Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12

Tema: Nuhi Vinca

  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Arrow Nuhi Vinca

    Kenge Mergimtari

    Nuhi Vinca

    Shpertheni sot, o vrulle lirike
    --- Endrra mengjezi, pellumba n'fluturim,
    Shkoni, freskohi ne krojet magjike
    Qe rrjedhin qete ne dej te vendit tim.

    Shpertheni ju o vrulle lirike ---
    Balona te fryre nga malli im,
    T' paprekura ecni gjer te ajo mike
    Qe ne pritje t'gjata, pret hapin tim.

    Shpertheni ju vrulle mergimi
    Ju vrushkuj te bardhe te mallit: det,
    Freskoni zemrat qe djeg permallimi ---
    Nenen per bir e birin per t'et.

    Shpertheni, shperndahi, ju re shqetesimi
    Shkoni e pergjoni endrren e pare
    te voglushit tim kur e rrok trishtimi
    per ndarjen me babin qe cau shtegetar.

    Shpertheni, ju lutem, vrulle lirike
    Pershendetni filizat me butesi:
    Ata moshatare, bij malesh jetike
    Qe punen e kane bere perendi.

    Shpertheni, shpertheni, o vrulle lirike,
    Ju endrra mengjezi, pellumba n'fluturim
    Lahuni ne valet e krojeve magjike
    Duke bymuar dejt e vendit tim!

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Impresion vjeshtak

    Sa i zymte me qenke sot
    O i lodhuri lumi im:

    --- pa syte e tu qumeshtor te agimit,
    pa bebzat vashore te zgjimit,
    pa vetullat harkore te lulzimit,
    pa flatrat hyjnore te freskimit,
    pa endrren time te arte
    gllaberuar diku
    ne thellesite e burimit ---

    Sa i zymte me qenke sot o lumi im
    O lumi im i mbytur ne pikellim!

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Luleve te pacelura

    "Djeg prore malli i te peperjetuares"

    (E cela ditarin e jetes shkollore dhe brodha pas kaq vitesh neper ate stine te bukur te endrrave djaloshare. Per do caste u shkeputa nga hallet e brengat, telashet e dites si prind, si burre --- si njeri tani i ngarkuar me nje barre kujtime si gjithe shoket e mi. Ne nje flete u ndala, u ndala dhe pushova aty si bilbil qe clodhet ne nje dege drandofillje. Dhe ma ka anda ajo flete te behej bujtine e frymezimeve te mia, bujtine qe te pakten te zgjase prej kur mbyllet dita me perde te muzgut e deri kur cel agimi. E lexova dhe e rilexova ate kenge ne ate flete, ate mozaik te harruar, ate enderr vasherie te nenshkruar me inicialet V.K. E mbylla ditarin dhe erdha perseri ne zhgandrren time ku cdo zhurme me duket se po perserite: Djeg prore mall i te paperjetuares... Djeg prore malli... djeg... djeg..., prandaj per t'u sosur ajo djegje kendova: )

    Lule te pacelura te moteve te shkuara
    qe kercyellin e bute shpata ua ka kpute,
    ju shkuat duke enderruar legjende diellin ne gji
    e dielli enderroi fytyrat tuaja t'ectuara.

    Ju enderruat,
    Dielli enderroi...
    E nje shqelm i moteve ju treti n'humnere.
    Nje nate, sa veshtire: kenga me trishtoi;
    Tha: nuk mund te lulzoj un'ne ket' krahnez.

    Lule e pacelur, thelle ne qenjen time
    Ti ne caste t'lume m'grin thermi-thermi,
    E une i dermuar, dal ne rrugen time,
    Por ngushellime s'gjej as nder shoket e mi.

    Shoket e mi, shoke shqetesimesh,
    T'gjitheve nga nje lule sec u jan'keputur ---
    I pash' si vraponin kopshtit n'permallime
    per t'i rrokur flutrat qe larg u kane ikur.

    Flutra lara-lara, ne ju po si mike
    kam besuar se jeni te shpirterave te vdekur.
    Tani s'e besoj ate prralle te lasht'mistike:
    Ju qenkeshi shpirtera te lules se tretur.

    Kengen ma riktheni flutra lara-lara
    Ju kraheshkruara qe bridhni n'fluturim
    --- T' paperjeturen e fshehur atje ne ato ara
    Dhe stinen qe e gllaberoi koha n'zhaurim'.

  4. #4
    Faleminderit qe e solle kete autor ne forum. Nuk kam patur rastin ta lexoj me pare, por me pelqyen krijimet qe ke zgjedhur.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta
    Faleminderit qe e solle kete autor ne forum. Nuk kam patur rastin ta lexoj me pare, por me pelqyen krijimet qe ke zgjedhur.
    me vjen mire qe te pelqyen shigjeta

    te pershendes

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Me Sokratin ose pa dileme


    O hije e bukur sokratike ---
    Ti fjale e pastolisur
    prore lakuriqe,
    shikomi nje here keta muskuj
    tridhjete e tete here
    rrahur e ngjeshur
    shkelur e perbuzur ne erera!
    Shikomi dhe meshiromi:
    le te me lulezojne tash ne kete jete,
    le te rrine nje cike te qete!

    Ty hije e bukur sokratike po te flas
    e te lutem si prindit,
    si prindit zulmemadh te lutem
    meshiromi keta muskuj
    nga betejat e kesaj jete
    me shume dimer se pranvere!

    (Fjala e ylberte sokratike
    u gjarperua mbi mua, ne mua
    dhe foli me urtesi, me ngulmeri,
    me shkurtesi:
    --- JO!)

    Dhe jo, jo, jo
    jehuan n'reprize
    cdo kokerr gjaku
    cdo qelize:
    "Le te zhgrryhet kerbaci mbi muskuj
    le te mbyten muskujt ne te gjakut vrushkuj
    se mbi gjak e germadhe
    lulezon bardhe, bardhe, bardhe
    fytyra pa njolla prore e Sokratit;
    ashtu, vetem ashtu mbetet i gjalle
    ai ze, ai ze, ai ze, qe ndjek hijet e zeza
    kudo, ne cdo kohe..."

    Vetem ashtu u binden
    muskujt me vrushkujt.

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Per emnesen e shekullit te njezete

    --- atyre qe s'e kursejne jeten ne te mire te njerezimit.

    Ju zogj te vasionit po fluturoni kah e panjo
    -hura gjithesi
    E nga qiejt, per kete bote te bukur me duket
    e dergoni si cicerrime pellumbi ne dege
    uliri, nje porosi:
    "Mos e gezofte kurre lirine ai qe pengon
    perparimin,
    U shofte si kripa ne uje ai qe perdor
    dhunimin,
    Vdekte me brejtje te ndergjegjes
    e vdekje te pjestuar ne dymbedhjete muaj
    prej bajrami ne bajram duke filluar e
    mbaruar
    prej pashkeve ne pashke duke u tretur e
    shuar ---
    Ai, qe ne shpate e ka te shkruar drejtesine
    Ai, qe me nene e paragrafe te stilizuar
    ta sjell ne vater si kulsheder roberine"!

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    "Shenim per autorin"

    Nuhi Vinca lindi ne Veleshte (Struge) me 1932. Shkollen filore e kreu ne vendlindje, ndersa te mesmen (normalen) --- ne Shkup me 1953 kur e botoi dhe te paren vjershe per te rritur me titullin "Lamtumire shkolle" ne revisten "Zani i rinise". Ka kryer fakultetin filozofik. Dhjete vite me radhe, prej hapjes se Gjimnazit te Struges, punoi si profesor ne te...

    Tani eshte profesor i Gjimnazit "Skenderbeu" ne Kacanik dhe ndjek studimet e shkalles se trete te Universitetit te Prishtines.

    Merret kryesisht me poezi. Ka botuar: "Kenge pune e pushimi" (vjersha --- "Nova Makedonija", Shkup 1965); "Dallge jugu" (vjersha --- "Jeta e re", Prishtine 1967).

    "Vrulle Lirike" eshte veper e tij e trete e botuar.

    Ka ne shtyp, ne "Rilindje", nje permbledhje te re vjershash --- "Nje ylber per ty".


    Marre nga libri Vrulle Lirike. (1971)

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    E Urrej

    E urrej ate qe lavdon Henen

    e Diellit pa pra ia shan nenen.

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Pikat e veses

    "Deka asht kapak florini" proverb popullor

    I shoh pikat e veses margaritare
    si shpirtera flurore dridhen n'farfurim.
    Barit te flliqur i thone: erdhem shtegetare
    dhe shkojme qe te pastra t'mbesim per amshim.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •