Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1

    Bilal Xhaferri

    Postuar nga
    Shqiptar
    Nder i kombit
    Posts: 2069
    (8/12/01 6:14:53 pm)
    ---------------------------------------------------------------------------------
    Udhėton dhembja Ēame
    -poezi nga Bilal Xhaferri-

    Nėse poetet shqiptarė nuk kanė patur dhe aq fat, poezia shqipe s’ka qenė e tillė, pėrkundrazi, ajo i ka dhėnė zė historisė sė kombit dhe ēdo trevė e jona ka patur, si tė thuash rapsodin e vet, rob dhe tė vėrbėr, prej tė cilit ne kemi parė muzgjet e humbjeve krenare apo agullimin e fitoreve tė trishta.
    Shkrimtari Bilal Xhaferri ėshtė dhe kėngėtar i dhembjes ēame, i saj pjese qė ka munguar, por qė s’ka reshtur sė prodhuari trishtim e tragjedi.
    Ky shkrimtar i asaj treve rikrijoi brengėn kolektive nė kohėn kur atdheu ishte mė pak atdhe, por i pushtuar nga diktatura vendase, fill mbas Luftės II Botėrore, kur pushtuesit e huaj u larguan.
    Sundimtarėt e rinj mbi gėrmadha po hidhnin dhe kufomat e tė pushkatuarve, mes tė cilėve ishte dhe babai i shkrimtarit tė ardhshėm, Bilal Xhaferrit. Skuadra komuniste e pushkatimit e vrau si nacionalist.
    Bilali 9 vjeēar ahere mbeti kėshtu jetim pėr jetė. I pėrkiste fisit tė shquar tė Hasan Tahsimit nga Konispoli.
    Largohet nga vendlindja duke besuar se do t’i shpėtonte, sadopak, pėrndjekjeve. Punon si korier nė Sarandė. Kryen njė shkollė teknike dhe punon nė Rruga – ura nė Veri. Por e internojnė baltrave tė Durrėsit.
    Arriti tė botojė librin e shkėlqyer me tregime "Njerėz tė rinj, tokė e lashtė", por pėrmbledhja me poezi "Lirishta e kuqe" u ndalua dhe u ēua fabrika tė letrės pėr t’u ribėrė letėr sterile. romani "Krastakraus" mbeti nė dorėshkrim.
    Qė t’i shpėtonte arrestimit dhe burgut, Bilal Xhaferri arratiset mė gusht tė 1969 nė Greqi pėr tė ikur nė SHBA.
    Dy vjet punon nė gazetėn "Dielli" tė shqiptarėve tė Amerikės. Nė Ēikago themeloi gazetan e Lidhjes Ēame "Krahu i shqiponjės".
    Njerėz tė panjohur e sulmojnė me thikė nė Nju Jork. Sigurimi i shtetit komunist shqiptar kėrkonte vdekjen e tij dhe tė veprave. I digjet shtėpia dhe gjithė dorėshkrimet. Vdes nė rrethana tė dyshimta, pas njė operacioni nė kokė me 1987 nė Ēikago.
    Ndėrsa kėtu kompllotohej me heshtje ose kujtohej vetėm pėr t’u sharė (ose pėr t’u rivrarė), tė burgosurit politikė nė Spaē, Qafė – Bari, Burrel, nėpėrmjet atyre qė e kishin njohur, kujtonin dhe mėsonin pėrmendėsh vargje tė Bilal Xhaferrit.
    U desh tė binte diktatura e kuqe qė shqiptarėt nė vitet e lirisė, kur qe vendosur shteti demokratik, tė sillnin eshtrat e Bilal Xhaferrit nė atdhe qė balta e tij tė prehej pėrgjithmonė e pėrzjerė me baltėn e vendlindjes.
    Poezitė e Bilal Xhaferrit pėr Ēamėrinė janė antologjike pėr nga bukuria dhe dhimbja. Ndėrkohė, pėr sa i pėrket pėrmbajtjes, janė tė vetmet nė tė gjithė poezinė mbarėkombėtare qė mbartin dramėn e Ēamėrisė, dėbimin e hershėm, lotėt, dergjen e krahinės epirionte, zbrazėtirėn e madhe si njė zgavėr tronditėse nė kohė. E gjitha sikur parandjell drejtėsinė, mė fuqishėm se ēdo UĒĒ e mundėshme.
    Visar Zhiti

    Pegasit

    Nga qielli mos u ul Pegas pėr mua,
    e bėj mė kėmbė unė rrugėn.
    Hapėsirat e pamatura i dua,
    po dua sa mė pranė tė jem me tokėn.

    Pas trokėllimės tėnde qiellore
    poetėt le tė thurrin vargje-ar,
    unė jam kėmbėsor i rrugėve tokėsore,
    i rrugėve tokėsore kėngėtar.

    Nga qielli, pra, mos zbrit Pegas pėr mua,
    e bėj mė kėmbė unė rrugėn.
    Hapėsirat e pamatura i dua
    po mė merren mendtė kur s’ndiej nėn kėmbė tokėn.


    Shqipėri 1976

    Vend i vogėl
    Kohė e vogėl
    Rracion i vogėl.

    Errėsirė e madhe
    Frikė e madhe
    Mjerim i madh.

    Dhe rrugėve tė atdheut
    Si kukuvajka nėn hėnė
    Leh e ulėrin
    "Gazi" – 69. 1

    "Krahu i shqiponjės",
    nr.3-4, 1976.


    Baladė Ēame

    Ylberi, si njė pėrshėndetje e pėrlotur lamtumirė,
    u zhduk matanė largėsive,
    mbi kreshtat e flakėve,
    nėpėr shi...

    Matanė largėsive u zhduk e pėrflakur Ēamėria
    dhe tė gjitha rrugėt tona shpien nė veri.
    Ulėrin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote,
    mbi tė shtrenjtat troje tona stėrgjyshore.

    Nė kullotat e braktisura kullosin rrufetė.
    Ullishtet e pavjelura gjėmojnė si dallgė nėpėr bregore.
    Dhe kudo toka ēame,
    mbuluar nga retė,
    rėnkon e mbytur nė gjak e lot,
    e mbetur shkretė,
    pa zot.

    Na e tregojnė drejtimin plumbat, qė vėrshėllejnė nė errėsirė.
    Na e ndriēojnė rrugėt flakėt, qė gjithė tokėn kanė pėrpirė
    Pas shpinave tona pėrplas tufani dyert e shkallmuara tė shtėpive
    dhe rrugėt zgjaten e zgjaten si veri.

    Ne, popull muhazhir, ecim nėpėr shi...
    Lamtumirė, Ēamėri!


    Natė Ēame

    Ndali ēapin kopeja e ulqve
    Nė errėsirėn e thinjur me flokė bore.
    Ndali ēapin pranė staneve tė heshtura
    Kopeja e egėr e pyjeve ēame.
    S’dėgjohen tė lehura, s’dėgjohen blegėrima,
    Nuk duken mė zjarret ku dremitin ēobenėt.
    Vetėm deti rreh bregdetin me dallgė pa pushuar,
    Vetėm hėna porsi dele e ndarė nga kopeja
    Nėpėr shtigjet e reve baret e vetmuar.
    Ndali ēapin kopeja e ulqve
    Dhe pėrgjon e uritur nė errėsirėn thinjoshe.

    Ku ini ju ēobenė me gunat e bardha?
    Ku i kini delet qė blegėrinin kullotave?
    Ku i kini qiprat, ku kėmborėt si kėmbana?
    Ku i kini qent e staneve qė ulurinin si luanė?
    Murrot, balot, gudot – armiqtė tanė tė vjetėr?
    Ku janė qė t’u tregojnė me ēatallet e hekurt
    Se si nė shesh tė luftės luftohet pėr jetėn?

    Hesht nė errėsirė Ēamėria shkretėtirė,
    vetėm dallga rreh parreshtur shkėmbenjtė kryeulur
    Dhe jehona e saj e gjerė nėpėr natėn joniane
    Pėrzihet me ulurimen e ulqve tė uritur.


    U botua nė revistėn "Krahu i shqiponjės"
    nr.2, 1997 me pseudonimin Kiman Halil Ēami


    Janinė, vjeshtė

    Liqeni i Janinės – luginė plot me ujė
    Dergjet i pėrgjumur nė mjegullėn mėngjesore,
    Shket krahu i pulėbardhės mbi nisinė si tumule,
    Me fletėt e rrepeve mbulon era shetitoret.
    Xhamitė ekzotike, bija lindore tė braktisura
    U pozojnė tė trishtuara turistėve nga perėndimi.
    Matanė sinorit me tela vijėn stėrnipat e Pirros
    Dhe kalojnė kryeulur nėn rrepet buzė limanit

    Vjeshta lakuriqe si "missis minifunde",
    Fėrkohet pas ledheve mjekrosh tėrė myshk,
    Atje ku Frosina iu shkėput Ali Pashait
    Dhe nė ujrat e ftohta tė gjolit u zhyt.
    Ashtu ėshtė Janina e vjetėruar mėnjanuar
    Dhe tė duket sikur nė gjol mengadalė do humbasė
    Bashkė me lavdinė e dikurshme tė harruar
    Bashkė me buēimėn e tambureve luftarakė.
    Do humbasė nė Joaninėn e re me neon,
    Nėn valėt e veturave qė shkasin asfalteve
    Nėn hotelet moderne "Ksenia", "Palladion".
    Nėn tingujt e kambanave dhe kėngėt e psallmeve...

    Liqeni i Janinės – luginė plot me ujė
    Pėrkundet i pėrgjumur nė mjegullėn mėngjesore.
    Qė tej sinorit me tela vijnė stėrnipat e Pirros
    Dhe kalojnė kryeulur nėn rrepet e shetitoreve
    Me njė mendim tė heshtur, me njė brengė pėrvėlonjėse.

    "Krahu i shqiponjės", nr.2. shkurt 1978


    Eja, trishtim

    Eja, trishtim,
    eja me hapa fletėsh qė bien nga degėt,
    eja me hapa shiu qė kėputet nga fletėt...
    Eja, trishtim,
    Eja me hapa tingujsh qė dridhen nė mbrėmje,
    eja me hapa zemrash qė rrahin me dhimbje...
    Eja, trishtim,
    o prehėr i ėmbėl qė nuk mė braktise kurrė,
    o strehė e qetėsisė sime,
    o ėndėrrime tė mia,
    o gji i shpresės sime!
    Eja, trishtim,
    trishtim,
    eja.


    Motrės sime Antikės
    (Variant)

    Ershi pėrsėri vjeshta,
    me shira,
    me fletra.
    Tė iku, motėr, jeta,
    me rėnkime dhe brenga.
    O sikur tė mundja,
    guackat e maleve t’i ēaja
    dhe horizontet t’i shtyja
    e tek ti tė vija!
    O sikur tė mundja,
    pėrmes botės sė kredhur nė errėsirė,
    tė digjesha si njė shteg drite,
    tė rridhja si njė qiri i shkrirė,
    tė ndriēoja rrugėn tėnde, motra ime...
    Po erdhi pėrsėri vjeshta,
    me shira...
    me fletra.


    "Qiriu" i Naimit

    Nė vitrinėn e librarisė me llampa neon
    bėn dritė "Qiriu" i Naimit.
    E sjell nė shtėpi dhe, gjer natėn vonė,
    njėlloj ai bėn dritė edhe nė dhomėn time.
    Dhe flakė e tij e ėmbėl nuk zbehet asnjė thėrrime

    pėrballė abazhurit me dritė elektrike.
    Pastaj, kur zbardh dita, e shoh pėrsėri:
    as nė dritėn e diellit nuk zbehet flakė e tij,
    e zjarrta flakė, e shenjta flakė,
    qė digjet nė pėrjetėsi.


    Poezia e parė

    Poezia ime e parė e botuar
    kaloi nė kantierin tonė duar mė duar,
    pastaj ma kthyen mua gazetėn, mė sė fundi,
    po tani poezia e vogėl nuk dukej gjėkundi.
    Ajo qe mbuluar e tėra me shenja njollash,
    e tėra me shenja balte, betoni dhe vajrash;
    secili nga shokėt e mi
    kish lėnė atje tė prekurėn e duarve tė tij
    dhe ēdo e prekur sikur ishte njė nėnshkrim
    kallosh punėtori,
    dhe ēdo e prekur sikur ishte njė shtrėngim
    duarsh punėtori,
    dhe mė dukej sikur punėtorėt poezinė time e
    pagėzonin
    si poezi tė tyre,
    poezi djerse, balte dhe betoni.


    Rosat

    Nė muzg tė mbrėmjes rosat ndjellin njėra – tjetrėn
    dhe zbresin buzės sė lumit sė bashku me rrjedhėn,
    te bėrylet e ledhinave, nėn livadhet e gjelbėr,
    ku zbardhėllejnė nė muzg mu si kokrrat breshėr.

    O, sa ngjyra tė bukura kanė puplat e rosave!
    Tė duket sikur era i ka mbuluar me fletėt e luleve,
    qė shkunden nga ledhinat sipėr bujanave.

    Ato kullosin dhe rrjedha i merr me vete, si buqeta,
    poshtė ujėrave tė qelqta e tė qeta.


    Ti je njė pardesy

    Ti je njė pardesy.
    Tek ti fėshfėrijnė tė gjitha:
    mendimet, pardesyja, zemra.
    Ti je njė pardesy
    dhe bota tė duket si njė sallon mode,
    ku parakalon si pardesy e dalė prej garderobe.
    Ti je njeri – pardesy.
    Tė shoh tek zhdukesh pėrtej – fėshfėrimė – nėpėr erė,
    sikur tė mos kesh qenė asnjėherė.


    Mbrėmje

    Perėndim’ i purpurt shuhet pėrmbi dhe.
    Larg, ylli i mbrėmjes digjet si fener.
    Ndanė rrugės hapen shtigje me marrė,
    nė rrugė kalon reparti im xhenier.

    Dredhon nė tė pėrpjetėn, buzė lumit,
    kjo rrugė e largėt, rrugė e humbur mali.
    maretė me vath tė kuq, si gurė rubini,
    nė ėndrra i pėrkund puhi e zallit.

    Pėrkund puhiza me mare
    dhe pluhurin e rrugės hedh mbi ne.
    Dhe ėndrra rinie era zgjon,
    dhe djersa sipėr ėndrrave kullon.

    Ēdo bulėz djerse mė duket si njė yll
    nė qiellin e kulluar pa kufi
    dhe qielli i lart mė duket si pasqyrė,
    ku shoh fytyrėn tėnde Shqipėri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-04-2002 mė 15:22

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan shigjeta pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bili99 (14-10-2018),bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Bilal Xhaferri

    Atdheu


    E para mjegull e Shtatorit
    Porsi qefini te mbuloi
    Sa shpejt nga syte atdhe me humbe
    Sa shpejt erresira te gllaberoi

    Si djerse te ftohta ndrinin naten
    Mbi ballin tend te argjendte yj`
    `Me tel me gjemba gjoksi yt
    I lidhur mbeti ne kufi.

    Ashtu te lashe i shtrenjti vend
    Dherrugen mora per ketej
    Ku valle me con kjo rruge e larget?
    Kur valle serish tek ti do te kthej?

    Floriri i vargjeve te mia
    U shkri per ty me dhembshuri
    Tani si hekur shpirti im
    Me lot u ndryshk dhe u nxi...

    Si djerse te ftohta ndrinin naten
    Mbi ballin tend te argjendte yj`
    Me tel me gjemba gjoksi yt
    I lidhur mbeti ne kufi.

    Ashtu te lashe i shtrenjti vend
    Dhe rrugen mora per ketej
    Ku valle me con kjo rruge e larget?
    Kur valle tek ti do te kthej?





    Kosova


    Kosova
    Me ndarje dhe nenndarje gjeografike
    Me ndarje dhe nenndarje historike
    Kosova
    Qe nga ujrat e kulluara te Ohrit
    Deri ne erresiren e minierave te Mitrovices
    Qe nga brigjet e kaltra te Ulqinit
    Deri ne Qelekullen e ne fushen e Nishit
    Kosova
    Fushe e begatshme me fruta e grunore
    Qe bie ere pranveres e tera lule molle
    Kosova me male kreshnike
    Male te zhveshur me pisha e bredhishte
    Qe e rrahin qiellin me krahe shqipesh
    Qe e dehin diellin me arome rreshire
    Qe e ndezin qiellin me zbardhellime debore
    Kosova
    Krahine shqiptare qe ne fillim te saj
    Toke e Manastirit
    E Prizerenit
    E Plaves dhe e Gucise
    Toke e legjendave legjendare te Gjergj Elez Alise
    Kosova
    Legjende e mbetur ne rrugekryq te historise
    Kosova
    Gjithnje ashtu si gjithnje
    Me dhem te shternguar e me shpirt nder dhembe
    Kosova
    Ku shqiptaret flasin nje gjuhe dhe degjojne dy gjuhe
    Kosova gjithnje ashtu.

  4. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Dita pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bili99 (14-10-2018),bsdev (01-03-2017)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Shkurtima.

    DASHURI DHE FATE

    Atė vit vjeshta kaloi si i ka hije, pa asnjė ērregullim tė motit, pa shira dhe erėra tė parakohshme. Tetori ishte i qetė dhe i vagėlluar. Nga fillimi i nėntorit ranė ca shira tė pakta dhe koha u hap pėrsėri. Pastaj, nė janar, ra bora e parė, nė mars ēelėn thanat dhe nė maj lulėzoi tėrė vendi...
    Kėshtu, muajt ndoqėn njėri-tjetrin.
    Gjatė verės, lulet e pranverės zunė kokrra. Nė vjeshtė u volėn kokrrat e fundit dhe filluan tė binin fletėt e para... Dhe pėrsėri hyri janari i vitit tjetėr...
    ...Nė njė nga ditėt e para tė Vitit tė Ri, kompania ime bėnte stėrvitje taktike, e vendosur nė pozicion luftimi buzė lumit L. Tėrė kohėn e stėrvitjes ra njė shi, njė shi bore, i akullt, i ngadalshėm, i pandėrprerė, qė tė lagte dhe tė fuste drithmėn deri nė palcė... Si mbaroi stėrvitja, u kthyem nė repart. Ashtu tė njomur dhe tė bėrė pellg nga shiu hymė nė "dhomėn ushtarako-politike", ku qėndruam tė pastronim armėt. Ata qė e mbaronin pastrimin, shkonin dhe shpinin armėt nė armaturė dhe, kėshtu, salla boshatisej pak e nga pak. Unė po vonohesha. Pecja e vajimit m'i kishte bėrė duart gjithė vaj dhe gishtėrinjtė e ngrirė mė ishin shtrembėruar, si tė paralizuar. Duke shikuar gishtėrinjtė e mi, m'u kujtua se kėshtu mė paralizoheshin ata dhe kėshtu mė ndoteshin nga ndryshku i hekurave, kur lidhja soleta nėn ndonjė shi tė lehtė.
    Njė ushtar u kujtua dhe shkoi hapi radion.
    Po mbaronte njė emision me muzikė ritmike. Pastaj u bė njė pauzė. Pas pak spikerja tha:
    Po japim pjesė orkestrale: Klod Debysi: "Ndriēimi i hėnės."
    M'u drodh zemra... Kėtė pjesė e kisha dėgjuar ato ditėt e fundit kur u largova nga qyteza N., katėrmbėdhjetė muaj mė parė. Ngjante me "Serenatėn" e Shubertit, nuk ngjante po tė kujtonte tėrė serenatėn. Sa mė pėlqente! I rrėmbyer nga muzika, tėrė qenia sikur mė shkrihej duke m'u bėrė njė me tingujt, dhe nė mendje fillova tė sjell ato kujtime tė shtrenjta qė i ruaja thellė nė shpirt.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ChuChu pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    AVE MARIA

    Jeta e njeriut ėshtė shumė e shkurtėr. Po edhe sikur tė jetoja njė mijė vjet, unė s'do ta harroja kurrė Marien.
    Marie quhej mushka qė na sillte ushqimin e drekės. Ajo tani ishte njė mushkė e thyer nė moshė dhe vinte e pakėt, e dobėt dhe e kėrrusur. Sikur njerėzit tė ishin disi mė njerėzorė me kafshėt, ajo duhej tė ishte ēmbrehur prej kohėsh dhe tė ishte lėnė tė ngryste e qetė ditėt e fundit tė pleqėrisė sė saj. Po ashtu, siē ishin shtazorė me njėri-tjetrin, njerėzit s'dinin se si tė ishin njerėzorė me kafshėt. Dhe mjerė ato kafshė tė mjera qė ishin mė afėr me ta.
    Pėr fatin e saj tė hidhur, Maria ishte shumė afėr me njerėzit, e kish vėnė perėndia drejtpėrdrejtė nė shėrbim tė tyre.
    E mbrehur pėrpara karrocės, e lodhur dhe e mbėrthyer me rrypa e litarė, e kėrrusur dhe e tendosur nėn peshėn qė tėrhiqte, ajo u binte kryq e tėrthor tėrė rrugėve tė fermės, nga furra e bukės nė dyqanin e ushqimeve, nga menca e punėtorėve nė brigadat e fushės, nga njėri sektor nė tjetrin.
    Ajo ish njė personazh i njohur nė fermė. Emri i saj ish njė ndėr emrat mė popullorė.
    - Erdhi Maria! Erdhi Maria! - dėgjohej anembanė fushės e thirrura jonė nė kohėn e pushimit tė mesditės kur prinim tė na vinte ushqimi i drekės.
    - Erdhi Maria! Erdhi Maria! - pėrsėritej emri i saj nga brigada nė brigadė.
    Karroca me dy rrota gome pėrkundej e kėrcente nė gropat e rrugės. Mbi kryet e karrocierit, njė copė katrema e rrėmbyer nga era, e shqyer pėrgjysmė nga streha e gjysmėkabinės, tundej ritmikisht sikur mė pėrshėndeste.
    - Erdhi Maria!
    Ajo nuk nxitonte. Ajo s'kishte fuqi tė nxitonte nė atė moshė. Vrapi saj kishte mbaruar prej kohėsh dhe tani tė vinte keq tek e shikoje tė merrte njė turr tė shkurtėr prej plake, e detyruar nga fshikullimat e kamzhikut tė karrocierit. Ai e rrihte kot tė gjorėn kafshė. Dreka jonė vinte me shumė vonesė, po se mos ishte faji i saj. Ajo nisej nga kuzhina kur e nisnin. Dhe vėrtet ecte ngadalė, po ecte gjithnjė dhe atė qė s'e arrinte dot me shpejtėsi e fitonte nė kohė. Po tė varej prej saj, ajo do tė mund tė arrinte nė kohėn e duhur tek ne. Po nuk varej asgjė prej saj. Dhe ai e rrihte.

  8. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Bilal Xhaferi

    BALADE ĒAME

    Ylberi, si nje pershendetje e perlotur
    lamtumire,
    u zhduk matane largesive,
    mbi kreshtat e flakeve,
    neper shi.
    Matane largesive u zhduk e perflakur
    Cameria
    dhe gjitha rruget tona shpien ne veri.
    Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e
    lashta epirote,
    mbi te shtrenjtat troje tona
    stergjyshore.
    Ne kullotat e braktisura kullosin rrufete.
    Ullishtet e pavjelura gjemojne si dallge
    neper bregore.
    Dhe kudo toka came,
    mbuluar nga rete,
    renkon e mbytur ne gjak e lot,
    e mbetur shkrete,
    pa zot.
    Na e tregojne drejtimin plumbat,
    na e ndricojne rrugen flake, qe gjithe
    token kane perpire.

    Pas shpinave tona perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive.
    Dhe rruget zgjaten e zgjaten ne veri.
    Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi...
    Lamtumire, Cameri!

  9. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Fiori pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bili99 (14-10-2018),bsdev (01-03-2017)

  10. #6
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Eja Trishtim

    Eja, trishtim ,
    eja me hapa fletesh qe bien nga deget,
    eja me hapa shiu qe keputet nga fletet...
    Eja trishtim ,
    eja me hapa tingujsh qe dridhen ne mbremje,
    eja me hapa zemrash qe rrahin me dhimbje...
    Eja , trishtim,
    o preher i embel qe nuk me braktise kurre,
    o strehe e qetesise sime,
    o enderrime te mia,
    o gji i shpreses sime.
    Eja , trishtim,
    trishtim ,
    eja.

  11. #7
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    BILAL XHAFERI


    RINIA IME



    Nuk mė vrapoi rinia

    duke gjurmuar pulpėt si shishe shampanje.

    nuk m'u verbua rinia

    pas ngjarjeve tė fustaneve.

    nuk m'u mbyll rinia

    nė parantezat e qepallave

    tė ndonjė vajze sentimentale.



    rinia ime zgjodhi njė tjetėr drejtim,

    zgjodhi tė tjera ngjyra,

    duke gjurmuar njė dashuri tė madhe,

    duke kėrkuar njė lumturi tė madhe,

    si nė njė aksion tė pandėrprerė,

    nga kantieri nė kantier,

    nga ferma nė fermė,

    nga miniera nė minierė;

    rrugėve tė atdheut.

    Ajo mbarti tė gjtiha ngjyrat e baltrave

    dhe tani e shoh tek digjet

    kurorė sipėr dheut,

    si njė ylber i pjellė nga mitra

    e shtrėngatave.





    BILAL XHAFERI


    SA SHPEJT KALOI RINIA JOTE



    FUSTANI YT I NUSĖRISĖ

    SI BRYMĖ E BARDHĖ TĖ MBULOI,

    SA SHPEJT KALOI RINIA JOTE

    SA SHPEJT PRANVERĖN VJESHTA NDĖRROI.



    NGA DEGĖT FLETĖT U RRĖZUAN,

    TAKSIA HUMBI LARG NĖ RRUGĖ.

    Ē'U NGRYSĖN VITET KAQ SHPEJTUAR

    Siē ENDEN MJERGULLAT NĖ MUZG.



    FLORI I VARGJEVE TĖ MI

    U SHKRI PĖR TY ME DHIMBSURI.

    TANI SI HEKUR SHPIRTI IM

    ME LOT U NDRYSHK EDHE U NXI.



    NGA DEGĖT FLETĖT U RRĖZUAN,

    I RRAHĖN KRAHĖT ZOGJTĖ NĖ JUG,

    SI HARQE VIOLINE DRIDHEN

    MOTIVE VJESHTE NĖPĖR DRURĖ.

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar EDLIN pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  13. #8
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Bilal Xhaferri


    Pegasit


    Nga qielli mos u ul Pegas pėr mua,
    e bėj mė kėmbė unė rrugėn.
    Hapėsirat e pamatura i dua,
    po dua sa mė pranė tė jem me tokėn.

    Pas trokėllimės tėnde qiellore
    poetėt le tė thurrin vargje-ar,
    unė jam kėmbėsor i rrugėve tokėsore,
    i rrugėve tokėsore kėngėtar.

    Nga qielli, pra, mos zbrit Pegas pėr mua,
    e bėj mė kėmbė unė rrugėn.
    Hapėsirat e pamatura i dua
    po mė merren mendtė kur s’ndiej nėn kėmbė tokėn.

  14. 2 antarėt mė poshtė falenderuan EDLIN pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bili99 (14-10-2018),bsdev (01-03-2017)

  15. #9
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Bilal Xhaferri


    Natė Ēame


    Ndali ēapin kopeja e ulqve
    Nė errėsirėn e thinjur me flokė bore.
    Ndali ēapin pranė staneve tė heshtura
    Kopeja e egėr e pyjeve ēame.
    S’dėgjohen tė lehura, s’dėgjohen blegėrima,
    Nuk duken mė zjarret ku dremitin ēobenėt.
    Vetėm deti rreh bregdetin me dallgė pa pushuar,
    Vetėm hėna porsi dele e ndarė nga kopeja
    Nėpėr shtigjet e reve baret e vetmuar.
    Ndali ēapin kopeja e ulqve
    Dhe pėrgjon e uritur nė errėsirėn thinjoshe.

    Ku ini ju ēobenė me gunat e bardha?
    Ku i kini delet qė blegėrinin kullotave?
    Ku i kini qiprat, ku kėmborėt si kėmbana?
    Ku i kini qent e staneve qė ulurinin si luanė?
    Murrot, balot, gudot – armiqtė tanė tė vjetėr?
    Ku janė qė t’u tregojnė me ēatallet e hekurt
    Se si nė shesh tė luftės luftohet pėr jetėn?

    Hesht nė errėsirė Ēamėria shkretėtirė,
    vetėm dallga rreh parreshtur shkėmbenjtė kryeulur
    Dhe jehona e saj e gjerė nėpėr natėn joniane
    Pėrzihet me ulurimen e ulqve tė uritur.

  16. 2 antarėt mė poshtė falenderuan EDLIN pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bili99 (14-10-2018),bsdev (01-03-2017)

  17. #10
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Bilal Xhaferri


    Kosova


    Me ndarje dhe nenndarje gjeografike
    Me ndarje dhe nenndarje historike
    Kosova
    Qe nga ujrat e kulluara te Ohrit
    Deri ne erresiren e minierave te Mitrovices
    Qe nga brigjet e kaltra te Ulqinit
    Deri ne Qelekullen e ne fushen e Nishit
    Kosova
    Fushe e begatshme me fruta e grunore
    Qe bie ere pranveres e tera lule molle
    Kosova me male kreshnike
    Male te zhveshur me pisha e bredhishte
    Qe e rrahin qiellin me krahe shqipesh
    Qe e dehin diellin me arome rreshire
    Qe e ndezin qiellin me zbardhellime debore
    Kosova
    Krahine shqiptare qe ne fillim te saj
    Toke e Manastirit
    E Prizerenit
    E Plaves dhe e Gucise
    Toke e legjendave legjendare te Gjergj Elez Alise
    Kosova
    Legjende e mbetur ne rrugekryq te historise
    Kosova
    Gjithnje ashtu si gjithnje
    Me dhem te shternguar e me shpirt nder dhembe
    Kosova
    Ku shqiptaret flasin nje gjuhe dhe degjojne dy gjuhe
    Kosova gjithnje ashtu.

  18. 2 antarėt mė poshtė falenderuan EDLIN pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bili99 (14-10-2018),bsdev (01-03-2017)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bilal Xhaferri
    Nga Dita nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2011, 01:28
  2. Kriza ne Maqedoni
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 11:06
  3. Si duket edhe "PIRAMIDAT" paskan pasur Gjeneral
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 10:38
  4. Zbulimet me te fundit te Ministrise se Brendshme Maqedonase
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 05-09-2002, 16:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •