Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Ymer Berbati

  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Ymer Berbati

    Leter Ndoc Gjetjes Postimi #1

    Dhajta jone e madhe eshte Berdica, ai varr i tyre i pashenje
    Berdica dhe legjenda per Rozafen, besimi yne ne cdo gje tonen
    Te gjitha Berdicat dhe Deciqat, Prekazat e te gjitha Drenicat
    Aty ku gjithmone leshohen kushtrimet, aty ku jehojne krismat
    Aty ku linden titanet, shitojne zanat, aty ku flijohen trimat.

    Njeriu ka kthetra egerire qe pa meshire ti ngul ne shpirt
    Bushter tinzake ēartur skutave, pjelle pusishe e pa besishe
    Perballe qendresa, perbrenda besa, kurdohere shprese e ndezur
    Nese tunden majat, nuk rrezohen bjeshket, as nuk bijne malet.
    Ne zemer toke zjarri mes guresh, ashti yne dhe thelle rrenjet
    Une e Ti, buzeqeshjet i kemi te rralla, te thara e zemerplasura
    Dhembet i perbijme, brejme helmin e bastardeve qe na e servojne
    Bota jone vone do ta mesoje autobiografine, pasqyre e turbullt
    Pastaj do te pasoje rrefimi para Altarit te Atdheut te fyer
    Perjashtuar kohe do ta perserisim psallt 133 Dhjate e vjeter
    Shumekush peshes se rende do te kerruset nga gabimi i hapit
    Une e Ti ngrihemi fisnike nga pluhuri gjak Jezusi te paster.

    Ate dite qe e peshtyme biblen vdiq Zoti yne, mbi ne ra mallkimi
    Shterrimi i rrashtes, pastaj tkurrja e tokes, thyerja e qiellit
    Nga ē'ishim kaluam ne zvarranike te shkathet rere percelluese
    Dhe na pelqen mrizimi nen hije kohesh te shtangura vet'harrimi
    Loje tragjike te jemi, palaēo oborresh barbar qe na rrethojne
    Mua e Ty s'na mbetet tjeter pas besimit ne pushtetin e kenges
    Ne shpirtin e shtate te reneve mbi Deēiq, ata zogj shqiponjash

    Une, i dashur jam ndyre ne boten e vetshkaterimit
    Rreth meje llomotitje, lehje, ulerime fantazma pa vesh, pa sy
    Fati, Jeta dhe Zoti nuk ma dhuruan se paku nje stine te mire
    Inatosur me te gjithe, iki nga te gjithe, ndaj vetes i pameshire
    Duke gjurmuar lindjen time te dyshimte e pata shume veshtire
    Ta kuptoj grushtin qe bie mbi kokat kryeneēe qe nuk perkulen
    Kjo mund te me ngjante vetem mua, hijes se keqe, ndoshta Kainit
    Apo atij fatkeqesi mund t'i ngjaj qe zvarrit vargje pikellimi

    Une, ndjej gjemen e detit, bekimet dhe mallkimet e tokes -meme
    I dua pulebardhat, fluturimet e kenges tende mbi re te bardha
    Do t'i therras mbledhesit e mbeturinave, t'i largojne te paberat
    Frymemarrjen tua leshojne vargjeve, t'i mbushin arome njeriu
    Gjahtaret do t'i therras, hijenat t'i vrasin lepiresit e gjakut
    Keto krijesa te pamend te zotit, shemtim i truallit dhe i fisit.

    Dhe pres, ngrohtesi ererash Shenjgjini, stuhi kengesh Fishtjane
    Jo,kundermim myku aziat,sentiment ndryshku rrashtash tpergazta
    Si Doc Deda perbuz xhibalin shartimin e Muhametit n'tru tonin
    Kercunjte tone te zhveshur, perbuze keta zvarranike te felliqur
    Keta krimba te verber qe kenaqen trupin e Atdheut , duke brejtur
    Vdekjen na sjellin edhe pse vdekja na vjen gratis porositur

    Nje dite do te behemi kalores te bardhe, ere me krah engjejsh
    Vertikal do te ngrihemi e ne rrafshin vertikal do te bijme n'tonen
    Dhe kurre si ata nga njeriu ne hijena nuk do te shnderrohemi
    Edhe pse te gurezuar na presin e te permbysur ne leg te cmendur
    Udhes sone kryelarte do te ecim, ashtu sic nuk mund te na shohin
    Te keqes perballe t'i rrime, per ne eshte art shume i persosur

    Sidoqofte, kryesore eshte se tash mes nesh kohon kohe tjeter
    Ka rene muret e ndalimit te dashurise dhe muret e vdekjes
    Jane ulur shkrepat, jane zhdukur tmerret, arinjte kane tretur
    Toka e pergjakur plaget ia lepine vetit, kjo ulkonje e vjeter
    Malli kur te na ndrydhe, shohim njeri tjetrin kur te na teket
    Dhe une kur te dua mund t'i ngjitem shkembit lart mbi RUBIK
    Mund ta puth kembanen e Kishes se Shenjte, si ne vitin 2001
    E te hidhem ne valle ilire me perendite e lashta te Atdheut.

    Dhe, mos harro, engjell se vdekja s'eshte fundi yne nen diell
    Do te frymoje kenga porsi shpirti ne dite te keqe e te mire
    Pra, ne fund te cdo fundi, krye ngriti fillimi i madh i serishem
    Asnje mendje e urte s'i perkulet erresires, nuk ia dhuron syte
    Orfeu magjeps,nuk mashtrohet nga genjeshtrat pseudoengjejve
    As nuk ua puth kembet minifaraoneve ngritur nga dera e huaj,
    sepse duhet ruajtur imuniteti njerezor ne ketelemsh te panjerezi
    Nga brumi i kenges ilac duhet shpikur, kunder kancerit te lakmise
    Ndonje kokerr dashurie t'i shpetohet terbimit te shkelesve
    Nje permendore kengesh shtatlarte do ta ngrejme deri ne kaltri
    E do te perqafohemi vellazerisht ne nje ritakim te permallshem
    Maje kalase se Lisusit, ne kohen tone te madhe pas vitit 3000.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2009
    Postime
    26
    poezia qw ju i shkruani Ndoc Gjetes per mua eshte nje hymn i vertete, por mos harroni se cdo pellembe e tokes shqiptare ne shekuj eshte nje Drenice,nje Decan...te cilat permandni ju.Duke e lokalizuar sikur i ngushtoni frymemarrjen poezise suaj e cila, me figurat, frymezimin tuaj tejet patriotik, dhimbjen shpirterore dhe forcen e talentit i kalon permasot e nje copeze nga Shqiperie dhe mund te mbante mbi shpatullat e saj gjithe Arberine e shumevuajtur.
    Pershendetje te sinqerta Pasioni.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-10-2011
    Postime
    1
    I nderuari Pasion,pėrqėndroje vėmendjen te vargu,,Tė gjitha bėrdicat e tė gjitha drenicat...,,

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •