Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8

Tema: Sylvia Plath

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Sylvia Plath

    Pak kohe me pare kam hapur nje teme mbi Sylvia Plath, qe sot fatkeqsisht nuk po e gjej dot (e vetmja mundesi eshte ta kem hapur nga forumi i vjeter vite me pare, pasi atehere ishte dhe koha kur e lexoja kete shkrimtare : ( .)



    Shkurt mbi jetėn

    Sylvia Plath lindi ne 27 Tetor, Jamaica Plain, Massachusetts. Femija e pare e Ottos dhe Aurelia Schoeber Plath. I ati ishte profesor gjermanishteje dhe entomologjie (specialist bletesh) ne Universitetin e Bostonit; e ėma ishte mesuese gjimnazi dhe nxenese e te shoqit. I ati vdiq ne vitin 1940 pas nje operacioni te deshtuar ne kembe.

    Sylvia ndoqi shkollat ne Wellesley, Massachusetts dhe me pas shkoi ne Kolegjin Smith, ne saje te meritave shkollore. Ne vitin 1953 u zgjodh ne bordin e kolegjit per revisten Mademoiselle, fale publikimit te poezive dhe tregimeve te saj. Gjate vitit te parafundit ne kolegj e ema vuri re tiparet e depresionit (semundje kjo qe rridhte ne familje nga ana e te jatit). Si rrjedhoje Sylvia ju neneshtrua mjekimeve te njohura si elektrokonvulsivė bi-polorė. Ne Gusht te vitit 1953, tentoi vetevrasje duke pire sasi te madhe ilacesh.

    Pas sherimit (gjashte muaj ne terapi intensive), ju kthye shkolles. Dipllomen e mbrojti me nje ese mbi Dostoyevskin, duke u dipllomuar ne fund me te gjitha nderet. Fitoi me pas burse studimi per ne Kolegjin e Newnham, Cambridge per ku u nis ne vitin 1955.

    Pervec studimeve jeta e saj ne Angli njihet si teper "seksuale". Ne shkrimet e asaj kohe vihet re kundershtimi dhe urrejtja e saj kundrejt sjelljeve me standart te dyfishte si dhe shpalosja e idese se heqjes se kufijve mbi te drejtat e saj ne lidhje me eksperiencat seksuale (nga kjo ane kerkonte barazi me burrat). Ne Cambrdige, takoi poetin Ted Hughes me te cilin u martua ne Londer ne 16 Qershor 1956.


    Jeta e saj me Ted e formoi si njeri dhe si shkrimtare. Me shume rreth tyre mund te mesoni duke pare filmin Sylvia luajtur nga Gwyneth Paltrow
    .

    Sylvia vrau veten ne 11 Shkurt, 1963.



    Fragment nga Babi - shkruar nė 12 Tetor 62'
    Nje nga krijimet e saj me te bukura per mendimin tim

    Ti nuk bėn, ti nuk bėn
    mė, kėpucė tė zeza
    nė tė cilat jetoja si kėmbė
    pėr 30 vjet, e varfėr dhe e bardhė
    mezi guxoja tė merja frymė ose teshtija (Achoo)

    Babi, mė ėshtė dashur tė tė vras
    vdiqe para se te kisha kohė--
    Mermer-i rėndė, njė ēante plot Zot,
    ......

    Dhe njė kokė nė Atlantikun e frikshėm
    ku rrjedh jeshilja bizele mbi blu
    nė ujrat e Nausetit tė mbrekullueshėm
    lutesha tė tė rigjeja ashtu
    Ach, du.

    ......

    Thonė ka gjashtė a dymbėdhjetė
    kėshtu nuk mund ta gjej se ku ti
    vendos kėmbėn, rrėnjėn
    nuk mund tė flas kurre
    gjuha e zėnė nė dhėmballė

    ....



    Lajme mbi krijimet e Plath

    Sot ne 2 Dhjetor, u lexua per here te pare ne Qendren e Dipllomimit CUNY ne NY, permbledhja e origjinalit te librit Ariel (libri titulluar sipas emrit te kalit te saj ne mos gaboj).

    Origjinali i kesaj permbledhje per kete paraqitje u be i mundur nga vajza e Plath, piktorja dhe shkrimtarja Frieda Hughes, e cila filloi te lexonte keto krijime te se emes vetem pas moshes 35. Hughes ishte vete prezente gjate leximit te permbledhjes, madje ajo lexoi poemat e hapjes dhe se mbylljes. Foli me admirim per te emen dhe shpjegoi pse ajo nuk duhet te kujtohet vetem per semundjen e saj dhe vetevrasjen por per vleren qe ajo kish si njeri dhe ate cfare i dha botes nepermjet krijimeve te saj. (qe njerzit te japin vleresimin e tyre mbi Plath, duhet vetem te lexojne krijimtarine e saj).

    Publikimi i pare i librit Ariel nuk permbante 10-12 poezi te Plath te cilat ishin ndryshuar nga Ted Hughes per shkak te permbajtjes se tyre, sidomos menyres se pershkrimit te personit te tij. Ne publikimin e ri vihen re dhe ndryshime te tjera, ne varg apo rime per poezi te njohura me pare.





    p.s. Perkthime te krijimeve te saj jane te mirepritura, edhe pse me duket i veshtire dhe kohe konsumuese perkthimi i sakte i vargut te saj.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Para ca kohesh lexova The Bell Jar. Fatkeqesisht nuk pata mundesi ta lexoj ne anglisht, por ia vlejti. Kush ka mundesi le ta lexoje, se ia vlen.

    Kush do te lexoje ndonje poezi me teper mund te kerkoje ne web krijime te Plath te perkthyera nga Agron Tufa.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Fėmijė

    Sytė e tu tė pastėr janė gjėja mė e bukur,
    dua ti mbush me ngjyra dhe rosakė
    Kopshti zoologjik i tė riut,

    Emrat e tė cilit mediton ---
    borė nė Prill, ēibuk indian*
    Vogėlush

    Ndjek pa gjurmė,
    Pellg ku imazhet
    duhet tė jenė tė madhėrishme dhe klasike

    Jo si ky qull
    i trazuar duarsh, kjo errėsirė
    tavan pa njė yll.

    *lule: ēibuk indian

    p.s. di ndonjeri ndonje liber me poezite e Plath, ne shqip?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 28-05-2006 mė 14:36

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pasqyra
    perkthehu nga italishtja: Albana Temali

    Jam prej argjendi dhe e fortė. Nuk kam
    paragjykime.
    Atė qė shoh e gėlltis nė ēast
    ashtu siē ėshtė, pa mbuluar me vel
    dashurie apo kundėrshtie.
    Nuk jam e pashpirt, jam vetėm e vėrtetė-
    sy i nje Zoti tė vogėl, katėrkėndėsh.
    Kaloj shumė kohė duke menduar nė faqen e murit pėrballė
    Ėshtė ngjyrė trėndafili e me njolla. E vėshtroj prej kohėsh
    e besoj se ėshtė nė zemrėn time. Po e jo.
    Fetyrat e errėsira na ndajnė shpesh.
    Tashti jam njė liqen. Njė grua perkulet mbi mua,
    duke kėrkuar ne shtrirjen time ate qe ajo eshte ne te vertete.
    Pastaj kthehet te kandilat ose te hena, te ato genjeshtaret.
    Shikoj shpinen e saj dhe e reflektoj me besnikeri
    Ajo me shperblen me lot dhe me nje te shkundur te duarve.
    Jam e rendesishme per te. Shkon e vjen.
    Ēdo dite eshte fetyra e saj qe ze vendin e erresires.
    Tek une ka zhytur nje vajze dhe te une nje plake
    shkon drejt saj perdite si nje peshk duke u dridhur.


    23 tetor 1961


    p.s.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 28-05-2006 mė 21:44

  5. #5
    BABUSH

    Perktheu Ich

    Ti nuk ben, nuk ben
    Me teper, kepuce e zeze
    Ne te cilen kam jetuar si nje kembe
    Per tridhjet’ vjet, e vobekte dhe e zgurdulluar
    Duke tentuar varferisht te marr fryme apo apshi.

    Babush, une duhet te te kisha vrare.
    Ti ngordhe para se te planifikoja kohen ---
    I rrende-meremer, nje torbe plot me te Perendishme,
    Statuje e kobshme me nje shpute gri
    E madhe sa nje stampe Frisko-je

    Dhe nje koke ne Atlantikun plot trille
    Ujrave perbri Nausetit te mrekullueshem.
    Ku derdhet blertesi e bizelte mbi blu.
    Dikur lutesha te te rigjeja ty.
    Alas!, ti.

    ....


    Shprehet, ndodhen nje duzine apo dy.
    Keshtu me mbetet kurre te mos di, ku ti
    Mbjell kembet, te tuat rrenje,
    Asnjehere nuk mund te flas me ty.
    Gjuha mberthyer ne nofullen time.



    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Ich – (gjer.) une, ego.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 29-05-2006 mė 00:54
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  6. #6
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga DeLiRiUm TrEmEnS
    BABUSH

    Perktheu Ich

    .
    Bravo,Delirium, pune shume e mire, urime te sinqerta...eshte e gjitha per tu cituar, por keto strofa japin krejt qarte ne shqip gjithe dramen e poetes.
    Kjo poezi nuk shkruhet me kurre!

    Bravo!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 29-05-2006 mė 00:07
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  7. #7
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Cuditem qe kete rradhe Eagle nuk paska thene qe eshte "e sforcuar" Megjithate, ai ka te drejte kur thote se poezia e Silvias nuk shkruhet kurre:

    Gjithmone e diten se ishe ti
    Babush, babush, ti bastard, mbarova tani.


    ...se Silvia vdes ne keto vargje, prandaj.


    Ne pergjithesi, perkthimi me pelqeu.
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Aplikanti

    Sė pari, a je yni o njeri?
    A mban
    Njė sy xhami, dhėmbė tė vėnė a patericė,
    Njė ushkur a njė ēengel,
    Sisė plastike a prej gome njė bigė,

    Penjė tė tregosh se diēka mungon? Jo, jo? Atėhere
    Si tė tė japim diēka?
    Pusho sė qari.
    Hape dorėn.
    Bosh? Bosh. Ja njė dorė

    U zėntė dhe me urimin
    Tė sjellė gota ēaji dhe largojė dhimbjen e kokės
    Dhe tė bėjė ēfardo qė ti thuash ti.
    Do ta marrėsh?
    Ka garanci

    Tė ti mbyllė sytė me gishtin e madh nė fund
    Dhe tė tresė hidhėrimin.
    Ne bėjmė mall tė ri nga hiēi.
    Vė re se ju jeni krejt i zhveshur.
    Ē’thua pėr njė kostum----

    I zi dhe kreko, jo prerje e keqe.
    Do ta marrėsh?
    I papėrshkueshėm nga uji, s’zhubroset, i papėrshkueshėm
    Nga zjarri dhe bombat prej taracave.
    Besomė, do tė tė varrosin me tė.

    Tani koka jote, tė mė falėsh, ėshtė bosh.
    Por kam zgjidhje pėr kėtė.
    Eja kėtu, ėmbėlush, dil nga je fshehur.
    Hė, ē’mendon pėr atė?
    E zhveshur si letra sa pėr fillim

    Por nė njėzet e pesė vjet do tė bėhet e argjėndtė,
    Nė pesėdhjet, e artė.
    Njė kukull me jetė, kudo ta shikosh.
    Qep, gatuan,
    Flet, flet, flet.

    Punon, s’ka asgjė tė keqe.
    Ke njė tė ēarė, ėshtė melhem.
    Ke sy, ėshtė imazh.
    Djali im, ėshtė streha jote e fundit.
    Do ta marrėsh, ta marrėsh, marrėsh.
    wrong verb

Tema tė Ngjashme

  1. Bledar Mastori
    Nga liliella nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-04-2007, 00:53
  2. Anne Sexton
    Nga Leila nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-10-2004, 15:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •