Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Lutje drejtuar Perëndisë

    Lutja e Zotit

    Ati ynë që je ne qiej,
    u shënjtërofte emri yt,
    ardhtë Mbretëria Jote,
    u bëftë Vullnesa Jote,
    si në qiej edhe mbi dhe.
    Bukën tonë të përditshme,
    jepna neve sot.
    Falnai fajet tona,
    sikundër edhe ne,
    ua falim fajtorëve tanë.
    Mos na lër të biem në ngasje,
    por shpëtona nga i ligu.

    Amen
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-03-2005 më 17:05

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Urata për Kungatën Hyjnore

    Besoj, o Zot, dhe pohoj se ti je me të vërtetë Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë, që erdhe në këtë botë për të shpëtuar mëkatarët, nga të cilët, i pari jam unë. Gjithashtu, besoj se ky është Trupi Yt i pacënuar dhe ky është vetë Gjaku Yt i çmuar. Të lutem pra, mëshiromë dhe falmi fajet të bëra me dashje dhe pa dashje, me fjalë dhe me vepra, me dije dhe me padije, dhe bëmë të denjë që të marr pjesë pa dënim në Misteret e Tua të pacënuara, për ndjesen e mëkateve dhe për jetën e amëshuar.

    Amin.


    Në Darkën Tënde Mistike o Bir i Perëndisë merrmë sot pjesëtar se nuk do T'ua them armiqve të Tu Misterin, nuk do të jap të puthur si Juda, por duke të pohuar si kusari thërres: kujtomë o Zot në Mbretërinë Tënde! Mos më gjykofshin dhe mos më denofshin Misteret e Tua të Shenjta o Zot, por më sherrofshin shpirtin dhe trupin.

    Amin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-03-2005 më 17:09

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Besorja

    Ne besojmë në një Perëndi, Atë të Tërëfuqishëm, krijues të qiellit dhe të dheut dhe të gjithë të dukurave dhe të padukurave. Dhe në një Zot Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, të vetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve. Dritë prej Drite, Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë, të lindur, jo të bërë, që ka të qenët një me Atin, me anën e të cilit u bënë të gjitha. Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiejve, edhe u mishërua prej Shpirtit të Shenjtë edhe Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri. Dhe u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat, dhe pësoi e u varros, Dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve. Dhe u ngjit në qiejt dhe rri në të djathtë të Atit. Dhe do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të këtë mbarim.

    Dhe (ne besojmë) në Shpirtin e Shenjtë, Zot, jetëbërës, që buron prej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli me anën e profetëve. Në një Kishë të shenjtë, të përgjithshme dhe apostolike. Pohoj një pagëzim për ndjesën e mëkateve. Pres ngjalljen e të vdekurve. Dhe jetën e ardhshme të amëshuar.

    Amin.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Lutje për Faljen e Mëkateve - Rrëfim

    Një rrefim i shkurtër perpara Konfesuesve Atërore
    Nga Rrëfimi i Plotë i Shën Dhimitrit të Rostovit.


    I rrëfehem Perëndisë, Zotit tim, dhe përpara Atit të nderuar, të gjitha mëkatet e mia të panumërta që i kam bërë në këtë ditë dhe në këtë orë, me vepra, fjalë apo mendime. Unë mëkatoj përditë dhe për orë falë mosmirënjohjes time karshi Zotit dhe bekimeve të Tij të panumërta, dhe falë mbrojtjes së mirësisë së Tij mbi mua, mëkatarin.

    Kam mëkatuar nëpërmjet: të folurit në vetvete, gjykimit të të tjerëve, kokëfortesisë, krenarisë, zemër-ngurtësisë, lakmisë, inatit, përgojimit, pavëmendjes, neglizhencës karshi shpëtimit tim, pakujdesisë, indiferencës, paturpësisë, irritueshmërisë, dëshpërimit, përgjigjes ndaj të keqes me të keqe, hidhërimit, pabindshmërisë, ankesave, vetë-justifikimit, kundërshtimi i të tjerëve, dëshirat e vetvetes, të qënit qortues, thashethemet, gënjeshtrat, mendjelehtësia, tundimi i të tjereve, dashuria për veten, ambicia, grykësia, e ngrëna dhe e pira në ekstrem, kotësia, dembelizmi, argëtimi me mendime të pista, rendja pas trofeve, shikimet e papastërta, mungesa nga shërbimet hyjnore falë dembelizmit dhe pakujdesisë, hutumi në lutje si në kishe edhe në shtëpi; Kam mekatuar në vepra, fjalë dhe mendime; në shikim, dëgjim, nuhatje, shije, prekje dhe në shqisat e tjera të mia fizike dhe mendore; për të gjitha mëkatet unë pendohem dhe kerkoj të falur.

    (Ketu mund të zini në gojë mëkate specfike apo mëkate të tjera që u rrëndojne në shpirt.)

