Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet nė Bllog
    17

    Rrėfimi dhe Kungimi i duhur

    Rrėfimi dhe Kungimi i duhur

    Perpara rrefimit besimtari duhet te perpiqet qe te kujtoje te gjitha mekatet qe i ka bere me dije apo pavetedije. Duhet qe te riekzaminoni me kujdes jeten tuaj ne menyre qe te kujtoni jo vetem mekatet e bera qe nga koha e rrefimit te fundit, por edhe ato mekate qe nuk i keni rrefyer fale harreses. Pastaj, me keqardhje dhe zemer te penduar, afrojuni Kryqit dhe Ungjillit dhe filloni qe te rrefeni mekatet tuaja.

    1. Rrefejini mekatet ne menyre te sinqerte, duke mbajtur parasysh qe nuk po ia rrefeni thjeshte nje njeriu por Vete Zotit. Zoti i di mekatet tuaja dhe vetem kerkon qe ju ti pranoni ato. Nuk duhet tu vije turp nga ati juaj shpirteror: ai eshte nje person sic jeni edhe ju. Ai i njeh dobesite njerezore, tendenca e njeriut karshi mekatit. Per kete arsye, ati juaj shpirteror nuk ka se si te jete nje gjyqtar i keq ndaj jush ne rrefim. A eshte arsyeja se ju vjen turp ta beni nje gje te tille pasi nuk doni qe te humbisni opinionin e mire qe ati juaj shpirteror ka per ju? Perkundrazi, ati juaj shpirteror do te kete akoma me shume dashuri per ju kur ai e shikon se sa i sinqerte dhe i hapur jeni ne rrefimin e mekateve. Per me teper, nese ju vjen turp qe te zbuloni mekatet tuaja perpara vetem nje njeriu, atit tuaj shpirteror, si do tia beni qe te tejkaloni turpin kur te dilni ne Diten e fundit te Gjykimit perpara Zotit? Atje, te gjitha mekatet tuaja te cilat nuk i keni rrefyer do te hapen para Vete Zotit, para Engjejve dhe gjithe njerezve.

    2. Tregohuni specifik kur rrefeheni, duke rendituar te gjitha mekatet me vete. Shen Joan Gojarti na thote: "Nje besimtar nuk duhet vetem te thote: Kam bere mekat, ose jam plot mekate, por duhet qe ti deklaroni te gjitha llojet e mekateve." "Zbulimi i mekateve," thote Shen Basili i Madh, "i nenshtrohet te njejtit ligj si dhe Deklarimi i semundjeve fizike..." Mekatari eshte i semure shpirterisht, dhe ati shpirteror eshte doktori ose sheruesi. Qe do te thote qe duhet qe ti rrefeni mekatet tuaja ne te njejten menyre si i semuri pershkruan doktorit simptomat e semundjes se tij nga i cili i semuri pret qe ta sheroje.

    3. Mos zini ne goje asnjeri tjeter gjate rrefimit, per shembull, mos u ankoni per ndonje person - cfare rrefimi eshte ky? Nuk eshte rrefim por gjykim dhe perben nje mekat te ri.

    4. Mos u mundoni qe te shfajesoni veten ne ndonje menyre gjate rrefimit: duke ia hedhur fajin dobesise, zakonit, etj. Sa me shume e justifikoni veten gjate rrefimit, aq me pak shfajesoheni perpara Zotit. Sa me shume ju denonconi, gjykoni apo akuzoni veten, aq me shume jeni te shfajesuar ne syte e Zotit.

    5. Kur pyeteni nga ati shpirteror, mos thoni: "Nuk e mbaj mend, mbase e bera edhe ate mekat". Zoti na ka urdheruar qe te mbajme mend gjithmone mekatet tona. Ne menyre qe te mos justifikoni veten me mungese kujtese, duhet qe ti rrefejme mekatet tona sa me shpesh qe te mundim. Ata te cilet, fale pakujdesise, rrefehen dhe marrin kungim rralle, dhe ne kete menyre i harrojne mekatet, nuk kane kujt tia hedhin fajin pervec vetes se tyre. Ata nuk mund te shpresojne per faljen e mekateve qe nuk arriten as ti rrefejne. Prandaj, eshte imperative qe te perpiqemi qe te mbajme mend te gjitha mekatet tona. Kur dikush na ka borxh dicka ne e mbajme mend ate. Por nga ana tjeter harrojme borxhet tona perpara Zotit! A nuk tregon kjo nje mungese te theksuar shqetesimi per shpirtin tone nga ana jone?

    6. Nese nuk ju pyet ati shpirteror, mos i renditni mekatet qe nuk i keni bere apo gjerat qe nuk i keni bere. Duke e bere nje gje te tille, i perngjasoni Farisejve ne Ungjill. Nuk jeni duke rrefyer mekatet, por jeni duke u mburur, pra duke e rritur gjykimin ndaj jush.

    7. Duhet te rrefejme me dhimbje dhe zemer te penduar mekatet me ane te te cilave i kemi shkaktuar dhimbje Perendise. Nuk eshte mire qe shume veta i thone mekatet e tyre si fakte, pa ndonje keqardhje. Flasin sikur jane duke bere nje bisede te zakonshme. Ajo qe eshte akoma me e keqe, eshte e qeshura gjate rrefimit. Keto jane te gjitha shenja te te mungeses se pendimit. Rrefimi ne kete menyre nuk te pastron mekatet, por ti rrit ato.

    8. Dhe ne fund, rrefejini mekatet me besim ne Jezu Krishtin, me shprese ne meshiren e Tij. Vetem me besim ne Jezu Krishtin dhe shprese tek Ai ne mund te marrim falje per mekatet tona. Pa besim, nuk mund te marrim falje te mekateve. Nje shembull per kete eshte Juda tradhtari - te cilit i erdhi shume keq per ate qe beri, por nuk kish besim ne Jezu Krishti, nuk kish shprese tek meshira e Tij, dhe prandaj i dha fund jetes se tij.

    Kjo pra, eshte menyra se si duhet te rrefehemi ne menyre qe te marrim faljen e mekateve tona nga Perendia. "Nese i rrefejme mekatet tona, Ai eshte besnik dhe do te na fali mekatet dhe do te na pastroje nga te gjitha padrejtesite." (1 Joan 1:9)


    Pergatitja plot lutje per Kungimin

    Nga te gjitha ditet ne jeten e nje te Krishteri, me e lumtura eshte ajo dite ne te cilen ai merr Kungimin e Shenjte te merituar, me vemendje dhe pergatitje te plote. Nepermjet rrefimit, e pastrojme veten nga te gjitha mekatet, e hapim shpirtin tone perpara vete Perendise, dhe morem ne shtepine e shpirtit tone nje Mik te Shenjte Hyjnor, Zotin tone Jezu Krisht, i Cili tha: "Ai qe ha Trupin Tim dhe pi Gjakun Tim jeton ne mua dhe Une ne te." Ne diten qe ne marrim kungimin, eshte shume e rendesishme per ne qe te mbajme parasysh se cfare jemi duke bere, dhe me pjesmarrjen tone ne kete Mister te shkelqyer, te kuptojme cfare pergjegjesie po marrim mbi supe. Te presesh Mikun Hyjnor ne menyre te pakujdesshme, pa vemendjen e duhur, do te thote qe te mallkosh veten. Mos qofte keshtu! Ja se cfare eshte minimumi qe duhet te bejme ne menyre qe te marrim te mirat shpirterore te kungimit:

    1. Rrefejini mekatet perpara Liturgjise, ne menyre qe ti lejoni vetes dhe atit shpirteror kohen e duhur per nje rrefim te plote. Ne fund te kesaj broshure do te gjeni nje "Nje rrefim i shkurter perpara Rrefyesit." Perpara se te vini ne rrefim, lexojini ne shtepi mekatet qe ju keni bere ne menyre qe ta keni te lehte per ti kujtuar, ose sillini te gjitha ne rrefim te shkruara ne nje cope leter.

    2. Lexoni Rregullin e Lutjes perpar Kungates se Shenjte. Ne Librin e Lutjeve te Jordanville, ky rregull mund te gjendet ne faqet 334-368. Rregulli perbehet nga nje seri Psallmesh, nje Kanon, dhe lutje perpara Kungimit. Ata me te zellshmit mund ti shtojne ketij Rregulli edhe Kanonin e Jezusit me te Embel, Kanonin dhe Akathistin e Hyjelindeses Me-te-Shenjte, dhe Kanonin e Angjellit Ruajtes. Keto lutje mund ti gjeni ne Librin e Lutjeve Jordanville.

    3. Ne diten e Kungimit te Shenjte, eshte themelore qe te vini ne kishe qe kur ne fillim te Liturgjise, dhe me barkun osh, p.sh. te mos kesh ngrene apo pire qe nga mesnata e nje dite me pare, dhe as te mos kesh pire duhan. Ata qe vine me vonese ne kishe nuk mund ti afrohen Kupes se Shenjte.

    4. U kerkojme besimtareve tona femra qe kur kungojne, nuk duhet te vene buzkuq dhe duhet ti mbulojne kokat e tyre.

    5. Kisha i udhezon ata qe i afrohen Kungimit qe ti kryqezojne krahet e tyre ne gjoks, ti afrohen duke pranuar Jezu Krishtin ne buzet e tyre, me zemrat te mbushura me nje dashuri te zjarrte per Te, dhe me falenderime per Te. Ne vitin 961, Keshilli i gjashte Ekumenik vendosi Kanonin: "Kushdo qe deshiron te marri pjese...le ti beje duart ne formen e nje kryqi teksa afrohet, dhe le te marri kungaten e hiresise...(Kanoni 101).

    6. Ne udhezimet per Urdhrin e Sherbimit thuhet se sapo merr Trupin dhe Gjakun e Krishtit, kaperdiji ato me nderim, dhe pasi i fshini buzet, puthni anen e Kupes qe simbolizon brinjen e Krishtit prej nga rrodhi gjak dhe uje.

    7. Pas Kungimit, lexoni lutjet falenderuese. Ne kishen tone, keto lutje lexohen gjithmone ndersa besimtaret jane duke lavderuar Kryqin e Shenjte. Kunguesit mblidhen ne anen e majte te kishes, se bashku degjojne lutjet, dhe pasi mbarojne i afrohen Kryqit.

    Ushqimi i Darkes Mistike eshte Ushqimi Hyjnor per rikrijimi tone ne Dhiaten e Re midis Zotit dhe njerezimit. Kushdo qe e merr kete ushqim pa pergatitjen e duhur i sjell vetes te kunderten - shkaterrimin. Mos qofte keshtu!

    Nje rrefim i shkurter perpara Konfesuesve Aterore
    Nga Rrefimi i Plote i Shen Dhimitrit te Rostovit.

    I rrefehem Perendise, Zotit tim, dhe perpara atit te nderuar, te gjitha mekatet e mia te panumerta qe i kam bere ne kete dite dhe ne kete ore, me vepra, fjale apo mendime. Une mekatoj perdite dhe per ore fale mosmirenjohjes time karshi Zotit dhe bekimeve te Tij te panumerta, dhe fale mbrojtjes se miresise se Tij mbi mua, mekatarin.

    Kam mekatuar nepermjet: te folurit ne vetvete, gjykimit te te tjetere, kokefortesise, krenarise, zemer-ngurtesise, lakmise, inatit, pergojimit, pavemendjes, neglizhences karshi shpetimit tim, pakujdesise, indiferences, paturpesise, irritueshmerise, deshperimit, pergjigjes ndaj te keqes me te keq, hidherimit, pabindshmerise, ankesave, vete-justifikimit, kundershtimi i te tjereve, vete-vullneti, te qenit qortues, thashethemet, genjeshtrat, mendjelehtesia, tundimi i te tjereve, dashuria per veten, ambicia, llupesia, e ngrena dhe e pira ne ekstrem, kotesia, dembelizmi, argetimi me mendime te pista, rendja pas trofeve, shikimet e papasterta, mungesa nga sherbimet hyjnore fale dembelizmit dhe pakujdesise, hutumi ne lutje si ne kishe edhe ne shtepi; Kam mekatuar ne vepra, fjale dhe mendime; ne shikim, degjim, nuhatje, shije, prekje dhe ne shqisat e tjera te mia fizike dhe mendore; per te gjitha mekatet une pendohem dhe kerkoj te falur.

    (Ketu mund te zini ne goje mekate specfike apo mekate te tjera qe te rendojne ne shpirt.)

    Une pendohem dhe kerkoj te falur edhe per te gjitha mekatet e tjera qe nuk i kam rrefyer fale harreses.

    Me fal dhe me cliro nga mekati, o at i nderuar, dhe me beko qe te kungoj me te shenjtet dhe jeten - duke krijuar Misteret e Krishtit mbi faljen e mekateve dhe jeten e ameshuar.


    Pergatituar nga Katedralja Orthodhokse Ruse e Shen Joan Pagezorit, Washington, DC. Artikullin e gjeni ne anglisht ketu. Perktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2008 mė 04:01

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet nė Bllog
    17
    EKZAMINIMI I NDĖRGJEGJES

    Pėrpara rrėfimit ēdo i penduar duhet tė pėrgatitet duke ndjekur kėto hapa:

    1. Ekzamino ndėrgjegjen duke pėrdorur udhėzuesin mė poshtė.
    2. Trego ndjesi tė sinqertė pėr mėkatet e tua.
    3. Shiko tė gjitha mėkatet e jetės tėnde dhe mundohu tė gjesh shkaqet kryesore qė tė shtyjnė tė mėkatosh. Bėj ndryshimet e duhura nė jetėn tėnde qė ti korrigjosh kėto shkaqe.
    4. Rrėfe mėkatet e tua.


    UDHĖZUES PĖR EKZAMINIMIN E NDĖRGJEGJES

    Mos u shpejto. Mos u trego sipėrfaqėsor. Evito ankthin.

    Kam ardhur nė Rrėfim apo nė Kungim pa e pėrgatitur veten?
    A besoj nė Zot, Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtė?
    A kam gabuar duke mos patur besimi nė Zot dhe Mėshirėn e Tij?
    A jam ankuar kundėr Perėndisė kur gjėrat nuk mė kanė shkruar ashtu siē do tė mė pėlqenin mua?
    A jam treguar mirėnjohės ndaj Bekimeve tė Perėndisė?
    A kam qėnė mė i dhėnė se sa duhet ndaj tė mirave materiale?
    A jam treguar dorėshtrėnguar, lakmitar apo i dashuruar pas parasė?
    A e kam ndihmuar Kishėn sa duhet sipas mundėsive tė mia?
    A kam gjetur kohė qė tė lutem dhe tė lexoj Shkrimet e Shenjta rregullisht?
    A dyshoj nė ekzistencėn e Perėndisė?
    A i mbaj kreshmėt siē duhet?
    Kam dashur tė vdes ndonjėherė?
    A i jam lutur Perėndisė me besim?
    A kam bėrė idhuj njerėz apo gjėra?
    A jam treguar i pavėmendshėm ndaj shėrbesave nė Kishė?
    A kam munguar nė Kishė pa arsye?
    A kam ardhur me vonesė nė Kishė apo ikur para pėrfundimit tė liturgjisė pa arsye?
    A kam treguar nderimin e duhur ndaj Personave tė Shenjtė dhe gjėrave tė shenjta?
    A i kam qėndruar larg Rrėfimit apo Kungimit pasi pėrtoj apo e kam tė vėshtirė?
    A kam qėndruar natėn vonė tė shtunėn dhe kam ardhur tė dielėn nė Kishė i lodhur?
    A kam shkuar vetėm tė Dielave nė Kishė dhe nuk kam shkuar nė Ditėt e Shėnuara dhe tė Shtunave?
    A e kam keqpėrdorur emrin e Perėndisė nė ndonjė mėnyrė?
    A kam mallkuar dikė apo ndonjė gjė?
    A kam bėrė punė tė parėndėsishme tė dielave? A i kam mbajtur kreshmėt e Kishės?
    A e kam neglizhuar familjen time dhe nuk i kam ndihmuar kur mė kanė kėrkuar ndihmė?
    A jam bėrė njė shembull i mirė pėr fėmijėt (motrat dhe vėllezėrit) e mi?
    A i kam korrigjuar gabimet e tė tjerėve me inat dhe padurim?
    A i kam trajtuar siē duhet njerėzit rreth meje? A i kam uruar vdekjen njeriu?
    A kam rėnė pre e inatit dhe a kam lenduar njeri me vepra apo fjalė?
    A kam bėrė qė tė tjerė tė bien nė mėkat pėr fajin tim?
    A kam keqtrajtuar kafshėt?
    A kam dėshtuar qė tė fal fajet tė tjerėve dhe a vazhdoj tė mbaj inat ndaj njeriu?
    A i kam futur hundėt nė jetėn, punėt, familjen e tė tjerėve dhe a jam bėrė unė shkak pėr grindje apo zėnka?
    A kam paragjykuar qėndrimet, veprimet, gabimet apo mangėsitė e njerėzve tė tjerė?
    A kam njė pakėnaqėsi tė fortė ndaj njė personi?
    A nuk e kam falur dikė qė mė ėshtė sjellė keq me mua?
    A jam treguar mashtrues me tė tjerėt?
    A jam kėnaqur teksa u jam mburrur tė tjerėve pėr veshjen, pasurinė, suksesin tim etj...?
    A insistoj qė tė tjerėt tė mė vlerėsojnė dhe mė mbetet qejfi kur njerėzit nuk tregojnė vėmendjen e duhur ndaj meje?
    A jam kokėfortė, mendjemadh, egoist, krenar dhe mendoj vetėm pėr vete? (Tregoni kujdes pėr kėto mėkate se ėshtė e vėshtirė tė ēlirohesh prej tyre)
    Nėse je prind, a je duke i rritur fėmijėt "nė mėnyrėn e Perėndisė"?
    A kam krye akte tė padenja vetė apo me tė tjerė?
    A kam blerė apo lexuar libra dhe filma tė pahijshėm?
    A kam qėnė tepėr i dhėnė pas gjėrave tė pahijshme?
    A e kam tepruar me tė ngrėnit apo me pirjen e duhanit?
    A jam treguar pėrtac, nė vend numėro apo duke harxhuar kot kohėn?
    A kam mbajtur fjalėn e dhėnė tė tjerėve pėr tė mos e nxjerrė sekretin qė mė besuan?
    A kam vjedhur gjė dhe a kam dashur tė vjedh gjė?
    A kam mbajtur diēka pėr vete qė nuk ishte e imja?
    A kam tradhėtuar njeri?
    A kam dhėnė pėr bamirėsi nė raport tė drejtė me mundėsitė e mia?
    A jam treguar i sinqertė?
    A kam thėnė gėnjeshtra apo kam shtuar apo hequr nga e vėrteta?
    A kam nxjerrė nga goja fjalė tė kėqija e tė pamenduara pėr dikė?
    A kam nxjerrė sekrete qė mė ishin besuar?
    A jam pėrpjekur qė tė shoh tė mirėn tek tė tjerėt se sa mangėsitė e tyre?
    A jam treguar xheloz ndaj pasurisė sė tjetrit?
    A kam dėmtuar apo shkatėrruar pasurinė e tjetrit?
    A kam qėnė i pakėnaqur me atė qė mė ka dhėnė Perėndia?
    A kam shpresuar pėr tė keqen e dikujt nė mėnyrė qė unė tė pėrfitoja prej saj?
    A kam treguar nderimin dhe bujarinė e duhur ndaj tė tjerėve?
    A kam insistuar qė tė bėj vetėm minimumin e asaj qė Kisha pret prej meje?


    Kur vjen momenti qė tė shkoni tek prifti pėr t'u rrėfyer, shkoni tek tavolina dhe nderoni Kryqin dhe Ungjillin mbi tė. (Nėse ėshtė nė praktikėn e grigjės suaj, recitoni edhe kėtė lutje:

    Unė, njė mėkatar, i rrėfej tė gjitha mėkatet e mia
    Perėndisė Zot tė Tėrėfuqishėm,
    Njė nė Trininė e Shenjtė,
    Virgjėreshės sė Bekuar Mari, Nėnės sė Zotit,
    Engjėllit tim tė Shenjtė mbrojtės,
    tė Gjithė Shenjtorėve,
    dhe ju, Ati im rrėfimtar.)


    Pastaj rrėfeni me rradhė mėkatet tuaja dhe kini parasysh qė jeni duke ia rrėfyer Krishtit nė praninė e Priftit tė Tij.

    Mos pėrdorni fjalė si "nganjėherė", "herė pas here", "por", "vetėm" - tregohu i sinqertė dhe rrėfe mėkatet e tua. Mos i trego priftit pėr punėt e mira tė tua - nuk ėshtė koha pėr to gjatė rrėfimit.


    P.S Pėrktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.

  3. #3
    INTRODUKSION PER PARAPERGATITJE SPIRITUALE
    PER MISTERIN E RREFIMIT



    Fonti: Perkthyer nga italishtja i nje dokumenti edukativ, qe ne origjine ishte ne gjuhen rumune, ku sherben si introduksion per misterin e rrefimit, marre nga siti i kishes Shenjtet Sergei dhe Serafim ne Milano, i Patriarkatit te Moskes.

    Misteri i Rrefimit eshte menyra me te cilen Zoti fal, nepermjet atit shpirteror, mekatet e kristianeve qe pendohen me sinqeritet duke u rrefyer perballe priftit.

    1. Ne rrefim nuk duhet te tregosh mekatet per te cilat je penduar me pare dhe ku ke marre edhe faljen, per ato qe nuk i ke bere me.
    2. Duke rrefyer mekatet, nuk duhet te fajesosh persona te tjere me te cilet je gjendur ne momentin qe edhe i ke kryer. Fajso kryesisht personin tend, pa u shfajesuar, pasi kush shfajsohet, akuzohet.
    3. Nuk duhet te rrefesh mekatet me imtesi, pasi duke perjetuar situatat e mekatit mos te provokosh shpirtin tend ose ate te atit shpirteror qe te degjon. Trego me mire me nje ndjenje dhimbje pendimi, me deshiren per te mos i perseritur me.
    4. Nuk do ta besh rrefimin ne menyre te siperfaqeshme, te ftohte ose i ngurtesuar, por duke dashur me sinqeritet pendimin dhe keshtu te vihet ne paqe edhe ndergjegja jote me Zotin.
    5. Nuk duhet te kesh turp prej priftit dhe ku mos te fshehesh as edhe nje mekat, per te mos bere qe ne vend te faljes dhe sherimit te marresh nje denim.
    6. Me pare se te rrefehesh analizo ndergjegjen me kujdes, duke mos ekzagjeruar ne aresyet, pasi mund te humbesh ate qe eshte me te vertete me esenciale, do me thene:
    - mos ta duash me te vertete Zotin,
    - mos te duash, ose e kunderta te urresh, tjetrin,te afermin tend,
    - mos te lutesh ku mos te kesh kujdes per gjerat shpirterore,
    - mos te jesh i perulur,por plot me kryeneēeri, egoizem dhe dashakeqes, i drejtuar nga hakmarrja, shpifjes dhe denigrimit drejt te afermit tend.
    7. Duke vajtur tek ati shpirteror, kujto nese ke bere ndonje nga mekatet qe i therrasin qiellit, dmth:
    - Vrasje ( abortimi eshte i konsideruar vrasje te femjeve, per te cilen behen fajtor te dy prinedrit, jo vetem gruaja.
    - Mekate te ngjashem si ato te Sodoma dhe Gomorres, ndryshe homoseksualiteti ose ē’do forme perverse seksuale.
    - Mashtrimi dhe perfitimi ndaj te afermit i shperblimit te punes.
    - Dhuna, persekutimi ose padrejtesia ne dretim te vejushave, te jetimeve dhe te varferve.
    - Mungesa e rrespektit dhe asistenca, perqeshja o dhuna kundrejt prinderve.
    8. Konsidero mire nese je bere fajtor mekatar te tipit kapital si:
    - Krenari, mendjemadhesi dhe kokefortesi ( mekate djallezore )
    - Dashuri per pasuri ( e barabarte me idolatrine )
    - Paturpesi, ē’nderim ose prostitucion te trupit tend ose te tjereve.
    - Grykesi me ushqimin, te pijeve, te mirash materiale o gjerash te pavlera.
    - Cmire drejt dikujt, trishtim per pasurite e te tjereve dhe gezim per fatkeqesite e te tjereve.
    - Egersia, eshte shkaktare qe te shpie drejt humbjes se gjykimit dhe te shtyn ne fjale dhe aksione te liga.
    - Dembelizmi, mungesa e pergjegjesise ndaj detyres dhe punes.
    - Pabesi ose indiference ndaj Zotit, Kishes ose shpetimit te shpirtit.
    - Urrejtje kunder Zotit dhe se Vertetes se shenjte.
    - Deshperim qe Zoti te ndihmoje ne momentin e nevojes.
    - Ekzaxhirim te besimit ne zemergjeresine e Zotit, qe te ben te mekatosh pa pushim dhe te mos pendohesh.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet nė Bllog
    17
    Pėr njė rrėfim tė gjallė e shpėtues

    Tė gjithė tė krishterėt pa pėrjashtim duhet tė pendohen nėse duan tė shpėtohen. Por si du- het tė jetė njė rrėfim vėrtet i sinqertė? Shumė nuk e dinė kėtė. Ja pėrse ėshtė e nevojshme tė fla- sim mė thellė pėr kėtė ēėshtje. Do tė ekzami- nojmė tri pjesė tė rrėfimit:

    • Ēfarė duhet tė bėjmė para rrėfimit?
    • Ēfarė duhet tė bėjmė kur jemi me rrėfyesin?
    • Ēfarė duhet tė bėjmė pasi largohemi nga rrėfimi?

    Ēfarė tė bėjmė para rrėfimit?


    I pari dhe i fundit nga apostujt e Krishtit mė- katuan rėndė. Petroja mohoi Krishtin, Juda e tradhtoi. Por Petroja u fal dhe Juda humbi. Pe- troja iu rikthye dinjitetit apostolik, ndėrsa dėnimi i kohės peshon mbi Judėn. Ēfarė e shpėtoi Pe- tron dhe ēfarė e shkatėrroi Judėn? Ēfarė duhet tė kishte bėrė ai? Tė rrėfente mėkatin e tij pasi e bėri? Ai u rrėfye nė ēastin kur shkoi te skribėt e te Pleqtė duke iu thėnė: “Mėkatova duke dhė- nė nė vdekje njė tė pafajshėm.” Dhe Juda i ho- dhi 30 monedhat e argjendta nė tempull. Por a ishte e mjaftueshme? Pėr fat tė keq jo! Njė rrė- fim i mėkateve (ose njė pohim) nuk shpėton. Njė zemėr e thyer dhe e pėrulur duhet tė shkojė paralelisht me njė besim tė gjallė nė hirin e Perė- ndisė. Juda u dėshpėrua pėr shpėtimin e tij, pra- ndaj humbi pas kėtij pohimi qė bėri. U varr nė njė pemė dhe shpirti shkoi nė torturat e pėrjetshme.
    Petroja nuk veproi kėshtu. Nė oborrin e Ka- jafės, e mohoi tri herė Krishtin, Mėsuesin dhe Mirėbėrėsin: “Nuk e njoh kėtė njeri” (Matth. 26.74). Megjithatė, gjatė mohimit tė tretė, kur dėgjoi gjelin tė kėndonte, iu kujtuan fjalėt e Krishtit, u ndėrgjegjėsua pėr mėkatin e tij dhe u pėrul nė zemėr. Doli nga kopshti, braktisi shoqė- rinė e shėrbėtorėve tė Kryepriftit dhe ajo qė ishte mė e rėndėsishme, ai derdhi lot hidhėrimi, lot tė sinqertė, tė vėrtetė duke shprehur kėshtu njė pendim tė thellė. Sipas Traditės, gjatė gjithė jetės sė tij, sa herė qė dėgjonte gjelin tė kėndonte, Petros i kujtohej mėkati qė kishte bėrė dhe prej syve i buronin rrėke lotėsh. Petroja nuk u dėsh- pėrua, por besoi nė mėshirėn hyjnore dhe u shpėtua.
    Petroja na jep njė mėsim pėr jetėn: tė kthehe- mi sėrish te Perėndia pasi ramė nė njė mėkat. Besimi nė mėshirėn hyjnore e nxjerr jashtė dėsh- pėrimin. Perėndia ėshtė dashuri. Sado i rėndė tė jetė mėkati ynė, Ai e fal, vetėm ne duhet tė pendohemi me gjithė zemėr. Dėshpėrimi ėshtė vepėr dhe triumf i demonit nė zemrėn e njeriut. Le tė imitojmė shėn Petron nė njė tjetėr aspekt. Kur u ndėrgjegjėsua pėr mėkatin e tij, e braktisi menjėherė oborrin e mallkuar tė Kryepriftit, atje ku kishte mohuar Krishtin. Edhe ti, vėlla e motėr, nėse do tė rrėfesh e tė kthehesh te Perėndia, braktisi vendet e mallkuara tė mėkatit ku ke banuar deri mė tani dhe ku ke mohuar Krishtin, jo tri herė, por tridhjetė e tri herė. Dil prej andej me trup, zemėr dhe shpirt. Petroja i braktisi edhe shėrbėtorėt e Kryepriftit. Ti gjithashtu, braktise miqėsinė me ata qė tė mėsojnė mėkatin ose qė tė shtyjnė nė tundim. Morali mė i rėndėsishėm nė sjelljen e apostullit tė penduar ėshtė ky: kur Petroja ishte vetėm, iu rikthye vetes. Pėrjetoi terrorin e mėkatit tė tij dhe qau hidhur duke vu- ajtur. Kur shkon tė rrėfehesh, mos shko nė mis- ter pa njė parapėrgatitje paraprake.
    Fillimisht largohu nga zhurmat e jetės sė pėr- ditshme. Lėr pas ēdo lloj meraku, mblidh veten, mendjen, zemrėn, thuaj njė lutje tė shkurtėr, nga thellėsia e zemrės. Kujto mėkatet e tua dhe shkruaji nė njė fletė, nė mėnyrė qė tė mos i harrosh. Ruaj vetėdijen e papastėrtisė sė jetės sate para rrėfimit. Kujto dhjetė urdhėrimet, shqyrto ato qė ke shkelur, ekzamino ndėrgjegjen tėnde, qaj pėr rėnien dhe nė kėtė gjendje shko tek ati. Atėherė do tė mund tė kesh ndėrgjegjen se do tė marrėsh njė falje tė vėrtetė. “ Zemrėn e thyer e tė pėrulur Perėndia nuk do ta pėrbuzė.”
    Tė vajtosh pėr mėkatet e tua, tė ndjesh njė pendim tė sinqertė, ėshtė e nevojshme nėse dė- shiron tė falesh nga Perėndia. Shėn Isaak Siriani thotė se Perėndia e pranon dhimbjen e pendimit tonė si njė blatė pendimi. Ja pra ēfarė duhet tė bėjmė para se tė shkojmė tek ati pėr t’u rrėfyer. Rrėfimi paraprihet nga njė lutje personale nė heshtje dhe nė vetmi, lutje pendimi e shoqėruar me njė ekzaminim serioz i fyerjeve qė ke bėrė ndaj Perėndisė; me njė keqardhje pėr fajet dhe me njė vendim tė fortė se mė hirin e Perėndisė do shėrohesh.”

    Ēfarė tė bėjmė kur jemi me rrėfyesin?

    Gjatė rrėfimit, depėrto nė infermierinė e Krishtit.
    Vetė Perėndia ėshtė mjeku. Vetėm Ai mund tė japė ose tė marrė jetė, tė gjykojė, tė dėnojė apo tė falė. Prifti ėshtė veēse njė dėshmitar dhe njė pėrfaqėsues i Perėndisė. Ja tek je mė kėmbė, para priftit dhe padukurisht para Krishtit. Ti afrohesh me druajtje dhe duke u dridhur para misterit tė madh tė pastrimit. Prifti dėgjon rrėfimin tėnd, por Perėndia e pranon. Prifti cakton mjekimet, por Perėndia kryen mrekullinė e ripėr- tėritjes shpirtėrore. Si i krishterė, ji i ndėrgjegjshėm se si do tė shkojė pėrpjekja jote. Nė vazhdim, pėr shkak tė pakujdesisė, tė neglizhencės, tė padijes ose tė frikės, mund tė mos shėrohesh. Nėse i ke frikė Perėndisė me tė vėrtetė, mos ki frikė tė rrėfesh mėkatet e tua. Gjykatėsi pėrpara tė Cilit je ėshtė pafundėsisht i mėshirshėm.

    Rrėfimi tė bėhet pa turp.
    Nė botė, jetojmė nė njė hipokrizi farisiane. Jemi si ata jashtė nuk tregohemi ata qė jemi me tė vėrtetė. Duam qė njerėzit tė kenė pėrshtypje tė mirė pėr personin tonė. I fshehim pra tė metat. Edhe nėse nuk kemi asnjė cilėsi tė spikatur, ne lėvdohemi me virtyte imagjinare. Dhe a nuk e gė- njejmė njėri-tjetrin kėshtu? Nuk e ėshtė e lehtė tė paraqitesh si mėkatar para priftit. Kemi turp tė tregojmė tė metat tona. Por si do tė shėrohemi kur e fshehim sėmundjen tonė? E heqim turpin kur shkojmė te mjeku, e kėshtu kujdesemi pėr shėrimin e trupit. Atėherė, pėrse kemi turp tė rrėfejmė fajet te prifti? A nuk e kuptojmė se ky turp bėhet pengesė pėr shpėtimin tonė? Le tė kemi turp nė ēastin kur mėkatojmė dhe jo kur rrėfehemi. Perėndia e lidh turpin me mėkatin. Tė mos e dėgjojmė demonin qė prish urdhrin hyjnor dhe frymėzon turpin gjatė rrėfimit. Njė ditė, kur Sokrati shėtiste nė njė rrugė tė Athinės, pa njė nga studentėt e tij tė dilte nga shtėpia e njė gruaje tė pėrdalė. Djaloshi u mbulua me turp kur pa mėsuesin ta shikonte, por u largua shpejt pėr t’u fshehur. “Djalosh”, i tha Sokrati, “nuk ėshtė turp tė dalėsh nga kjo shtėpi, turp ėshtė tė qėndrosh atje.” Kėshtu Krishti na fton tė mos kemi turp tė zbulojmė mėkatet nė rrėfim, por tė kemi turp kur i mbajmė ato brenda, tė fshehura. Shėn Vasili i Madh thotė se mėkati i fshehur me vetėdije e helmon fatalisht shpirtin e mėka- tarit. Si mund tė shėrohet njė sėmundje nėse ia fshehim mjekut?
    Le tė mėsojmė pra tė rrėfehemi me guxim. Rrėfimi i mėkateve kėrkon thjeshtėsi. Pendim- tari nuk ka pse tė ketė turp. Prifti qė dėgjon rrė- fimin ėshtė njė mėkatar si ai dhe qė e di mirė kė- tė. “Funksioni i atit nuk ėshtė tė gjykojė, por tė ketė dhembshuri, tė ndėrmjetojė, tė falė nė emėr tė Zotit, tė caktojė mjekimet qė do ndihmojnė pėr kthimin e birit.” Na kujton Trebnik. Ai qė rrėfehet nuk duhet tė ketė frikė nga pesha e mėkate- ve. Kusari u fal. Petroja qė mohoi Krishtin u fal. Ai nuk duhet t’i druhet rrėfyesit edhe nėse ky i fundit ėshtė i ashpėr dhe i sertė. Ndodh qė pėru- lėsia, sinqeriteti, thjeshtėsia nė rrėfim prek edhe vetė atė qė i ėshtė ngarkuar tė falė nė emėr tė Zotit. Shpesh vullneti i birit pėr t’u bindur e nxit rrėfyesin nė urtėsi dhe nė kujdes.

    Nga Arkimandrit Serafim Aleksiev
    Pėrktheu Eleni Pani

Tema tė Ngjashme

  1. Rrefimi im - Leon Tolstoi
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 14:57
  2. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00
  3. Rrefimi i Plakut.
    Nga Nice_Boy nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-10-2004, 21:54
  4. Kungimi
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-01-2004, 18:30
  5. Rrėfimi: Ėndrra ime ishte tė bėhesha prostitutė
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •