Petro Cani babai i kirurgjisė shqiptare

Mjeku qė operoi me njė sharrė druri

Amaneti i fundit:
Kur tė vdes mė varrosni nė sallėn e Operacionit

Petro Cani lindi nė Kudhės tė Himarės, mė 2 mars 1917. Ishte biri i mjekut
tė dėgjuar tė krahinės Mihal Cani. Tė dy, babė e bir studiuan nė Athinė. Petro
kreu shkollėn e mesme nė Greqi, nė Korfuz qė ishte njė nga 7 ishujt e
influencės franceze. Mėsoi krahas lėndėve tė pėrgjithshme edhe greqishten e vjetėr,
latinishten, italishten dhe frėngjishten. Gjatė jetės ai mėsoi mjaft mirė
serbo-kroatishten, rusishten dhe spanjishten. Ishte i prirur pėr gjuhė tė huaj.
Nėse i ati pėrfundoi studimet e larta, Petro nuk arriti tė diplomohet pėr
shkak tė luftės.

Me tė ardhur nė Shqipėri, ai pėrkrahu lėvizjen antifashiste dhe vihet nė
shėrbim tė luftės krahas tė rinjve tė tjerė. Gjatė jetės studentore, atij i
pėlqen kirurgjia dhe ndjek urgjencat nė spitalin ushtarak tė Marinės. Kjo e
ndihmon tė jetė njė kuadėr i pėrshtatshėm pėr gjendjen e krijuar tė luftės. Pėr
herė tė parė thirret pėr tė hequr njė plumb tė ngelur nė shpatullėn e majtė tė
njė partizani. Operacioni mahnit tė gjithė nga precizioni dhe shpejtėsia. Edhe
vetė kirurgut kjo do t'i vlejė pėr tė ardhmen. Gjatė luftės ai do tė bėj
gjėra qė nuk do t'i kishin imagjinuar.
Operacioni me sharrė druri
Pandi Kocaqi po vinte me njė fije shprese nė duart e kirurgut tė luftės.
Dėbora e madhe nė Operacionin e Dimrit i kishte marrė jetėn tė dy anėsive.
Mjekėt e kirurgjisė dhe ato ishin vrarė gjatė njė prite disa ditė mė parė. Vetė
Petro nuk ishte mirė nga gjendja shėndetėsore. Ēdo vonesė sillte vdekjen e tė
sėmurit. Kėrkohet njė sharrė dhe njė thikė e zakonshme, e cila gjendet nė
fshat dhe pas njė dezinfektimi me ato pak mjetet e ndodhura do tė kryej
operacionin shpėtues. Sharra, sot njė relike nė Muzeumin Kombėtar, nxori atė ditė
pluhur kocke dhe palcė e gjak tė pėrzier. Kirurgu i ri Petro Cani u ndesh me
gramėn e fundit tė njė rezistence njerėzore, klithmat e sė cilės ishin tė
ngjashme me ulėrimat dhe gulcimet e njė kafshe tė stėrmadhe qė po jepte shpirt. Dora
e fuqishme qėndroi e papėrkulur. Jeta dhe vdekja kėtu kishin tė njėjtin
kuptim. Operacioni historik qė kishte filluar shekuj mė parė u realizua me sukses
nė kohėt moderne. Njeriut iu shpėtua jeta nga njė vdekje qė kishte
planifikuar prej kohėsh viktimėn e vet.
Vetoperimi
Pas kėtij operacioni, Petro sėmuret. Ndoshta tensioni i madh qė kaloi i
keqėsoi kėmbėt qė edhe atij i kishin ngrirė. Habitet me nxirrjen e shojeve dhe mė
tepėr kur me to kishte kryer operacionin. Edhe ai kishte tė drejtė qė tė
shpėtonte. Gangrena mund tė pėrparonte dhe kėto male tė mbushura me dėborė e tė
pakalueshme do tė ishin prehja e tij e fundit. Shpejt duhet tė hiqte copat e
zeza. Ai duhet tė vetoperohej. Petro kishte vetėm njė dyshim. Po sikur tė mos
ishte nė gjendje tė pėrballonte situatėn e tė vilanosej. Atėherė nuk do tė
ishte jo vetėm kirurg, por edhe luftėtar. Po shkonte drejt njė sfide, kėsaj
radhe nė provė tė vetes. Nė fillim preu dhe nuk ndjeu asgjė. Indet ishin pa
jetė, por kirurgjia kėrkonte tė shkohej deri nė kufijtė e shėndoshė. Ky do tė
ishte shėrimi, ndryshe ēdo gjė shkonte dėm. Petro i dinte tė gjitha kėto dhe
nuk kurseu asgjė pėr vete, duke kryer gjithēka ashtu siē duhej. Ky ishte
shpėtimi dhe ai vetėshpėtoi. Po nuk provove dhembjen tėnde, nuk mund tė ndjesh tė
sėmurin, kjo ishte kredo moale e tij qė me vendosmėri donte t'ja kalonte tė
tjerėve.
Diplomimi nė Zagreb
Mė 11 nėntor 1946, Petro Cani i veshur major i ushtrisė shqiptare niset pėr
tė pėrfunduar studimet nė Zagreb. Kishte 2 vjet qė punonte nė spitalin
ushtarak dhe pa u diplomuar nuk do tė realizonte ėndrrat e tij, tė kohės sė paqes.
Dr.Tika Theodhosi, njė nga bashkėstudentėt e Zagrebit tregon: - Pėrshtypja e
parė pėr kėtė oficer tė hijshėm, vetull-ngrysur e shtatlartė ishte jo aq e
mirė. Ndoshta serioziteti i tepruar i njė fillimi tė ndrojtur e paraqiste
kėshtu. Edhe ata qė do ta njihnin mė vonė do ta kishin me tė njė vėshtirėsi
relacionale qė mė vonė largohej. Eshtė interesant, thotė dr. Tika, se mė vonė ai
befasoi tė gjithė. Pedagogėt vunė re se kishin tė bėnin me njė njeri tė rrahur
me punė tė vėshtira, njeri tė butė e tė thjeshtė. Ata e trajtuan shpejt si
koleg nė mes tė grupit tė kirurgėve. Diplomėn e mbrojti jo vetėm si student,
por edhe si njė mjek i sprovuar. Ai gjatė luftės e kishte kapėrcyer disa herė
kėtė dokument, duke trashėguar kėshtu virtytet e rralla qė arrijnė tė gėzojnė
vetėm njerėzit e luftės. Mė 28 shkurt 1948, nė moshėn 31-vjeēare Petro Cani
kėrcen valcin e pėrfundimit tė studimeve tė larta, merr patentėn pėr tė ngarė
njė makinė tė stėrmadhe, tė cilėn kishte mėsuar ta ngiste prej kohėsh. Pak
kohė kalon kur diplomanti martohen me tė bijėn e dr.Panos, njė mjeku tė
dėgjuar. Nga kjo martesė lindin 3 fėmijė, 2 djem e 1 vajzė, tė cilėt nuk pati kurrė
kohė t?i pėrqafojė e t'i dojė si tė gjithė prindėrit e tjerė. Operacioni i
Mehmet Shehut
Petro Cani shumė shpejt u afirmua si kirurg i talentuar dhe novator, falė
gjithė asaj pėrvoje tė ngjeshur qė mori gjatė luftės. Thuajse tė gjithė tė
huajt e akredituar nė Shqipėri, udhėheqėsit e shtetit tė izoluar nė shumė raste
si vetė populli, njerėz me zė tė Shqipėrisė, miq e shokė nga lufta e jeta,
bashkėfshatarė e tjerė kėrkonin tė operoheshin nga dora e Petros. Ai operoi
ministra e zėvendėsit e tyre, anėtarė tė Byrosė sė atėhershme si Mehmet Shehun e
Haki Toskėn, dekanin e fakultetit tė Mjekėsisė, shkencėtarin Hiqmet Dibra,
kolegun e tij tė talentuar Jul Koliqin etj. Mehmet Shehu mbahej nėn kurėn e njė
grupi mjekėsh rus pėr njė sėmundje qė nuk ishte. Gjendja e tij shėndetėsore
sa vinte e keqėsohej. Nė njė ndjenjė ėndrre dhe zhgjėndre, atij i del pėrpara
figura mė trimėrore e luftės, Petro Cani. Komandantit tė Brigadės sė Parė po
i vinte vdekja. Me njė ndjenjė lutjeje dhe keqardhjeje, Kryeministri i
ardhshėm i vendit kėrkonte mėshirė. Petro e vizitoi mikun dhe vuri shpejt
diagnozėn. Kėrkoje Federik Shirokėn. Tė dy, njėri kryekirurg i spitalit civil, e
tjetri i atij ushtarak, ranė dakord pėr operacionin. Federiku me gjithė
propozimin e Petros pėr tė asistuar nuk pranoi. Njė letėr ishte dėrguar kundėr
Shirokės nė Ministrinė e Brendshme. Por Petro e kishte kuptuar mikun. Gjatė luftės,
Petro Cani kishte marrė njė tifo exantematike, tė cilėn ja kishte kuruar vetė
Shiroka nė shtėpinė e tij. U vendos qė asistente do tė ishte njė kirurge
ruse, me emrin Drozdova. Ishte ora 4 e mėngjesit dhe kirurgėt po laheshin. I
sėmuri po merrte narkozė. - A jesli njet apendesit (po nėse nuk do tė jetė
apendesit), i foli rusisht Drozdova. - Eto stidna (kjo ėshtė turp), i pėrgjigjet
Petro, diskutimi ka marrė fund atje, dhe i hodhi njė shikim derės sė jashtme.
- Ma largoni kėtė kirurge disfatiste u tha Petro tė tjerėve. Dhe kjo nuk
ishte aq kollaj sa mund tė tregohet. Drozdova ishte ruse. Petro e kreu
operacionin me njė tjetėr asistent dhe ēdo gjė doli me shumė sukses. Punėt vajtėn
mbarė, Petro arriti suksese tė tjera, por edhe miku qė shpėtoi u bė Kryeministėr i
Shqipėrisė. Nė darkat e drekat e shumta qė rrinin sė bashku, Kryeministri
asnjėherė nuk i foli pėr problemet e kirurgjisė dhe Petro pėr punėt e shtetit.
Kur vinte nga Mehmeti ai shpesh na thoshte: - Vetėm kur shkoj te Mehmeti
ndjehem i ngopur. Makina trupore e Petro Canit e vėnė nė veprim qė nė periudhėn e
luftės nuk do tė pushonte sė punuari, paēka se trajtimet nuk shkonin nė
pėrputhje me ato harxhime qė bėnte.
Petro Cani babai i kirurgjisė shqiptare
Nė statistikat qė kemi pasur mundėsi tė shfletojmė nė Historikun e IKMU
(Instituti i Kėrkimeve tė Mjekėsisė Ushtarake) vėmė re se kryekirurgu i ushtrisė
Petro Cani ka njė aktivitet tė ngjeshur pune me njė vdekshmėri tė pėrafėrt me
atė botėrore dhe padyshim mė e mira nė Shqipėri, krahasuar me kirurgėt mė tė
mėdhenj tė kohės. Ai ėshtė i pari profesor nė kirurgji dhe ndėr tė parėt
Hero i Punės. Nė fushėn diagnostike, ai ėshtė primarius nė aplikimin e
bronkografisė, limforgafisė dhe i laparaskopisė. Petro Cani ėshtė eksperimentues. Nė
vitin 1954, kryen operacione te kafshėt dhe kėrkon tė njoh sesa duron zemra nė
hypotermi (temperatura tė ulėta) dhe se si mund tė bėhet transplanti i
veshkės, teknika qė i arrin me njė mjeshtėri tė admirueshme. Vlen tė theksohet se
me botėn ėshtė pak muaj me vonesė, gjė qė tregon se ai ėshtė nė kontakt me tė
renė. Gjatė njė vizite zyrtare nė Gjermaninė Demokratike, ai shkruan nė
ditarin e tij, qė fatmirėsisht e kemi tė ruajtur. - Nė pulmone dhe nė zemėr janė
po atje ku jemi ne. Asnjėherė nuk ka qenė kaq afėr kirurgjia shqiptare me
kirurgjinė e vendeve evropiane mė tė zhvilluara. Kjo do tė kujtohet si njė
ngjarje e madhe nė historinė e mjekėsisė shqiptare pėr tė gjithė ata qė merren ose
duan tė njihen me tė. Mė 1 mars 1951, dr.Cani operon nė njė moment
ekinokokun e mushkėrive, gjė qė uli ditė qėndrimet nė spital nė formė krize. Ai lidh
arterien pulmonare dhe mė 12 shkurt 1952 heq i pari nė Shqipėri tė gjithė
mushkėrinė e kjo vetėm me ndihmėn e anestezisė lokale. Gjatė vitit 1953, ndėrhyn
nė ezofag i detyruar tė shpėtojė njė ushtar qė i kishte ngelur njė kockė n
fyt. Kjo ėshtė regjistruar si ndėrhyrja e parė nė kėtė organ. 5 tetor 1957, me
iniciativėn e tij direkte kryhet pėr herė tė parė nė Shqipėri narkoza
endotrakeale, qė do tė hapi rrugėn e detyrimeve tė vėshtira kirurgjikale. Pas kėsaj
arritjeje, Petro Cani ėshtė i papėrmbajtshėm. Ai vendos nė njė nga damarėt
kryesorė transplantin artificial, hyn nė ezofag, duke e hequr dhe zėvendėsuar
atė, nė retroperitoneum, nė zemėr, tru, sistemin urinar, endokrin etj. Ai ėshtė
kirurgu i parė qė ndėrhyri nė tė gjitha organet e organizmit njerėzor. Ai
kreu kirurgjinė e fėmijėve dhe ėshtė themeluesi i saj, kirurgjinė ortopedike,
onkologjike, tė hipertensionit portal, kirurgjinė tradicionale tė sistemit
urinar etj. Petro Cani krijoi shkollėn e instrumentistėve dhe tė infermierėve tė
kirurgjisė. Ai themeloi shkollėn e anestezisė dhe tė kirurgjisė shqiptare,
duke drejtuar punėn e kirurgjisė nė rolin e kryekirurgut pėr 33 vjet. Do tė
mbyll kėto radhė me atė qė kam shkruar nė intervistėn qė i mora prof. dr. Ylli
Popės, kryetarit tė Akademisė nė librin qė i kam kushtuar Petro Canit. Ja
ēfarė thotė ai: - Petro Cani, njė ndėr tė parėt profesorė tė mjekėsisė tonė, me
autoritetin e tij rrezatoi jo vetėm brenda specialitetit tė kirurgjisė, por
edhe jashtė tij. Prezenca e tij ndihej kudo. E kam njohur si njė
antikonformist tė madh, gjė qė ishte shumė e rrezikshme pėr kohėn. Kjo tregon se liria
ishte gjė e ēmueshme pėr tė. Prof. Petro Cani nuk mund tė futej nė klishet e
kohės. Ai nuk duronte tutelėn dhe kam mendimin se ato qė thoshte ishin shumė pak
me ato qė kishte brenda vetes. Prof. Petro Cani ishte njė rebel, nė kuptimin
e mirė tė fjalės. Ai kishte njė dinjitet personal tė rrallė. Krahas kėsaj
pune sa voluminoze aq dhe cilėsore nė favor tė kirurgjisė, ai luftoi si asnjė
tjetėr pėr lirinė e individit. Prof. Petro Cani s?e ka njohur servilizmin e
ndoshta ishte kjo arsyeja qė servilėt kanė dashur ta denigrojnė, sepse shihnin
tek ai atė qė nuk mund ta realizonin vetė. Pėr ēfarė ka bėrė nė kirurgji,
duke qenė i pari thuajse kudo, nga operacionet trimėsore nė zemėr e deri nė
pėrgatitjen e kirurgėve tė rinj, ai e meriton plotėsisht tė quhet babai i
kirurgjisė shqiptare.

Prof.dr. Lluka Heqimi
Autor i librit "Petro Cani - babai i kirurgjisė shqiptare"