    Unë pendohem dhe kërkoj të falur edhe për të gjitha mëkatet e tjera që nuk i kam rrëfyer falë harresës. Me fal dhe me çliro nga mëkati, o At i nderuar, dhe më beko që të kungoj me të shenjtët dhe jetën - duke shijuar Misteret e Krishtit mbi faljen e mëkateve dhe jetën e amëshuar.

    Amin
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-03-2005 më 17:21

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Lutja e Zotit

    Ati yne qe je ne qiej,
    u shenjterofte emri yt,
    ardhte Mbreteria Jote,
    u befte Vullnesa Jote,
    si ne qiej edhe mbi dhe.
    Buken tone te perditshme,
    jepna neve sot.
    Falnai fajet tona,
    sikunder edhe ne,
    ua falim fajtoreve tane.
    Mos na ler te biem ne ngasje,
    por shpetona nga i ligu.

    Amen
    Kjo eshte me e perdorura dhe me e bukura ene me engjellorja .....
    !!!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Lutja e Jisuit

    O Zot, Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, ki mëshirë për mua (mëkatarin).
    O Zot, Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, ki mëshirë për mua (mëkatarin).
    O Zot, Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, ki mëshirë për mua (mëkatarin).
    ....
    ....
    ....


    Shënim: Këtë lutje duhet ta recitoni pa pushim, me fjale, apo ne heshtje, me goje ose me zemer, ne cdo vend, ne cdo situate, ne cdo kohe. Ajo fjali e shkurtër dhe e thjeshtë duhet te gdhendet në zemrën tuaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-03-2005 më 17:27

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Lutja e Shpirtit të Shenjtë

    O Mbret Qiellor,
    Ngushëllues,
    Shpirti i së Vërtetës,
    që je kudo
    dhe mbush gjithcka,
    thesar i bekimeve
    dhe dhurues i jetës,
    hajde dhe gjej strehë brenda nesh,
    na pastro nga të gjitha papastërtitë
    dhe na shpëto shpirtrat tanë,
    O Ti qe je i mirë
    dhe e dashuron njerëzimin.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Lutja e Shën Efremit

    O Perëndi dhe Zot i jetës sime,
    merre shpirtin tim të plogështisë,
    dëshpërimit, etjes për pushtet dhe të folurit në heshtje;
    dhe dhuroi shërbëtorit tënd
    shpirtin e dëlirësise, përulësisë, durimit dhe dashurisë.

    Po, O Perëndi dhe Mbret,
    më bëj që të shoh mëkatet e mia
    dhe të mos gjykoj vëllanë tim,
    se i bekuar je Ti në jetë të jetëve.

    Amin

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Himi Trishënjtor i Engjëjve

    Shenjt Perëndi! Shenjt i Fuqishëm! Shenjt i Pavdekur! Mëshirona!
    Shenjt Perëndi! Shenjt i Fuqishëm! Shenjt i Pavdekur! Mëshirona!
    Shenjt Perëndi! Shenjt i Fuqishëm! Shenjt i Pavdekur! Mëshirona!

    (Isaia 6:1-5)

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Lutja e Anaforës së Shenjtë

    Të ka hije dhe është e drejtë të të himnojmë, të të bekojmë, të të falenderojmë, të të falemi në çdo vend të zotërimit tënd. Se ti je Perëndi, që s'mund të të shprehim, që s'mund të të kuptojmë; qe je i padukshëm, që s'të arrin mendja jonë, që je gjithnjë, që je i njëjti. Ti dhe Biri yt i vetëmlindur dhe Shpirti yt i Shenjtë. Ti nga e mosqena në të qenët na solle; dhe kur ramë na ngrite përsëri; dhe nuk pushove së bëri çdo gjë, gjersa na shpure lart në qiell dhe na fale mbretërinë tënde të ardhshme. Për të gjitha këto të falenderojmë Ty dhe Birin tënd të vetëmlindur dhe Shpirtin tënd të Shenjtë, për të gjitha ato që dimë dhe ato që s'dimë, për mirëbërësitë e dukshme dhe të padukshme që na janë bërë. Të falenderojmë dhe për këtë meshë, që denjove t'a pranosh nga duart tona, ndonëse qëndrojnë pranë teje mijëra kryeengjëj dhe dhjetëra mijëra engjëj, keruvimet dhe serafimet me gjashtë krahë, me shumë sy, që qëndrojnë në erë, që fluturojnë, duke kënduar himnin triumfal, duke britur, duke thirrur dhe duke thënë:

    Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti Sabaoth, qielli e dheu janë plot me lavdinë tënde: Hosana Ti më të lartat. I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit. Hosana Ti në më të lartat!

Tema të Ngjashme

  1. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  2. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  3. Shkrimet e Hershme: Tertuliani mbi lutjen
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 08:34
  4. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •