Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11

Tema: Irfan Bregu

  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb Irfan Bregu

    Kjo vjen era det
    Irfan Bregu
    Marre nga libri: Bethlehemi I Lirise

    Dikush sapo degjoi ne radio,
    Se ne jug kish plasur e s’ epej nje proteste
    E fuqishme, qe s’ epej, nuk ndalej,
    Tha ashtu thjesht :
    - Kjo vjen era det.
    Kjo shkul edhe malet!

    Janar 1997

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Mbremje Maji
    Irfan Bregu
    Marre nga libri: Bethlehemi I Lirise

    Rri ulur anes trotuarit,
    Mes duarve mbaj
    Duart
    E njeriut qe dua,
    Pa vezhguar te tjeret,
    Ne kete mbremje nje Maji.

    Une dhe ajo, te lire si fije bari,
    Pa pasur ne koke asnje pike te erret.

    Dhe te merzitur dhe te varfer dhe te lodhur,
    Po per asnje dore tjeter nder mend nuk na bie.
    Dita iku, sic hedhin me makine te Komunales
    Nje qen te ngordhur.
    Dhe te dy koke me koke brenda heshtjes!
    Asaj me s’I flihet,
    Brenda zemres sime shtrihet.

    Dhe te trishtuar dhe te qeshur,
    Te dy te kredhur brenda dhembjes se dashurise,
    Qe vetem e tille ne kete mbremje mund te ishte…

    1 Maj 1992

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Monolog I nje te perndjekuri
    Irfan Bregu
    Marre nga libri: Bethlehemi I Lirise

    S’di c’te them I ziu,
    Prita se mos zbardhi.
    Njeriu nga njeriu
    Sec u nda nga gardhi.

    Spacin dhe QafeBarin
    Hoqa une I shkreti,
    Jo te rrije gomari
    Ne nje zyre shteti.

    Si vajti kjo pune?
    S’po e marrim vesh!
    Kush ishte spiun,
    Buza prap I qesh…

    Nje demokratshtires
    Kujt nuk I ve bishtra?
    Ca kepucelepires
    Behen dhe ministra.

    Prita se mos ngrihej
    Kenga e Bilbilenjve,
    S’besoja se vinte
    Koha e maskarenjve…

    Maj 1995

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Pushtetari dhe une
    Irfan Bregu
    Marre nga libri: Bethlehemi I Lirise

    Nje mik me tha: si nuk ke frike
    Nga ai qe ka aq shume pushtet?
    C’te bej, I them, kur ndiej nje thike,
    Dikush me fut doren ne xhep?..

    Ai ka dhembin pushtetor,
    Si ujku nduk, kudo qe vemi.
    Dhe une penen e kam ne dore,
    Ashtu si briret qe ka demi…

    Prill 1993

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Diktatori I dyte
    Irfan Bregu
    Marre nga libri: Bethlehemi I Lirise

    Mora goditje nga diktatura e pare,
    Rashe,
    Buken s’ma hoqen nga goja…
    Po diktatori I dyte ish I marre,
    Ne vend te bukes,
    Na ushqeu me gezhoja…

    Dhe, dashje pa dashje, u bera kacak,
    Therrisja per vdekjen e tij neper shtigje.
    Diktatori qenkish I eger e dinak,
    Pa fre, goditi atje, ku shpirti na digjet.

    Na vrau familjet, ku s’jane shperndare,
    Larashet ulkonja na I la para deres.
    Se diktatori I dyte ish I marre,
    Ne vend te bukes,
    Filloi hante njerez…

    Mars 1997

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Disa peme flasin
    Irfan Bregu
    Marre nga libri: Bethlehemi I Lirise

    Disa peme flasin
    Se duke I copetuar
    Panjerezisht.
    Kur te vije dimri
    Dhe te fryje era
    E te beje balte e te sjelle plehra,
    Te vije pranvera e vera,
    Me tym e pluhur,
    Rere e te tjera,
    Te perplasen te dera…
    Disa peme flasin
    E akuzojne mendjet e mjera,
    Qe I prene ashtu panjerezisht,
    Pa kur te vije dita,
    Dine si te flasin,
    Do te akuzojne fort mizorisht;
    Ne vend te fjaleve, po na perplasin
    Malarje, tifo, kolera…
    Dhe ne do te plevasim
    Mbi pluhra, tymra, rere e plehra
    E baltra te zeza…

    Disa peme zune te flasin:
    C’te beje korba! C’te bej nata?!
    Po dergjet Atdheu mbi shkarpa…

    Janar 1993

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Te perditshmen
    Irfan Bregu
    Marre nga libri: Bethlehemi I Lirise

    As une,
    As ai
    Nuk jemi skllever.
    Kurse ty
    Te duket sikur te kjo treve
    Je zoti yne
    E pret per ty qe te kendojme nje Te deum.

    Per ne ti je
    Si perendi e vdekur,
    Qe s’ke as lutes,
    Po nuk ke as tempull…

    Nga ti nuk presim
    Qe buken e perditshme te na falesh.
    Ne kemi te sigurte dhe te nesermen.
    E perditshmja eshte
    Qe te te shkulim ty
    Dhe te te flakim si nje dhemballe e kalbur…

    Korrik 1997

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Mes valeve te detit

    Mes valeve te detit, e dashur, paske ardhur
    me syte si lauresha, me krahet shkume e bardhe.

    Ne krahe te rrembeva, me krahe me mbulove.
    Sa endrra djalerie te reja sec me zgjove.

    S'me ndenje gjate ne duar, nuk di sesi te humba,
    ashtu sic vjen e iken e tretet fare shkuma.

    Humbet e te kerkoj ne bregun pa njeri.
    Mes valeve te detit, e dashur, shfaqesh ti...

    Vlore, 19 Gusht 1986

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Gezim dhe trishtim

    Kur ti rri prane meje,
    oret me duken si femije qe me ikin nga duart,
    sikur qindra zogj me kendojne neper deje...
    Sikur shkel mbi bar te ri, te vesuar...

    Kur ti je ende shume larg,
    gjer te vish, oret calojne si pleq,
    tek te cilet shfaqen tromboza ne gjak...
    Oret sikur ecin mbi qelq...

    Dhe nga gezimi dhe nga trishtimi,
    ashtu me merret fryma, sa keq!
    Here behem si femije,
    here bej shoqeri me pleq...

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kush luan me parane

    S'jam platonik, po flake epikurian,
    pa c'ka se s'kam parfumra, as shishe vere...
    Te dish nje gje: kush luan me parane,
    t'i bene edhe gjinjte si levere...

  11. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kthimi

    Kurgja s'mujti me e hutue
    tui ba rruge per vend te vet.
    ---Ndre Mjeda


    Tre dimra jam larguar,
    u ktheva te ky prak,
    sikur pas tridhjete vjetesh
    po kthehem ne Itake.

    Une s'jam Odhiseu,
    qe u nisa per Helenen.
    Atje te Lindje e Largme
    si arme pata penen.

    Kur shkova atje larg
    tek vendi qe e doja,
    shpesh lutesha me vehte
    mos binte posi Troja...

    Njeqind sirena njeheresh
    ndieja ne tym e dallge,
    po une si Odhiseja
    kisha vec nje Itake!

    Me gurin tend nen koke,
    me balten tende ne gji,
    sikur pas tridhjete vjetesh
    po kthehem, Shqiperi...

    Larg teje i deshiruar,
    o moj e shtrenjta toke,
    sa kripe e dallges tende
    me doli permbi floke.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •