Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Dhimitėr Xhuvani

    Porti i loteve - Dhimitėr Xhuvani


    Edhe ata qė nuk qanin, kapėrdinin lotėt. Atyre qė ulėrinin, nuk i dėgjohej mė zėri. As dallgėt e detit nuk dėgjoheshin. Dhe motori i anijes sė fundit nuk u dėgjua. Dhimbja kishte shurdhuar ēdo gjė. Sikur njeriu tė mos kishte sy! Sa mirė do tė qe! Asnjė nė atė qytet tė lashtė, as tė vdekurt brez pas brezi, s’kishin parė njė ngarkesė tė tillė njerėzore. Dhe direku i anijes ishte mbushur me njerėz! Anija dikej sikur po mbytej. Emri i saj “Jeronim De Rada” i shkruar me shkronja tė bardha, ishte zhutyr nėn ujė. Sigurisht, ata qė kishin hipur nuk e kishin menduar mbytjen.
    Anija dhogė e zezė arkivoli, kurse deti i gjerė e i pafund, varr i madh. Asgjė nuk dėgjohej. Dhembja e madhe kishte shurdhuar gjithēka. Po barba Koēua, kapiteni i anijes, pse nuk i ra sirenės si ēdo mėngjes kur nisej pėr peshkim? Pse pra nuk i ra sirenės sot? Nuk e shikonte ai se shkronjat e bardha po mbyteshin? Njė krismė pushke ēau ajrin. Njė breshėri automatiku elektrizoi zemrat. Sheshi i molit u patsrua me luftė. Dhe njerėzit u ndanė pėrgjysmė: ca nė det me “De Radėn” e ca nė tokė, te kulla e Mujo Ulqinakut. E nuk u besonin syve derisa anija u tret. U tret apo u fik? Shpėtoi apo u mbyt?
    Deti s’ėshtė si varreza ku mbahet njė minutė zi. Nė tė sundon heshtja e gjatė. Hesht me orė tė tėra fare i qetė, i zbrazėt, i braktisur. Bosh, fare bosh. Po pulėbardhat ē’u bėnė? Apo u trembėn nga vėshtrimet e syve bosh tė njerėzve kėtej gardhit? Njė krismė ēau ajrin. Nuk ishte krismė pushke, ishte njė piskamė e gėzuar nėne, e cila shikoi e para atje tej, nė kufi tė qiellit e tė detit njė njollė tė zezė.
    - Atje, atje! Unė e pashė. Ma panė sytė. Sytė e panė! – filloi tė thėrriste ajo. Mijėra e mijėra sy mbėrthyen detin. Zbrazėtira iku nga sytė e tyre. Nė det lėkundej lehtė njė dhogė e zezė. Sesi lėkundėj! Dhoga u bė djep. Dhe djepit iu bė njė direk. Djepi zmadhohej si nė pėrrallėn e detit. U bė i madh sa njė qivur, pastaj sa njė magje e madhe. Pastaj… u bė anije.
    - De Rada, po vjen De Rada e barba Koēos!
    Anija po vinte pėrballė e pas pak filloi tė dukej gjithēka. Dhe shkronjat e bardha nisėn tė duken. Buzėt e njerėzve lėviznin si buzėt e fėmijėve tė ēerdheve qė sapo kani nisiur tė mėsojnė shkronjat e para tė ndara nė rrokje. Je-ro-nim-De-Ra-da! Anija se si hyri nė mol. Dėgjohej vetėm zhurma e motorit. Goditjet nuk ishin ritmike. Dhe tymi se si ishte, se si dilte, sikjur po jepte shpirt. Mos vallė anija nuk kishte mė fuqi btė bėnte dhe ato njėzet a tridhjetė metrat e fundit? Mos vallė Jeronim De Rada plak erdhi deri aty vetėm i shtyrė nga forca e mallit pėr brengėn e tij? Motori bėri dhe dy-tre rrahjet tė ērregullta, si njė zemėr e plakur, e sėmurė. Shtėllunga e fundit e tymit doli e bardhė, si re, si frymė shpirti. Dallgėza e fundit e ujit, e shtyrė nga anija, sa puqi tokėn u shua. O Zot! Nė qoftė se ka Zot! Gardhi u shthur se edhe ushtarėt e policat bij nėnash janė. tė gjithė u sulėn, sepse secilit i kishte ikur gjysma e vetes detit, pėrtej ėndrrės, brenda dhimbjes. Tė gjithė u futėn nė det si tė ishte dita e Shėn Mėrisė sė Gushtit, ndonėse ishte mars, pėrsendia e luiftės. Dhe tė gjithė shtangėn sa mbėrritėn nė anije. O Zot! Nė qoftė se ka Zot! Ē’tė shohin? Asnjė frymė njeriu. Asgjė e gjallė. Kuverta heshtte si tė ishte njė copė shkretėtirė. Timoni ishte i lidhur for me litarin nė kursin e portit tė lashtė tė Durrėsit. Dhe sasia e karburantit ishte llogaritur qė anija bosh tė jepte shpirt aty buzė bregut, pranė vargjeve:
    Arbėria qė prapa detit na kujton,
    se ne tė huaj jemi nė kėtė dhé.
    O, sa vjet kaluan e zemra s’e harron,
    se pėr turkun (e pėr disa) mbetėm pa mėmėdhe.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ChuChu pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ndėrron jetė shkrimtari Dhimitėr Xhuvani

    TIRANĖ- Ka ndėrruar jetė nė moshėn 75-vjeēare shkrimtari i njohur Dhimitėr Xhuvani. Autori i shumė librave dhe i skenarėve tė filmave u lind nė Pogradec nė vitin 1934. Xhuvani studioi nė institutin "Gorki" nė Moskė.

    Ai eshtė autor i 50 veprave artistike, ndėr mė tė njohurat: 'Kambanat e fundit' (1958), 'Midis dy netėve' (1962), 'Tuneli' (1966), 'Pėrsėri nė kėmbė' (1970), 'Fan Smajli' (1971), 'Zgjimi i Nebi Surrelit' (1976), 'Shtegu i Bardhė' (1976), 'Do tė jetojmė ndryshe' (1979), 'Vdekja e zotit Kaloti' (1981), 'Bota ime' (1984), 'Dhimbja e dritės' (1990), 'E dielė pas vdekjes' (1992), 'Kambana e thyer e Kremlinit' (1996), 'Kryqėzimi i dytė i Krishtit' (1996), 'I mbyturi i Otrantos' (1998), 'Fytyra e vdekjes' (tregime-1999), 'Kupa e helmit' (2001), etj.

    Botimi i romanit "Tuneli" nė vitin 1966, nė tė cilėn shkrimtari paraqiti me realizėm gjendjen e vėshtirė qė po kalonte Shqipėria bėri qė Xhuvani tė shikohet me sy tė keq nga regjimi dhe tė dėbohet nga Tirana, duke shkruar tė punonte nė Cėrrik. Pas rikthimit nė Tiranė, nė vitin 1970, ai do tė botonte romanin "Pėrsėri nė kėmbė".

    Xhuvani ėshtė edhe autori i mbi 15 skenarėve tė filmave artistikė dhe dokumentarėve, tė realizuar nga ish-Kinostudio 'Shqipėria e re".

    Shekulli

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar BOKE pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet nė Bllog
    17
    Shuhet dhe Dhimiter Xhuvani

    Ben Andoni
    E Marte, 20 Tetor 2009

    Nuk do te jetoje me edhe shkrimtari Dhimiter Xhuvani. Kete fillimjave, ne oret e para te saj, ai e ka mbyllur misionin e tij jetesor. Ne fjalet qe jane thene dhe do te thuhen tashme, ne nje pike do bashkohen te gjithe: ai mbetet ne kujtese si nje shkrimtar punetor dhe shume i perqendruar pas punes se tij. Modest, i heshtur dhe vazhdimisht kerkues, ai e beri bashkebisedimin e tij me te madh ne art-permes krijimtarise se tij. "Sistemet jane nje kategori njerezish, te cilet uzurpojne politiken, premtojne jete me te mire, kohera per ndryshime, por ne thelb mbeten vetem fuqi pushtetaresh. Njerezit e thjeshte ftohen nga keto sisteme". Keshtu do te thoshte ne nje interviste te pak viteve me pare, duke treguar se per shkrimtaret koha ka vlere tjeter, kurse vete vlera eshte e pandryshueshme. E vecanta e tij eshte se krijoi ne disa disiplina, ndersa edhe perballja me artin bashkekohor, qelloi fatlume per te. Per skenarin e tij, tek i dashur Armik, ai u vleresua vazhdimisht pozitivisht. Por, brenga me e madhe e tij mbeti makuteria e bashkekohesve dhe rendja pas fitimeve": "Eshte dhimbje e madhe, kjo periudhe tranzicioni paska qene e dhunshme. Pushteti i parase eshte pangopshmerisht i fuqishem. Paraja sot te vret, te blen, te sherben per kompromise"(Ne te njejten interviste per ABC-ne).


    Nekrologji

    Pas nje semundjeje te rende, ne oret e para te dites 19 tetor, nderroi jete ne Tirane shkrimtari, dramaturgu, skenaristi dhe publicisti i mirenjohur Dhimiter Xhuvani. Vdekja e tij eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjen, por edhe per gjithe kulturen dhe letersine kombetare dhe per ata mijera lexues e shikues qe kane ndjekur me interes e vemendje veprat e krijuara prej Dhimiter Xhuvanit gjate gjithe jetes se tij.

    Dhimiter Xhuvani u lind me 23 maj 1934 ne Pogradec ne nje familje intelektuale. Pas mbarimit te shkolles se mesme per mjekesi ka punuar per disa vjet me radhe ne zonen e Librazhdit. Me pas studioi ne Moske per letersi. Pas kthimit ne Shqiperi,punoi ne shtypin letrar prane Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise. Pas botimit te romanit "Tuneli" u denua nga regjimi i kohes dhe u detyrua te punoje si punetor ne kantiere te ndryshme ndertimi. Me shpirtin krijues qe e karakterizonte,me dashurine per letersine dhe artin, me humanizmin e gjere dhe te pashoq, shkrimtari vazhdoi te shkruante dhe te botonte deri ne fund te jetes se tij.

    Korpusit te tij krijues i perkasin nje numer i madh tregimesh, novela, romane ,drama, skenare filmash artistike etj. Veprat e tij te para "Kambana e fundit","Midis dy neteve","Tuneli" etj. deshmojne per nje shkrimtar qe u vu ne radhet e para te asaj plejade shkrimtaresh shqiptare te cilet bene perpjekje te shumta per te zhvilluar dhe emancipuar kete letersi, per ta zhvilluar ate me tej. Xhuvani deri ne fund jetes se tij i mbeti besnik kesaj prirjeje dhe iu per kushtua me devocion dhe me te gjithe energjite perparimit te saj.

    Nje kontribut te ndjeshem ka dhene Dhimiter Xhuvani edhe ne fushen e dramaturgjise dhe te kinematografise kombetare. Skenaret e shumte dhe mjaft te njohur e radhisin ate nder emrat me te permendur te shkrimtareve qe ndihmuan per zhvillimin e kinematografise sone. Nje nga skenaret me te njohur te tij, "I dashur armik", te cilin e realizoi ne bashkepunim te ngushte me te birin, eshte pritur mjaft mire edhe ne festival e aktivitete prestigjioze nderkombetare.

    Xhuvani kaloi nje jete te cilen ia kushtoi me devocion letersise, dramaturgjise dhe kinematografise shqiptare. Emri i tij do te kujtohet dhe do te nderohet gjate si nje nga emrat me kontribut te shquar ne kulturen kombetare.

    Ferdinand Xhaferri

    Dritero Agolli

    Dhimiter Anagnosti

    Suzana Turku

    Teodor Laco

    Sabri Godo

    Bardhyl Londo

    Fatos Arapi

    Vladimir Prifti

    Mihallaq Luarasi

    Saimir Kumbaro

    Rikard Ljarja

    Kristaq Skrami

    Aurel Plasari

    Mevlan Shanaj

    Petrit Malaj

    Drita Pelingu

    Fatos Kongoli

    Musa Vyshka

    Natasha Lako



    Berisha i shpreh ngushellimet familjes Xhuvani

    Kryeministri Berisha i shprehu dje ne mbremje ngushellime familjes se shkrimtarit te njohur Dhimiter Xhuvani, i cili u nda nga jeta. Berisha e cilesoi Dhimiter Xhuvanin nje nder krijuesit me te fuqishem te letersise shqipe, i admiruar po ashtu per miresine, intelektualizmin dhe qytetarine e tij. "Letrat shqiptare, - tha Kryeministri - humbin nje prej princerve te tyre me te shquar, nje nga krijuesit me te fuqishem te letersise shqipe. Berisha vleresoi se bota intelektuale humbet intelektualin e madh dhe shtoi: "Dhimiter Xhuvani eshte nje personalitet i rralle ne boten e letrave dhe te mendimit shqiptar, i cili sintetizoi, ndofta me mire se kushdo tjeter, krijuesin e shquar e te talentuar me qytetarin me integritet te larte moral dhe njerezor. Kushdo qe e ka njohur e ka admiruar per romanet e tij, por ata qe e kane njohur nga afer e kane admiruar po kaq per njerezine, miresine, intelektualizmin dhe qytetarine qe ai rrezatonte. Ai le nje emer te madh, le nje boshllek te madh".


    Nga vepra e Xhuvanit:


    "Kambanat e fundit" (1958)

    "Midis dy neteve" (1962)

    "Tuneli" (1966)

    "Perseri ne kembe" (1970)

    "Fan Smajli" (1971),

    "Zgjimi i Nebi Surrelit" (1976)

    "Shtegu i Bardhe" (1976)

    "Do te jetojme ndryshe" (1979)

    "Vdekja e zotit Kaloti" (1981)

    "Bota ime" (1984)

    "Dhimbja e drites" (1990)

    "E diel pas vdekjes" (1992)

    "Kambana e thyer e Kremlinit" (1996)

    "Kryqezimi i dyte i Krishtit" (1996)

    "I mbyturi i Otrantos" (1998)

    "Fytyra e vdekjes" (tregime-1999)

    "Kupa e helmit" (2001)


    "Tuneli", diktatura e kritikoi

    Botimi i romanit "Tuneli" ne vitin 1966, ne te cilen shkrimtari paraqiti me realizem gjendjen e veshtire qe po kalonte Shqiperia beri qe Xhuvani te shikohet me sy te keq nga regjimi dhe te debohet nga Tirana, duke shkruar te punonte ne Cerrik. Pas rikthimit ne Tirane, ne vitin 1970, ai do te botonte romanin "Perseri ne kembe". Xhuvani eshte edhe autori i mbi 15 skenareve te filmave artistike dhe dokumentareve, te realizuar nga ish-Kinostudio 'Shqiperia e re".

    Koha Jone

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Lamtumirė Dhimitėr Xhuvanit!

    Lamtumirė Dhimitėr Xhuvanit!

    U nda nga jeta nė orėt e para tė ditės sė djeshme Dhimitėr Xhuvani. Shkrimtari, skenaristi, dramaturgu dhe publicisti ndėrroi jetė nė moshėn 75-vjeēare nga shkaqe natyrale. U lind nė 23 maj tė vitit 1934, nė Pogradec

    Arjola Hekurani

    Dhimbja, pakėnaqėsia, protesta... ishin kėto disa prej arsyeve kryesore qė e motivonin tė shkruante. Jeta e tij kaloi sa nė njė vepėr, nė tjetrėn. "Njė stėrmundim i vazhdueshėm, i pėrgjithshėm" thoshte, sepse pėr tė e shkruara ishte vuajtje, shkrimtari i pėrjeton njėsoj vuajtjet e personazhit. Ky ėshtė shkrimtari, ky ėshtė Dhimitėr Xhuvani. Studioja ku qėndronte me orė tė tėra deri "sa mė dhemb koka", nuk do e presė mė personalitetin e shquar tė letrave shqipe. Dhimitėr Xhuvani ndėrroi jetė nė orėt e para tė ditės sė djeshme. Shkrimtari, dramaturgu, skenaristi dhe publicisti u nda nga jeta nė moshėn 75-vjeēare pėr shkaqe natyrale. Dhimitėr Xhuvani u lind mė 23 maj 1934 nė Pogradec, nė njė familje intelektuale. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme pėr mjekėsi, ka punuar pėr disa vjet me radhė nė zonėn e Librazhdit. Mė pas studioi nė Moskė pėr letėrsi. Pas kthimit nė Shqipėri, punoi nė shtypin letrar pranė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Nė Pogradecin e dashur, vendin ku lindi, kthehej shpesh. Ishte "oazi" i krijimtarisė sė tij, vendi ku gjente qetėsinė, ku frymėzohej pėr tė pėrcjellė mė pas ndjesitė te lexuesi i tij. Debuton nė letėrsi nė vitin 1958, me vėllimin e tij tė parė me tregime, titulluar "Kambanat e fundit", pėr tė vijuar mė pas, nė vitin 1962, me vėllimin e dytė tė tij, "Midis dy netėve". Romani i tij, i botuar nė vitin 1966, "Tuneli", do tė paraqiste gjendjen e vėrtetė nė Shqipėri nė ato vite, dhe pėr kėtė arsye shkrimtari u dėbua nga Tirana dhe punoi nė Cėrrik e nė disa fabrika tė qyteteve tė tjera. "Ishin pesė vite tė hidhura tė jetės sime", do tė shprehej nė njė intervistė vetė Dhimitėr Xhuvani. "Mė trembėn dorėn", ėshtė shprehur nė lidhje me kėtė pjesė tė jetės sė tij, e cila pati ndikimin e vet edhe nė krijimtari. Pas kthimit, Dhimitėr Xhuvani "i rehabilituar" botoi nė vitin 1970 romanin "Pėrsėri nė kėmbė". Ishte ky romani qė u dha kthesė zhvillimeve nė jetėn dhe krijimtarinė e tij. E megjithatė pati provuar qė ndryshimi tė vinte mė herėt se kaq me njė dramė tė shkruar pėr Gjergj Dimitrovin, si dhe me njė dramė pėr elektrifikimin e Shqipėrisė. Mendoi se kėto dy tema do tė bėnin mirė pėr tė ndryshuar pak. Pas romanit "Pėrsėri nė kėmbė", Dhimitėr Xhuvani nisi punė nė Kinostudio, si redaktor skenarėsh. Pas kėtij romani, Dhimitėr Xhuvani vjen para lexuesit edhe me disa romane tė tjerė, si ai nė vitin 1976 me titullin "Zgjimi i Nebi Surrelit", nė vitin 1979 me romanin me titull "Do tė jetojmė ndryshe", nė vitin 1981 me romanin "Vdekja e zotit Kaloti", ndėrsa nė vitin 1984 me "Bota ime", "Dashuri e harruar", etj. Ndėrkaq, ai ėshtė angazhuar edhe me shkrimin e rreth 15 skenarėve, filmave artistikė dhe dokumentarėve. Skenarėt i shkruante shumė shpejt. Asnjėherė nuk i ka dhėnė dot shpjegim faktit se pėrse ato i pėrfundonte mė lehtė dhe mė shpejt se romanet. Thoshte se ndėr skenarėt qė ka shkruar, i pėlqente mė shumė "Mėngjese lufte", "Rrugicat qė kėrkonin diell", apo "Dashuria e fundit". Vepra e fundit kinematografike nė tė cilėn Dhimitėr Xhuvani ka qenė i angazhuar, ėshtė skenari "Lindje, Perėndim, Lindje". "Ėshtė njė histori tepėr e thjeshtė", pat thėnė Xhuvani pėr skenarin, tė cilin e shkroi nė bashkėpunim me tė birin, Gjergjin, dhe me Jani Durin. Ėshtė historia e pesė ēiklistėve qė shkojnė jashtė pėr njė aktivitet, pas rėnies sė Murit tė Berlinit. Kanė ėndrrat e tyre, kanė dėshirat e vogla tė tyre, por kėto ėndrra shemben njėra pas tjetrės. Ata nisen, arrijnė nė Trieste nė atė kohė kur shoqėria pothuajse u bllokua me eksodet e mėdha, ambasadat u shembėn, humbėn kontaktet, paratė iu mbaruan, anija qė i solli nuk kthehej mė, ishte e bllokuar nė mol dhe ata vendosin tė kthehen me biēikletat qė kishin. Duhet tė kalonin nga Jugosllavia pėr t‘u kthyer, por nuk kishin viza, kishin vetėm njė pėr nė Francė. Kėtu fillojnė peripecitė, kur mbėrrijnė nė kufirin e fundit arrestohen nga milicia e Jugosllavisė. "Hapja pėr Shqipėrinė nė atė kohė qe njė zhgėnjim, qe njė dhimbje, njė tragjedi", do tė nėnvizonte Dhimitėr Xhuvani. Artistė, shkrimtarė, regjisorė por edhe personalitete, miq, bashkėpunėtorė e tė njohur e kanė pėrjetuar shumė kėtė humbje tė madhe pėr letėrsinė shqipe. Ministri i Kulturės, Ferdinand Xhaferri, zv.ministrja Suzana Turku; shkrimtarėt Dritėro Agolli, Teodor Laēo, Sabri Godo, Bardhyl Londo, Fatos Arapi, Fatos Kongoli, Musa Vyshka, Natasha Lako, Aurel Plasari; regjisorėt dhe aktorėt Dhimitėr Anagnosti, Vladimir Prifti, Mihallaq Luarasi, Saimir Kumbaro, Rikard Ljarja, Kristaq Skrami, Mevlan Shanaj, Drita Pelingu dhe Petrit Malaj i janė bashkuar kėsaj dhimbjeje tė madhe. "Vdekja e tij ėshtė njė humbje e madhe jo vetėm pėr familjen, por edhe pėr gjithė kulturėn dhe letėrsinė kombėtare dhe pėr ata mijėra lexues e shikues qė kanė ndjekur me interes e vėmendje veprat e krijuara gjatė gjithė jetės sė tij", janė shprehur nė njė letėr ngushėllimi tė pėrbashkėt ata. "Me shpirtin krijues qė e karakterizonte, me dashurinė pėr letėrsinė dhe artin, me humanizmin e gjerė dhe tė pashoq, shkrimtari vazhdoi tė shkruante dhe tė botonte deri nė fund tė jetės sė tij", vijohet mė tej nė letėr. Veprat e tij dėshmojnė pėr njė shkrimtar qė u vu nė radhėt e para tė asaj plejade shkrimtarėsh shqiptarė, tė cilėt bėnė pėrpjekje tė shumta pėr ta zhvilluar dhe emancipuar kėtė letėrsi, pėr ta zhvilluar atė mė tej. Xhuvani kaloi njė jetė tė cilėn ia kushtoi me pėrkushtim letėrsisė, dramaturgjisė dhe kinematografisė shqiptare, duke dhėnė njė kontribut tė vlefshėm pėr kulturėn kombėtare.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  9. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shkrimtari qė vetėm dashuroi

    Shkrimtari qė vetėm dashuroi

    (Nė kujtim tė Dhimitėr Xhuvanit, shkrimtarit dhe mikut tim tė dashur, qė u nda nga jeta dje nė mėngjes)

    Ilir Yzeiri

    Nuk e mbaj mend me saktėsi se si e kam njohur Dhimitėr Xhuvanin, nuk e mbaj mend as vitin dhe as stinėn kur e kam njohur. Mė kujtohet se kur isha pedagog nė Elbasan, andej nga viti 1986, i kam shkuar pėr vizitė nė shtėpi, nė banesėn e vjetėr te Rruga e Durrėsit, prapa "Kafe Florės" sė njohur. Natyrisht qė e njihja qysh mė parė si shkrimtar dhe kisha lexuar gjithė librat e tij. Nga ajo kohė e deri para njė muaji, jemi takuar e kemi ndenjur e biseduar thuajse rregullisht. E gjitha kjo, edhe pėr shkak se prej rreth 17 vjetėsh jemi edhe fqinj. Kjo jeta e dytė, nė mund ta quaj kėshtu, pra ajo pas viteve ‘90, na afroi mė shumė dhe na lidhi mė fort akoma. Kishim kafen tonė, ku takoheshim ēdo mėngjes. Te kafja te Vefi, gruaja e shkrimtarit Jani Duri, mblidheshim ēdo mėngjes dhe nuk mbaj mend qoftė edhe njė ditė tė vetme qė Dhimitėr Xhuvani tė mos vinte duke qeshur. Qė kur dilte nga shkallėt e pallatit tė tij e deri sa linte dyqanin e fundit, ai ishte gjithmonė i qeshur. Nga sytė e ėmbėl ngjyrė kafe buronte vetėm dritė dhe ishte gati ta kthente ēdo ngjarje serioze nė humor. Ishte i gjithi dritė, ashtu si e bija, Buqja, apo si mbesa e tij e dashur, Sara, vajza e Gjergjit dhe Luizės. I ėmbėl, i qeshur dhe i dashur me tė gjithė, Dhimitėr Xhuvani ishte njė prej atyre njerėzve dhe njė prej atyre shkrimtarėve qė duket se po rrallohen dhe nuk do tė na vijnė mė. Ai nga pesė pasionet primitive tė njeriut: dashuria, urrejtja, dėshira, gėzimi dhe trishtimi, nuk zotėronte urrejtjen. Dhimitėr Xhuvani nuk dinte tė urrente, nuk dinte tė kishte zili ndokėnd, ai dinte vetėm tė dashuronte dhe tė gėzonte. Edhe i trishtuar ishte shumė rrallė. Edhe nėse ishte i dėshpėruar, ti e kishe tė vėshtirė qė ta kuptoje, sepse ai ishte pajisur me njė vetėpėrmbajtje tė tillė sa tė tjerėve u dhuronte vetėm gėzim dhe dashuri, sepse sa takonte dikė, sytė e tij ndrisnin nga gėzimi. Sot natyrisht emocionet janė mė tė forta dhe unė qė e kam njohur nga afėr kam dėshirė tė flas pėr Taqon e shtrenjtė si njeri, por ai do tė kujtohet nė letrat shqiptare si shkrimtari qė u mor vetėm me njeriun, qė u pėrpoq tė tregonte me sinqeritet vuajtjen dhe dėshpėrimin njerėzor. Edhe atėherė kur donte tė tregonte me mė shumė sinqeritet e dashuri se ē‘duhej, pra edhe kur shkroi romanin "Tuneli", nuk donte t‘i kundėrvihej askujt, donte vetėm tė tregonte me shumė dashuri vuajtjet e njerėzve qė punonin. Mirėpo "Tuneli" i tij u bė metaforė dhe pėr shumė kohė u pėrmend si njė formė jo komuniste e dashurisė njerėzore. Edhe kėtė dramė tė jetės sė tij ai e tregonte me humor dhe kur e pyesja mė thoshte se nė internim, atje nė punėn e detyruar, kishte takuar edhe personazhin e romanit tė tij, infermieren e famshme, sepse edhe ajo ishte pėrjashtuar nga puna dhe po riedukohej bashkė me tė nė brigadėn e punės me krah. Pas kėsaj ai u bė i famshėm me romanin "Pėrsėri nė kėmbė", roman qė edhe sot po ta shohėsh me vėmendje ka mė shumė solidaritet njerėzor, mė shumė dashuri pėr jetėn sesa politikė. Nė romanet e Xhuvanit ka vetėm rrėfime dhe histori pėr fate njerėzish, qė edhe nė diktaturė vuanin e gėzoheshin, sepse edhe atėherė njerėzit e jetonin jetėn. Pas viteve ‘90 ai shkroi shumė romane tė tjerė me personazhe qė vinin nga realiteti shpeshherė tragjik i tranzicionit shqiptar, siē ishin romanet "Kupa e helmit" apo "Letra e Sonjės". Natyrisht do tė doja tė shkruaja mė gjatė pėr Taqon si shkrimtar, por sot ti nuk jeton mė i dashur Taqo dhe rrugės sonė do t‘i mungojė e qeshura jote, humori dhe batutat. Ti nuk do tė vish mė te kafja te Vefi qė tė qeshim e tė tregojmė anekdotat e fundit, nuk do tė vish qė tė na tregosh pėr historitė e tua tė mrekullueshme qė ti i tregoje me aq kripė. Ti nuk do tė kalosh mė te dyqani te "Biondja" dhe Sara e vogėl qė e di pasionin tėnd, nuk do tė tė thotė mė me naivitetin e fėmijės: Gjysh nuk do tė kthehemi te Biondja? Jo, i dashur Taqo, ti nuk do tė bėsh asnjė prej kėtyre. Mbrėmė, nuk e mbaj mend nė ėndėrr apo zgjuar, mė shkoi mendja te ti. Kishe kohė qė vuaje dhe unė ashtu si gjysmė zgjuar e gjysmė fjetur, duke ndier shiun qė binte dhe duke tė menduar edhe ty, thashė me vete se vetėm tani nuk ėshtė koha pėr tė vdekur. Por sėmundja nuk pyeti, i dashur Taqo. Megjithėse sot nuk ishte koha pėr tė vdekur.
    Lamtumirė, miku im i shtrenjtė Taqo!

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  11. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dhimiter Xhuvani, Miqtė e skenaristit:Si e kemi njohur Taqon

    Dhimiter Xhuvani, Miqtė e skenaristit:Si e kemi njohur Taqon

    » Dėrguar mė: 20/10/2009 - 12:49



    Me Dhimitrin jam njohur qė kur kam lerė...qė nė kohėt e lashta... qė para se tė lindnim... Nuk mbahet mend qė kur jemi njohur...”. Kėshtu e nis kujtim-rrėfi min pėr tė madhin Dhimitėr Xhuvani, aktori i njohur Rikard Ljarja... ėshtė i emocionuar padyshim. Sapo ka dalė nga shtėpia e shkrimtarit dhe skenaristit tė ndjerė. Me miqtė e tij ėshtė ulur mė pas nė njė kafe pėr tė gjerbur njė kafe dhe pėr tė folur pėr tė. Ai ėshtė kryefjala e mendimit... atij tė shprehur me fjalė apo me heshtje, me psherėtima apo edhe me ndonjė lot tė fshehur, brenda shpirtit qė tanimė nuk komandohet dot. Ka njė njohje tė hershme, qė nuk ishte vetėm si rrjedhojė e bashkėpunimit nėpėr fi lma, njė miqėsi “e pashkruar”, “e parrėfyer”. Nė pak fjali Rikardi tregon atė ditė tė fundit kur e ka takuar pėrgjatė bulevardit “Dėshmorėt e Kombit”. Ku pėrveē bisedave i ka treguar se
    vazhdon tė punojė si mė parė, nga mėngjesi deri nė mbrėmje dhe mė tej, imazhi i tij ka mbetur “ai i njė njeriu tė lodhur” nė mendjen e aktorit.

    Zoti Ljarja, pėrveē bashkėpunimeve nė fi lm ju keni pasur njė miqėsi me shkrimtarin Dhimitėr Xhuvani. Si do ta pėrshkruanit natyrėn e tij?

    Nė fakt e kam pak tė vėshtirė nė kėtė rast, nė sensin qė pėr tė do tė shkruhej njė gazetė e gjithė, por unė do tė doja tė thosha pak fjalė sot pėr Dhimitrin. Dhimitėr Xhuvani ishte njeriu i butė, me njė shpirt tė butė... tmerrėsisht tė butė... i
    tmerrshėm deri nė ekstrem! Ky shpirt i tij i butė u pasqyrua nė gjithė krijimtarinė e tij dhe punėn nė letėrsi dhe nė kinematografi . Kėrkesa pėr liri, pėr drejtėsi, pra shpirti njerėzor i edukuar nga Elbasani (siē janė edhe ata qytetarė
    tė kėtij vendi) u pasqyrua nė tė gjithė veprėn e tij. Ne kemi bashkėpunuar, kemi qenė miq sė bashku, na ka lidhur puna, por edhe njė marrėdhėnie krejt......e veēantė, e pashkruar, e pathėnė. Ishte njė mik i mirė, pėr mua ėshtė humbje e madhe.

    Kur jeni njohur me tė?

    Qė kur kemi lerė... qė nė kohėt e lashta... qė para se tė lindnim... Nuk mbahet mend qė kur jemi njohur.

    Largimi nga jeta e njė njeriu ėshtė i dhimbshėm... si u ndjetė kur morėt vesh lajmin?

    Kur ikėn njė njeri i madh, gjithmonė thuhet, ishte njė humbje e madhe. Ėshtė e kotė tė pėrsėris ato fjalė klishe. Por largimi nga jeta i Dhimitėr Xhuvanit ėshtė vėrtet njė humbje e madhe pėr familjen e tij. Ai ka lėnė njė djalė dhe njė vajzė tė talentuar. Djali Gjergji, trashėgon nga i ati punėn dhe lidhjen me artin. Ai punon mjaft dhe gjithashtu ka njė bashkėshorte si Luiza, e cila po ashtu ėshtė e angazhuar. Kėshtu qė Dhimitri i vuri pikat mbi I, me pika dhe presje i rregulloi fėmijėt e tij. Ne tė gjithė kemi lindur, jetojmė dhe do tė vdesim njė ditė, por Dhimitri la njė boshllėk nė letėrsi, nė kinema, nė shoqėri, nė familje, tek ne tė gjithė.

    Kur jeni takuar pėr herė tė fundit dhe si e kujtoni atė takim?

    Para ca kohėsh jemi takuar nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”. Kishte dalė pėr tė bėrė njė shėtitje. Dukej i lodhur, ishte i lodhur nė fakt. E pyeta pėr shėndetin dhe mė tha qė “nuk jam mirė”. E pyeta nėse vazhdonte tė punonte dhe mė tha qė, “punoj qė nga ora 7 e mėngjesit e deri nė orėn dhjetė... punoj si gjithmonė”. Kjo ishte vetia e tij, vetia e punės, njeriu i punės.

    Kumbaro: Nuk tė kritikonte para tė tjerėve, tė ruante personalitetin

    Lajmin e humbjes sė shkrimtarit dhe skenaristit Dhimitėr Xhuvani e merr vesh nga ne gazetarėt, qė bashkė me momentet e hidhura tė largimit nga jeta tė njė njeriu, pėrpiqemi tė pėrcjellim edhe kujtimin, emocionet qė njė personalitet i tillė na ka sjellė gjatė veprimtarisė sė tij. Regjisori dhe skenaristi Saimir Kumbaro, pas dhimbjes sė kėsaj ngjarjeje kujton disa nga karakteristikat e Taqos, ashtu siē e njihnin tė gjithė, bashkėpunimin e tij tė parė me tė, ndihmėn qė ai i dha si njė mėsues i mirė dhe mė tej disa nga ēastet e takimit tė tij tė fundit me tė.

    Zoti Kumbaro, ju e keni njohur Dhimitėr Xhuvanin e madje keni bashkėpunuar me tė, si do ta pėrshkruanit karakterin, punėn dhe krijimtarinė e tij?

    Dhimitrin (Taqon) e kam njohur mbi tridhjetė vjet mė parė. I qeshur, modest, xhentil, fjalėmbėl dhe mbi tė gjitha njė familjar shembullor. Taqo ka qenė skenaristi im i parė. Skenaristi Dhimitėr Xhuvani shprehu dėshirėn dhe gatishmėrinė qė tė bashkėpunonte me ne nė filmin "Rrugicat qė kėrkonin diell". Pėr mua dhe Rikardin, ky qe filmi ynė i parė qė na hapi dyert e njė karriere tė gjatė. Dhimitėr Xhuvani (Taqo), ky shkrimtar dhe skenarist i talentuar kurrė nuk rreshti tė ndihmojė tė rinjtė. Mjeshtėr i tregimit dhe vizatues perfekt karakteresh arriti qė me penėn e tij tė rreshtojė nė arkivin e krijimtarisė kinematografike njė galeri tipash dhe personazhesh qė nuk do harrohen lehtė. Me vdekjen e tij kinematografia shqiptare humbi njė nga penat qė la gjurmė nė historinė e artit tė shtatė shqiptar. Dhimitėr Xhuvani do mbetet njė nga emrat qė nuk do harrohet kurrė. Bashkė me kolegėt e mi rreshtohemi pranė familjes dhe tė afėrmeve pėr tė bashkuar dhimbjen tonė pėr kėtė humbje tė madhe.

    Si e kujtoni takimin tuaj tė parė me tė?

    Takimi i parė ka qenė me pėrgatitjet e filmit "Rrugicat qė kėrkonin diell". Kujtoj se me realizimin e kėtij filmi ishte caktuar Hysen Hakani, i cili e la projektin pėr shkaqe shėndetėsore. Drejtoria e asaj kohe vendosi qė realizimin e tij t'ua besonte dy tė rinjve (Saimir Kumbaro dhe Rikard Ljarja). Ishte nė tė drejtėn e skenaristit ta kundėrshtonte kėtė vendim, por ai e miratoi dhe vazhdoi njė bashkėpunim tė gjatė me ne. Puna me skenaristin nė fillimin e realizimit tė filmit zakonisht ndėrpritej, por me Dhimitrin ndodhi e kundėrta. Sa herė qė na lypej ndihma e tij, ai vinte dhe tė tre uleshim dhe diskutonim pėr episodet e filmit. Nuk u lodh kurrė.

    Ēfarė natyre ishte nė punė?

    I qetė, pa shumė fjalė, mė shumė dėgjonte. Edhe pse ne ishim tė rinj, na i merrte nė konsideratė mendimet, qofshin nganjėherė edhe tė gabuara. Me takt na drejtonte ku e lypte dramaturgjia e filmit. Pėr ne ishte njė mėsues i devotshėm.

    Njė kritikė apo njė kėshillė prej tij, a mund tė na e kujtoni?

    Nuk kritikonte, sidomos nė sy tė tė tjerėve. Ta ruante personalitetin. Zakonisht gjėrat qė nuk i pėlqenin t'i thoshte veēmas. Kishte humor, njė humor tė hollė me pak dialekt elbasanas. I pėlqenin shakatė, barcaletat dhe historitė e Kinostudios. Mė kujtohet shpesh njė thėnie e tij: "Nuk ėshtė serioz njė njeri qė nuk di tė qeshė".

    A keni diskutuar pėr kinemanė e viteve tė fundit me tė dhe cili ishte opinioni i tij pėr tė?

    Vitet e fundit pati probleme shėndetėsore dhe megjithatė arriti sė bashku me Gjergj Xhuvanin, tė birin, tė realizojė njė film interesant "I dashur armik", me njė mesazh tė thellė humanist. Dashurinė pėr njeriun. Tipar qė e karakterizonte Taqon.

    Kur ėshtė hera e fundit qė e keni takuar?

    Herėn e fundit me tė kam folur kur ishte nė spital nė Itali. (vuante nga zemra). Ngaqė nuk dilte nė ambiente publike (shkak sėmundja e zemrės), i merrnim informatat pėr gjendjen shėndetėsore nėpėrmjet tė birit, Gjergjit. Herėn e fundit u pamė nė njė premierė filmi.

    Mevlan Shanajzėqeshja e Taqos rrezatonte dashuri

    Njė njohje e rastėsishme qė nė adoleshencė duke shfletuar librat e tij, mė pas takimet e punės nė shesh-xhirim, darkat mes miqsh dhe vizitat nė familje. Pėrpos kėtyre, Mevlan Shanaj nuk mund tė harrojė buzėqeshjen dhe dashurinė humane qė rrezatonte me tė gjithė shkrimtari dhe skenaristi. Largimin e tij nga jeta Shanaj e komenton me njė dhimbje tė madhe dhe si njė ikje jo vetėm pėr miqtė dhe tė afėrmit, por njė humbje e madhe pėr kombin. Ai rrėfen se njohja mes tyre ka qenė familjare, duke theksuar se Dhimitėr Xhuvani ka qenė ndėr redaktorėt e parė qė ka botuar nė gazetėn "Drita" tregimet e gruas sė tij, Natasha Lako.

    Si e keni njohur pėr herė tė parė Dhimitėr Xhuvanin?

    Nė radhė tė parė ju falenderoj pėr intervistėn, pasi pėr familjen time ka qenė njė humbje e madhe, po kaq edhe pėr kombin. Jam njohur fillimisht me Dhimitėr Xhuvanin 40 vjet mė parė, duke lexuar librat e tij. I kam prekur ato qysh kur isha ende njė adoleshent, pasi vinim nga e njėjta shkollė dhe qė nė atė kohė kam qenė njė fans i librave. Ai ishte njė shkrimtar i pėrmasave tė mėdha, i cili me krijimtarinė e tij ishte autori i letėrsisė klasike, por shumė komunikues dhe modern njėkohėsisht.

    Cilat kanė qenė bashkėpunimet tuaja nė kinema?

    Kam qenė me shumė fat tė punoja me tė nė filmin "Rrugicat qė kėrkonin diell", skenari i tė cilit ishte i Taqos. Mbaj mend se ai ka qenė nė tė gjitha shesh-xhirimet e filmit, nga Durrėsi nė Korēė. Ai ishte njė burrė shumė komunikues me tė gjithė. Ndėrsa darkave nuk mund ta harroj sesi Taqo jepte gjithmonė dashuri, njė dashuri njerėzore, qė ishte cilėsia qė e karakterizonte atė...!

    Si i mbani mend raportet tuaja, personale apo familjare?

    Kishte njė tė qeshur qė rrezatonte gjithmonė njė shpirt tė dashuruar me njeriun dhe njė shkrimtar qė mė ka lėnė gjithmonė mbresa. Mbaj mend herėn e fundit pas botimit tė "Tuneli", ai u kthye pėr t'i tronditur tė gjithė, por edhe pėr tė konfirmuar penėn e tij si shkrimtar i madh, prandaj dhe them me bindje se ikja e tij ishte e pėrmasave kombėtare. Raportet tona kanė qenė edhe familjare, pasi Dhimitėr Xhuvani dhe Ismail Kadare kanė qenė redaktorėt e parė qė kanė mbėshtetur Natashėn nė botimet e saj tė para nė gazetėn "Drita". Madje, mund tė them se Dhimitėr Xhuvani ka pasur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė mbėshtetjen qė ka dhėnė ndaj Bilal Xhaferrit, duke deklaruar qė nė fillimet e tij se ishte njė djalė i talentuar, me tė ardhme tė madhe...!

    Ēfarė do t'ju mungojė mė shumė nga humbja e mikut tuaj?

    Mendoj se humbja, ikja e tij do tė jetė njė mungesė e madhe pėr ēdo lexues, pasi ai gjithmonė ka thėnė diēka me karakteret e tij, janė ato karaktere qė i shoqėrojnė nė jetė me qindra dhe mijėra lexues, tė cilėt nuk do tė ndihen aspak tė qetė. Pėr ne do tė ketė njė dhimbje tė madhe, pasi do tė na mungojė buzėqeshja e tij rrezellitėse qė falte gjithmonė dashuri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  13. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dhimitėr Xhuvani: Lėreni shkrimtarin tė lirė Shekulli Online | 21/10/2009 | Kulture

    Te pakten kto shkrime nuk besoj se do i fshini apo mbyllni si temat e tjera shigjeta?


    Dhimitėr Xhuvani: Lėreni shkrimtarin tė lirė

    Shekulli Online | 21/10/2009 | Kulture

    Afro njėzet vjet mė parė, shkrimtari Dhimitėr Xhuvani do tė jepte kėtė intevristė pėr nė redaksinė e revistės "Nėntori" pėr kryeredaktorin e saj Kiēo Blushi. Pėr herė tė parė ai shpjegon gjatė dėnimin e "Tunelit" dhe kthimin teposhtė qė mori jeta e tij.


    Rehabilitimi me dy vepra qė ai nuk i quan letėrsi. Kjo intervistė "ka humbur" si pasthėnie e romanit kyē nė krijimtarinė e Xhuvanit, i ribotuar pirat pas nėntėdhjetės. "Shekulli" e sjell dy ditė pas vdekjes sė shkrimtarit


    Siē dihet, romani "Tuneli" pati jehonė tė madhe nė shtyp nė vitin 1966. Pas kritikės, autori u ēua pėr riedukim nė Hidrocentralin qė do tė ndėrtohej asokohe nė Bistricė, aty ku zhvilloheshin ngjarjet e romanit. Atje punoi si punėtor krahu nė transport, saldator, elektriēist, hekurkthyes etj. Pas shumė vitesh, u kthye redaktor nė Kinostudio.


    Dhimitėr, mbaj mend qė romnai yt u pėrpi nga lexuesi shqiptar, si asnjė vepėr tjetėr e botuar pas Ēlirimit. Sidomos pas kritikės nė shtyp, ai kaloi dorė mė dorė edhe pse u ndalua qarkullimi i tij si njė krijim heretik. Kritika, nė vend qė ta shuante e rriti kėrshėrinė.


    Kanė kaluar qysh atėherė 25 vjet dhe besoj nuk jua ka ėnda tė kujtoni ngjarjet pas botimit tė "Tunelit" qė ju ēoi fizikisht tė punonit nė tunnel. Si fillim, mund tė na thoni si lindi "Tuneli"? Lindi si njė vepėr qė vinte nga nevoja e brendshme e autorit, apo ndikuan edhe rrethanat shoqėrore e politike tė viteve 1960?


    Romani "Tuneli", si shumica e veprave tė mia letrare, mund tė them se lindi nga mbresat dhe pėrshtypjet e forta qė pata mbledhur si gazetar. Mbaj mend se Hidrocentrali i Bistricės, qė u quajt "J. V.


    Stalin", ishte nė faqet e para tė gazetave e revistave, si dhe tė kronikave filmike e tė radios. Ishte njė ushqim shpirtėror i pėrditshėm, i mbushur me shpėrthimet e minave nė tunnel, me heroizmin e klasės punėtore, me vetėmohimin e inxhinierėve tė rinj, me cicėrimat e bilbilave tė Muzinės etj.


    Tė gjitha kėto i shpreha nė mėnyrė tė kursyer nė reportazhe, tregimin "Magnetofoni", si dhe nė skenarin e filmit dokumentar "Bistricė '63" me regjisor V. Gjikėn, qė u mirėprit dhe u nderua me ēmim Republike. Sigurisht, edhe unė qė pashė me sytė e mi, njoha e ndjeva nga afėr sakrificat sublime, s'mund tė isha gjakftohtė e larg ndikimeve tė rrethanave shoqėrore e politike tė viteve '60, kur po vendoseshin e po bėheshin norma tė jetės sonė mbėshtetja nė forcat e veta deri nė vetėmohim.


    S'mund tė them se isha i ndėrgjegjshėm pėr prognozėn e pasojat kėsaj teorie qė na ēuan dhe nė izolim nga bota. Si shkrimtar intuitiv dhe realist shkrova atėherė njė tė vėrtetė tė hidhur.


    Ē'kujtime keni sot, pas kaq vitesh, nga kitika e ashpėr qė u bė pėr "Tunelin"? Ekziston kjo kritikė nė koleksionet e gazetave dhe revistave. Kishte dhe njė kritikė tjetėr "tė pagabuar" tė opinioneve shoqėrore?


    Edhe pse me veten time dhe nė raste tė rralla, kur ka rėnė fjala pėr romanin "Tuneli", kam thėnė tė shkuara tė harruara, kujtimet e hidhura nė ēdo jetė njeriu, mbeten tė hidhura.


    Fushata e kritikave tė shumta zgjati qamet, mbi disa muaj, qė nga gazetat e pėrditshme, si "Zėri i Popullit", "Bashkimi", nga gazetat periodike si "Zėri i Rinisė", "Drita" dhe nga revistat mujore si "Nėntori", "Rruga e Partisė" etj. Shumė kritikė, amatorė dhe kolektiva pnėtorėsh e inxhinierėsh shkruan kundėr "Tunelit", duke mos e ndarė veprėn nga autori.


    Dhe unė vetė shkrova autokritikė kundėr vetes. Ishte e pamundur qė t'i bėje ballė asaj stuhie. Ma do mendja se ashtu siē mė detyruan mua tė shkruaj kundėr vetvetes, u kanė kėrkuar dhe tė tjerėve tė shkruajnė kundėr "Tunelit".


    Sigurisht, qė pati dhe tė zellshėm e tė bindur. Tė ishin shkrime pluralsite dhe pa pasoja pėr mua, s'do tė mė vinte dhe aq keq. Pluralizmi qe i heshtur, pėshpėritej nė vesh, madje me frikė, se fatkeqėsisht, pati dhe dy raste qė romani "Tuneli" shėrbeu si dėshmi pėr agjitacion e propagandė nė dosjet e njė letrareje tė re e tė njė shkrimtari tė ri.


    Me kalimin e kohės ra furia e stuhisė. Mbetėn tė dukshme e tė fshehura njėkohėsisht dy qėndrime: njėri zyrtar e i ftohtė qė mė ndoqi pas pėr njė kohė shumė tė gjatė, edhe pas periudhės sė kryerjes sė dėnimit me punė krahu, edhe pse kisha botuar dramėn "Pas dy vjetėsh" e romanin "Pėrsėri nė kėmbė" dhe tjetri dashamirės e mėshirues, miratues i veprės, e cila lexohej nė mėnyrė klandestine.

    Ē'pasoja pate pas kritikės dhe dėnimit?


    Sapo filloi kritika, nisėn dhe pasojat. Nisi me njė tingėllim tė ziles sė telefonit nė redaksinė e gazetės "Drita". Sapo dėgjova zėrin e kryeministrit ia zgjata dorezėn e telefonit shokut tė zyrės, Andon Kuqalit, i cili mori porosinė qė unė duhej tė shkoja nė Hidrocentralin "J. V. Stalin", dhe tė shikoja me sytė e mi gabimet e mia, tė punoja e tė jetoja...


    Po atė ditė, apo tė nesėrmen, mė thėrret nė zyrė Shefqet Musaraj, sekretar i Lidhjes sė Shkrimtarėve. Ai mbante nė dorė librezėn time tė punės dhe pa sqaruar asgjė, si e qysh, mė thotė:


    "Nashti, si t'ja bėjmė, si ta shkruaj kėtu largimin tėnd nga Lidhja e Shkrimtarėve?"
    "Si tė keni marrė urdhėr", i them tepėr i trishtuar dhe i habitur qė s'do tė jem mė nė Lidhjen e Shkrimtarėve, qė s'do tė jem mė shkrimtar, qė s'do tė kem mė as tė drejtėn e botimit me afat tė pacaktuar, fjalė tė cilat i kisha dėgjuar korridoreve tė Lidhjes.

    "E di si ėshtė puna? Tė shkruajmė nė mėnyrė tė atillė qė most tė tė shohin shtrembėr kudo qė tė vesh. Ja, pėr shembull, largohet me dėshirėn e tij, mirė?"
    Tė pasneėrmen u bė njė mbledhje e madhe nė klubin e Lidhjes sė Shkrimtarėve, e drejtuar nga Ramiz Alia, po unė s'vajta.


    U nisa me autobusin e linjės pėr nė Hidrocentalin "J. V. Stalin", "vullnetarisht", "me dėshirėn time", duke lėnė nė shtėpi babanė dhe nėnėn e sėmurė, motrėn studente, dy fėmijėt e vegjėl dhe gruan. S'kam udhėtuar kurrė nė jetėn time aq i trishtuar.


    Gjashtė vetė me njė rrogė tė vogėl mėsueseje filloreje. Ngushėllimin e gjeja vetėm te shprehja e popullit "ka edhe mė keq". Ka edhe burg, ashtu siē u burgosėn shumė krijues nė ato vite. Unė isha "i lirė" veēse shumė larg, nė ekstremin mė jugor tė vendit.


    Nė pikat e kontrollit tė policisė, si te Ura e Rrogozhinės, nė Sevaster, nė Tepelenė, nė tė hyrė tė Gjirokastrės, nė Qafė tė Muzinės, policėt qėndronin gjatė para pasaportės sime e fytyrės sime. Vėshtrimet e tyre tpėr tė vėmendshme, sikur paralajmėronin njė prognozė tė hidhur, qė fatkeqėsisht u vėrtetua mė vonė.


    Sa mė shumė qė kalonin muaj e vite, unė do tė zhvendosesha e vėrtitesha nė kantiere, si nė Sarandė, Durrės, Elbasan e Tiranė, gjithnjė si punėtor krahu vėshtrohesha nga sekretarėt e instruktorėt e komiteteve tė Partisė, nga sekretarėt e komiteteve ekzekutive, nga shefat e kuadrove si njė njeri i dyshimtė, i rrezikshėm.


    Kretj i kundėrt me kėtė pozicion ishte qėndrimi punėtorėve, brigadierėve, inxhinierėve, kuzhinierėve, bufetierėve, shoferėve tė kantierėve. Tė gjithė kėta mė trajtonin si njė "mik tė rrallė, tė vjetėr e tė sėmurė", qė kisha nevojė pėr miqėsi, dashamirėsi dhe ushqim.


    Si prototipa pėr tė ilustruar kėtė fakt "sipas tipikes sė realizmit socialist" dhe nė pamundėsi pėr tė pėrmendur tė gjithė, kujtoj me mirėnjohje tė thellė ing. Sokrat Koliropullin, Bardhyl Balzėn, Fiqiri Veizin, Sami Karapicin e shumė tė tjerė, si dhe tė birin e kryinxhinierit, Ladin, qė asokohe bėnte praktikė nė kantier.


    Pėrzemėrsia e tij, respekti e shoqėria me tė, ishte pėr mua diēka e habitshme. Atė e bir, njėri kundėr e tjetri pro, jo vetėm ndaj romanit tim, por ndaj meje, njėlloj siē ishin kundėr e pro dy qėndrime tė dy sferave tė gjera: zyrtarėve dhe njerėzve tė thjeshtė.


    Pėr gjithkėnd qė dėnohej, me ligj ose pa ligj, rėndė apo lehtė siē qe rasti im, pėrnjėherėsh vinte dhe binte hija e dėnimit dhe mbi familjen. Ēdo sferė nėpunėsish tregonin devotshmėri e besnikėri ndaj fushatės sė madhe "Anti-Tunel".


    Disa burokratė parimorė iu sulėn shtėpisė sime nė Rrugėn e Durrėsit, njė apartament i zakonshėm prej dy dhomash e njė kuzhinė, ku jetonin pa mua, tri kurora; ata tė seksionit tė arsimit iu sulėn gruas sime pėr ta nisur nė fshat; vėllait tim tė vogėl nė Elbasan qė sapo ish kthyer nga ushtria jo vetėm ia morėn apartamentin, por pėr njė kohė tė gjatė nuk i dhanė strehim, ndonėse ishte i martuar e me njė fėmijė tė vogėl.


    Prindėrit e sėmurė vdiqėn njėri pas tjetrit brenda gjashtė muajve. S'do ta kujtoja vdekjen e prindėrve, sepse para vdekjes jemi tė pafuqishėm dhe se njeriu me tė s'duhet tė abuzojė, por unė s'besoj tė jem rast tjetėr pėr t'i kėrkuar ndjesė nėnės, tė cilėn kur po mbyllte sytė e po jepte shpirt, e gėnjeva, i thashė se dėnimi im mori fund, se unė u ktheva nė shtėpi, gjė qė u realizua shumė vonė, dhe me shumė peripeci, sa qesharake aq dhe tragjike pėr fatin e njeriut tė shkretė, jeta e tė cilit ēuditėrisht ėshtė lodėr fjalėsh nė gojėn e zyrtarėve.

    Kisha filluar tė botoja tregime nė gazetėn "Drita", drama "Dasma e madhe e dritave" ishte vėnė nė skenė nga trupa amatore e Kombinatit tė Tesktileve "Stalin" dhe kishte fituar flamurin e kuq tė asaj gare festive tė Nėntorit, apo ēmimin e parė, megjithėse i bėnė shumė luftė nga Ministria e nga njė delegacion i ardhur posaēėrisht nga Elbasani e megjithatė unė akoma s'kisha tė drejtė tė jetoja pranė familjes sime nė Tiranė, qoftė dhe si punėtor, tani me kategori tė tretė si elektricist, tė dytėn si hekurkthyes e tė gjashtėn (tė pestėn tė re) si saldator.


    E ē'rėndėsi kishte, e ē'dėm i sillte djersa ime ndėrtimit tė socializmit, tashmė krejtėsisht me forcat tona (se parrulla kishte avancuar) qė unė tė punoja nė rrethin e Tiranės, ku kisha dhe kam pashaportizimin dhe jo nė rrethet larg saj? Diplomat e mia si ndihmės-mjek i shkollės mė parė tė mesme mjeksore, si mėsues i gjuhės, letėrsisė e historisė i Universitetit tė Tiranės, si shkrimtar qė kisha sudiuar nė "Institutin e Letėrsisė Gorki", u kthyen nė tė zezėn time.


    Jo vetėm qė kėto diploma s'pinin ujė, por ishin ato qė s'mė lejonin tė hyja pėrsėri nė Tiranė. Si e qysh ndodhi, do tė pėrgjigjem nė pyetjen se si e sa ndihmon e interesohet organizata jonė e "Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe artistėve" pėr antarėt e saj.


    A e kanė pėsuar, veē teje, redaktorėt, botuesit apo edhe prototipėt tuaj?


    Po. Sidomos Vandush Vinēani, po mė e dhimbshme ėshtė qė e pėsoi dhe njė personazhe e romanit, ish infermierja e kantierit tė Muzinės. Meqė nė realitet ishte njė infermiere e vetme nė ambulancėn e kantierit, gjė qė pėrkonte dhe nė roman, tė quajtur nga unė me emrin Vaide e tė krijuar si personazh letrar me njė biografi letrare tė fantazuar, e cila; ndonėse e martuar me Kasemin (po personazh letrar), bėn dashuri me inxhinierin e kantierit Gjin Kulprin (po personazh), u ngatėrrua, u njėsua dhe mė saktė tė themi iu atribuan asaj peripecitė e heroinės sė romanit.


    Nga personazhi real, infermierja e kantierit, ajo qė e kisha njohur nė kohėn kur grumbulloja material, kisha futur te Vaideja personazhe tė fantazisė, cilesitė e saj tė rralla si infermiere, dashurinė pėr punėn e pėr njerėzit, devotshmėrinė e saj, po jo korrektėsinė e ndershmėrinė e saj si qytetare, Vaideja pėrfaqėson njė kategori tė grave shqiptare qė jeton nė kushte shumė, shumė tė vėshtira tė njė kantieri tė izoluar, qė sakrifikon nė mėnyrė sublime e tė heshtur, qė ėndėrron marrėdhėnie tė reja e tė lira, qė ėshtė e predispozuar tė mbushė boshllėkun shpirtėror pa e ditur se si.


    Ėshtė njė flutur qė shkon drejt dritės, pa e ditur se i digjen krahėt delikatė. Kritika e atėhershme mbajti qėndrim ndaj Vaidesė dhe burrokracia atė gjė bėri. Meqė u shkurtua vendi i punės sė infermieres sė kantierit nė Muzinės, e dėrguan nė prodhim, i dhanė njė lopatė qė mbushte gropat e rrugėve tė kantierit, pavarėsisht se ajo ishte njė infermiere e mirė dhe njė grua e respektuar.
    Sapo kisha vajtur nė kantierin e Bistricės.


    Bashkė me dy punėtorė ngarkim - shkarkimi grumbullonim trarė, dėrrasa e hekura tė mbetura e i transportonim nga kantieri ne qendėr me njė makine tip "Zis". Duhej tė bėnim pesė rrugė nė ditė qė tė nxirrnim pagėn minimale. Makina qėndroi.


    Para nesh njė grua, qė kish mbuluar fytyrėn me njė shami tė bardhė si mandilet e dropulliteve, mundohej tė mbushte me lopatė njė gropė nė mes tė rrugės. Ajo po na vononte. Si mė i riu qė isha, zbres nga makina, ia marr lopatėn nga dora dhe nisa tė mbush gropėn. Nuk e njoha fare dhe nuk i fola, i bindur se do tė mė thoshte faleminderit qė po e ndihmoja.


    Ishte e djegur nga dielli dhe e rrudhur. Dhe ne moshė m'u duk e madhe. S'di pse, vėshtrimet tona kryqėzoheshin. Sytė po mė dukeshin si tė parė. Ata sesi qeshėn, sikur fshihnin njė kėnaqėsi. Dhe buzėt lėvizėn. Nuk buzėqeshėn.
    "Ti je ai shkrimtari, Dhimitri?" foli ajo.


    Nuk u befasova, sepse e dija qė nė kantier ishte bėrė njė mbledhje e madhe, ku qe diskredituar "Tuneli" dhe ishte shkruar njė letėr kolektive.


    "Po" i thashė, duke mos duruar atė nėnqeshje tė hidhur qė shprehte dhe njė kėnaqėsi.
    "Mirė ta paskan bėrė edhe ty. Mua nė lopatė, ty nė ngarkim - shkarkim. Nuk po mė njeh, ė? Jam Vaideja jote" shtoi ajo me pėrbuzje (duke e quajtur veten me emrin e personazhes).


    "O Zot!" thashė me veten time dhe u mundova t'i shpjegoj teorinė e letėrsisė, tipizimin, gėrshetimin e spuntos reale me fantazinė, por qe e kotė. Ajo humbi durimin dhe mė pėrcolli. "Hajt, e mbushe gropėn? Hip nė makinė e mbaj hekura e dėrrasa".
    Hipa nė makinė. Mė dhembi zemra.


    Dhe nuk di pse ajo grua nė udhė, me lopatė nė dorė, e pėrcėlluar nga dielli, mė dukej se ishte gruaja ime, tamam si ajo qė kish mbetur nė Tiranė e lidhur pas pleqve tė mi, pas fėmijėve tė mi. Pėr tė dyja fajtor isha unė.


    Unė i kisha dėnuar. E pėrse? Pėr kėnaqėsi egoiste tė krijimit, sepse me fantazinė time kisha krijuar, pjellė (jo pa dhimbje) njė personazh letrar, njė Vaide tė brishtė, tė pakėnaqur nga jeta, qė protestėn e saj e shprehu si ato fluturat mendjelehta qė kanė etje pėr pak dritė.


    Si mendon ti, kritikat e bėra vinin nga njė kritikė "zyrtare", domethėnė e diktuar nga lart, apo vetė kritika, kritikėt dhe opinioni shoqėror nuk ishin aq tė emancipuar sa tė mirėprisnin njė vepėr realiste si "Tuneli"? pra, ky roman ishte i parakohshėm, apo reagimi erdhi sepse kjo vepėr cenoi "moralin zyrtar"?


    Ai telefon nga lart qė ra atė ditė nė redaksi e qė sugjeroi tė shkoja nė Hidrocentralin e Bistricės, autokritika qė u kėrkua me aq ngulm e qė u shkrua nė disa variante nga unė e nga shoku im, Dalan Shapllo, mė i mėrzitur se unė nga ē'po ndodhte, e qė pėrfundimisht u kėrkua jo e daktilografuar, por e shkruar thjesht nga dora ime, dhe ai shėnim diplomatik nė librezėn time u konkretizuan e u zbuluan se gjithēka ishte menduar nga maja e piramidės.


    Njė delegacion i madh i rėndėsishėm qeveritar kinez (duhet tė ketė qenė i madh, derisa shoqėrohej nga kryeministri), qėndron njė ditė para tunelit tė Bistricės.


    Disa ditė mė parė agjencitė telegrafike tė botės jepnin njė lajm shumė sensacional; Go Mo Zhoja, njė nga personalitetet e mėdha tė Kinės sė madhe, njė politikan e letrar kishte deklaruar dhe ishte nisur pėr nė Komunė e atje do tė hante bar e baltė. Kėtė gjė e dinin anėtarėt e delegacionit kinez, e dinte edhe udhėheqja shqiptare.


    Kryeministri, duke zgjatur dorėn e duke treguar se ky ėshtė tuneli mė i madh, tri kilometra e tri metra, i ēarė me forcat tona, tha dhe kėto fjalė: "Ashtu si ju dėrguat nė Komunė Go Mo Zhonė edhe ne kemi futur nė atė thellėsi, mes minatorėve, njė nga shkrimtarėt tanė mė tė mirė".


    Asnjėherė nuk ėshtė e parakohshme tė thuash tė vėrtetėn. E vėrteta dhe vetėm e vėrteta ėshtė misioni i shkrimtarit, aq sa ka mundėsi, aq sa i lejohet nė kohėra diktature, sepse tė thuash mė shumė s'tė lė censura.


    Mė mirė tė thuash aq, qoftė dhe pak tė vėrtetė, sesa tė bėsh tė kundėrtėn, tė kėndosh hosana. Kritika zyrtare burokratike ėshtė tjetėr gjė dhe opinioni shoqėror tjetėr. Dhe nė opinionin shoqėror tė manipuluar, shkrimtari gjen njė shtresė tė gjerė tė njė opinioni tė vėrtetė, realist, qė diferencon e mirėpret veprėn realiste.


    Sa ėshtė interesuar Lidhja e Shkrimtarėve si organizatė shoqėrore (funksioni i sė cilės, siē dihet, ėshtė tė mbrojė shkrimtarėt) pėr fatin tėnd, ose mė saktė, pėr kohėn kur ti ishe nė prodhim?


    A e ke ndier dashurinė e kolegėve shkrimtarė, pėrkrahjen e tyre, solidaritetin e domosdoshėm tė intelektualit pėr intelektualin qė bie nė vėshtirėsi?


    Pozicioni im pas "Tunelit" ėshtė shumė i komplikuar, interesant dhe i pazbėrthyeshėm. Fati i jetės sime varej diku, po se ku jo vetėm qė unė nuk e gjeja dot, por as dhe nėpunėsit e lartė, aq mė tepėr as vetė Lidhja e Shkrimtarėve, e cila siē dukej, i kishte prerė marrėdhėniet diplomatike me mua qė kur mė dha librezėn e punės nė dorė.


    Vdekja e prindėrve tė mi, sėmundja e djalit, vėshtirėsitė ekonomike, pamundėsia pėr tė ndihmuar familjen me rrogėn time tė vogėl si punėtor, mė detyruan qė tė ėndėrroj e ta quaj veten time tė lumtur, nėse do tė mė lejohej tė punoja diku nė periferi tė Tiranės, qė rrogėn time ta fusja nė shtėpi, tė merrja dhe unė bukėn tė mbledhur me gazetė nėn sqetull si tė gjithė punėtorėt.


    Po i hyja njė loje tė guximshme, e cila do tė mė deziluziononte. Po i kundėrvihesha njė urdhri zyrtar qė dhe vetė zyrtarėt s'dinin se nga vinte e s'dinin si tė vepronin ndaj njė njeriu qė do tė jetojė nė shtėpinė e tij, pranė gruas sė tij, pranė fėmijės sė sėmurė, pa kėrkuar punė sipas diplomave pėrkatėse, pėrkundrazi pranonte ēfarėdolloj pune.


    J. Tole dhe H. Ēobani, i pari drejtori dhe i dyti kryeagronom i fermės "Gjergj Dimitrov" japin miratimin e tyre. Shefi i kuadrit kėrkoi fletėn e punės, tė cilėn e jep Zyra e Punės e Komitetit Ekzekutiv te lagjes.


    Ai, shefi i Zyrės sė Punės, mblodhi supet e tha se pa urdhrin e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv s'e bėnte dot atė punė. Dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv mblodhi supet e tha se nuk ishte aq budalla sa tė mė jepte mua fletėn e punės. Kėto fjalė i tha, pasi lexoi tė gjithė librezėn.


    "Ti qenke shkrimtar, qenke ndihmės mjek, mėsues, gazetar, paske mbaruar edhe shkollėn e lartė pėr kėtė punė?"



    Nuk po duroja dot ironinė e tij dhe iu pėrgjigja shkurt:
    "Jo!"


    "Si jo?"


    "Lexoni mė poshtė, aty shkruan se jam hekurkthyes, saldator dhe elektricist. Unė s'jam mė ai qė kam qenė. Jam njė punėtor i thjeshtė qė kėrkoj njė punė tė thjeshtė, tė cilėn e kam gjetur. Jam qytetar i Tiranės me pasaportizim tė rregullt, jam banor i lagjes qė drejtoni ju, jam....."
    "Je mor djalė, je, por s'je pėr mua, ti je shkrimtar, pėr ty u ēanė gazetat dhe revistat dhe agjencitė e huaja."
    "S'jam mė shkrimtar. As kam qejf tė shkruaj mė. Jam saldator."


    "A janė dakord ata tė Lidhjes sė Shkrimtarėve qė ti tė punosh si punėtor?"


    "Sigurisht. Ata mė nisėn nėpėr kantiere."


    "Epo, meqė tė nisėn ata, ata e kanė nė dorė tė tė kthejnė, jo unė! Pse tė pėrgjigjem unė pėr ty?"


    "Pėr veten time, unė pėrgjigjem vetė", i thashė i nxehur.
    "Jo, mor bir! (nga mosha ai kish tė drejtė tė mė quante bir). Ti nuk e ke nė dorė vetveten. Ti varesh nga Lidhja. Derisa tė nisėn kantiereve, ata diēka dinė."


    "Domethėnė, po ta sjell unė njė copė letėr si kjo e J. Toles dhe H. Ēobanit, nga ata tė Lidhjes, ju ma jepni fletėn e punės?"


    Ai u mendua gjatė dhe mezi tha me gjysme goje "po".
    Vete nė Lidhje e riprodhoj me radhė gjithė dialogun dhe u zgjas dorėn pėr atė copė letėr, po ata nuk ma dhanė, mė premtuan se do tė flisnin gojarisht me kryetarin.


    Dhe vėrtet floėn. Tė pasnesėrmen vete te kryetari. Ai mė prźt me buzėn nė gaz.
    "S'kam ē'tė bėj, derisa s'ta dhanė me shkrim!"
    Nuk e kam ndier veten aq tė poshtėruar e tė fyer nga ajo buzėqeshje burokratike, triumfatore dhe keqardhėse.


    Nuk ishte fjala pėr njė copė letėr, siē ngulja unė kėmbė. Kush e kishte nė dorė fatin tim? Megjithatė, hyra nė fermėn "Gjergj Dimitrov", por ilegalisht. Dekonspirimi i kėtij sekreti u bė shumė vonė, kur unė shkrova dramėn "Pas dy vjetėsh", qė bėnte fjalė pėr jetėn e traktoristėve dhe tė mekanizatorėve tė fermės.


    Dramėn e vuri nė skenė Kujtim Spahivogli, I cili e pėsoi mė keq se unė. Unė jam gjallė, m'u dha e drejta e botimit, kurse ai vdiq duke mbajtur nė shpirt e nė shpinė peshėn shkatėrruese tė mosrehabilitimit.


    Veē jehonės sė "kritikės zyrtare", e cila ėshtė e njohur dhe e botuar, pjesė tė sė cilave ne po i botojmė nė revistė, a pati romani jehonė jashtė vendit?


    Sigurisht, pati jehonė. Ishte e pamundur qė stuhiza e brendshme tė kalonte pa zhurmė e sensacion nė faqet e para tė shumė gazetave tė Evropės e Amerikės, zėrave tė radiove tė ndryshme, madje edhe nė gjuhėn Esperanto, si dhe tė agjencive telegrafike. Dhe titujt ishin bombastikė: "Njė shkrimtar komunist persekutohet nga qeveria e tij". "Njė shkrimtar nė galeritė e Bistricės".


    Agjencia bullgare e lajmeve njoftonte se sė shpejti do tė botoheshin nga letėrsia ballkanike Ivo Andriqi e Dhimitėr Xhuvani. Romani "Tuneli" pėrkthehet nga Marina Marinova, dėrgohet nė shtyp dhe pas disa ditėsh tėrhiqet nga shtypshkronja. Kėto ishin tė paktat informacione qė unė munda tė marr vesh atėherė.

    Pas vendosjes sė pluralizmit nė Shqipėri, shkrimtari ėshtė mė i lirė tė shprehet, tė kritikojė, tė opozicionojė, tė thotė tė vėrtetėn. Pėr shkrimtarėt shqiptarė, tė mėsuar prej shumė vitesh me tutelėn, ose nė mėnyrė tė figurshme, nėn thundrėn njėpartiake, liria e demokracisė, e botimit, e mudnėsive pėr t'iu afruar sė vėrtetės, do tė sjellė vepra tė reja, cilėsore, mė jetėgjata e mė tė dobishme pėr shoqėrinė, apo kėtė mision mund ta luajnė brezat e rinj tė shkrimtarėve qė s'i kanė provuar "fushat me mina" tė botimit?


    A mund tė ambientohen, pra, shkrimtarėt me pėrvojė, qė kanė krijuar e botuar prej shumė vitesh nėn censurėn e njė ideologjie, me kėtė klimė tė re demokratike e pluraliste?


    Shkrimtarėt qė kanė punuar nė "fushat me mina" tė botimit, qė u ka plasur dhe ndonjė minė, qė kanė patur pasoja mė tė rėnda, kanė qenė nėpėr kampe e burgje, kanė kėnde vėshtrimi e krahasime shumė mė interesante e mė origjinale.


    Shkrimtarėt e rinj qė s'e patėn e s'do ta kenė kėtė fat, do tė kenė kėndvėshtrimet e tyre, gjithashtu interesante. Unė jam i bindur qė kėta shkrimtarė tė rinj do ta trajtojnė periudhėn e "minave" dhe shpresoj e dėshiroj qė ta trajtojnė mė mirė. A mund tė ambientohen shkrimtarėt me pėrvojė qė kanė krijuar e botuar prej shumė vitesh nė censurėn njėpartiake me klimėn e re?


    Klima e re demokratike ėshtė mjekimi mė efikas.

    Prej shumė kohėsh ka ekzistuar jo vetėm nė teori, por edhe nė praktikė, parimi qė shkrimtarėt duhet tė zbresin nė bazė; tė jetojnė poshtė, tė njohin jetėn, pra tė vuajnė edhe fizikisht, edhe materialisht "njėlloj si populli". Shumė e shumė herė janė dėrguar poshtė nė kantiere e kooperativa kontigjente shkrimtarėsh e artistėsh.


    Me sa di unė, nga kėto "njohje jete", nga kėto largime masive nuk kanė dalė vepra qė mund t'i shpėtojnė kohės. Veē punės nė Bistricė, ju jeni nga ata shkrimtarė qė edhe pas "punės nė prodhim" keni qenė vazhdimisht nė listat e Lidhjes pėr zbritjen nė bazė.


    Pas njė experience kaq tė gjatė nė "njohjen" e jetės, si duhet kupuar pėr shkrimtarin "njohja" e jetės? Mos vallė shkrimtari duhet tė vuajė si "zbatharakėt kinezė" qė t'i afrohet sė vėrtetės dhe realizmit?


    Sepse edhe nė traditėn tonė, edhe nė atė botėrore, shumica e shkrimtarėve s'kanė jetuar si "zbatharakė" e megjithatė, ata kanė bėrė vepra realiste, tė vėrteta e me peshė kombėtare...


    Ata janė bėrė ndėrgjegja e kombit! Cili ėshtė mendimi yt pėr kėtė ēėshtje qė ka zotėruar aq tepėr konceptet teorike tė estetikės sonė, tė kritikės dhe tė dhe tė opinionit shoqėror?


    Kam qenė, jam e do tė jem i mendimit se njohja e jetės ėshtė domosdoshmėri jetike pėr shkrimtarin, ndryshe nuk di se si mund tė shkruhet pa njohje. Mėnyra se si e njeh shkrimtari jetėn ėshtė individuale dhe specifike. Njohja e jetės nuk bėhet e organizuar, ose me ekipe dhe nuk ėshtė e thėnė qė shkrimtari duhet tė vuajė e tė provojė gjithēka qė tė shkruajė.


    Ē'duhet tė bėjė njė shkrimtar qė pėrshkruan vetėvrasjen? Tė vrasė veten? Lėreni shkrimtarin tė lirė! Zemra e tij e ndjeshme ėshtė emėrues i pėrbashkėt i dhimbjes, mundimit, e gėzimit njerėzor.


    Njė intervistė e lėnė pėrgjysmė dhe njė tufė karafila nga vendlindja, Pogradeci sot, kur niset pėr nė Sharrė


    Pogradeci ka pasur mysafir ēdo verė shkrimtarin Dhimitėr Xhuvani. Nga dje do tė mungojė pėrgjithmonė. Dhimitėr Xhuvani ka lindur nė vitin 1934 nė Pogradec. Ishte djali i mėsuesit tė nderuar elbasanas Kostaq Xhuvanit.


    Nė vitin 1944 familja e tij shpėrngulet nga qyteti, kur ushtria gjermane vjen nė Pogradec dhe ikėn muhaxhir nė Mokėr, ku qėndron deri nė ēlirimin e vendit, dhe kthehet nė Elbasan.


    Dhimitri pas shkollės sė mesme mjekėsore punon nė spitalet rurale tė Gramshit, Librazhdit, Cėrrikut, Peqinit. Shkėputet nga mjekėsia dhe vazhdon studimet e larta nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė nė Tiranė dhe mė pas studion nė Institutin "Gorki" tė Moskės. Krahas punės sė shkrimtarit, ushtroi edhe profesionin e mėsuesit, gazetarit, redaktorit, montatorit, elektricistit, saldatorit.


    Ajo qė do tė shkruante mė vonė kishte dy motive: dhimbje dhe indinjatė.
    Autor i mė shumė se 40 veprave: romane, drama, skenarė filmash, pėrmbledhje me tregime, novela dhe pėrralla pėr fėmijė.


    Ėshtė fitues i shumė ēmimeve letrare si dhe laureat i "Ēmimit tė Republikės", proza e tij ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė si nė italisht, frėngjisht, anglisht, rusisht, nė gjuhėn kineze dhe japoneze.


    Nuk do ta rimerrnim kėtė prezantim rutinė pėr jetėn dhe ēfarė shkroi Xhuvani, nėse ai nuk do tė ishte mes nesh. Nga dje ai nuk ėshtė mė. Dhe kjo ėshtė njė intervistė e lėnė pėrgjysmė nga biseda e gjatė qė patėm bashkė verės qė shkoi.


    Vera e fundit e Dhimitėr Xhuvanit nė vendlindje, vera e fundit pėr fare. Si ishte vera e fundit? Mendoni njė mėngjes herėt. Nga njė vilė trekatėshe fare pranė bregut tė liqenit del njė ēift tė moshuarish, tė kapur pas dore.


    Ėshtė shkrimtari Dhimitėr Xhuvani dhe bashkėshortja e tij, Fatmira. Dalin qetėsisht dhe ēapiten ngadaltė. Me vėshtrim tė qetė dhe pamje serioze, ai pėrshėndet kalimtarėt, prej tė cilėve ka shumė tė njohur.


    Veshja sportive e tregon Dhimitrin mė tė ri dhe mė dinamik. Mė pas qėndron nė kafenenė qė preferon. Tret vėshtrimin pėrtej qelqeve tė dritares sė kafenesė, ngatėrruar me fjollėn e tymit tė cigares sė tij, qė i jep njė tis tė ėndėrrt rrėfimit tė tij, qė e detyron atė tė baresė nė njė kohė tjetėr.


    Ishte fillimi i tij si prozator qė jo vetėm daton larg prej kėtej, por afron tė sotmen me kujtime tė pėrziera: emocione tė herės sė parė, pėshpėrima lexuesish tė magjepsur, pėrgėzime kolegėsh, po dhe zemėrimi qė u zbraz ndaj tij pas romanit "Tuneli" qė i hapi jo pak telashe.


    Dhimitri nuk ka dėshirė ta zgjatė bisedėn pėr kėtė temė. Diktatura kishte kornizat e saj dhe duhej qė tė qėndroje brenda kėtyre kornizave, por kuptohet tė dilje nga kėto korniza do tė thotė qė tė prisje pasojat. Pėr pjesėn tjetėr tė pyetjeve ai iu pėrgjigj pa ngurrim.


    Zoti Xhuvani pse kjo lidhje kaq e ngushtė me Pogradecin?



    Unė nė Pogradec kam lindur, kam kryer shkollėn fillore dhe jam larguar nė moshėn 10 vjeē nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore, pėr t`u rikthyer mė pas ēdo verė nga tre muaj. Pogradecarėt janė njerėz tė dashur dhe mikpritės, sidomos kur tė japin ēelėsin e shtėpisė me qira ku pushon dhe tė duket sikur e ke shtėpinė tėnde.


    Ēdo verė kėtu. A ka ndikuar kjo gjė nė krijimtari?


    Shumė, pothuajse tė gjitha veprat e mia janė shkruar nė Pogradec nė kėtė qytet me njė sharm krejt tė veēantė, ku ka buruar muza ime e krijimtarisė. Unė po ju rreshtoj disa nga veprat qė janė shkruar kėtu: romani "Pėrsėri nė kėmbė", skenari i filmit "Mėngjese lufte" me regji tė Kristaq Dhamos "E diela pas vdekjes", "Jeta nė arkivol", "I mbijetuari i Otrantos", "Kupa e Helmit", "Letra e Sonjės", "Dashuri e harruar" apo skenarėt e filmave "I dashur armik", "Njė ditė nga njė jetė", "Lindje-Perėndim-Lindje" qė ėshtė duke u xhiruar me regji tė djalit tim Gjergj Xhuvanit e shumė tregime dhe novela.


    Po fabula a janė marrė nga ky qytet dhe krahinat pėrreth?


    Patjetėr, Pogradeci ėshtė njė zonė me njė kulturė tė veēantė vetėm njė javė pas hapjes sė Mėsonjtores sė parė tė shkollės nė Korēė, ėshtė hapur shkolla e parė nė Pogradec. Ja p.sh, ju e keni parė filmin "Njė ditė nga njė jetė".


    Unė ia kam kushtuar njė infermieri pogradecar, Laqo Bushos, njė hero i vėrtetė, nuk ka lėnė derė pogradecare pa i bėrė injeksione dhe mjekuar plagė, njeri qė rrezaton mirėsi dhe dashuri tek njerėzit. Laqua ėshtė mishėrimi i njeriut tė mirė.


    Ai duhet tė ishte patjetėr "Qytetar Nderi" pėr Pogradecin, por ky njeri qė ėshtė shkrirė tėrė jetėn dhe nuk merrte asnjė grosh pėrveē rrogės simbolike, ndonėse nuk ia ka dhėnė kėtė titull Kėshilli Bashkiak i Pogradecit titullin ia ka dhėnė populli pogradecar qė e respekton dhe ky titull ėshtė mė i vlefshėm se ata qė tė japin pushtetarėt.


    Laqua sot jeton nė varfėri me njė pension modest...Apo skenari i filmit "Mėngjese Lufte" ku ėshtė tėrė fėmijėria ime nė qytetin e Pogradecit gjatė luftės tė vėshtruar nga sytė e njė fėmije tė vogėl.


    Ka skenar tjetėr qė ėshtė ndėrtuar nga kujtimet si ky qė pėrmendėt?



    Nė familjen tonė shpesh bisedat rreth temave tė kinemasė kthehen nė njė debat artistik, nga i cili unė padyshim marr edhe mendimin dhe sugjerimet e Gjergjit dhe tė nuses sė djalit, aktores Liza Xhuvani.


    Po ju them qė merr pjesė nė kėto debate edhe gruaja ime Fatmira. Kėshtu filmi "I dashur armik" ka lindur nga njė rrėfim i saj mbi njė ngjarje tė kohės sė luftės qė kishte ndodhur nė familjen e saj.


    Gruaja ime rrjedh nga familja elbasanase Belegu, njė familje e nderuar qė e mbante derėn hapur pėr miqtė dhe njerėzit qė kėrkonin ndihmė. Vėllezėrit e nuses kanė studiuar nė Vjenė, madje dhe njėrėn nuse e kanė austriake (Pola).


    Nė shtėpinė e tyre vinte edhe Baba Faja Martaneshi, vinte strehohej edhe ndonjė partizan i plagosur qė kėrkonte ndihmė, po edhe ndonjė ballist i plagosur, njė ushtar italian qė kishte dezertuar, fshihej njė hebre, vinte si mik njė gjerman...


    Pra nė kėtė familje nuk qe primare politika por njerzillėku. Kjo histori e rrėfyer nga gruaja ime Fatmira na ngacmoi me Gjergjin dhe unė shkrova skenarin "I dashur armik".

    Ēfarė ju pėlqen dhe ēfarė nuk ju pėlqen nė Pogradec?


    Nė Pogradec mė pėlqejnė njerėzit, janė miqėsorė dhe kanė njė tė folur tė figurshme, prindėrit i trajtojnė fėmijėt e tyre si tė rritur. Nuk mė pėlqen kaosi urbanistik, ndėrtesat shumėkatėshe qė kanė bllokuar bregun e liqenit.


    Kanė ardhur nė vitet e tranzicionit shumė mė tepėr banorė sa mund tė mbajė qyteti realisht. Ka shumė papunėsi dhe varfėri, kjo mė trishton.


    Ashtu siē mė vjen mirė qė qyteti ka siguruar ujė tė pijshėm 24 orė dhe ka mbaruar pjesa kryesore e kolektorit tė ujėrave tė zeza dhe ato nuk derdhen mė nė liqen.
    Gjithsesi Pogradecin e dua me tė mirat dhe tė kėqijat e tij.

    Ēfarė po shkruan kėtė vit Dhimitėr Xhuvani nė Pogradec?


    Sapo ka dalė nė treg "Dashuri e harruar", ndėrkohė qė jam duke shkruar njė roman tė ri tė titulluar "Pėrdhunuesit".

    Ju keni kaluar njė kalvar vuajtjesh nėn diktaturė, tregoni diēka mė konkrete pėr lexuesin?
    Ėshtė njė temė shumė e gjerė dhe ka shumė episode dhe peripeci. Lėre tė hapur kėtė intervistė pėr ta vazhduar beharin tjetėr kur tė vij nė Pogradec...


    shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  15. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gjėrat e jetės, droga e artit


    Gjėrat e jetės, droga e artit


    Elsa Demo | 20/10/2009 | Kulture

    XHUVANI SKENARIST - Shkroi gjithė jetės skenarė qė dolėn nga letėrsia e tij. Dhimitėr Xhuvani, njė fat mė tė mbarė me kinemanė pas vitit '90. Skenarėt e tij, mbeten gjysma e suksesit tė tė birit, regjisorit Gjergj Xhuvani


    Ėshtė si puna e lisė, po tė zuri do tė lėrė shenja.


    Bėhen dyzet vjet nga koha e njė dokumentari pėr tunelin e Bistricės qė shkrimtari Dhimitėr Xhuvani shkruan skenarė.


    Duheshin dyzet vjet qė ai tė jetė sot njė ndėr skenaristėt mė tė mirė dhe ndodhi qė filmi tė fitojė mbi letėrsinė. Megjithatė, kur dy gjėra, ose dy forma arti japin e marrin shumė me njėri-tjetrin, shėrbimi dhe energjia i mbeten njėrės prej tyre. Ngaqė e ka pasur gjithmonė gati njė tregim, njė roman, njė histori, skenaristi u rrit duke u pėrsosur.


    Ka punuar nė ish-Kinostudio, nė redaksinė e skenarit, por kjo armė e Xhuvanit nuk ka rėnė nė sy aq sa pas vitit '90-tė, kur nisi bashkėpunimin me Gjergj Xhuvanin, tė birin regjisor. Bashkė krijuan katėr filma prej '89-ės e kėtej dhe nė dorė kanė njė tė pestė.
    Ishte ndoshta edhe ēėshtje lirie? Edhe ēėshtje lirie ishte.


    Ka njė humor dinak, aq sa pėr ta fshehur pėrvojėn e hidhur tė lirisė sė tė shkruarit pėrballė censurės. "Shtatė hile dhe njė trimėri" pėr Dhimitėr Xhuvanin ishte formula qė skenari tė kalonte portėn e shtatė tė censurės.


    Telashet e Xhuvanit me censurėn nuk janė pak tė njohura. Nisi me tunelin e Bistricės, me njė skenar dokumentari me regji tė Viktor Gjikės. Ishte viti '63, koha e veprave tė mėdha tė klasės punėtore.


    Ē'kishte qė i qepej kėtij tuneli tre vjet mė pas, pėr tė shkruar romanin? Ishte njė tunel i zi. Kishte vagonė tė zinj, kabllo tė zinj, ēizme tė zeza (tė punėtorėve), xhupa tė zinj. "Edhe kafen e pinim tė zezė", thotė Xhuvani. Nga kjo shije shkroi romanin "Tuneli" mė 1966. Fill pas tij u degdis pėr rehabilitim tre vjet, pėr nė tunelin e Bistricės. Zakonisht thuhet "...dhe qysh atėherė hoqi dorė".


    Dhe qysh atėherė Dhimitėr Xhuvani pa se nė ē'gozhdė kapej censura pas letėrsisė sė tij "tek historitė e vėrteta, tek grimca tė jetės qė ia vlejnė tė bėhen letėrsi. Kjo nuk i pėlqen censurės. Sytė e njė shkrimtari mund tė shohin tunele, vagonė, ēizme, xhupa, kabllo, por nuk duhet tė shkruajė pėr "tė zezėn" qė i rrethon.


    Me t'u riedukuar e emėrojnė nė redaksinė e skenarit nė ish Kinostudion "Shqipėria e Re". Ėshtė autor i skenarėve pėr filmat "Montatorja", "Brazda"... "Rrugicat qė kėrkonin diell". Ky i fundit ka historinė e vet, sepse skenari mbėshtetej nė tregimin "Zgjimi i Nebi Surrelit".


    Pasi skenari ishte shqyrtuar nė 7 hallkat e censurės, nga instancat e brendshme nė Komitetin Qendror, tė cilat Xhuvani i quan "shtatė rrathėt e ferrit", kishte lindur papritur njė problem i mprehtė ideor.


    Ishte personazhi i prostitutės e cila ndihmonte lėvizjen antifashiste. Kjo ishte shkruar nė tregim, por nė skenar duhej ndryshuar. Filmi dhe teatri ishin arte mė popullore dhe pėr pasojė censura mė shumė shtrėngonte darėt.


    Qė skenari tė kalonte duhej qė autori personazhin e prostitutės ta bėnte revolucionare tė lėvizjes. Njė personazh qė Xhuvani e kishte ndeshur nė fėmijėri, nė kohėn e luftės. Ashtu u bė. Ndoshta spektatorit i kujtohet ky rol i interpretuar nga aktorja Yllka Mujo, pėrkrah Mevlan Shanajt.


    Pėrsėri shtatė hile dhe njė trimėri. "Censura e madhe ishte gjimnastika jonė e mendjes", thotė shkrimtari tani kur kanė kaluar kaq vjet nga ai impenjim dogmatik dhe pėr tė krijuar e ndjen qė "ėshtė vėrtet liri".


    Atė liri qė nuk e pati romani tjetėr "Dashuria e fundit" edhe pse i botuar atėherė kur censura duhej tė ishte mė pak shtrėnguese, nė vitin 1989, do ta kishte skenari i tij pėr filmin me tė njėjtin titull nga Gjergj Xhuvani, ku realizohet edhe njė nga skenat e para tė pėrdhunimit nė kinema.


    Do tė vinin me radhė skenarė tė tjerė pėr filmat e tė birit "E diela e fundit", "Funeral Business", deri tek "Blegėrima e deles" i cili nė vitin 2001 fiton nė Nju Jork, ēmimin e mė tė mirit skenar nga Evropa.


    Kjo i dha shanse regjisorit Xhuvani tė fillonte nga puna pėr filmin tani i pėrfunduar me titull tė ndryshuar "Mirupafshim armiq". Ky skenar ngrihet mbi sagėn familjare tė bashkėshortes sė shkrimtarit, njė familje feudo-borgjeze nga Elbasani. Por Dhimitėr Xhuvani vet i ka pėrjetuar skenat qė pėrshkruhen nė film. Ishte dhjetė vjeē kur ushtarėt e mbetur italianė, me ardhjen e gjermanėve kėrkonin njė strehė shqiptare.


    "Koha e luftės i ngatėrroi njerėzit", thotė Xhuvani. Nė atė shtėpi janė strehuar dhe kanė jetuar sė bashku deri nė fund tė luftės njė partizan, njė italian, njė ēifut, njė ballist dhe njė gjerman njeri si gjithė njerėzit, qė u vra aksidentalisht nė derėn e kėsaj shtėpie. Kishte shkruar me njė dele nė krah pėr t'i thėnė lamtumirė familjes shqiptare. Kėto histori tregoheshin mbrėmjeve nga e shoqja e Xhuvanit, ndėrsa i biri, Gjergji i bluante pėr filmin e ardhshėm.


    "Kemi njė unitet mendimi ne tė dy, tė njėjtin mendim estetik. Skenari pasi shkruhet kalon nga dora e tė dyve deri nė versionin e fundit, kur skenaristi duhet ta lėrė tė qetė regjisorin. Nė fund tė fundit, nga filmi nuk mbetet mė as emri i skenaristit, as ai i regjisorit. Tė gjithė harrohen. Ėshtė aktori ai qė kujtohet." Nė rastin me Gjergjin ai e quan veten bashkautor tė skenarit.


    Xhuvani ėshtė i mendimit qė pavarėsisht se tradita e skenarit nė Shqipėri ka qenė mbėshtetur te letėrsia, te shkrimtarėt, ne kemi njė shkollė tė skenarit. Nė kohėn e artė tė Kinostudios kur prodhoheshin 14 filma nė vit, nė garė hynin rreth 50 skenarė, dhe nuk ėshtė pak. 70 vjeēari nuk i hyn diskutimit tė cilėsisė.


    Ai vetė ėshtė kėtu ku ėshtė. Konkretisht, ėshtė nė pėrfundim tė skenarit "Misionari", qė do tė jetė filmi mė i ri i Xhuvanėve. Bėn fjalė pėr vitin '97. Njė misionar i huaj nė zemėr tė shtėpisė sė fėmijėve nė jug tė Shqipėrisė.


    Njė njeri qė iu predikon 14 fėmijėve "mos shaj, mos vidh, mos shko me gruan e tjetrit, mos vrit". Ėshtė viti absurd shqiptar, trauma psikike qė kaluan njerėzit, prishja e kodit moral qė shkatėrroi edhe shpirtin e misionarit. Tani janė fėmijėt mėsuesit e tij qė "predikojnė": shaj, vidh, shko me gruan e tjetrit.


    Njė dritare tjetėr e shkrimtarit dhe skenaristit Xhuvani, ashtu vetėm ai di ta shohė realitetin, jetėn. "Historitė janė droga letėrsisė. Se si bashkohen mė pas njė Zot e di. Por, tė gjitha kėto nuk mund tė lindin nė studion e artistit, veē nga historitė reale tė jetės sė pėrditshme."

    Portret i botuar nė "Shekulli" 7 shkurt 2004
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  17. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dhimitėr Xhuvani, Njeriu qė u tall me vdekjen e Stalinit

    Dhimitėr Xhuvani, Njeriu qė u tall me vdekjen e Stalinit

    » Dėrguar mė: 25/10/2009 - 13:18



    Mbrėmė nata ish te tjetėr soj. Yjet, hėna ushuan befas dhe errėsira mbuloi mendjen dhe zemrėn time. Nė lajmet e TV dėgjova: Dhimitėr Xhuvani vdiq... Vdiq shkrimtari dhe skenaristi, njeriu i halleve dhe i burrėrisė, bashkė-nxėnėsi dhe shoku im i klasės nė Shkollėn e mesme Mjekėsore tė Tiranės.
    Taqua kishte ardhur nga Elbasani me zemėr tė lėnduar, se atje kishte lėnė tė dashurėn e tij besnike, Fatinė. Rastisi tė ulemi nė njė bankė. Nuk ishim kamės, por dy fukarenj, qė rastėsia na ēoi nė atė shkollė, se tė dy kishim ėndrra tė tjera - ai tė bėhej shkrimtar dhe unė gjuhėtar. Iu nėnshtruam fatit, me mendimin se nuk prishej bota nėse mbėrrinim atje ku donim nga rrugė tė tjera. Erdhėm nė shkollė me njė kėmishė, njė palė pantallona dhe sandale tė lira. U lidhėm ngushtė dhe ashtu mbetėm, nė shkollė dhe nė jetė. Isha i ndrojtur, nxėnės i bindur brenda kornizės sė rregulloreve tė shkollės dhe tė konviktit. Tė dy nuk kishim vėnė akoma brisk nė faqe, madje dhe vitin e lindjes e kishim tė njėjtė. Nė orėt e studimit tė detyruar, shpesh shtynte librin dhe hapte fletoren - shkruante vjersha kushtuar tė dashurės. M'i lexonte dhe unė qeshja. Ishin vargje tė shkruara nga malli dhe dhimbja e ndarjes, nė tė cilat shihnja pesimizėm, gjė qė ia thosha duke qeshur. Mirėpo, ato vargje mė shtynė tė provoj dhe veten. Shkruaja dhe grisja pa i treguar qoftė njė varg. Njė herė, nė vit tė dytė gjeti njė vjershė nga tė miat. E pėlqeu dhe ia tregoi Naum Priftit, edhe ky shok i klasės, por qė kishte hyrė nė letėrsi para Taqos, botonte nė gazetėn 'Letrari i Ri' dhe revistėn 'Letėrsia jonė'. Mė nxitėn ta ēoj pėr botim, por xhahili Kasem Trebeshina ma refuzoi, si njė lojė fjalėsh. E ndjeva veten tė fyer dhe hoqa dorė. Taqua mė qortonte, por nuk dėgjoja. I shkruante ēdo javė letra Fatisė, pėrmbajtjen e tė cilave e mbante pėr vete dhe pėr atė. Pėr t'i postuar ishte pak vėshtirė, se si ai dhe unė shpesh nuk kishim asnjė lek nė xhep. U kėrkonim shokėve 2 lek e gjysmė pėr tė blerė pullėn. Kur rastiste nė letrat qė na dėrgonin nga familja tė gjenim brenda zarfit 100 lekė, bėnim festė.
    Kishim filluar vitin e dytė. Ai erdhi me njė javė vonesė. Nuk shqitej dot nga Elbasani. Njė mbasdite duke bėrė sullaco nė oborr, befas qėndroi, mė vėshtroi nė sy e mė pyeti: Mė thuaj, cilin ke shok mė tė ngushtė? U habita. Pse nuk e di? Kė tjetėr mund tė kem veē teje? - i thashė dhe e vėshtrova nė sy. Mė mori dorėn, e kaloi nė faqen e tij: Epo, mėso se shokut tėnd mė tė mirė i kanė dalė qimet. Kishte vėnė briskun e parė. E ndjente veten tė burrėruar, mė tė sigurt. Atė mbrėmje u arratisėm nga konvikti dhe vamė nė birrarinė "Donika", nė bulevardin, qė nė atė kohė mbante emrin e Stalinit ('Dėshmorėt e Kombit'). Ishte hera e parė qė do tė provoja atė pije, nė njė kohė qė veē ujit s'kisha provuar asnjė lėng tjetėr. Se si e gėlltita atė kriko, unė e di. Pėrdori gjithė mjeshtėrinė, madje dhe forcėn. Mė vonė do tė ndieja mirėnjohje...
    Humori i tij e sillte gjithė klasėn nė qejf. Dhe, kur vendosnim tė bėnim ndonjė prapėsi, si pėr shembull tė mos futemi nė klasė pėr kontroll me shkrim, ai kurrė nuk u nda nga tė tjerėt. Hartimet i shtjellonte nė atė mėnyrė, qė mėsuesi vihej nė siklet. Hidhte nė letėr mendime, pėr tė cilat nuk dinte ose nuk donte ta pyeste. Lexonte shumė libra tė letėrsisė artistike, pėr tė cilat interesohesha dhe unė. Ai gjente dhe libra tė ndaluar, tė verdhė siē quheshin atėherė. Kur i lexonte thoshte me ironi: Hugoi tė ketė qenė kinez? Dyma tė jetė fis me tė verdhėt?
    Kam pėrpara njė fotografi tė shtatorit 1952, kur sapo kishim filluar vitin e tretė. Taqua ka dalė i menduar, me sytė drejtuar diku larg. Nė atė vėshtrim duket si nė pasqyrė figura e shkrimtarit mendimtar tė ardhshėm. Sapo kishim mbushur tė 18-at dhe bashkė me pjekurinė, kristalizoheshin tiparet e sė nesėrmes, qė pėr tė dy do tė kishte mundime e tronditje, por qė te Taqua do tė ishin mė tė rėnda.
    Shpesh strukeshim qosheve dhe flisnim pėr botėn nė tė cilėn do tė jetonim e punonim, tė mbyllur nė njė rreth vicioz, brenda tė cilit do ta ndjenim veten si nė kafaz. Nė shkurtin e vitit tė 1952, kur sapo kishte rėnė muzgu mbi Tiranė, rrinim mė kėmbė prapa murit tė oborrit me sytė nga perėndimi - sodisnim horizontin qė zbehej ngadalė. Befas ajo pjesė u ndriēua pėr njė ēast dhe pastaj u dėgjua njė plasje e fuqishme. Ngjan me bombė, - tha ai. Ngrita supet. Tė nesėrmen lexuam njoftimin e shkurtėr nė 'Zėrin e Popullit' pėr bombėn nė Ambasadėn Sovjetike. Nuk foli - vetėm qeshi...
    Mė 9 mars tė vitit 1953 - dita e varrimit tė Stalinit - u detyruam tė gjunjėzohemi nė sheshin 'Skėnderbej', para monumentit, tė betohemi pėr besnikėri ndaj tij dhe bolshevikėve. Ishim ngjitur me njeri-tjetrin. Mė pėshpėriti: Baba Stalini na e mori tė keqen. Por, kjo qė bėjmė kėtu nuk mė duket punė me mend. Megjithėse fjalėt m'i tha nė vesh, mė hyri frika mos kishin dėgjuar tė tjerėt. I rashė me bėrryl duke i bėrė shenjė tė heshtė. Vrenjti vetullat.
    Shkollėn e mbaruam shkėlqyeshėm nė lėndėt e kulturės sė pėrgjithshme, tė dobėt nė ato profesionale...
    Ai u caktua inspektor sanitar, diku nė Elbasan, unė ndihmėsmjek nė Vlorė. Por, tani ai e kishte pėrcaktuar rrugėn e vet, shkruante dhe botonte. Ia njohėn talentin dhe e lejuan tė shkėputej nga mjekėsia. Dy a tre vjet mbasi ishte kthyer nga studimet nė Institutin e Letėrsisė 'Gorki' tė Moskės, shkroi romanin e guximshėm "Tuneli", e para vepėr e letėrsisė artistike qė pasqyroi realitetit tonė, tė cilin e fshihte regjimi i diktaturės. Romani u gėlltit shpejt nga lexues tė shumtė, por censura mė nė fund u zgjua. Iu bėnė nė shtyp kritika nga mė makabre nga njerėz qė ndofta nuk e kishin lexuar. E dėrguan hekurkthyes nė Cėrrik, qė tė riedukohet.
    Goditja ishte e rėndė, aq sa mendoi tė hiqte dorė nga tė shkruarit. Askush nuk i ndodhej pranė, veē Fatisė sė tij tė shtrenjtė. Ishte atėherė kur mora penėn dhe i dėrgova, dorazi me njė shokun tim besnik, njė letėr tė gjatė. Nuk ngulja kėmbė, por i lutesha tė vazhdonte tė shkruante, se mund t'i japėsh shumė letėrsisė, tė shkruash vepra tė bukura, qė do t'i lexojnė me dėshirė lexuesit e shumtė. Mė dėgjoi. Kur riedukimi ishte kryer, e takova nė shtėpinė e tij, mbi pastiēerinė "Flora". Bėmė shakara, folėm pak pėr atė qė hoqi dhe shumė pėr mė tej. Folėm pėr djalin tim, Robertin, qė kur fėmijė tre vjeē, ishte shtruar nė spitalin e Tiranės, Dhimitri shkonte ta shihte pėr ditė. Kur i thashė se Roberti, i rritur, kishte hyrė nė rrugėn e letrave, i ndriti fytyra. Duke pirė rum, mė tha: Letra jote mė dha shumė kurajė. Vėlla Taqo, sa mė emocionuan ato gjashtė fjalė... Nė parashikimet e mia nuk u zhgėnjeva. Romani tjetėr ishte "Pėrsėri mė kėmbė". U takuam nė Pallatin e Kulturės nė Tiranė. Mė priste nė njė tavolinė afėr dritares. Pa i dhėnė dorėn, e pyeta nėse titulli shprehte atė qė mendoja. Kur pohoi, e pėrfshiva, mbetėm ca tė shtrėnguar me njeri-tjetrin dhe putheshim si fėmijė. Tė tjerėt na vėshtronin me njė farė habie. Po! Ishte ngritur pėrsėri mė kėmbė dhe mė kėmbė do tė mbetej deri sa mbylli sytė. Diktatura nuk e theu. E bėri mė tė vendosur, mė tė fortė, e bėri tė papėrkulshėm.
    Do tė mė vinte nė shtėpi, nė Himarė, befas, pa mė lajmėruar. Kaluam bashkė njė natė, e cila nuk do tė doja tė mbaronte kurrė. Mė foli pėr krijimtarinė e tij. Nė atė kohė kishte shkruar skenarin e parė, tė suksesshėm. Por, "Tunelin" nuk e kishte mohuar dhe nuk e mohoi kurrė.
    Takimin e fundit e bėmė po nė Tiranė, nė nėntorin e vitit 1987. Sapo isha kthyer nga Greqia, ku kisha shkuar me shoqen time si Fatinė, pėr tė takuar vėllanė, me tė cilin ishim ndarė 43 vjet mė parė. Nė vend tė pėrshėndetjes, mė tha: E, budalla, u ktheve? Pse nuk ndenje atje? Vizita nė vendin fqinj mė kushtoi shtrenjtė. Mė hoqėn nga spitali, nė tė cilin isha mjek pėr 26 vjet. Mė dėrguan fshatrave pėr riedukim, si Taqon. Mė 1991 ika nė Greqi, dhe nuk e pashė mė shokun, mikun e halleve, shkrimtarin e denjė, Njeriun e veēantė, tė mirin Dhimitėr Xhuvanin.
    Vdekja mė tronditi. Mendoja se do tė jetonte pėr shumė vite akoma, pėr tė na dhėnė gjithnjė vepra tė mira, tė cilat i shkruante me mendje tė kthjellėt e zemėr tė ngrohtė. La pas njė boshllėk, na hidhėroi e na trishtoi tė tėrėve, por mbi tė gjithė, Fatinė e tij tė shtrenjtė, gruan e dashur qė i ndenji si yll mbrojtės, si balsam pėr zemrėn. U dashuruan aq shumė qė fėmijė, dhe ajo kėtė goditje nuk e meritonte.
    Shkruaj kėto rreshta me dhimbje dhe lot. U njohėm fėmijė, duke hyrė nė shpirtin e njeri-tjetrit. E njoha mė mirė se askush tjetėr dhe them me zemėr se Dhimitri qėndron nė radhėt e para tė krijuesve, artistė tė letrave dhe, mbi tė gjitha Njeri i lirė nė mendime e nė fjalė. Ngushėllim gjej nė atė qė Taqua ynė do tė jetė midis nesh me librat e tij. Nė to ka lėnė shpirtin dhe dashurinė. E donte jetėn shumė, me tė mirat dhe tė kėqijat, se nė fund tė fundit kurrė ajo nuk mund tė jetė e pėrkryer. Kush e ka jetuar pa dhimbje e mundime, nuk mundet t'ia dijė vlerėn. Dhimitri ėshtė kthyer nė yll, atje lart nė qiell, midis morisė yjėsore dhe ne do ta shohim vazhdimisht.
    Lamtumirė, o shok, o mik, bashkėshort, baba e gjysh si askush tjetėr...
    Himarė, 20.10.2009
    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Kandidatura e Luiza Xhuvanit zėvendėson atė tė Fatos Nanos nė Sarandė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 07-11-2014, 05:35
  2. Aleksandėr Xhuvani
    Nga dodoni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2007, 23:25
  3. Dhimitėr Shyteriqi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 08:42
  4. Gjergj Xhuvani
    Nga marinI nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-01-2003, 13:23
  5. Fishta, Lahuta, Konica dhe Xhuvani.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2002, 05:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •