Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Miriam Cani dhe Preluders

    Hirushja shqiptare e "Preluders"

    E Merkure, 15 Shtator 2004

    Miriam Cani ne Shqiperi, rikthehet ne Shqiperi me triumfin e "Preluders", grupit me te ri muzikor me pese vajza te krijuar ne Gjermani. Cani, nje 19 vjecare nga Elbasani ka arritur te jete pjese e tij, pas nje seleksionimi te forte. Jeta e saj ne emigrim dhe punet e rendomta deri tek suksesi. Sot ne mbremje ne Amfiteatrin e Durresit, "Preluders" per here te pare do te japin nje koncert per publikun shqiptar

    Dikur imitonte me modesti kenget e te tjereve, sot jane ata qe belbezojne kenget e saj. Eshte Miriam Cani, 19 vjecarja nga Elbasani, pjestare e grupit gjerman te popit "Preluders". Nje nder fitueset e programit te talenteve te reja Popstar ne Gjermani, Cani u shqua jo vetem per aftesite e saj vokale, por dhe per sharmin skenik. Ne nje kohe te shkurter, ajo u be nje nga figurat simbol te ekranit, duke mos e harruar asnjehere kombesine e saj shqiptare. Prej gati 14 vjetesh ajo jeton ne Gjermani dhe vetem pak dite me pare ka mundur qe te rikthehet ne Shqiperi, jo me si vajza e thjeshte Miriam, por nen petkun e nje vipi. Se bashku me kater pjestaret e tjera te grupit "Preluders", Miriami eshte shfaqur mbreme per here te pare perpara publikut shqiptar. Nje aperitiv perpara pjatances se madhe qe vajzat do te servirin sot ne mbremje, po ne Amfitetarin Antik te Durresit ne nje koncert teresisht te tyrin. "Eshte e mrekullueshme te shfaqem per publikun shqiptar. Kam nje emocion shume te madh, madje mund te them me shume se tek Popstar. Ky eshte prezantimi im i pare serizoz ne Shqiperi dhe dua qe publiku te kuptoje boten time permes kenges", shprehet Miriam Cani. Grupi Preluders i perbere nga pese vajza u krijua pas nje seleksionimi te gjate ne programin "Popstar" (simotra e Etheve shqiptare), ka arritur te zere nje vend nderi ne klasifikimet e grupeve me te sukseshme. Vecanerisht pas publikimit te videos se fundit, ne te cilen pjestaret e grupit shfaqin jo vetem aftesite vokale, por edhe format sensuale. Sot ne Amfiteatrin 2.400 vjecar, "Preluders" do te shfaqin repertorin e tyre me te mire.

    Historia e 19 vjecareje

    E lindur me 30.05.1985 ne qytetin e Elbasanit, Miraimi se bashku me prinderit e saj ne fillim te viteve '90 largohet drejt Gjermanise, ne Heidelberg. I ati, duke ndeshur veshtiresi te shumta ne kryerjen e profesionit te tij rikthehet ne Elbasan pas 5 vjetesh, ku qedron vetem nje vit. Rremujat e 97-es e rikthejne familjen Cani serish ne Gjermani. Maturen nuk e mbaroi dot per shkak te perkushtimit total te jetes artistike dhe grupit Preluders. Qe ne moshen 13 vjecare, Miriami ka provuar pune nga me te ndryshmet si: shperndarese gazetash, babysiter, kamariere etj. "Gjithnje i jam lutur Zotit te behem dikushi ne fushen e muzikes dhe qekur u bera nje Popstar e di se me ka degjuar!"

    Pasaporta

    Emri: Miriam

    Mbiemri: Cani

    Ditelindja: 30.05.1985

    Vendlindja: Elbasan

    Shenja: Binjaket

    Gjatesia: 1,67 m

    Ngjyra e syve: Kafe

    Floket: Kafe e hapur

    Prinderit: Agim dhe Laureta

    Vellezer/motra: Silvi (vellai)

    Hobbies: Kenga, kercimi, vizatimi, degjimi i muzikes

    Tattoos/Piercings: Piercing ne kerthize

    Motoja e jetes: "Qendro gjithmone vetvetja dhe mos harro kurre se nga vjen!"

    "Korrieri"

  2. #2
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ja dhe nje foto e grupit "Preluders"



    IL PRELUDIO DELLE MISS Il gruppo tedesco «Preludes», un tardo clone delle Spice Girls o delle italiane Lollipop, si sono esibite a Durazzo (Albania) alla serata finale del concorso di bellezza Miss Globe International 2004

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kjo fotografia me duket se eshte bere ne Durres,ose se pakti ashtu une morra vesh,edhe pse jam pak i dobet me Italishten.
    Nejse,suksese per vajzen edhe me tutje.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Miriami eshte krenaria shqipaterre jashte shteti , kuptoet pas Inva Mules dhe Elsa Liles megjithese nuk do doja te beja krahasime se secila ka vendin dhe meritata e saja .
    Vajza eshte e mire , i deshiroj qe ti prije e mbara !
    ArsGothicė

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-09-2005
    Postime
    23
    Grupi gjerman Preluders ku ben pjese edhe kengetarja shqiptare Miriam Cani, do provoj te fitoj cmimn e kenges ne RTVSH dhe te perfaqesoj shqiperine ne eurovision. Kjo pun sic po duket eshte e perfunduar dhe jane paracaktuar si fituese te festivalit ne RTVSH.



    cfare mendoni ju ????
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 10-11-2005 mė 22:42 Arsyeja: bashkim postimesh

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    PRELUDERS te famshem, prej kur te famshem keto?
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-09-2005
    Postime
    23
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    PRELUDERS te famshem, prej kur te famshem keto?
    Prej fillimit te tyre,
    ndoshta jo prej atyre me te famshemve

    percille muziken boterore

  8. #8
    kkk Maska e [DelFini]
    Anėtarėsuar
    26-12-2004
    Vendndodhja
    Erlangen
    Postime
    34
    Citim Postuar mė parė nga licky
    Prej fillimit te tyre,
    ndoshta jo prej atyre me te famshemve

    percille muziken boterore

    po don me thon percjelle muziken KOMERCJALE.


    KUQ KALTERT
    mitrovicali linde, s`bohesh!
    Shqipri Etnike

  9. #9
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    NUk me duket normale se mesa di une grupi eshte gjerman dhe nje kengtare shqiptare ne te nuk mjafton per te perfaqsuar Shqiperine..Po fituesi si qenka percaktuar pa nisur festivali akoma??Apo Shqiperi..cdo gje ndodh..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marsela : 08-11-2005 mė 20:42
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  10. #10
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Un grupin PRELUDERS e kam degjuar tek programi gjerman THE DOME qe jep RTL2
    dhe nuk e dija qe Miriam ishte shqiptare. Ky grup i ka ca kenge te bukura. Megjithate nuk kuptoj si mund te marrin pjese ne Festivalin e RTSH. A nuk duhet nenshtetsia shqiptare? Vjet u ben lemsh per kengetaret nga Kosova te cileve ne rast fitore iu duhej nenshtetsia shqiptare, kurse tani na merrkan pjese gjerman??????!!!!!!! Pastaj, mund te marri pjese Miriam si soliste meqe eshte shqiptare por jo grupi.
    Kto te RTSH ne vend qe ti marrin punet me me seriozitet meqe duhet te na perfaqsojn ne EUROVIZION, na flliqin me shum, nejse...te shohim kur te vij momenti ēfare do kene realizuar.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Popstarja gjermane nga Elbasani Miriam i grupit Preluders
    Nga rezi_Mynihut nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 07-11-2009, 17:55
  2. Kėtej ėshtė rruga
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 23:47
  3. Haradinaj, Qeveria ime zgjidh problemet
    Nga ARIANI_TB nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 11:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •