij te meparshme, ne kete moment merret nje tepsi ose tas apo sahan si thoni ju ku me pare eshte bere persheshi mundesisht me korret e bukes sidomos ajo e zeze ose 40 lekshe i kan pas thon dhe hidhet terhanaja duke e perzier pak dhe lene per 10 minuta qe buka te pije lengun pastaj sherbehet neper pjata ose tasa .
    Dhe ketu cdonjeri sipas deshires i hedh pak vaj ulliri nje cope djath te bardhe apo kackavall dhe nje kokerrr qepe te gjalle , shoqerohet me raki ose vere te kuqe.

    Ju befte mire dhe kush ka deshir ta provoj te vij tek une se i kam akoma nja dy grushta terhan per ket dimer.


    Shum vet mund te tallen por kjo pjate eshte pjat tradizionale Shqiptare dhe shum e shtrenjt pasi duhet punuar qe ne ver per te ngrene nje pjat te tille ne dimer dhe Xhaxhi ine Enver e pelqente shume dhe ka shkruar se hante vetem te dielen kurse ne e hanim gjith dimrin, nuk e kam fjan per vete por per popullin , por edhe ne ne qytet e hanim dhe na ka pelqyer shume saqe edhe sot kur shkoj ne Shqiperi nuk largohem pa marre nje qeske te pregatitur si e dua une.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga diikush
    kjo s'eshte recete me duket...
    jo , eshte indicent proposal dmth terhanaja e tharte (jo e tharet)lol do dore gruje ta beje lol
    provoje me qepe te njoma, dhjamushka dhe salce domate --recete permeti lol

  5. #5
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Shum vet mund te tallen por kjo pjate eshte pjat tradizionale Shqiptare dhe shum e shtrenjt pasi duhet punuar qe ne ver per te ngrene nje pjat te tille ne dimer dhe Xhaxhi ine Enver e pelqente shume dhe ka shkruar se hante vetem te dielen kurse ne e hanim gjith dimrin, nuk e kam fjan per vete por per popullin , por edhe ne ne qytet e hanim dhe na ka pelqyer shume saqe edhe sot kur shkoj ne Shqiperi nuk largohem pa marre nje qeske te pregatitur si e dua une.
    Une kur isha e vogel ndihmoja gjithnje gjyshen te hapte brumin dhe ta bente kokrriza.Tani e marrim me qese nga Shqiperia se shitet ne qese.
    Ju bie ndonjehere ne mendje juve per lakra dhe buke misri? Se ne dhe per te tilla kemi neps ndonjehere

    Harrova te them qe menyrat e gatimit te trahanase ndryshojne ne zona te ndryshme, sepse vareshin dhe nga "mireqenia" ato qe i hidhnin. Ne fshat shpesh s'i hidhnin copeza mishi te thara, po copa dhjami te thara ne vend te vajit, dhe thermija djathi pasi e nxirrnin ne pjata
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga helene : 17-02-2006 mė 21:26

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    merren terhana pra ato kokrat qe pregatitem ne vere dhe skuqen me pak qepe nga ato qe varem ne tavan me pak gjalp edhe ky i konservuar me kripe neper kavanoza ...

    etj.. etj,, shkruan dardo..

    Po me habit me kte stil o Dardo..


    ajo esht nje ushqim me baze brumi qe pergatitej neper fshatrat malore ..thot Dardo..

    E hane dhe fushoret o Dardo qe cke me tė..

    merret mielli zihet brume me veze dhe me kos por ndonjeher edhe me veze dhe leng mishi ...thot Dadajani..

    prap me habite me kte stil..

    Helene.. pa na trego si e bente gjyshja jote..

    Sa miell sa veze sa kos.. sa krip.. he tregoni pak me kujdes e sidomos ju nga ana korc gjirokastres..

    dua shpjegime se mezi gjendet ketej terhanaja..

    bleva nje dizaj trahana tek nje dyqan Boshnjakesh..

    thx per temen..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2005
    Postime
    17
    U grackova edhe une ketu me shprese, por gjeta vetem shpalosje grafomanie. Ca me keq kur gjerat tirrren e tirren, kur mund te thuhen shkurt e shqip. Po provoj ta qullos une ate qe kerkon.

    Kerko terhana ne dyqan etnik. E njohin me po kete emer. Ta besh vete do kohe dhe mund.
    Ja si behet vete. Merr nje sasi mielli, e ze me dhalle, kos e qumesht, asgje tjeter. E fut ne nje qese lecke, a thes lecke, qe i ze gryken dhe e le ca dite te vije. Pjesa poshte rri e qullur, keshtu ktheje ndonjehere thesin ne krahun tjeter, qe te mos thahet nga nje krah.
    Kur te kete ardhur, dhe ta kesh lene dhe pak per thartim (me duhet te pyes sakte sa lihet) e shtron ne nje çarçaf copa copa, keputur me dore, sa madhesia e nje qepe (s'ka rendesi si madhesi). E le ca dite te thahet. Pastaj e shkoq duke e ferkuar me dy pellembet e duarve. T'i ben duart plage lol. E ve prape ne rrobe/ çarçaf, sa te thahet mire. Ne fund ngjan si miell kokermadh. E hedh ne shishe qelqi a ne nje qese rrobe dhe e mban ne dollapin e ushqimeve.

    Ta zeme se e ke terhanane. Tani ja si gatuhet per 1-2 veta. Skuq nja gjysme qepe me pak kripe. Mbi te skuq 4-5 luge terhana. E tret me pak uje te ftohte dhe mbi te i hedh ujin e nxehte. Po t'i hedhesh vetem te nxehtin behet kokla. E trazon pa ndalese deri sa te vije ne vlim. E le te vloje rreth 5 minuta, e rregullon per kripe dhe e heq menjane. I hedh pastaj buken e thermuar (po deshe edhe djathe, piper, apo kokla mishi. Une e ha me qepe te gjalle).
    Miqte e Forumit le te te japin nja dy racione nga terhanate qe u dergojne nenat, se nuk behet qameti.

  8. #8
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    S'di te them per receta...po di te them qe per 5 fundjavet e shkuara, kam ngrene terhana, alla shqiptarce...e prodhuar atje dhe e transportuar bashke me guzhinieren.

    Hmmm, fantastike fare. Ne nga ana jone e perdorim me vaj ulliri (shqiptar sigurisht).
    If I Only Could....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dreamer..

    gracie..

    kjo menyra jote e berjes se trahanase.. deri ne futjen ne qese si produkt i gatshem.. dhe menyra e gatimit per ngrenje.. qe ti tregove.. nga cila krahine vjen..?

    Mir do ish te shpalosen disa menyra e te na thoni se nga cila zone e kini kte tradite..

    Helen.. ku humbe..

  10. #10
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Sipas librit te Kuzhines :



    Trahana me qumesht e gjalpe.


    Per trahana duhet mielli i cilesise se pare me permbajtje te larte gluteni. Sitet mielli , hapet nje grope ne mes dhe hudhet gjalpe i shkrire . qumesht dh ekripe. Duke filluar nga mesi e perziejme brumin duke mos e gatuar shume por te perzihet aq sa te mos e pijekrejt miellin, brume i forte dhe i shkrifet. Siper e sperkatim me miell , e mbulojme dhe e leme te vije per 2-3 dite. Pastaj e hapim copa -copa ne carcfae te paster , e leme te thahet pak dhe e shkoqisim me dore, e kalojme ne site te rralle e thajme perseri dhe e vendosim ne qeska prej pelhure( beze) jo plastmasi. Ruhet ne vende te thata pa lageshtire e te fresketa.


    Per 1kg miell duhen :

    2gota qumesht , gjalpe 2 luge gjelle ( 100g) , 1 luge gjelle kripe.



    Trahana me kos :

    Pergatitet njelloj si trahanaja e mesiperme .


    Vetem se ne vend te qumeshtit perdor 1 gote kos , 1 luge gjelle kripe.


    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Per cfare ju ka marre malli te hani?!
    Nga Sweet Brunettee nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 228
    Postimi i Fundit: 09-02-2006, 22:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •