Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Violinistja Sihana Badivuku

    Nga afer me violinisten Sihana Badivuku: “T’i prezantojme vlerat e mirefillta kulturore ne Bote”

    “Keshtu momentalisht, here jam violiniste aktive, here profesoreshe ne Fakultetin e Arteve ne Prishtine, here koncert maestro ne Filarmonine e Kosoves, here anetare e “Trio harkorit te Koseves”, here drejtoreshe artistike dhe menaxhere e festivalit”, thote Sihana
    .
    Sihana Badivuku - Hoxha, violiniste e shquar kosovare, u lind ne vitin 1967 ne nje familje muzikantesh. Shkollen e ulet dhe te mesme te muzikes i kreu ne Prishtine. Ne moshen 16-vjecare shkoi te studioje ne Konservatoriumin Shteteror te Moskes P.I. Cajkovski, ku i kreu edhe studimet pasuniversitare.

    Ne vitet 1993/94 studioi ne “Hochshule fur Musik” ne Detmold (Gjermani) ne klasen e prof. Young Uck Kim.

    Me 1994 mbaroi kursin e perfeksionimit ne Siena (Itali) ne Akademine Chigiana, ne klasen e prof. Uto Ughi.

    Mori pjese ne garat nderkombetare per violine (Leipzig, Gorizia, Budapest). Gjithashtu mori pjese ne festivalet nderkombetare Vera e Ohrit, Interfest (Manastir), ne Festivalin e Muzikes Kontemporane ISCM ne Tirane, Gubbio-Festival ne Itali, ne Festivalin ”Skena e muzikes se re”-Prishtine, ne Festivalin e muzikes klasike -Varna-Bullgari, ne Festivalin ”Muzina”-Slloveni, ne “Java e Bach-ut”, ne Festivalin I, II, III, IV nderkombetar te Muzikes Kamertale ne Prishtine.

    U prezantua si soliste ne hapjen solemne te festivalit “Vera e Ohrit 98“, me Orkestren Filarmonike te Radiotelevizionit te Vjenes (ORF).

    Koncertoi ne Kosove, Maqedoni, Shqiperi, Bullgari, Gjermani, Itali, Rusi, Finlande, Irlande, Spanje, Slloveni dhe SHBA.

    Eshte profesore ne Fakultetin e Arteve ne Prishtine, koncert mjeshter ne Orkestren Harkore te Filarmonise se Kosoves, violiniste ne Ansamblin “Vivendi” dhe anetare e “Trio Harkor Kosova”.

    Ne Maqedoni eshte e papune

    Vetem ketu mund te lihet pa pune nje violiniste si Sihana Badivuku. “Disa here rresht kam konkuruar ne Akademine e Arteve, per profesore, por me kane refuzuar”, thote Sihana duke shtuar se tashme edhe po ta lusin nuk do te shkoje me. Edhe pse i ploteson te gjitha kushtet per te punuar ne kete fakultet prape nuk e kane pranuar. Mbase per faktin se eshte shqiptare, sepse ne ate fakultet nacionalist kurre nuk kane pranuar te punesohen shqiptare.

    Prej vitit 2000 Sihana Badivuku angazhohet ne bashkorganizimet e ngjarjeve te ndryshme muzikore si: ”Java e Bachut”, Festivali nderkombetar i muzikes kamertale, ”Garat rajonale muzikore”, ”Koncertet e talenteve te rinj” etj.

    Ajo eshte edhe anetare e Keshillit Artistik te Festivalit Nderkombetar “Vera e Ohrit”.

    Qe kur Sihana ndodhet ne keshillin organizative te “Veres se Ohrit”, edhe pjesemarrja e shqiptareve ne kete manifestim ka ndryshuar. Me pare shqiptaret ne kete manifestim prezentoheshin vetem me nje pjese teatrore. Sivjet numri i pjesemarresve shqiptare ne kete manifestim ishte rritur dukshem. “Po ishte katershja e gjinise femerore, Inva Mula e shoqeruar nga pianistja Manjola Trebicka, Eda Zari, Jeta Starova dhe me pas drejtori i festivalit me ftoi edhe mua”, thote Sihana, duke shtuar se nuk kishim shume probleme per pjesemarrjen e ketyre emrave sepse, e para ishin femra dhe e dyta emra te tille nuk refuzoheshin dot. ”Kisha parapare dhe te tjere per kete manifestim por besoj se shkalle - shkalle numri i shqiptareve ne kete manifestim do te rritet”, shtoi Badivuku.

    Festivali i muzikes kamertale ne Prishtine


    Meqe eshte dejtore artistike e festivalit nderkombetar te muzikes kamertale, i pesti ne radhe qe do te mbahet kete vit ne Prishtine prej 10- 17 tetor ajo eshte teper e angazhuar me kete festival. ”Keto dy muaj do te merrem me pergatitjet e festivalit kamertal ne Prishtine. E kemi filluar kete iniciative disa instrumentiste te mirenjohur te Kosoves dhe Maqedonise, por ne Prishtine kemi gjetur hapesire”, thote Sihana dhe si drejtore artistike do te planifikoje artistet, programet, por se bashku me koleget e saj mundohen te sigurojne edhe fonde, sepse ky festival eshte nen organizimin e Fondacionit Art Kosova, ku ajo eshte dhe presidente. “Per here te pare ne kete festival do te vijne artiste nga Turqia. Gjithashtu kane konfirmuar ardhjen artistet nga Gjermania, Zvicra, Franca, Trio Harko Kosova, artisti mysafir nga Zvicra, Shtefan Vid, pianist, i cili ka 2-3 here qe vjen ne kete festival. Do te vije Lejla Pula me dy artiste Austriak, artistet e Tiranes dhe ndoshta vjen Ansambli 21, i pari i krijuar ne Moske”, sqaron Badivuku. “Keshtu momentalisht, here jam violiniste aktive, here profesoreshe ne Fakultetin e Arteve ne Prishtine, here koncert maestro ne Filarmonine e Kosoves, here anetare e “Trio harkorit te Koseves”, here drejtoreshe artistike dhe menaxhere e festivalit”, thote Sihana.

    Garat rajonale ne Prishtine

    “Me ane te Fondacionit Art Kosova i kemi edhe garat rajonale, te cilat ka dy vjet qe i mbajme ne Prishtine dhe kane qene teper te suksesshme. Kane konkurruar rreth 160 kandidate nga rajoni (Maqedoni, Kosove, Shqiperi, Mali i Zi) dhe besoj se ne te ardhmen keto gara do te internacionalizohen”, thote ajo duke sqaruar se jane gara ne disa disiplina si: violine, piano, harqe, klarinete, flaute, kitare, solo kendim. Pjesemarresit jane te moshes nga 5- 25 vjec.

    “Tani keto gara jane bere tradite dhe nuk duam qe keto 2-3 projekte qe i realizojme gjate vitit te nderpriten. Mundohemi qe ne kete menyre te mbahet nje kondicion artistik i daljes ne skene te artisteve, te te gjitha trojeve. Me ane te ketyre projekteve, koncerteve, manifestimeve te vijne ne shprehje vlerat e verteta artistike te ketij zhanri, te internacionalizohet shkolla instrumentaliste e ketij zhanri”, thote Sihana, e cila pa nderprerje punon per ngritjen e nivelit te muzikes klasike ne Maqedoni dhe Kosove.

    Duke u nisur nga qellimi artedashes Sihana mendon se eshte e udhes qe perpos ketyre tri qendrave, Shkupit, Prishtines dhe Tiranes te mblidhen artistet e muzikes klasike, te bashkepunojme, qofte me ane te muzikes kamertale, orkestrale, projekteve te ndryshme, ku vite me radhe ka munguar perkrahja e institucioneve te krejt rajonit. “Tashme eshte e udhes qe keto projekte te financohen, sepse ketu do te shihet dhe ardhmeria e rinise, ardhmeria e kuadrove te reja, te cilat jane baze per nje shoqeri te shendoshe. Keshtu, ne ne menyre dinjitoze do t’i prezantojme vlerat e mirefillta ne Evrope dhe ne bote. Te jemi ne nje hap me arritjet artistike evropiane dhe boterore. Ky eshte qellimi dhe natyrisht te misherojme edhe rinine me keto projekte dhe me ane te ketyre projekteve shkollore artistike, te ndikojme pozitivisht te ta”, thote Badivuku.

    Me projekte te ndryshme dhe ne Maqedoni


    Badivuku dhe koleget e saj perpiqen qe edhe ne Maqedoni te bejne dicka ne lidhje me ndritjen e muzikes klasike. ”Do te kemi projekte te ndryshme ne Maqedoni, per vitin 2005- 2006, sepse vitet e tjera projektet tona s’jane perkrahur nga Ministria e Kultures dhe e Arsimit. Keto jane dy projekte shume interesante, kemi bashkepunim me Shoqaten e artisteve muzikor dhe baletit te shqiptareve te Maqedonise, ku Blerimi Grubi eshte kryetar dhe une anetare, t’i veme disa projekte vjetore, disa projekte edukativo-mesimore, sic jane kurset e prefeksionimit ne Struge”, thote ajo. Ajo tregon se keto kurse i kane mbajtur dy vjet me vetefinancim nga vete kandidatet. “Ishte e mundimshme dhe mendoj se ne te ardhmen do te kemi perkrahje nga dy ministrite, (Ministria e Arsimit dhe e Kultures). Po ashtu, eshte mire qe te riaktivizohet festivali “Multi Kulti”, qe eshte mbajtur ne tetor dhe te njejtet artiste qe vijne ne Kosove te nesermen do te vinin ne Shkup dhe ne kete menyre rregullohet rrjeti”, thote Sihana. Tani po ndodh nje gje shume interesante, thote ajo, keto projekte jane bere te njohura ne bote dhe artistet qe kane qene mysafire ne keto festivale, qofte ne Prishtine apo Shkup, ata e dine se ne keto rajone ka projekte kualitative dhe cdo dite marrim letra nga keta artiste qe kane qene prezente.

    Sihana mendon se duhet t’u krijohen kushte artisteve qe studiojne jashte qe kur te kthehen te mund te kontribuojne ketu.

    Sipas saj muzika klasike duhet te edukohet qe ne moshen parashkollore, qe ne te ardhmen te kemi me shume profesioniste ne kete fushe.

    Sihana eshte nje violiniste plot energji, qe vendasit ia kane ziline dhe shpesh ne bisedat e tyre degjohen zera qe thone ”Mekat qe nuk eshte maqedonase”.

    Ajo emocionohet shume shpejt dhe jo rralle pas koncerteve asaj i shihen lot gezimi ne sy.

    “Si rast konkret, i ovacioneve te publikut, nuk do ta harroje kurre 95-vjetorin e alfabetit shqip, ku me te vertete publiku ishte i mrekullueshem dhe e ndjej veten shume krenare qe isha aty krahas sopranos Inva Mula dhe artisteve te tjere”, thote Sihana teper e emocionuar.

    Nga:
    Anila DISHA
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2004
    Postime
    12
    Sihana Badivuku eshte njera nga artistet me te cilat Kosova duhet krenuar.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga Zenga
    Sihana Badivuku eshte njera nga artistet me te cilat Kosova duhet krenuar.
    Eshte e martuar dhe jeton ne Shkup. Mendoj qe e din por per te tjeret qe ndoshta nuk kane informata.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •