Nuk kam pasur shume kohe te lire ditet e fundit dhe kam mbetur disi mbrapa me leximin e materialeve qe kam pasur ne shtepi. Sot po i hidhja nje sy nje numri te Ars dhe duke lexuar me bene "pershtypje" krijimet e letrareve te rinj (nxenes te shkollave te mesme ne Shqiperi).
Po hedh tek kjo teme disa nga krijimet e tyre, ne menyre qe dhe ju te keni mundesine te reflektoni apo te jepni ndonje mendim per brezin e ri te "shkrimtareve shqiptare".
Drilona Oblika
Se syte e mi keshtu e shohin boten
Eci rruges si nje kalimtare e heshtur. Syte derdhin ca kristale loti dhe vuajtja perpin shpirtin. E vrare shpirterisht jetoj kete bote ku engjej jane djaj e djajte engjej, ku njerzit fshehin ndjenjat e tyre e kur duan ata nxjerrin kthetrat e tyre per te helmuar me te pambrojturit. Syte e mi e shohin boten si nje vend ku njerezit vrasin njeri-tjetrin, ku zemra s'njeh dashuri, por vec urrejtje, ku loti eshte gazim dhe vuzeqeshja trishtim. Do te doja qe keta syte e mi ta shihnin boten ashtu sic dua une dhe jo si eshte krijuar. Nuk e di pse disa njerez jane te obsesionuar per lufte dhe jo per paqe. Disa njerez kane lindur per te vuajtur e disa te tjere per te shkaktuar vuajtje. Nuk arrij ta kuptoj kete bote qe hiqet si mbrekulli, por ne te vertete eshte nje ferr per njerezit. Kam menduar se bota eshte e vukur, por sa me shume qe rritem kuptoj se qenkam gabuar. Kjo bote s'eshte per ne. Nuk jam pesimiste per te ardhmen, por per kete jete qe jetojme. Cdo dite zgjohem me shpresa. Cdo dite shpresoj se syte e mi te pafajshem s'do te shohin boten si nje enigme pa fund. Shpresoj qe syte e mi do ta shohin ate me plot optimizem. Nje dite syte e mi do ta shohin boten ashtu sic dua une, plot miresi dhe dashuri, por qe te ndodhe kjo gje duhet te jemi ne qe ta ndryshojme boten.
Ediref Kliti
Ku ta di
Ku ta di nese syte e tua
shprehnin vertete ate qe thua?
Ku ta di nese zeri yt
tingellon vetem per mua?
Ku ta di nese buzeqeshja jote
s'do me genjeje nje dite?
Ku ta di nese fjalet e bukura
s'do i marrin me vete stuhite?
Ku ta di?
Perendim i embel
Gjithcka mbeti atje...
Ne ate perendim te embel
...puthje, ngrohtesi, te qeshura...
Edhe zemra, atje ndaloi.
Atje ndeza nje zjarr
me shkendija qe fiken e ndizen
mes mijera vegimeve
Atje lindi dhimbja,
pasioni, endrra...
Ai perendim, aq shume
me mungon
aq shume....
Teuta Hardhiqaj
Vjeshta
Gjethet shperndare neper toke
si copeza mendimesh.
Shiu-litar lan udhet,
si lote femije.
Qielli me re te trishtuara
enderron kaltersine
e veres qe do te vije.
Nen flaken e kandilit
Ne naten e shurdhet me uje
qe ndrisin
me zemer te thyer,
femijet rrisin.
Therrime atje, therrime ketu,
kembe te ngrira
vater pa dru...
Pa shtroje pertoke,
Pa gje nen krye,
femija mbeshtetet
Nen flaken e kandilit
nga pak vajguri tretet...
Pa ty
Sa vere e trishtuar!
Shi dhe vetem shi...
E si te dilte dielli, pa ty?...
Nate pa hene...
tmerr, marezi...
E si te dilte hena, pa ty?...
Dite e shurdher,
pa kenge, pa melodi...
E si te kendohej kenga, pa ty?
Perseritje
Iken, iken, iken...
Sa dhimbje!
e perseri...
Iken, iken, iken...
Perbindeshi det merr e
Gelltit
E shtriga vdekje,
perserit, perserit...
Dorela Tula
Po vuaj
Po vuaj dicka
Qe ju pa e kuptuar
Me denoni.
Po jetoj dicka
Qe ju pa ndjere
e Shihni.
Rreth, mijera reflekse
Qe te turbullojne shpirtin,
tenda te erreta
Qe te pengojne shikimin.
E humbur
E humbur jam ne kete rruge,
ku pre e nates eshte heshtja
ku pre e heshtjes jam une,
ku pre e imja eshte dashuria,
ku pre e dashurise je ti,
ku pre e jotja jam une.
Ndalem ketu
e perseri e humbur mbetem.
Dy fjale
Dy fjale ne nje heshtje.
Dy heshtje,
ne nje puthje.
Dy puthje,
ne nje ndjenje.
Dy ndjenja
ne nje cmenduri.
Mall
Puthje...
e zemra shtang.
Lot...
e shpirti qan.
Cudi!
Pse valle?
sec ndjeva mall...
Cekuiliber
Mengjesi naiv me c'ekuilibroi mendimet
e njenjat m'i trazoi,
nata ra,
si nje trendafil midis ferrit,
me e mebel se jeta
Eshte bota
Derra hipokrite,
kulceder e mbuluar
me lekura njerezish,
eshte bota.
Gjithesia e gjithesise,
lule e vyshkur,
peme thare,
gjethe e zverdhur,
eshte bota.
Gjithesia e gjithesise.
Kujtese e lodhur
Nder qelizat e viteve,
mbaj nje mall qe digjet.
Kujtesa e lodhur,
e kalon imazhin e saj.
nder vena ndjej
ende nje mall qe digjet.
Skutave te shpirtit,
nje kujtim i pafaj.
Etleva Bajraktari
Krijese e Pafajshme
Te gjithe e njihnin. E embel, e brishte, kapricoze, enderrimtare. Ajo
qendronte ne nje qoshe te korridorit te shkolles me enderren e saj
qe i flinte ne kraharor, ne mendje, ne cdo qelize te trupit te saj.
Por askush nuk e njihte historine e zemres se saj. Diku ajo kishte
degjuar se dashuria eshte e bukur, te ben te enderrosh. Ajo kapej
dhe vertitej fort mire pas ketyre fjaleve. Dhe atje ku zemra flet s'ka
frike. Ajo ishte njera nga ata. Mbi supet e saj rendonte tragjedia e
shume prej moshatareve te saj: Edhe ajo si te tjeret kishte dashuruar
ose ishte ai i pari, i cili, me veshtrimet, perkedheljet dhe puthjet
e para ia kishte mesuar asaj mirefilli se c'do te thoshte dashuri. Ata
ishin nje, kishin krijuar njeri-tjetrin dhe asgje ne kete bote nuk
mund t'i ndante dot. Sa e embel jeta kur s'ka bubullima, kur
degjohen rrahjet e zemrave dhe dalngadale nata zbulon kapakun e
kujtimeve dhe papritur vdes enderra e lige per te nesermen.
Keshtu ndodhi edhe me te. AJo dshuronte pa kufij. Pervec kesaj
dashurie te mbinatyrshme, ajo ruante nje sekret ne brendi te qenies
se saj.
Gjithcka kishte qene nje enderr mallengjyese, por sic thone: cdo
fillim i bukur e ka nje fund tragjik. Mjaftoi ndjesia, perkedhelja qe
ajo kisdegjuar padashur brenda trupit te saj. Tashme nje tjeter
jete po celte dhe ishte kjo vajze qe me dashurine dhe ngrohtesine e
nje nene do te nxirrte ne jete qenien qe egzistonte brenda saj. Me doren prej femije me syte qe nuk i thaheshin as edhe nje moment,
ajo po jetonte nje ankth, nje frike, nje enderr qe s'do te kishte
kurre mbarim. Rrahjet e zemres se saj numerojne caste te lumtura
te nje jete tjeter te zbuluar ne ate mengjes te mjegullt kur dita kishte
filluar si zakonisht per te tjeret, por ndryshe per te. C'faj kishte kjo
krijese e pafajshme? I dashuri i vajzes ishte larguar dhe as qe i binte
nder mend per te.
E ndersa ajo ecte, rende drejt rrugeve pa kthim te atij qyteti te
vrazhde, gjithnje vetem. Ne cdo hap qe hidhte mallkonte veten,
boten, cdo gje, madje edhe diten qe lindi. Kjo tragjedi, sipas saj,
kishte vetem nje rrugedalje, vdekjen.
Degjohej zeri i foshnjes se saj qe kerkonte te jetonte.
Ndoshta ishte ky momenti fatal qe e zuri ne befasi kemba e saj
rreshkiti mbi asfaltin e lagur ku kohe me pare ajo luante e lumtur,
ku e qeshura e saj trondiste qytetin, ku ajo perjetonte castet e
lumtura me te dashurin e saj.
Cdo enderr, shprese, ankth, frike dhe turp moren fund ketu.
Duhej qe te paguante me jeten e saj dhe te foshnjes qe bota te flinte
e qete, ajo, bota, shtriga e madhe.
Fatjona nderu
Pervuatja lind dashurine
Vuatje...Po, po te gjitheve na ka rene rasti ta degjojme kete fjale. Ne mos duke e provuar, duke e degjuar jemi perballuar me germat e saj. Te vuaje shpirti eshte e dhimbshme. Dhimbja e hedh faren e saj ne shpirt e atje mbin vuajtja.
Tek kaloj ne nje nga rrugicat e qytetit, pashe nje vajze. Fytyra e saj shprehte vuatje. M'u dhimbs. Ishte e bukur, e hijshme, me nje fytyre negjellore, por prape vuante. Syte ngjyre boje qielli lotonin. Pikat e kristalit nuk donin ta linin t eshihte. U ndal...U ndala edhe une. Iu afrova dhe ashtu papritur, si te njohura te vjetra, vazhduam rrugen bashke. Pamja e lashte e rrugices se qytetit me mbushte plot gjalleri e lloj lloj mendimesh me vinin ne koke. Ajo nuk flsite, as une. "Jam Ela e pervuajtura", tha me ne fund. E veshtrova. Fjala e pervuajtura me mbeti ne mend. C'donte t ethoshte me te? Edhe pse nuk flisnim, edhe pse nuk shkembenim as shikime, vazhduam te ecnim ngadale. "Po ti ke vuajtur?", me pyeti ajo. Ne fillim nuk fola, me pas thashe, "vuajtejn te gjithe e kemi provuar". Ne fund te rruges, ajo pa tek grindej nje vajze me nje djale. Papritur u shkeput nga une dhe u afrohet atyre. Kisha frike se cfare do te ndodhte. Djalit sec i tha disa fjale te ashpra, qe nuk i degjoja dot, pasi qendroja larg tyre. Djali u largua i cuditur, duke lene vajzen e tij te vetme me Elen. Ela e perqafoi vajzen qe deri atehere qante perpara te dashurit te saj. E perqafoi sikur te ishte dikush qe e kishte njohur kohe me pare dhe per te cilen e kishte marre malli shume.
Drilona Oblika
Jeta
Ecim ne heshtje
ne rrugen pa kthim
me shpirtin e trazuar
duke kerkuar sherim.
Jeta na ka faolur
lumturi dhe zhgenjime
por gjithmone ne zemra mbesin
me te bukurat kujtime.
Jeta kaq ka faj
te mohon dicka
te dhuron dicka tjeter
dhe pastaj te thote "Ndal".
Kjo ndalese e jona
behet pergjithmone
dhe jeta nga ne largohet
perfundimisht na harron
Pastaj vjen vdekja
dhe prej saj s'largohet dot
na vjen keq per njerezit qe lame
qe per ne derdhin lot.
Prandaj jeta s'eshte nje loder
me te s'duhet te luash
jeta eshte e jotja
dhe duhet ta duash.
Antiteze ndjenjash
Kur ti me doje
une nuk te doja
kur ti mua me mendoje
une ty te harroja.
tani qe me s'me do
Tani une ty te dua
tani une mendoj per ty
ndersa ti me ke harruar mua.
Festime Laci
Isha yll, por nuk jam me
Ike dhe vone je kthyer
emrit tim mos i bej ze
mos me kerko ne qiellin e nates
isha yll, por nuk jam me.
Ne mes yjeve te pafund
mos u end per te megjetur
isha dje, por sot s'ja me
dita ime tani ka vdekur.
Mos me thirr per te rilindur
sepse s'degjoj asgje
as ne kete bote e as tek yjet
mua s'do te me gjesh me.
Mos qaj kur te jete nate
lote s'kam per t'i pare
as mos qaj kur te linde dielli
rrezet e tij kane per t'i thare
Qaj kur yjet t'i zene rete
me ty do te qaje edhe qielli
per nje yll qe e vrave vete
s'do shkelqeje me as dielli.
Emanuela Gjeloshi
Eklips
Nga malli,
hena puthi diellin.
Nga dashuria,
nje puthje dhashe.
Eklips qe zgjat pak...
Plus
Ne rene e lagur si pasqyre,
derdheshin te bute si vale
Puthjet ne faqet e ndezura
Si lot rreshqisnin ngadale.
Fshihnin 1001 deshira
ne ishuj enderras te dy
Mengjeseve rilindim ne hapesire
dhe mbysnim njeri-tjetrin po aty.
Si femije luanim loje te rriturish,
pa rregulla, pa lexka, pa kufij.
Permbyseshim si mbreter te braktisur,
sundonim njeri-tjetrin po aty.
Ftohtesi
Puthjet humben,
i ngriu dimri.
Ngjenjat u treten,
i fryu era.
Zemra pushoi,
kish ftohte e mjra.
Permbajtja e Nr. 28 te revistes letrare shqiptare ars
kasėm trebeshina, intervistė ekskluzive pėr ars
debat pėr hapjen e dosjeve tė shkrimtarėve
Revista hapet me bisedėn mes shkrimtarit disident ēek Milan Kundera dhe
Philip Roth, me titull: Kundera: Ėshtė shumė e thjeshtė tė dėnosh
gulagėt, por tė flakėsh tej poezinė totalitariste ėshtė mė e vėshtirė
se kurrė.
Editoriali me titull Shkrimtarėt i kanė pėrgatitur vetė dosjet e tyre
ėshtė shkruar Irhan Jubica.
Tema qendrore e debatit tė kėtij numri, mbi tė cilėn ėshtė hartuar edhe
editoriali i mėsipėrm, ėshtė: Hapja e dosjeve, njė proces joletrar me
ndikim mbi letėrsinė. Nė lidhje me kėtė temė, kanė shkruar pėr ars:
Leka Ndoja: Paraja morale, dosjet ose energjia negative
Blendi Kraja: Njerėzit me dosje janė nė pushtet
Po nė funksion tė debatit, botohet intervista ekskluzive me shkrimtarin
Kasėm Trebeshina, me titull Nė Shqipėri, shkrimtari i parė caktohet me
dekret shtetėror, si edhe letra e fundit qė bashkėshortja Nadezhda nuk
ia nisi kurrė poetit disident rus Osip Mandelstam, sepse ai kishte vdekur.
Letra titullohet E braktisur nga shpresa dhe ėshtė shkėputur nga libri
me tė njėjtin titull i N. Mandelstamit.
Nė kėtė numrė botohen shkrime kritike, recensa dhe paraqitje pėr librat
e dalė kohėt e fundit, si dhe pėr autorė tė veēantė, dhe konkretisht:
Sorollatjet gjuhėsore tė Edmond Tupjes nga Gazmend Bėrlajolli, mbi
librin Pro translatore tė Edmond Tupjes;
Shakatė teorike tė Zejnullah Rrahmanit nga Sali Bytyēi, mbi librin
Teoritė letrare klasike tė Zejnullah Rrahmanit;
Pėrkthimi i ndijes nga Gazmend Bėrlajolli, mbi librin Albagen tė
Blendi Krajės;
Camaj: poetika e palimpestit nga Ardian Marashi, mbi veprėn poetike
tė Martin Camajt (inkuadruar nė rubrikėn seRIozisht);
Gjuha ėshtė ende nė pritje tė poetėve nga Sokol Zekaj, fragmente nga
libri i fundit eseistik i kėtij autori;
Xhuzepina Demetra Skirň nga Katerina Xukaro, mbi krijimtarinė e poetes
sė re arbėreshe Xhuzepina Demetra Skirň (inkuadruar nė rubrikėn premisa
poezia e re arbėreshe).
Njė vend i rėndėsishėm i ėshtė kushtuar shkrimit tė autorėve Myrvete e
Begzad Baliu Nostalgjia dhe neveria nga pashallėqet letrare, si reagim
ndaj shkrimit tė Bardh Frangut Debati pėr Hivziun do tė ishte i dobishėm
dhe shumė interesant, botuar numrin e kaluar tė revistės ars.
Rubrikat e pėrhershme paraqesin:
arbėrisht nga Mario Bellizzi: Demokracia me kapuē dhe derri qė suvarėn
arabin
qiell i pėrtejmė nga Jozef Radi: Poezi dhe prozė poetike nga
Giuseppe
Ungareti: Vetėm vvdekja ėshtė serioze
poezi gjermane pėrkthyer nga Ferdinand Laholli: Poezi nga Kristiane
Allert-Wybranietz (shoqėruar me origjinalin gjermanisht).
poezi nanglisht pėrkthyer nga Blendi Kraja: Poezi nga Fernando Pessoa
(shoqėruar me origjinalin nė anglisht).
teatri nga Jeton Neziraj: Teatri Dodona muza e rezistencės
mbishkrim pėrkthyer nga Laura Shimili: Vazhdon botimi i librit
Letėrsia dhe e Keqja nga George Bataille me kapitullin A duhet djegur Kafka?.
Shtojca e pėrhershme ars plus i kushtohet studiuesit Jonathan Culler
(Xhonatan Kaller) me njė kapitull nga libri i tij Ferdinand dė Sosyr,
tė cilin ars do ta botojė sė shpejti me tė gjitha tė drejtat e botimit
nė gjuhėn shqipe.
Krijimtaria kėtė numėr vjen me ekskluzivitetin e botimit nė shqip tė
pjesėve tė zgjedhura nga poeti boshnjak Goran Simiē.
Letėrsia shqipe kėtė numėr prezantohet me autorėt: Leka Ndoja, Mirela
Sula, Xhuzepina Demetra Skiro, Shpėtim Myshketa. Majlinda Bashllari dhe
Agim Bajrami, ndėrsa letėrsia e huaj me Goran Simiē, Giuseppe Ungareti,
Fernando Pessoa dhe Kristiane Allert-Wybranietz.
Pėrkthimet e kėtij numri janė realizuar nga: Gilmana Bushati, Faruk
Myrtaj, Laura Shimili, Ferdinand Laholli, Jozef Radi dhe Blendi Kraja.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 05-09-2004 mė 10:41
Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Permbajtja e Nr. 29 te revistes letrare shqiptare ars(i cili eshte ende ne qarkullim)
dosjet e shkrimtarėve tė kosovės
dhe autorėt qė dėshmuan kundėr adem demaēit
Revista hapet me ciklin poetik Mu thaftė dora, Prishtinė tė autores
Hida Halimi.
Editoriali me titull Kundėr aleancės sė heshtjes ėshtė shkruar nga Irhan
Jubica.
Ky numėr i ars-it ėshtė pėrqėndruar nė dosjevet e shkrimtarėve, por
kėtė herė duke shqyrtuar sidomos dosjet e shkrimtarėve tė Kosovės. Brenda
hapėsirės sė temės Dosjet e vėrteta tė shkrimtarėve, botohen
shkrimet:
Myrvete & Begzad Baliu: A ka dosje tė shkrimtarėve nė Kosovė
Blendi Kraja: Avangardėt fluturojnė ulėt
Nė funksion tė kėsaj teme botohen dėshmitė e disa shkrimtarėve tė
Kosovės e Maqedonisė, tė bėra nė gjyq kundėr Adem Demaēit. Ndėr kryesoret
veēojmė dėshmitė e Ali Aliut, Zekeria Canės, Fahredin Gungės, Din Mehmetit,
Anton Pashkut, Sylejman Drinit, Mehmet Ahmetit, Rafael Sopit e Adem Gajtanit.
Ndėrsa nė vazhdėn e hulumtimeve nė periodikėt letrarė shqiptarė tė
realizmit socialist, ribotohen pjesė tė zgjedhura nga krijimtaria e
shumė autorėve shqiptarė tė asaj periudhe, botuar nė gazetėn Drita tė
viteve 70-tė, krijime kėto tė pėrfshira nė shkrimin me titull Histeria
kolektive e artistėve shqiptarė. Ndėr emrat e cituar mė sė shumti,
pėrmendim: Dionis Bubani, Natasha Lako, Moikom Zeqo, Adriatik Kallulli,
Myzafer Xhaxhiu, Ēapajev Gjokutaj, Bedri Dedja, Ismail Kadare, Koēo
Bihiku, Jorgo Bulo, Xhevahir Spahiu, Rudolf Marku, Fatos Arapi, Sami
Milloshi, Fadil Kraja, Bardhyl Londo, Xhevat Lloshi, Gjovalin Shkurtaj,
Pirro Misha, Preē Zogaj, Fluturak Germenji etj. (Pėr ilustrim tė vlerave tė kėsaj krijimtarie e tė deklaratave tė sinqerta tė kėtyre autorėve
pėr besnikėri ndaj PPSH-sė e Enver Hoxhės, po japim vargjet e njė poezie tė
Natasha Lakos: Revolucion, / Ideologji, / Diktaturė e proletariatit.
/Ne poetėt gjejmė poezinė / nė jetėn e njeriut / edhe pas njė kazme, pas
njė referati.)
Qėllimit tė rivlerėsimit tė autorėve dhe veprave tė letėrsisė shqipe,
nė kėtė numėr i shėrben edhe botimi i njė interviste (tė vitit 1997, dhėnė
poetes Luljeta Lleshanaku) me pėrkthyesin Hans-Joachim Lanksch, tė
titulluar: Kundėr Kadaresė mit,
Nė reagim tė shkrimeve tė botuara mė parė nė ars, kėtė herė botohen:
Bardh Frangu: Zor ėshtė tė reagosh, zor ėshtė tė heshtėsh, nė
pėrgjigje tė artikujve tė Myrvete & Begzad Baliut, si dhe tė editorialit tė
numrit tė kaluar nė ars Shkrimtarėt i kanė pėrgatitur vetė dosjet e tyre.
Blendi Kraja: Pėr Hivziun, Pashkun, Balitė, Frangun , nė pėrgjigje tė
reagimit tė mėsipėrm tė Bardh Frangut.
Faslli Haliti: Ai qė sajoni jeni ju, zoti Jubica, dhe jo unė, nė
pėrgjigje tė editorialit tė numrit tė kaluar tė ars-t, tė autorit
Irhan Jubica. (Nė vend tė replikės, ars ka zgjedhur botimin e poezisė Njė
natė me sekretarin e partisė po nga autori Haliti, si dhe fragmente tė
zgjedhura nga recensa e Ismail Kadaresė pėr librin e parė tė kėtij
autori.)
Nė rubrikėn e re kushtim, me kėrkesė tė mjaft lexuesve dhe disa
shkrimtarėve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, botohet poezia
Flamur shekujsh e autorit Ali Podrimja, tė cilėn autori ia ka kushtuar Titos
sė dashtun.
Nė reagim tė njė shkrimi tė gazetės Shekulli pėr botimin nė Shqipėri
tė romanit Njėmbėdhjetė minuta tė Paulo Coelhos, botohet Letra e Hapur
e Pėrfaqėsuesit tė Revistės Letrare Shqiptare Ars nė Kosovė, z. Blendi
Kraja drejtuar Pėrfaqėsuesit tė Republikės sė Shqipėrisė nė Kosovė, z.
Bashkim Rama. Nė kėtė Letėr tė Hapur theksohet se romani i autorit
brazilian ėshtė botuar nė gjuhėn shqipe sė pari nė Kosovė, qė prej disa
muajsh nga Ndėrmarrja Botuese Gjon Buzuku e Prishtinės, dhe lajmi pėr
botimin e parė nė shqip nga Shtėpia Botuese Toena nė Tiranė ėshtė
mashtrim dhe pėr kėtė duhet mbajtur pėrgjegjėsi nga instancat
pėrkatėse.
Rubrikat e pėrhershme paraqesin:
seRRiozisht nga Ardian Marashi: Mbi burrni e mbi bura
premisa nga Katerina Xukaro: Zef Kakoca, zėri arbėresh qė kėndon e vepron
fjalorth nga Gazmend Krasniqi: Gjeniu ėshtė puna
arbėrisht nga Mario Bellizzi: Rrėfenja popullore arbėreshe
refuzim nga Ardian Ndreca: Fjalor veror pėr shqiptarėt
qiell i pėrtejmė nga Jozef Radi: Nga krijimtaria e Fernando Pessoas:
Poeti si filozof i shtirjes
poezi gjermane pėrkthyer nga Ferdinand Laholli: Poezi nga Wolfgang
Windhausen (shoqėruar me origjinalin gjermanisht).
poezi nanglisht pėrkthyer nga Blendi Kraja: Poezi nga Robert Frost,
Anon dhe Roger McGough (shoqėruar me origjinalin nė anglisht).
mbishkrim pėrkthyer nga Laura Shimili: Vazhdon botimi i librit
Letėrsia dhe e Keqja nga George Bataille me pjesėn e dytė tė
kapitullit A duhet djegur Kafka?.
Letėrsia shqipe kėtė numėr prezantohet me autorėt: Gilmana Bushati,
Hida Halimi, Zef Kakoca, Ferdinand Laholli, Bardh Frangu, Mustafa Ferizi,
Lavdimir Marku, Algert Siqeca, Ardita Jatru, Bajram Sefaj, Remzi
Limani, Jeton Kelmendi, Halit Ajdini, Lindita Komani, Mimoza Gyrcari dhe Fran
Shkėmbi, ndėrsa letėrsia e huaj me Ferndando Pessoa, Wolfgang Windhausen, Anon, Robert Frost, Roger McGough, Franco Battiato dhe Demostenis Vutirias.
Pėrkthimet e kėtij numri janė realizuar nga: Arben Idrizi, Lavdimir
Marku,Ferdinand Laholli, Jozef Radi, Blendi Kraja dhe Laura Shimili.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 05-09-2004 mė 10:42
Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Permbajtja e Nr. 30 te revistes letrare shqiptare ars e cila del kete te diele.
intervistė ekskluzive me pėrkthyesin dhe studiuesin Robert Elsie
Revista hapet me njė cikėl prozash tė shkurtėra tė autorit Shazim
Mehmeti., tė titulluar: Zoti veē mbledh psherėtimat.
Editoriali me titull Komunikimi i pėrulur ndėrakademik ėshtė shkruar nga Myrvete & Begzad Baliu.
Reagimet e shumta tė ardhura nė redaksinė e revistės pas editorialeve
tė dy numrave tė fundit, si dhe pas botimit tė dėshmive tė disa
shkrimtarėve kundėr kolegėve tė tyre, janė pasqyruar gjerėsisht nė kėtė numėr tė "ars-it:
Faruk Myrtaj: Anton Pashku dhe tė tjerėt
Naim Shala: Enver Hoxhės i kėndoi populli ashtu si edhe Ali Podrimja
Titos, si dhe pėrgjigjja ndaj kėtij reagimi nga pėrfaqėsuesi i
ars-it nė Kosovė, Blendi Kraja Spiunėt e Dushko Ristiqit nė Kuvendin e
Kosovės nuk janė problem i ars-it.
Pas botimit tė poezisė Flamur shekujsh tė cilėn Ali Podrimja ia ka
kushtuar ish-udhėheqėsit jugosllav J. B. Tito, autori ka reaguar ndaj
kėsaj zgjedhjeje tė revistės, duke kėrkuar publikimin edhe tė vitit kur
ėshtė shkruar poezia. Pėr kėtė qėllim, ars e riboton kėtė poezi, si
dhe reagimin e autorit nė ligjėratė tė drejtė: Ali Podrimja: Kam luejtė
koq*e me Titon.
Gjithashtu, nė rubrikėn Kushtim tė kėtij numri botohet poezia Pėr
njė psallmėtar tė shitur nga kėshilltari aktual i kryeministrit tė
Shqipėrisė Agim Isaku, tė cilėn autori ia kushtonte Gjergj Fishtės nė vitin
1981, e ku, mes tė tjerash e vlerėson kėshtu krjimtarinė e poetit Gjergj
Fishta:
Dhe them: gjithė ēke shkruar ėshtė vėrtet e pėshtirė:/Psallm i
zvargur,/uratė vdekjeje,/ftohtėsi,/kėllirė.
Njė vend tė rėndėsishėm zėnė kėtė numėr hulumtimet e bėra nė gazetėn
Drita tė vitit 1977, ku botohen shkrime, fragmente e poezi nga autorė
tė ndryshėm, si Pirro Misha, Arben Shehu, Agim Gjakova, Rudolf Marku,
Katjusha Pogaēi, Agim Cerga, Zimo Krutaj, Pandeli Koēi, Floresha
Haxhiaj, Ali Xhiku, Rezear Xhaxhiu, Novruz Shehu, Balil Gjini, Moikom Zeqo, Gent Arbana (pseudonimi i njė shkrimtari tė njohur), Ismail Kadare, Diana
Ēuli, Gjovalin Shkurtaj, Luan Qafėzezi etj. Bie nė sy me kėtė rast, njė
artikull i gjerė i autorit Ismail Kadare me titull Zhvillimi i letėrsisė sonė
nė luftė me presionin borgjez e revizionist, ku ndėr tė tjera, shkruhet:
njė nga modelet revizioniste e kundėrrevolucionare, libri Njė ditė e
Ivan Denisoviēit i Sollzhenicinit ėshtė shkruar me njė gjuhė arkaike, mė
afėr rusishtes sė vjetėr se tė sotmes. Po kėshtu idoli tjetėr
kundėrrevolucionar, romani Doktor Zhivago i Pastėrnakut tė kujton
vende-vende psallmet e vjetra Ambiguiteti i shkrimtarėve tė tillė
reaksionarė si Fishta, Koliqi e Konica, tė cilėt bashkuan nė vetvete
liberalizmin mė tė skajshėm me konservatorizmin mė tė skajshėm, ėshtė
njė shembull i qartė pėr kėtė. Sėshtė e rastit qė Konica, ky bej nė
shėrbim tė mbretėrisė arkaike shqiptare, ishte i afėrt me rrethet moderniste
dekadente evropiane, madje edhe mecenat i tyre
Njė vend i rėndėsishėm i ėshtė kushtuar kėtė numėr botimit tė
materialit me titull Ecuria akademike e shkencėtarit Xhevat Lloshi, tė hartuar me pjesė tė zgjedhura nga artikujt e kėtij autori vetėm nė gazetėn
Drita.
Nė vėmendje tė kėtij numri janė edhe disa reagime tė shumta nėpėrmjet
postės elektronike qė kanė ardhur nė adresė tė revistės ars nga Shabi
Dragaj, Safete Rugova, Flori Bruqi etj. Nė disa prej kėtyre emailave
kėrkohet mbyllja e revistės ars, ndalimi i shitjes sė saj nė Kosovė,
apo edhe kėrcėnohet me arrestim nėse shkel nė tokėn kosovare kryeredaktori
i ars-it, Irhan Jubica. Kėto kėrcėnime qė bėhen nė emėr tė 40
intelektualėve nga Kosova, pėr disa prej tė cilėve thuhet se janė tė
vrarė nė luftėn e vitit 1999, si dhe tė njė operativisti tė SHIK-ut,
motivohen me pėrdhosjen qė u ėshtė bėrė figurave eminente tė kombit shqiptar, pra shkrimtaret me ne ze te gjitha kohrave duke filluar nga i madhi Isamail Kadare, Akademik Rexhep Qosja, Mendela i Kosoves -Adem Demaēi, Ali
Podrimja,Prof.dr.Ali Aliu, e shume shkrimtare te tjere ne Shqiperi,
Kosove, Maqedoni etj. Revista letrare shqiptare ars, e cila po
punon pėr verifikimin e adresave dhe personave qė fshihen pas tyre, deri tani
ka identifikuar njė person si autorin e kėtyre mesazheve, emrin dhe
pėrshkrimin e tė cilit do ta bėjė publik numrin e ardhshėm.
Mbi panoramėn e zhvillimeve tė kohėve tė fundit nė letėrsinė dhe
kulturėn shqiptare, Blendi Kraja boton artikullin Sakatimi i mendimit
shqiptar.
Ndėrsa nė lidhje me mospjesmarrjen e botuesve nga Kosova nė Panairin e
Librit qė u mbajt nė fillim tė muajit gusht nė Ulqin, nė kėtė numėr tė
revistės ars botohen reagimet:
Abdullah Zeneli: Ku ishin botuesit e Shqipėrisė dhe Kadareja deri mė
tash?
Shaban Peraj: Zbuluesi Toēi ua mbylli portat e Ulqinit botuesve nga
Kosova!
Rubrikat e pėrhershme paraqesin:
seriozisht nga Ardian Marashi: Artisti, sipas Albert Camus
premisa nga Katerina Xukaro: Maria Antonieta Mana, naiviteti qė tė
mallėngjen
fjalorth nga Gazmend Krasniqi: Nuk besoj te dija e lexuesit
arbėrisht nga Mario Bellizzi: Fjalė tė urta dhe gjėegjėza
arbėreshe
refuzim nga Ardian Ndreca: Spijuna artista apo artista spijuna?
qiell i pėrtejmė nga Jozef Radi: Intervistė me pėrkthyesin dhe
studiuesin e letėrsisė shqipe Robert Elsie: Shqiptarėt nuk duan mė
letėrsi burgu
poezi gjermane pėrkthyer nga Ferdinand Laholli: Poezi nga Rosmarie
Schulak (shoqėruar me origjinalin gjermanisht).
poezi nanglisht pėrkthyer nga Blendi Kraja: Poezi nga Patricia
Pogson
(shoqėruar me origjinalin nė anglisht).
mbishkrim pėrkthyer nga Laura Shimili: Vazhdon botimi i librit
Letėrsia dhe e Keqja nga George Bataille me pjesėn e dytė tė
kapitullit Bota e gėzuar e Kafkės
Ndėr esetė dhe artikujt e tjerė, veēojmė:
Mentor Haliti: Miqėsimi me poezinė dhe njė udhėtim nėpėr Unmikistan
Dominique Dolmieu: Liza nė vendin e mėllenjave
Rosa Montero: Ēmenduri e logjikės
Robin Morgan: Njė kritikė feministe mbi shkėmbimin, inkuadruar nė
rubrikėn e re Shyrtime, nė tė cilėn nis botimi (me tė drejtat
ekskluzive tė ars-it pėr gjuhėn shqipe) i librit Pėr dhurimin. Njė kritikė
feministe mbi shkėmbimin tė autores Genevieve Vaughan.
Krijimtaria shqipe kėtė numėr prezantohet me autorėt: Shazim Mehmeti,
Gazmend Krasniqi, Anila Xhekaliu, Jozefina Kiēi, Shani Pnishi, Brixhilda Ndini dhe Mejreme Goēi, ndėrsa krijimtaria e huaj me autorėt: Woody
Allen, Grazia Verasani, Rosa Montero, Rosmarie Schulak dhe Patricia Pogson.
Pėrkthimet e kėtij numri janė realizuar nga: Gilmana Bushati, Arben
Idrizi, Ferdinand Laholli, Albana Kozeli, Blendi Kraja dhe Laura
Shimili dhe Anila Xhekaliu.
Njė vend i veēantė i ėshtė kushtuar nė kėtė numėr publikimit tė librave
ars tė botuar kohėt e fundit nga revista, si dhe njoftimit paraprak pėr
shtimin e numrit tė faqeve nga 40 nė 60.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 05-09-2004 mė 10:31
Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
revista letrare shqiptare “ars” dhe Ndėrmarrja Botuese “Gjon Buzuku”
Me rastin e 600-vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut
me rastin e 450-vjetorit tė botimit tė “Mesharit” tė Gjon Buzukut
me rastin e 15-vjetorit tė themelimit tė Ndėrmarrjes Botuese “Buzuku”
me rastin e 10-vjetorit tė themelimit tė Pen-Club ORANA
shpallin
Konkurs letrar pėr vitin 2005
pėr:
• Roman
Ēmimi I – 2,000 Euro
Ēmimi II – 1,500 Euro
Ēmimi III – 1,000 Euro
• Tregim
Ēmimi I – 300 Euro
Ēmimi II – 200 Euro
Ēmimi III – 100 Euro
• Ese
Ēmimi I – 300 Euro
Ēmimi II – 200 Euro
Ēmimi III – 100 Euro
Tekstet pjesmarrėse kanė me u botue nė revistėn “ars”.
Statusi, platforma dhe organizimi i konkursit letrar ars-buzuku 2005:
• Konkursi ars-buzuku asht nji konkurs letrar me status kombėtar.
• Konkursi letrar ars-buzuku ka pėr qėllim nxjerrjen nė pah tė vlerave ma tė mira tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare nėpėrmjet nxitjes tė talenteve tė vėrteta letrare.
• Konkursi synon me njisue sistemet e vlerėsimit t’letėrsisė shqiptare kudo ku ajo krijohet, nė pėrpjekje pėr me ndėrtue nji tribunė tė ligjėrimit letrar tė pranuem prej shkrimtarėve shqiptarė. Kjo ka me u krye me anė tė gjykimit estetik tue pėrdorė motivacionin pėr ēdo vlerėsim.
• Konkursi ars-buzuku mundėson njohjen e ndėrsjelltė tė tekstit letrar si dhe komunikimin mes autorėve shqiptarė nė tanė botėn.
• Pjesmarrėsve dhe lexuesve ka me ju dhanė mundėsia me u njohė me tė tana tekstet konkuruese, nėpėrmjet botimit nė vazhdimsi nė revistėn ars.
• Tekstet pjesmarrėse, nė ēfarėdo forme tė shkrueme tė gjuhės shqipe, duhen dorėzue nė dy kopje fizike plus nji kopje nė disketė ose nė cd, me shėnimin “pėr konkursin ars-buzuku”.
• E drejta e konkurrimit i takon ēdo autori shqiptar, pavarsisht vendit ku ai jeton e krijon.
• Tekstet pjesmarrse nuk duhet tė jenė publikue nė asnji formė ma pėrpara.
• Afati i mbylljes sė konkurrimit asht data 15 gusht 2005.
• Pėrveē vlerės financiare tė shpallun ma parė, fituesve u jepet si trofe nji vepėr arti origjinale.
• Konkuruesit gėzojnė tė drejtėn me i shprehė opinionet e tyne nė lidhje ēmimet nė revistėn “ars”.
• Juria ka 5 anėtarė ku secili ka tė drejtėn e vetėm nji vote.
Me hollėsi tė tjera nė lidhje me konkursin keni me u njohė nė numrin e ardhshėm tė revistės “ars”.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 02-11-2007 mė 11:14
Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Krijoni Kontakt